zoom

Day ArchiveZbuloni arsyet përse keni gjithmonë ftohtë. Sëmundjet që e shkaktojnë

Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen mirë sa herë temperaturat ulen. Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe në shumë raste edhe dridhje të trupit.

Zbuloni Arsyet Përse Keni Gjithmonë Ftohtë – Sëmundjet Që E Shkaktojnë

4.8K0

Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen mirë sa herë temperaturat ulen. Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe në shumë raste edhe dridhje të trupit.

Kur moti ndryshon shumë shpesh, trupit i duhet disa javë që të përshtatet me temperaturat. Por nëse keni më shumë ftohtë kjo tregon diçka për shëndetitn tuaj

Shkaqet e të paturit ftohtë gjithmonë

Hipotiroidizmi

Simptomat më të zakonshme të hipotirodizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të paturit ftohtë gjithë kohës.

HIpotiroidizmi ndidh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temeraturës së trupit.

Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen.

Sëmundja Reinaud

Kjo sëmundje lidhet me arteriet që gjenden tek duart dhe tek këmbët. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe kështu qarkullojnë më pak gjak.

Gjatë kësaj sëmundjeje, gishtërinjtë mund të marrin ngjyrë blu apo të bardhë. Kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht personat mund të ndjejnë dhembje tek këto pjesë të trupit.

Anemia

Anemia ndodh kur një person ka më pak rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm duke shpërndarë kështu oksigjen. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit.

Simptoma të tjera janë këmbë dhe duar të ftota, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Sipas të dhënave, disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë:

Anemia nga mungesa e hekurit që është dhe më e përhapura ndër tyre. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.

Anemia nga mungesa e vitaminave e cila vjen si rrjedhojë e një kequshqyerje. Nivele të ulta të B12 apo acidit folik mund të çojnë në shfaqjen e anemisë.

Anoreksia nervoze

Ose e njohur ndryshe si anoreksi është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi për trupin e tij por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimin në peshë.

Personat që vuajnë nga anoreksia reduktojnë jashtëzakonisht shumë sasinë e ushqimit që konsumojnë dhe nxisin të vjellat.

Anoreksia mund të shkaktojnë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup.

Trajtimet të kësaj sëmundjeje zakonisht kërkojnë konsultimin e mjekëve.

Sëmundje të arterieve periferike

Kjo sëmundje ndodh kur disa pllaka formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Njihet gjërësisht si artereoskleroza.

Grumbullimi i këtyre pllakatave nëpër arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen, që do të thotë se gjaku nuk arrin të përçohet ashtu siç duhet.

Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra tek gjymtyrët, duke krijuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes të duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon një trajtim intesiv që lidhet me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?

Studime tregon se femrat preferojnë temperaturën 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient në 22 gradë.

Kjo lidhet me faktin se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, kështu që nuk prodhojnë më pak energji sesa meshkujt.

Kur duhet të shqetësoheni?

Nëse këto simptoma zgjasin në kohë, dhe ju shfaqen komplikime duhet patjetër të lini një vizitë tek mjeku specialist.

Analizat kryesore përfshijnë analizat e gjakut, pasi kështu kuptohet nëse ka një shkak të fshehtë mjeksor./AgroWeb.org

Çështjet e humbura dhe kostot ligjore rrisin faturën e Arbitrazhit, dëmi arrin në 181 mln euro

Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet një detyrim prej 181 mln euro ndaj arbitrazheve ndërkombëtare.

Krahasuar me vjet detyrimi i skeduluar për arbitrazhet ndërkombëtare është shtuar rreth 5%. Detyrimet janë rritur nga humbja e çështjeve të reja dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit shqiptar në Arbitrazh.

Në projektbuxhetin e vitit 2025 jepen të detajuara vendimet për dëmshpërblim të gjykatës së Arbitrazhit, detyrimin faktik dhe kontingjent, dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit në Arbitrazh.

Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, faturës totale të Arbitrazhit i është shtuar një detyrim me vlerë 13,4 mln euro për t’u paguar. Padia është depozituar në 2018 nga kompania italiane. Ndër vite kostot administrative të përfaqësimit dhe ligjore të shtetit shqiptar për këtë çështje arritën deri në 189 mijë euro sipas të dhënave të publikuara në projektbuxhetin 2024. Deri tani rezulton se janë shlyer 90% e tyre.

