Aplikacion
Një gjykatë federale e apelit të premten konfirmoi ligjin që mund të çojë në ndalimin e aplikacionit TikTok brenda pak muajsh.
Vendimi i dha një goditje të madhe platformës së njohur sociale ndërkohë që lufton për mbijetesë në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata amerikane e Apelit e Uashingtonit mori vendim se ligji, i cili kërkon nga platforma TikTok të ndërpresë lidhje me kompaninë ByteDance, me seli në Kinë, pronë e së cilës është, apo t’i ndalohet qasja në Shtetet e Bashkuara nga mesi i muajit janar, është në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë argumentin e platformës TikTok se ligji është në kundërshtim me Amendamentin e Parë dhe se pa të drejtë kishte vënë në shënjestër këtë platformë.
“Amendamenti i Parë ekziston për ta mbrojtur të drejtën e fjalës së lirë në Shtetet e Bashkuara”, tha gjykata në opinionin e saj. “Në këtë rast, Qeveria veproi për ta mbrojtur këtë të drejtë nga një shtet i huaj armiqësor dhe për t’ia kufizuar armikut mundësinë për të mbledhur të dhënat e banorëve në Shtetet e Bashkuara”.
Platforma TikTok dhe kompania ByteDance – njëra nga palët në rastin gjyqësor – pritet ta apelojnë rastin në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili u përpoq ta ndalojë TikTok-un gjatë mandatit të tij të parë dhe Departamenti i Drejtësisë gjatë mandatit të së cilit do të zbatonte këtë ligji, tha gjatë fushatës presidenciale se ai tani është kundër ndalimit të TikToku-ut dhe se do të punonte për “ta shpëtuar” platformën sociale.
Ligji, i cili u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden në prill, ishte hapi i fundit i një sage shumëvjeçare në Uashington mbi aplikacionin me video të shkurtra, të cilin qeveria e konsideron si kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën.
Shtetet e Bashkuara thonë se janë të shqetësuara se TikTok-u mbledh të dhëna të shumta nga përdoruesit e aplikacionit, përfshirë informacion të ndjeshëm rreth preferencave të tyre, që mund të përfundojnë në duart e qeverisë kineze. Zyrtarët po ashtu paralajmërojnë se algoritmi i platformës që përcakton se çfarë shohin përdoruesit në aplikacion ka mundësi të manipulohet nga autoritetet kineze, të cilat mund ta përdorin për t’i dhënë drejtim përmbajtjes në këtë platformë në një mënyrë që është e vështirë për t’u kuptuar.
Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e informatave të qeverisë për këtë rast janë redaktuar dhe janë fshehur nga sytë e publikut, si dhe nga dy kompanitë.
TikTok-u, që paditi qeverinë rreth këtij ligji në maj, ka mohuar se po përdoret prej kohësh nga Pekini për të përgjuar apo manipuluar amerikanët. Avokatët e platformës kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë prova që tregojnë se kompania i ka dorëzuar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze, apo që ka manipuluar përmbajtjen për t’iu përshtatur Pekinit në Shtetet e Bashkuara. Ata po ashtu kanë argumentuar se ligji parashtron rreziqet që mund të ndodhin në të ardhmen, të cilat Departamenti i Drejtësisë i ka theksuar, duke iu referuar pjesërisht një veprimi të paspecifikuar, për të cilin pretendon se dy kompanitë e kanë bërë në të kaluarën me kërkesën e qeverisë kineze.
Vendimi i të premtes u mor pasi trupa e gjykatës së apelit dëgjoi argumentet e palëve në muajin shtator.
Avokatët e dy kompanive pretendojnë se është e pamundur të shpronësohet platforma në aspektin komercial dhe teknologjik. Ata thonë se çfarëdo shitje e TikToku-ut pa algoritmin e lakmuar – elementi sekret i platformës që autoritetet kineze ka shumë mundësi ta bllokojnë nën çfarëdo plani të shpronësimit – do ta shndërronte versionin amerikan të TikTok-ut në një ishull të shkëputur nga përmbajtja tjetër globale.
Megjithatë, disa investitorë, përfshirë ish Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin dhe miliarderin Frank McCourt kanë shprehur interesimin për ta blerë platformën. Ata thanë në fillim të këtij viti se po krijonin një konsorcium për ta blerë degën amerikane të biznesit të TikTok-ut.
