zoom

Day Archive“Ka fekale gjithandej” / Liqeni i Ohrit rrezikon të humbë statusin në UNESCO

Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra në Evropë dhe ka statusin e Vendit të Trashëgimisë Botërore nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNESCO, për speciet unike që jetojnë në të, por ai tani është në rrezik. Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në liqen, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, po i mbyt peshqit dhe e ka shtyrë organizmin e OKB-së që të kërkojë pastrimin e tij.

“Uji është gjithmonë i kuq, i verdhë, kaf. Lumenjtë që derdhen në të nga të gjitha anët janë të ndotur. Unë nuk ka notuar këtu prej 3-4 vitesh. Nuk i besoj cilësisë së ujit, nuk është i pastër. Shoh fekale gjithandej”, tha një nga banorët e Ohrit.

Sipas ekspertëve, qindra objekte janë ndërtuar pa leje në brigjet e Ohrit, mes zhvillimit të shfrenuar dhe një bumi turistik.

Ndërkohë, ujërat e zeza të patrajtuara dhe mbeturinat industriale po dëmtojnë florën e faunën. Këtu përfshihen edhe speciet endemike, siç është trofta e Ohrit.

“Problemi është se ky biodiversitet ekziston në një mjedis në të cilin nuk mund të riprodhojë. Madje, nuk ka as vend ku mund të jetojë. Prandaj popullata e tyre po tkurret, sidomos 10 vitet e fundit”, thotë Zllatko Llevkov, biolog në Universitetin e Shkupit.

Në anën tjetër, popullsitë e specieve joendemike po shtohen në mënyrë dramatike, sqaron ai.

Ambientalistët paralajmërojnë se Ohri mund ta humbë statusin në Unesco dhe ndërkohë që nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, Unesco ka bërë 19 rekomandime për pastrimin e Ohrit.

Problemi më i madh qëndron tek fakti se rreth 35 për qind e bizneseve nuk janë të lidhura me sistemet e kanalizimeve ndërkohë që autoritetet kanë thënë se do e rinovojnë sistemin e kanalizimeve.

Por, në të njëjtën kohë, ka edhe plane për më shumë hotele dhe resorte…/REL/

Publikohen pamjet e arrestimit të ish-deputetit Jurgis Çyrbja! U ndalua me urdhër të SPAK-ut

Ky është momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Story, Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën e ulur, teksa shoqërohet nga dy efektivë të policisë.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Gjykata i rrëzoi paktin me Shqipërinë, Meloni miraton ligjin e ri që “riaktivizon” marrëveshjen

Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri ligjor për emigrantët i cili ka të bëjë me përcaktimin e vendeve të sigurta për riatdhesim një rregull parësor dhe jo më dytësor.

Lista e vendeve të sigurta, që zbatojnë indikacionet e vendimit të fundit të Gjykatës së Drejtësisë së BE, është rishikuar dhe do të përditësohet periodikisht. Në veçanti, u hoqën vendet për të cilat ishin parashikuar përjashtimet territorial si Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

Lista e re tani përfshihet në një dispozitë me fuqinë dhe vlerën e ligjit, “për të shmangur moszbatimet e mundshme bazuar në interpretimet e ‘Direktivës së Pritjes’.

Në këtë mënyrëshkruan A2, shefja e qeverisë italianë sfidon gjykatën Evropianë të drejtësisë, gjykatat dhe magjistratët. “La Repubblica” shkruan se vetëm në këtë mënyrë, sipas Melonit, mund t’i garantohet siguri mekanizmit të shpërndarësve përtej kufirit, duke filluar nga ai shqiptar.

Video/ “Dil nga makina. Hiqe telefonin!”- Dalin pamje të reja nga momenti i arrestimi i Ilir Metës

Në rrjetin social TikTok, janë publikuar pamjet të reja nga momenti i arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në video, dëgjohen agjentët e BKH-së që i kërkojnë Metës të dalë nga makina.

Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin.

