zoom

Day ArchiveTrump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha të mërkurën se do të emërojë gjeneralin Keith Kellogg për të shërbyer si ndihmës i presidentit dhe i dërguar i posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë.

Zoti Kellogg, një gjeneral në pension, i cili ka qenë prej kohësh këshilltari kryesor i zotit Trump për çështje të mbrojtjes, shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare i ish-nënpresidentit Mike Pence, gjatë administratës së parë Trump.

Presidenti i zgjedhur e bëri njoftimin në llogarinë e tij në median sociale “Truth Social” ku shkruante: “Ai ishte me mua që në fillim! Së bashku, ne do të sigurojmë paqen përmes forcës dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën përsëri të sigurtë!”

Emërimi i zotit Kellogg vjen ndërsa në muajin shkurt shënohet tre vite që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.

Zoti Trump ka kritikuar administratën Biden për ndihmën në miliarda dollarë për Ukrainën. Uashingtoni kohët e fundit ka rritur dërgesat në armatime dhe ka falur miliarda dollarë në kredi që i janë dhënë Kievit.

Presidenti i ardhshëm republikan ka thënë se ai mund t’i japë fund luftës në 24 orë, por pa dhënë detaje se si do të ndodhë një gjë e tillë.

Në prill në një artikull për Institutin e Politikave Amerika e Para, një nga disa grupet e formuara pas administratës së parë Trump për hedhjen e bazave për administratën e ardhshme republikane, zoti Kellogg shkruante se “përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë do të kërkojë një udhëheqje të fortë bazuar tek politika Amerika e Para, për të arritur një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund menjëherë konfliktit mes palëve ndërluftuese”./VOA

Këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër

Ulja e temperaturave gjatë stinës së dimrit mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të tensionit të gjakut.

Arsyeja kryesore ka të bëjë me mungesën e aktivitetit fizik në dimër, konsumit të lartë të kripës dhe ngushtimit të enëve të gjakut për shkak të temperaturës së ulët.

Trupi kufizon qarkullimin e gjakut për të ruajtur temperaturën e brendshme e kësisoj tensioni i gjakut rritet.

6 Këshilla Si Të Ulni Tensionin e Lartë Të Gjakut Në Dimër

Ekspertët kanë përpiluar gjashtë këshilla praktike se si të mbani nën kontroll dhe të ulni tensionin e gjakut në stinën e dimrit.

Minimizoni qëndrimin në ambiente të jashtme për të pakësuar ndryshimet e befta në barrën e punës për zemrën.

Shmangni lodhjen dhe ngritjen e peshave të rënda.

Vishuni trashë për të ruajtur temperaturën e brendshme,

Mbani gjithmonë shall dhe doreza për të minimizuar ekspozimin e lëkurës ndaj temperaturës së jashtme.

Shmangni alkolin dhe kafeinën të cilat shterojnë nxehtësinë e brendshme të trupit.

Kujdesuni që të hani shëndetshëm dhe të kufizoni konsumin e kripës.

Ushqimet Ideale që Ulin Tensionin e Gjakut

Ju sugjerohen ushqimet e mëposhtme, të cilat janë efikasë në uljen e tensionit të gjakut:

Boronicat dhe Frutat e Pyllit

Një racion me boronica në javë ul rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut.

Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedra kanë pak kalori dhe janë të pasura me antioksidantë dhe fibër.

Të treja ulin tensionin e gjakut dhe japin një dozë të shëndetshme të vitaminës C dhe kaliumit.

Drithërat e Plota

Një pjatë me drithëra të plotë me fibra siç janë: tërshëra, bollguri, thekra, krundet e grurit ulin rrezikun e tensionit të lartë.

Studiuesit e Universitetit të Harvardit thonë se konsumi i drithërave në 12 javë nxit përgjysmimin e sasisë së medikamenteve kundër hipertensionit.

