Aplikacion
Në Gjeorgji, partia që qeveris vendin si dhe ato në opozitë pretenduan fitoren në zgjedhjet parlamentare të së shtunës. Procesi shihen si vendimtar lidhur me të ardhmen e vendit, nëse ish-republika sovjetike do të vazhdojë rrugën drejt Perëndimit apo do të anojë nga Rusia.
Sondazhet e kryera menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit ofruan parashikime të ndryshme mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas një sondazhi të kryer nga kanali televiziv ‘Imedi’ që mbështet Ëndrrën Gjeorgjiane, partia në pushtet ka fituar zgjedhjet duke siguruar 56% të votave.
Por sondazhet e kryera nga kanalet pro-opozitës ‘Formula’ dhe ‘Mtavari Arkhi’ treguan se partitë opozitare pro-perëndimore, kishin fituar mbështetje të madhe, duke siguruar sëbashku 83 vende në parlamentin me 150 deputetë.
Por katër blloqet kryesore opozitare janë thellësisht të përçara dhe është e paqartë nëse ata do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder i partisë në pushtet, pretendoi fitoren.
“Është një rast i rrallë në botë që e njëjta parti të arrijë një sukses të tillë në një situatë kaq të vështirë – ky është një tregues i mirë i talentit të popullit gjeorgjian“, tha ai vetëm pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.
“U siguroj se vendi ynë do të arrijë sukses të madh në katër vitet e ardhshme“, shtoi zoti Ivanishvili.
Në dy vitet e fundit Ëndrra Gjeorgjiane, që qëndron në pushtet që nga viti 2012, i ka dhënë zë retorikës pro-ruse, duke nxitur zemërimin e aleatëve të saj perëndimorë, rreth asaj që ata e konsiderojnë si prirje gjithnjë e më autoritare.
Vëzhguesit e pavarur si dhe Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili – një aleate e dikurshme e partisë në pushtet, shndërruar tashmë në një nga kritiket më të ashpra të saj, akuzuan Ëndrrën Gjeorgjiane për blerje masive të votave si dhe forma të tjera të abuzimit me zgjedhjet.
Ëndrra Gjeorgjiane nuk i është përgjigjur kërkesave për koment lidhur me akuzat.
Opozita pretendoi fitoren dhe tha se ishte në rrugën e duhur për të fituar shumicën.
“Gjeorgjia evropiane po fiton me 52% të votave pavarësisht përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet dhe pa votat e diasporës“, shkruante zonja Zourabichvili në rrjetin social X./VOA
Disa hapa praktikë për luftimin e trendëve të rrezikshëm nga TikTok-uNë shoqërinë e sotme, të ndikuar nga mediat sociale, joshja nga tendencat në internet mund të çojë shpesh edhe në veprime me pasoja të rrezikshme.
Gjatë muajit të fundit, së paku në dy komuna të Kosovës – Kamenicë dhe Gjakovë – nxënës të disa shkollave fillore, të frymëzuar nga disa video në TikTok, janë vetëlënduar.
Për raste të ngjashme, Radio Evropa e Lirë ka raportuar edhe në qershor – atëkohë në shkolla të Fushë Kosovës dhe Lipjanit.
“Këto raste nuk do të kalojnë vetvetiu, nëse nuk adresohen”, thotë psikologu Aliriza Arënliu.
Por, si?
Masat e institucioneve arsimore
Në Gjakovë, nxënësve u është ndaluar përdorimi i telefonave në shkollë, thotë për Radion Evropa e Lirë Eranda Kumnova – Baçi, udhëheqëse e Drejtorisë për Arsim në këtë komunë.
Sipas saj, në të gjitha shkollat e komunës janë mbajtur edhe mbledhje urgjente të mësimdhënësve dhe stafit drejtues, bashkë me prindërit e nxënësve. Të pranishëm kanë qenë, po ashtu, edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“… për të biseduar me prindër dhe për t’iu thënë që të kenë kontroll të shtuar te fëmijët dhe përdorimi i rrjeteve sociale nga ta. Ne e dimë që filli i kësaj ‘loje’ ka nisur nga rrjetet sociale”, thotë Kumnova – Baçi.
