Aplikacion
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës, ku një makinë policie ka dalë jashtë rruge.
Nga informacionet thueht se si pasojë e aksidentit janë lënduar 8 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.
Njoftimi i policisë:
Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë 8 operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për t’u marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.
Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Eleminatoret e Kupës së Botës, publikohen datat! Shqipëria ndeshjen e parë e luan në AngliU hodh sot në Zyrih të Zvicrës shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Shhorti i vuri kuqezinjtë e Shqipërisë në grupin K, ku përballë do të kenë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën, ndërkohë që mbrëmjen e sotme janë bërë publike dhe datat e ndeshjeve.
Ndeshjen e parë Shqiëpria do ta luajënë 21 mars përballë Anglisë, ndërsa tre ditë më pas do të presë Andorën në “Air Albania.
Ndërkohë që në 7 qershor do të jetë dhe ndeshja e zjarrit ajo mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila do të luhet sërish në “Air Albania”, ndërsa në 9 shtator presim Letoninë sërish në “shtëpi”.
Ndërkohë që “derbi” i dytë ballkanas do të zhvillohet më 11 tetor.
Vuçiç: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftësPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.
“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiq të premten gjatë një paraqitje të ftuar në televizionin Informer.
Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50 për qind të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.
Vuçiq tha se këto janë “mbase sanksionet më të rënda” dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiq.
Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.
Serbia është e varur kryesisht nga Rusia në sektorin energjetik dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm i gazit në Serbi dhe pronari i shumicës së të dy tubacioneve të gazit që dërgojnë gaz nga Rusia për familjet dhe industrinë në Serbi.
I pyetur nëse vendimi për sanksione është ndonjë lloj trysnie ndaj Serbisë për të vendosur sanksione kundër Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga ajo, Vuçiq tha se nuk mund të përgjigjet për këtë.
“Unë mendoj se është pjesë e një trysnie më të gjerë gjeopolitike ndaj Rusisë”, tha ai.
Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për ta dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë.
Vuçiq theksoi ky vendim krijon “disa probleme të reja” me Rusinë, duke shtuar se pas tre vjetësh “nuk do të ishte realiste” që ai të dalë me qëndrim për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.
Opinioni i “Venecias” për Xhaçkën/ Holta Zaçaj: Vendimet e kushtetueses nuk diskutohenKryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.
Në një studio televizive Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të padiskutueshme.
Sipas saj, kjo do të thotë që asnjë palë, qoftë edhe Kuvendi të ketë nevojën për t’iu drejtuar një institucioni tjetër.
“Për të zbatuar një vendim të GJK asnjë institucion nuk duhet ta vërë në pikëpyetje, qoftë edhe duke iu drejtuar Komisionit të Venecias. Qëndrimin tonë ne e kemi mbajtur. Vendimet e GJK nuk vihen në diskutuam pavarësisht pikëpyetjes që kanë palët. Diskuri mbyllet këtu. Do të thotë që asnjë palë, qoftë edhe Kuvendi të ketë nevojën për t’iu drejtuar një institucioni tjetër”- tha Zaçaj.
P Diddy akuzohet se ka abuzuar edhe burra, rrëfehet një nga viktimatNë paditë e fundit kundër Sean ‘P. Diddy’ Combs, reperi u akuzua se kishte sulmuar seksualisht tre burra.
Midis tyre, një prej tyre pretendonte në ankesën e tij, të siguruar nga ‘The Mirror’, se ai ishte droguar nga Diddy dhe bashkëpunëtorët e reperit përpara se të “udhëzohej… të ulej në fund të krevatit”. Ndërsa dyshohet se ndihej “i çorientuar”, burri, i cili mbeti anonim, pretendoi se Diddy “e pa atë dhe njerëzit e tjerë në dhomë dhe tha: “ai është gati të festojë”.
John Doe pretendoi se atij iu dorëzuan 2,500 dollarë në para nga një individ i cili dyshohet se tha se ishte në emër të Diddy-t. Për më tepër, burri anonim pretendoi se incidenti i supozuar ishte regjistruar në kamera në vitin 2019. Avokatët e Diddy thanë për ‘The Mirror’: Këto ankesa janë plot gënjeshtra. Ne do t’i vërtetojmë ato të rreme dhe do të kërkojmë sanksione kundër çdo avokati joetik që ka paraqitur pretendime fiktive kundër tij.
Ekipi i Diddy-t vazhdon të mohojë të gjitha akuzat kundër tij, duke filluar me padinë e ngritur nga Cassie Ventura në fund të vitit 2023. Ajo e akuzoi atë për sjellje të pahijshme seksuale, një akuzë që ai e mohoi, përpara se të zgjidhte padinë brenda një dite. Më pas, një mori ankesash shtesë u depozituan nga më shumë individë me pretendime të ngjashme. Ndërsa Diddy vazhdoi të mohonte akuzat, një video e reperit duke rrahur Cassie në një korridor hoteli u rishfaq për të cilën ai mori “përgjegjësinë”.