Në muajin gusht të këtij viti kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpret gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative për t’u paguar me vlerë rreth 1,8 mln euro.

Ndërsa kostoja ligjore për përfaqësimin e shtetit në Arbitrazh, për kontratën koncesionere në portin e Durrësit me kompaninë “Durrës Kurum Shiping” nga 1,1 mln euro që ishte deri në shtator 2023, rezulton se ka mbetur pa shlyer edhe 200 mijë euro. Çështja u fitua në muajin gusht 2024 nga shteti shqiptar. Paditësit kërkonin dëmshpërblim me vlerë 100 mln euro në padinë e depozituar 4 vite më parë.

Rreth 60% të faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi. Detyrimi me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, është më i larti ndër 5 çështjet e humbura në Arbitrazh nga shteti shqiptar. Ndërsa kostoja ligjore për t’u paguar për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë çështje është me vlerë 1,5 mln euro.

Më pas është fatura me vlerë rreth 42,4 mln euro për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë- Elbasan.

Një faturë prej 12 mln euro, shteti shqiptar duhet të paguajë për çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD”./Monitor

Analiza e REL: Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë dhe që secilën herë bëhet lajm.

Të gjithë kanë qëndrime për të dhe e komentojnë. Për të janë arritur marrëveshje e janë përpiluar propozime. Por, zgjidhja përfundimtare nuk është arritur kurrë.

Asociacioni u riaktualizua më 29 tetor, kur shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, tha para mediave se, si kryeministër i një republike demokratike, nuk mund të formojë asociacione të komunave.

“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë. Ju tashmë e dini që ne e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës. Nëse dikush e dëshiron një asociacion tjetër, atëherë kjo duhet të vijë nga komunat… nëse kryeministri do të themelonte asociacion të komunave, ky do të ishte një imponim ndaj komunave”.

Cila është rruga përpara?

Pavarësisht se Kurti i bëri këto deklarata, ai është përfshirë në të kaluarën në diskutimet për themelimin e Asociacionit.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Agon Maliqi, Kurti, si kryeministër, nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie.

“Mënyra se si do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashihet përmes Marrëveshjes mbi Asociacionin dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese – që si rrjedhojë kanë krijuar detyrim politik, por edhe juridik për Qeverinë për ta dërguar për shqyrtim statutin [e Asociacionit]”, tha Maliqi, në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi konsideron se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një asociacion sikurse ai ekzistues i komunave, “por një trup të modelit të ri dhe me kompetenca shtesë, që duhet t’i shtohet rendit juridik, e që për rrjedhojë kërkon rregullim dhe përfshirje të të gjitha niveleve ekzistuese të pushtetit”.

Ndërkaq, Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel i tha Radios Evropa e Lirë se deklarata e kryeministrit të Kosovës është e pasinqertë.

Sipas tij, “i ka takuar gjithmonë Prishtinës t’i krijojë kushtet për formimin e Asociacionit, por gjithmonë sipas një konteksti të caktuar”.

“Kosova vazhdon të jenë nën masa të Bashkimit Evropian, derisa Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për Banjskën, apo për refuzim të Marrëveshjes së Ohrit. Pse, atëherë, Kurti do ta ndryshonte pozitën e tij në këtë situatë? Nuk ekziston ndonjë përfitim zgjedhor apo diplomatik për të, nëse pranon ta formojë Asociacionin”.

Historiku i Asociacionit

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit më 2013 dhe një tjetër marrëveshje për parimet më 2015.

Por, Qeveria e Kosovës refuzon të formojë, siç thotë, asociacion njëetnik, ndërsa Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjes.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja për parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën në 23 pika të saj, ndonëse ato mund të harmonizohen.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë vazhdimisht që Kosova ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese një draft-statut për Asociacionin, të cilin e prezantoi Perëndimi në tetor të vitit të kaluar.