Këtë javë, një zëdhënës i Nismës ‘McCourt’s Project Liberty’, që synon mbrojtjen e privatësisë në internet, tha që persona, të cilët nuk i identifikoi, që morën pjesë në fushatën e tyre kanë bërë oferta paraprake që arrijnë një kapital me shifrën mbi 20 miliardë dollarë.
Nëse gjykatat vazhdojnë ta mbajnë ligjin në fuqi, atëherë i mbetet Departamentit të Drejtësisë nën administratën e zotit Trump që ta zbatojë atë dhe të dënojë shkelësit e mundshëm me gjoba. Dënimet do t’u komunikoheshin platformave që shesin aplikacione, të cilave do t’u ndalohet ta ofrojnë TikTok-un, ndërsa kompanive të internetit do t’iu ndalohet që ta mbështesin atë. Voa/
“Hapet televotimi”/ Milaim Zeka shpjegon incidentin me foton virale të banores së BBVGjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka dha një sqarim lidhur me incidentin e postimit të një fotografie të banorës Lela, e cila u bë virale në rrjetet sociale.
Fotografia tregonte Lelën me këmbët e hapura teksa bisedonte me një banor tjetër, dhe u shpërnda nga llogaria e Milaimit në InstaStory.
Zeka deklaroi se ai vetë nuk kishte qenë përgjegjës për postimin, duke sqaruar se dikush që menaxhon rrjetet e tij sociale kishte bërë “repost”-in pa dijeninë e tij.
Ai shtoi se nuk është i aftë të përdorë mirë platformat sociale, prandaj ka dikë që kujdeset për këtë aspekt.
Momenti nuk kaloi pa ironi nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili tha: “Vetëm Dua Lipën dhe ty të kam parë që kanë dikë që ua menaxhon rrjetet sociale”.
Milaimi i pranoi me sportivitet komentet, duke përsëritur se ai nuk e përdor rrjetin social në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe se shpesh ndihmohet nga të tjerët për këtë.
Dëshmia e plotë e shqiptarit që vrau grua në Greqi, çfarë ndodhi në momentet e funditMediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë të shqiptarit që masakroi për vdekje bashkëshorten në Greqi.
Pasi është shoqëruar në stacionin e policisë ku u mor në pyetje, Kastriot Cenko pranoi veprimet e tij dhe tregoi me detaje se si ndodhi ngjarja.
Dëshmia:ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim.
Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë.
Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.
Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, ia kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla.… Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.
Asnjë person tjetër nuk është përfshirë për momentin sipas policisë megjithëse po hetohet nëse ka lidhje vëllai i autorit.
Bislimi: Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës tregon se Beogradi nuk do normaliziminZv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit dhe për këtë arsye nuk do të ishte e logjikshme që të bëhej pjesë e hetimit të krimit.
Megjithëse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në shpërthimin që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, zoti Bislimi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”.
Sipas zv/Kryeministrit, i cili është edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ky incident i fundit rikonfirmon se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se vetëm ajo është përgjegjëse për ngecjen, pavarësisht nga kritikat perëndimore ndaj të dyja palëve.
Zëri i Amerikës: Tensionet janë shtuar për shkak të shpërthimit të javës së kaluar. Megjithëse qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë se qëndron prapa shpërthimit, Serbia vetë e ka mohuar një gjë të tillë. A do të ishte Kosova e gatshme që të pranonte bashkëpunimin e Serbisë për hetimin e këtij shpërthimi, kësaj çështjeje?
Besnik Bislimi: Do të ishte e palogjikshme që në këtë fazë adresa kryesore të cilës i atribuohet krimi, të bëhej pjesë e hetimit të krimit. Prandaj mendoj që është e pamundur që hetuesit nga Serbia të bëhen pjesë e hetimeve. Për këtë moment nuk ka nevojë. Institucionet tona kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtarisht, por jo nga Serbia.
