Aplikacion
Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Efektet e tyre mirëbërëse promovojnë shëndetin e organizmit.
Por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, tretjes, flokëve, kundër inflamacionit, zemrës, ankthin e diabetit, gjethet e dafinës janë të fuqishme kundër të ftohurës.
Gjithçka varet vetëm nga mënyra e përdorimit.
Pavarësisht se zakonisht kundër të ftohurës, dhimbjeve të fytit apo bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes përdoret çaji i dafinës, një tjetër metodë e përdorimit të tyre është edhe më efikase.
Konkretisht, kura që sjellim më poshtë ka të bëjë me avullin e dafinës, i cili zbut menjëherë problemet me kollën, fytin e acaruar por edhe rrugët e frymëmarrjes.
Si të Përgatisni dhe Përdorni Avullin e Dafinës Kundër Të Ftohurës
Ju këshillohet të vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine.
Lëreni derisa të nisë të vlojë.
Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli.
Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.
Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.
Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes.
Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.
Nëse nuk duroni dot avullin, mund të përgatisni një tjetër kurë natyrale me gjethet e dafinës ka gjithashtu efekte shëruese ndaj të ftohurës duke e përgatitur si çaj.
Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta.
Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini./AgroWeb.org
Studimet: Disa paciente me kancer gjiri mund të shmangin operacione të caktuaraDisa paciente në fazat e para të kancerit të gjirit mund të shmangin në mënyrë të sigurt operacione të caktuara, sipas dy studimeve që eksplorojnë mënyrat për të lehtësuar barrën e trajtimit.
Një studim i ri, i botuar në gazetën e përjavshme mjekësore ‘New England Journal of Medicine’, shqyrton nëse heqja e nyjeve limfatike është në çdo rast e nevojshme në fazat e hershme të kancerit të gjirit.
Një studim tjetër i publikuar në ‘Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane’ sugjeron një qasje të re ndaj një lloji të kancerit të gjirit të quajtur “ductal carcinoma in situ”, ose DCIS.
Hulumtimi u diskutua të enjten në Simpoziumin e Kancerit të Gjirit në San Antonio.
DCIS dhe mbikqyrja e vazhdueshme
Çdo vit, rreth 50 mijë gra në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me karcinoma duktale in situ, ose DCIS, ku qelizat që formojnë kanalet e qumështit bëhen kancerogjene, por indi i gjirit aty pranë mbetet i shëndetshëm.
Shumë gra zgjedhin të kryejnë operacion, megjithëse është e paqartë nëse në vend të ndëryrjes kirurgjikale mund të ndjekin një qasje “të presim dhe të shohim”, paralelisht me një mbikqyrje më të shpeshtë.
Studimi i ri, i bazuar në të dhëna dyvjeçare, sugjeron se një monitorim i tillë aktiv është një alternativë e sigurt ndaj operacionit për shumë prej këtyre grave, megjithëse disa mjekë kërkojnë të shohin nëse rezultati do të vazhdojë të jetë i efektshëm me kalimin e kohës.
“Ky është një opsion që pacientet duhet ta marrin në konsideratë për trajtimin e kancerit DCIS”, tha doktoreshë Virginia Kaklamani nga Qendra e Shkencave Shëndetësore e Universitetit të Teksasit ‘San Antonio’, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim. “Për një kohë të gjatë, ne kemi pasur ndjenjën se po i mbitrajtonim pacientet me DCIS. Ky është një konfirmim i asaj që dyshonim se po ndodhte”.
Duke mbajtur një pikëpamje më të kujdesshme, doktoreshë Monica Morrow nga Qendra e Trajtimit të Kancerit ‘Memorial Sloan Kettering’, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim, tha se një studim dyvjeçar nuk është i mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime.
Gjetja bazohet në ndjekjen e më shumë se 950 pacienteve amerikane, të cilave u ishte rekomanduar operacion ose monitorim aktiv. Të gjitha kishin kancer DCIS me rrezik të ulët, pa asnjë shenja të kancerit invaziv. Ato vuanin nga lloji i DCIS që reagon ndaj ilaçeve që bllokojnë hormonet dhe shumë paciente të përfshira në studim i morën këto barna si pjesë të trajtimit të tyre.
Pas dy vitesh, shkalla e kancerit invaziv, (që ishte përhapur në kanale të tjera të gjirit), ishte e ulët dhe nuk ndryshonte ndjeshëm midis grupeve, me rreth 6 për qind në grupin pacienteve të trajtuara me operacion dhe rreth 4 përqind në grupin e pacienteve nën mbikqyrje.
