Aplikacion
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se ajo është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë.
Sipas Raportit, për këtë arsye Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut.
Raporti i Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin vlerëson se “Shqipëria ka potencialin për të rritur qëndrueshmërinë e saj ndaj ndryshimeve klimatike” dhe për të shfrytëzuar mundësitë e reja ekonomike përmes investimeve dhe politikave strategjike, por “në mungesë të masave proaktive, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë në 7 për qind Prodhimit të Brendshëm Bruto së saj”.
Rreth 95 për qind e bashkive shqiptare janë prekur dy dekadat e fundit nga këto fatkeqësi natyrore dhe klimatike, të cilat janë shpeshtuar dhe ashpërsuar, theksohet në Raport, të tilla si tërmeti në nëntor 2019, që ishte më i forti në 30 vjet.
Po ashtu, energjia dhe bujqësia janë ndikuar ndjeshëm nga rreziqet klimatike për shkak të ndryshimit të ritmit të rreshjeve, çka sjell thatërsira me humbje të korrjeve në bujqsi dhe përgjysmim të prodhimit të energjisë elektrike, përmbytje, me humbje të mëdha në bujqësi dhe blegtori, thuhet në studim.
Sipas raportit, investimet në përshtatjen klimatike janë mëse të domosdoshme dhe mund të mbështesin zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, ku nga investimet tek përshtatja klimatike mund të përfitohet 10 herë më shumë prej uljes së humbjeve, prej përfitimeve sociale e mjedisore dhe mundësive ekonomike më të shtuara.
Ekspertët e Grupit vlerësuan se me aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në uljen e varfërisë dhe në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me BE-në, duke u renditur mes vendeve me të ardhura të mesme e të larta.
Varfëria energjetike mbetet shqetësim dhe, sipas Raportit, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë i përballon me vështirësi shpenzimet e energjisë.
Shqipëria mbështetet në energjinë e rinovueshme të hidrocentraleve, pohojnë ekspertët në studim, por ajo përballet me sfida në menaxhimin e burimeve të veta ujore për bujqësinë dhe për prodhimin e energjisë, sidomos pas përmbytjeve dhe thatësirave, që sollën ndryshimet klimatike.
Shqipëria po redukton varësinë nga burimet hidrike duke zgjeruar tregtinë rajonale të energjisë, veçanërisht me Kosovën, për të rritur sigurinë e saj energjitike dhe për të sjellë më shumë burime të rinovueshme, vlerëson Raporti.
Investimet, sipas ekspertëve, pritet të diversifikojnë sistemin energjetik, të përmirësojnë efikasitetin, duhet të reduktojnë varësinë nga importet, si dhe të elektrifikojnë transportin dhe sistemin e ngrohjes.
Raporti përshkruan edhe një udhërrëfyes të masave të nevojshme për kalimin e Shqipërisë drejt një modeli rritjeje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës.
Udhërrëfyesi për Shqipërinë e qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës, i përfshirë në Raport, propozon investime të shpejta për zbutjen e ndikimit të katastrofave, zhvendosjen drejt energjisë së rinovueshme për dekarbonizimin afatgjatë, reforma në financat publike për të mbështetur nismat mbi klimën dhe nxitur investimet private, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për të nxitur efikasitetin dhe inovacionin.
Grupi i Bankës Botërore pohoi se po punon me autoritetet shqiptare duke mbështetur projekte për ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme, përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë./VOA
Lëng panxhari për 7 ditë për pastrimin e veshkave dhe mëlçisëLëngu i panxharit të kuq dhe hudhrave është një kurë e vjetër popullore, e përdorur ndër breza për të rigjeneruar gjithë organizmin dhe largimin e toksinave.
Largimi i lëngjeve toksike apo helmuese nga organizmi është thlebësor.
Stili ynë i jetesës, dietat por edhe mjedisi i jashtëm përthithin shumë toksina, radikale të lira të dëmshme, mikrobe etj.
Të gjitha këto futen në organizëm dhe ndërpresin funksionin normal të organeve tona vitale.
Detoksifimi i gjakut ndihmonnë eliminimin e të gjitha lëndëve helmuese, papastërtive dhe përmirëson funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.
