Aplikacion
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Në një postim në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun. Krahas fotos, ai shkruan:
”Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar.”
Ndër të tjera, Eltoni falënderon emigranten shqiptare në SHBA, Elvira Tata, e cila takoi pak ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.
Në një tjetër postim, ai ka ndarë pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku. Bëhet fjalë për një dhomë hoteli në qytetin e Manhattan-it.
Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka eliminuar daljet në ekran.
Pamjet e trishta të publikuara në një televizion, ku këngëtarja shfaqej në gjendje jo të mirë financiare, prekën qindra mijëra shqiptarë, duke nxitur thirrjet për ta ndihmuar atë./ Zoom.al
Anketa/ Shqiptarët e përdorin internetin për printim dokumentash dhe porosi ushqimi
Një anketë e kryer nga INSTAT, tregon se teknologjia është element thelbësor i rutinës së shqiptarëve, nga puna, ushqimi tek veshjet.
Anketa e 2024-s, raporton se 64% e grupmoshës 16-74 vjeç e kanë përdorur interneti për shkarkim apo printim të formularëve zyrtarë, 60% e kanë përdorur për shërbimin “delivery” të ushqimit dhe 42% e tyre kanë bërë blerje online.
Të gjithë këto tregues janë me rritje nga 2023-shi. Sipas anketës së kryer nga INSTAT, në total, 86.2% e grupmoshës përdorin internetin.
INSTAT raporton se shërbimet online me rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe janë internet banking me 3.3 pikë përqindje, të dhënat shëndetësore nga e-albania me 1.5 dhe leximi i lajmeve online 1.3 pikë.
Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me: “instalimi i software/aplikacioneve” me rreth 1.9 p.p.
99.9% e individëve përdorin aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga: kompjuter/desktop (29.2%), laptop (28.5 %). 98.9 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp,etj.).
The Sun: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në BritaniKur policia britanike arrestoi Bujar Cozminca pasi kishte “përmbytur” Britaninë me kokainë me vlerë rreth 8 milionë paund, kuptuan që kishin të bënin me një personazh jo të panjohur për drejtësinë.
33-vjeçari tashmë ishte dëbuar nga Britania nën akuzat për drogë nëntë vite më parë, por për të nuk ishte problem rikthimi me rrugë të paligjshme për të ndërtuar më pas perandorinë e tij kriminale.
Ai është një prej shumë shqiptarëve, pjesë e bandës së vetëquajtur “Bumerang” që po vënë në lojë sistemin e emigracionit në Britani.
Emri i bandës është zgjedhur për shkak të shpeshtësisë me të cilën ata hyjnë dhe dalin nga kufijtë britanikë, si një bumerang.
Një burim i inteligjencës tha për The Sun: “Është një turp i plotë. Ata burgosen dhe dëbohen vetëm për t’u kthyer në Britani dhe për të vazhduar aty ku e lanë. Ata janë brenda dhe jashtë kufijve, aq shpesh sa bëjnë shaka duke thënë se janë bumerang”.
Në katër vitet e fundit, të paktën 12 “kriminelë të nivelit të lartë” janë kthyer në Britani të Madhe pasi u dëbuan.
Cozminca u deportua për herë të parë në vitin 2012 pasi kreu 21 muaj burg për drogë.
Ai u deportua në Shqipëri, por u kthye për të ndërtuar perandorinë e tij të drogës.
Kur ai u arrestua për herë të dytë në vitin 2021, policia zbuloi se ai ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizimin e 100 kg droge, me një vlerë prej 8 milionë paundësh dhe kishte pastruar 2.5 milionë paund paratë përfituara nga krimi.
Duke përdorur emrin e koduar “beta e pangopshme”, ai negocionte marrëveshje kokaine në sasi të ëmdha dhe pastronte mijëra paund para në javë.
Kur oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hynë në dy banesat e tij në Islington dhe Ëembley në Londrën Veriore , ata gjetën 300,000 £ në para cash dhe regjistra të cilët zbuluan pazare droge me vlerë 2 milionë paund.
Ai u burgos për 12 vjet në Snaresbrook Crown Court në qershor pasi pranoi krimin.
Mafiozët shqiptarë kanë kapur kontrollin e tregut të drogës në Britani gjatë dy dekadave të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine .
Një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg. Britania ka më shumë emigrantë të paligjshëm se çdo vend tjetër evropian. Në tetor, një studim zbuloi se rreth 745,000 jetojnë në Britani.
