Aplikacion
Zonja që shihni në fotp është Alba Cenko, një shqiptare që u masakrua për vdekje me çekiç nga bashkëshorti i saj në Greqi.
Autori u identifikua si Kastriot Cenko, 39 vjeç, i cili i lajmëroi vetë forcat e policisë, një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen Ampelokipi të Athinës.
Ai i tha policisë se e vrau gruan për xhelozi, pasi sipas tij ajo e tradhtonte. Kastrioti tregoi se e kishte goditur bashkëshorten me çekiç por edhe me duar.
Burri ka treguar gjithashtu se pas vrasjes, trupin e ka futur në një qese plastike dhe e ka fshehur për një javë në papfingon e banesës ku jetonin.
Në momentin e krimit dy fëmijët e tyre të mitur kanë qenë në shkollë, dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga tragjedia.
Berisha pas izolimit/ Tregon si i kaloi muajt i mbyllur në banesëKreu i demokratëve Sali Berisha ka dalë për herë të parë në një intervistë televozive pas rreth një viti i izoluar në banesë.
Në studipn e emisionit “Open” lideri demokrat ka thënë se mbylla në shtëpi është privim i lirisë.
“Ti s’ke mundësi të ecësh, përtej hapësirës së banesës. Procesi ndaj Sali Berishës është më i shëmtuari që pas Luftës së Dytë Botërore në Europë dhe këtë do e provoj, është vetëm fillimi. Nuk më shkonte mendja se në Shqipëri do të vendosej një narko-diktaturë që do të kulmonte me burgosje dhe ndjekje politike të 3 liderëve të opozitës, marrje mandatesh deputetësh e kështu me rradhë. Diktatura më e keqe është diktatura e bandës, që nuk ndjek asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë”- tha Berisha.
Kryedemokrati tregoi më tej se një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar duke lexuar libra.
Ish-Kryeministri theksoi se nuk i ka munguar noti gjatë qëndrimit në banesë, por ajo që e ka pasion është ecja. “Unë mund të notoja edhe 3 orë, por ajo që se kisha është ecja”, tha Berisha.
Xhensila tregon traumën e fëmijërisë: Pashë babain të godiste me thikë nënënXHensila Myrtezaj ka folur për herë të parë edhe për divorcin e prindërve, një ngjarje që duket e ka lënë shenjë në jetën e saj.
Mes lotësh ajo ka kujtuar momentin traumatik kur përpara ndarjes, babai i saj ka goditur me thikë nënën.
“E mbaj mend, sigurisht. Ka qenë shumë më traumatike, është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime, por mund të ketë ardhur koha ta them… E di pse e dua shumë mamin tim dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohën edhe e gjykoj që nuk pati mundësi t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi pane. Im atë nuk pranoi që t’i jepte divorcin nga ime më dhe mami im është rasti i asaj gruas që u plagos me shtatë thika dhe humbi njërën nga duart. E gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time të therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret dhe nuk e di pse e thashë, se nuk dua të lëndoj as babain tim…”- ka treguar këngëtarja.
Franca në kolaps politik/ Macron i drejtohet kombit: Nuk tërhiqemPresidenti francez, Emmanuel Macron, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke thënë se ai do të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit të tij në 2027 dhe do të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim, pasi kolapsi ka përfshirë politikën në vend.
“Ju më keni dhënë një mandat demokratik prej pesë vjetësh dhe unë do ta zbatoj plotësisht mandatin tim”- tha presidenti në një fjalim drejtuar kombit.
Macron, i cili po përballet me krizën më të keqe politike të dy mandateve të tij si president, kritikoi kundërshtarët politikë si të papërgjegjshem ndaj interesit të kombit.
“Unë nuk do të mbaj mbi supe papërgjegjshmërinë e njerëzve të tjerë. Në ditët në vijim unë do të emëroj një kryeministër dhe do ta udhëzoj atë të formojë një qeveri me interes të përgjithshëm, duke përfaqësuar të gjitha forcat politike që mund të marrin pjesë”- tha ai më tej.
Votimi i mosbesimit të së mërkurës u mbështet nga një aleancë e partive të majta, si dhe nga deputetët e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen kundër imigracionit me një total prej 331 votash.
Nga arsyet e divorcit te lajmet në media/ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parëXhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë lidhur me divorcing mes saj dhe aktorit Bes Kallaku.