Sipas saj, bëhet fjalë për së paku 22 nxënës të vetëlënduar në disa shkolla fillore të Gjakovës, më herët këtë muaj.
“Nga ekzaminimet mjekësore, ka raste që janë vetëlënduar vetëm në duar, por ka raste që janë vetëlënduar edhe në pjesë të tjera të trupit”, thotë ajo.
Në Kamenicë, prindërit e nxënësve filloristë janë thirrur, po ashtu, në mbledhje.
Udhëheqësi i Drejtorisë për Arsim në këtë komunë, Afrim Dervishi, thotë se “lojërat e rrezikshme” të nxënësve në internet, kanë ndezur alarmin.
“Ka qenë një lloj gare, përmes së cilës ata kanë dashur të provojnë se cili mund të rrijë më gjatë pa marrë frymë”, tregon Dervishi, duke shtuar se në këtë lloj sfide, kanë marrë pjesë rreth 20 nxënës.
“Roli dhe funksioni që mund të kryejnë prindërit për t’i eliminuar këto fenomene, janë të pashmangshëm”, thotë ai.
Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje të bjerë në kontakt me prindër të ndonjë fëmije të vetëlënduar, por pa sukses.
Kumnova – Baçi dhe Dervishi thonë se masat e ndërmarra prej tyre, janë në përputhje me Udhëzimin Administrativ: Edukimi për mbrojtjen e fëmijës.
I hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), ky udhëzim ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti.
Qëllimi i këtij udhëzimi thuhet se është “përcaktimi i roleve, organizimit, funksionimit, bashkëpunimit, detyrave dhe përgjegjësive për të gjitha institucionet edukative-arsimore dhe aftësuese në edukimin për mbrojtjen e fëmijës”.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për efektivitetin e këtij udhëzimi, MASHTI tha se, aktualisht, stafi i kësaj ministrie është duke mbajtur seanca informuese me komunat, në lidhje me mënyrën se si të zbatohen dokumentet në fuqi.
“Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, Lipjan, Shtime dhe do të vazhdojmë këto ditë edhe në komunat: Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, Gjilan, derisa t’i mbulojmë të gjitha”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.
Aty, po ashtu, theksohet se përmes edukimit për mbrojtje, synohet aftësimi i fëmijëve dhe nxënësve “për sjelljet e mira e të shëndosha, në çdo nivel e rrethanë, si dhe shmangia nga konfliktet, rreziqet, si ato virtuale dhe reale”.
MASHTI, më herët, ka hartuar edhe pakon e udhëzuesve “Udhëtimi nëpër internet” për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, e cila ofron “alternativa të përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme”.
Së voni, kjo ministri ka bërë të ditur se ka ndarë edhe buxhet për më shumë se 500 pozita të reja për psikologë, pedagogë dhe staf mbështetës për shkollat në Kosovë.
Qasja ndaj problemit
Psikologu Arënliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se vetëm punësimi i psikologëve dhe pedagogëve nuk e zgjidh problemin e nxënësve që mund të jenë viktima të sfidave të rrezikshme nga rrjetet sociale.
“Njerëzit që punojnë në terren, kanë nevojë për programe, kanë nevojë për intervenime sistematike, kanë nevojë për trajnime. Kjo është ajo pjesa ku ne ngecim”, thotë Arënliu për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, është e domosdoshme që në shkolla të trajtohen edhe sfidat e shëndetit mendor, ndërsa kurikulat arsimore të përshtaten me nevojat e fëmijëve për edukim medial.
Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se Departamenti i Gazetarisë i këtij institucioni avokon që nga viti 2009 që lënda Edukimi për Median të bëhet e obligueshme në shkollat e Kosovës.
Sipas tij, udhëzuesit e MASHTI-t lidhur me përdorimin e internetit kanë më shumë të bëjnë me aspektin teknik të përdorimit të tij, sesa me të kuptuarit e rreziqeve që burojnë nga platformat e ndryshme.
“Këto gjëra mësohen në mënyrë specifike te Edukimi për Media… Do të ndihmonte që fëmijët që kalojnë nëpër proces të mësimit, të jenë të vetëdijshëm për përmbajtjet që shohin, të zhvillojnë mendim kritik për përmbajtjen dhe në të njëjtën kohë të mos bien pre e këtyre sfidave ose problemeve që i lëndojnë ata, jo vetëm në kuptimin fizik”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.