Zëri i Amerikës: Akoma nuk është arritur një përfundim në fakt se kush qëndron pas këtij shpërthimi…
Besnik Bislimi: Tani duhet të kujdesemi që sulmi terrorist që ka ndodhur në kanalin e ujitjes, apo të ujësjellësit, në Ibër Lepenc, të mos bëhet një test i aftësisë së Kosovës për ta dëshmuar kryesin e krimit, edhe e aftësisë së Serbisë për të kryer një krim perfekt. Të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë dhe mendoj që do të ishte e palogjikshme që tash të merremi me atë nëse ka dëshmi të mjaftueshme, apo jo. Ajo që është me rëndësi, është të analizohet se cili ka qenë qëllimi primar i këtij sulmi. A ka qenë vetëm dëmtimi i kanalit, apo ka qenë synimi që kjo të shkatërrohet në tërësi, që pastaj të pamundësohet furnizimi me energji elektrike, me ujë dhe me komunikime? Apo ka qenë vetëm synimi që të dërgohet sinjali se Serbia ka ende potencial për të destabilizuar Kosovën dhe kjo pastaj të përdoret për të rritur fuqinë negociuese të tyre në Bruksel.
Zëri i Amerikës: Zoti Bislimi, a keni kërkuar ndihmë ndërkombëtare për hetimin e këtij incidenti, e këtij shpërthimi?
Besnik Bislimi: Institucionet e policisë kanë kërkuar bashkëpunim me segmente të caktuara ndërkombëtare, por duhet të kuptojmë edhe natyrën e krimit. Sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjell ujë. Do të thotë që edhe shpërthimi ka ndodhur aty dhe rrjedhimisht do të jetë e vështirë që në vendin e krimit të gjenden dëshmi të caktuara. Dëshmitë që ne kemi kanë të bëjnë me komunikimet që kanë ndodhur përpara sulmit dhe ndoshta pas saj, që pastaj kërkojnë një natyrë tjetër të forensikës.
Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi do të ketë mendoni ju një ngjarje e tillë tek procesi i përgjithshëm i negociatave, i bisedimeve?
Besnik Bislimi: Tani, sinjalet që për ne janë me rëndësi është që nuk kemi të bëjmë (thjesht) me një akt terrorist, por pjesë e një plani më të gjerë, të cilat dëshmojnë që Serbia ka axhenda të tjera. Do të thotë që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të raporteve. Paraqitja në Bruksel, Serbisë i shërben vetëm për të vazhduar thithjen e fondeve financiare nga Bashkimi Evropian, të cilat pastaj kombinohen me ndikimin pro-rus. Por në bisedimet për dialog, pjesëmarrja e Serbisë është vetëm pro forma, dhe kontributi i tyre i vetëm në Bruksel është pastaj konferenca për shtyp të cilën e organizojnë pas takimeve, ku tregojnë për konstruktivitetin e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Por në fakt, kjo pjesëmarrje ka qenë fallco gjithmonë, sepse nuk ka asnjë rast përgjatë këtyre tre viteve ku unë të kem parë edhe minimumin e konstruktivitetit të palës serbe, apo minimumin e gatishmërisë për të ndërmarrë ndonjë hap që të paktën na çon më tutje, pak drejt normalizimit.
Zëri i Amerikës: Në fakt, kritikat e ndërkombëtarëve kanë qenë ndaj të dyja palëve, për sa i takon vullnetit për këto bisedime, për këto negociata, por qoftë edhe veprimeve të ndryshme të palëve, lidhur me marrëveshjet…
Besnik Bislimi: Ka qenë një qasje në Bruksel që për të ecur tutje me normalizimin na duhen të dyja palët dhe çfarëdo tentative që njëra palë të apostrofohet si palë përgjegjëse, mund të ndikojë negativisht në gatishmërinë e kësaj pale për të marrë pjesë. Dhe në këtë kuadër të kësaj, në mungesë të vullnetit që të indentifikohet pala bllokuese, Bashkimi Evropian ka preferuar pastaj që ta ndajë fajësinë mes palëve, por joformalisht dihet qartë që kush është pala që bllokon dhe kush është pala që është konstruktive dhe ofron alternativa. Për shembull, për secilën iniciativë të Brukselit, pala kosovare ka ofruar propozimet e saj konstruktive. Të marrim si shembull edhe diskutimet që kemi bërë për planin e sekuencimit. Kemi deri më tani dhjetë drafte të përgatitura nga zyra e zotit Lajçak. Në këto dhjetë drafte kemi dhjetë komente të palës kosovare, por zero komente të palës serbe. Kjo tregon se cila palë ka qenë aktive në gjetjen e zgjidhjes, se cila ka qenë aktive në bllokimin e zgjidhjeve.