Në një intervitë me moderatoren Arbana Osmani, këngëtarja është shprehur “gjerë e gjatë” se si rrodhën ngjarjet mes çiftit.
Ajo ka treguar se prej disa vitesh kishte kriza në martesë, por ende nuk e kishin marrë një vendim nëse do të qëndronin bashkë apo të ndarë. Derisa, ajo kuptoi se nuk po funksiononte dhe se martesa nuk mund të vazhdonte nëse lufton për këtë raport vetëm njëra palë. Kështu që, një ditë, ajo mori vendimin për divorcin:
“Më duhej mua ta bëja si hap, pasi nuk shikoja asnjë rrugëzgjidhje tjetër, asnjë zgjidhje të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd dhe as nuk është diçka që e parashikon të ndodhë apo e dëshiron. Disa hapa, sado të vështira të jenë në jetë, duhet gjetur forca për t’i marrë. Forcën unë e gjeta te fëmijët e mia, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen…”- ka thënë Xhensila.
Ajo ka treguar edhe pse ka vendosur të heshtë pavarësisht çfarë është thënë gjatë muajve të fundit.
“Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre.”, tha ajo.
Xhensila ka thënë më tej se ka kaluar një vit të vështirë, sfidues, madje edhe ka kërkuar ndihmë për gjendjen e rënduar psikologjike. Derisa gjeti forcën për të vazhduar përpara dhe për të mos u dorëzuar…
Basha: Jam braktisur nga ata që nuk besojnë tek misioni, po tek karrigiaIsh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se është braktisur nga individë që kanë qenë krah tij për interesa personale dhe jo ata që kanë besuar tek misioni dhe tek mbrojtja e interesave të shqiptarëve.
Ndërsa konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit, ai tha se po punohet mbi një program dhe listë deputetësh.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, i pyetur mbi përgjegjësitë e tij në kushtet kur Partia Demokratike pësoi gjatë drejtimit të tij përçarjen më të madhe në histori, zoti Basha tha se “përgjegjësia ime ishte të merrja një vendim të vështirë”, duke iu referuar përjashtimit të zotit Sali Berisha.
Basha: Jam braktisur nga ata që nuk besojnë tek misioni, po tek karrigia
Sa i përket, ngjarjes së 21 janarit, për të cilën janë rihapur hetimet, zoti Basha, u shpreh se interesat politike kanë penguar zbardhjen e saj nga drejtësia.
Zoti Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm kur garda qëlloi mbi protestuesit, siç është publikuar edhe në një audio që është bërë publike disa muaj më parë. Garda është në varësi të ministrit të Brendshëm. I pyetur nëse ishte në dijeni për veprimet që po ndërmerrte Garda, zoti Basha u shpreh se :“Absolutisht nuk kam pasur asgjë të bëjë me atë që ka ndodhur. Madje do të them diçka që në minutat e para më erdhi informacioni, që viktimat ishin anëtarë të policisë së shtetit”.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, nga një politikan me një karrierë të shpejtë, keni qenë ministër, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe më pas drejtues i opozitës për shumë vite, sot gjenden pa një parti politike i braktisur thuajse nga të gjithë ata që keni patur në krahë. Ku mendoni se keni gabuar?
Lulzim Basha: Për fat të mirë, jam braktisur nga ata që nuk besojnë tek misioni, po tek karrigia. Në fakt, një nga mësimet më të rëndësishme të këtyre tre viteve është se edhe sikur të mos kishin ikur, unë duhet të kisha bërë gjithçka që mos t’i kisha afër. Këta janë njerëz që nuk e justifikojnë besimin e publikut, besimin e votuesve demokratë në 2021. Ata janë njerëz që i kanë vendosur interesat personale mbi interesat e domokratëve dhe shqiptarëve, jo vetëm me fjalë por edhe me vota, si bashkimi i votave me Edi Ramën për të nxjerrë nga burgu të korruptuarit e Edi Ramës në amnistinë famëkeqe, që tashmë është dokumentuar edhe nga raporti i progresit të Bashkimit Evropian. Por lajmi i mirë është që shumë demokratë dhe shumë shqiptarë nuk janë dorëzuar dhe besojnë se Shqipëria ka një shans ta lë pas këtë ngërç tashmë 34 vjeçar dhe përpjekjen e dinosaurëve të tranzicionit për të vazhduat për të mbajtur Shqipërinë peng për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Pikërishtë këtu e gjejmë veten ne, demokratët euroatlantikë dhe të gjithë ata shqiptarë që mezi presin ndryshimin.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, ju keni ankimuar në gjykatë atë që njihet si çështja e vulës së Partisë Demokratike dhe keni deklaruar se pavarësisht vendimit, ju do të merrni pjesë në garën e 11 majit. Çfarë prisni realisht nga këto zgjedhje?
