Aplikacion
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Zoti Blinken është zyrtari i parë amerikan që konfirmon publikisht kontaktet midis administratës së Presidentit Biden dhe grupit Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, e cila udhëhoqi një koalicion grupesh të armatosura opozitare që rrëzuan Assadin nga pushteti të dielën e kaluar.
Duke folur në një konferencë shtypi në Aqaba të Jordanisë, Sekretari Blinken tha se nuk do të diskutonte detajet e komunikimeve, por tha se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t’i përcillnin mesazhe grupit në lidhje me qëndrimet e tij dhe planet e qeverisjes në një periudhë tranzicioni.
“Po, ne kemi qenë në kontakt me HTS-në dhe palët e tjera,” tha zoti Blinken. Ai shtoi se “mesazhi ynë për popullin sirian është ky: Ne duam që ata të kenë sukses dhe jemi të përgatitur t’i ndihmojmë ta bëjnë një gjë të tillë”.
HTS, e cila dikur ishte një degë e al-Kaidës, u përcaktua si organizatë e huaj terroriste nga Departamenti i Shtetit në vitin 2018. Ky përcaktim mbart me vete sanksione të rënda, përfshirë ndalimin e çdo “mbështetjeje materiale” për grupin ose anëtarët e tij. Megjithatë, sanksionet nuk i ndalojnë ligjërisht zyrtarët amerikanë të komunikojnë me grupet e caktuara.
Në një intervistë të shtunën në televizionin sirian, udhëheqësi i grupit, Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, nuk foli për kontaktet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, por tha se autoritetet e reja në kryeqytetin Damask janë në kontakt me ambasadat perëndimore.
HTS ka ndërmarrë hapa për të vendosur sigurinë dhe për një tranzicion politik pas marrjes nën kontroll të Damaskut dhe është përpjekur të qetësojë publikun e kapur në befasi nga rënia e Assadit dhe të shqetësuar për xhihadistët ekstremistë midis rebelëve.
Udhëheqësit e kryengritësve thonë se grupi është shkëputur nga e kaluara e tij ekstremiste. Al-Sharaa u shfaq në një video-mesazh të premten duke uruar “popullin e madh sirian për fitoren e revolucionit të bekuar”.
Zyrtarët amerikanë thonë se mirëpresin komentet e al-Sharaas për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe grave, por mbeten skeptikë se ai do t’i respektojë ato në planin afatgjatë.
Të premten, rebelët dhe opozita e Sirisë bashkëpunuan për t’i dorëzuar në mënyrë të sigurtë zyrtarëve amerikanë një amerikan që ishte burgosur nga Asadi.
Zyrtarët amerikanë po vazhdojnë kërkimin për Austin Tice, një gazetar amerikan i zhdukur 12 vjet më parë pranë Damaskut.
“Ne u kemi theksuar të gjithë atyre me të cilët kemi qenë në kontakt se sa e rëndësishme është për ne gjetja e Austin Tice dhe kthimi i tij në shtëpi,” tha zoti Blinken.
Reshje në të gjithë vendin/ Parashikimi i motit për ditën e dielëKëtë të dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente ditën e shtunë fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë natës si dhe ditën e diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).
Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve.
Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes në rrugë, pajisuni me goma borePrej mëngjesit të sotëm i gjithë territori është përfshirë nga moti i keq. Në pjesën më të madhe të ventit ka patur intensitet të lartë shiu, ndërsa në zonat malore ka patur reshje dëbore.
Duke parë situatën meteorologjike, Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtueve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal në rrugë, si dhe pajisjen me goma bore në zonat malore.
Njoftimi:
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu 🌧️ dhe në disa zona malore me reshje dëbore ❄️, 🚔 Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR 🚨 për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 🚗🏍️, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës dhe të prezencës së ujit në disa segmente rrugore.
Për lëvizjen në akset rrugore në zonat malore ku ka reshje dëbore të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore 👮👮🏻♂.
Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile.
Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 📞 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë 🚔.
Zhaku e thotë të sigurt: Në video nuk është Parashqevi SimakuInida Gjata e njohur për publikun si Zhaku ka dalë kundër rrymë lidhur me videon që ka bërë xhiron e rrjetit në ditët e fundit ku duket një grua e pastrehë e ngjashme me artisten shqiptare, Parashqevi Simaku.