Zëri i Amerikës: Më 17 dhjetor është edhe takimi i radhës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me të dërguarin Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë. Në këto kushte që përshkruani ju, cilat janë pritshmëritë e këtij takimi të ardhshëm?
Besnik Bislimi: Takimi i datës 17 dhjetor nuk është se mund të prodhojë, që duhej të prodhonte pritje, qoftë në Bruksel qoftë në Prishtinë apo në Beograd. Ai po ndodh në një moment kritik për tre arsye. E para, kemi sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Kemi ardhjen e figurave të reja në Komision, të cilat do të jenë përgjegjëse për dialogun. Dhe kemi shkuarjen e zotit Lajçak, i cili e përfundon mandatin si emisar. Rrjedhimisht, kjo nuk është periudha më e mirë për të nisur diçka më të madhe, por edhe me gjasë nuk ka edhe gatishmëri nga pala serbe që të merremi seriozisht me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit, të vitit 2023.
Zëri i Amerikës: Në kushtet e ndryshimeve politike ndërkombëtare, do të kemi një administratë të re këtu në Uashington në janar, drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë ndryshuar, si e parashikoni ecurinë e marrëdhënieve me administratën e re të zotit Trump, ndërkohë që duhet të theksojmë që edhe gjatë kohës së zotit Biden marrëdhëniet nuk ishin dhe aq të mira, le të themi…
Besnik Bislimi: Fillimisht, le të themi që në Evropë kemi më shumë qartësi për momentin, për arsye se figurat kryesore të cilat do të kenë në tavolinë edhe çështjen e Kosovës janë të ditura. Zonja Kaja Kallas, si përfaqësuese e lartë e cila do të ketë përsipër edhe portofolin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kemi zonjën Marta Kos, e cila do të merret me politikën e zgjerimit. Ajo që mungon është vetëm emri i falicitatorit të ri, apo përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata është ende në kompletim e sipër. Ende ato figura që mund të merren me Kosovën, ose rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk janë të ditura. Unë nuk do të isha pajtuar me konstatimin se raportet me administratën e Presidentit Biden nuk kanë qenë të mira…
Zëri i Amerikës: …sipas komenteve të vetë zyrtarëve të administratës së zotit Biden.
Besnik Bislimi: …tash unë nuk mund të flas në bazë komenteve. Mund të flas në bazë të asaj që është thënë nëpër takime. Mendoj që nëpër takime në vazhdimësi është njohur qëndrimi pro-amerikan edhe i qeverisë së Kosovës. Madje ka pasur raste kur është konstatuar që qëndrimi pro-amerikan dokumentohet përmes promovimit të vlerave për të cilat qëndron Amerika, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies, luftimin e krimit dhe korrupsionit, politika këto të cilat qeveria Kurti i ka bërë më së miri.
VOA: Veliaj jashtë drejtimjt politik të partisë socialiste në Tiranë, nga hetimet e SPAKNë Shqipëri, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të zotit Veliaj.
Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj zotit Veliaj ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë.
Oficerët e policisë gjyqësore të BKH-së, u shfaqën mëngjesin e sotëm në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit ndodhej në Gjermani për një vizitë zyrtare, sic e njoftoi më vonë përmes një postimi në Facebook. Mësohet se oficertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar telefonin celular të Ajola Xoxes, bashkëshortes së zotit Veliaj.
Më pas, mësohet se oficerët e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontrolle dhe në godinën në qendër të Tiranës, ku ndodhen zyrat e kompanisë së zonjës Xoxe, e cila kryen aktivitete në fushën e artit dhe organizimit të eventeve të ndryshme. Ata kryen kontrolle dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut. Vetë zoti Veliaj nuk ka bërë ende asnjë koment mbi zhvillimet e sotme.
Kontrollet janë zhvilluar mbështetur në një urdhër të Gjykatës së Posaçme, ndërsa vetë Prokuroria deklaroi se nuk mund japë detaje duke qenë se ndodhet në fazën paraprake të hetimeve dhe se sot kishte kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.
Në fund të muajit prill të këtij viti, zoti Veliaj u thirr në Prokurorinë e posaçme ku qëndroi për më shumë se 7 orë, për të dhënë shpjegime për inceneratorin e Tiranës. Në dalje, zoti Veliaj përsëriti se Bashkia që ai drejton nuk kishte lidhje me procesin e inceneratorëve.