Lulzim Basha: Në rrafshin e standardeve, tashmë është e qartë që në bashkëpunim me atë pjesë të opozitës, që për interesat e veta bashkëpunon me Edi Ramën kundër interesave të shqiptarëve, Edi Rama ka ndalur procesin e reformës zgjedhore dhe asnjë nga rekomandime e OSBE/ODIHR-it nuk është miratuar. Për më shumë, kanë mbyllur listat së bashku, tjetër veprim i përbashkët, sepse pa votat e opozitës kjo do të ishte e pamundur, duke i deprivuar qytetarët shqiptarë nga e drejta për të zgjedhur ata e jo kryetarët e partive politike, deputëtë dhe deputetët që duan Parlamentin e Shqipërisë. Kështu që nga ana e standardeve, padiskutim që jo vetëm ne, por edhe partnerët ndërkombëtar kanë ngritur shqetësime të mëdha. Megjithatë, besoj se këto zgjedhje, edhe pse do të ndodhin në një klimë pa shumë ndryshime nga ajo e 2021 ndërkohë që kanë dalë, janë publikuar përgjimet se si krimi i organizuar në Durrës, në rastin e Çyrbja, në Elbasan me bandat e Elbasanit, po edhe në raste të tjera, e ndihmoi Edi Ramën, duke i dhënë shumë mandate. Madje është e qartë se edhe vetë mandati i Edi Ramës është prodhim i bashkëpunimit me të ashtuquajturat bandat e Durrësit, pra me krimin e organizuar në Durrës, prapë se prapë shumica e shqiptarëve janë të paduruar për një ndryshim. Ata duan ta mbyllin këtë kapitull. Ne besojmë se edhe në kushte të vështira siç e ka treguar edhe historia e jonë, por edhe historia e kombeve të tjera, paraqitja e një alternative të besueshme e një programi, i cili adreson shqetësimet e qytetarëve për të cilat nuk flitet, sepse mediat në Shqipëri transmetojnë vetëm teatrin politik midis këtyre protagonistëve të vjetër dhe me një ekip të besueshëm, njerëzit që janë dhënë prova se e dinë që qëndrojnë edhe për interesat e shqiptarëve edhe në qoftë se kjo dëmton interesat e tyre personale, prapë se prapë ndryshimi është i mundur. Këtë do të përpiqemi të bëjmë ne me programin, listën dhe aleancat tona.
Zëri i Amerikës: E keni listën, e keni ekipin gati zoti Basha?
Lulzim Basha: Është në proces. Besoj që kemi bërë progres të mirë në këto dy muajt e fundit dhe besoj që së shpejti do të jemi në gjendje të publikojmë një pjesë të mirë të emrave të kandidatëve tanë për deputetë.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, megjithatë në vitet që ju e drejtuat partinë demokratike, kjo force politike pësoi përçarjen e saj më të madhe, si kurrë më parë. Çfarë përgjegjësie keni ju për këtë?
Lulzim Basha: Përgjegjësia ime ishte të merrja një vendim të vështirë. Nëse do të pranoja që Partia Demokratike të futej në një kurs përplasje, jo thjesht me aleatin strategjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vonë Britaninë e Madhe, por do të futej në një kurs përplasjesh që e djatha shqiptare, në veçanti Partia Demokratike e kanë AND-n e vetë, që është euroatlantizmi, bashkëpunimi me këta faktorë, të cilët çdo shqiptarë i njeh meritën e përmbysjes së komunizmit, e ndihmë për Shqipërinë demokratike, e evancimit të kauzës tonë kombëtare, si përmes anëtarësimit në NATO, ashtu edhe përmes çlirimit, pavarësimit dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kudo tjetër. Pra, ka qenë një vendim i vështirë për shkak se shumë prej pasojave që më vonë pasuan ishin qartësisht të paralajmëruara nga ana tjetër, por ishte vendim i duhur. Është një vendim që i takon një lidershipi me përgjegjësi ku duhet të vendos një rrugë të vështirë po u shërbehet interesi i madh, interesi i të djathtës, interesi i Shqipërisë, apo një vendimi i cili do të vinte në interesin personal mbi interesat e grupit.
