Aplikacion
Aplikimi i kungullit në fytyrë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.
Sipas ekspertëve, kungulli është i pasur me acide alfa hidroksi, të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe rinovimin e lëkurës.
Ai gjithashtu përmban nivele të larta të antioksidantëve të tillë si likopeni, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lira.
Përmban edhe vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për lëkurën. Krahas forcimit të sistemit imunitar, gjithashtu vitamina C lufton dëmtimin e diellit dhe parandalon rrudhat.
Përveç këtyre, kungulli është i pasur me vitaminë E, e cila lufton inflamacionin, zvogëlon poret dhe kontrollon yndyrën e tepërt duke parandaluar shfaqjen e puçrrave dhe pikave të zeza.
Si mund ta përdorni? Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto përbërës: 1 filxhan kungull, ½ filxhan kos, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes për disa minuta./ Living
Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier.
Zjarri ra në katin e tretë të një pallati 4-katësh, ndërkohë që në shtëpi ndodheshin dy të moshuar.
Ata u nxorën në kohë të ndihmuar nga fqinjët, ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
Shkaku i zjarrit po hetohet nga policia.
Kush e organizoi sulmin terrorist në Ankara?Turqia u trondit këtë të mërkurë nga një sulm terrorist, që shkaktoi të paktën 5 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Terroristët që u futën në selinë e kompanisë turke të aviacionit ishin katër, mes të cilëve edhe një grua.
Dy prej tyre janë kapur të vdekur nga autoritetet, që po vijojnë hetimet për t’i identifikuar kush është përgjegjës për sulmin.
Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por kur u pyet nga gazetarët për një përgjigje, ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler sugjeroi se Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mund të qëndronte pas aktit terrorist.
PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Sara Hoxha konfirmon ndarjen nga Ledri Vula: Jam bërë më e mirëSara Hoxha “vulosi” ndarjen nga Ledri Vula me deklaratën e saj të fundit.
Ajo ishte e ftuar në “Top Albania Radio” për të folur për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, që një vit pas premierës së tij, këtë herë me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët.
“Sa mirë që të ka bërë ndarja, ishe bërë yll i vërtetë”, iu drejtua moderatori Salsano Rrapi kur e prezantoi.
Ndërsa përgjigja e Sara Hoxhës ishte: “Po pra po, kështu po më thonë”.
Pas ndarjes, Sara Hoxha është zhvendosur në Tiranë së bashku me vajzën, ndërsa Ledri Vula është në një lidhje dashurie me Rina Zaitin.
Sezoni i Akrepit/ Cilat shenja preken më shumë?Njerëzit e lindur me diellin ose me vendosje të tjera personale në Akrep nuk janë të vetmit që do të ndikohen nga fuqia e epokës së Akrepit.
Çdokush i lindur me diell ose me vendosje të rëndësishme planetare në një nga shenjat e tjera fikse Demi (toka e fiksuar), Luani (zjarri i fiksuar) dhe Ujori (ajri i fiksuar), mund të largohet nga sezoni i Akrepit duke u ndjerë më i lidhur me veten dhe të tjerët.
Gjendja e përgjithshme dhe atmosfera e epokës së Akrepit
Sezoni i Akrepit ndodh çdo vit nga 22-23 tetor deri më 21-22 nëntor.
Për të marrë një ide sesi funksionon Akrepi në astrologji, nga mesi i tetorit deri në mes të nëntorit, mund të merrni disa shenja nga dy sundimtarët e shenjës: Marsi aktiv, planeti i energjisë dhe Plutoni, planeti i fuqisë. Akrepat nuk kënaqen me asgjë sipërfaqësore. Ata preferojnë të hyjnë në thelbin e çështjes dhe të lidhen me të tjerët shpirtërisht dhe emocionalisht.
Akrepi është gjithashtu tepër magnetik dhe intensiv. Vlen gjithashtu të theksohet se, si një shenjë fikse e ujit, Akrepat mund të jenë të vendosur dhe kokëfortë. Të gjitha sa më sipër, gjatë periudhës së Akrepit, do t’ju inkurajojnë të reflektoni për marrëdhëniet tuaja më të afërta. Aftësia juaj për t’u afruar më shumë me dikë që e doni, për të qenë të pambrojtur, për të krijuar besim dhe për të hyrë në ujëra të frikshme të paeksploruara mbështetet përmes kësaj periudhe të ngarkuar emocionalisht, shpeshherë shpirtërisht të përmbushur të vitit.
