Aplikacion
Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.
BBVK vendim drastik/ Përjashtojen dy banorëGjatë puntatës së sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim të papritur për dy nga banorët e “BBVK”.
Rezarti dhe Besforti janë përjashtuar nga formati.
Ata nuk do ta vazhdojnë garën në shtëpinë më të madhe në vend, për shkak të thyerjes së rregullave.
Ky vendim është marrë nga produksioni, i cili ka njoftuar se sjellja e tyre ka shkelur kodin e etikës së pro
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtimPas fitores në zgjedhje një tjetër garë nisi menjëherë për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, sprinti 11-javor për të zgjedhur administratën e re, që do të duhet të jetë gati për të marrë drejtimin e vendit më 20 janar të vitit 2025.
Administrata e një presidenti përfshin me mijëra të emëruar, por në javët e para, pas zgjedhjeve, vëmendja është përqendruar tek përbërja e kabinetit të tij.
Tradicionalisht në të përfshihet nënpresidenti dhe drejtuesit e 15 departamenteve të degës ekzekutive, si ai i Shtetit, i Drejtësisë, apo Departamenti i Thesarit.
Veç anëtarëve të kabinetit, janë edhe rreth 10 zyrtarë të tjerë, që shërbejnë në pozita që konsiderohen në nivelin e një anëtari kabineti, siç është përfaqësuesi amerikan për tregtinë, drejtori i zbulimit kombëtar dhe shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë.
Përveç nënpresidentit dhe shefit të kabinetit, të gjithë të emëruarit në nivel kabineti, duhet të konfirmohen nga Senati.
Të enjten në mbrëmje, zoti Trump njoftoi se Susie Wiles, një prej dy menaxhereve kryesorë të fushatës së tij të suksesshme elektorale, do të jetë shefja e kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ajo bëhet kështu gruaja e parë që shërben në këtë pozitë.
Ndërkohë zoti Trump ka ofruar pak informacion mbi emrat që do të përbëjnë kabinetin e tij të ri.
Shumë prej atyre që shërbyen në administratën e tij të parë, që nga ajo kohë, i kanë shkëputur marrëdhëniet me presidentin e zgjedhur. Disa prej tyre madje, shkuan aq larg, sa të mbështesin kundërshtaren e tij, nënpresidenten Kamala Harris. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i ish zyrtarëve të zotit Trump kanë mbajtur marrëdhënie të mira me të dhe mund të rishfaqen në role të rëndësishme në administratën e ardhshme.
Mes atyre që ai mund të vendosë në poste kyçe janë anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të Kongresit, si dhe figura të njohura nga bota e biznesit që mbështetën fushatën e tij, si themeluesi i SpaceX, Elon Musk.
Ekipi i tranzicionit
Kandidatët presidencialë zakonisht krijojnë ekipe tranzicioni shumë përpara përfundimit të zgjedhjeve për të lëviyur me shpejtësi me procesin që pason.
Jo-Anne Sears, eksperte pranë Qendrës për Studimin e Presidencës dhe Kongresit, ka shërbyer në ekipet e tranzicionit për ish-Presidentin George W. Bush dhe kandidatin republikan për president të vitit 2012, Mitt Romney.
Ajo i tha Zërit të Amerikës se ka qenë në kontakt me anëtarët e ekipit të tranzicionit të zotit Trump dhe pret që përzgjedhja të bëhet mes një numri të madh emrash nën shqyrtim.
“Nga ajo që po dëgjoj nga zyrtarë që po merren me çështjet e tranzicionit është se ata duan që realisht të sjellin më të mirët dhe më të ndriturit në Uashington”, tha zonja Sears. “Kjo do të thotë se ata do të vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit dhe nuk do të jetë vetëm nga Nju Jorku apo Uashingtoni”.
“Mendoj se ai do të përpiqet të sjellë njerëz që janë ekspertë të vërtetë në fushat e tyre, qoftë sa i takon sigurisë kombëtare, në çështje që lidhen me teknologjinë, apo efikasitetin e qeverisjes, që mendoj se do të jetë një nga qëllimet e tij”, tha zonja Sears.
Ish të emëruarit e kabinetit Trump
Disa nga zgjedhjet që bien në sy për poste të larta në administratën e dytë të zotit Trump janë individë që mbanin poste të larta në administratën e parë, për të cilat nevojitej konfirmim nga Senati.
Robert Lighthizer shërbeu si përfaqësues për tregtinë për pjesën më të madhe të mandatit të parë të zotit Trump. Ai mund të rishfaqet në administratën e re në një rol më të lartë, siç është ai i Sekretarit të Thesarit.