Zëri i Amerikës: Pra, nëse do të ktheheshit, a do të merrni të njëjtin vendim?
Lulzim Basha: Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Në mënyrë kategorike, vendimi u mor pas vendimit të zotit Berisha për të shmangur një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe për të ruajtur identitetin e partisë demokratike dhe demokratëve si bastion i qendrës së djathtë në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, cili pjesë të së djathtës po i drejtoheni ju dhe pse duhet t’ju ndjekin ata pasi ju dështuat që të sillnit në pushtet atë që ishte forca më e madhe opozitare?
Lulzim Basha: Në zgjedhjet e 2021-shit, siç e pranon tani edhe zoti Berisha dhe të gjithë ata që për dy vjet me radhë e ngritën furtunën e humbjes, zgjedhjet e 2021-shit ishin zgjedhje të manipuluara nga zoti Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar. Është e qartë që përpjekja jonë për ndryshim nuk pati sukses, jo për shkak të mangësive tona, por për shkak të përfshirjes masive të krimit të organizuar dhe problemeve të tjera që ju sapo shpalosët edhe në kronikën e mëparshme të presionit të administratës ndaj qytetarëve, përdorimit të parave dhe mjeteve publike etj. etj….lista është shumë e gjatë. Lista është e OSBE-së, nuk është e jona apo e opozitës. Nëse e keni fjalën vetëm për të djathtën, sepse programi ynë i adresohet të gjithë qytetarëve shqiptarë, unë do të veçoja tre aspekte.
Aspekti i parë ka të bëjë pa dyshim me palcën e të djathtës historike shqiptare, që janë të përndjekurit dhe pronarët shqiptarë. Për herë të parë në 34 vite, demokratët euroatlantikë me programin e shpallur me 1 qershor, kanë marrë përgjegjësitë edhe për ato që nuk na takojnë ne si vendime, që nga 7,501-shi tek diskriminimi i të përndjekurve politikë sa për të lartë gojën dhe mos promovimi i kazës së tyre. Ndërsa në raport me pronarët, në veçanti kemi besoj duke ecur në shembullin e Kroacisë dhe me ndihmën e aleatëve tanë evropianë, kemi programin më të besueshëm dhe më të realizueshëm për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronës. Kategoria e dytë ka të bëjë me sipërmarrjen. Taksat e ulët si një karburant për ekonominë shqiptare, për motorin e ekonomisë shqiptare dhe shumë propozime të tjera që kanë të bëjnë me derregullimin. Dhe grupi i tretë është familja shqiptare, e cila ndodhet në një krizë të thellë për shkak të keq-qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, do të doja të ndalem edhe në një çështje tjetër. Hetimet për 21 janarin janë rihapur. Ju disa herë e keni përsëritur se ju nuk i druheni hetimeve dhe se frikë duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin. Por ju keni qenë ministër i brendshëm në kohën kur garda qëlloi mbi protestuesit siç është publikuar edhe në një audio që është bërë publike disa muaj më parë. Garda është në varësi të ministrit të brendshëm. A nuk ishit ju në dijeni për veprimet që po ndërmerrte?
Lulzim Basha: Gjithçka që kam deklaruar, dhe një nga deklaratat më të plota e kam bërë pikërisht nga këtu, besoj disa muaj pas ngjarjes tragjike të 21 janarit, unë u qëndrojë 100 për qind. Kjo është një çështje që duhet të ishte zbardhur nga drejtësia. Interesat politike kanë penguar zbardhjen e saj nga drejtësia. Vetë Kryeministri Rama e ka keqpërdorur këtë ngjarje, duke filluar nga sebepi 21 janarit të cilin e gradoi, e bëri bashkëqeverisës, president e të tjerë, tek ata që i tregoi me gisht si toga pushkatimi dhe i bëri kryetarë të Partisë Socialiste, kryetarë bashkiakë të Partisë Socialiste. Pra sa herë që politika keqpërdor ngjarje të tilla tragjike, e vërteta varroset. Por koha ka ardhur që kjo e vërtetë të zbardhet dhe do të zbardhet nga drejtësia. Është detyrë e drejtësisë ta zbardhë.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha ishit ju në dijeni të urdhërit?