Konsumoni një filxhan me drithëra në ditë, ose të paktën një herë në dy ditë.

Panxhari i kuq

Panxhari është i pasur me substanca nitrat që i bën mirë zemrës.

Studimet thonë se nitrati tek panxhari ka të njëjtin efekt si tabletat farmaceutike  të cilat ulin dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Çokollata e zezë

Revista Amerikane e Mjekësisë thotë që nëse konsumoni 14 gramë çokollatë të zezë  ( me përmbajtje prej 60% – 80% kakao ) në ditë mund të ulni tensionin e gjakut.

Çokollata e zezë është e pasur me flavonoidë që zgjerojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale.

Spinaqi

Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme por edhe eliminojnë kripën e tepërt që është përgjegjëse për tensionin e lartë.

Peshku

Peshqit janë të pasur me Omega-3 plot vlera për shëndetin kardiovaskular. Ato ulin rrezikun e tensionit të gjakut dhe atakut në zemër. Peshqit më të miër janë:  salmoni i egër, trofta, skumbrina, toni, merluci dhe harenga.

Studiuesit rekomandojnë dy racione me peshk në javë.

Brokoli

Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitaminë C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Një gjysëm filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut.

Lulerradhiqja

Lulerradhiqja nxit eliminimin e kripës nga organizmi nëpërmjet urinës. Lulerradhiqja është e pasur me magnez që zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe largon trysninë nga zemra./AgroWeb.org

Fjolla Morina cakton datën e dasmës me partnerin e ri: Ishalla s’bëhem pishman

Fjolla Morina ka folur për partnerin e saj të ri, me të cilin nisi një romancë pas ndarjes së bujshme nga Fisnik Syla.

Këngëtarja, e cila është përballur edhe me probeme të shëndetit mendor, u shpreh se mashkulli që ka në krahë e do shumë.

Ajo shtoi se do të martohen shumë shpejt dhe dasma është caktuar në ditën e saj të lindjes, më 15 Prill, por shtoi se “ishalla nuk i bie pishman”.

Fjolla Morina shtoi se është shumë i lumtur në krahët e tij.

Një martesë shumë shpejt. Vitin tjetër e kemi lënë për ditëlindje. Në Prill. Më 15 prill. Ishalla nuk i bi pishman. Jemi në bisedime. Ky djali po më do shumë, por nuk i dihet. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo për Prive.

U zhduk sapo u kthye nga Gjermania, 35-vjeçari gjendet i vdekur

Ermal Shaliu, i cili u shpall i zhdukur nga familja e tij pasi u kthye nga Gjermania, është gjetur i vdekur në Pjezë Shijak.

35 vjeçari nga Gramshi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania sepse familjarët i kishin lënë një takim me një mjek psikiatër.

Ai u largua nga banesa mëngjesin e së martës. Familjarët e tij pretendonin se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht për fat të keq është gjetur i pajetë në fshatin Pjezë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas uniformave blu, nga hetimet paraprake dyshojnë për një vetëvrasje. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

U akuzua për p*rdhunim, lirohet nga qelia djali i Princeshës

Djali i Princeshës Mette Marit të Norvegjisë u lirua pas një jave paraburgimi. 27-vjeçari u arrestua pas një denoncimi për përdhunim.

Marius Borg Hoibi u akuzua për “marrëdhënie seksuale me një person që ishte pa ndjenja ose ndryshe i paaftë për t’i rezistuar aktit”, tha policia.

Në Norvegji, aktakuza paraprake i paraprin aktakuzës formale dhe lejon autoritetet të ndalojnë të dyshuarit gjatë hetimit.

Sipas AP, ai mohoi akuzat ndërsa prokurori tha se policia shqyrtoi provat e sekuestruara dhe foli me dëshmitarët.

Marius Borg Hoibi u arrestua gjithashtu më 4 gusht pas një sherri me një grua në një apartament në Oslo dhe u akuzua për shkaktimin e lëndimeve trupore.

