zoom

Day ArchiveBerisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës

Sali Berisha ngre dyshime të forta mbi vrasjen e sotme të 50-vjeçarit në Ndroq.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar edhe një pjesë nga dosja me përgjimet e Sky ECC mes ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe kreut të narkotrafikut, Altin Hajri në Shijak.

Pretendohet se ka qenë pikërisht ndërhyrja e këtij të fundit ndaj ish-ligjvënësit të Ramës, për të liruar nga burgu kunatin e tij, Julian Gjoshi pasi ishte arrestuar nga Shqiponjat për armëmbajtje pa leje në janar të 2021-shit.

Sipas Berishës, personi që u ekzekutua sot nga vrasësi i liruar nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jan Prengës.

Viktima në Ndroq, sipas kryedemokratit Berisha ishte dëshmitar në copëtimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit, që ishte vënë nën sekuestro por që më vonë u hoq, pa u ankimuar nga SPAK.

“Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”- thuhet në reagimin e Berishës.

Statusi i plotë:

Lidhja Dumani-Hajri

Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”

Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!

“Kunati im është kapur me pistoletë… Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre… Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!

Personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit!/ Zoom.al

“Prokurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq”/ Pas deklaratës së Berishës, reagon SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi të bërë në Facebook deklaroi se prokurori Olsi Dado liroi nga burgu Julian Gjoshin, i cili dyshohet se sot ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan në Ndroq.

“Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Ols Dado!”- shkroi Berisha.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar SPAK, duke i përgënjeshtruar ato dhe duke deklaruar se informacioni është i pavërtetë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.
SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.

SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij,”- thuhet në deklaratën e SPAK-ut./ Zoom.al

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me thikë në Vlorë, arratiset autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori” dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

FOTO/ Kush është Alfred Dedja që u vra në Ndroq

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja në Ndroq këtë të diel, ku viktimë mbeti një 50-vjeçar.

Ai është identifikuar si Alfred Dedja, banor i zonës.

Alfred Dedja

Alfred Dedja

Dedja u qëllua për vdekje nga Julian Gjoni, teksa ishte në restorant “Kështjella” në Ndroq.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Viktima Alfred Dedja disa vite më parë ka qenë menaxher tek resorti “Golden”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit. Ky i fundit është kunati i Julian Gjonit.

Panik në fushë/ Futbollisti i Fiorentinës bie pa ndjenja

Një futbollist i Fiorentinës ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes me Inter-in, që në minutat e para të sfidës.

Gjendja shëndetësore e Edoardo Bove u përkeqësua papritur kur gjyqtari i anuloi një gol Inter-it.

Ai po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë.

Lojtari i transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Fierences, ndërsa ndeshja u ndërpre.

Gjendja e tij raportohet se është stabilizuar dhe për momentin, vlerësohet si jashtë rrezikut për jetën.

Trump zgjedh në krye të FBI-së të besuarin e tij: Do të çmontojë bandat e emigrantëve

Donald Trump ka vendosur t’i besojë drejtimin e FBI-së Kash Patel, një besnik i palëkundur i tij.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti i zgjedhur amerikan u shpreh se nën drejtimin e Patel, FBI do të çmontojë bandat kriminale të emigrantëve, temë kjo që ka qenë në fokus të fushatës së tij elektorale.

“Kjo FBI do t’i japë fund epidemisë në rritje të krimit në Amerikë, do të çmontojë bandat kriminale të migrantëve dhe do të ndalojë plagën e keqe të trafikut të njerëzve dhe drogës përtej kufirit. Kash do të punojë nën Prokurorin tonë të Përgjithshëm të madh, Pam Bondi, për të rikthyer besnikërinë, guximin dhe integritetin në FBI”, tha Donald Trump.

Patel zëvendëson në krye të FBI-së Christopher Wray, i cili nisi një hetim ndaj Trump.

Në vitin 2022, FBI kontrolloi shtëpinë e tij në Florida për dokumente sekrete të mbajtura ilegalisht.

Gjatë mandatit të parë presidencial të Trump, Patel shërbeu në mbikëqyrjen e divizionit kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si shef i shtabit në Departamentin e Mbrojtjes.