Lulzim Basha: Absolutisht nuk kam pasur asgjë të bëjë me atë që ka ndodhur. Madje do të them diçka që në minutat e para më erdhi informacioni, që viktimat ishin anëtarë të policisë së shtetit. Por kjo është një deklaratë me pak vlerë për atë që ka ndodhur. Është një ngjarje dhimbshme. Drejtësia dhe vetëm drejtësia duhet lënë të punojë në pavarësi të plotë, me profesionalizëm dhe larg interesave politike për të zgjidhur gjithëçka, për çdo ngjarje kriminale, për çdo ngjarje, ku kanë humbur jetën njerëzit në mënyrë tragjike, duke përfshirë këtu edhe 21 janarin.
Zëri i Amerikës: Prokuroria urdhëroi arrestimin e drejtuesve të Gardës së asaj kohe, por policia nuk pranoi që të zbatonte urdhërin e prokurorisë. Rëndon kjo mbi ju si titullar i institucionit?
Lulzim Basha: Zbatimi i ligjit ka qenë dhe mbetet kriteri kryesor i çdo aktiviteti timin publik dhe politik. Kjo është ajo që ju dallon sot në Shqipëri me atë që quhet trekëndëshi i Bërmudës. Kjo është ajo që më diferencon në mentalitet sa i takon ligjit, sa i takon të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve. Kështu që në mënyrë kategorike, në çdo akt timin publik dhe politik gjatë gjithë këtyre viteve, në çdo kapacitet, zbatimi i ligjit dhe vetëm zbatimi i ligjit ka qenë mantra dhe insistimi im në çdo rast, duke përfshirë edhe këtë rast.
Tjetër aksident/ 23-vjeçarja përfundon në kanalNjë mjet tip fuoristrade është përmbysur në fshatin Çiflig ,në aksin nacional Lushnje- Berat.
Drejtuesja e mjetit R.M, 23 vjece është plagosur dhe po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa mjekët informojnë se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë mjeti tip Hyunday, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës pasi 23 vjeçarja humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Drejtuesja e mjetit ka qënë duke lëvizur me shpejtësi në njç kthesë të padukshme duke mos arritur të mbajë mjetin në korsi nga lagështia ka rreshqitur duke u rrotulluar disa here dhe u kthyer përmbys.
Kanë qenë shoferët e tjerë që kanë lajmëruar policinë për aksidentin e cila po merret me zbardhjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave.
Aksident i rëndë në Kavajë/ Ndërron jetë një personNjë aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në Kavajë.
Një automjet tip Ford ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet.
Si pasojë shoferi 60-vjeçar ka humbur jetën.
“Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.
Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.
Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet/ “Presion administratës publike dhe keqpërdorim i përhapur i burimeve shtetërore”Në Shqipëri, keqpërdorimi i burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore cilësohet nga veprimtarët si një shqetësim kryesor për demokracinë e vendit.
Nga studimi i opinionit publik në 6 qytetet më të mëdha doli se shumica dërrmuese mendojnë që ky përdorim i burimeve shtetërore është i padrejtë dhe ndikon në rezultatet e zgjedhjeve. Një e katërta e qytetarëve të anketuar ndryshuan votën e tyre ose abstenuan për shkak të presioneve nga administrata publike.
Shqipëri, anketa mbi trysnitë në zgjedhje: Keqpërdorim i burimeve shtetërore
Shqipëri, anketa mbi trysnitë në zgjedhje: Keqpërdorim i burimeve shtetërore
The code has been copied to your clipboard.
Studimi i Organizatës Qëndresa Qytetare zbuloi një perceptim të përhapur mbi keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore, ku një shumicë dërrmuese (84.5%) e pjesëmarrësve u shprehën se përdorimi i burimeve shtetërore ndikon ndjeshëm në rezultatet e zgjedhjeve dhe shumica e tyre (66%) e cilësojnë këtë sjellje si të padrejtë dhe të keqpërdoruese.
Më shumë se dy të tretat e të anketuarve (78%) pohuan se zyrtarët publikë përdorin burimet shtetërore për qëllime elektorale, më shumë se gjysma e tyre (57%) theksuan angazhimin e nëpunësve civilë në fushata zgjedhore, si dhe (50-55%) vërejtën përdorimin e fondeve publike, të objekteve dhe infrastrukturës publike për veprimtari të fushatave zgjedhore.
Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, Migen Qiraxhi, thotë për Zërin e Amerikës se “edhe ky studim tregoi që në Shqipëri janë shkelur dhe janë përherë e më të paqarta kufijtë mes partisë dhe shtetit sidomos në fushata zgjedhore, dhe që administrata përdoret rëndom në zgjedhje për të mbajtur pushtetin nën presionin e mbajtjes së vendit të punës, ndaj mbetet të forcohen monitorimi dhe masat për të frenuar këtë dukuri shqetësuese për demokracinë”.
Anketa u shtri në 6 qytetet më të mëdha; Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, Elbasan me banorë mbi 80 për qind të moshave 18-60 vjeç dhe afro 17 për qind mbi 60 vjeç.
Më shumë se një e treta e qytetarëve të anketuar për këtë studim (36%), pohuan se kanë qenë nën presion për të mbështetur një kandidat ose parti, madje një e katërta (25%) e të anketuarve thanë se kanë ndryshuar votën e tyre ose kanë abstenuar nga votimi për shkak të presioneve nga administrata publike.
Anketimi zbuloi se afro 67 për qind e qytetarëve kanë përjetuar ose dëgjuar raste ku punonjësit publikë janë detyruar të shfaqin mbështetje politike gjatë orarit të punës, nga presioni për të marrë pjesë në në veprimtari fushatë zgjedhore (49%), kërcënime për humbjen e vendit të punës (35%), presione për të dorëzuar lista votuesish (33.5%), e deri tek presione për t’u fotografuar duke marrë pjesë në aktivitete elektorale (27%).
Sipas anketës, afro një e katërta e qytetarëve (31%) deklaruan se kanë qenë dëshmitarë të përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime zgjedhore. Ndërsa shumica dërrmuese e tyre (82%) janë pro ashpërsimit të masave ndëshkuese për të parandaluar përdorimin e burimeve shtetërore gjatë proceseve zgjedhore.
Përdorimi i burimeve shtetërore dhe administratës publike gjatë fushatave zgjedhore është një ndër vërejtjet kryesore dhe më të shpeshta të vëzhguesve vendas dhe të huaj, ndërsa masat për frenimin e saj cilësohen si të pamjaftueshme.Voa/
Bardhi i përgjigjet Ramës: Po i bën shantazh SPAK të mbyllë hetimet për Olsi RamënKreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi reagoi sot pas bastit që kryeministri Edi Rama vendosi bast për pafajësinë e vëllait të tij, Olsi Rama.
Kryeministri tha në rrjetet sociale se ka kohë që pret drejtësi nga SPAK dhe u zotua se nëse vëllai i tij del fajtor, tërhiqet nga politika.
Por, kjo për Gazment Bardhin ishte shantazh ndaj SPAK që të shpallë të pafajshëm Olsi Ramën.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:
Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika!
Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara.
A nuk ishte po ky Edi Rama që hyri me sy, por doli me faqe të zezë, përpara disa muajve kur ishte në interpelancë për mbetjet toksike me denoncuesin e Olsit, pra me mua, me të njëjtin? Pse atëherë mendonte se kishte edhe sy edhe faqe për të ardhur në interpelancë, ndërsa sot ka humbur sytë dhe faqen?
Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025?
E di që Edi Rama nuk e ka për gjë të grisë Kushtetutën dhe Ligjin për pushtetin e tij personal. E di shumë mirë që do të gjejë çdo justifikim për të mos u përballur në Parlament me krimin e vjedhjes që u ka bërë shqiptarëve. E di shumë mirë që edhe mesazhet politike i jep sipas stilit mafioz. E di që po bën çmos të shantazhojë edhe SPAK-un që t’i mbyllë hetimet për Olsin dhe kokainën e Xibrakës. Ajo që s’kisha parashikuar ishte që të fshihej pas të vëllait të vogël për të mos ardhur në Parlament.
Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama!
Le të fshihet në rrjetet sociale sa të dojë, të bëjë teatër sa të dojë, të inskenojë reagime nga hiçi për të përcjellë mesazhe publike kriminale për SPAK sa të dojë, e sigurojë se, me SPAK apo pa SPAK, largimin nga politika do ta ketë me turp, të shpejtë, dhe ashtu siç e meriton një frikacak që i fshihet Kuvendit, një bashkëpunëtor i bandave që ka torturuar, vjedhur e varfëruar bashkëqytetarët e tij.