Në radhët e pacienteve në grupin e monitorimit, nëse viheshin re ndryshime gjatë mamografisë, atëherë do t’u kërkohej të bënin një biopsi. Ato gjithashtu mund të zgjedhin operacionin në çdo kohë për çfarëdo arsye.
Disa pjesëmarrëse në studim nuk iu përmbajtën trajtimit që iu caktua rastësisht.
Pra, në një analizë të veçantë, duke parë ato që bënë ose jo operacion, shkalla e përhapjes së kancerit ishte rreth 9 për qind për grupin e kirurgjisë dhe 3 për qind për grupin e monitorimit.
Studiuesit do të vazhdojnë të ndjekin pacientet për të parë nëse zbulimi qëndron mbi një dekadë.
Tina Clark, 63 vjeç, nga qyteti Buxton, në shtetin Mein, iu bashkua studimit pasi u diagnostikua me DCIS në vitin 2019. E caktuar rastësisht në grupin vetëm për monitorim, ajo pati mundësi të shmangte operacionin dhe rrezatimin ndërsa kujdesej për rritjen e nipit si dhe përpiqej të kapërcente vdekjen së e të shoqit.
“Ndihem shumë mirënjohëse dhe me fat që e gjeta këtë studim”, tha zonja Clark.
Ajo bën mamografi çdo gjashtë muaj për të mbajtur nën kontroll kancerin e llojit DCIS në gjirin e djathtë, i cili nuk është përhapur. Mamografitë vunë re një kancer të vogël në gjirin tjetër të saj në vitin 2023, të palidhur me DCIS. Ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tij.
“Nëse jeni diagnostikuar me kancer DCIS me rrezik të ulët, keni kohë për të kuptuar më shumë për sëmundjen dhe cilat janë opsionet tuaja,” tha autorja e studimit, doktoreshë Shelley Hwang nga Universiteti ‘Duke’.
Nyjet limfatike dhe kanceri i hershëm i gjirit
Gratë që kryejnë operacion për kancerin e gjirit shpesh i nënshtrohen edhe asaj që quhet biopsi e nyjeve limfatike qendrore, ku hiqen disa nyje limfatike në sqetull për të kontrolluar për përhapjen e kancerit.
Por heqja e nyjeve limfatike mund të shkaktojë dhimbje të qëndrueshme dhe ënjtje të krahut, ndaj po bëhen kërkime për të përcaktuar se kur mund të shmanget një gjë e tillë. Një studim në Evropë vitin e kaluar tregoi se gratë e moshuara me tumore të vogla mund të shmangnin në mënyrë të sigurt këtë ndërhyrje tjetër.
Në studimin e ri, hulumtuesit në Gjermani panë nëse gratë me kancer të hershëm të gjirit që planifikonin të bënin një operacion për heqjen e kancerit, por duke ruajtur gjirin, mund të shmangnin në mënyrë të sigurt heqjen e nyjeve limfatike. Ata ndoqën 4,858 gra të cilave iu caktua rastësisht për të hequr ose jo nyjet limfatike.
Pas pesë vjetësh, rreth 92 për qind e grave në të dyja grupet ishin ende gjallë dhe pa kancer.
“Heqja e nyjeve limfatike nuk rrit shanset për mbijetesë dhe rreziku i rikthimit të kancerit në sqetull është mjaft i ulët kur nyjet limfatike nuk hiqen”, tha doktoreshë Monica Morrow nga Qendra e Trajtimit të Kancerit ‘Memorial Sloan Kettering’.
Ajo shtoi se disa gra do të vazhdojnë të kenë nevojë për procedurën e nyjeve limfatike për të ndihmuar në përcaktimin e trajtimit dhe barnat që duhet të marrin pas operacionit./VOA
Refuzoi dorëheqjen, partia në pushtet mbështet shkarkimin e Presidentit të Koresë së JugutNjoftimi erdhi disa çaste përpara se Yoon të mbante një fjalim sfidues të enjten, në të cilin ai u përpoq të justifikonte vendimin e tij jashtëzakonisht për ligjin ushtarak dhe hodhi poshtë thirrjet në rritje nga i gjithë spektri politik që të tërhiqej.
Partia e Pushtetit Popullor (PPP) fillimisht kishte refuzuar të mbështeste shkarkimin, duke shpresuar se në vend të kësaj Yoon do të jepte dorëheqjen nga detyra. Por udhëheqja e saj tha se përpjekjet për ta bindur atë nuk kishin bërë asnjë përparim.
