zoom

Day ArchiveRudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë

Aktorja Rudina Dembacaj u përlot gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu detaje lidhur me divorcin e saj me Aleksandër Varfajn, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.

Aktorja foli lidhur me pasojat e divorcit te e bija, duke theksuar se gjykata është një fjalë mjaft e njohur për të.

“Gjykata nuk i merr dot çështjet përsipër shumë shpejt dhe një fëmijë që të shkojë të takojë njerëzit e vetë duhet të presë me patjetër datën e gjyqit dhe gjykata për time bijë është një fjalë shumë e njohur, por gjykata është shumë e mirë dhe ne do e marrim lejen,”- theksoi ajo.

Po ashtu, Dembacaj shtoi se ka zgjedhur, ndryshe nga palët e tjera, të mos bëjë viktimën në publik, pasi fëmija qëndron mbi gjithçka.

“Unë kam zgjedhur të mos bëj kurrë viktimën. Palët që bëjnë viktimën mendojnë gjithmonë që do fitojnë në publik, do fitojnë simpatinë e njerëzve, por çka është më e rëndësishmja nuk janë as njerëzit, as publiku, sa është fëmija,”-  shtoi ajo.

Aktorja Rudina Dembacaj u përfshi në një sagë të bujshme ligjore për falsifikim dokumentesh, pasi mori vajzën në një udhëtim jashtë vendit pa prokurën e të atit.

Si pasojë, gjykata e dënoi me 6 muaj burg, por të konvertuar në 80 orë shërbim prove. Lidhur me këtë, aktorja është shprehur se ishte një veprim i nxituar për shkak të dëshirës për të udhëtuar me të bijën, por shtoi se është penduar.

Mesa duket prokura nga babai i Viktorias vijon të jetë një pengesë që kjo e fundit të udhëtojë me të ëmën.

Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj u divorcuan para pesë vitesh. Ndërkohë, aktorja është martuar me ish-deputetin, Mark Frroku./ Zoom.al

Hezbollah lumë raketash në Izrael, plagosen disa persona

Izraeli u përball me një lum raketash të lëshuara nga grupi militant i Libanit Hezbollah këtë të dielë.

Një pjesë e sulmeve u kapën falë sistemit të mbrojtjes ajrore të tjerë shënjestruan disa zona të ndryshme në qendër dhe veri të vendit.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona ndërsa raportohet edhe për dëme materiale, përfshirë edhe një objekt banimi.

Ushtria izraelite iu përgjigj Hezbollah me goditje nga ajri në disa vendodhje në periferinë jugore të bejrutit.

Në 24 orët e fundit në Liban u vranë dhe plagosën dhjetëra persona sipas autoriteteve vendase.

Sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe Hezbollah vijnë në një kohë që ushtria ka lëshuar urdhra evakuimi oër qytetin e Gazës duke shkaktuar një valë të re zhvendosjesh të banorëve civilë.

Urdhrat e reja sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite erdhën pas disa sulmeve me raketa të nisura në drejtim të izraelit nga e njëjta lagje.

Përgjegjësia e breshërisë me raketa të shtunën u mor nga krahu i armatosur i Hamasit, i cili tha se kishte shënjestruar një bazë të ushtrisë izraelite afër kufirit.

Këto shenja të horoskopit do të gjejnë shpirtin binjak deri në fund të vitit!

Përpara vitit 2025, disa shenja të horoskopit janë të motivuara më shumë se kurrë për të gjetur dashurinë.

Këto shenja janë të etura të takojnë shpirtin e tyre binjak dhe ja se për cilat bëhet fjalë…

Luani
Edhe pse je një nga shenjat më të pavarura të zodiakut, ke një dëshirë të fortë për të gjetur shpirtin tënd binjak këtë vit. Kjo është arsyeja pse ti i largon njerëzit e gabuar sa më shpejt të jetë e mundur. Ti nuk dëshiron të humbësh kohën e çmuar me ta, sepse do të dëshiroje të qëndroje më mirë me personin që duhet të jetë “i/e duhur/a”. Natyrisht, vetëm për shkak se mund ta gjesh dhe te vetja lumturinë, nuk do të thotë që dëshiron të qëndrosh vetëm. Ti nuk ke frikë të pranosh se ke qenë në kërkim të dashurisë për një shoqërues që do të të inkurajojë dhe do të të dojë ashtu siç ke dashur gjithmonë të të duan.