Megjithëse shumë kanë pretenduar se personi në video është artisja shqiptare, ZHaku shprehet e bindur se nuk është ajo.
Në një studio televizive Zhaku tha se këngëtarja shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë dhe as nuk ka nevojë për ndihmë, pasi, nëse do të kishte, ajo ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk mund t’i zbresë në tokë.
“Kur nuk kërkohet ndihma, nuk ka pse bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe. Është një lajm i fabrikuar, e para, ajo zonja nuk është Parashqevi Simaku. E dyta, Parashqevi Simaku e di kujt t’i kërkojë ndihmë, pasi ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk i ul në tokë po të dojë. Është e turpshme kjo që po ndodh. Përmes kësaj krijohet një reaksion zinxhir që bëhet shumë i dëmshëm. E para, përfshihen familjarët e saj. E dyta, bëhen lloj-lloj dallaveresh dhe përmenden njerëz përpara 40 vitesh, duke bërë të gjithë sikur po e ndihmojnë. Ju po e zhysni në dëshpërim Parashqevinë me këtë që po bëni”, tha Gjata.
Gjata shtoi se nuk mund të shkatërrohet imazhi i një artisteje të madhe nga njerëz që bëjnë si humanistë. Ajo nënvizoi se nuk mund të ndihmohet një person që nuk dihet kush është dhe aq më tepër kur ndihma nuk të kërkohet.
Jeta amerikane e një legjende shqiptareNga Lutfi Dervishi
Kur vendi po vlon nga debati mbi pensionet, sigurinë në shkollë, dhe shëndetësinë, një lajm na bashkoi të gjithëve: fati personal i një ylli të dikurshëm të skenës.
Dhe çfarë bëjmë ne, populli dixhital i shqetësuar për çdo gjë që ndodh në bote? Shpallim emergjencë kombëtare në Facebook/TikTok/instagram.
Askush nuk e ka mendjen te reshjet dhe përmbytjet.
Në mes të histerisë, dikush poston një foto të saj me shenimin: “Nuk e meriton këtë! Ajo këndoi ‘E dua vendin tim!’ kur vendi nuk donte as vetveten!”
Njerëz që as u ka vajtur ndërmend ndonjëherë fjala bamirësi, tani japin zgjidhje po aq të thjeshta sa edhe refrenet e këngëve të saj.
Ndërkohë, qeveria shpall shtyrjen e afatit për ligjin e investitorëve strategjike, por pakkush e vë re, sepse jemi shumë të zënë duke diskutuar në komente nëse Ajo “e la vetë Shqipërinë” apo “e la Shqipëria atë”.
Pra, çfarë mësojmë nga kjo ndodhi do të pyeste Konica? Që populli i një vendi të vogël mund të jetë më i madh në ndjenjat e tij, por vetëm kur bëhet fjalë për dikë që s’ka lidhje me vendin dhe të ardhmen e tij.
Jemi kampionë për të shprehur keqardhjen në distancë!
Pesë migrantë humbën jetën këtë të shtunë si pasojë e fundosjes së një anijeje në brigjet e Kretës, njoftoi roja bregdetare greke.
Sipas njoftimeve, rreth 40 persona janë ende të zhdukur, ndërsa 39 të tjerë janë shpëtuar. Ngjarja ndodhi në jugperëndim të ishullit të Kretës, dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për të zhdukurit që pas aksidentit në orët e para të mëngjesit.
Disa nga të shpëtuarit janë transportuar me helikopter dhe ndodhen nën kujdes intensiv në spital.
Greqia ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të migrantëve për të hyrë në këtë shtet.
Greqia është rrugë e njohur për migrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian prej vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.
Në periudhën 2015-2016 besohet se rreth 1 milion njerëz kanë arritur në brigjet greke, kryesisht me gomone.
Trump kërkon t’i jepet fund ndryshimit të orësPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.
Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.
Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.
Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje.
Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.
Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.
Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore.
Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.
Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë.
Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë. VOA/
Prindërit më të mirë sipas horoskopitShumë njerëz besojnë se personaliteti dhe mënyra e të vepruarit e prindërve mund të ndikojnë në mënyrën se si ata edukojnë dhe rrisin fëmijët.