E pyetur për të komentuar deklaratën e Kurtit, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, i tha Radios Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit është obligim ligjor për Kosovën, sipas të drejtës ndërkombëtare.

Sipas saj, fakti që marrëveshjet për Asociacionin janë arritur në kuadër të dialogut, “nënkupton që secili propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së”.

Edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën, mungesa e hapave drejt themelimit të Asociacionit është përmendur si pengesë në procesin e normalizimit mes vendeve fqinje.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dialogu i Brukselit ka ofruar zgjidhje praktike, “të cilat do t’i promovojnë të drejtat e të gjithë shtetasve të Kosovës, përfshirë ato të serbëve në veri të Kosovës”, prandaj ka bërë thirrje për zbatim të marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Qeveria e Kosovës për ta sqaruar më tepër qëndrimin e Kurtit, por nuk mori përgjigje.

Prioritet: Marrëveshja Bazë

Në deklarimin para gazetarëve, Kurti ka insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë – referencë për një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 2023.

Në një pikë të saj, ajo parasheh që komunitetit serb në Kosovë t’i ofrohet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

Agon Maliqi beson se pa e dërguar Kosova draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, “vështirë se mund t’i shohë përfitimet e parapara nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci të sigurisë nëse ndërkombëtarët insistojnë në formim të Asociacionit, edhe pas “tërheqjes së Serbisë nga Marrëveshja Bazë”.

I dërguari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se Serbia e ka tërhequr letrën e nisur nga ish-kryeministrja Ana Bërnabiç, me të cilën kishte dalë kundër Marrëveshjes Bazë. Vetë Serbia nuk është deklaruar publikisht.

“Manovra për heqje të presionit para zgjedhjeve”

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt 2025.

Jo pakkush i ka parë deklaratat e bëra së fundmi për Asociacionin si zvarritje të temës deri pas zgjedhjeve. Agon Maliqi në mesin e tyre.

“Deklaratat e kryeministrit i shoh si, thjesht, manovra të përkohshme për heqje të presionit para zgjedhjeve”.

Toby Vogel, ndërkaq, paralajmëroi për presion të shtuar ndaj Qeverisë së radhës. Sipas tij, nëse Kurti i fiton zgjedhjet, “nuk do të mundet pafundësisht të paraqesë arsye të reja pse nuk mund të formohet Asociacioni”.

Ai tha se më e rrugës do të ishte nëse Kurti do t’ua sqaronte komuniteteve pse në situatën aktuale disa marrëveshje të dialogut kanë mbetur pezull, dhe që njëkohësisht Kosova t’ua bëjë të qartë partnerëve që edhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e veta.

“Gjithë procesi duhet të zhbllokohet, jo vetëm ngërçi për Asociacionin”, theksoi ai.

Duke e parë situatën aktuale, Vogel vlerësoi se zor që mund të merret dikush me Asociacionin menjëherë pas zgjedhjeve.

“Palaçot thonë saraje”- Rama: Kam shtëpi të çuditshme! Është për Bathoren kush…

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave se jeton në saraje, duke quajtur “palaço” ata që kanë bërë deklaratat.

Rama u shpreh se jeton në një shtëpi të çuditshme, sipas kënaqësisë së tij dhe mënyrës si e sheh botën.

Kryeministri shtoi se jeton në një banesë të ndërtuar si qindra e mijëra shtëpi që kanë ndërtuar shqiptarët.

Edi Rama: Unë jetoj në një shtëpi që është e ndërtuar si qindra, mijëra shtëpi që kanë ndërtuar shqiptarët me dy, tre, pesë kate. Unë nuk e kam me dy, tre kate.. E kam sipas dëshirës, kënaqësisë dhe mënyrës si e shoh unë botën. Është një shtëpi e çuditshme! Mbi mua, 30 metra është një familje nga veriu që kanë ardhur vite përpara dhe kanë një super shtëpi me 3 kate dhe ta gëzojnë, janë njerëz punëtorë… Dhe palaçot përdorin fjalën saraje, pse janë saraje?! Tani, të lutem mos më fol për injorantë! Nuk matet me 50 metra se nuk është hapësirë banimi e gjitha. Është muri rrethues…Është arkitekturë dhe për arkitekturën pastaj ne kemi një ndarje epokale. Jam për arkitekturën që e ka bërë Tiranën kryeqytetin turistik. Kush merret me sarajet e mia, është për Bathoren…Mrekullinë e 7-të të botës!