Virgjëresha
Ti kujdesesh thellësisht për punën tënde, kështu që romanca nuk është gjithmonë prioriteti yt kryesor. Megjithatë, ti ke një dëshirë të fortë për të gjetur shpirtin tënd binjak dhe po shpreson ta gjesh shpejt. Je lodhur duke pritur sepse je lodhur nga takimet. Në fund të fundit, ti kurrë nuk ke qenë shumë i/e dhënë pas marrëdhënieve rastësore. Ti dëshiron diçka të fortë dhe të sigurt, diçka që mund t’i besosh se do të zgjasë.

Peshorja
Ti je i/e vendosur për të gjetur shpirtin tënd binjak, sepse je një romantik/e i/e vërtetë. Ti ke besim se dashuria e vërtetë është e mundur, kështu që nuk do të heqësh dorë nga shpresa për të gjetur personin tënd të duhur, pavarësisht se mund të përfundosh zemërthyer. Në fund të fundit, çdo romancë që nuk funksionon është një mësim ose një hap përpara drejt të duhurit/ës. Edhe pse ke një dëshirë të fortë për të gjetur shpirtin tënd binjak, ti e kupton rëndësinë e marrëdhënieve të tjera gjatë gjithë jetës tënde.

Peshqit
Që në një moshë të re, ti ke shpresuar të takohesh me shpirtin tënd binjak. Ti ke një dëshirë të fortë për të gjetur dashurinë e vërtetë sepse nuk je i/e gatshëm/me të kënaqesh me asgjë më pak. Ti më mirë do të vazhdoje të provoje, dështoje dhe provoje më shumë sesa të kënaqesh me dikë që nuk të përshtatet plotësisht. Edhe pse ke një zemër të madhe që thyhet lehtë, ti je i/e sigurt se do të jesh në gjendje ta shërosh atë përsëri. Ti do të jesh në gjendje të durosh derisa të gjesh atë person që është shkruar të jetë me ty.

E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump

Këtë javë, zyrtarët amerikanë morën pjesë në hapjen e një baze amerikane në Poloni për mbrojtjen nga raketat balistike, që ishte planifikuar të hapej në vitin 2008. Varshava zyrtare e vlerësoi angazhimin e treguar nga presidentët amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë një garantues i sigurisë së Polonisë, si dhe të gjithë aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi presidenti polak.

Fjalë të ngrohta për Uashingtonin, por nën sipërfaqe ka shqetësime mbi angazhimin e presidentit të ardhshëm amerikan lidhur me sigurinë e Evropës. Në vitin 2017, zoti Trump e cilësoi NATO-n si “të vjetëruar” dhe kritikoi vazhdimisht aleatët e aleansës.

“Njëzet e tre nga 28 vendet anëtare ende nuk po paguajnë atë që duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai gjatë mandatit të parë, në maj të viti 2017.

Në takimin e NATO-s të vitit 2018, aleatët thanë se zoti Trump kërcënoi se do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga aleanca nëse vendet evropiane nuk do të rrisnin shpenzimet ushtarake. Në atë kohë zoti Trump pretendoi se pati sukses.

“Të gjithë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm angazhimet e tyre. Ata do të rrisin shpenzimet në ato nivele që nuk i kanë menduar kurrë më parë”, deklaroi zoti Trump në atë kohë.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale zoti Trump shkaktoi sërish tronditje për NATO-n.

“Një nga presidentët e një vendi të madh më pyeti: ‘Zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Nuk keni paguar? Ai tha: ‘Jo’. Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani, ju duhet të paguani faturat tuaja.”

Aleatët e NATO-s mund të përballen me një trysni të re për të shpenzuar më shumë kur zoti Trump të marrë detyrën, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.

