zoom

Day ArchiveShenjat treguese që e ftohura ka kaluar në bronkit, zbuloni kurat natyrale

Kufiri mes të ftohurës dhe bronshitit është i hollë sa një fije peri, thonë mjekët.

Sipas tyre, një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem më të rëndë me mushkëritë, nëse pacienti nuk tregohet i vëmendshëm ndaj simptomave.

Kolla është një nga simptomat më dominuese të të ftohurës.

Sipas të dhënave, kolla është një instrument i vënë në punë nga imuniteti për të eliminuar sekrecionet e tepërta të mbushura me toksina dhe baktere.

Por nëse kolla vazhdon edhe pasi e ftohura është larguar, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

4 Shenjat Treguese Që E Ftohura Ka Kaluar Në Bronshit

Një njeri i vëmendshëm mund ta kuptojë nëse e ftohura ka kaluar në bronshit në rastet kur:

Kolla zgjat më shumë se dy ose tre javë

Ka temperaturë,

Kolla shoqërohet me sekrecione të plota dhe me ngjyrë,

Ka vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrja shoqërohet me fishkëllima.

Çfarë Është Bronshiti Dhe Përse Duhet Marrë Seriozisht

Bronshiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Ai shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje si pasojë e ngushtimit dhe irritimit të këtyre rrugëve.

Bronshiti gjithashtu shoqërohet me sekrecione të shumta dhe kollë të fortë.

Bronshiti mund të jetë kronik dhe akut dhe trajtimet bëhen në varësi të llojit.

Bronshiti Akut

Sipas të dhënave, bronshiti akut është i përkohshëm dhe shkaktohet nga një virus.

Ai nuk shfaqet kur pacienti preket nga një infeksion bakteral.

Simptomat e tij janë: kolla me sekrecione pa ngjyrë, temperaturë, plogështi, rrjedhje të hundëve, bllokim të kraharorit, ethe, vështirësi në frymëmarrje.

Duke qenë se bronshiti akut shkaktohet nga një virus, atëherë ai nuk trajtohet me antibiotikë.

Bronshiti Kronik

Në rastin e kësaj sëmundjeje, kolla zgjat deri 3 muaj.

Rrugët e frymëmarrjes të prekura nga bronshiti kronik janë të irrituara në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mushkërive.

Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të bronshitit akut.

Si Ta Trajtoni Bronshitin Në Kushtet E Shtëpisë

Pini lëngje çdo një deri në dy orë,

Pushoni sa më shumë,

Mos pini duhan,

Përdorni shurupin e shegës ose banane me mjaltë

E fundit por jo nga rëndësia, ndiqni me rigorozitet këshillat e mjekut./AgroWeb.org

Rreth 70% e të punësuarve, paga më të ulëta se mesatarja

Së paku 5 sektorë kryesore të ekonomisë ofruan pagë më të ulët se mesatarja në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, duke sinjalizuar se as rritja ekonomike, as mungesa e punonjësve nuk po shtyn për lart pagat zyrtare në sektorët që kanë mungesë produktiviteti dhe ofrojnë punë për shumicën e të punësuarve.

Sipas të dhënave të INSTAT sektorët e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë, transportit, aktivitetet e akomodimit, shërbimit ushqimor, industrisë dhe aktivitet të argëtimit kishin paga më të ulëta se niveli mesatar prej 77,6 mijë lekësh në tremujorin e tretë.

Në anën tjetër punonjësit në katër sektorë të tjerë, ku përfshihen aktivitetet e pasurive të paluajtshme, administrata publike, informacioni dhe komunikimi dhe aktivitet financiare kishin paga më të larta se mesatarja kombëtare.

Punonjësit e bujqësisë pozicionohen me keq. Pagat ndaj tyre ishin sa 65.6 % e pagës mesatare, të ndjekur nga sektori i ndërtimit me pagë mesatare mujore sa 78% e pagës mesatare. Të dy këto sektorë karakterizohen nga një nivel i lartë i informalitetit.

Në aktivitetet e tregtisë dhe shërbimeve me gjithë zhvillimet pozitive në turizëm, paga mesatare arriti 78.6% të pagës mesatare në tremujorin e tretë, ndërsa në sektorin e industrisë pagat ishin rreth 16 për qind më pak se mesatarja kombëtare.

Në krahun tjetër punonjësit në aktivitetet financiare kishin pagë 78% më të lartë se mesatarja kombëtare, të ndjekur nga punonjësit e teknologjisë dhe komunikimit, paga e të cilëve ishte 47 % më e lartë se mesatarja.

Në administratën publike paga rezultoi 25 për qind më e lartë se mesatarja duke thelluar diferencën si rrjedhojë e rritjes 20 për qind që bëri qeveria në korrik për disa kategori të arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes. Një vit më parë në 3-mujorin e tretë paga e administratës publike ishte 18 për qind më e lartë se paga mesatare.

Politika e pagave në administratën publike, me një plan rritje me shumë se inflacioni në tre vitet, e fundit ka rritur hendekun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.

Të dhënat nga pagat zyrtare tregojnë se së paku 70 për qind e të punësuarve të deklaruar me pagë zyrtare kanë marrin pagesa më të ulëta se paga mesatare në rang vendi.

Ekonomia shqiptare vuan nga nivel i lartë informalitetit në tregun e punës dhe për rrjedhojë edhe në nivelin e pagave. Sipas INSTAT punësimi informal ishte afërsisht 29% vitin e kaluar, teksa anketa të tjera tregojnë se ende një pjesë e konsiderueshme e punonjësve marrin paga më shumë se sa deklarojnë në tatime./Monitor

Sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, ambasadori i SHBA: Do të gjenden prova, por ende s’i kemi

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës në fund të muajit të kaluar, por shtoi se “ne mendojmë se do të gjenden prova”.

Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

I pyetur në një intervistë në emisionin “Context” në ATV më 10 dhjetor se cfarë dihet deri tani rreth sulmit, Hovenier e përsëriti se është ende shumë herët të thuhet.

“Është ende shumë herët dhe siç e kam thënë javën e kaluar, që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të atribuojnë përgjegjësinë, duhet të kemi një varg mjaft të qartë provash. Ne mendojmë se do të gjenden prova, por ende nuk i kemi. Pra, hetimet po vazhdojnë; po kryhen nga autoritetet kosovare”, tha ai.

Hovenier – i cili po përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të dhjetorit dhe po pensionohet – tha se në mbrëmjen e sulmit dhe pas sulmit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu ofroi autoriteteve kosovare mbështetjen e forcave amerikane të zbatimit të ligjit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri përgjegjëse Serbinë për, siç u shpreh, “sulmin terrorist” dhe tha se ajo është duke i kopjuar metodat që aplikon Rusia në luftën e saj në Ukrainë.

Serbia i ka mohuar akuzat.

pyetur rreth deklaratve të zyrtarëve të Kosovës se Serbia ka gisht në këtë sulm, Hovenier përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se Qeveria amerikane “nuk është në gjendje të thotë se kush është përgjegjës”.

Ai tregoi se zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët kosovarë në përpjekje për të kryer “hetime efektive”.

“Ne besojmë se ato duhet të jenë të besueshme, të shpejta, të drejta, transparente dhe sigurisht, është pikëpamja e qeverisë amerikane që tashmë e kemi shprehur shumë fuqishëm se përgjegjësit për këtë sulm duhet të japin llogari. Momentalisht, nuk jemi në gjendje të themi se kush është përgjegjës”, shtoi ai.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të përkohshme të ujit në disa pjesë të vendit./REL

Ministri i Mbrojtjes nën arrest për rolin e tij në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ish ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong Hyun, u arrestua zyrtarisht të mërkurën lidhur me dyshimet për bashkëpunim me presidentin Yoon Suk Yeol dhe të tjerë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme javën e kaluar, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse veprimet e tyre përbëjnë rebelim.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, e para në më shumë se 40 vjet, zgjati rreth gjashtë orë, por ka shkaktuar reagime dhe protesta të mëdha në vend. Yoon dhe bashkëpunëtorët e tij përballen me hetime penale dhe përpjekje për shkarkim. Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar zotit Yoon dhe tetë të tjerëve të largohen nga vendi pasi autoritetet i shohin ata si të dyshuar kryesorë në çështjen e ligjit ushtarak. Kjo është hera e parë që një president në detyrë në Korenë e Jugut merr një ndalim udhëtimi.

Gjykata Qendrore e Seulit tha se miratoi një urdhër-arresti për ish-ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun bazuar në akuzat për rebelim dhe shpërdorim detyre.

Zoti Kim ishte mbajtur në paraburgim që të dielën. Prokurorët kanë deri në 20 ditë për të vendosur për këtë çështje. Ligji parashikon në maksimum dënim me vdekje për personat e shpallur fajtor për akuzat për rebelim.

Zoti Kim është personi i parë i arrestuar për këtë rast. Ai është akuzuar për rekomandim të ligjit ushtarak para Presidentit Yoon dhe dërgimin e trupave në Asamblenë Kombëtare për të bllokuar përpjekjet e ligjvënësve për të votuar për këtë masë.

Përfundimisht një numër i mjaftueshëm i ligjvënësve arritën të hynin në parlament dhe njëzëri hodhën poshtë dekretin e Presidentit Yoon, duke e detyruar kabinetin e tij ta anulonte dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme disa orë pas shpalljes së saj më 4 dhjetor.

Ministri i mbrojtjes Kim tha përmes një deklarate të martën se kërkonte falje për shkaktimin e ankthit dhe shqetësimit të madh”. Ai tha se e gjithë përgjegjësia për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i takon vetëm atij dhe u lut për trajtim të mirë të ushtarëve të dislokuar për zbatimin e vendimit për gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë se ata thjeshtë po zbatonin urdhërat.

Parlamenti i kontrolluar nga opozita miratoi një projekt-ligj të martën për të emëruar një prokuror të posaçëm të pavarur për të hetuar Presidentin Yoon dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë mbi shpalljen e jashtëzakonshme.

Partitë e opozitës dhe shumë ekspertë thonë se dekreti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte antikushtetues. Ata thonë se me ligj presidentit i lejohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme vetëm në “kohë lufte” apo emergjenca të tjera kombëtare” dhe se Koreja e Jugut nuk ishte në një situatë të tillë.

Një mocion për shkarkim ndaj Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në parlament dështoi të shtunën pasi anëtarët e partisë së tij bojkotuan votimin./VOA

Megan Fox ndahet nga partneri pak javë pasi tregoi se ishte shtatzënë! Çfarë i zbuloi në telefon

Marrëdhënia e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ka qenë një vorbull që kur u takuan për herë të parë në vitin 2020 në xhirimet e filmit Midnight in the Switchgrass.

Lidhja e tyre lulëzoi shpejt, duke çuar në një fejesë vetëm dy vjet më vonë. Megjithatë, rrugëtimi i çiftit ka qenë i mbushur me sfida, duke përfshirë një humbje të rëndë të shtatzënisë që i preku thellë të dy. Së fundmi, çifti është ndarë zyrtarisht, ndërsa Megan Fox është në pritje të ëmbël.

Ndarja ndodhi gjatë fundjavës së Falënderimeve ndërsa ishin duke pushuar në Vail, Kolorado. Gjatë këtij udhëtimi 38-vjeçarja, dyshohet se zbuloi diçka shqetësuese në telefonin e Kelly. Ky zbulim e shtyu atë të largohej herët nga udhëtimi dhe pak më vonë, 34 vjeçari, u largua gjithashtu.

Që atëherë, të dy nuk kanë folur, duke shënuar një kthesë të papritur dhe të dhimbshme në atë që dikur ishte një marrëdhënie pasionante.

Vetëm disa javë para ndarjes së tyre, Fox njoftoi se do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku. Më 11 nëntor, ajo publikoi foto me  barku e rrumbullakosur. TMZ raportoi se ajo ishte rreth 4-5 muajshe dhe pritet të vijë në jetë në mars 2025. Megjithatë, gëzimi i mëmësisë së afërt tani është lënë në hije nga realiteti i të qenit prind i vetëm.

Ndërsa ajo përballet me këtë kapitull të ri, burime të afërta me Fox kanë thënë se ajo ndihet ” e sigurt dhe e shëndetshme“.

Fox është nënë e tre fëmijëve Noah, 11, Bodhi, 9 dhe Journey, 7, nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green. Tani, ajo po përgatitet për të mirëpritur një fëmijë tjetër ndërsa po përballet me përfundimin e marrëdhënies së saj me Kelly.

Guardiola: Nuk do të jem trajner i asnjë klubi tjetër pas Manchester City

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City do të jetë klubi i fundit i futbollit ku do të jetë trajner.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut ka fituar 18 trofe që kur mori drejtimin në Etihad Stadium në vitin 2016.

Ai i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij afatshkurtër muajin e kaluar kur nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027, por tani po mendon për jetën pas Cityt.

53-vjeçari nuk tregoi se kur synon të tërhiqet nga futbolli, duke shtuar: “Unë nuk do të drejtoj një ekip tjetër. Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Man City, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Ndoshta një ekip kombëtar, por kjo është ndryshe.”

Vlera neto e Chris Evans, sa ka fituar për punën e tij në filmat e Marvel?

Chris Evans ka forcuar statusin e tij si një nga aktorët më të paguar të Hollivudit, me një vlerë neto prej 110 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së tij buron nga puna e tij në filma të suksesshëm, veçanërisht roli i tij ikonik në Marvel Cinematic Universe (MCU) si Captain America. Paga e Evans ka luhatur në mënyrë dramatike gjatë gjithë karrierës së tij, me një rritje të dukshme gjatë kohës së portretizimit të Steve Rogers , gjë që e bëri atë një nga fituesit më të mëdhenj në industri.

Udhëtimi i Evans në këtë nivel suksesi nuk ishte i menjëhershëm. Paga e tij e parë për rolin e Captain America në Captain America: The First Avenger (2011) ishte 300.000 dollarë modeste. Sidoqoftë, ndërsa roli i tij u rrit në rëndësi brenda MCU, u rrit edhe paga e tij. Në kohën kur u publikuan Avengers: Infinity War (2018) dhe Avengers: Endgame (2019), Evans fitoi 15 milionë dollarë për film, dhe për rolin e tij të fundit në Endgame, fitimet e tij arritën në 20 milionë dollarë.

Fitimet pasqyrojnë rolin e tij vendimtar në disa nga filmat më të suksesshëm të ekskluzivitetit. Avengers: Endgame , në veçanti, nuk ishte vetëm një përfundim monumental i Sagës Infinity, por gjithashtu shënoi fundin e drejtimit të Evans si Captain America, gjë që kontribuoi në pagën e tij të konsiderueshme.

Siç deklaroi ai, largimi nga roli pas Endgame ishte një vendim i hidhur. Personazhi i tij, Steve Rogers, që atëherë është zëvendësuar nga Sam Wilson (Anthony Mackie), por trashëgimia e Evans në MCU mbetet e pashlyeshme.

Djajtë e Kuq të hapur për shitjen e Rashford në janar

Manchester United është i hapur për të shitur Marcus Rashford dhe mund ta lejojë atë të largohet këtë janar.

Thuhet se pavarësisht se ka bërë progres nën drejtimin e Ruben Amorimit, klubi nuk e konsideron 27-vjeçarin të pashitshëm dhe mund ta lejojë atë të largohet në dritaren e dimrit ose në verë.

