Aplikacion
“Një ditë në një nga ato pemë do të varet si shembull”, kështu deklaronte kryeministri Edi Rama disa vite më parë për kryebashkiakun socialist të Tiranës, Erion Veliaj.
Nuk dimë të themi nëse paralajmërimi i kreut të PS-së, ishte ironi apo e vërtetë, por ajo që dihet është se Erion Veliaj, 6 vite pas asaj deklarate është në “lupën” e SPAK-ut.
Kryebashkiaku po përballet me probleme me drejtësinë, ku është vendosur nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa është i dyshuar si i përfshirë në disa afera si ajo e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe dosja “5 D”.
Dhe paralajmërimi i Ramës se Erion Veliaj nuk e kishte të gjatë teksa shprehej se “padiskutim do të marrë goditjen e duhur” duket si profeci.
“Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet.
Do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do të vazhdojnë të marrin goditjen e duhur, nuk diskutohet”, tha Rama.
4 viktima nga shpërthimi në bllokun e banesave në Hagë, pak shanse për të mbijetuar
View this post on Instagram
Të paktën katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi shpërthimit në një bllok banesash në Hagë në Holandë, thanë autoritetet.
Shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Jan van Zanen, tha se nuk dihet se sa njerëz janë ende të zhdukur.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por policia holandeze shtoi se një makinë u largua “me shpejtësi shumë të madhe”.
Van Zanen shtoi se mundësia që të mbijetuarit të nxirren nga rrënojat është e vogël dhe i kërkoi komunitetit të përgatitet për një “skenar të rastit më të keq”.
Vlerat e lëngut të shegës për shëndetin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti janë të pamohueshme.
Të gjithë ekspertët e mirëqënies bien dakord se lëngu i shegës funksionin si nektar për organizmin.
Në fakt, ngritja në piedestal e shegës është krejt e justifikueshme. Ajo na jep një nga lëngjet më të mira për njeriun.
Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut.
Sipas kërkimeve, lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve.
Ata çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.
Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil.
Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E.
Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara. Kjo për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.
Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës
Lëngu i shegës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm. Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut.
Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e aterosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.
Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru.
Me fjalë të tjera, lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.
Lëngu i shegës forcon imunitetin
Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar.
Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitet dhe infeksione të ndryshme.
Një ushqimi i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell.
Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.
Lëngu i shegës rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që tendosin lëkurën dhe parandalojnë formimin e rrudhave në fytyrë.
Kolagjeni dhe elastina janë të domosdoshme për një lëkurë të mirë, të pastër, të tendosur dhe pa rrudha. Sipas informacioneve, kur fibrat e kolagjenit dhe elastinës dobësohen, lëkura varet dhe humbet forcën e saj.
Nëse pini një lëng shege në ditë, do të keni një përmirësim lëkure shumë të dobishëm.
Lëngu i shegës dhe shtatëzania
Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh.
Përfshirë këtu acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzanisë.
Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.
Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve
Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar.
Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha./AgroWeb.org
M*sakroi me thikë bashkatdhetarin, 22-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëmNjë 22-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Bledi Petraj, pasi nuk pranoi t’i jepte dorë.
Kozma Papa ka pranuar krimin pasi goditi me thikë 13 herë Bledi Petrajn, ngjarje e ndodhur në Southgate, në veri të Londrës, më 4 shkurt.
Kozma Papa do të vuajë një minimum prej 20 vitesh në burg. Gjatë gjyqit, u tha se viktima dhe autori njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Gjithashtu ishin përfshirë në një përleshje në një kafene rreth orës lokale 13:15.
Të dy më pas shkuan në rrugën Queen Elizabeth’s Drive afërsisht 45 minuta më vonë, me thika me vete.
Ata tentuan të godisnin njëri-tjetrin, para se viktima Bledi Petraj të humbiste kontrollin e thikës së tij dhe t’ia merrte Kozma Papa.
I riu mori të dy thikat në dorë dhe goditi vazhdimisht me thikë viktimën, tha avokati. Petraj vdiq në spital nga plagët e marra atë pasdite.