Mike Pompeo, i cili shërbeu si drejtor i CIA-s dhe Sekretar Shteti në periudha të veçanta në administratën e parë të zotit Trump, mund të rikthehet në një nga këto poste, ose në atë të Sekretarit të Mbrojtjes.
John Ratcliffe, shërbeu si drejtor i Zbulimit Kombëtar të zotit Trump gjatë vitit të fundit të mandatit të tij të parë. Ai mund të emërohet në një post të lartë që lidhet me zbulimin, apo në atë të Prokurorit të Përgjithshëm, (siç njihet posti i Ministrit të Drejtësisë në SHBA).
Linda McMahon, ish-shefja ekzekutive e “World Wrestling Entertainment”, një kompani e mundësve profesionistë, shërbeu si drejtuese e Administratës së Biznesit të Vogël në mandatin e parë të zotit Trump. Ajo është aktualisht një nga drejtueset e ekipit të tranzicionit të zotit Trump dhe emri i saj po përflitet për postin e Sekretares së Tregtisë.
Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i zotit Trump në Gjermani dhe më pas për një kohë të shkurtër në vitin 2020, si drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar, besohet se të jetë në garë për postin e Sekretarit të Shtetit. Megjithatë, zoti Grenell një figurë jashtëzakonisht luftarake, mund të hasë në vështirësi në procesin e konfirmimit në Senat. Ai mund të jetë gjithashtu kandidat, për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion jo në nivel kabineti për të cilin nuk kërkohet konfirmim në Senat.
Robert O’Brien, ish-këshilltari i zotit Trump për Sigurinë Kombëtare, i cili gjithashtu ka shërbyer si i dërguar për çështjet e pengjeve, mund të marrë gjithashtu një detyrë të lartë në administratën e re, ndoshta atë të sekretarit të Shtetit.
Stephen Miller, i cili ka qënë këshilltar i lartë i zotit Trump gjatë administratës së tij të parë, mund të rikthehet gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, edhe zoti Miller mund të përballet me vështirësi konfirmimi në Senat.
Anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të Kongresit
Kongresmenë dhe dhe ish të tillë, po shqyrtohen gjithashtu si emra të mundshëm për administratën e re, përfshirë senatorin e shtetit Utah, Mike Lee.
Një avokat dhe mbështetës i flaktë i zotit Trump, që ndihmoi në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020, zoti Lee besohet të jetë një kandidat kryesor për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Senatori Bill Hagerty i shtetit Tenesi, besohet të jetë në shqyrtim për poste të ndryshme të larta. Ai shërbeu si ambasador i zotit Trump në Japoni përpara se të zgjidhej në Senat. Emri i tij është përmendur për pozicione të lidhura me tregtinë dhe diplomacinë.
Senatori i Floridës, Marco Rubio, shndërruar nga një kritik i ashpër në një mbështetës të flaktë të zotit Trump, emri i të cilit u lakua si një kandidat për nënpresident vitin e kaluar, po shqyrtohet tashmë për pozitën e Sekretarit të Shtetit.
Senatori Tim Scott i Karolinës së Jugut është një nga mbështetësit më të njohur të zotit Trump në komunitetin afrikano-amerikan. Ai po shqyrtohet mes emrash të tjerë për postin e sekretarit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban.
Senatori Tom Cotton nga shteti Arkansa, një veteran i ushtrisë dhe një mbështetës fortë i mbrojtjes kombëtare, është në shqyrtim për postin e sekretarit të Mbrojtjes.
Një tjetër emër që po shqyrtohet për detyrën e lartë në Pentagon është Mike Waltz, ish pjestar i forcave speciale të ushtrisë dhe kolonel i Gardës Kombëtare, që ka shërbyer në Kongres duke përfaqësuar shtetin e Floridës.
Zoti Waltz ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në mbrotje të zotit Trump në media.
Ligjvënësi Mark Green nga shteti Tenesi, i cili kryeson Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, shihet si një zgjedhje e mundshme për të drejtuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Ligjvënësja e Nju Jorkut, Elise Stefanik është përmendur si ambasadore e mundshme në Kombet e Bashkuara.
Udhëheqësit e biznesit
Elon Musk luajti një rol të madh në financimin e fushatës së zotit Trump dhe ka sinjalizuar se është i hapur për të shërbyer në një lloj komisioni që synon ta bëjë qeverinë federale më efikase, por përfshirja e tij në një pozicion zyrtar në kabinet duket e pamundur.
Zoti Musk shërben aktualisht si drejtor ekzekutiv i disa kompanive që kanë kontrata me vlerë miliarda dollarësh me qeverinë federale, përfshirë kompaninë e raketave SpaceX.
