zoom

Day ArchiveVideo/ “Messi” shqiptar, Mario Mitaj super show në Arabi. Triblon të gjithë lojtarët dhe shënon gol

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija.

Mitaj arriti të shndërrohej në një protagonist absolut teksa në minutën e 81-të, tundi rrjetën për të ngritur shifrat në 3-1.

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35-të të pjesës së parë duke zënë vendin e Kadesh, teksa rezultati ishte 1-1.
Shqiptari këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë. Një gol shumë i rëndësishëm ky për Al Itihad, që duket se solli sigurinë.

Benzema në minutën e 7-të, dhe Diabi në minutën e 68-të, kishin realizuar më herët për ekipin e shqiptarit, ndërkohë që golin për miqtë e shënoi Obamejang në minutën e 20-të.

Berisha: Krijimit i shtetit bektashi nga Rama, për të krijuar lavatriçe të larjes së parave

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve.

Berisha theksoi se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.

Fjala:

U mburre sot në atë monologun që bën, se Shqipëria e viteve ’30, qytetarë dhe qytetare një gjë u garantoj, se me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejt krimit, drejt drogës, drejt varfërisë, drejt zbrazjes së Shqipërisë.

Me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejtimi i shndërrimit të fondeve publike, pasurive publike të Shqipërisë, në parajsë për Edi Ramën, në parajsë për organizatat e tij kriminale në qeveri, në Skrap, Parlament.

Në parajsë për trafikantët e drogës, bosët e mafias shqiptare.

Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve.

Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.

Se si e si, të marrin peng politikanët.

Se si e si ti lëpihen më shumë narkodiktatorit Edi Rama.

Qytetarë dhe qytetare, të dashur miq!

Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi më antikombëtar që ka njohur ndonjëherë historia.

Drejtimi i thikave të tmerrshme pas shpine, Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Drejtimi i vendosjes së sanksioneve më të para ndaj Kosovës, nga një horr në krye të Tiranës.

Drejtimi më i keq i përçarjes, shkelmimit të tolerancës fetare dhe bashkëveprimit ndërfetar.

Drejtimi i sulmit të egër, ndaj shumicës myslimane shqiptare.

Drejtimi i shkelmimit të trashëgimnisë tonë të shkëlqyer, laike, i krijimit të shtetit Islamik bektashi, për të krijuar lavatriçen më gjigante të larjes së parave dhe qarkullimit të banditëve me pasaporta diplomatike.

Drejtimi i përpjekjeve demonjake për të copëtuar komunitetin mysliman shqiptar, që ka një trashëgimni të shkëlqyer, fetare dhe atdhetare dhe që kërkon ta shkelmojë ky antishqiptar. Që në aktet e tij tejkalon çdo antishqiptar tjetër në historinë tonë.

Shqiponja shqiptare kap prej fyti shqiponjën serbe. Imazhi në rrugët e Serbisë që acaroi serbët

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Valjevos në Serbi, ku një billboard publik ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndezur polemika.

Pamja që u shfaq në këtë billboard ishte një shqiponjë me dy krerë, e cila mbante një plis në kokë, duke “kapur për fyti” një shqiponjë tjetër, në prapavijën e së cilës valonte flamuri serb. Ky imazh, i papritur dhe me simbolikë të fortë, u publikua fillimisht në Instagram ku u përshkrua si një akt i dyshimtë dhe provokues.

Sipas postimit në rrjetet sociale, besohet se ky billboard mund të jetë hakuar, dhe imazhi është përshkruar si një provokim me natyrë politike dhe kulturore. Në komentet e postimit, një person që pretendon të jetë pronari i billboardit, reagoi menjëherë duke deklaruar se ekrani ishte hakuar. Ai sqaroi se, sapo u informua për ngjarjen, ekrani u fik menjëherë dhe se rasti do të raportohet te autoritetet përkatëse për hetime të mëtejshme.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse,” tha ai.

 

Ish-banori i “Ferma Vip” tha se Bledi Mane i dërgoi foto nudo, moderatorja i kërkon falje publike

Bledi Mane e ka quajtuar një shpifje deklaratën e ish-banorit të Ferma Vip, Valer Kolnikaj ku thoshte se Mane i kishte dërguar atij një foto nudo.

Intervista e dhënë në emisionin e moderatores Ester Bylyku pushtoi mediat në pak kohë, por vetë Ester i ka kërkuar falje kolegut të saj Mane.