♬ original sound – bebihasani

Meta u arrestua sot pas mesdite (21 tetor) te Kthesa e Kamzës, pasi akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”

“Planeti i dashurisë” hyn në Shigjetar! Javë optimiste për këto shenja të zodiakut

Këtë javë duket se fati i shenjave është në “duart e planetëve”. Me Afërditën në Shigjetar dhe me Jupiterin që i kundërvihet në retrogradë sipas astrologes së njohur Meri Shehu e ftuar në studion e “Rudina”, kjo javë do të jetë shumë optimiste dhe me plot mundësi.

Por, duket se disa shenja të zodiakut nuk do të gjejnë shpëtim nga e kaluara, pasi probleme do të rishfaqen.

Sipas saj Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit do të jenë shenjat të cilat do të ndikohen më shumë nga lëvizja e planeteve këtë javë.

Meri Shehu: Është futur Afërdita “planeti i dashurisë’ në shenjën e Shigjetarit dhe padyshim që kjo do të na bëjë javën shumë optimiste. Por siç e thamë dhe javën e kaluar, Jupiteri është kthyer në retrogradë, kur kthehet Mërkuri në retrogradë ne kemi frikë, por kur kthehet Jupiteri në retrogradë… Por, me këtë Afërditë të bukur në Shigjetar as Jupiteri nuk do të mund dot të na anulojë disa gjëra që ne duam t’i shijojmë. Jupiteri do të ndikojë më shumë tek Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit.

Dashi, 4 yje: Afërdita në Shigjetar e favorizon këtë shenjë në udhëtime, kontakte me njerëz, flirte dhe punë që lidhen me jashtë vendit. Por në jetën e përditshme me shoqërinë, fisin dhe udhëtimet e shkurtra do të kenë problematika.

Demi, 3 yje: Afërdita në Shigjetar nuk është ndonjë favorizuese e madhe e Demave, por dihet që në lidhje me punën dhe ekonominë mund të japë disa situata pozitive. Por duhet të kenë kujdes Demat me ekonominë sepse Jupiteri në retrogradë deri në muajin Shkurt vendos disa frena, disa pasiguri të cilat mund të sjellin vonesa dhe dilema. Kujdes me shpenzimet sepse gjithmonë do të ketë një gabim aty.

Binjakët, 2 yje: Jupiteri është kthyer retrogradë në shenjën e tyre dhe duhet të riformojnë shumë nga gjërat e shumta që kanë arritur deri tani dhe nga punët që kanë bëra gjatë verës, tashmë fillojnë e kthehen pak më mbrapa. Nuk do të gjejnë atë optimizmin e duhur për momentin dhe duhet një bashkëpunim shumë i rëndësishëm që të arrijnë atje ku duan. Kështu që më shumë do të bazohen tek bashkëpunuesit apo partnerët se sa tek vetja.

Gaforrja, 4 yje: Marsi për Gaforret e lindura në dhjetë ditëshin e tretë përballet shumë me Plutonin në Bricjap, aty mund të kemi disa strese, disa përballje ose humbje punësh. Kurse Gaforret e thera mund të fitojnë distancën e largësisë, të udhëtojnë dhe të keni një kontratë pune me jashtë.

Luani, 5 yje: Afërdita është futur në një pozicion të bukur për Luanët dhe përderisa është futur në një pozicion të bukur i ka dhënë atë sharmin që ata të lëvizin, të udhëtojnë, të ndjehen të gëzueshëm në fund të fundit, ose të bëjnë një mbledhje të mirë familjare. Duhet të kenë kujdes në komunikimin e përditshëm, teknologjia ndoshta nuk do i ndihmojë në këtë periudhë.

Virgjëresha, 3 yje: Është një nga katër shenjat që ndikohet më shumë qoftë nga Jupiteri në retrogradë, qoftë nga Afërdita në Shigjetar. Jeta e tyre do të ndryshojë kryekëput në këtë periudhë, shanset që kanë humbur para 12 vitesh, fillojnë që të rikuperohen.

Peshorja, 3 yje: Me Afërditën në Shigjetar është e favorizuar. Do të marrin lajme të mira, komunikime me jashtë, udhëtime, por duhet të kenë kujdes në çështjet erotike sepse aty mund të kemi një rikthim mbrapa, ose anulim i disa marrëdhënieve që janë lidhur gjatë verës.