Agron Llakaj përlot me fjalët për Kostandinën në ditëlindjen e saj: Ti je mes nesh

Agron Llakaj përloti me fjalët e dedikuara për bashkëshorten, Kostandina, që u nda nga jeta në maj për shkak të kancerit të gjirit.

Këtë 1 dhjetor, Kostandina do të festonte ditëlindjen e saj.

Agron Llakaj kujton në postimin e tij ditëlindjen e fundit të kaluar së bashku, ndërsa rrëfeu të gjithë dhimbjen që ka lënë pas me ikjen e saj.

Postimi i plotë i Agron Llakajt:

“E dashur dhe e shenjtë Kostandina!
1 dhjetor, ti sot ke ditëlindjen. Si sot, një vit më parë, sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam. Sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa ty…

Çdo ditë në ecejaket tona drejt teje, një tufë lule e një qiri. Shpirti yt që vjen çdo ditë e natë te ne, herë si flutur e herë si vegim, na bën të mendojmë se ti na ndjek, na shikon nga atje lart. E ne kërkojmë dëshpërimisht me sytë nga qielli një shenjë nga ty, duke shpresuar që ai ylli që shndërit më fort natën je ti, që ajo reja si engjëll je ti, që Dielli ynë je ti Kostandina. Dielli që presim çdo ditë të rilindë. Ah sa e rëndë është pritja.

Por ti ke ditëlindjen sot, ndaj buzëqesh shpirt e gëzo mes engjëjsh me Zotin atje lart. Ai të solli në jetë në 1 dhjetor, ty dashuria e jetës time dhe nëna thesar e fëmijëve tanë. Kostandina e dashur deri në dhimbje, me sytë drejt teje, të them se në këtë ditëlindje ti je këtu mes nesh, je mes të gjithëve që deshe dhe të deshën shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje ti, si në këtë foto me trup e shpirt. Për ty do ketë veç ditëlindje. Të dua!

Vrau Alfred Dedjan/ Autori, kunat i Altin Hajrit. Jurgis Çyrbja e shpëtoi nga burgu

Julian Gjoni, 27-vjeçari nga Shijaku, që akuzohet se vrau me armë zjarri Alfred Dedjan pasditen e kësaj të diele në Ndroq, është kunati i Altin Hajrit.

Ky i fundit është i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jan Prengës.

Po ashtu, Altin Hajri është personi të cilit ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja i jepte sekrete hetimore.

Altin Hajri i kishte kërkuar një nder në vitin 2021 Jurgis Çyrbjes. Në janar, kunati i tij, Julian Gjoshi (i akuzuar për vrasjen e sotme), u arrestua në Tiranë për armëmbajtje pa leje sepse lëvizte me pistoletë në makinë.

Por Hajri kërkoi nga Çyrbja që të ndërhynte për ta liruar Julian Gjoshin. Pas kësaj, Gjoshi u la në arrest shtëpie dhe në fund u dënua me shërbim prove.

Aktualisht, Julian Gjoshi ndodhet në arrati. Ai është në kërkim nga policia për vrasjen e Alfred Dedjas.

DETAJE/ Alfred Dedja u ekzekutua brenda në lokal, autori u arratis

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të diele.

Alfred Dedja u qëllua për vdekje me armë zjarri nga Julian Gjoshi teksa ndodhej brenda lokalit “Kështjella” në Ndroq.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se ai ishte i ulur në një prej tavolinave afër xhamit të lokalit.

Julian Gjoshi është afruar në këmbë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është larguar me një mjet tip “ML” të vitit 2012 në drejtim të Durrësit.

Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi kishin njohje me njëri-tjetrin dhe vrasja dyshohet të jetë kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Alfred Dedja ishte banor i zonës. Ai jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë.

Parashkimi javor i motit/ Kur do të nisin reshjet?

Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e hënë, e martë.

Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Më konkretisht, për ditët e hënë, e martë dhe pjesërisht e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura, si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura, të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Era për ditët e hënë, e enjte, e premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.