Veshka dhe mëlçia punojnë në mënyrë të rregulltë falë vetive të këtij lëngu fantastik. I cili mbron këto organe nga dëmet që shkaktojnë toksinat.
Gjithashtu ky lëng ndihmon organet edhe nga ndikimi që shkakton stresi dhe ankthi në organizëm.
Vetitë mjekësore të hudhrës, xhinxherit, panxharit të kuq dhe limonit ndimojnë në rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, veshkave dhe gjakut duke ndikuar në mirëfunksionimin e tyre.
Pastrimi i gjakut largon toksinat dhe radikalet e lira të cilat krijojnë probleme në trup, siç janë alergjitë, dhimbja e kokës, imuniteti i ulët dhe probleme të tjera shëndetësore.
Gjaku i shëndetshëm ndikon në lehtësimin e funksionit të trupi duke transportuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.
Përgatitja e këtij lëngu purifikues do t’iu ndihmojë të pastroni natyralisht gjakun nga toksinat, mëlçinë dhe veshkat.
1 panxhar i kuq mesatar
2 thelpinj hudhra
1 mollë
Dy feta të holla xhinxher
Një lugë çaji me lëng limoni
Kalojini të gjithë përbërësit në blender (shtrydhëse frutash).
Në fund, shtoni lëngun e limonit, nëse dëshironi edhe pak ujë dhe pijeni me stomak bosh.
Konsumojeni këtë lëng deri në 7 herë brenda gjithë javës dhe në këtë mënyrë gjaku, veshkat dhe mëlçia juaj do të pastrohen tërësisht nga toksinat.
Përfitimet shëndetësore të përbërësve
Hudhra – Përmirëson nivelin e presionit të gjakut dhe lehtëson punën e arterieve.
Panxhari – Pastrues i fuqishëm i gjakut, përmirëson qarkullimin e tij.
Xhinxher – Parandalon mpiksjen e gjakut.
Lëngu i Limonit – Përmban vitamina C dhe antioksidantë .
Mollët – Rregullojnë funksionimin e gjakut./AgroWeb.org
Ministrja njofton divorcin nga bashkëshorti, shpërthejnë kritikat: Vure karrierën para fëmijëvePas 17 vitesh, martesa e Annalena Baerbock ka përfunduar. Ministrja e Jashtme gjermane bëri të ditur lajmin përmes një deklarate të përbashkët me bashkëshortin e saj, Daniel Holefleisch.
Megjithatë, 24 orë pas publikimit të lajmit, kanë vërshuar kritikat ndaj ministres 43-vjeçare, e cila akuzohet në rrjetet sociale ka vënë karrierën përpara fëmijëve të saj.
“Për disa kohë, pas një procesi të gjatë së bashku, ne kemi vendosur që nuk jemi më çift”, shpjeguan Baerbock dhe Holefleisch në një deklaratë. “Dhe për të shmangur çdo spekulim: nuk kemi partnerë të rinj”.
Ata u martuan në gusht 2007 dhe kanë dy vajza 9 e 13 vjeçe, ndërsa do të vazhdojnë të jetojnë së bashku në shtëpinë në Brandenburg, duke bërë të qartë se duan t’ua lehtësojnë situatën fëmijëve.
Baerbock hoqi dorë së fundmi nga kandidatura për kancelarin e partisë, duke i lënë vendin kolegut të tij Robert Habeck në një situatë shumë të komplikuar politikisht për të Gjelbrit, të cilët po humbasin dukshëm mbështetjen.
Në një intervistë në fillim të mandatit të saj, ministrja shpjegoi se bashkëshorti i saj Daniel, i cili tashmë është 52 vjeç dhe punon si konsulent komunikimi dhe lobist, do të kujdesej për familjen, për të kompensuar mungesat e gruas së tij .
Janë zbardhur emrat e 21 personave për të cilët SPAK lëshoi 21 masa sigurimi, ku mes tyre janë personazhe të botës së krimit, një ish-gjyqtare, dy gazetarë dhe një ish-zyrtar i policisë.
