Aplikacion
Pak orë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gardistit 37-vjeçar, ka reaguar motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.
Henri Xhaxhira u transportua në ambientet e spitalit mesditën e sotme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, por nuk ia doli të mbijetojë.
Kulla të dyshimta/ A qëndron prefekti i Tiranës Afrim Qendro pas ndërtimeve luksoze në Vlorë?Dy kulla “Brand New”, jo më pak se 21 dhe 22 katëshe të cilat do të quhen “Luzaj Tower” do të ngrihen në një pikë strategjike pranë bregdetit të Vlorës.
Leja për ndërtimin dhe zhvillimin të objektit është dhënë tashmë, për shoqërinë “Eral Construction”, aksioner të së cilës janë Gramoz dhe Ervin Qendro.
Të dy këta të fundit janë të afërm të prefektit te Tiranës, Afrim Qendro i cili ka një histori të gjatë në sektorin publik dhe privat, si dhe me pozicione të rëndësishme në administratë gjatë viteve të fundit, çka ka ngritur dyshimin se dy kullat në Vlorë, mund të jenë një shpërblim ndaj Qendros.
Rikujtojmë që jemi vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Kjo nuk është hera e parë që kompanitë e ndërtimit të lidhura me Afrim Qendron, kryesisht “Eral Construction” ka marrë tendera nga administrata e socialistëve në vlera të mëdha.
Pavarësisht akuzave dhe dyshimeve që lënë pasë, dhuratat miliona euroshe, Qendro vijon të marrë përfitime nga pushteti.
Tërmet i fortë/ Tronditen Greqia dhe Turqia, sa ishte magnitudaIshulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 19:54. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 kilometra në juglindje të Lindos me një thellësi fokale 15 kilometra.
Tronditjet janë ndjerë deri në territorin e Turqisë.
Tragjedi në brigjet greke/ Katër viktima, mes tyre dy foshnjaKatër emigrantë të paligjshëm janë mbytur në afërsi të brigjeve greke këtë të hënë në përpjekje për tu futur në territorin europian.
Tragjedia ka ndodhur pranë ishullit Kos.
Sipas informacioneve paraprake janë të paktën 4 persona të pajetë, mes të cilëve foshnje disa muajshe.
Mediat greke shkruajnë se në mjetin lundrues me të cilin udhëtonin refugjatët ndodheshin rreth 30 persona.
Brigjet greke, së bashku me ato italiane dhe britanike janë ndër më të prekurit në europ sa i takon fluksit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë kryesisht nga vendet e lindjes apo afrika veriore.
Qëlloi veten me armën e shërbimit/ Ndërron jetë gardistiKa ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës i cili qëlloi veten me armën e shërbimit, disa orë më parë.
Gardisti Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.
37-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra./ Zoom.al
Pse nuk duhet ta shikoni kurrë orën përpara se të fliniKur nuk mund të flini, ora fillon të numërojë mbrapsht pushimin tuaj.
7 orë bëhen 6, 6 bëhen 5 dhe ato që mbeten derisa të bie alarmi nuk mjaftojnë për të thënë se keni pushuar vërtet.
Nëse kjo që sapo përshkruam karakterizon cilësinë e gjumit tuaj së fundmi, atëherë ne kemi një zakon për ju që duhet ta përvetësoni duke filluar nga sonte, sipas ekspertëve, për një gjumë të mjaftueshëm dhe të mirë.
Ekspertët e gjumit rekomandojnë që të mos shikoni kurrë orën kur nuk jeni duke fjetur sepse ky zakon vetëm ju shton stresin në atë moment dhe kështu ju pengon të relaksoheni sa duhet për të fjetur. Nëse çdo herë që keni probleme për të fjetur, shikoni orën, gjithçka që arrini, sipas ekspertëve, është të flini gjithnjë e më pak çdo natë për shkak të ankthit që ju kap se koha po kalon dhe ju ende po rrotulloheni. në dyshek. Kështu të nesërmen zgjoheni të lodhur, duke përjetuar të njëjtën gjë çdo natë dhe mëngjes.