Postimi:

Valeri tha se Mane përvec se i kishte dërguar një foto “hot” i ka kërkuar t’i dërgonte edhe ai një mbrapsht.
“Të them një, Bledi Mane. Ishim të ftuar në një emision dhe direkt sa dola po më sulmonte duke më orientuar drejt asaj gjëje.Ndoshta ngaqë unë mbaj dhe i shkoj gjërave deri në fund. Luaj pa komplekse. Sapo dolëm, vura re ‘ej po kur do vish të na takosh për këto emisione’. E më dërgoi një foto kështu.”- është shprehur Valeri.

“Unë fotot hot i bëj t’i shohi gjithë Shqipëria,” shtoi Valeri. “Ai më dërgoi një foto hot dhe priste që t’ia ktheja. Nga ai moment nuk jemi takuar më,” përfundoi ish-banori i Ferma Vip.

Prapaskenat e sherrit: Si Mariela Berisha kapi mat ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai

Antonela dhe Mariela Berisha janë dorëzuar në polici ditën e mërkurë, pas më shumë se 2 muajsh në arrati. Dy motrat akuzohen për plagosjen e blogeres Klea Prenga. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

Por si ka nisur përplasja mes motrave Berisha dhe Kleas? Disa muaj më parë, Mariela dhe partneri i saj i dhanë fund historisë së tyre 2-vjeçare. Në kohën kur ky raport ishte në ditët e fundit, partneri i saj u largua për disa ditë në Dubai. Mariela ka marrë vesh që në këto ditë, ka qenë edhe Klea. Kjo ka bërë që menjëherë, motra e banores së “Big Brother” të niset urgjent për në Dubai, për të ‘zënë mat’ partnerin dhe të dashurën e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Dubai, por ajo që dihet është se që pas atij udhëtimi, Klea dhe Mariela janë përplasur disa herë virtualisht. Në rrjetet sociale, por edhe me mesazhe, dy vajzat janë ofenduar shpesh me njëra-tjetrën, madje dy motrat e kishin kërcënuar më herët Klean, për lidhjen që ajo kishte nisur me ish-partnerin e Marielës. Situata precipitoi mbrëmjen e 6 gushtit, ku Mariela mori vesh mes miqve se ku gjendej Klea dhe shkoi ta dhunonte.

Vetë Klea ka reaguar për këto lajme, duke u shprehur se në kohën që ajo ishte lidhur, partneri i saj ishte ndarë nga Mariela. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Në dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e çuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”.

Edhe Mariela në fjalën e saj para Gjykatës, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e gatshme të paguante dëmet.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë. Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar. Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proces gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë, gjithashtu, në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”,-shkruan Prenga. (Panorama Plus)

Mediat izraelite: Është tentuar vrasja e Netanyahut. Dron në rezidencën e tij

Një dron u nis drejt rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare, në veri të Izraelit.

Netanyahu nuk ishte në ndërtesë dhe nuk pati viktima, tha zëdhënësi i kryeministrit izraelit.

“Objektivi i sulmit me dron në Izraelin qendror ishte shtëpia private e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare”, shkruhej në raportimin e agjencisë së lajmeve Katarit Al Araby, e cituar nga gazeta izraelite Ha’aretz.

Më parë Forcat e Mbrojtjes izraelite kishin njoftuar se një dron nga Libani kishte goditur sot qytetin e Cezaresë. Dy drone të tjerë u kapën./Haaretz

Ish-banori i “Ferma Vip”: Baby G dhe Albano Bogdo kryen marrëdhënie s*ksuale

Ish-banori i “Ferma Vip”, Valer Kolnikaj ka zbuluar disa sekrete dhe prapaskena që ndodhën mes konkurrentëve teksa ka deklaruar se dy prej tyre kryen marrëdhënie seksuale.

Në një intervistë së fundi, ai ka treguar se mes këngëtares Baby G dhe aktorit të humorit Albana Bogdo ka pasur momente të nxehta teksa ndodheshin së bashku në fermë.

Valer Kolnikaj rrëfeu se dy konkurrentët bënë seks në fermë, edhe pse dyshja mohuan gjatë qëndrimit aty se kanë pasur momente intime me njëri-tjetrin.

“Për shembull ishte pikëpyetje a kryen marrëdhënie apo jo Albano me Baby G, realisht po. Kanë pasur marrëdhënie. Kanë pasur momente shumë të nxehta në “FermaVIP”, tha Valeri në emisionin “Glamour”.

Raporti i aktorit të humorit dhe këngëtares u diskutua shumë pasi gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma Vip” treguan afrimitet me njëri-tjetrin, madje u duk se do të krijohej një çift brenda shtëpisë.

