Aplikacion
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të skenës muzikore shqiptare, kanë ndarë së fundmi me ndjekësit e tyre në Instagram një video festive, e cila tregon atmosferën e ngrohtë të festave dhe lumturinë e familjes së tyre.
Çifti, që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen për marrëdhënien e ngrohtë dhe përkushtimin ndaj familjes, ka publikuar pamje nga momentet e bukura që po kalojnë gjatë kësaj periudhe të vitit. Në video, Miriami është shfaqur me një fustan të bardhë elegant, duke shtuar një ndjesi festive dhe tepër të veçantë.
Artistja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve për detajet e fustanit, por çfarë ka shkaktuar më shumë reagime është barku i saj, i cili është dukur më i rrumbullakosur se zakonisht. Ky detaj ka nxitur dyshime dhe spekulime mes fansave të çiftit, të cilët kanë filluar të pyesin nëse ata janë në pritje të ëmbël.
Disa prej tyre sugjerojnë se Miriami mund të jetë shtatzënë, duke krijuar kështu një valë pyetjesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Megjithatë, deri tani, as Albani dhe as Miriami nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asnjë informacion në lidhje me këtë mundësi.
Çifti ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në mbajtjen e jetës së tyre private, prandaj mbetet të shohim nëse ata do të zbulojnë më shumë detaje në ditët në vazhdim. Në këtë periudhë festive, dyshja kanë dashur të ndajnë me fansat atmosferën e gëzueshme të festave, duke treguar se çdo moment i kaluar me familjen është i veçantë dhe i paharrueshëm. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë shumë reagime nga të gjithë ata që i ndjekin dhe i mbështesin.
Vështirësia për të lexuar nxitimin e SPAK me DogjaninNga Ferdinand Dervishi
Fotografia që shoqëron këtë shkrim, e deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, për ata që e njohin, e tregon gjithë përjetimin e tij.
Është pamja e një njeriu të fortë, të sapopërballur me djallëzinë, apo me një goditje nën brez.
Në kohë rekord Prokuroria e Posaçme – SPAK, në adresë të tij, hapi dhe mbylli një hetim për deklarim të rremë të burimit të krijimit të pasurisë, e mori të pandehur dhe e dërgoi çështjen në gjykatë.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Për të jetuar bashkë me familjen, Asllan Dogjani porositi, në vitin 2006, një apartament brenda unazës së vogël të Tiranës, që do të paguhej me këste.
Në të njëjtën periudhë kohore ndërtuesi dhe njëkohësisht pronari i ndërtimit, Z. Ilirjan Çela, po bënte përpjekje për të ndërtuar dhe një pallat tjetër diku pas “Hotel Grand”, në afërsi të “Kafe Flora”.
Për shkak të konflikteve që kishte me pronarët e truallit në të dy ndërtimet, ndërtuesi Çela i kërkon avokatit Asllan Dogjani që ta ndihmonte me shërbime dhe konsulenca juridike dhe, në këmbim, ti falte apartamentin e porositur.
Në mirëkuptim, shkojnë te noteri, prishin kontratën e parë (Asllani kishte nisur të paguante këstet) dhe hartojnë një të dytë (6 dhjetor 2006 me numër protokolli 7030) ku shkruhet se apartamenti do të përfitohet përkundrejt shërbimeve dhe konsulencave juridike.
Ndërkohë të dy bien dakord që Asllan Dogjani të merrte edhe një hyrje të dytë te pallati i ri, afër “Hotel Grand”, por, këtë të fundit, kundrejt pagesës.
Avokati Dogjani i shërben ndërtuesit Çela deri në përfundimin e pallatit të parë, i shërben edhe për të zgjidhur mosmarrveshjet për pallatin e dytë, që përfundimisht nuk realizohet, për shkak të konflikteve gjyqësore dhe përfshirjes së ndërtuesit Çela në falsifikime.
Problemet mes dy miqve, të cilët nuk kishin pasur asnjë qejfmbetje për marrëveshjet e bëra në vitin 2006, nisin gati 20 vite më pas, kur Ilirjan Çela kërkon të ndërtojë një tjetër pallat, ngjitur me pallatin e parë, ku Dogjani vijonte të banonte.
Deputeti Asllan Dogjani rreshtohet në krah të banorëve të pallatit kur sheh se ndërtuesi Çela po zaptonte në mënyrë të paligjshme hapësirat publike si dhe një kopësht shtetëror fëmijësh, që e kthen në parking privat.
Kohët e fundit, pikërisht këtë histori tipike shqiptare, deputeti Dogjani e ka denoncuar disa herë edhe në Parlament.