Shifrat tregojnë se pothuajse 400,000 migrantë të ligjshëm janë lejuar pa kontrolle të të dhënave kriminale që nga viti 2021.
Antonela Berisha e ftuar në “Goca dhe Gra”, reagon rrjeti: Top Channel po promovon dhunën!Episodi i kësaj të shtune në “Goca dhe Gra” ka tërhequr shumë kritika.
E ftuara e 14 dhjetorit në një emision me fokus vajzat dhe gratë ishte Antonela Berisha, personazhi që më shumë se sa për jetën televizive u bë e famshme pas dhunimit të influenceres Klea Prenga.
Shoqata të grave, por edhe aktiviste e personazhe publike kanë reaguar me rezerva kundër Top Channel, që sipas tyre synon të shfajësojë Berishën dhe ta paraqesë atë si viktimë, kur në të vërtetë ajo është dhunuese. Sipas ndjekësve, TCH po tenton t’i pastrojë figurën Antonelës, një produkt i po këtij televizioni.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Top Channel apo moderatorët e emisionit.
Berisha dhe motra e saj akuzohen për dhunim të Klea Prengës, e cila dyshohet s kishte nisur një lidhje me ish-bashkëshortin e motrës së Antonelës. Të dyja motrat janë me masë detyrim paraqitje.

Vizionet e Baba Vanga-s, parashikueses bullgare, e njohur për pretendimet e saj me nuanca profetike vijojnë të kuriozojnë publikun.
Si fillim, ajo duket se parashikoi sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake në SHBA që tronditën botën si dhe vdekjen e princeshës Diana. Baba Vanga, e cila njihet ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit ka bërë parashikime edhe për vitin e ardhshëm që na pret.
Parashikimet e Baba Vanga-s kanë paraqitur gjithçka nga konflikti Rusi-Ukrainë deri te kriza ushtarake siriane.
Tashmë pretendimet e saj për vitin 2025 sugjerojnë “shkatërrimin e Evropës”, së bashku me shanset që një luftë të shpërthejë pas rënies së Sirisë. Vizioni i Baba Vanga-s për Sirinë u kthye në realitet fundjavën e kaluar./ Zoom.al
E rëndë! U paraqit në spital, 17-vjeçarja nga Durrësi humb jetën nga bakteri i rrallëNjë 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të meningitit bakterial.
Raportohet se fillimisht adoleshentja është paraqitur një ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së, ku ka humbur jetën paraditen e kësaj të diele.
Ndërkohë po trajtohen me profilaksi familjarë të saj dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17 vjeçaren pasi meningiti bakterial është ngjitës.
Në vendin tonë ndryshe nga vende te tjera vaksina kundër meningitit nuk është e përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.
“Karma is the b*tch!”Armaldo Kllogjeri reagon pas shkarkimit të Voshtinës nga TKOB:Uroj të kthehem!Abigeila Voshtina është shkarkuar nga posti i saj si Drejtoreshë e Taetrit të Oprës dhe Baletit pas një vendimi të martuar nga Këshilli i Ministrave.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar maestro Armaldo Kllogjeri, i cili ka komentuar vendimin për shkarkimin e Voshtonës, përmes një postimi në rrjetin e tij social TikTok.
“Karma is the b**ch”, e nis kështu fjalën e tij Kllogjeri, duke thumbuar Voshtonën, e cila më parë ka pushuar nga puna maestron, sipas këtij të fundit.
“Karma is the b**ch! Besoj e keni marrë vesh që para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllëkut drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ej! Zoti vonon, por nuk harron. Duhet ta dini që populli thotë “kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. Uroj që me ardhjen e drejtorit të ri, mua të më hapet drita jeshile dhe të kthehem në vendin që më takon”, shprehet maestro.
Detajet/ Mbeti i plagosur nga atentati në Athinë, zbulohet identiteti i biznesmenit
Një atentat mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë.
Sipas burimeve dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës
Ndërsa personi tjetër, Edi Lulo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.
Ky i fundit rezulton të ketë pasur udhëtime edhe ne Dubai.
Autorët përdorën një makinë të vjedhur herët në mëngjes sot më zonën e Peristerit.
Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.
Nga betimi tek Lana, tek tentativa më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese!Nga Petrit Vasili
RRËMBIMI
➖️➖️➖️➖️
Rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese është një hije e zezë që nuk po i ndahet asaj.