I ushqyer nga Marsi konkurrues dhe Plutoni komandues, sezoni i Akrepit ju kërkon gjithashtu të shqyrtoni fuqinë që mbani në jetën tuaj dhe çfarë jeni të gatshëm të bëni për ta ruajtur atë
5 të vdekur nga sulmi në Ankara, mes terroristëve edhe një gruaAutoritetet turke kanë konfirmuar deri tani pesë të vdekur nga sulmi terrorist në Ankara.
Ndërkohë, 14 të tjerë janë të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya bëri një deklaratë në lidhje me sulmin terrorist në duke thënë: “Për fat të keq, ka pasur një sulm terrorist. Uroj që të plagosurit tanë të kenë një shërim sa më të shpejtë.”
Dy nga terroristët, një burrë dhe një grua u kapën të vdekur.
“Puna e identifikimit, procesi i gjurmëve të gishtave dhe procesi i identifikimit janë në vazhdim. Sapo të përcaktohen, ne do të japim identitetin dhe informacionin e tyre se cila organizatë terroriste e ka kryer këtë”, shtoi më tej ministri.
Meta në qeli/ Tedi Blushi kërcënon RamënNënpresidenti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi ashpër pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli Ilir Metën.
Gjatë një konference për mediat, ai kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi nëse Metës do t’i ndodhë diçka në qeli.
“Edi Rama në rast se zotit Meta i ndodh gjë në burg, Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale. Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Nëse zotit Meta i ndodh diçka e papritur, përgjegjësinë do e mbajë Edi Rama.
Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës Kombëtare kundër opozitës që konfirmon rrëshqitjen totale të Shqipërisë në diktaturë, nuk është gjë tjetër veçse vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit e mafies ndërkombëtare kundër presidentit, Ilir Meta, PL, opozitarizmit të vërtetë, pluralizmit, demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi, Altin Dumani prokurori kallp dhe ish-hetuesit i diktaturës, Arben Kraja. Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të presidentit Meta, pa prova, pa fakte e pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminim e tij fizik e rrëmbimin e dhunshëm provon kriminalizmin dhe kapjes totale të institucioneve të drejtësisë nga Ramaforma, që janë kthyer në vrasje me pagesë të opozitës, që edhe sot morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politik, gjoja për llogari të miqve të huaj”, u shpreh Tedi Blushi.
Vila, vota dhe ngjalatNga Klodian Tomorri
Vila, vota dhe ngjalat
Dosja e SPAK thotë që biznesmeni Samir Mane dyshohet se korruptoi Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën me premtimin e një vile për të kaluar një ligj minierash në Parlament.
Ky është pretendimi i prokurorëve, pasi si kompania e Manes, ashtu dhe zonja Kryemadhi thonë se vila do blihej, por më vonë ajo ndërroi mendje.
Por të marrim faktet, pavarësisht pretendimeve të palëve.
E para, sipas asaj që shkruan BIRN, ligji nuk rezulton korruptiv. Sipas dosjes së SPAK, kompania kishte kërkuar ndryshimin e ligjit për të shmangur përgjegjësitë teknike nga kalimet e subjekteve të tjera në galeritë e Albchrome. Kjo është gjëja me e drejtë dhe më normale.
E dyta, ligjin në Parlament nuk e ka propozuar as Kryemadhi, as Meta dhe as LSI-ja. Atë e ka propozuar deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau.
E treta, ligji është votuar nga të gjithë deputetët e mazhorancës së asaj kohe. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta me partinë e tyre kanë dhënë 19 vota apo nuk e di sa kishin, kurse Edi Rama me të tijtë kanë dhënë 60 e ca vota.
Pra,
1-Ligji nuk është korruptiv.
2-Ligjin nuk e ka propozuar LSI, por Partia Socialiste dhe shumë mirë ka bërë.
3-Meta dhe Kryemadhi nuk e kanë marrë vilën, që sipas SPAK ishte rryshfet, por që sipas palëve do të shitej me para dhe blerësi ndërroi mendje.