Arrest me burg
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Xhino Roka
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
Sergej Hasanpapaj
Bruno Hazizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
Preke Kodra
Fuad Verzivolli
Metin Mehjam
Renato Hasani
Skender Sufaj
Pajtime Fetau
Dedan Gjoni
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
Arrest shtëpie
Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje
Elton Qyno
Artan Hoxha
NJOFTIMI I SPAK
Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.
Në hetim nga SPAK, Artan Hoxha: Në mëngjes na bastisën shtëpitë, pasdite na kërkuan ndjesëNjë operacion me urdhër të SPAK ku u lëshuan 21 urdhër-arreste u zhvillua ditën e sotme. Mes tyre janë edhe gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, ndaj të cilëve u caktua masa detyrim paraqitje.
Pas paraqitjes në SPAK, Artan Hoxha reagoi duke u shprehur se agjentët u bastisën shtëpinë në mëngjes duke u marrë mjetet e punës si celularë e laptopë, ku sipas tij ka edhe materiale të papublikuar nga SPAK për lidhje të politikës me krimet zgjedhore.
Por, gazetari shtoi se pasdite i thirrën, sipas tij, duke i kërkuar ndjesë dhe se bastisja e banesës së tyre ishte në shkelje me ligjin.
“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….
Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story.
Gjithashtu reagoi edhe gazetari Elton Qyno, teksa u shpreh sel “Unë ju falënderoj shumë për mbështetjen. Sinqerisht jam habitur për një masë të tillë nga njerëz që unë kam besuar dhe i kam mbështetur fuqimisht në detyrën e tyre kundër elementeve kriminale.
Këtë gjë e di më së miri Vladimir Mara, Altin Dumani dhe e gjithë trupa e prokurorëve të SPAK dhe atyre të Republikës së Shqipërisë. Edhe njëherë faleminderit prej çdo kolegu. S’kam kryer asnjë krim në detyrën time pranë grupit Mediatik Shqiptarja.com, shkollës se gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri”.
Rrëzimi i avionit të mallrave, dyshime për sabotimMinistrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Lituani më 25 nëntor mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.
“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid”, tha Baerbock për gazetarë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës në Itali.
“Së voni kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha ajo, duke aluduar në këputjen e kabllove të telekomit në Detin Baltik rishtazi, për çka zyrtarët kanë thënë se mund të ketë qenë sabotim.
Autoritetet e Lituanisë nuk e kanë bërë një lidhje të tillë me rrëzimin e avionit.
Shumë agjenci perëndimore të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën për përfshirje në akte sabotimi në Evropë, të cilat, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e aleatëve të Ukrainës sepse ajo mbështetet te qeveritë perëndimore në luftën e saj kundër pushtimit të plotë nga Rusia.
Gazetarja: Shoku i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, djali i një hetuesi të BKH pranë SPAKGazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se shoku i Mario P., i cili vrau me thikë të miturin Martin Cani, është djali i një hetuesi të BKH pranë SPAK.
Lala raporton se në sherr janë përfshirë 5 persona, viktima, Luisi (shoku i Martinit) dhe djali i tezes së tij, ndërsa autori i dyshuar ka qenë me shokun e tij, djali i një agjenti të BKH.
Ndërkohë Luisi, i cili mbeti i plagosur me 4 plagë me thikë, ka rrëfyer se kanë qenë dy autorë, Mario dhe shoku i tij, por ky i fundit nuk është ndaluar. Gjithashtu ka treguar se ka qenë edhe një burrë që e ka kapur gjatë sherrit duke e ngritur në ajër, por nuk ka arritur që ta shikojë se kush ishte,
Edhe babai i të miturit, i cili ndodhet në intubim tek Trauma për shkak të plagëve që ka marrë, ka pretenduar se ngjarja po tentohet të fshihet duke zbuluar edhe identitetin e autorit të dytë, 14-vjeçari me iniciale K. B..
Por, policia e ka mohuar duke deklaruar se ka pasur vetëm një autor të ngjarjes, i mituri i arrestuar, duke hedhur poshtë deklarat e Luisit të plagosur.