Kjo krijon një mundësi të mëdha për konflikt të mundshëm interesi, që do ta vështirësonin konfirmimin e tij në Senat.
John Paulson, një miliarder, që drejton kompani që menaxhojnë fonde investimesh, e që e ka mbështetur zotin Trump që nga fushata e parë e tij për presidentit në vitin 2016, thuhet se po shqyrtohet për postin e Sekretarit të Thesarit.
Në shqyrtim për këtë post është edhe Scott Bessent, një menaxher i kompanive të fondeve të investimeve dhe këshilltar i fushatës së zotit Trump.
Një nga drejtuesit e ekipit të tranzicionit të zotit Trump, Howard Lutnick, drejtor ekzekutiv i firmës së shërbimeve financiare “Cantor Fitzgerald”, është një kandidat i mundshëm për postin që lidhet me politikat ekonomike.
Prej kohësh ka zëra se Jamie Dimon, drejtor ekzekutiv i bankës “JPMorgan Chase”, po shqyrtohet për postin e Sekretarit të Thesarit. Megjithatë njoftimet e fundit kanë sugjeruar se ai nuk është i interesuar për një gjë të tillë.
Faktori RFK Jr.
Robert F. Kennedy Jr., nipi i ish-presidentit John F. Kennedy dhe djali i ish-prokurorit të përgjithshëm, Robert Kennedy, e nisi fushatën si kandidat i pavarur për president, po më pas u tërhoq dhe i dha mbështetjen zotit Trump.
Në këmbim, zoti Trump i ka ofruar atij një rol në formësimin e politikave të shëndetit publik.
Gjatë një telefonatë me mbështetësit e tij në fund të fushatës, zoti Kennedy tha se zoti Trump i kishte “premtuar” kontrollin e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore – që përfshin Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve, Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, ose si Sekretar i Departamentit të Bujqësisë.
Megjithatë ekzistojnë pikëpyetje nëse zoti Kennedy mund t’i mbijetojë konfirmimit në Senat për një pozicion në nivel kabineti. Dikur një aktivist i çështjeve të mjedisit, në dekadat e fundit ai është shndërruar në një skeptik të njohur të vaksinave dhe mbron teorive konspirative, ndaj dhe ligjvënësit mund të ngurrojnë ta vendosin atë në krye të një agjencie që lidhet me shëndetin publik.
Po kështu në listën e gjatë të emrave nën shqyrtim për administratën e re Trump mund të jenë edhe ish-kundërshtarët kryesorë të tij në zgjedhjet paraprake, të kthyer tani në mbështetës, Doug Burgum, ish-guvernatori i Dakotës së Veriut dhe biznesmeni Vivek Ramaswamy.
Kërkoi të përmbyste rezultatin në 2020/ Anulohen procedurat gjyqësore ndaj TrumpNjë gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi çdo procedurë të mbetur gjyqësor, teksa prokurorët po vlerësojnë “kursin që duhet të ndërmerret” pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago.
Por, ekipi i Smithit ka qenë duke e shqyrtuar se si do të mbyllë dy çështjet federale përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën si president për shkak se politika e kamotshme e Departamentit të Drejtësisë thotë se presidentët në detyrë nuk mund të ndiqen penalisht, tha për Associated Press një zyrtar që ka njohuri për çështjen.
Fitorja e Trumpit kundër nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, nënkupton se Departamenti amerikan i Drejtësisë beson se ai më nuk mund të përballet me ndjekje penale, sipas opinioneve ligjore të Departamentit që janë në fuqi për të mbrojtur presidentët që janë në detyrë.
Trump kishte kritikuar të dyja rastet penale, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe ka deklaruar se do ta shkarkonte Smithin “brenda dy sekondash” pasi të marrë detyrën.
Në shkresën dërguar gjykatës të premten lidhur me rastin e zgjedhjeve të vitit 2020, ekipi i Smithit kërkoi që të anuloheshin procedurat gjyqësore, duke thënë se duhet kohë “për të vlerësuar rrethanat e paprecedenta dhe për të përcaktuar kursin e duhur përpara në linjë me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.
Gjykatësja Tanya Chutkan menjëherë miratoi kërkesën dhe urdhëroi prokurorët që të dërgonin shkresa me propozimet e tyre “për drejtimin që duhet të ndërmarrin në këtë rast” deri më 2 dhjetor.
Gjyqi ndaj Trumpit ishte paraparë të niste në mars në Uashington, ku më shumë se 1.000 mbështetës të tij janë përballur me akuza për rolin e tyre në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan. Por, rasti është ndërprerë pasi Trumpi pretendoi se kishte imunitet nga përndjekja dhe më pas çështja shkoi në Gjykatën Supreme.