4-Miqësia mes familjes së Metës dhe Samir Manes nuk janë vepër penale. Këta kanë të drejtë të jenë miq familjarë, të qerasin njëri-tjetrin me dreka, darka, bileta koncertesh dhe çfarë të duan, për sa kohë vendimarrja e Metës nga pozitat e funksionarit publik nuk i jep favore biznesmenit në kurriz të interesit publik.
Tani pasojat;
1-Buxhetit dhe qytetarëve nuk u është vjedhur asnjë qindarkë nga ligji i minierave.
2-Punëtorëve në miniera nuk u janë përkeqësuar kushtet e punës. Përkundrazi.
3-Shteti nuk ka humbur asnjë taksë, apo aset publik si pasojë e këtij ligji.
4-Atëherë, cili është veprimi i dyshuar korruptiv i Ilir Metës dhe Monikës? Në finale, atyre u është ngritur akuzë për votën e tyre pro ligjit në Parlament, ashtu si 76 apo 78 deputetë të tjerë të mazhorancës. Këtë kanë klasifikuar prokurorët si veprim korruptiv. (Kodi penal thotë: Kërkimi ose marrja i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë nga funksionari i lartë shtetëror, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij…) Në finale, veprimi këtu është vota në Parlament.
Unë nuk di ta them nëse kjo gjë klasifikohet si korrupsion. Për mua nuk është korrupsion kurrë, por unë nuk jam jurist dhe këtë e vendos gjykata. Por nëse do ta klasifikojë si korrupsion, si ky lloj korrupsioni paçim gjithmonë ishalla.
Ah po. Ilir Meta mund t’i ketë hak këto që po paguan. Por jo për votën e ligjit të minierave. I ka hak për një tjetër veprim. Për ngjalat që hëngri në Lalëz. Sepse aty u ngjiz çdo gjë. Inceneratori, koncesionet në shëndetësi, miliardat që vidhen tek AKSHI, shkatërrimi i opozitës, rrugët me 20 milionë euro kilometri, 5D-ja dhe mbi të gjitha, veshja e krimit të organizuar me pushtet politik në majën e shtetit.
Të gjitha aty u ngjizën këto dhe pa Ilir Metën ndoshta nuk do të ngjizeshin dot asnjëherë.
VIDEO/ Momenti kur Meta futet në furgonin e policisë dhe niset drejt “313-ës”Pasi trupa gjykuese e la në qeli, ish-presidenti Ilir Meta doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u larguar më pas drejt qelive të paraburgimit te “313-ta” në Tiranë.
Në videon e mëposhtme duket momenti kur Ilir Meta futet në furgonin e policisë për t’u dërguar në qeli.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, ish-presidenti sulmoi dhe kërcënoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë që ishin në sallë.
Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.
Kryemadhi reagon pas vendimit të gjykatës: S’e di si do dalin dhëmbët e Ramës në DubaiDeputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që këtë të mërkurë la atë në detyrim paraqitje dhe Ilir Metën në qeli.
Kryemadhi paralajmëroi se këtë çështje do ta ndjekë deri në Strasburg, duke shtuar se këtë amanet do ta trashëgojë edhe te fëmijët e saj.
“Karriera politike nuk është e domosdoshme. Unë e kam parë politikën si instrument për të ndihmuar njerëzit. Politika është një mjet shumë i egër, dhe shumë i rëndë për tu mbajtur. Sigurisht që metodologjia që është përdorur kundër meje dhe familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët. Sot në politikë ke ushtarët e bandave kriminale, pasi në fund të ditës përfitimi që vjen nga trafiku i drogës është shumë më i lartë se rroga e një deputeti.
Tani që ju thoni se po e mbyll karrierën në dyert e drejtësisë, do them që mund të hap një karrierë tjetër shumë të mirë që e transformon politikën. Unë nuk mund të lejoj një sistem drejtësie që të më bëjë pis mua. Unë do shkoj në Gjykatë Kushtetuese, pastaj në Gjykatë të Starsburgut, edhe kur të vdes, kam tre trashëgimtarë. Kanë hapur një precendet të shëmtuar, se nëse operacioni im ka kushtuar 6.500 euro, se di si do dalin dhëmbët e Ramës në Dubai”, tha Kryemadhi.