Në një deklaratë motra e viktimës tha: “Zgjohem në mëngjes, duke u përpjekur të bind veten se ishte thjesht një makth. Nuk mund të festojmë më. Çdo festë familjare është e mbushur me lot sepse Bledi mungon”.
Prindërit e tij shtuan se Petraj ishte “në vendin e gabuar në kohën e gabuar, duke u përballur me një përbindësh me thikë në dorë, që e goditi pa mëshirë”.
Ndërkohë Kozma Papa pranoi se ishte përfshirë në tregtimin e drogës dhe se ishte penduar. Autori hyri ilegalisht në Britani në shtator 2022 dhe Home Office ka tërhequr kërkesën e tij për azil.
Mendi Kabashi, vajza e artistit të ndjerë Mirush Kabashi, ka rrëfyer se sëmundja e të atit u kap në fazë të fundit për shkak se u diagnostikua vonë.
Ajo ka rrëfyer se mjekët i dhanë një diagnozë të gabuar, duke shtuar se Mirush Kabashi nuk është më mes nesh pikërisht për këtë arsye.
Mendi Kabashi u shpreh se kur u zbulua se vuante nga kanceri ishte shumë vonë.
“U kap në një fazë shumë të vonë dhe nuk u diagnostikua në kohë, nuk dua ta them, por do e them, nga doktorët shqiptarë. U diagnostikua në mënyrën e gabuar dhe Mirushi nuk është sot mes nesh sepse shumë gjëra u bën gabim këtu. U trajtua në Turqi, fillimisht pati një diagnozë të gabuar, kur shkuan te e sakta, ishte shumë vonë”, rrëfeu ajo në “Kjo Javë”.
Vajza e artistit të mirënjohur u shpreh se Mirush Kabashin nuk e mposhti sëmundja në asnjë moment.
Ajo shtoi se Mirush Kabashi doli në skenë pavarësisht sëmundjes, duke shtuar se ishte neglizhent për shëndetin dhe e la veten pas dore.
“Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment. Ai edhe kur e dinte, e fshehu nga ne që ne mos ta kishim atë barrën, por ne humbëm njeriun që donim më shumë. Mori të gjithë barrën vetë dhe e kaloi me sporitivitet sëmundjen e rëndë, doli në skenë, e harroj edhe vetë për një kohë.
Babi ka qenë shumë neglizhent për shëndetin. U mor me gjithçka dhe më të gjithë dhe la vetën pas dore. Paçka gjithë përpjekjeve të time mëje që ai të kujdesej dhe të shkonte në kontrolle, e kapi në fazë të fundit kancerin”, tha ajo.
BIRN: Sky ECC, “arma” e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në KushtetueseNë Shqipëri, lufta kundër krimit të organizuar është transformuar nga një teknologji që më parë përdorej nga grupet kriminale për të komunikuar në fshehtësi. Sky ECC, një aplikacion i koduar që reklamonte privatësi absolute, është kthyer gjatë viteve të fundit në armën kryesore të Prokurorisë së Posaçme, duke zbuluar mijëra biseda që lidhin kriminelë, politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri.
Falë zbërthimit të sistemit Sky ECC, SPAK ka goditur të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda të viteve të fundit.
Këto komunikime konsiderohen gjithashtu nga prokurorët si një avantazh për të kuptuar më gjerësisht shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar dhe depërtimin e tij në administratën publike dhe agjencitë ligjzbatuese.
“Sky na ka ndihmuar të kuptojmë shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar, që përfshin Shqipërinë, Evropën, por edhe Amerikën Latine, Qendrore dhe Jugore. Na ka ndihmuar të kuptojmë nivelin e organizimit, fuqinë financiare që kanë grupet kriminale,” thotë prokurori i SPAK, Klodian Braho.
“Gjithashtu, na ka ndihmuar të kuptojmë edhe depërtimin e tyre në administratën publike, policinë, prokurorinë, si dhe në organet gjyqësore,” shtoi ai.