Klodiana Lala: Çdo prind duhet t’i bashkohet protestës. Pas vrasjes së Martin Canit, po mbahen nën vëzhgim ambientet e jashtme të shkollave. Fatkeqësisht, që të bëhej kjo, duhet të ndërronte jetë një 14-vjeçar. Mendoj se reagimi është me vonesë.
Ka çdo ditë konflikte në shkolla, situata është alarmante. Protesta për vrasjen e adoleshentit nuk duhet të jetë me ngjyrime politike. Nëse një mësues del te protesta, të nesërmen nuk është më në punë. Mësuesit frikësohen të dalin në protestë.
Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve.
Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen.
Adele tërhiqet nga muzika për t’u fokusuar tek familja… dhe ndoshta një fëmijë tjetërAdele ka mbyllur perden e rezidencës së saj të njohur në Las Vegas, duke lënë fansat të spekulojnë për kapitullin e saj të ardhshëm.
Këngëtarja britanike performoi shfaqjen e saj të 100-të dhe të fundit në Caesars Palace të shtunën, duke shënuar fundin e një ecurie dyvjeçare.
“Jam shumë i trishtuar që mbaroi”, tha artistja fituese e Grammy-it e përlotur para publikut. “Do të më mungoni tmerrësisht. Nuk e di se kur dua të performoj përsëri.”
Këngëtarja 36-vjeçare, e cila njoftoi në shtator se fansat nuk do ta shihnin atë për “një kohë tepër të gjatë”, e ka bërë të qartë se është gati t’i japë përparësi jetës së saj personale.
Duke folur në fillim të këtij viti, Adele zbuloi planet për të zgjeruar familjen me të fejuarin Rich Paul, duke thënë: “Pasi të mbaroj të gjitha detyrimet dhe të gjitha shfaqjet e mia, dua të kem një fëmijë.”
Tashmë nënë e 11-vjeçarit Angelo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Simon Konecki, Adele ka shprehur shpresat e saj për një vajzë.
Ethet e Luftës së Ftohtë në Gjermani! Thirrje qytetarëve të kthejnë bodrumet e tyre në strehimore!Gjermania po harton një listë të strehimoreve që qytetarët mund të përdorin në raste urgjente, tha të hënën Ministria e Brendshme, mes tensioneve në rritje me Rusinë.
Lista do të përfshijë stacionet e trenave nëntokësore dhe parkingjet e makinave , si dhe ndërtesat qeveritare dhe pronat private.
Gjithashtu do të përpilohet një direktori dixhitale e strehimoreve emergjente në mënyrë që qytetarët t’i gjejnë ato sa më shpejt duke përdorur një aplikacion të telefonit celular. Qytetarët do të inkurajohen gjithashtu që të krijojnë strehimore në shtëpitë e tyre duke rindërtuar bodrumet dhe garazhet.
Zëdhënësi i ministrisë nuk pranoi të jepte një plan kohor, duke thënë se ishte një projekt i madh që do të merrte pak kohë dhe do të përfshinte Zyrën e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive dhe autoritete të tjera shtetërore.
Gjermania, siç raportohet nga AFP , ka 579 strehimore për 84 milionë banorët e saj. Në të kaluarën, vendi kishte rreth 2000 strehimore.
Kirurgu plastik, Roshan Ravindran ka paditur yllin portugez Cristiano Ronaldo se i ka borxh 48.000 euro për shërbimet që i ka bërë futbollistit dhe anëtarëve të familjes së tij.
Sipas tij, Ronaldo i detyrohet atij për trajtimet e ofruara kur ishte në Old Trafford në 2021 dhe 2022.
Specializimet e ish-kardiologut përfshijnë botoksin dhe fillerat, kujdesin e lëkurës dhe ngritjen e vetullave.
Ai nuk përmend partneren e lojtarit, Georgina Rodríguez, 30 vjeçe, por pretendon se ka punuar për Ronaldon “dhe anëtarët e familjes së futbollistit” në klinikën e tij Cheshire.
I pyetur në lidhje me padinë nga The Sun, mjeku Rosh, i cili gjithashtu drejton degët e KLNIK në Mançester dhe Londër, tha: “Ka një çështje ligjore në vazhdim dhe, si profesionist, nuk diskutoj për pacientët e mi.”