Meqë u kthyen në armiq dhe në kundërpeshë të padive të shumta të banorëve të pallatit në adresë të tij, Ilirjan Çela padit në SPAK deputetin Asllan Dogjani për fshehje të të ardhurave, duke paraqitur si prova ca mandate pagese dore të firmosura nga ai vetë, apo ish-administratori, por pa kundërfirmën e Asllan Dogjanit.
Me anën e këtyre mandateve ai pretendonte se deputeti aktual ja kishte shlyer gjithë shumën e blerjes së banesës prej rreth 120 mijë euro.
Përpara hetuesve të BKH-së deputeti Dogjani ka deklaruar se nuk e ka paguar banesën dhe se mandatet e paraqitur sigurisht që janë të falsifikuar.
Por edhe pas këtyre shpjegimeve, SPAK krijon bindje se “kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”.
Si përfundim SPAK ndërton akuzën “deklarim të rremë të burimit të krijimit të pasurisë”, duke e marrë deputetin Dogjani të pandehur dhe dërguar çështjen në gjykatë.
Po çfarë problemesh ka kjo histori?
E para, del se paditësi Ilirjan Çela shkon në SPAK dhe bën kallëzim duke përfshirë veten në një vepër penale. Sipas kësaj logjike, ai paska rënë dakord me Asllan Dogjanin që ti lëshojë deklaratë noteriale të rreme ku shkruhet se Asllani ka përfituar apartemantin për shkak të shërbimeve dhe konsulencës. E gjitha kjo shfaqet sa absurde aq edhe e pabesueshme.
E dyta, i pakonceptueshëm shfaqet edhe fakti se përse SPAK nuk beson dy dokumente të firmosura nga administratori (përpara noterit më 6 dhjetor 2006) dhe deklaratën e shkruar me dorën e vet nga ndërtuesi Çela (më 7 maj 2010), në të cilat cilësohet se banesa është përfituar nga Asllan Dogjani “për shërbime dhe konsulencë”, dhe, nga ana tjetër, beson ca mandate dore që kanë vetëm me firmën e ndërtuesit.
E treta, nuk kuptohet arsyeja se përse Dogjani duhet të fshehë të ardhurat kur ato i ka të justifikuara, të ligjshme dhe të provuara nga bankat.
Në këtë periudhë, sipas deputetit, të hollat e përfituara prej tij si avokat dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes si zyrtare e OSBE, sipas faturave bankare, kanë qenë të mjaftueshme për të blerë banesën dhe kjo pjesë SPAK-ut i është sqaruar.
Për më tepër, krejt rastësisht, martesa e kishte bërë Asllanin baxhanak me një amerikan – miliarder në fushën e shërbimeve mjekësore, i cili e ka ndihmuar familjen Dogjani në shuma të konsiderueshme dhe të verifikueshme në banka.
E katërta, nuk kuptohet se përse duhet që deputeti Dogjani të merret i pandehur për një marrëveshje të vitit 2006, kur punonte si avokat dhe nuk e kishte detyrim deklarimin e pasurisë.
E pesta, nuk kuptohet se përse SPAK duhet të hetojë një personazh që nuk ka administruar kurrë fonde publike.
E gjashta, nuk kuptohet nxitimi për të gjetur e shpallur “armik publik”, për shkak të një banese, një nga personazhet më pozitivë të shoqërisë dhe politikës shqiptare, i cili gjatë gjithë kohës është shfaqur në opozitë me pushtetin, edhe në kohën kur drejtohej nga demokratët edhe tani, kur drejtohet nga socialistët.
E shtata, si ta kuptojmë nxitimin me deputetin Asllan Dogjani në një kohë kur për një tjetër deputete, Olta Xhaçka, ka katër vite që hetohet për aferat e pronave të ushtrisë – një dëm i parashikuar si kolosal dhe me kosto të lartë përballë angazhimeve të Shqipërisë në NATO – dhe ende nuk ka njoftim për marrje nën hetim?
E fundit, si ta lexojmë seriozitetin e disa prokurorëve të SPAK-ut, me Asllan Dogjanin në një kohë kur sapo na ka lënë pa fjalë me dosjen “Suel Çela and Co”, sidomos me pjesën ku Kryeministri ynë del personazhi më i pafajshëm, më i devotshëm, njëkohësisht më i nëpërkëmbur dhe më i margjinalizuar nga krimi dhe mediat?

Një person i moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra nl banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër dhe viktima është Gjek Prronaj, 80 vjeç.
Paraprakisht, shkaqet e zjarrit dyshohen aksidentale.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Përveç “Matrix”/ Dalin dy aplikacione të reja që përdoren nga kriminelëtSë fundmi auroritetet ligjzbatuese europiane kanë zbërthyer aplikacionin “Matrix”, i cili përdoret kryesisht nga personazhet e botës së krimit për komunikimet mes tyre.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përveç “Matrix” janë edhe aplikacione të tjera të koduara që përdoren gjithashtu nga grupe apo eksponentë kriminal.