Ndërsa çdokush ka stilet dhe preferencat e tij të prindërimit, astrologjia sugjeron se disa shenja të zodiakut kanë disa karakteristika natyrore që i bëjnë ata prindër më të mirë dhe më të kujdesshëm. Këtu janë disa prej shenjave të horoskopit që konsiderohen si prindër të shkëlqyer, duke u bazuar në karakteristikat dhe cilësitë që ata sjellin në rritjen e fëmijëve të tyre.
Demi (21 Prill – 20 Maj): Prindërit e pajtueshëm dhe të qëndrueshëm
Demi është një shenjë e njohur për qëndrueshmërinë dhe pragmatizmin e saj. Ata janë prindër shumë të kujdesshëm dhe të besueshëm, duke siguruar që fëmijët e tyre të kenë një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të u rritur. Demi është i orientuar drejt vlerave të forta familjare dhe gjithmonë ka një fokus të theksuar në mbështetje financiare dhe emocionale. Ata janë të duruar dhe gjithmonë do të bëjnë gjithçka për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë gjithçka që u nevojitet për të pasur një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.
Cilësitë kryesore si prindër:
– Qëndrueshmëri dhe besueshmëri
– Fokus në sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve
– Durim dhe aftësi për të dëgjuar
Luani (23 Korrik – 22 Gusht): Prindërit inkurajues dhe të pasionuar
Luani është një shenjë e njohur për natyrën e saj energjike dhe të ngrohtë. Ata janë prindër që janë gjithmonë pranë fëmijëve të tyre, duke i inkurajuar ata të arrijnë më të mirën dhe t’i ndihmojnë të zhvillojnë vetëbesimin. Luanët janë shumë mbështetës dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të parë fëmijët e tyre të suksesshëm dhe të lumtur. Ata mund të krijojnë një lidhje shumë të fortë emocionale me fëmijët e tyre, duke i mbushur ata me dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar.
Cilësitë kryesore si prindër:
– Inkurajues dhe mbështetës
– Dashuri të pakushtëzuar
– Mundësi për të stimuluar kreativitetin dhe besimin te fëmijët
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator): Prindërit për detaje dhe përsosmëri
Virgjëresha është e njohur për sensin e saj të mprehtë për detajet dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë. Si prind, Virgjëresha është e kujdesshme dhe analitike, duke u siguruar që çdo aspekt i jetës së fëmijëve të jetë i strukturuar dhe i kujdesur. Ata janë të mençur dhe i japin prioritet zhvillimit intelektual dhe shëndetit të fëmijëve të tyre. Virgjëreshat janë gjithashtu shumë të kujdesshëm për sigurinë e fëmijëve dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar që ata të kenë mundësinë për të rritur dhe zhvilluar potencialin e tyre maksimal.
Cilësitë kryesore si prindër:
– Kujdes dhe analizë për nevojat e fëmijëve
– Fokus në disiplinën dhe arsimimin
– Përsosmëri dhe vëmendje për detajet
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar): Prindërit e përkushtuar dhe të besueshëm
Bricjapi është një shenjë që njihet për ambicien dhe përkushtimin e saj. Prindërit Bricjapë janë të ngulitur dhe të gatshëm të bëjnë çdo sakrificë për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë mundësi të arrijnë sukses në jetë. Ata janë shumë të besueshëm dhe kanë një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë, duke siguruar që familja e tyre të jetë gjithmonë në një pozitë të fortë dhe të stabilizuar. Pavarësisht nga ambicia e tyre, Bricjapët janë gjithashtu të dashur dhe mbështetës për fëmijët e tyre, duke u dhënë atyre mundësinë për të rritur dhe zhvilluar aftësitë e tyre.