Mediat norvegjeze raportuan se policia kishte gjetur një thikë të futur në një mur në dhomën e gjumit të gruas. Hoibi u arrestua përsëri në shtator për shkelje të një urdhri ndalimi.

Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë

Krizë në marrëdhënien e Mevlan Shabës dhe partneres së tij shtatzënë.

Shkak dyshohet se janë deklaratat e ish të dashurës së ish-banorit të BBVK, Livia Bunga, e cila deklaroi se Mevlani gjatë kësaj kohe ka vazhduar lidhjen e të.

Madje dekaroi se Mevlani vazhdonte t’i thonte që e donte dhe se ishin takuar bashkë para se të futej në BBVK.

Prime ka zbuluar see ka një krizë serioze mes tij dhe partneres shtatzënë.

Për më tepër, janë fshirë edhe postimet e përbashkëta, përfshirë atë të lajmit se po bëhet baba gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

NASA zbulon “qytetin” e fshehur nën shtresën e akullit të Grenlandës

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një relike të rëndësishme të Luftës së Ftohtë të varrosur nënshtresën e akullit të Grenlandës: Camp Century.

Kjo bazë ushtarake e harruar, e ndërtuar fillimisht në vitin 1959, shtrihet e fshehur nën 100 metra akull. Rizbulimi i tij nga NASA gjatë një misioni kërkimor rutinë hedh dritë mbi një projekt ushtarak ambicioz dhe të fshehtë nga një nga epokat më të tensionuara të historisë.

I ndërtuar nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane gjatë kulmit të tensioneve të Luftës së Ftohtë, Camp Century u parashikua si më shumë se një instalim ushtarak.

I mbiquajtur “qyteti nën akull”, ai ishte pjesë e Projektit Iceworm, një plan i klasifikuar për të vendosur raketa bërthamore të afta për të arritur objektivat sovjetikë.

Baza përmbante një rrjet të gjerë tunelesh që shtriheshin mbi 3000 milje dhe strehonin pozicione zjarri për 600 armë bërthamore.

Ndërsa Danimarka, e cila qeveris Grenlandën, u informua se baza ishte një postë shkencore, objektivat e vërteta ushtarake u mbajtën sekret deri në deklasifikimin e tyre në 1997.

Camp Century ishte projektuar për të ofruar një avantazh strategjik në luftën bërthamore, por vizioni i tij ambicioz u pengua përfundimisht nga shtresa e akullt e Grenlandës që lëvizte dhe ishte e paqëndrueshme.

Objekti u braktis në vitin 1967, me borë dhe akull të grumbulluar gjatë dekadave, duke fshehur strukturat e tij nën shtresa të historisë së ngrirë.

NASA zbuloi Camp Century gjatë një misioni kërkimor në prill 2024 ndërsa fluturonte mbi Grenlandë.

Shkencëtarët në bordin e një avioni Gulfstream III po përdornin teknologjinë UAVSAR (Uninhabited Aerial Vehicle Synthetic Aperture Radar) për të hartuar strukturën e brendshme të shtresës së akullit. Në vend që të gjente vetëm shtresa akulli, radari mori strukturat e bazës.

Sistemi i radarit zbuloi imazhe të detajuara të bazës, duke përfshirë tunele dhe ndërtesa.

Gjetjet u përputhën me të dhënat historike, duke konfirmuar se radari kishte gjetur bazën e humbur prej kohësh. Kjo teknologji e avancuar ofron një perspektivë unike për veçoritë e varrosura, të cilat tani mund të studiohen në detaje më të mëdha se kurrë më parë.

Ndërsa Camp Century është një zbulim historik magjepsës, rishfaqja e tij gjithashtu ngre shqetësime mjedisore.