Eksperti i BB: Shqipëria e Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive

Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy vitet e ardhshme, por paralajmëroi se rajoni vazhdon të mbetet i brishtë dhe rritja e tij ekonomike e pasigurt. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se sfidat më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën janë strukturore – çështjet si dallime në cilësinë e aftësive të forcës së punës, shpërputhja mes sektorit arsimor dhe nevojave të sektorit privat, si dhe sigurimi i investimeve cilësore, që do të siguronin vende pune më të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Zoti Record, në raportin e fundit, Banka Botërore thotë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor po funksionojnë në një mjedis të ndërlikuar, po përjetojnë rritje, por gjithashtu paralajmëron se ato do të përballen me pasiguri për të ardhmen. Çfarë po e pengon rritjen e rajonit?

Richard Record: Ne jemi optimist, por edhe të kujdesshëm sa i përket mundësive për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kemi parë një forcim të shkallës së rritjes. Rajoni në tërësi ka shënuar një rritje nga 2.6 për qind vitin e kaluar në 3.3 për qind këtë vit. Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo po ndodh në një mjedis me shumë sfida dhe me shumë pasiguri nga jashtë. Bashkimi Evropian, në veçanti Gjermania, që është partneri më i madh tregtar dhe për investimet në tërë rajonin, ka tani një gjendje të pandryshuar e ndoshta ekonomia e saj është në recesion. Mes kaq shumë paqëndrueshmërive në mjedisin e jashtëm, fakti që rajoni po përjeton rritje me shkallë të përshpejtuar ekonomike, është shumë inkurajuese. Dhe natyrisht, fakti që Ballkani Perëndimor ka rritje më të shpejt se Bashkimi Evropian, nënkupton një shkallë përafrimi sa i përket standardit të jetesës.

Zëri i Amerikës: A është e mjaftueshme kjo rritje ekonomike që të ndihet konkretisht nga banorët?

Richard Record: Gjithmonë do të dëshironim të shihnim një rritje më të shpejtë, ngaqë sfida kryesore është se në cilën pikë do të arrijmë të shohim një përputhje mes standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor me mesataren e Bashkimit Evropian. Natyrisht, rritja ekonomike mbi 3 për qind është shenjë inkurajuese. Do të dëshironim të ishte më e shpejtë. Rritja vjen kryesisht për shkak të niveleve më të larta të konsumit, që do të thotë se përderisa inflacioni ka shënuar rënie, besimi është rritur dhe kemi parë investim më të madh publik, që po nxit aktivitetin ekonomik. Mjedisi i jashtëm është gjithsesi i vështirë. Nuk kemi parë rritje të eksporteve. Por ndoshta ndërkohë që ekonomia e Bashkimit Evropian fillon të rritet, do të shohim edhe mundësi për rritjejen e eksporteve. Megjithatë, në afatin e mesëm, për të patur shkallë më të shpejtë rritjeje ekonomike dhe shkallë më të shpejtë të përmirësimit të standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor duhen reforma të thella strukturore, përmirësim në standardin e aftësive, arsimimit, investime më të mëdha private dhe përmirësim të produktivitetit.

Zëri i Amerikës: Të qëndrojmë tek tema e rritjes ekonomike. Në dy vitet e ardhshme, në vitin 2025 dhe 2026, kjo rritje parashikohet të jetë pak a shumë e njejtë për Shqipërinë. Tani rritja është 3.3 për qind dhe pritet të shkojnë në 3.4 për qind në dy vitet tjera. Ngjashëm në Kosovë, ku kjo rritje tani është 3.4 për qind dhe parashikohet të shkojë në 3.8 dhe 3.9 në dy vitet e ardhshme respektivisht. Nëse shohim përtej numrave, a do të thotë kjo që situata ekonomike do të jetë e njejtë si tani.