Kontroll i shtuar ose largim i TikTok-ut
Për sociologun Jeton Brajshori, situatën duhet ta marrin në duar vetë prindërit – së paku derisa institucionet kompetente të gjejnë mekanizma efektivë për parandalimin e ndikimit të përmbajtjeve të dëmshme nga rrjetet sociale.
Sipas tij, kontrolli i shtuar i prindërve ndaj qasjes së fëmijëve në rrjete sociale dhe në internet në përgjithësi, nuk e dëmton të drejtën e tyre për privatësi.
“Unë u them të gjithë prindërve që fëmija nën moshën 18-vjeçare nuk ka nevojë të ketë privatësi strikte. Nuk po themi që ata të kontrollohen për çdo gjë, por të kemi shumë kujdes, çfarë shikojnë në TikTok, me kë shoqërohen…”, thotë Brajshori për Radion Evropa e Lirë.
Ai, madje, sugjeron që TikTok-u të largohet tërësisht nga telefonat e fëmijëve.
Mendim të ngjashëm shpreh edhe inxhinieri i teknologjisë në Kosovë, Ermal Sadiku.
Ai thotë se përmbajtjet e publikuara në TikTok janë më pak të kontrollueshme, në krahasim me rrjetet tjera sociale, të cilat kanë përdorim global.
Qasja e fëmijëve në këtë platformë e shton rrezikun që ata të ndikohen nga përmbajtjet e dëmshme, sipas tij.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon se shumica e telefonave të mençur e kanë modulin e quajtur “kontrolli prindëror”, që u mundëson prindërve t’ua kufizojnë fëmijëve kohën në aplikacione të ndryshme në internet.
Por, përdorimi i këtij moduli, thotë Sadiku, është problematik për prindërit që nuk kanë njohuri mbi teknologjinë.
Ai sugjeron metodën që thotë se e praktikon vetë:
“Unë, personalisht, nuk i lejoj fëmijët e mi që të kenë një aplikacion të tillë të instaluar në telefon. Nuk është se kanë ndonjë përfitim, TikTok-u nuk ka përmbajtje edukative, shkencore… po flas për fëmijët”.
TikTok-u ka mbi 1.5 miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën.
Llogaritet se rreth 25 për qind e tyre janë 10 deri në 19 vjeç.
Në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike, për shkak të, siç është thënë, rreziqeve kibernetike që paraqet kjo platformë.
Kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve për sigurinë, kanë vendosur edhe shtete të tjera në botë.
Vëllai ish-deputetit të PS dhunoi Kujtim Cacën dhe familjen e tij, si u mbajt e fshehtë nga policiaFlamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahmet Rraja, është përfshirë sërish në një ngjarje dhune, e mbajtur e fshehtë nga policia.
Flamur Rraja raportohet se ka dhunuar dy ditë më parë Kujtim Cacën dhe familjen e tij, por nuk është raportuar nga policia. Ngjarja raportohet se ka ndodhur për çështje prone.
Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe djali i tij, Ariel Rraja, i ndalur edhe më herët nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ariel Rraja u arrestua sepse gjatë një kontrolli që policia ushtroi në banesën e tij në Tiranë gjeti një sasi kokaine dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Flamur Rraja gjithashtu ka qenë i shpallur është në kërkim për shkak të dhunës barbare ndaj fisit Maja për guroren në Borizanë.
Flamur Rraja, i cili mbante pistoletën në dorë, është një ndër anëtarët e fisit Rraja që dhunuan me shkopa bejsbolli dhe kërcënuan Jashar dhe Bilbil Majën pse ata ishin ankuar në polici për guroren e tyre në Borizanë.
“Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores. Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës”, tha në polici Bilbil Maja, pasi u dhunua.
Policia arrestoi 4 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë, si të përfshirë në konfliktin mes fisit Rraja dhe Maja në Fushë-Krujë.
Policia ndaloi Ineidi Rraja 23 vjeç, Eni Kullaj 27 vjeç, Kujtim Përdaku 57 vjeç dhe Andi Rraja 28 vjeç.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, 65 vjeç, Flamur Rraja, 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç, të gjithë këta persona janë pjesëtarë të fisit Rraja.