Në fund të vitit të kaluar drejtori më i rëndësishëm i Bashkisë, Taulant Tusha u arrestua në kuadër të hetimeve për impiantin e trajtimit të mbetjeve të Tiranës, ndërsa pak muaj më pas, zoti Veliaj mori një tjetër goditje kur në muajin mars u arrestuan dy ish drejtorë të Bashkisë. Për katër të tjerë u dhanë masa më të lehta. Dyshimet e Prokurorisë ishin se dy drejtorët Redi Molla dhe Maringlen Qato, zotëronin një kompani private përmes së cilës kishin përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Ndaj zotit Veliaj, dhe familjarëve të tij të afërm ka nisur prej disa muajsh dhe një hetim pasuror.
Kjo situatë duket se ishte shkaku kryesor për të cilin ai u shmang nga drejtimi politik i partisë socialiste në Tiranë, dhe u la jashtë një angazhimi në vijë të parë për zgjedhjet e ardhshme politike.
Akuzë e re ndaj ish-Presidentit Thaçi: Nga burgu tentoi të ndikojë tek dëshmitarëtGjykata Speciale e Hagës ka ngritur një aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës HAshim Thaci dhe katër personave të tjerë.
Bëhet fjalë për ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut, tre të fundit të arrestuar një ditë më parë.
Vepra penale është “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës për Thaçin dhe të tjerët”.
Thaçi akuzohet se organizoi tri grupe të veçanta së bashku me katër personat e tjerë për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.
Thaçi është duke u gjykuar aktualisht për krime lufte dhe krime kundër njerzimit, të cilat dyshohet të jenë kryer gjatë luftës së Kosovës.
E fundit/ Reagon Veliaj pas kontrolleve të SPAKKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas kontrolleve të SPAK këtë të premte në banesën e tij dhe biznesin e bashkëshortes Ajola Xoxa.
Përmes një reagimni në rrjetet sociale, Veliaj ka shkruar se ai por edhe familjarët e tij janë të hapur ndaj çdo procedure të organeve të drejtësisë, për të cilat është shprehur se i mbështet plotësisht.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku ka dënuar gjyqin që sipas tij i është bërë nga opozita dhe mediat.
Reagimi i plotë i Veliajt:
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.
U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.
Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.
Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.
Opinioni i Venecias për Olta Xhaçkën/ Kuvendi i përgjigjet opozitësZyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar ndaj akuzave te opozitës se kryetarja Elisa Spiropali po mban të fshehtë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Një njoftim thuhet se, ky opinion nuk do të bëhet i ditur nga kërkuesja, në këtë rast Elisa Spiropali, pa u publikuar fillimisht nga vetë Komisioni i Venecias.
“Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias”- thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Aksident tragjik në Kroaci, dy të vdekur. Mes tyre edhe një shqiptarDy persona humbën jetën në një aksident rrugor në Kroaci, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Mediat kroate raportuan se një automjet i drejtuar nga një 58-vjeçar shqiptar kaloi në kahun e kundërt të lëvizjes dhe u përplas me një makinë tjetër, që drejtohej nga një kroat, 85 vjeç.
Për pasojë, dy shoferët humbën jetën, ndërsa u plagos rëndë edhe pasagjeri që ndodhej në makinën e shqiptarit.
Me kapele në avion/ Veliaj kthehet në Tiranë pas kontrollit të SPAK në shtëpi (FOTO)Teksa agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtronin kontroll në shtëpinë e tij paraditen e kësaj të premteje, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se ishte në Hamburg.
Pas përfundimit të vizitës së tij, ku mes të tjerash zhvilloi takim me kryebashkiaun e Hamburgut, Peter Tschentscher, Veliaj është kthyer në Tiranë.
Zoom.al ka siguruar foton e Erion Veliajt teksa udhëton nga Humburgu drejt Tiranës. Ai ndodhet në avion, i veshur sportiv dhe me kapele në kokë.

Mësohet se kryebashkiaku Veliaj është në hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, si edhe nën hetim pasuror së bashku me familjen.
Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme më 30 Prill ku u mor në pyetje në lidhje me inceneratorin e Tiranës.