Të gjithë e kujtojnë tentativën e neveritshme të rrëmbimit të saj, që në momentet e para kur kjo Gjykatë po ngrihej, kur përmes betimit tek Lana u tentua të rrëmbehej anëtari, qe duhet te emerohej nga presidenti Meta.
Falë qëndrimit të palëkundur dhe shumë të vendosur kushtetues dhe parimor të Presidentit Meta kjo tentstivë mafioze dështoi keqas.
Por ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron!
VETGJYQËSIA
➖️➖️➖️➖️➖️
Sot sërish një tentativë e tjetêr rrëmbimi të Gjykatës Kushtetuese përmes Vetgjyqësisë po shfaqet e sponsorizuar nga segmente famëkeqe te drejtësisë, që kërkojnë të ngrejnë monopolet e tyre personale brënda sistemit të drejtësisë të mbështetur nga faktorë politikë periferikë dhe media të qeverisë të specializuara në lobime të pista për interesa klienteliste përfitimesh reciproke.
Këtë radhë nje Vetgjyqësi e vërtetë po shfaqet në mënyrë të rrezikshme duke hedhur në erë edhe atë pak që ka mbetur nga reforma në drejtësi e vitit 2016 sic qe rasti i shpalljes se njëanshme të vakances nga Gjykata e Lartë për mandatin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Zaçe.
Me fake sebepin e të ashtuquajturit rrotacion, po hidhet në erë themeli i Reformës në Drejtësi, që ishte soliditeti i mandateve të gjyqtarëve kushtetues por edhe i mandateve në tërësi, duke i bërë këto mandate viktima të pazareve politike si edhe klientelave e korporatizmit brënda gjyqësorit me qëllim kontrollin e vendimarrjes dhe përfitimeve okulte të lidhura me to.
Situata faktike pas ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2016 e bënë të pamundur respektimin e rregullit të rotacionit. Kjo u shkaktua nga vonesa në zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës u zgjodhën për një mandat të plotë në dhe pas vitit 2019, mandat i cili mbaron pas 9 vitesh, në vitin 2028 dhe më pas.
Në situatën aktuale është jetike aplikohet parimi kushtetues, që është soliditeti i mandateve, kohëzgjatja e mandatit të plotë dhe ndalimi i kufizimit të tij sepse përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është qartësisht një situatë tërësisht e tejkaluar.
Nëse rrotacioni ishte i nevojshëm menjëherë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë për të siguruar funksionimin e saj, tashmë një gjë e tillë është arritur plotësisht dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka asnje rrezik, që të bllokohet kurrë në funksionimin e saj.
Po t’i referohemi fakteve, te gjithë gjyqtarët kushtetues zgjidhen në kohë të ndryshme dhe, rrjedhimisht, po në kohë të ndryshme mbarojnë afatet e mandateve të tyre.Rrjedhimisht, kërkesa e nenit 125, pika 6, e Kushtetuës është tashmë e përmbushur.
Komisioni i Venecias është shterrues dhe asgjësues.
Në Opinionin No. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court” states in its paragraph 107 as follows:
“Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë”. (paragrafi 107).
PËRFUNDIMI
➖️➖️➖️➖️➖️
Problemi thelbësor sot është integriteti i munguar i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese.
Shmangia e saj nga marrja e vendimeve të rëndësishme duke ndihmuar hapur veprimet e antikushtetuese e të paligjshme të qeverisë.
Moszbatimi flagrant nga qeveria e vendimeve të Kushtetueses siç ishte skandali me mandatin e deputetes Xhaçka.
Çdo tentativë e re rrëmbimi të Gjykatës Kushtetuese èshtë rrëmbim vetëm për interesa tepër të errta gjithfarësh, por që nuk kanë asfare të bëjnë me funksionimin ligjor, të paanshëm dhe me integritet të kësaj gjykate.
Një tentativë e tillë rrëmbimi nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë, përkundrazi duhet denoncuar fuqishëm në emēr të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së Reformës në Drejtësi nga një atentat i ri mafioz.
Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj, nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë sot në Athinë, Irakli Davella.
Ky i fundit rezulton të jetë një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.
Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njëri prej pjestarëve të këtyre grupeve kriminale.
Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.
Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar sivjet si pjesëtar i një grupi gjobvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë ekzaktësisht 47-vjecari shqiptar.
Bizneset e Irakli Davellës
Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.
Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.
Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar.