Aplikacion
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro. Kjo shifër përfshin investimet totale që janë bërë në vite nga shtete të ndryshme të BE-së.
E dhëna është bërë e ditur në bazën e të dhënave të Eurostat. Vetëm në vitin 2023, investimet e huaja nga vendet e BE-së në Shqipëri ishin 457 milionë euro.
“Monitor” ka krahasuar stokun e investimeve të huaja nga BE në vendet e rajonit, në raport me madhësinë e ekonomisë përkatëse (prodhimin e brendshëm bruto-PBB) për të parë se cili shtet ka arritur të tërheqë më shumë investime në periudhën e tranzicionit.
Nivelin më të lartë të investimeve të huaja e ka pasur Maqedonia e Veriut, stoku i të cilës është sa 29.3% e PBB-së në fund të vitit 2023.
Maqedonia e Veriut ka fituar shpesh garën e investimeve të huaja me Shqipërinë vitet e fundit, duke ofruar një sistem më të thjeshtë fiskal, zona të lira ekonomike, lehtësi tatimore, madje duke reklamuar dhe dalje në det nga Porti i Durrësit. Shumë kompani që tentuan të hynin në Shqipëri vitet e fundit, si kompania amerikane Johnson Control në prodhimin e pjesëve automotive, kanë hapur disa fabrika në Maqedoni.
Jo vetëm investimet e huaja, por edhe shumë sipërmarrës shqiptarë u joshën nga politikat e Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaj.
Serbia është shteti i dytë që ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja nga vendet e BE-së, duke “marrë” dhe ajo investitorë që kishin shfaqur interes për Shqipërinë, si “Geox”, apo “Ferrero Rocher”.
E treta në rajon renditet Mali i Zi, me 26.2% të PBB-së. Ndërsa Shqipëria, me 26% të PBB-së lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, e cila dhe për shkak të probleme të saj mes dy entiteteve ka arritur të tërheqë vetëm 1706% të PBB-së investime të huaja deri në fund të vitit 2023.
Investimet e BE-së në botë
Sipas Eurostat, stoku neto i investimeve të huaja direkte (IHD) të mbajtura në vendet jo-BE nga investitorë rezidentë në BE arriti në 9 160 miliardë euro në vitin 2023, duke reflektuar një rënie prej 4.1% nga viti 2022 (9 551 miliardë euro).
Një tendencë e ngjashme ishte e dukshme dhe në stokun e investimeve të mbajtura nga rezidentë jo-BE në BE, të cilat u ulën në 7 446 miliardë euro në 2023, me një rënie prej 5.4% krahasuar me vitin 2022 (7 874 miliardë euro).
Në vitin 2023, pozicioni neto i investimeve të BE-së kundrejt pjesës tjetër të botës mbeti relativisht i qëndrueshëm, me një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2022.
Në fund të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara thithën 26.6% (2 437 miliardë euro) të totalit të stokut të IHD-ve të mbajtura nga BE-ja në pjesën tjetër të botës, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (1 765 miliardë euro, 19.3%).
Më pas renditej Zvicra (755 miliardë euro, 8.2%), Brazili (312 miliardë euro, 3.4%) dhe Singapori (263 miliardë euro, 2.9%). Më shumë se 2% e stokut të investimeve të BE-së shkoi në Kanada (2.7%), Kinë përveç Hong Kongut (2.5%), Rusi (2.4%), Bermuda (2.3%), Meksikë (2.3%) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (2.0 %)./Monitor
Ola Xama zbulon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij: I vëllai, 32 mln euro xhiro në 10 viteGazetarja Ola Xama ka “skanuar” pasurinë e kryebashkiaut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij, pas kontrolleve me urdhër të SPAK në banesën e të vëllait dhe tek “Harabeli”, biznesi i bashkëshortes, Ajola Xoxa.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja u shpreh se pasurinë më të madhe është konstatuar ajo e vëllait, Arbër Veliaj.
“Po të shohim ngjitja e kompanisë Gogel bëhet pasi Arbër Veliaj bëhet 100% aksioner i kompanisë dhe lidhet me karrierën politike të vëllait të tij. Gogel në vitin 2014, dyfishon xhiron në 230 mijë euro. Pastaj 430 mije euro. Nga viti 2016 deri 2022 xhiro mesatare 3 milion euro në vit dhe kulmon në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Nëse i mbledhim janë afërsisht 32 milionë euro para të cilat ka xhiruar kompania Gogel shpk që zotërohet nga vëllai i Erion Veliajt. Pra 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite.“, tha Ola Xama.
Ajo u shpreh se SPAK do të shohë klientët e kompanisë Gogel, nëse ata kanë konflikt interesi dhe janë përfitues të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Gazetarja shtoi se i dyshuar për afera korruptive është Veliaj, por theksoi se përfitimi pasuror është bërë përmes aseteve të familjarëve të tij.
Ola Xama: Pasuria e Erion Veliajt e deklaruar deri në vitin 2022, është një apartameent, 111 metra katrorë. Është bashkëpronar i një tjetër apartamenti bashkë me Ajola Xoxën, 162 metra katrorë dhe të ardhurat nga paga dhe shpërblimet. Këto janë pasuritë e deklaruara, kapin vlerën 31 mijë euro në vit nga pagat dhe shpërblimet. 16 mijë euro nga shpërblimet dhe 15 mijë euro nga paga. Pra zoti Veliaj më shumë fiton duke udhëtuar jashtë vendit sesa duke ushtruar detyrën si kryebashkiak.
Nëse shohim pasurinë e familjarëve, aty do të gjejmë se ka asete në pasuri të patundshme dhe në llogari bankare të bashkëshortes. Pasuria e Xoxës, bazohet në kontratat e konsulencës, duke shërbyër në një zyrë ligjore, por edhe në një shtëpi botuese, ku ka qenë trashëgimtare. Ka deklaruar se ka trashëguar 200 mije euro nga babai dhe të ardhurat vjetore kapin vlerën 40-50 mijë euro në vit. Nga një llogari për vitin 2022, Xoxa ka gjeneruar të ardhura nga pagat, qira dhe të tjera, në vlerën 41,800 euro. 26 mijë euro kanë shkuar për depozitë bankare dhe pjesa e mbetur për të jetuar, pra shpenzon rreth 1250 euro në muaj.
Pasurinë më të madhe që kemi konstatuar është ajo e vëllait, Arbër Veliaj. Ai ble 10% të kuotave të Gogel për 100 euro. Kompania gjeneronte të ardhura 100 mijë euro në 2011 dhe fitonte 20-30 mijë euro.
Po të shohim ngjitja e kompanisë Gogel bëhet pasi Arbër Veliaj bëhet 100% aksioner i kompanisë dhe lidhet me karrierën politike të vëllait të tij. Gogel në vitin 2014, dyfishon xhiron në 230 mijë euro. Pastaj 430 mije euro. Nga viti 2016 deri 2022 xhiro mesatare 3 milion euro në vit dhe kulmon në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Nëse i mbledhim janë afërsisht 32 milionë euro para të cilat ka xhiruar kompania Gogel shpk që zotërohet nga vëllai i Erion Veliajt. Pra 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite. Nëse do të bënim një analizë do të kishim pikëpyetje, se si vetëm të afërmit e njerëzve me pushtet kanë kompani të suksesshme. SPAK do të shohë klientët e kompanisë Gogel, nëse ata kanë konflikt interesi dhe janë përfitues të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Familjarët e Veliajt nuk mund të shkëputen dot nga zoti Veliaj në hetim. Vetëm nëse do të bënin një krim që nuk kishte lidhje me Veliajn, do të hetoheshin nga një prokurori rrethi. Ne kuptojmë që i dyshuar për afera korruptive, etj, është zoti Veliaj, por përfitimi pasuror është bërë përmes aseteve të familjarëve të tij.
Edhe ligji për deklarimin e pasurive, ka shumë hapësira ku mund të deklarosh të ardhura konfidenciale që nuk janë publike. Ka disa hapësira që nuk i dimë të gjithë pasuritë që zotërojnë. Por aq janë të detyruar të deklarojnë.
Ish-zv.kryeministri shqiptar i RMV-së, Artan Grubi ka reaguar pasi u fut në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion.
Ai shkruan se jetën e tij ia ka kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike, duke shtuar se gjithmonë ka punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian.
Artan Grubi theksoi se ky vendim e prek personalisht dhe do të angazohet me përkushtim për të zbardhur plotësisht këtë çështje.
“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, ka shkruar Grubi.
Altin Dumani, “kampion kundër korrupsionit”, ambasada e SHBA: Guxim dhe integritet i palëkundurAmbasada Amerikane në vendin tonë ka reaguar pasi drejtuesi i SPAK u nderua me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.
Kreu i SPAK u vlerësua me çmimin nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ditën e sotme. Ambasda e SHMA shprehur se çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin e palëkundur të Altin Dumanit në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.
Gjithashtu thekson se puna e tij frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA shprehet se të vazhdojë të punojë me Altin Dumanin, me SPAK dhe të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje të partive politike në ShqipëriNë Shqipëri janë shënuar disa hapa para në rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, por organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore dhe ekspertë të fushës mendojnë se ato janë të pamjaftueshme. Pas çdo fushate zgjedhore, lindin dyshime që lidhen me saktësinë e raporteve financiare të partive politike, me faktin se kush qëndron pas këtyre financimeve, se sa realë janë donatorët që raportojnë partitë në KQZ apo dhe sa efektive janë rregullat në fuqi. Kodi Zgjedhor përcakton katër burime financimi për subjektet zgjedhore: nga buxheti i shtetit, të ardhurat e vetë subjektit, dhuratat, huatë dhe kreditë. Megjithë insistimin e OSBE- ODIHR-it, disa rekomandime në këtë kuadër ende nuk janë adresuar. Reforma zgjedhore e këtij viti, që i paraprin zgjedhjeve politike të vitit 2025, nuk e preku kapitulllin e financimit të partive politike. Në një imtervistë për Zërin e Amerikës ambasadori i OSBE-së Michel Tarran shprehu keqardhje për këtë, ndërsa veçoi disa elementë që duhen përmirësuar.
“Kolegët tanë të ODIHR kanë insistuar që duhet të forcohen mjetet e KQZ sepse nuk ka mundësi tani me mjetet që ka në dispozicion për të kontrolluar me të vërtetë situatën. Së dyti duhet të ketë transparencë me të madhe në raportime për donacionet dhe shpenzimet gjatë fushatave zgjedhore dhe jo vetëm pas zgjedhjeve. Së treti duhet të përmirësohet kuadri ligjor përsa i përket palëve të treta që ndëryjnë në jetën e brendshme politike të Shqipërisë”- shprehet Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Edhe Instituti Demokratik Amerikan i tha Zërit të Amerikës se nevojitet forcimi i rolit të KQZ, si dhe rregullime ligjore në lidhje me fushatën nga palët e treta, ose thënë ndryshe nga aktorë që nuk garojnë në zgjedhje.
“Legjislacionit zgjedhor të Shqipërisë, i mungon rregullimi për fushatën e “palëve të treta”. Ky boshllëk i lejon aktorët me burime të dyshimta financimi të ndikojnë në fushatat elektorale duke bërë fushatë në favor apo kundër një partie apo kandidati të caktuar. Kjo i jep mundësi partive të anashkalojnë detyrimin lidhur me tavanin e shpenzimeve për fushatë zgjedhore, duke i kanalizuar burimet e financimit nëpërmjet palëve të treta, ndaj të cilave KQZ-ja nuk ka asnjë kompetencë mbikëqyrëse apo rregullatore”- thotë Instituti Demokratik Amerikan, në përgjigjen me shkrim.
Përfaqësues të dy partive të mëdha politike, PS dhe PD Milva Ekonomi dhe Ivi Kaso thonë për Zërin e Amerikës arsyet, sipas këndvështrimeve të tyre, se përse problemet e financimit të zgjedhjeve dhe partive politike nuk u pasyquruan në ndryshimet që pësoi Kodi Zgjedhur në verën e këtij viti.
“Propozimet që erdhën nga OSBE-ODIHR dhe nga NDI ( Instituti Demokratik Amerikan) për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë ndryshime që kalojnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe në patëm momente që komisioni funksionoi, pastaj ndërpreu aktivitetin, pastaj pala opozitare u ul me vështirësi në tavolinë dhe u arrit një dakortësi minimaliste”- thotë Milva Ekonomi, Sekretare për Programin në PS.
“Kemi kërkuar që të diskutohet të gjitha propozimet e ODIHR-it për dy proceset e fundit zgjedhore. Kjo nuk është pranuar nga pala tjetër, e cila nuk ka pranuar të adresojë asnjë problematikë që nuk kishte të bënte me dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atë për llogaritjen e shpërndarjes së mandateve dhe atë për votën e diasporës”- shprehet Ivi Kaso, Sekretar për çështjet zgjedhore në PD.
Zgjedhjet politike pritet të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm. Zonja Ekonomi dhe Zoti Kaso mendojnë se koha e mbetur është e pamjaftueshme për t’i reflektuar në Kodin zgjedhor problematikat mbi financimin e fushatave zgjedhore dhe partive politike.
Shqetësime në këtë kuadër vijnë edhe nga deputetë të shumicës parlamentare. Kryetari i komisionit për dezinformimin dhe format e tjara të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike Erion Braçe, i tha Zërit të Amerikës, se ka nevojë për transparencë kur bëhet fjalë për burimet financiare të donatorëve të partive apo kandidatëve.
“ Është e pambuluar nga pikpamja ligjore. Pra ne nuk kontrollojmë sot veprimtarinë e të tretëve që financojnë në procese zgjedhore. Përshembull unë jam donator i një partie. Problemi që kemi është që unë nuk deklaroj, deklaron partia për mua dhe unë nuk deklaroj burimin e të ardhurave të mia. I keni dëgjuar këta që thonë arkëtojmë kaq para nga donacione që vijnë nga brenda dhe nga jashtë vendit. Ky është shqetësimi. Kjo duhet të rregullohet urgjentisht para këtyre zgjedhjeve. Përndryshe lumi i parave që derdhen në fushatë elektorale nuk do të ketë asnjë limit”- thotë Z. Braçe.
Nga ana tjetër Instituti Demokratik Amerikan vëren me shqetësim se edhe “çështja e vetëfinancimit të kandidatëve mbetet e parregulluar me ligj, duke krijuar avantazhe për kandidatët me mundësi më të mëdha financiare kundrejt atyre me mundësi të pakta financiare”.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi edhe pse pranon se ka përparime në kuadër të deklarimit të burimeve të financimit në zgjedhje, sërish thotë se ky proces është formal.
“Duhet të pranojmë jemi në kuadër formal të këtij procesi. Partitë dhe kandidatët raportojnë ato që ata duan të raportojnë, dhe ne thjesht bëjmë vlerësimin e atyre që kanë raportuar, por pak mundësi dhe mekanizma kemi për për të verifikuar në thellësi, se sa para marrin partitë dhe se si i kanë shpenzuar këto para. Jemi përpjekur të bëjmë kryqëzim informacioni, pra ky donator i ka apo jo kapacitetet për t’i dhënë këto para. Do duhet që ky proces të jetë më i rregulluar në aspektin ligjor dhe të ketë më shumë kompetencë KQZ-ja për të verifikuar edhe mbi donatorin”- argumenton Z. Celibashi.
Pas denoncimeve të organizatës “Qëndresa Qytetare” në KQZ, për zgjedhjet vendore të vitit 2023, 20 zyrtarë u gjobitën për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë. Kodi zgjedhor parashikon sanksione, ndaj partive dhe donatorëve për shkelje të rregullave të financimit në fushatë, që përfshijnë gjoba deri në 5 milionë lekë dhe pezullim të financimit publik të një partie politike deri në pesë vjet, por ajo që shqetëson jo vetëm drejtuesit e kësaj organizate, lidhet me faktin se regjimi i sanksioneve është shumë i dobët për të qenë imponues.
“Ka patur dhe gjoba më pak se 25 euro, pra më pak se rruga që i ka kushtuar kandidatit apo zyrtarit nga një qytet në Tiranë. Ajo që kemi menduar në zgjedhjet e ardhshme është të vëmë në lëvizje prokurorinë. Ekzistojnë nene specifike në Kodin Penal për keqpërdorimin e burimeve publike në zgjedhje. Jemi në komunikim me SPAK-un, për zyrtarët e lartë por dhe me prokuroritë e rretheve për nivelet e tjera dhe çdo identifikim që do të kemi do ta adresojmë në këto institucione”- thotë Rigels Xhemollari, Drejtues i “Qëndresa Qytetare”.
Nga ana tjetër ekspertët vërejnë gjithashtu se mbetet krejtësisht e parregulluar me ligj edhe çështja e financimit të fushatave zgjedhore online.
“Kërkohet një ligj specifik që mediat online të jenë të rregulluara, me qëllim që paratë hije nga aktorë të tretë, që nuk janë të detyruar me ligj për të deklaruar financimet të mund të levrojnë para që bëjnë pis procesin zgjedhor”- shprehet Gerta Meta, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike.
Por Zoti Celibashi thotë se në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore që zhvillohen online KQZ ka ndërmarrë një nismë.
“Ne si institucion po shohim mundësinë që të ndërtojmë një njësi e cila do të merret posaçërisht me monitorimin e mediave online, dhe për të kryqëzuar atë që raportohet si shpenzim nga subjektet zgjedhore me atë që ne verifikojmë realisht. Kjo kërkon dhe angazhimin e platformave sociale , ndërsa çështja e portaleve është në kaos të plotë”- vijon Z. Celibashi.
Ekspertët në vijimësi kanë ngritur shqetësime se financimet informale kryesisht në zonat me grupe kriminale aktive mund të ndikojnë deri në rezultatin e zgjedhjeve.
“ Grupet kriminale siç e kemi parë dhe nga skandalet kanë asete të mëdha financiare të padeklaruara dhe interesi i tyre është që të kenë njerëzit e tyre në nivelet vendimarrëse. Legjislacioni ynë aktual nuk e pengon këtë gjë, nuk e heton, edhe nëse ka indicie nga raportimet në media apo diku tjetër nuk e përdor këtë si indicie të mjaftueshme për të shkuar tek hetimi”- thotë Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.
Shqetësim për financimin e kandidatëve në fushata zgjedhore nga bota e krimit shprehu edhe ambasadori i OSBE-së, duke e cilësuar këtë si rrezik për demokracinë.
“Nuk është në interesin e Shqipërisë që kandidatë të botës së krimit të vijnë në fuqi. Dhe fatkeqësisht ka interesa të ndryshme këtu që janë kundër interesave të vendit. Kjo dëmton demokracinë, dhe për këtë arsye në si organizatë jemi kaq të angazhuar, sepse qëllimi ynë kryesor është forcimi i demokracisë në Shqipëri. Dhe është e qartë se nëse aktorë të padëshiruar gri ndërhyjnë në zgjedhje, kjo shkon kundër intersave dhe demokracisë në Shqipëri”-thotë Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Problemtikat e financimit të fushatave zgjedhore dhe partive politike janë sfida edhe për vendet e zhvilluara perëndimore, por ekspertët vërejnë se në vende si Shqipëria me demokraci të brishtë, informalitet të lartë, qarkullim të parave gri në ekonomi, me përpjekje në rritje të botës së krimit për të depërtuar në vendimarrje politike dhe parlamentare, këto sfida janë edhe më të mëdha./VOA
Çështja e gjuhës shqipe në RMV, Ali Ahmeti: Mos i prekni në palcë shqiptarët, edhe durimi ka kufiKreu i BDI-së Ali Ahmeti nga tendat e vendosura përpara Gjykatës Kushtetuese, me porosi për kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Gjykatën Kushtetuese. Ahmeti tha se nuk guxon të preket në palcën e shqiptarëve, pasi kjo nuk është në të mirë të askujt. Sipas tij protesta nuk ka të bëjë me pohimet e Mickoskit se BDI-ja dëshiron të krijojë mjegull për shkak të krimeve të bëra.
“Respektoni Marrëveshjen e Ohrit dhe mos cenoni dhe mos prekni në palcën e shqiptarëve sepse nuk është mirë as për ju as për ne. Ky shtet është i përbashkët. Asnjëherë nuk kemi kontestuar as gjuhën e bashkëqytetarëve as historinë e bashkëqytetarëve. Prandaj mos i prekni në palcë shqiptarët sepse edhe durimi ka një fund”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së- Fronti Europian.
Ahmeti kritikoi edhe përfaqësuesit e koalicionit Vlen, për siç tha ndryshim të përditshëm të qëndrimeve.
“Sa për këta tanë që brenda një muaji ndërrojnë ditë për ditë qëndrimet. Fillimisht gjuha shqipe nuk ishte zyrtare e tani na u bë zyrtare dhe dalëzotës janë bërë dhe janë trimëruar. E di unë sa trima janë. Aq trimëri kanë sa një mace të rrëzojë enët në kuzhinë. Aq është takati i tyre”, shtoi ai.