Richard Record: Jo. Këta numra tregojnë një përmirësim në standardin real të jetesës. Këto janë shkallët reale të rritjes së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto… Pra është gjithsesi përmirësim, është shkallë e rritjes. Po ta krahasoni me ekonomitë e përparuara në Evropë, të cilat nuk po shohin rritje, apo diçka më pak se 1 për qind, atëherë rritja me 3 deri në 4 për qind është mjaft inkurajuese. Por natyrisht, në afatin e mesëm, ne dëshirojmë që t’i shihnim ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të rriten edhe më shpejt dhe si rezultat të ketë një përmirësim më të shpejtë të standardit të jetesës.

Zëri i Amerikës: A janë këto shkallë të rritjes të mjaftueshme për të absorbuar shkallën e papunësisë dhe pëpr të përmirësuar standardin e jetesës, ose nivelin e varfërisë në Shqipëri dhe Kosovë?

Richard Record: Ka përmirësim në përqindjen e popullsisë që është e punësuar, që gradualisht po rritet. Gjatë vitit të fundit është arritur niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë i punësimit, me afro 49 për qind në tërësi në Ballkanin Perëndimore, nga 48 për qind vitin e kaluar. Rreth 114,000 vende të reja pune janë krijuar në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti të fundit. Natyrisht, ekziston ende një hendek krahasuar me shtetet e BE-së, ku mesatarja e punësimit është rreth 54 për qind. Pra, ka ende punë për t’u bërë, por po shkon në drejtim të përmirësimit gradual sa i përket uljes së papunësisë, ndonëse siç e thash këto janë rezultat i niveleve relativisht të larta të konsumit dhe konsumi është një prej arsyeve që po shohim këtë rritje ekonomike të vazhdueshme edhe përballë një mjedisi të jashtëm që është mjaft sfidues.

Zëri i Amerikës: Në raport ju disa herë flisni për rritjen e dobët ekonomike në Evropë dhe ndikimin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Çfarë veprime duhet të ndërmarrin qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë për t’iu bërë ballë këtyre kërcënimeve të jashtme?

Richard Record: Për ekonomi të vogla të hapura siç janë ato të Kosovës dhe Shqipërisë diversifikimi është i rëndësishëm. Kjo do të thotë të baraspeshojnë kërkesën e jashtme me atë të brendshme, të sigurojnë një baraspeshë sa u përket sektorëve të ekonomisë, për shembull të kenë mallra për të tregtuar si dhe shërbime, turizëm dhe aktivitete që lidhen me të. Kemi parë që përkundër rritjes mjaft të dobët në eurozonë, ka patur rritje të fuqishme në sektorin e shërbimeve, të dërgesave nga diaspora si dhe turizmit. Këtu qeveritë mund të luajnë rolin e tyre dhe mbase nuk është rastësi që këtë vit dhe vitin e ardhshëm dy qeveritë, në Kosovë dhe në Shqipëri, po rrisin investimet publike në përpjekje për të mbështetur rritjen ekonomike.

Zëri i Amerikës: Ju punoni me të dyja vendet dhe ishit këtu në Uashington për takimet e rregullta të Bankës Botërore. Cilët janë hapat e ardhshëm që qeveritë e këtyre dy vendeve duhet të bëjnë për të përmirësuar shkallën e rritjes ekonomike por edhe shpërndarjen e kësaj rritjeje në vendet e tyre?

Richard Record: Të dyja shtetet po përjetojnë rritje inkurajuese të ekonomisë dhe dyja janë në pozita të mira për të shfrytëzuar mundësitë që u jep afërsia me Evropën. Plani i ri i Bashkimit Evropian për rajonin është një mundësi e madhe dhe ekonomia e dyja vendeve mund të përfitojë nga ai. Sfidat më të mëdha janë sfidat strukturore të periudhës së mesme. Për shembull, ka ende dallime sa i përket cilësisë të aftësive të forcës punëtore, apo një përshtatje më të mirë të sektorit arsimor me aftësitë që kërkohen nga sektori privat, të kërkojnë mundësitë për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin, të joshin më shumë investime në sektorin privat, sidomos investime cilësore që sjellin me vete teknologji më të avancuara dhe të përpiqen të shkojnë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: BE-ja ka premtuar 6 miliardë euro për agjendën e reformave dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. BE-ja synon një dyfishim të kapacitetit ekonomik të rajonit brenda dekadës. A është ky një synim realist?