Raportet sugjerojnë se një shitje është duke u diskutuar për shkak të pagës së tij të lartë, e cila do të ndihmonte klubin të mbulonte Fair Play Financiar dhe për këtë arsye të lironte fonde të mëtejshme për të ardhurat e mundshme.

Rashford, i cili nënshkroi një marrëveshje të re në 2023, ka një kontratë aktuale që zgjat deri në qershor 2028.

Iu nënshtrua operacionit pasi pësoi gjakderdhje në tru, si është gjendja e Presidentit të Brazilit

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ndodhet në gjendje të mirë pasi iu nënshtrua një operacioni për shkak të gjakderdhjes në tru, informuan mjekët e tij.

79-vjeçari u dërgua në spitalin e kryeqytetit, Brasília, të hënën pasi ishte ankuar për një dhimbje koke të fortë.

Një skanim MRI zbuloi se kishte gjakderdhje në tru dhe Lula u transferua në spitalin e njohur Sírio-Libanês në São Paulo.

Hemorragjia intrakraniale u shkaktua nga një goditje në kokë që ai mori kur u rrëzua në banjën e rezidencës presidenciale në tetor, sipas një deklarate të spitalit.

Mjekët thanë se kishin kryer një kraniotomi te presidenti, një procedurë në të cilën një pjesë e kockës hiqet nga kafka për të trajtuar gjakderdhjen dhe për të lehtësuar presionin. Kocka më pas zëvendësohet.

Mjekët deklaruan se presidenti ishte në një gjendje të qëndrueshme pas operacionit dhe ishte i vetëdijshëm.

Ata u shprehën se Lula kishte biseduar me stafin mjekësor, ndërsa shtuan se ai nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim të trurit dhe nuk po përjetonte efekte të mëvonshme nga operacioni.

Të pyetur se kur do të kthehej në kryeqytet, mjekët thanë se nëse gjithçka shkonte mirë, prisnin që Lula të kthehej në Brasilia “javën e ardhshme”.

Aroma që ndot ajrin e shtëpisë 4 herë më shumë se cigaret

Me afrimin e Krishtlindjeve, shumë prej nesh përdorin aromat e shtëpisë për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Nga qirinjtë me aroma kanellë, xhenxhefil dhe pishe deri te shkopinjtë e temjanit , produktet aromatike janë veçanërisht të njohura këtë periudhë të vitit për të sjellë një ndjenjë të ngrohtë dhe festive në shtëpi.

Megjithatë, pavarësisht atmosferës së këndshme që krijojnë, hulumtimet e reja tregojnë se këto produkte mund të kenë një efekt negativ në cilësinë e ajrit të brendshëm dhe, potencialisht, në shëndetin tonë.

Pavarësisht popullaritetit të këtyre produkteve, studimet tregojnë se përdorimi i tyre mund të përkeqësojë cilësinë e ajrit, duke shkaktuar rreziqe të ndryshme për shëndetin. 

Studiuesit zbuluan se përdorimi i produkteve aromatike të kombinuara me ventilim të kufizuar mund të shkaktojë një rritje të grimcave të imëta në ajër, ndonjëherë në nivele që tejkalojnë kufijtë e lejuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me 15 herë.

Produktet aromatike si qirinjtë prodhojnë një përzierje përbërjesh kimike dhe grimcash, të cilat përfshijnë gazra toksikë si monoksidi i karbonit, dioksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.

Gjithashtu, këto produkte lëshojnë komponime organike të paqëndrueshme (VOCs), të cilat dihet se shkaktojnë efekte të dëmshme për shëndetin.

Mikrogrimcat që lëshohen mund të shkaktojnë simptoma afatshkurtra si acarim të syve, fytit dhe mushkërive, ndërsa ekspozimi afatgjatë ndaj tyre mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të mushkërive dhe bronkitit kronik.