Momentet e tyre intime poshtë batanijes u bënë virale në rrjetet sociale aso kohe, me Baby G që mohoi të jetë puthur me Albanon.

The Guardian: Gjykata italiane goditi paktin Rama-Meloni që po i “shijonte” dhe BE-së

12 azilkërkuesit që po mbahen në një qendër të re emigracioni italian në Shqipëri duhet të transferohen në Itali. Kështu vendosi gjykata, në një goditje të rëndë për një marrëveshje të diskutueshme midis qeverisë së ekstremit të djathtë të Romës dhe Tiranës, që synon frenimin e ardhjeve të emigrantëve.

Vendimi ngre dyshime të mëtejshme mbi realizueshmërinë dhe ligjshmërinë e planeve nga BE, të diskutuara të enjten, për të eksploruar mënyra të reja të krijimit të qendrave të përpunimit dhe ndalimit të emigrantëve jashtë bllokut, si pjesë e një qasjeje të re të vijës së ashpër ndaj migracionit. Vendimi i gjykatësve italianë do të thotë se kampi i ri i qeverisë së Romës, duhet zbrazur pasi 4 nga grupi i parë prej 16 azilkërkuesish që mbërritën në qendrën e përpunimit u kthyen menjëherë në Itali të enjten.

Partia “Vëllezërit e Italisë” e kryeministres italiane Giorgia Melonit, dënoi me zemërim vendimin në mediat sociale, duke fajësuar “magjistratët e politizuar” që “do të donin të shfuqizojnë kufijtë e Italisë. Nuk do ta lejojmë.”

Matteo Piantedosi, ministri i brendshëm, tha: “Ne do të apelojmë deri në gjykatën e kasacionit. Ne do të vazhdojmë me atë që Italia po arrin në Shqipëri dhe më tej do të bëhet ligj europian”.

16 emigrantët, për të cilët qeveria italiane argumenton se duhet të kthehen përfundimisht në vendet e tyre “të sigurta”, në Egjipt dhe Bangladesh, mbërritën në portin shqiptar të Shëngjinit nga ishulli italian i Lampedusa me një anije ushtarake të mërkurën.

Sipas marrëveshjes, të nënshkruar nga kryeministrja e ekstremit të djathtë, Meloni, dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, burrat e shpëtuar në ujërat ndërkombëtare që kalojnë nga Afrika në Europë do të mbahen në qendër derisa pretendimet e tyre do të shqyrtohen.

Skema, e cila mund të mbajë deri në 3000 burra në muaj, përjashton gratë, fëmijët dhe individët vulnerabël, të cilët do të dërgohen në Itali. Nga 4 personat e parë të kthyer në Itali, dy mendohej se ishin të mitur dhe dy konsideroheshin të pambrojtur.

12 të tjerët u konsideruan nga gjyqtarët në Romë si të rrezikuar nga dhuna nëse deportoheshin në vendet e tyre të origjinës, në një vendim që në fakt la në fuqi një vendim të 4 tetorit nga Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED).

Në Shqipëri mund të dërgohen vetëm emigrantët që vijnë nga një listë prej 22 kombesh të klasifikuara nga Italia si “të sigurta”. Egjipti dhe Bangladeshi janë mes tyre, por GJED vendosi që një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallet “i sigurt” nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohet i sigurt.

Gjyqtarja Luciana Sangiovanni tha: “Refuzimi i ndalimit të individëve në strukturat në Shqipëri që janë të barabarta me zonat kufitare apo tranzite italiane… po bëhet për shkak të pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së individëve të ndaluar si “vende të sigurta”.

Partitë opozitare dhe mediat kombëtare në Itali u shprehën se iniciativa, e cila do të kushtojë rreth 1 miliard euro për 5 vjet, ishte tashmë një dështim, duke vënë në dukje se qeveria kishte shpenzuar 250 mijë euro për transportimin e 16 personave në Shqipëri me një anije ushtarake. Partia Demokratike tha se plani kishte dështuar dhe Meloni duhet të kërkonte falje, ndërsa partia “Piu Europa” kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendëshëm, Piantedosit.

Një rrjet OJQ-sh që përfaqësojnë 160 organizata që mbështesin personat pa dokumente e ka përshkruar marrëveshjen italo-shqiptare si “çnjerëzore, absurde dhe një sistem të kushtueshëm që shkel detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Michele LeVoy, nga Platforma për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Migrantët Pa dokumente (Picum) – tha se ishin “të tmerruar” nga mbështetja në rritje midis vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian për qendrat e emigrantëve në offshore.