Cilësitë kryesore si prindër:
– Përkushtim dhe ambicie
– Besueshmëri dhe stabilitet financiar
– Mbështetje për suksesin dhe përpjekjet e fëmijëve
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars): Prindërit empatikë dhe mbështetës
Peshqit janë prindër shumë empatikë dhe të ndjeshëm ndaj nevojave emocionale të fëmijëve të tyre. Ata janë të përkushtuar për t’i bërë fëmijët e tyre të ndihen të dashur dhe të mbrojtur, dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për t’i mbështetur ata në çdo hap të jetës. Peshqit kanë një intuitë të mrekullueshme dhe janë të shkëlqyer për të kuptuar ndjenjat dhe shqetësimet e fëmijëve të tyre, duke u ofruar atyre siguri dhe përkrahje të pakushtëzuar. Ata janë gjithashtu të krijueshëm dhe mund të ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë imagjinatën dhe pasionet e tyre.
Cilësitë kryesore si prindër:
– Empati dhe ndjeshmëri
– Mbështetje emocionale të thellë
– Kreativitet dhe inkurajim i imagjinatës së fëmijëve
Duke u bazuar në cilësitë dhe karakteristikat natyrore të shenjave të horoskopit, disa shenja të zodiakut duken të jenë më të përshtatshme për prindërim. Prindërit e shenjave si Demi, Luani, Virgjëresha, Bricjapi dhe Peshqit janë ata që mund të ofrojnë një balancë të shkëlqyer midis dashurisë, kujdesit dhe struktures, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe mbështetës për rritjen e fëmijëve të tyre. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se çdo individ është unik dhe mënyra më e mirë për të qenë prind është të ofrosh dashuri, mbështetje dhe kujdes të sinqertë për fëmijët, pa marrë parasysh shenjën e horoskopit.
Pas rrëzimit të Assad/ Rusia tërhiqet nga SiriaNjë aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë, dhe është raportuar të jetë drejtuar kah Libia, teksa Moska vazhdon zbehjen e prezencës në territorin e aleates kryesore rajonale.
Duke cituar një zyrtar sirian që monitoron bazën, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa aeroplanë tjerë transportues pritet të largohen nga baza në ditët në vijim, në kuadër të evakuimit, pas rrëzimit të regjimit të liderit sirian, Bashar al-Assad.
Në disa imazhe satelitore të 13 dhjetorit të kompanisë së teknologjisë hapësinore, Maxar, është parë se Rusia po përgatitet për tërheqje të pajisjeve ushtarake prej bazës Hmeimim.
Në fotografi janë parë të paktën dy aeroplanë rusë të mallrave, Antonov An-124.
Burimi i Reutersit nuk e ka përmendur modelin e aeroplanit që është larguar nga baza, më 14 dhjetor.
Reuters ka raportuar se në mëngjesin e 14 dhjetorit, një aeroplan mallrash Il-76 është parë në bazë, derisa disa helikopterë janë parë brenda perimetrit të bazës, e cila ka qenë thelbësore për strategjinë e Rusisë sa u ka ofruar ndihmë forcave të Assadit dhe aletëve të saj në luftën civile siriane.
Intervenimi i Rusisë në luftë, më 2015, i ka ndihmuar Assadit të qëndrojë në pushtet, mirëpo regjimi i tij është rrëzuar javën e kaluar, teksa organizata Hayar Tahrir al-Sham – e shpallur terroriste nga Shtetet Bashkuara – si dhe disa organizata tjera, disa të lidhura edhe me Turqinë, e kanë rrëzuar regjimin përmes një ofensive të shpejtë.
Rusia i ka ndihmuar Assadit që të largohet nga shteti dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka garantuar azilin.
Rusia ka personel ushtarak edhe në bazën ajrore Al-Jufra në Libi.
Një numër mediash perëndimore janë duke raportuar se Rusia është duke i tërhequr forcat ushtarake dhe asetet që ka prej Sirisë, pas rrëzimit të Assadit nga pushteti.
Sipas ekspertëve, kjo situatë është “shuplakë në fytyrë” për Rusinë.
Moska e ka shfrytëzuar faktin se ka qenë mbështetësja kryesore e Assadit, dhe kështu e ka shtrirë ndikimin në Lindje të Mesme dhe më gjerë, duke e paraqitur veten si kundërpeshë e Perëndimit.
Tani, rënia e Assadit dhe largimi rus prej Sirisë, rrezikon ndikimin e Moskës, jo vetëm në Damask, por edhe në rajon.
Në raportimet e mëhershme është thënë se Rusia po negocion me autoritetet e reja në Damask, që t’i mbajë bazat ushtarake në Siri.