Dorëheqja e Rrahman Rrajës
Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, Rrahman Rraja u dorëhoq nga posti i deputetit për shkak të skandalit në të cilin u përfshi djali i tij, duke u shprehur se ka dështuar si prind.
“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegevë të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.
Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, tha Rraja.
Nesër mbërrin kontejnerët me mbetje të rrezikshme, PD protestë para portit të DurrësitPartia Demokratike ka bërë thirrje për protesta tek Porti i Durrësit ditën e nesërme, kur pritet të mbërrijë edhe anija që dyshohet se mban mbetje të rrezikshme.
“Të mbrojmë fëmijët tanë, të mbrojmë mjedisin, të mbrojmë shëndetin”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për qytetarët ku u kërkohet të mbildhen në orën 11:00 tek Ura e Dajlanit.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari u shpreh se protesa do të organizohet për marrjen e masave për të siguruar transparencë të plotë në testimin e mbetjeve të dyshimta.
Ai u shpreh se anija me 102 kontejnerë do të ankorohet në Durrës dhe se ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin.
“Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar. Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë”, tha Muçollari.
Më pas shtoi: “Ftojmë qytetarët, banorët e Durrësit të Tiranës dhe kudo, familjarë, të rinj e të reja, mediat, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, organizmat ndërkombëtare që të jenë prezent, të garantojmë kështu një proces transparent, të marrim vesh të vërtetën e mbetjeve të rrezikshme.”
Anëtari i Kryesisë së PD-së shtoi se do të jenë aty për të ndaluar, sipas tij, planin që ka qeveria për ta fshehur këtë krim.
“Të dielën në Durrës ora 11: 00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës. Askush nuk mund të vërë në rrezik jetën, shëndetin dhe mjedisin tonë”, përfundoi ai.
Deklarta e plotë:
Me gjithë kërkesat e përsëritura nga publiku, nga Rrjeti i Bazelit, nga Opozita, për marrjen e masave për të siguruar transparencë të plotë në testimin e mbetjeve të dyshimta që po kthehen në Durrës, qeveria nuk ka bërë publike asnjë hap të ndërmarrë në këtë drejtim.
Anijet kthehen të dielën më 27 tetor. Ato do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme. Kjo organizatë, më e specializuara për lëndët toksike, ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin, dhe në dy letra radhazi i ka kërkuar qeverisë të garantojë një proces transparent dhe në sytë e publikut. Rrjeti i Bazelit ka kërkuar praninë e ekspertëve e të organizmave ndërkombëtarë, duke përfshirë dhe OLAF, zyrën e Bashkimit Europian që heton mashtrimet dhe korrupsionin.
Pra, ky institucion beson se nëse i lihet qeverisë në dorë, nuk do të merret vesh e vërteta e ngarkesave me mbetje të dyshuara si toksike. Partia Demokratike e di mirë se Edi Rama do të bëjë gjithçka për të larguar përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar, dhe do të bëjë gjithçka për të manipuluar të vërtetën. Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar. Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë.
Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë këtë informacion bazik për jetën, për shëndetin, për mjedisin. Te dielën, date 27 tetor ora 11:00, ne hyrje te Portit te Durresit (ura e Dajlanit) Ftojmë qytetarët, banorët e Durrësit të Tiranës dhe kudo, familjarë, të rinj e të reja, mediat, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, organizmat ndërkombëtare që të jenë prezent, të garantojmë kështu një proces transparent, të marrim vesh të vërtetën e mbetjeve të rrezikshme.
Të jemi aty për të ndaluar planin që ka qeveria për ta fshehur këtë krim. Të dielën në Durrës ora 11: 00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës. Askush nuk mund të vërë në rrezik jetën, shëndetin dhe mjedisin tonë.
Genoa ka vendosur, do të marrin Mario BalotellinGenoa doli nga ngërçi dhe pas një vlerësimi të gjatë vendosi të punësojë Mario Balotellin.
Zgjedhja është pasojë e dëmtimeve të rënda që kanë prekur tre sulmuesit Messias, Vitinha dhe Ekuban, të gjithë me probleme muskulore që do t’i qëndrojnë jashtë fushe të paktën deri në fund të nëntorit.