“Ne u përpoqëm të gjenim një mënyrë më të mirë sesa fajësimi, por mënyrë tjetër është e pavlefshme,” tha kreu i partisë Han Dong-hoon. “Pezullimi i presidentit nga detyrat e tij përmes shkarkimit është mënyra e vetme për momentin, për të mbrojtur demokracinë dhe republikën”.
Partia Demokratike kryesore e opozitës po përgatit një mocion të ri shkarkimi kundër Yoon, me një votim që pritet të shtunën. Presidenti i mbijetoi një oferte për shkarkim fundjavën e kaluar kur anëtarët e PPP bojkotuan votimin.
Por, Han tha se ligjvënësit e PPP tani ishin të lirë të votonin sipas “besimit dhe ndërgjegjes së tyre”.
“Unë besoj se anëtarët e partisë sonë do të votojnë për vendin dhe popullin,” tha ai.
Kthesa e PPP-së rrit në mënyrë dramatike presionin mbi Yoon dhe gjasat që përpjekja tjetër për shkarkimin të jetë e suksesshme.
Sali Berisha i sinqertë: Lulzim Basha, zhgënjimi më i madh i jetës simeSali Berisha ka deklaruar se zhgënjimi më i madh i jetës së tij, jo vetëm në aspektin politik, është Lulzim Basha.
Kryedemokrati argumentoi qëndrimin e tij, duke u shprehur se Basha e zhgënjeu me qëndrimet dhe sjelljet e tij.
Berisha deklaroi se Lulzim Basha e lejoi veten të keqpërdoret në shkallë ekstreme.
“Zhgënjimi më i madh i jetës sime është Luzim Basha, bëri një pabesi, por kur u fut në procese me brava e me blinde.
Kur ika dhe fitoi një gjeneratë tjetër isha i kënaqur, Por ky ,me disa qëndrime e sjellje tejkaloi cdo njeri që unë njoh.
Ka qenë zhgënjimi më i madh i jetës sime, ai ishte njeri apo jo. E lejoi veten të keqpërdoret në shkallë ekstreme, po burri është burrë. Si mund të grumbullosh banda në seli”, tha Sali Berisha.
18-vjeçari bëhet kampioni më i ri i botës në shah
Adoleshenti Gukesh Dommaraju u bë kampioni më i ri i padiskutueshëm i botës në shah. Ai mposhti Ding Liren në finalen në Singapor.
18-vjeçari Gukesh dhe kampioni në fuqi Ding hynë në ndeshjen e fundit të barabartë dhe gjërat dukej se po shkonin drejt goditjeve të shpejta të shahut, por ishte i riu ai që mundi të merrte pikën vendimtare pas një gabimi të Ding.
Ndërsa fitorja e tij u konfirmua, Gukesh shpërtheu në lot. Ai tha se kur e kuptoi se kundërshtari i tij kinez kishte bërë gabimin vendimtar, mendoi “ky ishte ndoshta momenti më i mirë i jetës sime”.
Në moshën 18-vjeçare, ai është katër vjet më i ri se legjendari Garry Kasparov, rusi që fitoi titullin e tij të parë botëror në 1985.
Kryeministrja indiane Narendra Modi uroi Gukesh, duke shkruar në X : “Historike dhe shembullore! Urime Gukesh D për arritjen e tij të jashtëzakonshme. Ky është rezultat i talentit të tij të pashoq, punës së palodhur dhe vendosmërisë së palëkundur.”
Rritet shkalla e kancerit të zorrëve tek të rinjtë
Shkalla e kancerit të zorrëve po rritet tek të rriturit e rinj, pa asnjë arsye të qartë pse, paralajmërojnë ekspertët.
Edhe pse sëmundja ende prek njerëzit e moshuar shumë më shpesh, rritja në shumë vende të moshës nën 50 vjeç është shqetësuese, thotë Cancer Research UK.
Anglia është një nga vendet me rritjen më të madhe, prej 3.6% në vit, raportojnë studiuesit në revistën Lancet Oncology.
Dieta e dobët dhe obeziteti mund të jenë ndër faktorët e rrezikut, thonë studiuesit.
Konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar dhe i pamjaftueshëm i fibrave gjithashtu janë ndër faktorët.
Studimi, i 50 vendeve midis 2007 dhe 2017, zbuloi se 27 kishin parë një rritje të rasteve tek të rinjtë.
Shumë ishin kombe më të pasura, por disa ishin vende në zhvillim, thonë hetuesit, nga Shoqata Amerikane e Kancerit.