Sky ECC është një aplikacion i zhvilluar nga kompania kanadeze Sky Global. Ky aplikacion ofronte kriptim të avancuar dhe përdorej gjerësisht nga organizata kriminale për aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës apo i armëve.
Megjithatë, në mars të vitit 2021, autoritetet franceze, belge dhe holandeze arritën t’i deshifronin komunikimet. Prokurori Braho thotë se mes përdoruesve të Sky ECC ishin me mijëra shqiptarë, si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij.
“Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të përdorura në platformën Sky ECC,” tha Braho.
Por jo të gjithë janë dakord me trajtimin e të dhënave të Sky ECC si prova gjyqësore.
Njëri prej përdoruesve dyshohet se është biznesmeni Pëllumb Gjoka, një investitor strategjik i qeverisë, i cili akuzohet për vrasje me paramendim si pjesë një grupi të strukturuar kriminal që u godit gjatë operacionit “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023.
Gjoka e ka ankimuar vendimin që e mban në burg në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar si të paligjshëm arrestimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi avokat i Gjokës, mbron idenë se përdorimi i këtyre të dhënave si prova gjyqësore përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe rregullave të privatësisë.
“Jemi përballë faktit që kemi përgjime masive. Me një pajisje përgjuese, ndërmjet dy serverëve të komunikimit të pajisjeve Sky, është marrë i gjithë informacioni. Çfarëdo që të gjesh aty, mund ta përdorësh për të dhëna të sigurisë kombëtare, por jo si prova gjyqësore,” tha Manjani.
“Ne nuk jemi në debat me Sky ECC. Ne jemi në debat gjyqësor me prokurorinë shqiptare dhe me gjykatat shqiptare. Të dhënat e përftuara nga Sky ECC duhet t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë në vendin ku përdoren. Nëse në Francë del qoftë dhe një vendim gjykate që autorizon përgjimin e Pëllumb Gjokës, atëherë mund të pranojmë provat,” theksoi ai.
Ankimi i Gjokës në Gjykatën Kushtetuese nuk është sfida e parë gjyqësore kundër përdorimit si prova të të dhënave nga aplikacioni i koduar. Padi të ngjashme janë bërë edhe në Gjykatat Evropiane.
Ish- ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpjegon se të gjitha vendimet kanë qenë unanime dhe konvergojnë sipas tij në tre komponentë kryesorë.
“Së pari, është shumë e rëndësishme e drejta e mbrojtjes së privatësisë së personave, qoftë edhe nëse ata kanë ushtruar veprimtari kriminale. Së dyti, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave dhe respektimin e standardeve është autoriteti dhe shteti ku ato janë mbledhur. Pra, përgjegjës është Franca, ajo i ka mbledhur dhe më pas i ka transmetuar. Gjykata e Strasburgut thotë se këto të dhëna janë mbledhur në përputhje me standardet franceze dhe ato evropiane,” tha Halimi.
“Së treti, çdo shtet duhet t’i analizojë dhe t’i përdorë këto të dhëna në përputhje me legjislacionin e tij. Gjithashtu, këto të dhëna duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi gjyqësor për t’u konsideruar të ligjshme,” theksoi ai.
Edhe pse përdorimi i mesazheve të deshifruara nga Sky ECC u ka dhënë prokurorëve një avantazh të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, dokumentimi i ngjarjeve kriminale të lidhura me këto mesazhe mbetet një proces hetimor kompleks.
Për prokurorin Klodian Braho, ky proces kërkon kohë, kujdes dhe profesionalizëm.
“Në Sky mund të gjeni komunikime që kanë vlerë provuese, por mund të gjeni edhe opinione, hamendësime dhe thashetheme. Sfida e grupit të hetimit, prokurorit dhe hetuesve është të bëjnë një vlerësim sa më të saktë të këtyre komunikimeve. Kjo bëhet duke i ndërthurur komunikimet e Sky ECC me prova të tjera, dokumente dhe dëshmi nga dëshmitarët,” theksoi Braho.