Akrepi, 4 yje: Do të jenë të favorizuar në çështjet ekonomike, sepse Afërdita në Shigjetar i ndihmon kryesisht në çështjet ekonomike, kurse ata që duan të investojnë për të blerë një shtëpi ose për të investuar në diçka tjetër, duhet ta shikojnë me kujdes këtë periudhë sepse Jupiteri mund t’iu japë mundësinë që të reflektojnë pak për gjërat që kërkojnë siguri ekonomike.

Shigjetari, 5 yje: Afërdita në shenjën e tyre do i bëjë të ndjehen më optimistë për qëllimet që duan të realizojnë, madje mund të mrekullohen me disa njohje të reja, dashuri të reja ose mundësi të reja. Aventurat do të jenë pjesë e jetës së tyre, por duhet të kenë kujdes në çështjet ligjore.

Bricjapi, 3 yje: Problematika të cilat kanë të bëjnë me punën ose do u rikthejnë në të njëjtin pozicion që kanë qenë më parë. Duhet të kenë kujdes se çfarë u ofrohet, gjithashtu duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shëndetin e tyre.

Ujori 5 yje: Afërdita në Shigjetar u jep të gjitha mundësitë që ata të shpalosin idetë e tyre. Por ama dhe Jupiteri në të kundërt tregon që do iu rikthehet dikush nga e kaluara, për sa u përket çështjeve erotike dhe u jep mundësinë shumë Ujorëve që të rivlerësojnë ato gjëra që kanë humbur në jetën personale.

Peshqit 4 yje: Janë shenja që ndikohet shumë me Afërditën në Shigjetar, mund të marrin një punë që ka të bëjë me televizionet me modën me publicitetin ose të kenë kontakte të mira me eprorët e tyre ose të jenë shumë joshës. Do të jetë joshja ajo që i favorizon, kurse Jupiteri i kundërt do të sjellë disa problematika familjare dhe që lidhen me pronat.

Shqiptarët “sabotojnë” turizmin vendas. Ngadalësohen turistët e huaj

Shifrat zyrtare kanë konfirmuar se sezoni veror i Shqipërisë nuk ‘shkëlqeu’ aq sa pritej.

Njësoj si në muajin korrik, edhe gjatë gushtit hotelet janë ‘sabotuar’ nga turistët vendas. Netë qëndrimet e tyre u rritën me vetëm 0.2%, kur një vit më parë ishte 65.6%. Për jo rezidentët, ky tregues u rrit me 16.9% nga 41.6%.

Vizitorët rezidentë u rritën me vetëm 1.2% dhe ato jo rezidentë me 50.6%, raporton INSTAT. Një vit më parë, rritja e vizitorëve rezidentë raportohej 65.6%, ndërsa e të huajve me 63.7%.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 59.6 %, kundrejt 55.3 % që ishte në muajin gusht 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 67.6 %, kundrejt 64.9 % që ishte në muajin gusht 2023.

Shtetasit nga Kosova kryesojnë numrin më të lartë të netë qëndrimeve në Shqipëri me 14.6% të totalit, ndjekur nga polaket me 7.9% dhe italianët me 6.8%.

Meta reagon nga qelia: Më rrëmbeu narkoshteti! Ndihem më i fortë se kurrë!

Ilir Meta ka bërë reagimin e parë nga qelia.

Duke falënderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen, ai thotë se është i bindur në fitore.

Meta thotë se nga sot nis një epokë e re në luftën ndaj asaj që e quan “narkoshtet”.

“Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë”, thekson Meta në reagim.

Reagimi i plotë i Ilir Metës:

“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

Pesë arsye pse është e dyshimtë prangosja e Metës

Nga Andi Bushati

Ende pa i ditur të gjitha faktet dhe imtësitë me anë të të cilave SPAK do të justifikojë burgosjen brutale të një ish presidenti republike, egzistojnë të gjitha elementët për t’a konsideruar atë një prangosje politike, që e zhyt edhe më thellë Prokurorinë e Posaçme në të qenit një vegël qorre e rregjimit.