Në korrik, Gjykata Supreme tha se ish-presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale dhe rasti u kthye te Chutkan për të vendosur se cilat pretendime të aktakuzës mund të çohen përpara.
Me këto shenja horoskopi është e vështirë të punosh!Virgjëresha, Akrepi dhe Shigjetari janë tri shenja të horoskopit që kanë stile të ndryshme të punës dhe ndërveprimi me kolegët.
Çdo shenjë sjell në ambientin e punës tipare të veçanta që ndikojnë në marrëdhëniet dhe performancën profesionale.
Virgjëresha është gjithmonë e angazhuar në punë, duke e konsideruar atë prioritetin kryesor të jetës së saj. Ajo është shumë e fokusuar në detaje dhe e shqetësuar nëse kolegët e saj e pëlqejnë ose jo. Pavarësisht përpjekjeve për të manipuluar situatat në favor të saj, ajo ka tendencën të kërkojë privilegje dhe të kontrollojë gjithçka që ndodh në zyrë, duke u shprehur shpesh në mënyrë kritike ndaj atyre që nuk ndjekin orarin e saj rigoroz.
Ndërkohë, Akrepat kanë një qasje më misterioze dhe preferojnë të punojnë vetëm, duke shmangur bashkëpunimin me kolegët. Ata janë shumë konkurrues dhe dyshues ndaj të tjerëve, duke kërkuar gjithmonë të mbajnë meritat për veten e tyre. Ndërsa mund të duket se janë indiferentë, ata kanë një mendje të shpejtë që i ndihmon të zgjidhin probleme të komplikuara, por puna me ta shpesh kërkon shumë kujdes.
Për Shigjetarët, puna në grup është diçka që ata e bëjnë më së miri, veçanërisht kur vjen puna për të ndarë përgjegjësitë. Megjithatë, ata shpesh kontribuojnë më pak në projekte dhe janë të prirur të kundërshtojnë çdo propozim të ri, duke besuar se përvoja dhe njohuritë e tyre janë gjithmonë më të sakta. Ajo që i karakterizon është një tendencë për të u mburrur me përvojën profesionale, që mund t’i bëjë ata të duken më të vegjël përsa i përket angazhimit në punë.
Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Përplaset për vdekje një gruaNjë aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, ku si pasojë ka humbur jetën 60-vjeçarja, Hëna Maxhalaku.
Këmbësorja është përplasur nga një automjet në Humelicë. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 60-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 19:50 në aksin rrugor “Gjirokastër – Tepelenë”, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Grupi i dytë i emigrantëve në Lezhë, do të ketë sërish kthimeNjë grup i dytë emirantësh prej 8 personash nga Egjipti dhe Bangladeshi mbërriti në Lezhë këtë të premte.
Refugjatët mbërritën në tokën shqiptarët në orët e mëngjesit dhe qëndruan në qendrën e Shëngjinit për disa orë, për tu dërguar më pas në Gjadër.
Burime nga kampi bëjnë të ditur se një prej refugjatëve do të kthehet sërish në Itali për shkak të moshës së vogël, ndërsa flitet edhe për më shumë kthime.
Pak javë më parë, gjykata ndaloi dërgimin e emigrantëve ilegalë në Shqipëri, por qeveria italiane ndërhyri duke miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.
Ngritja e kampit të Gjadërit është kritikiuar nga opozita italiane, ndërkohë që është parë me interes nga vende të tjera europiane si një model i mirë në luftën kundër trafikut të klandestinëve.
SHBA ngre aktakuzë: Një iranian do të vriste Donald TrumpAutoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë ndaj një iraniani në lidhje me një komplot të dyshuar për të vrarë Donald Trumpin, para se ai të zgjidhej president më herët gjatë kësaj jave.
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat penale më 8 nëntor për komplotin e zmbrapsur për të vrarë Donald Trumpin, para se ai të zgjidhej presidentin i 47-të i SHBA-së.
Aktakuza e ngritur në gjykatën federale në Manhatan pretendon se një zyrtar i paidentifikuar i Gardës Revolucionare të Iranit kishte instruktuar një kontakt të tij në muajin shtator, që të hartonte një plan për të vëzhguar dhe vrarë Trumpin.