Është gjithsesi një plan dhe mundësi e mirëpritur dhe siguron mundësi konkrete për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po që se arrijnë t’i kapin ato. Gjashtë miliardë euro janë investim i mirëpritur. Por mendoj se mundësia më e madhe vjen nga reformat dhe disa aspekte të veçanta të tregut të përbashkët që mund të përshpejtohen. Për shembull, një prej sektorëve shpresëdhënës është lehtësimi i tregtisë përmes atyre që po quhen korsi të gjelbërta, një mundësi për ta përshpejtuar me të vërtetë procesin e transportit të mallrave nga njëra anë e kufirit në anën tjetër. Kjo mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në integrimin e ekonomive me zinxhirët furnizues botërorë si dhe rrjetet e prodhimtarisë për të tërhequr më shumë investime dhe më shumë mundësi.

Një aspekt tjetër me potencial është mundësia e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar zonës së përbashkët të pagesave. Për disa nga shtetet kjo mund të ndodh brenda pak muajsh. E dimë që çdo vit rreth 800 milionë euro shpenzohen në dërgesat nga diaspora ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe shteteve tjera. Çdo lloj mase që zvogëlon këtë kosto të dërgesave nga diaspora, duke çuar tek pagesat më të shpejta, të menjëhershme, është përfitim konkret.

Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh ekspertizën tuaj në rajon, ku mendoni se do të jetë ndikimi më afatgjatë i këtyre fondeve?

Richard Record: Gjysma e fondeve të Planit të Rritjes janë ndarë për investime infrastrukturore dhe dy prej tyre i shohim si të rëndësishme. Ato janë burimet e energjisë dhe lidhjet e transportit, në veçanti për Kosovën, ku ekziston nevoja për të dekarbonizuar furnizimin me energji dhe për të kaluar tek energjia e ripërtritshme. Kjo është një agjendë e madhe investimi. Duhet të shohim burime të ndryshme, nga sektori publik dhe privat që e bëjnë këtë gjë. Por në periudhën afatgjate, kjo paraqet një mundësi për përmbushjen e nevojës së shtuar për energji elektrike (në tregun e brendshëm) si dhe kalimin drejt një rruge që mbështetet më pak në shfrytëzimin e fosileve, që njëkohësisht do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit, çështje kjo kritike. Po ashtu, ndonëse kjo vlen më shumë për Shqipërinë, lidhjet e transportit kanë po aq rëndësi. Është e dobishme të krijosh korsi të gjelbërta, të cilat do të zvogëlojnë pengesat në kufi. Por për të joshur më shumë investime të cilësisë ë lartë, që krijojnë më shumë vende të qëndrueshme pune, është me rëndësi të bëhet integrimi në rrjetet e transportit në tregjet e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Një pjesë të raportit ia kushtoni edhe migrimit, që po prek Shqipërinë dhe Kosovën. Sa jeni të shqetësuar për këtë dukuri?

Richard Record: Migrimi është realitet dhe në raport hedhim dritë në disa fusha ku qeveritë mund të punojnë për të krijuar një proces nga i cili përfitojnë të gjithë. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive brenda vendit, strategji se si të mbahen lidhjet me diasporën, të nxiten investime dhe dërgesa nga diaspora dhe kthimin e ideve, teknologjisë, inovacionit në ekonominë e vendit dhe mënyrës për t’i mbajtur këto lidhje gjatë periudhave të ndryshme kohore. Kemi përmendur disa shembuj shumë interesantë. Irlanda është një shembull tejet interesant. Ky vend për një kohë të gjatë përballej me migrimin e popullsisë, por tani, siç e dini, ka një ndër shkallët më të larta të standardit të jetesës në botë, mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Irlanda ka kaluar nga një vend që përjetoi migrimin e popullsisë, në një vend ku njerëzit kthehen për të jetuar sërish. Pra, ekziston një mundësi dhe me politikat e qasjen e duhur, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi për të ndjekur një rrugë të ngjashme.