“Përveç të qenit një marrëzi logjistike dhe financiare, është një sistem mizor që shkel ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së dhe i vë njerëzit në rrezik abuzimi pa opsione të qarta për të marrë drejtësi dhe mjete juridike”, – tha LeVoy në një deklaratë.

Në një samit në Bruksel të enjten, liderët e BE diskutuan ngritjen e “qendrave të kthimit” – qendrave të përpunimit dhe ndalimit – në vendet jashtë bllokut dhe presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, tha se bisedimet se si mund të funksionojnë do të vazhdojnë.

Deklarata përfundimtare e samitit pasqyroi gjendjen e re të ashpër të bllokut për migracionin, duke bërë thirrje për “veprime të vendosura në të gjitha nivelet për të lehtësuar, rritur dhe përshpejtuar kthimet nga BE duke përdorur të gjitha politikat, instrumentet dhe mjetet përkatëse të BE-së”.

Aktivistët dhe analistët kanë vënë në dyshim vazhdimisht nëse, krahasuar me një sistem azili të mirë-financuar, me bazë në BE, qendrat në offshore ose “pikat e nxehta të migrantëve” mund të konsiderohen ndonjëherë humane, efektive apo edhe legale sipas ligjit ndërkombëtar.

Përveç marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë dhe një marrëveshjeje në shkallë më të vogël midis Danimarkës dhe Kosovës, në çdo rast është e paqartë se cilat vende jo-anëtare të BE-së mund të jenë të gatshme të presin qendra të tilla. Disa diplomatë dyshojnë se vetëm për këtë arsye, ideja mund të mos jetë fillestare.

Meloni tha pas samitit se kishte “shumë vende që shikonin modelin e Shqipërisë” dhe disa liderë të tjerë të ekstremit të djathtë vlerësuan atë që kryeministri holandez, Dick Schoof, e përshkroi si “humor të ndryshëm në Europë”.

Të tjerët, megjithatë, ishin të kujdesshëm, duke vënë në pikëpyetje shpenzimet, kompleksitetin dhe efektivitetin e një modeli “offshore”.

Emigracioni i parregullt i BE-së ka rënë që nga kriza e migracionit të vitit 2015 dhe ka rënë me më shumë se 40% këtë vit krahasuar me vitin 2023, por qasja e ashpër e bllokut pasqyron një varg suksesesh elektorale nga partitë e ekstremit të djathtë dhe anti-emigracion./TheGuardian

U nisën sot nga Shëngjini, mbërrin në Bari anija me 12 emigrantët që qëndruan në Gjadër

Ka mbërritur në Bari anija me emigrantët e kthyer nga Shqipëria, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Romës, se emigrantët i përkisnin vendeve të origjinës jo të sigurta.

Lajmi raportohet nga La Repubblica, ndërsa theksohet se kjo po ndodh mes “përplasjeve” të kryeministres së Italisë Georgia Meloni dhe gjykatës në lidhje me vendimin.

12 emigrantët ishin akomoduar prej 3 ditësh në kampin e Gjadrit, ndërsa ishte një anije e rojës bregdetare italiane mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit ajo që kreu transportimin e tyre.

Më pas emigrantët do të akomodohen në një qendër pritjeje, ku do të kenë një afat 14 ditor për të apeluar vendimin që refuzon azilin e tyre.

Më herët gjatë ditës, gazetari Elidon Ndreka ka raportuar se pavarësisht largimit të emigrantëve, kampi i Gjadrit do të vazhdojë të jetë funksional dhe aty do të akomodohen vetëm emigrantët që konsiderohen se mbërrijnë nga vendet e sigurta, sipas Qeverisë italiane.

I kërkoi SPAK hetim, Argita Malltezi i përgjigjet gjyqtares Gjoka: I more ish-deputetit 500.000 €

Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka ndjekur dosjen për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë për të hetuar deklaratat e bëra publikisht nga Argita Malltezi.

Gjoka ka kërkuar që të verifikohen deklaratat e Malltezit, e cila në 23 shtator ka pretenduar se gjyqtarja ka marrë një shumë prej 500 mijë eurosh dhe se është korruptuar. Për këto deklarata Gjoka e ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar që të hetohen.

Menjëherë pas kësaj kërkesë, ka reaguar përmes një letre publike Argita Malltezi, e cila shprehet ndër të tjera se është njohur me kallëzimin, teksa e quan “gjyqtaren simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka”.

“Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte:

Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit.

Keqperdorimin e drejtesise. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që I jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.

Së treti, akti i zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashiper një sere veprash penale ne proceduren e çështjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P. Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.

Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’I drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme? A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është regjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet? SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj I bëj edhe një here thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje”, shkruan ajo.