Nëse ky person, i identifikuar si Farjad Shakeri, nuk do të mund të hartonte një plan deri atëherë, sipas aktakuzës, zyrtari iranian i tha se Irani do të pauzonte planin e tij deri pas zgjedhjeve presidenciale, sepse zyrtari besonte se Trump do të humbiste zgjedhjet e 5 nëntorit dhe do të ishte më e lehtë që më pas ai të vritej, u tha në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, Shakeri i tha Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) se ai nuk kishte propozuar ndonjë plan për vrasjen e Trumpit brenda shtatë ditësh, siç kishte kërkuar zyrtari.
Ky komplot, së bashku me aktakuzën që u bë publike vetëm disa ditë pasi Trump e mposhti në zgjedhje demokrate Kamala Harris, tregon atë që zyrtarët federalë i përshkruajnë si përpjekje të vazhdueshme nga Irani për të shnjestruar në tokën amerikane zyrtarët qeveritarë amerikanë, përfshirë Trumpin.RFEL/
Mjalti i gështenjës, pse duhet ta përdorni kundër plakjesGështenja e ëmbël (Castanea sativa) që përdoret kryesisht për mjaltin rritet me bollëk jo vetëm në Evropë, por sidomos në Shqipëri.
Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije dhe aromë të fortë me nuancë të lehtë hidhësie. Ky mjaltë i pasur me polen, kripëra minerale dhe taninë ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët.
Mjalti i gështenjës është i pasur me minerale, hekur, vitaminat B dhe C. Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes. Mjalti i arrës është një burim i mirë kaliumi, kalciumi dhe mangani. Ai përmban më shumë minerale se çdo mjaltë tjetër.
Burimet më të pasura të mjaltit të gështenjës janë Shqipëria, Kina, Turqia, Italia, Spanja, Zvira dhe Franca. Burime dytësore të këtij mjalti janë Austria, Belgjika, Gjermania dhe Greqia.
Vlerat e jashtëzakonshme të antioksidantëve
Studime të ndryshme kanë krahasuar përmbajtjen e antioksidantëve të disa llojeve të mjaltit dhe kanë zbuluar që mjalti i gështenjës kishte sasinë më të lartë të antioksidantëve.
Ky mjaltë me ngjyrë të errët përmban sasi të jashtëzakonshme të acideve fenolikë, përbërës që forcojnë kapacitetin e antioksidantëve tek mjalti i gështenjës.
Mjalti i gështenjës lufton bakteret
Mjalti është i mirënjohur kundër baktereve dhe mykut. Por disa prej tyre, përfshirë mjaltin e gështenjës kanë aftësi më të mëdha kundër baktereve.
Një ekip studiuesish nga Spanja zbuloi se mjalti i gështenjës kishte fuqinë të luftonte baktere si Stafilokoku dhe Escherichia coli. Lloje të tjera të mjaltit që u përfshinë në studim nuk kishin aftësi të luftonin këto baktere.
Shija disi e hidhur e mjaltit të gështenjës e bën atë ideal për të kompletuar disa gatime. Nëse ju pëlqejnë shijet intensive, atëherë me këtë mjaltë mund të lyeni bukën e thekur ose ta përdorni si një ëmbëlsues natyral të çajit.
Parandalon plakjen
Sasitë e larta të antioksidantëve ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e trupit nga ndikimet e plakjes. Rrjedhimisht, konsumi i rregullit i mjaltit të gështenjës të rinon.
Trajton aknet
Duke qenë se lufton bakteret, mjalti është ideal kundër akneve. Përdoreni direkt në lëkurë si maskë ose kombinojeni me tërshërë për të luftuar inflamacionin dhe pastruar lëkurën./ Agroweb
Deputetja shqiptare diagnostikohet me kancer gjiriShefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila është diagnostikuar me kancer gjiri.
Ajo tregoi në rrjetet sociale se prej tri javësh po lufton me sëmundjen, duke shtuar se këtë të premte ka kryer edhe ndërhyrjen e parë.

Mimoza Kusari Lila u bëri thirrja të gjitha grave të tjera të kryejnë rregullisht kontrollin e gjirit, për të kapur në kohë sëmundjen, njësoj si ajo.
Reagimi i plotë i deputetes Mimoza Kusari Lila:
Të dashura mike dhe miq,
Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit.
Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim.
Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.
Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda.
Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.
Një falënderim i veçantë për radiologen Dr. Shkëndije Nuza, kirurgun torakal Dr. Avni Behluli, drejtorin e Klinikës Torakale Dr. Nazmi Kolgeci, anesteziologen Dr. Medita Hashimi, motrës/infermiere Sadbere si dhe infermierët dhe të gjithë stafin mbështetës të Klinikës Torakale në Prishtinë.
Angazhimi dhe përkushtimi i tyre ishte profesional dhe shumë njerëzor.