Mungon vetëm njoftimi zyrtar nga klubi, por ardhja e ish-sulmuesit të Kombëtares italiane konfirmohet nga qarqe pranë drejtuesve dhe të hënën lojtari do t’i nënshtrohet vizitave rituale mjekësore para se të vihet në dispozicion të Gilardinos me të cilin ka luajtur në të kaluarën.
Për Balotellin është një rikthim në Serinë A ku i mungonte që nga sezoni 2019/20 kur veshi fanellën e Brescias. Një vit më pas SuperMario luajti disa muaj në Monza në Serinë B dhe më pas kërkoi fat më të mirë në Türkiye me Adana Demirspor.
Karriera e Balotellit ishte e paracaktuar dhe Genoa e takoi atë në vitin 2006 në agimin e aventurës së tij futbollistike, kur ai ishte ende i veshur me fanellën e Lumezzane në Serinë C si huazim nga Interi.
Një vit më pas ai u transferua menjëherë në Serie A me Nerazzurrët ku qëndroi për tre sezonet triumfale në të cilat ai fitoi tre kampionate, një Kupë të Italisë, një Superkupë të Italisë dhe Ligën e Kampionëve. Më pas kaloi te Manchester City dhe ishte protagonist në Premier League me gola.
Me kombëtaren arriti në finalen e Kampionatit Evropian 2012, më pas humbi në finale kundër Spanjës, por aventura e tij me bluzat ka përfunduar, tani për tani, me një ndeshje kundër Arabisë Saudite në vitin 2018. Pas aventurës në City, Balotelli veshi fanellën e Milanit dhe më pas u kthye në Premier League te Liverpool pa shumë fat. Karriera e tij, e shënuar nga episode jashtë futbollit, “Balotellate”, vazhdoi në Nice dhe Olympique Marseille dhe më pas u transferua në Turqi dhe Zvicër, në Sion.
Pas rinovimit të dështuar qershorin e kaluar, Balotelli vazhdoi të stërvitej me trajnerin e tij atletik pranë Brescias, ndërsa priste një telefonatë dhe dërgonte sinjale në Serie A. Tashmë thirrja nga Genoa që deri tani kanë fituar vetëm në Monza, duke barazuar me Interin, Romën dhe Bolonjan dhe kanë vetëm një pikë në katër ditët e fundit të kampionatit.
Në fakt, përveç mungesave të sulmuesve Ekuban, Vitinha dhe Messias, Gilardino duhet të përballet edhe me ndalimin e gjatë të Malinovskyit dhe problemet fizike të Banit dhe De Winter.
Me Pinamontin të vetëm në sulm, Genoa, pas një vlerësimi të gjatë, drejtuesit më në fund kaluan ngërçin duke i ofruar Balotellit, 34 vjeç, se cila mund të ishte mundësia e fundit e madhe në Serie A të karrierës së tij.
“Hajdut!”- Shqiptarët i ndërpresin fjalën Ramës në New York, nxirren me forcë jashtëShqiptarët kanë pritur kryeministrin Edi Rama me protesta në New York.
Përvec protestave në rrugë, shqiptarët kanë “shpërthyer” edhe brenda sallës ku zhvillohej mitingu.
Një i ri i ka ndërprerë fjalën duke iu drejtur kreut të qeverisë: “Hajdut”.
Ndërkohë patronazhistat, pjesmarrës në miting, kanë nxitur për ta nxjerrë jashtë sallës.
Parukieri hollivudian zbulon yjet me sjelljen më të keqe: Më trajtuan si shërbëtore
View this post on Instagram
Parukieri i famshëm, Emanuel Miller ka folur për bashkëpunimet e tij me disa nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit.
Duke folur në podcastin ‘What it was Like’, ai përmendi ndër të tjera Anne Hathaway , Jennifer Lopez , Cate Blanchett dhe Johnny Depp.
Sipas tij, përvoja më e keqe që ka pasur ishte me Anne Hathaway. “Bëra një film me Anne Hathaway, ishte një nga përvojat e mia më të këqija. Anne nuk më njohu kurrë si person. Për katër muaj e gjysmë më trajtoi si shërbëtor”, tha ai.