“Nuk jam aq i sigurt se mund të flasim për një kërcënim ekzistencial për NATO-n, si në vitin 2018. Por mund të them se ai do të kërkojë marrëveshje të vështira. Jo vetëm për të arritur pak a shumë objektivin e shpenzimeve ushtarake, por ndoshta për të pëgatirur terrenin për rritjen e shpenzime me 2.5 ose 3% gjatë takimit të ardhshëm të NATO-së që mbahet në qershor në Hagë”, thotë ai.

Një qasje e tillë ka të ngjarë të mirëpritet nga shumë shtete evropiane, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Aleatët e frontit lindor si Polonia, për shembull, por edhe vendet baltike dhe madje edhe vendet nordike tani po e shohin këtë si një gjë të mirë. Por unë mendoj se ka ende disa shqetësime në të gjithë aleancën kur flitet për shpenzimet që mund të minojë besueshmërinë e mbrojtjes kolektive”, thotë Fabrice Pothier, një ish drejtues i planifikimit të politikave të NATO-s.

Zoti Trump ka emëruar Matthew Whitaker si kandidat për postin e ambasadorit amerikan në NATO. Në një deklaratë me shkrim, zoti Trump thekson se Whitaker “do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s” – dhe se ai “do t’i jap përparësi Amerikës”. Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati. VOA/

FOTOT/ Kush janë dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin, qitjen e bëri polici

Dy personat që shihni në foto janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, autorë të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi.

Të dy personat janë ndaluar tashjmë nga policia pas gjetjes së provave që i lidhin ata me ngjarjen.

Autori që ka qëlluar është polici Shkëlqim Dukaj. Hetuesit, kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.

Sipas policisë nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë që kishin pronën ngjitur me atë të viktimës.
Përplasjet për ndërtimin e pallatit dhe për pronat kanë sjellë konfliktin mes efektivit të policisë Shkëlqim Duka dhe vëllai të tij Florian Duka me ndërtuesin Reçi.

Rama iu kërkon votën shqiptarëve në Londër: Ju them fare hapur se…

Kryeministri Edi Rama iu kërkoi sot votën shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe, për një mandat të katërt në krye të vendit. Gjatë takimit të zhvilluar në Londër lideri i mazhorancës premtoi se synimi kryesor i PS është anëtaresimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030.

“Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.”- tha Rama.

Kryeministri shfrytezoi takimin për të folur për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjecarit ne shkollën Fan Noli. Rama akuzoi opozitën që po e përdor këtë ngjarje tragjike për interesa politike.

“Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.”- tha kryeministri.

Megjithatë, takimi i Ramës u shqërua me protesta. Disa u mblodhën jashtë abmjenteve ku u mbajt takimi ndërsa të tjerë ngritën zërin nga brenda sallës.

Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nëntor se shtetit të tij “i duhen më shumë sisteme për mbrojtje ajrore”, për t’i mbrojtur njerëzit e vet, teksa Rusia vazhdon të shënjestrojë Ukrainën me bomba ajrore, dronë luftarakë dhe raketa.

“Mbrojtja më e fuqishme e qiejve tanë është absolutisht kritike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se Kievi është duke “punuar aktivisht” me partnerët për përmirësim të mbrojtjes ajrore të shtetit.

Rusia ka nisur më shumë se 800 bomba ajrore, ka kryer rreth 460 sulme me dronë dhe rreth 20 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, vetëm javën e kaluar, sipas Zelenskyt.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, kanë raportuar më 24 nëntor se kanë zmbrapsur disa sulme me dronë përgjatë natës.

Nuk ka raportime për të plagosur në asnjërën palë.

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se alarmi ajror ka zgjatur më shumë se tri orë dhe që dronët “kanë lëvizur në drejtime të ndryshme” të qytetit.

Forcat ukrainase patën kryer një inkursion të befasishëm në rajonin rus, Kursk, në gusht, duke marrë kontrollin e 1.400 kilometrave katrorë.