Ahmeti bashkë me krerët e Frontit, në Shkup erdhën pas takimit të mbajtur në Reçicë të Vogël në Tetovë ku paraprakisht u mblodhën partnerët e Frontit Evropian dhe kryesia e BDI-së për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm. Për të tërhequr tendat nga Gjykata Kushtetuese, Fronti kërkon garanci se gjuha shqipe nuk do të preket./Alsat.mk
Skandali i drogës, shkarkohet David Coote, arbitri i Premier LeagueZyrtari i Premier League, David Coote është shkarkuar nga trupi i arbitrave PGMOL pas një hetimi të plotë mbi sjelljen e tij.
42 vjeçari u pezullua nga PGMOL (Professional Game Match Officials Limited) më 11 nëntor në pritje të një hetimi të plotë pasi një video ku dyshohet se ai bënte komente nënçmuese për Liverpool-in dhe ish-menaxherin e klubit Jurgen Klopp,që u shpërnda në mediat sociale.
Një hetim i mëtejshëm u hap dy ditë më vonë pasi Sun publikoi fotot që raportohet se janë bërë gjatë Kampionatit Evropian të kësaj vere, duke pretenduar se në imazhe shihet Coote duke thithur një pluhur të bardhë përmes një kartëmonedhe të mbështjellë amerikane.
PGMOL tha se veprimet e Coote e bënë pozicionin e tij “të paqëndrueshëm”. “Veprimet e David Coote u zbuluan se ishin në shkelje serioze të dispozitave të kontratës së tij të punës,” tha PGMOL.
“Mbështetja e David Coote vazhdon të jetë e rëndësishme për ne dhe ne mbetemi të përkushtuar për mirëqenien e tij.”
Jay-Z akuzohet për përdhunimin e një vajze 13-vjeçarejeReperi amerikan Jay-Z është paditur se së bashku me Sean “Diddy” Combs droguan dhe përdhunuan një vajzë 13-vjeçare në një festë në vitin 2000.
Sipas akuzueses, e cila mbeti anonim, ajo sulmua gjatë një feste pas MTV Video Music Awards (VMAs) në Nju Jork dhe se një femër e famshme e paidentifikuar ishte në dhomë në momentin kur u abuzua.
Në një deklaratë, Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e hodhi poshtë akuzuar si një “përpjekje për shantazh”.
Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, reperi tha: “Avokati im mori një përpjekje shantazhi, të quajtur një letër kërkesë, nga një “avokat” i quajtur Tony Buzbee. Ai kishte llogaritur se natyra e këtyre akuzave dhe bërja e tyre publike do të më vendosnin mes një zgjedhje.
Jo zotëri, pati efektin e kundërt! Më bëri që të të ekspozoj për mashtruesin që je në një mënyrë shumë publike. Kështu që jo, nuk do t’ju jap një qindarkë!”
Carter shtoi se i konsideronte akuzat “kaq të neveritshme saqë unë ju lutem ju (Tony Buzbee) të bëni një ankesë penale, jo një civile!! Kushdo që do të kryente një krim të tillë kundër një të mituri duhet të arrestohet, a nuk jeni dakord?”
Combs, i cili është në burg në pritje të gjyqit pasi u akuzua në shtator për trafikim seksual dhe vepra të tjera, mohoi gjithashtu akuzën e fundit të ngritur ndaj tij.
Altin Dumani shpallet “kampion i antikorrupsionit” nga SHBASekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shpallur kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani si “kampion i antikorrupsionit”.
Drejtuesi i SPAK renditet në mesin e 10 personave që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
“SHBA-ja i jep përparësi luftës kundër korrupsionit, por nuk mund të ketë sukses vetëm. Kjo është arsyeja pse @StateDept po nderon 10 individë të shquar, guximi dhe përkushtimi i të cilëve kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në parandalimin, ekspozimin dhe luftimin e korrupsionit. Urime! 🎊”, shkruan DASH.
Ndërsa janë publikuar fotot dhe emrat e 10 tyre, mes të cilëve drejtuesi i SPAK, me mbishkrimin “Urime 10 kampionët e antikorrupsionit”.

Antony Blinken në momentin e dekorimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, u shpreh se Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë, si edhe grupe të rëndësishme kriminale.
Sekretari Amerikan i Shtetit u shpreh se Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme, si edhe është një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.
SHBA shpall non grata ish-zv.kryeministrin shqiptar dhe një gjyqtar të RMVDepartamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata dy zyrtarë të Maqedonisë së Veriut.
Në listën e zezë të DASH janë përfshirë:
Departamenti i Shtetit shpalli nongrata Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK).
“Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në bazë të OE 14033. Si pjesë e këtij veprimi, janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftimin e DASH.