Cilësia e gjumit dobësohet tek njerëzit që zakonisht shikojnë orën gjatë natës. Ky zakon rrit ankthin para gjumit dhe të gjitha mendimet negative, sepse duke parë kohën që kalon, i themi lamtumirë skenarit të gjumit 8 orësh.
Kështu që për fillim, përpiquni ta fshehni orën/celularin në një cep që nuk do ta arrini lehtë dhe përpiquni të humbisni ndjenjën e kohës ndërsa jeni në jastëk. Kjo do të ndihmojë sepse shumë herë ne as që e kuptojmë se po flemë mjaftueshëm, ndaj harroni orët që kaloni duke pushuar. Diçka që do t’ju ndihmojë gjithashtu nëse e provoni është të përqendroheni në relaksimin në atë moment edhe nëse nuk mund të flini.
Pushimi është po aq i mirë sa gjumi. Nëse nuk mund të flini, shtrirja në shtrat me sy mbyllur ka të njëjtat përfitime për trupin tuaj si gjumi. Duke ndihmuar trupin dhe mendjen tuaj të relaksohen, ju mund të bini në gjumë më lehtë, kështu që kultivoni tokën që ajo të dalë pa mundim.
“Më thonë Sali Berisha”/ Këngë e valle poshtë shtëpisë për ditëlindjen e liderit të PDMbështetësit e liderit të demokratëve, Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij në ditën e 80-vjetorit të lindjes.
“Rruga e Salës”, sic njihet ndryshe rrugica ku banon Berisha, është mbushur me mbështetës që këndojnë e kërcejnë ndër të tjera këngën “Më thonë Sali Berisha”.
Në pamundësi për të dalë, këtë ditëlindje lideri i demokratëve e ka festuar i mbyllur për shkak të arrestit të shtëpisë.
Për herë të parë Berisha u shfaq në dritare së bashku me bashkëshorten Liri, të dy duke valvitur flamuj të Partisë Demokratike.
https://www.instagram.com/reel/DBJ_O8INKO1/?igsh=Y3lwaHUwYm1tN21t
Shqipëria kryeson në Europë, mbi 46% e popullsisë në rrezik varfërieSipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar të martën mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në Europë, bazohet tek të dhënat e vitit 2021 periudhë kjo kur në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qëndror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.
Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Nivelet më të larta të popullsisë në rrezik varfërie, sipas Eurostat u regjistruan në rajonet më të largëta franceze, në Italinë jugore dhe në rajonet rurale rumune.
Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” përfshin ata persona që janë të privuar rëndë nga ana materiale dhe sociale dhe jetojnë në familje me të ardhura shumë të ulëta nga punësimi.
Sipas Instituti shqiptar të Statistikave (INSTAT) kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë në vit, në krahasim me 191.791 lekë në vit që ishte në vitin 2021.
Po sipas INSTAT në vitin 2021 janë vlerësuar 622,705 individë që jetonin nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576,316 individë. Voa/
Aksident në Ersekë/ Plagosen tre personaNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë në afërsi të fshatit Selenicë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas policisë dy mjete, njëri prej të cilëve shërbimit taksi janë përplasur në këtë kryqëzim duket lënë të plagosur 3 persona te cilët jane dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës
Njoftimi:
Aksident me 3 të plagosur në aksin rrugor Korçë – Ersekë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Ersekës ke kryqëzimin në afërsi të fshatit Selenice
Sipas policisë dy mjete, njëri prej të cilëve shërbimit taksi janë përplasur në këtë kryqëzim duket lënë të plagosur 3 persona te cilët jane dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.
Ngjarja në Vorë/ Reagon policia: U plagosën edhe dy të tjerë, u përdorën edhe sende të fortaPolicia e Tiranës reagoi pas të shtënave me armë zjarri që u regjistruan pasditen e kësaj të marte në fshatin Marikaj, në Vorë.
Sipas policisë, veç 25-vjeçarit Xhuliano Shkurti, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, 35 dhe 37 vjeç.
Xhuliano Shkurti mori plumb në këmbë, ndërsa dy të tjerët u plagosën me sende të forta, që u përdorën gjatë konfliktit.
Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja dyshohet se ishte e çastit dhe ndodhi në një servis makinash në zonë.