“Rritja e kancerit kolorektal me fillimin e hershëm është një fenomen global,” tha një nga autorët, Dr Hyuna Sung.
“Studimet e mëparshme kanë treguar këtë rritje në vendet perëndimore kryesisht me të ardhura të larta – por tani, ajo është e dokumentuar në ekonomi dhe rajone të ndryshme në mbarë botën.”
Dhe njerëzit duhej të ishin të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e hershme, të tilla si gjakderdhje gjatë jashtëqitjes.
Simptoma të tjera mund të përfshijnë:
Sali Berisha ka deklaruar se vajza e tij, Argita Malltezi nuk ka shprehur ambicie për të marrë kreun e PD-së.
Por, kryedemokrati theksoi se nëse ajo do të dojë të përfshihet në politikë nuk do t’ia hapë dyert.
Berisha theksoi se Argita Malltezi do të duhet t’i nënshtrohet procesit të zgjedhjes si gjithë të tjerët.
“Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, që studente ka qenë në politike. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendimet vetë. Nëse vajza ime vendos të hyjë në politike kjo nuk do të ndodhë se unë do t’ja hap dyert, do ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë.
Por unë nuk e ndaloj. Me mua nuk ka shprehur dëshirë. Ajo është aktive në politike, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj”, tha Berisha në Opinion.
I pyetur nëse e shikon Argitën si drejtuese të mirë të PD, ai u përgjigj: “Duhet provuar, por a ka ajo formimin politik? Po e ka.”
Qëndroi për rreth 1 vit brenda 4 mureve, Sali Berisha kujton jetën në izolimIsh-kryeministri Sali Berisha qëndroi për rreth 1 vit brenda katër mureve të banesës së tij, pasi iu caktua masa e arrestit shtëpiak.
Kreu i PD-së u shpreh se qëndroi brenda 4 mureve, pa një oborr dhe pa të drejtë lirie.
Ai thekoi se privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij.
“Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve. Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij”, u shpreh Berisha në Opinion.
Berisha shtoi se edhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.
“Po avoketërit?! Kjo s’ndodh në asnjë diktaturë, ti s’mund të paraburgosësh një njeri pa pasur avokatin”, tha Berisha.
Kujtojmë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit erdhi në kuadër të hetimeve për ish-klubin sportiv “Partizani”.
Manchester United vendos çmim për Marcus Rashford, zbulohet shifraManchester United ka vendosur çmimin e tyre të kërkuar për Marcus Rashford në 40 milionë paund, sipas The Daily Mail .
Megjithatë, shton raporti, klubi pranon se nuk ka gjasa të ketë ndonjë ofertues për sulmuesin.
27-vjeçari nënshkroi një kontratë të re në Old Trafford në verën e vitit 2023, e cila zgjat deri në vitin 2028.
United thuhet se është nën presion për të shitur lojtarë për të respektuar rregullat financiare dhe për të krijuar fonde që Ruben Amorim të shpenzojë.
Shitja e një lojtari vendas si Rashford do të përfaqësonte fitim të pastër në librat e klubit.
Analiza: Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës?Avancimin e shpejtë të teknologjisë, krahas të mirave të saj, njerëzimi e ka paguar shtrenjtë. Dezinformimi është një prej pasojave më të mëdha anësore.
Kosova nuk është aspak imune nga ky trend që ka prekur gjithë botën.
Teksa informacionet e rreme krijohen në lloj-lloj mënyrash dhe nga secili, situata komplikohet kur kësaj loje u hyjnë shtetet, me qëllim të dëmtimit të kundërshtarëve, apo arritjes së interesave të tyre.
Norik Selmani, udhëheqës i kompanisë Pikasa Analytics, që bën monitorimin e përmbajtjes së mediave në Ballkan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk është sekret se Rusia dhe shtetet e saj mike sponsorizojnë fushatë antiperëndimore në Kosovë.
“Ka qendra ndërkombëtare, të cilat nuk janë mike të Kosovës, që nuk besojnë se një ditë Kosova mund të jetë proruse, por çka mund të bëjnë është të shpërndajnë narrativë kundër Perëndimit, që të përhapet një skepticizëm ndaj partnerëve perëndimorë. Ky është qëllimi afatmesëm dhe afatshkurtër i këtyre qendrave”.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili ka deklaruar se aktorë të huaj duan ta minojnë demokracinë në Kosovë duke shfrytëzuar përçarjet etnike, Selmani ka thënë se ky fenomen është prezent në gjithë Ballkanin.