Sipas Lalës, këto aplikacione të cilat janë shumë të kushtueshme nuk janë deshifruar ende.
“Janë edhe 2 aplikacione të reja të hedhura në treg, janë të pa deshifruara, dhe shumë të kushtueshme. Janë aplikacione që po përdoren. Sfidë më vete mbetet identifikimi i personave. Në Sky Ecc shumë e vështirë që të identifikohen përdoruesit. Nëse nuk është dërguar një foto, ditëlindje, event personal ose lidhje që e lidh individin me bisedën është shumë e vështire që të identifikosh përdoruesin, sfida e autoriteteve është të bëjë individualizimin., pra një adresë mund të jetë përdorur nga disa persona. Duhet parë me shumë kujdes mënyra e identifikimit të personave që mund tu atribuohet vepra penale.
“Matrix” është aplikacioni i pestë i deshifruar pas “SkyECC”, “Encrochat”, “Exclu” dhe “Ghost”.”- tha Lala në emisionin “Open”.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me atë 1 vit heqje lirie.
Kjo vjen pas dënimit për kallëzim të rrem, pas një gjyqi që zgjati disa vjet, për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali.
Salianji u arrestua më shumë se një muaj më parë dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të deklarojë se burgosja e tij është politike.
Ahmed Kalaja mbulon Ilnisën me shami: Dashuri nuk do bëjmë para kameraveNjë intervistë e zhvilluar mes gazetares Ilnisa Agolli dhe hoxhës së një prej xhamive në Tiranë, Ahmed Kalaja është bërë virale.
Kjo për shkak të batutave dhe diskutimeve që jo shpeshë i dëgjojmë nga një hoxhë.
E njohur për natyrën provokuese, Ilnisa i kërkoi Hoxhës ta mbulojë me shami si për të qenë më afër fesë myslimane dhe bisedës me Kalanë. Ndërsa ky i fundit i shpjegoi gazetares se fjala “muhabet” nga arabishtja nënkupton dashuri.
Biseda mes moderators dhe Hoxhës:
Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po prit, tani?
Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?
Ahmed Kalaja: Mbaruam?
Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?
Ahmed Kalaja: Po.
Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?
Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.
Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një rast të pa precedentë pranë spitalit Onkolgjik në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari shprehet se ka informacione të bazuara në fakte dhe në prova se fare pranë QSUT, në farmacitë përreth dhe jo vetëm, shiten kontabandë mjekimet e kimioterapisë.
Nëse një gjë e tillë faktohet ky do të ishte një tjetër skandal i lidhur me spitalin Onkologjik ku marrin ndihmë mjekësore personat që vuajnë nga kanceri.
Denoncimi i plotë i gazetarit:
Ilaçet kimio shiten edhe përpara Onkologjikut!
Në informacionet e mia, të mbështetaura edhe në prova e fakte, faktohet se shumë farmaci rreth e rrotull QSUNT dhe jo vetëm, shesin kimio kontrabandë. (Nuk mund të publikoj biseda, për shkak se vihen në rrezik njerëz).
Gjatë këtyre 5 viteve të fundit, mungesat e kimiove kanë qënë të frikshme. Prej këtyre mungesave kanë përfituar kontrabanda.
Sipas të dhënave që kam mbledhur, sekserët e ilaçeve kimio hynin edhe në spital, për t’u kërkuar mjekëve t’u çonin pacientë që t’u blenin medikamentet.
Pacientët prej hallit, dhe prej asaj që po përballeshin shkonin dhe i blinin, duke mos paguar vetëm vlerën e kimios kontrabandë, por edhe duke paguar një çmim për mjekun.
Si funksionon kjo?
Prsh heceptina kontrabandë është blerë 800 euro.
Por nëse pacienti nuk shkonte i referuar nga mjeku dhe kontrabandisti bindej, herceptinën e merrte 200 euro më pak. (Këto dëshmi do i publikoj me zë dhe figurë kur të vij koha).
Më poshtë do publikoj rastin e një personi i cili ka blerë para derës së Onkologjikut, kimion. Kostoja e goserelinës? 262 mijë lekë.
Është skandal dhe e papranueshme kjo situatë. (Kjo ka ndodhur përpara disa javësh).
Gjithashtu është e papranueshme kjo situatë, pasi mjekët dhe Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, kanë qënë në dijeni të këtij fenomeni dhe nuk e kanë ngritur si shqetësim. Por e kanë pranuar.
Pse e kanë pranuar?
Pse nuk kanë folur, kur nuk mund të trajtonin pacientët me kancer?
Si mjekë të caktuar bëheshin bashkëpunëtor të kontrabandës?
Mos ndoshta ka ndonjë arsye tjetër sesi mjekët e Onkologjikut, “binden” të mosflasin?