Më 19 dhjetor, trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të vendosë mbi këtë çështje, duke përcaktuar nëse përdorimi i të dhënave të Sky ECC si prova përputhet me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare. Ky vendim do të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi të ardhmen e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri./BIRN
Kishte destinacion Evropën, kapet sasia më e madhe e drogës në Republikën DomenikaneAutoritetet në Republikën Domenikane ka konfiskuar sasinë më të madhe të kokainës ndonjëherë në vend.
E fshehur në një ngarkesë banane, zyrtarët gjetën 9.500 kg drogë në një port në kryeqytet, Santo Domingo.
Kokaina ishte fshehur në 320 thasë dhe ka vlerësohet se në treg ka një vlerë prej 250 milionë dollarësh.
Të paktën 10 persona të lidhur me portin janë nën hetim. Raportohet se bananet kishin mbërritur në port nga Guatemala, sipas Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Drogës.
“Shumë persona ende të identifikuar u përpoqën të transportonin drogën në një kontejner tjetër që do të dërgohej me një anije në Belgjikë”, tha Carlos Denvers.
Transporti tejkalon sasinë prej 2.580 kg sekuestrimin e bërë nga autoritetet dominikane në të njëjtin port në 2006.
Agjencitë monitoruese kanë raportuar se Karaibet po rishfaqet si një rrugë kryesore e trafikut të drogës nga Kolumbia në Evropë.
Një raport i vitit të kaluar zbuloi se përdorimi i kokainës po rritet në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.
Evropa përbënte 21% të përdoruesve të kokainës në botë në vitin 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara .
Tragjike/ 27-vjeçarja shqiptare i shpëtoi aksidentit, por u përplas nga një makinë tjetër pas pak minutashNjë 27-vjeçare shqiptare, Adela Xhaferri, ka humbur jetën në një aksident me makinë në provincën e Brescias.
E reja, e cila jetonte në Brescia, raportohet se ishte pasagjere në automjet. Sipas mediave italiane, makina ku udhëtonte humbi kontrollin duke dalë jashtë rrugës.
Pavarësisht goditjes së fortë, as Adela dhe as shoferi shqiptar, mik i viktimës, nuk pësuan pasoja të rënda.
Menjëherë pas aksidentit, teksa 27-vjeçarja ndodhej jashtë mjetit, ajo u përplas nga një makinë tjetër.
Shoferi raortohet se nuk ka pasur kohë për të shmangur përplasjen dhe për pasojë Adela Xhaferri ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte viktima, bëri testin e alkoolit dhe doli negativ.
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti: Të përfshirë grupet ektremiste serbo-rusePas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shfaqur përmes grafikut emblemat e grupeve që u përkasin uniformat ushtarake dhe paraushtarake.
“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka theksuar se ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes në Ballkan, duke kërkuar një reagim të unifikuar dhe vendimtar ndaj këtyre aktiviteteve destabilizuese.
Ai ka potencuar se këto aksione rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, ka shkruar tutje Kurti.
Ndryshe, pas sulmit në Ibër-Lepenc, situata sa vjen e nxehet.
Janë kryer bastisje, arrestime, konfiskim armësh e pajisjesh ushtarake në Kosovë ka thuajse çdo ditë.
Në Serbi kanë deklaruar se janë duke hetuar rastin e po ashtu flasin edhe për dyshime konkrete./Telegrafi/
Lediona Xheladinaj pësoi aksident të rëndë, fituesja e BBV: Forca, për vajzën tënde!Fituesja e BBV, Egla Ceno ka publikuan një mesazh mbështetës për Lediona Xheladinaj, e cila ka pësuar një aksident të rëndë me motomjet.
Në një postim në rrjetet sociale, aktorja i kërkoi ish-banores së Big Brother Vip të bëhet e fortë dhe i uron shërim të shpejtë.
“Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, shkruan Egla Ceno,

Gazetarja raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë.
Sipas raportimeve, ajo po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ka pësuar fraktura të rënda në trup.
Ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.