Siç ka shtuar më vonë, aktorja asnjëherë nuk e ka pyetur nëse është mirë, nuk ka shfaqur asnjë interes për të apo familjen e tij dhe asnjëherë nuk ka hyrë në ndonjë bisedë personale me të.
Miller vazhdoi të shpjegoi se ai ka pasur shumë biseda miqësore dhe të ngrohta me të famshëm të tjerë gjatë viteve, duke përfshirë Cate Blanchett, Johnny Depp dhe Tom Hanks, por theksoi se “Anne Hathaway nuk e bëri kurrë këtë”.
“Papritur më thanë se e ftuara ime e radhës ishte rrugës dhe ishte Jennifer Lopez ”, thotë ai. Siç tha ai, dikush nga skuadra e yllit u ka kërkuar të gjithëve që të pastrojnë dhomën, ndërsa thotë se “papritmas u bë pak panik”.
“Kam bërë shumë talk show me shumë aktorë, por nuk e kam pasur kurrë këtë përvojë. U ktheva në një moment në dhomë për të marrë pallton time, të cilën e kisha harruar atje. Ishte e varur në një karrige. Në atë moment në dhomë hyri Jennifer Lopez”, përshkruan ai.
Ai e përshëndeti me mirësjellje yllin, por ajo vetëm e shikoi atë dhe vazhdoi. “Ajo më hodhi një vështrim të zbrazët dhe më pas shikoi truprojat e saj dhe tha ‘pse nuk është pastruar kjo dhomë?”, tha ai. Siç thotë ai, nuk e priste një trajtim të tillë nga ajo, pasi kishin punuar së bashku edhe më parë në filmin “Monster in Law”.
“Dua të jem mbrojtësi i parë që do të fitoj Topin e Artë”Trent Alexander-Arnold, ylli i Liverpool dhe Anglisë, thotë se dëshiron të jetë mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë dhe të mbahet mend si “mbrojtësi i djathtë më i madh që ka luajtur futboll”.
Asnjë mbrojtës i krahut nuk e ka fituar çmimin e lojtarit të vitit në botë, i cili u prezantua për herë të parë në 1956.
26 vjeçari u shpreh se do të zgjidhte fitimin e Topit të Artë në vend të Kupës së Botës.
“Unë besoj se mundem”, deklaroi Alexander-Arnold për Sky Sports. “Dua të jem mbrojtësi i parë i krahut që e ka bërë këtë. Mëngjesin pasi të dalësh në pension, mund të shikohesh në pasqyrë dhe të thuash: “I dhashë gjithçka që mora. Nuk ka rëndësi sa trofe fitoni, apo sa medalje keni. Rëndësi ka çfarë i jepni lojës dhe nëse arrini potencialin tuaj të plotë.”
Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, i cili luajti si mbrojtës i majtë, ishte i dyti në Topin e Artë të vitit 2002, i cili u fitua nga ylli i Brazilit, Ronaldo, pas triumfit të tyre në Kupën e Botës atë vit.
Dy mbrojtës të krahut janë nominuar për çmimin e 2024-ës, mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madridit, Dani Carvajal, si edhe Alejandro Grimaldo i Spanjës dhe Bayer Leverkusen. Ceremonia zhvillohet të hënën.
U vranë ushtarë gjatë sulmit ajror izraelit, Irani: Kemi të drejtë të mbrohemiDy oficerë iranianë u vranë në sulmet izraelite në Iran gjatë natës. Të dy raportohet se ishin anëtarë të ushtrisë iraniane, jo të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC).
Ushtria tani i ka identifikuar dy oficerët si Major Hamzeh Jahandideh dhe Shefi i Urdhrit, Mohammad Mehdi Shahrokhifar.
Ndërkohë Irani tha se sulmet në bazat e tij ushtarake u ndaluan me sukses dhe kishte “dëm të kufizuar”
Duke iu përgjigjur sulmit izraelit, ministria e jashtme deklaroi se Irani “ka të drejtë dhe është i detyruar të mbrohet”.