Në astrologji, çdo shenjë e zodiakut ka karakteristika të veçanta, dhe këto ndihmojnë në formimin e tipareve fizike të individëve.
Kur flasim për buzët, secila shenjë e zodiakut mund të ketë forma dhe pamje të ndryshme, por disa shenja janë të njohura për buzët e tyre më të plota, të ngjyrosura dhe tërheqëse. Ja cilat janë disa nga shenjat që konsiderohen të kenë buzët më të bukura:
Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Peshqit janë shpesh të lidhur me bukurinë dhe ndjeshmërinë. Ata janë të njohur për buzët e tyre të buta dhe me linja të plota. Ndërsa personaliteti i tyre ëndërrimtar mund të sjellë një pamje të ëmbël, buzët e Peshqëve janë gjithashtu një pasqyrë e ndjeshmërisë së tyre dhe shpesh përshkruhen si tërheqëse dhe joshëse.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Luanët janë të njohur për dashurinë që kanë për tërheqjen dhe bukurinë. Ata gjithashtu kanë buzë që përfaqësojnë forcën dhe pasionin e karakterit të tyre. Buzët e Luanëve janë shpesh të plota dhe me një formë simetrike, që i bëjnë ata të duken tërheqës dhe mbizotërues në çdo ambient.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Bricjapët kanë buzë që janë të bukura dhe të theksuara, me një strukturë të qartë dhe të fortë. Ata mund të mos jenë gjithmonë të prirur për të tërhequr vëmendje, por buzët e tyre shpesh përçojnë një bukuri natyrale dhe të rafinuar. Kjo shenjë ka tendencën të jetë e lidhur me formën dhe precizitetin.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Shigjetarët janë të njohur për buzët e tyre të plota dhe joshëse. Disa thonë se kjo shenjë ka buzët më të natyrshme dhe më të shprehura, të cilat shpesh i bëjnë ata të duken të gatshëm për të bërë çdo gjë me buzëqeshje. Pjesa e bukurisë së tyre vjen nga mënyra se si ata e shprehin energjinë pozitive dhe optimizmin e tyre përmes çdo gjesti.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Demi është një tjetër shenjë që ka buzë të plota dhe të bukura. Buzët e Demit shpesh janë të shëndetshme dhe me një formë natyrale, që pasqyrojnë personalitetin e tyre të qëndrueshëm dhe të balancuar. Ata kanë një forcë të natyrshme, që mund të shfaqet edhe në detajet e pamjes së tyre.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Virgjëreshat janë të njohura për bukurinë e tyre të rafinuar dhe natyrale, dhe buzët e tyre shpesh përkojnë me këtë tipar. Ato janë të vogla dhe të thjeshta, por gjithashtu të bukura dhe elegante. Virgjëreshat kanë një mënyrë të veçantë për të pasuruar pamjen e tyre me një bukuri që është e natyrshme dhe e paangazhuar.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Gaforrja ka buzë që shpesh janë të plota dhe me një formë të rrumbullakët, duke pasqyruar natyrën e tyre të dashur dhe të kujdesshme. Buzët e Gaforres janë të ngrohta dhe shprehëse, që i bëjnë ata të duken tërheqës dhe të afërt.
Bukuria është subjektive dhe varet shumë nga perceptimi individual, por këto shenja të zodiakut janë ato që shpesh përmenden për buzët më të bukura. Kjo është një pasqyrë interesante e mënyrës sesi astrologjia mund të ndihmojë në përshkrimin e tipareve të jashtme që përkojnë me personalitetin dhe energjinë e individëve.
Digjet banesa në Lezhë/ Shpëton mrekullisht kryefamiljariNjë banesë u përfshi nga flakët e zjarrit në fshatin Markatomaj të Lezhës mbrëmjen e sotme.
Burime bëjnë me dije se zjarri ra në njërën nga dhomat e banesës si shkak i pakujdesisë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht kryefamiljari i cili ndodhej në banesë në momentin kur ra zjarri, shpëtoi pa lëndime.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen në dhomat e tjera të shtëpisë.
Për herë të parë në 60 vite/ Rrëzohet qeveria e FrancësPartitë e majta dhe e djathta ekstreme në Francë kanë rrëzuar qeverinë e kryeministrit Michel Barnier.
331 vota nga 571 ishin kundër qeverisë së Barnier. Kjo është hera e parë që prej vitit 1962 që një qeveri franceze rrëzohet me votë mosbesimi.
Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, duke mbrojtur buxhetin e tij të kontestuar.
“Kemi arritur në një moment të së vërtetës, përgjegjësisë. duhet të shikojmë realitetin e borxhit tonë. Nuk është kënaqësi që unë propozoj masa të vështira”, deklaroi Barnier.