Përveç Hmeimimit, Rusia e ka edhe një bazë detare në Tartus të Sirisë./ REL
“Punoj shumë, mbaj dhe familjen”/ Intervista e rrallë e Parashqevisë, fliste për ëndrrat në SHBANjë video e publikuar në rrjet e një zonje që merr ndihma sociale në Amerikë ka ngjallur reagime të forta nën dyshimin se ajo mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku.
Jeta e Parashqevi Simakut prej vitesh ka qenë shumë larg syrit të medias dhe publikut, pas largimit nga Shqipëria menjëherë pas rënies së komunizmit. Por para mbërritjes në këtë pikë, ajo ishte një yll në vitet ’80 në Shqipëri, që spikati për zërin brilant, bukurinë ikonike dhe fotot sensuale që realizoi duke thyer tabutë e asaj kohe.
Pasi realizoi disa këngë në repertorin e saj dhe rrëmbeu edhe çmime në Festivalin e Këngës, ëndrrat e saj u kthyen me sytë nga Amerika, vendi i mundësive siç ajo e përshkruante.
Në një intervistë që dha një vit pasi kishte emigruar në SHBA, ajo rrëfente për gazetarin Alfred Kanini vështirësitë me të cilat përballej, por dhe ambicien për t’u futur në tregun muzikor atje.
“Unë kam qenë tepër e lidhur me televizionin, kam kujtime shumë të mira,”- shprehej ajo.
E pyetur se përse u largua nga Shqipëria ajo shprehej:
“Është pyetje shumë e vështirë për mua, por mund të them se u krijuan kushtet, jo se kisha dëshirë, por prapë unë përpiqem nuk është se po ndryshoj. Unë ika si shqiptare dhe jam këtu jam prapë shqiptare. Jam tepër e qetë që tani jam në një botë të lirë, jam e lirë… në radhë të parë jam e lirë si shqiptare, por ky vend këtu është shumë oportun ku ti mund të provosh nëse mund të bësh diçka. Por unë çdo gjë që mund të bëj në të ardhmen, dua ta bëj vetëm si artiste, si shqiptare.”
Simaku fliste dhe për vështirësitë me të cilat përballej në New York, duhej të punonte shumë, studionte dhe të ndihmonte ekonomikisht edhe familjen e saj. Gjatë intervistës shpesh ajo shprehej se ishte vetëm dhe jeta ishte shumë e vështirë dhe detyrohej të këndonte në restorante shqiptare për të mbledhur para, edhe pse aspak nuk i pëlqente ai ambient. Ajo tregonte se në Amerikë kishte shkuar me të tjera synime për karrierën e saj.
“Është shumë e vështirë sepse të afërmit e mi e dinë, unë jetoj vetëm dhe nuk kam njerëz të afërt këtu. Punoj, kam kaq kohë që këndoj në restorantet shqiptare, muzikë popullore dhe muzikë të lehtë… unë kurrë nuk kisha hyrë në këtë biznes, sepse nuk më pëlqen që të këndoj në restorante, por jam e detyruar sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga “A”….
Artistët duhet të provojnë Hollivudin, është ndryshe të ëndërrosh të shkosh dhe është ndryshe ta bëj. Është shumë e vështirë që një vajzë vetëm nga qyteti i Kavajës, të jetojë në mes të New York ku ulesh dhe ngrihesh në një sekond, gjë të cilën unë nuk jam përgatitur, sepse vendi ku jemi rritur ne brenda izolimit, shumë anë praktike të jetës nuk i njohim dhe unë has shumë vështirësi.
Erdha me një tjetër mendim këtu, mendova të bëj një show për shqiptarët, të paraqesim vlera, sepse nga gjendja ku ndodhej vendi përfshi edhe Kosovën, arti është harruar dhe është vënë shumë pas politikës… unë mundohem, është e vështirë, këndoj këngë patriotike sepse këtu i duan.
Me këtë punë që jam marrë këto kohë, që kam kënduar, kam bërë një çik ekonomi, shumë pak mund të them sepse mbaj edhe familjen, sepse jam shumë e lidhur me familjen prindërit… shkoj edhe në shkollë për të mësuar gjuhën. Më duhet të punoj shumë”, tregonte ajo./ Zoom.al