Me shkrirjen e akullit të Grenlandës me një shpejtësi alarmante, shkencëtarët paralajmërojnë se mbetjet kimike, biologjike dhe radioaktive të groposura të bazës mund të ekspozohen përfundimisht. Shkrirja mund të lëshojë materiale të rrezikshme në mjedis, duke paraqitur rreziqe të konsiderueshme.

“Ajo është e dehur”- Shpërthejnë komentet ndaj Harris në mesazhin e saj pas humbjes së zgjedhjeve

Kandaidatja e amerikanëve për presidente, Kamala Harris, ka shkaktuar një sërë komentesh negative, e cila vetëm disa javë pas humbjes përballë kundërshtarit të saj Donald Trump në mesazhin e Falënderimeve, u shfaq në ekran dukshëm e zhgënjyer dhe e dëshpëruar.

Në videon prej 28 sekondash të postuar në X nga Komiteti Kombëtar Demokratik, Kamala Harris thotë: “E di që është një kohë e pasigurt. E di mirë. Më duhet vetëm t’ju kujtoj: kurrë mos lejoni që dikush t’jua marrë fuqinë tuaj. Ju keni të njëjtën fuqi që kishit para 5 nëntorit dhe keni të njëjtin qëllim dhe aftësi për t’u angazhuar dhe frymëzuar. Prandaj, kurrë mos lejoni që dikush ose ndonjë rrethanë t’ju grabisë forcën tuaj.”

Duke vazhduar mesazhin e saj, ajo thotë: “Ne jemi të gjithë bashkë në këtë, mirë? Ne jemi të gjithë në këtë së bashku’ përpara se t’u uronte mbështetësve “Gëzuar Ditën e Falënderimeve’.

Videoja e mesazhit të Kamala Harris është parë mbi 7.5 milionë herë.  Në shumicën e komenteve, ndjekësit në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën X, kanë qenë negative imazhit të kreut të demokratëve.

Madje, ata shkruajnë se ajo duket e dehur pas humbjes së saj dhe se duket qartë se diçka nuk shkon.

 

Vice President @KamalaHarris’ message to supporters. pic.twitter.com/x5xMUGTtkz

— The Democrats (@TheDemocrats) November 26, 2024

“Pse duhet të publikoni një video ku ajo është e dehur”, shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër shton: “Sa shumë ka pirë ajo?”

 

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal fiton çmimin Golden Boy

Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal ka fituar çmimin Golden Boy 2024.

Çmimi, i themeluar nga gazeta italiane Tuttosport, i jepet lojtarit më të mirë evropian për meshkuj nën moshën 21 vjeç, me gazetarët që votojnë duke përdorur një sistem pikësh.

Yamal, 17 vjeç, u vendos si lojtar i rregullt i skuadrës së parë për Barcelonën sezonin e kaluar përpara se të ndihmonte Spanjën të fitonte Euro 2024.

Anësori shënoi një gol dhe asistoi katër të tjerë teksa u shpall lojtari i ri i turneut.

Në tetor Yamal fitoi trofeun Kopa, një çmim ekuivalent i ndarë gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2024.

Yamal ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Mesfushori i Real Madridit dhe Anglisë, Jude Bellingham, fitoi çmimin Golden Boy 2023.

Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka dalë në përfundimin se menaxhimi i mbetjeve spitalore në vend paraqet problematika në disa aspekte.

Referuar raportit që ka në thelb tematikën “Respektimi i standardeve në trajtimin dhe eliminimin e mbetjeve spitalore, në parandalimin e rrezikut për shëndetin e personelit shëndetësor, pacientëve dhe mbrojtjen e mjedisit” problematikat duket se nisin nga magazinimi tek aspektet e kostove.

Konkretisht audituesit raportojnë se dokumentimi i mbetjeve gjatë procesit të menaxhimit paraqet mangësi dhe nuk ka një standard të unifikuar në të gjithë spitalet. Nga të dhënat e 39 spitaleve në vend rezulton se janë shpenzuar në disa vite pak më shumë se 5 milionë euro.