“Kosova nuk përbën përjashtim nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, dhe nëse ka një fushë ultrasensitive, është fusha e marrëdhënieve ndëretnike, gjithmonë. Ai që dëshiron të destabilizojë një shtet, një garniturë, gjithmonë do të tentojë përmes cenimit të marrëdhënieve ndëretnike”.
Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i ka thënë Radios Evropa e Lirë këtë javë se fushatat dezinformuese shpërndahen qëllimshëm në Kosovë për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.
“Kemi fushata që kanë për qëllim të krijojnë mosbesim – sidomos në mesin e komunitetit serb – ndaj institucioneve publike në Kosovë dhe që synojnë të krijojnë një lloj perceptimi sikur në veri [të Kosovës] e kemi një situatë represioni të vazhdueshëm ndaj qytetarëve atje”.
Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e përmend edhe Serbinë në nivel të njëjtë me Rusinë, si shtet keqdashës kundrejt Kosovës dhe aleatëve të saj.
“Nëse flasim për komunitetin serb në Kosovë, Telegram-i është platforma ku shpërndahen shumë dezinformata për Kosovën dhe ato bëhen virale, sidomos kur ka tensione në veri, shohim që valë dezinformatash ndoshta edhe u paraprijnë tensioneve”.
Ai ka thënë se dezinformatat shtrihen ndryshe-ndryshe në Kosovë, sepse të ndryshme janë burimet e informacionit: Për serbët në Kosovë është aplikacioni i mesazheve Telegram – sipas tij, i mbushur me propagandë serbo-ruse – dhe disa media serbe në Kosovë dhe në Serbi, ndërsa për shqiptarët janë televizionet shqipfolëse dhe rrjeti social Facebook.
“Pjesa më e rrezikshme është kur ndonjëherë po shohim media shqipfolëse, portale, të cilat shpërndajnë deklarata të zyrtarëve shtetërorë të Rusisë ose të Serbisë, dhe të cilat thjesht përcillen pa u kontestuar, në kuptimin që të tregohet kur ka manipulim, ose kur ka gjoja se fakte. Kjo është e rrezikshme, sepse informacioni vjen në gjuhën amtare”.
Edhe Gërguri beson që Rusia ka një mori veglash përmes së cilave shtrin ndikimin, përveç mediave të mëdha si Sputnik apo Russia Today.
Këtyre dy mediumeve shtetërore ruse u është ndaluar transmetimi në Kosovë, në disa vende të rajonit, dhe në Bashkimin Evropian, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Megjithatë, në disa vende, përfshirë Kosovën, ato kanë qenë të qasshme edhe këtë vit.
Kina si faktor shtesë
Përveç Rusisë, në një raport të zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, të publikuar këtë vit rreth qarkullimit të dezinformatave në vend, janë përmendur edhe përpjekjet e dëmshme të Kinës.
Sipas gjetjeve, mediat shtetërore të të dyja vendeve kanë luajtur rol të rëndësishëm në përhapje të narrativëve keqdashës: mediat ruse kanë cituar nacionalizmin serb në Kosovë dhe kanë ngritur paralele false me Krimenë për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa mediat kineze kanë kritikuar përfshirjen perëndimore dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, duke i portretizuar si forca destabilizuese, dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tyre.
A mund të luftohen dezinformatat?
Tërësisht jo.
Por, për minimizimin e tyre, Norik Selmani ka sugjeruar:
Dren Gërguri ka sugjeruar që të gjithë të kenë pikëpyetje për atë që shohin dhe dëgjojnë dhe ta pyesin veten:
Por, mbi të gjitha, sipas tij, është edukimi medial.
“Krejt kjo me të cilën po ballafaqohemi është edhe si rezultat i mungesës së gjykimit kritik ndaj përmbajtjeve dhe lëndës së edukimit medial, dhe këto po krijojnë një terren të përshtatshëm që dashakëqijtë ta përdorin për qëllimet e tyre”.
Në Kosovë, lënda e edukimit medial është lëndë zgjedhore në disa shkolla të nivelit parauniversitar, dhe nuk ekziston një kurrikulë nacionale për të.
Përveç njohësve të fushës, synimet ruse për destabilizim të Kosovës përmes dezinformatave përmenden shpesh edhe nga figurat më të larta shtetërore.
Sipas tyre, Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit për të çorientuar NATO-n nga lufta e Moskës në Ukrainë, ndërsa Serbia synon përmbushjen e ambicieve territoriale.