Së pari duhet theksuar se njësoj si të tjerët, Ilir Meta nuk po goditet si ish pushtetar, por si një nga liderët e opozitës. Nëse “heronjtë e fëmijëve tanë” do të ishin merakosur për korrupsionin e qeverive të shkuara, ata mund ta nisnin me qeverinë Nano që u dënua me votë për hajdutëri, dhe për frymën grabitqare të së cilës, Edi Rama ka kërkuar falje publikisht në emër të socialistëve. Nëse SPAK do ishte i interesuar për të goditur pandëshkueshmërinë, do të rihapte dosje ish kryeministrash që kanë vrarë njerëz në timon dhe i kanë hedhur në kanal. Por qëllimi i vërtetë i kësaj bande mercenarësh, nuk është të hedhë dritë mbi të shkuarën, por që të sqastrojë kundërshtarët e Edi Ramës.

Së dyti, arrestimi i Ilir Metës, njësoj si ai i shefit të opoëitës, filloi të gatuhet menjëherë pas urdhërit të Ramës nga kongrsi i PS: ”merruni me ata të dy, se durimi ynë po soset”. Sot jemi të bindur se direktiva u rrealizua 100%.

Së treti, ky ultimatum i shefit’të qeverisë nuk ishte thjeshtë një frazë e gabuar e shqiptuar pa dashje. E gjitha qe në kuadër të një strategjie të përcaktuar qartë. Pothuajse një vit më parë, kjo mazhorancë ndërmori hapa ligjorë për të përjashtuar ish “spiunët”, siç e shpalli Metën dhe i ish sekretarët e PPSH nga politika. Madje këto iniciativa prezumonin të nxirrnin nga loja dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare, duke mos i lejuar ato të konkuronin në zgjedhje nëse do kishin këta “të penalizuar” si kryetarë. Qëllimi qe që ata mos garonin përballë Ramës në 2025. Kjo strategji u braktis sepse ndoshta rezultoi më e shpejtë, efikase dhe e leverdishme propagandistikisht, që punën e pisët ta kryente SPAK. Fakti është që çunat e Dumanit realizuan një objektiv që rilindja e kishte shpallur më parë. Falë tyre as Berisha dhe as Meta nuk do jenë protagonistë në zgjedhjet e ardhshme. Duhet të jesh debil të gjesh këtu thjeshtë një përkim rastësor.

Së katërti, prangosja e Metës nuk mund të shihet jashtë sfondit të asaj që ka ndodhur kohët e fundit me opozitarët. Berishës iu përdor një truk ligjor nga SPAK, për ti kufizuar imunitetin pa leje nga parlamenti dhe më pas për ta izoluar krejtësisht, duke shmangur detyrimin për të paraqitur prova para deputetëve. Belerit i shpikën një dëshmitar të paguar nga policia, vetëm se Rama dha urdhër që nuk e donte kryebashkiak, dhe SPAK e GJKKO shbënë përmes manipulimit mandatin e dhënë nga zgjedhësit. Salianji u burgos për kallëzim të rremë që nuk e kishte kryer, vetëm se denoncoi vëllain trafikant që mbrohej nga ministri i brendëshëm. Pra bëhen pak si shumë manipulime të veçantq për të mos parë një strategji të përbashkët për të masakruar opozitën, përmes hanxharit të drejtësisë.

Së pesti, le të supozojmë se Ilir Meta ka qenë një politikan i korruptuar, ashtu sikurse ekziston edhe një perceptim i gjërë publik. Edhe si ish ktyeministër, edhe si themelues i një partie klienteliste si LSI-a e më pas si personazh i videos së Dritan Priftit, ai është larg së qëni një ëngjëll. Por nga ana tjetër në 30 vite politikë, ai nuk ka qarkulluar aq sa sa lëviz vetëm në një muaj Erion Veliaj. Përballë Lalit, Like Floriri ngjan si një xhepist autobuzi. Por kryebashkiaku që shpiku skemën spektakolare të 5D dhe që firmosi kundër ligjit për inceneratorin që nuk ekziston, vijon të jetë perzonazhi kryesor i TV të paguara me para korrupsioni, dhe do të përdorë ato që ka rrëmbyer për mandatin e katërt të Ramës, ndërkohë që ata me të cilët duhet të garojë janë të izoluar. Këto janë standartet skandaloze të çetës së Dumanit, që do luajë në zgjedhjet e ardhshme një rol shumë më pak dinjitoz sesa ai i asaj bjondinës me syze të errëta të OFL-së para fushatës së 2021-shit.