“Nga të dhënat e paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale(MSHMS) për 39 spitale publike rezulton se, gjatë 4 viteve buxhetorë së bashku për evadimin e mbetjeve spitalore të rrezikshme me operatorë ekonomikë janë shpenzuar rreth 517,632,900 lekë ose rreth 129,408,225 lekë/vit.

Evidentohet trend rënës sa i përket shpenzimeve të kryera, ku gjatë vitit 2023 janë shpenzuar rreth 15% më pak fonde se në vitin 2020. Megjithatë 10% e këtij efekti vjen nga ulja e kostove të QSUT “Nënë Tereza” e cila nga 15.9 milion lekë në vitin 2020 ka arritur në rreth 2.7 milion lekë shpenzime të raportuara për vitin 2023” thuhet në raportin e KLSH.

Teksa një pjesë e menaxhimit bëhet përmes kontratave me privatët një pjesë tjetër bëhet përmes autoklavave që kanë të instaluar vetë spitalet por jo të gjithë kanë funksionale një të tillë.

“Megjithëse në disa spitale publike të vendit kryhet procesi i sterilizimit nëpërmjet autoklavave, në MSHMS nuk gjendej një strukturë e cila të dispononte informacion lidhur me këto procese.

Autoklavat në procesin mekanik të tyre janë enë nën presion e si të tilla sa i përket funksionit mekanik i nënshtrohen kontrolleve periodike të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, ndërkohë sa i përket sasive të përpunuara, standardeve në mënyrën e funksionimit, dokumentacionit të përdorur, raportit kosto-efektivitet për përdorimin e tyre duhet të ishin rregullisht pjesë e politikave të MSHMS” thuhet në raport.

KLSH vëren se magazinimi i mbetjeve spitalore gjithashtu shfaq problematika nga njëri spital në tjetrin.

Konkretisht në spitali rajonal Vlorë dispononte ambiente ruajtje të posaçme në secilin pavijon për mbetjet dhe po kështu për ambalazhet dhe dhomat e frigoriferëve. Ndërkohë ambienti i magazinimit paraqitej i papërshtatshëm dhe gjatë viteve të fundit nuk ka patur investime për këtë qëllim.

Në Spitalin Rajonal Durrës nuk disponoheshin ambiente të veçuara për ruajtjen në pavijon të mbetjeve në të gjitha rastet  Në Spitalin Rajonal Shkodër ambienti për përpunimin me autoklavë ndodhej shumë afër spitalit dhe nuk paraqiste kushte të përshtatshme për ruajtjen e mbetjeve deri në përpunimin e tyre.

Në hyrje të këtij ambienti ndodheshin edhe koshat e mbetjeve urbane të spitalit. Në spitalin rajonal Korçë autoklava gjendet e instaluar në të njëjtin ambient me kaldajën e spitalit ku temperaturat rriten ndjeshëm, krijohen problematika në përhapjen e infeksioneve në ajër. Po në të njëjtin ambient ndodhet dhe frigoriferi i mbetjeve.

Raporti i audituesve verën se thuajse në të gjitha rastet kontraktimi i operatorëve ekonomikë për trajtimin e mbetjeve është realizuar me llojin e kontratës “Marrëveshje kuadër” dhe në periudha të ndryshme evidentohet se, lidhja e kontratave të reja nuk është iniciuar në kohë dhe kjo ka krijuar në periudha të ndryshme grumbullime sasish për të cilat janë ndjekur procedura të përshpejtuara për trajtimin e tyre.

Sipas KLSH në kontratat e spitaleve vihet re një luhatje e konsiderueshme midis çmimit minimal dhe atij maksimal të aplikuar për çdo vit madje edhe kur operatori është i njëjti. Në disa kontrata aplikohej çmim i njëjtë për të gjitha kodet e mbetjeve ndërsa në të tjera aplikoheshin çmime të ndryshme brenda të njëjtës kontratë./Monitor