Si pjesë e një hetimi, shtëpitë e Diddy në Los Angelos dhe Miami u bastisën nga zyrtarë federalë. Ngjarja u dokumentua kryesisht nga agjencia e lajmeve, e cila ka parë djemtë e tij duke u shoqëruar nga shtëpitë me armë. Ndaj djemve të tij nuk është bërë asnjë kallëzim penal apo civil.
Tani, Diddy ndodhet pas hekurave në Brooklyn pasi një aktakuzë federale e akuzoi atë, mes akuzave të tjera, për trafik seksual, pasi u arrestua në një hotel të qytetit të New York. Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat me një gjyq të caktuar për në fillim të vitit 2025. Diddy-t iu mohua lirimi me kusht disa herë, duke e lënë atë të qëndronte në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan. Më shumë padi priten të ngrihen pasi avokati i Teksasit Tony Buzbee u zotua të parashtrojë mbi njëqind ankesa në emër të klientëve të tij. Diddy vazhdon të mohojë paditë.
“Të bllokojmë plotësisht Tiranën”/ Berisha zbardh skenarin e protestës së rradhësKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbardhi skenarët e protestës së 23 dhjetorit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, këtë të premte ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.
Berisha bëri të ditur se do të bëhet sërish një bllokim i qarkullimit në të gjithë kryeqytetin.
“Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë.
Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje, E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë.
Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre.
Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqisin mediat e botës protestat tona, sepse janë antidiktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe.
Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet.
Jam i sigurtë se, ju do të mobilizoni të gjithë potencialet që kemi për të bërë një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera, më të fuqishmet që kemi realizuar ndonjëherë”, tha Sali Berisha.
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BEShqipëria ka bërë një tjetër hapa para në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
Njoftohet se ky takim do të mbahet më 17 dhjetor 2024, në kuadër të presidencës hungareze të BE-së dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.
“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate“, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.
Studimi për Shqipërinë/ Buxheti i shtetit përdoret për fushatëNë Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mbi buxhetin e shtetit dhe financat publike në vitet zgjedhore, ku dalin në pah rritje fondesh, punësimesh, dhe shpërblimesh pak muaj para zgjedhjeve.
Ekspertët kërkuan shtimin e masave kufizuese në përdorimin e buxhetit për ndikim elektoral në dobi të shumicës, me mjete si aktet normative, shpërblimet vjetore dhe fondet e rindërtimit.
Studimi krahasimor mes viteve zgjedhore dhe jozgjedhore i qendrës studimore Open Data Albania vëren se buxheti i shtetit duket që ka synuar të ndikojë votuesit dhe të nxjerrë përfitime elektorale për shumicën në pushtet.
Drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencës Aranita Brahaj thotë se kjo del e qartë kur krahasohen periudhat elektorale dhe ato joelektorale sa u takon programit shumëvjeçar të rindërtimit pas tërmetit të 2019, pagesat individuale për grante rindërtimi, rritjes së punësimeve në administratë, si dhe shpërblimet e bonuset për pensionistët.
“Flasim për 3.7 miliardë lekë, të cilat për herë të parë do të jepen në pranverë. Bonuse për pensionistët ka patur në kohë të ndryshme, e zakonisht janë ndarë në fundin e vitit. Këtë vit kemi dy shpërblime: një në fund të këtij viti dhe një tjetër bonus në pranverë të vitit 2025, që është edhe pranverë elektorale”, tha zonja Brahaj.
Krahas disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, studiuesit kërkuan ndalime ligjore në miratimin e akteve që shkojnë paralel me prokurimet publik.
Eksperti ligjor pranë Institutit të Shkencës dhe autor i studimit Viktor Gumi, thotë se akti normativ për rindërtimin mbetet në fuqi dhe zbatohet prej shumë vitesh.
“Pavarësisht se kanë kaluar mbi 5 vite nga fatkeqësia natyrore e tërmetit, ky akt qëndron në fuqi dhe është një mekanizëm që furnizohet, vlerësoj në këndvështrimin e një strategjie politike, për efekt politik, për efekt elektoral. Pyetja më logjike që qëndron në këtë pikë është: Pse duhet të kemi rregulla të posaçme ad hoc në një periudhë aq të gjatë kohore kur ligji për prokurimin publik ka procedura shumë të mirëpërcaktuara për këtë drejtim dhe që është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si një ligj shumë i mirë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian”, tha në tubim zoti Gumi.
Studiuesit theksuan që Kuvendi nevojitet të heqë dorë nga ndryshimi i buxhetit të shtetit me Akte Normative, të cilat aplikohen edhe gjatë vitit apo periudhës zgjedhore, ndërsa në ligjin për sistemin buxhetor duhet të shtohen mekanizma parandalues të abuzimit të mundshëm në rastin e viteve zgjedhore ose pak përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore.