Mirëpo një burim i ushtrisë ukrainase ka thënë se Kievit tani ka humbur 40 për qind të territorit që kontrollonte në Kursk.Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara raportohet t’i kenë dhënë leje Ukrainës për të goditur thellë në Rusi me sistemet ATACMS dhe raketat Storm Shadow, respektivisht.

Raketat janë armë taktike precize të dizajnuara të godasin qendra, logjistikë dhe depo armësh rreth frontit të luftës.

Ukraina veçse i ka përdorur këto armë për të kryer sulme në Kursk dhe rajonin fqinj, Belgorod.

Edhe Franca u është bashkuar SHBA-së dhe Britanisë, duke sinjalizuar se Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë kundër shënjestrave në territorin rus.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë në një intervistë për transmetuesin britanik BBC se Ukraina mund të lëshojë raketa franceze me rreze të gjatë në Rusi, “për vetëmbrojtje”.

Megjithatë, ai nuk e ka konfirmuar nëse armët franceze janë përdorur tashmë.Rusia, në anën tjetër, e ka dënuar ashpër përdorimin e këtyre armëve nga ana e Rusisë, dhe është zotuar se do të kryejnë sulme me raketa të avancuara, si dhe e ka përditësuar doktrinën bërthamore.REL/

Dështon marrëveshja?/ Italia tërheq të gjithë stafin e punonjësve nga qendrat e emigrantëve

Dhjetra oficerë policie dhe punonjës socialë italianë të vendosur nga qeveria e Romës në dy qendrat e emigrantëve në vendin tonë janë kthyer në shtëpi.

Kjo, pasi të dyja objektet e ngritura sipas marrëveshjes së emigrantëve Itali-Shqipëri kanë qenë të zbrazura për javë me rradhë.

Pak më shumë se një muaj pas hapjes së bujshme të qendrave të paraburgimit miliona euroshe për azilkërkuesit në Shqipëri, të cilat supozohej të mbanin deri në 3000 burra në muaj, më shumë se 50 oficerë policie u kthyen në Itali dy javë më parë, ndërsa dhjetëra punonjës socialë janë larguar gjatë kësaj fundjave

Prania e tyre në vendin tonë është cilësuar si e panevojshme.

Që nga hapja e qendrave më 11 tetor, vetëm 24 azilkërkues u sollën në vendin tonë, me qëllim riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës. Pesë kaluan më pak se 12 orë në një qendër paraburgimi, ndërsa pjesa tjetër qëndruan për pak më shumë se 48 orë.
Të gjithë u rikthyen në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Romës.

Kush janë dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin dhe çfarë iu gjeti policia në lokal (Pamjet)

Shkëlqim dhe Florian Duka janë dy vëllezërit të dyshuar për vrasjen e biznesmenti Eduart Reçi pak ditë më parë në Tiranë.

Shkëlqim Duka 58 vjeç ishte oficer policie në komisariatin nr.2 në kryeqytet.

Pas hetimeve policia zbuloi se dy vëllezërit ekzekutuan Reçin për shkak të një konflikti pronësie mes tyre.
Përpara vrasjes, Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët ai kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit në fjalë.

Këtyre dy të fundit, gjatë kontrollit në banesa dhe një lokal që ata kishin në pronësi polcia ka gjetur, një armë zjarri pa leje, jelek antiplumb, silenciator dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Autorët e dyshuar, një oficer policie dhe vëllai i tij

Autori dyshuar për vrasjen e biznesmentit Eduart Reçi pak ditë më parë në Tiranë, është polic në komisariatin nr.2 në kryeqytet.

I dyshuari SH.Duka është ndaluar nga policia së bashku me vëllain e tij, gjithashtu i dyshuar për ngjarjen.
Të dy vëllezërit kanë qenë fqinj me biznemenin dhe kanë qenë në negociata për të ndërtuar një pallat.

Palët nuk kanë rënë dakord dhe kjo ka shkaktuar një konflikt mes tyre.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën “Faik Konica”, u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.

Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi E. R., po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit F. D., dhe Sh. D.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.