Fevziu i ul Ramës pensionisten përballë: Shpjegoi si të jetojë me 150 mijë lekë në muaj

Blendi Feziu i ka ulur kryeministrit Edi Rama një të moshuar e cila u shpreh se nuk ia del dot me pensionin që merr.

Teksa uli gruan në karrigen e tij në studio, moderatori iu drejtua Ramës: “Shpjegoi si të jetojë me 150 mijë lekë në muaj”.

“Flas realitetin, ky shteti sepse po të ishte se do ndodhte kjo do ndodhte në vende tjera. Nëse rrit pensione tek skema kontributive, hap gropë.

Zonja është gjallë përballë meje si kokrra mollës.

Do të doja ta kishte 1000 euro por se kap dot gjallë në botë”, tha Rama.

Ai iu drejtua Blendi Fevziut: “Do vdes unë për ty, do mbrosh pensionistët.”

Beleri habit: Do të jap dorëheqjen si eurodeputet, do kandidoj për kryebashkiak të Himarës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar se do japë dorëheqjen nga posti për të kandiduar sërish për kryebashkiak të Himarës.

Ai theksoi se do e çojë çështjen e dënimit të tij në Strasburg dhe nëse del i pafajshëm do kandidojë sërish për Bashkinë Himarë.

”Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri në Euronews.

Berisha: Rama, përdorues i SkyECC! Kishte 3 telefona

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta teksa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka përdorur aplikacionin e koduar SkyECC.

I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh se “keni dëgjuar për Ecc Sky, Rama ka pasur 2-3 prej tyre. E ka përdorur vetë”.

Një nga sukseset historike të PD ka qenë eliminimi në 18 muaj pas ardhjes në pushtet të 206 grupeve dhe organizatave kriminale. Unë nuk them që s’ka pasur vrasje, por ka pasur një shtytje efeçentë të krimit si kurrë më parë. Bosët e organizatave të dëbuar u liruan një nga një sa erdhi Edi Rama në pushtet. Në Shkodër janë Bajrët, në Durrës janë Troplinët. Keni dëgjuar të kapet qoftë 1 kg kokainë në Portin e Durrësit? Një kontejner që rastësisht kuptuan që ishte e çuan në bazë dhe më pas e çuan në skaner. Në 2 vite nuk është kapur asnjë kg kokainë në Portin e Durrës. Të besosh se kanë frikë të vijnë, është si të besoj rrethin katror.

Ndodhi një masakër në Shkodër dje. Kjo masakër është politikisht e lidhur me Ramën. Ka 6 muaj që banda e partisë së Ramës përgjak Shkodrën, bëri breshërinë në Bushat. Në shtator bënë antenat mes Shkodrës. Çfarë është kjo situatë? Është Pazar. Pra doni fakte të tjera? Keni dëgjuar për Ecc Sky, Rama ka pasur 2-3 prej tyre. E ka përdorur vetë”, tha Berisha.

Monika i çon SMS Ramës Live në emision: O papagall, ne kemi fijet që të ulim me këmbë në tokë

Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte ai peshku i madh në telefonin e saj.

Ajo i dërgoi SMS Ramës Live në emisionin “Opinion” ku kryeministri është i ftuar dhe shprehet: “O papagall, ne kemi fijet që të ulim me këmbë në tokë”.

Gjithashtu në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan: “Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të sjellë me këmbë në ‘tokë’.”

Bleona: Po planifikoj të martohem dhe të bëj fëmijë

Bleona Qereti ka zbuluar se planifikoj të bëjë fëmijë dhe të martohet.

Këngëtarja tha se është në planet e saj, por theksoi “të afërta apo të largëta nuk e di”.

Bleona theksoi se karrierën e saj e ka vendosur në vijë, duke shtuar se tani e ka radhën jeta private.

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti. Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim dhe i premtoj edhe Olit dhe Nazmiut që do merrem seriozisht me këtë punë pasi të dalin videot dhe këngët”, tha Bleona.