Historia që qëndron pas agresionit aktual midis Izraelit dhe Iranit
Përpara sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit më 1 prill, Irani dhe Izraeli ishin përfshirë në një luftë hije shumëvjeçare – duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit pa pranuar përgjegjësi.
Këto sulme janë rritur ndjeshëm gjatë luftës në Gaza të shkaktuar nga sulmi i grupit palestinez Hamas ndaj komuniteteve izraelite aty pranë tetorin e kaluar.
Të dy vendet ishin aleatë deri në revolucionin islamik të vitit 1979 në Iran, i cili solli një regjim që ka përdorur Izraelin kundërshtar si një pjesë kyçe të ideologjisë së tij.
Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe kërkon çrrënjosjen e tij. Udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka quajtur Izraelin një “tumor kanceroz” që “pa dyshim do të çrrënjoset dhe shkatërrohet”.
Izraeli beson se Irani paraqet një kërcënim ekzistencial siç dëshmohet nga retorika e Teheranit, ngritja e tij e forcave përfaqësuese në rajon duke përfshirë grupin militant shiit libanez Hezbollah që janë betuar për shkatërrimin e Izraelit dhe financimin dhe armatosjen e grupeve palestineze duke përfshirë Hamasin.
Ai gjithashtu akuzon Iranin për përpjekje të fshehtë për të zhvilluar armë bërthamore, megjithëse Irani mohon të kërkojë të ndërtojë një bombë bërthamore.
Ndryshimi i orës, këshilla për të kapërcyer gjumin dhe lodhjenKoha standarde është pranë nesh: vera 2024 ka mbaruar dhe është koha për të kthyer orët pas.
Pra, akrepat janë kthyer një orë pas, në orën tre të natës ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor , duke i ripozicionuar në orën dy.
Kështu do të rikuperojmë orën e gjumit që humbëm në fund të marsit të kaluar, por pasditet tona do të shijojnë 60 minuta më pak dritës së ditës.
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën më 31 mars 2025, kur ora verore do të hyjë sërish në fuqi në orën tre të mëngjesit.
Këtu janë disa këshilla për të ndihmuar trupin të përshtatet:
– Le të fillojmë nga fundjava të “stërvitemi” për ndryshimin e orës, duke shtyrë çdo ditë orën e vakteve dhe pushimit me një çerek ore, në mënyrë që të përshtatemi shpejt me kohën e re.
– Qëndroni sa më shumë në natyrë: përpiqemi të ekspozohemi sa më shumë në dritën e ditës gjatë gjithë fundjavës, pasi është pikërisht drita ajo që rregullon orën tonë biologjike
– Jo dremitjeve : është më mirë të shmangim dremitjet e pasdites, të paktën derisa të mësohemi me kohën e re.
– Ndriçim i mirë në shtëpi: përpiqemi të përmirësojmë ndriçimin e ambienteve shtëpiake, duke hapur grila dhe perde gjatë ditës dhe duke përdorur dritat artificiale në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Nëse ndihemi shumë të trishtuar dhe të dëshpëruar, vlerësojmë mundësinë e pajisjes me llamba të posaçme që përdoren për të ashtuquajturën terapi me dritë, të afta për të prodhuar frekuenca të veçanta drite që nuk na shqetësojnë shikimin, por që janë në gjendje të nxisin ribalancimin. i biokimikut të brendshëm të orës sonë.
– Le të përmirësojmë humorin tonë: Për të ndihmuar në përmirësimin e humorit tonë të mirë, le të gjejmë pak hapësirë gjatë ditës për t’iu përkushtuar një aktiviteti të këndshëm dhe shpërblyes që mund të na japë kënaqësi dhe të na largojë nga melankolia e vjeshtës.
– Sporti dhe ushqimi: Një mënyrë jetese korrekte mund të bëjë ndryshimin: një dietë e shëndetshme dhe e larmishme mund të na ndihmojë të kemi më shumë energji, ndërsa pak aktivitet fizik do të na furnizojë me endorfinë, hormonet e humorit të mirë.
– E kemi adoptuar orën diellore që nga hyrja në fuqi e saj, pra nga e diela, duke lëvizur orët dhe duke ndjekur treguesit e akrepave për të ngrënë dhe për të fjetur, pa i kënaqur shumë prirjet tona.