Ekspertja e ekonomisë dhe auditimit publik, Lindita Lati, theksoi pasojat që sjellin mbi ekonominë gjatë viteve zgjedhore shpenzimet e larta jofitimprurëse, politizimi i buxhetit, evazioni fiskal dhe ulja e të ardhurave, transparenca dhe llogaridhënia e ulët, si dhe rritja e deficitit buxhetor.
“Loja që bëhet me deficitin buxhetor është një lojë aspak e këndshme nga pikëpamja jonë si auditues. Viti 2017 na tregoi që qeveria pikërisht për të deklaruar se e kishte deficitin buxhetor nën 2 për qind të GDP-së, çka është një detyrim ligjor, ne pamë që ishin kryer manipulime të teknikës së metologjisë së vlerësimit të deficitit buxhetor. Pa përmendur këtu deficitin e fshehur buxhetor, që vjen prej pagesave të prapambetura”, tha zonja Lati.
Në Kodin Zgjedhor thuhet se katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore a nënligjore për të dhënë përfitime për kategori të caktuara të popullsisë si rritje pagash, pensionesh, mbështetje ekonomike e sociale, ulje ose heqje taksash, amnisti fiskale, privatizime apo dhënie pasurish apo shpërblimesh, përveçse në gjendje të fatkeqësisë natyrore.
Ekspertët pohuan se ky nen ka nevojë të detajohet për të shtuar kufizimet, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se për përmirësimin e këtij neni dhe për shumë të tjerë, nevojitet vullneti politik i partive në Kuvend.
“Për të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe për të gjithë problemet në diskutim mendoj që ne do të duhet ta modernizojmë dhe ta bëjmë më të vërtetë gjithë kuadrin rregullator të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kemi në fuqi një kod të vitit 2008, i cili është arnuar vazhdimisht. Kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor, dhe kjo punë duhet të nisë menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme me vullentin e partive politike”, tha zoti Celibashi.
Studimi vëren se Kushtetuta nuk përcakton rregulla mbi buxhetin e shtetit në vite zgjedhore, ndërsa ligji përkatës saktëson që deficiti buxhetor të ekzekutohet pothuajse njëtrajtësisht në katër tremujorët e vitit me zgjedhje të përgjithshme, ndërsa studiuesit vlerësuan se masat ligjore ekzistuese janë të pamjaftueshme për të shmangur përdorimin elektoral të buxhetit të shtetit. Voa/
Mpiksja e gjakut në këmbë, pse ndodh dhe faktorët e rrezikutMpiksja e gjakut është një proces i rëndësishëm në organizëm që ka si qëllim të parandalojë gjakderdhjen e tepruar pas një lëndimi ose aksidenti.
Megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave të ndryshme të trupit.
Më pas masa e ngurtë mund të arrijë deri në mushkëri duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientit. Në disa raste, gjaku mpikset në enë të mëdha të gjakut duke shkaktuar kështu trombozën e venës së thellë.
Simptomat e mpiksjes së gjakut në këmbë
Disa prej simptomave më të zakonshme të mpiksjes së gjakut në këmbë përfshijnë: enjtjen, skuqjen dhe dhimbjen.
Nëse gjaku mpikset në këmbë, zona në fjalë do të enjtet ndjeshëm në krahasim me këmbën tjetër. Lëkura në këtë zonë mund të skuqet ndërkohë që këmba dhemb. Skuqja e lëkurës gjithashtu shoqërohet edhe me nxehtësinë e zonës ku është mpiksur gjaku.
Kur është koha për të shkuar te mjeku
Ekspertët thonë se njeriu duhet të shkojë tek mjeku menjëherë sapo dyshon që ka një trombozë në këmbë, sepse ajo e fundit mund të arrijë shumë shpejt në mushkëri. Kur një gjë e tillë ndodh, njeriu vuan nga embolizmi pulmonar.
Ky problem manifestohet me simptoma të ndryshme siç janë rrahjet e larta të zemrës, dhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje.
Faktorët e rrezikut për mpiksjen e gjakut në këmbë
Sipas ekspertëve, njerëzit që kanë kryer një ndëhyrje kirurgjikale, janë mbi 65 vjeç dhe marrin kontraceptivë janë më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut. Faktorë të tjerë rreziku janë trajtimet kundër kancerit, mbipesha, jeta jo aktive, probleme të tjera me venat dhe historiku familjar.
Mënyrat më të mira për të parandaluar mpiksjen e rrezikshme të gjakut është që të ruani një peshë të shëndetshme dhe të jeni aktivë. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që herë pas here të merrni një dozë të vogël aspirine./ Living
EMRI+FOTO/ Ky është 21-vjeçari që vdiq dje në aksident në aksin Koplik-DedajNjë aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Koplik-Dedaj, ku humbi jetën një 21-vjeçar.
I riu, i identifikyar ai Gjeto Gjonaj, po udhëtonte me makinë, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Nga përplasja e fortë, Gjeto Gjonaj ndërroi jetë në vend.
I riu ishte pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.