Rovena Stefa tregon të vërtetën pas këngës “Burrë të martuar dashurova”: Kisha histori të njëjtë

Këngëtarja Rovena Stefa, e cila sapo është bërë pjesë e Big Brother Vip Kosova njihet për shumë këngë të cilat janë bërë hite por veçanërisht për këngën “Burrë të martuar dashurova”.

Teksa ka qenë së fundmi në oborrin e shtëpisë së Big Brother, Rovena ka kënduar këngën në fjalë duke ju nxitur kuriozitetin banorëve të tjerë rreth historisë që fshihet pas kësaj kënge.

Rovena nuk ka nguruar të ndajë detajet e këtij teksti duke u shprehur se e ka pasur një histori të sajën të ngjashme.

“Kjo ka ndodhur, e kam pasur një histori komplet të ngjashme me këtë histori. Dhe këtë histori i’a tregoj mikut tim të ngushtë që bën tekste në Shkup, Avni Qahilit. Pastaj e kemi realizuar melodinë, të cilën e ka bërë motra ime,” u shpreh këngëtarja duke na lënë të kuptojmë se ka qenë e dashuruar me një burrë të martuar.”

Ndër të tjera Rovena shtoi: “Melodinë ia dërguam Avniut për tekst. Kur ka ardhur teksti e kishte bërë komplet historinë. Motra ime nuk donte, por u pajtuam ta bëjmë, pasi kjo histori u ndodh shumë vajzave”.

Arrestimi i Metës, reagon Monika Kryemadhi: SPAK s’ka prova. Po ushqen publikun me familjen time

Monika Kryemadhi ka reaguar përsëri pas arrestimit politik të Presidentit të PL, Ilir Meta dhe masës së sigurisë ndaj saj.

Kryemadhi është shprehur se deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës.

Postimi:

Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë deklaratë, ndër të tjera bëhet me dije nga prokuroria e posaçme se kjo çështje është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time, për të cilat, unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të çertifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh.

Çuditërisht, në 167 faqe vendim, me të cilin është disponuar caktimi i masës së sigurimit personal, nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që unë kam depozituar në mbështetje të pretendimeve të mia, të cilat rrëzojnë aludimet e SPAK.

Ju sot ligjërisht më keni komunikuar faktin se ndaj meje në cilësinë e personit nën hetim të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale është caktuar një masë sigure, ndërkohë që edhe pse kam ende cilësinë e personit nën hetim, ju, xhelatët e bindur të Edi Ramës politikisht shpreheni se unë dhe familja ime akuzohemi, ndërkohë që këtë gjë në fazë të hetimit, nuk mund ta bëni as ligjërisht, as publikisht.

Deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës.

Pasi, për familjen time SPAK shkel çdo të drejtë të njeriut të mbrojtur nga Konventat Europiane dhe Kushtetuta, për një proces të rregullt ligjor, kurse për mafiozët në karriget e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tyre përulen dhe nuk shohin krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve.

Intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Edi Ramën, ndaj gjyqësorit shqiptar, duke manipuluar opinionin publik përmes nxjerrjes së sekretit hetimor dhe duke paraqitur si fakte disa akuza të rreme dhe të pabaza, do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit brenda dhe jashtë vendit.

SPAK mund të bëjë akuzën, por kurrësesi gjyqin! Kjo i takon vetëm gjykatës dhe përballja e gënjeshtrave me motivacion politik, me të vërtetat do të jetë kudo dhe ndaj kujtdo, me të njejtën monedhë.