Aplikacion
Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrik, do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.
Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor bënë me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë., sipas Vizion Plus.
Të dhënat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.
Sikundër ishte thënë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut.
Punimet në tunel nuk konsiderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor.
Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro për një kalim.
Shqipëria, jo më lider i rajonit për kriptomonedhat. Humb 25 vende në renditjen globaleShqipëria po humbet interesin e saj për kriptomonedhat, të paktën sipas Indeksit global të kriptove për vitin 2024.
Shqipëria pozicionet në vendin e 109-të, nga 151 shtete të renditura. Një vit më parë mbante vendin e 84-të, duke dëshmuar një rritje me 12 pozicione.
Indeksi tregon se Shqipëria ka humbur dhe pikë në renditje, nga 0.009 që ishte një vit më parë, në 0.007 këtë vit. Pika 1 është vlerësimi maksimal.
Indeksi që punohet nga platforma më e madhe e ekspertizës së kriptove në botë, synon të listojë vendet sipas aktivitetit të tyre në kripto, shpërndarjen e tyre dhe mbajtja e tyre nga individët në raport me pasurinë që posedojnë.
Dikur udhëheqës i rajonit për tregun e monedhave digjitale, Shqipëria tani lë pas vetëm Malin e Zi që mban vendin e 127-të në listë. Serbia renditet në top 50 vendet e para, Greqia në vendin e 61 dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 98-të.
India, Nigeria dhe Indonezia janë liderët globalë të kriptomonedhave sipas Indeksit, duke lënë pas dhe SHBA-në e Rusinë, që dikur udhëhiqnin këtë treg. Kina renditet e fundit në top 20 vendet.
U paraqit në spital për ndihmë, ndërron jetë 12-vjeçari në TiranëNjë ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë.
Një fëmijë i mitur, 12 vjeç ka ndërruar jetë.
Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Përballja me Shqipërinë, trajneri i Gjeorgjisë: Duhet të jemi të përqendruarTrajneri i Gjeorgjisë Uili Sanjol ka folur para sfidës me Shqipërinë, duke kërkuar nga të tijët që të zbatojnë detyrat në fushë, pasi vetëm kështu mund të arrijnë suksesin.
Pas humbjes me Ukrainën, ai shpreson që ekipi të reagojë ndaj Shqipërisë dhe të kthehet te ajo skuadër e cila mori pjesë me shumë sukses në EURO 2024.
“Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Arsyeja pse nuk ftova Saba Lobzhanidze, është vetëm fakti i fazës përgatitore të lodhshme, por gjithashtu se ai e ka të vështirë të përshtatet me sistemin tim të lojës. Ne kishim disa probleme në krahun tonë të majtë ndaj Ukrainës dhe ishte e njëjta gjë në një pjesë të ndeshjes ndaj Çekisë. Unë besoj se kjo nuk është vetëm për fajin e Lokoshvilit, ai u përfshi mirë në sulme. Kiteishvili është i gatshëm për të luajtur ndaj Shqipërisë. Kë do të aktivizoj në vend të Koçorashvilit dhe si do të ndryshojë taktika? E kam marrë vendimin por do ta shihni nesër. Ne mund të fitonim ndeshjen ndaj Ukrainës dhe ndryshimet taktike nuk janë të rëndësishme sipas meje në këtë pikë. Gjëja kryesore është të nisin ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat. Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në EURO 2024. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara”, tha trajneri i Gjeorgjisë para mediave.
“Putini është i hapur për dialog me Scholzin”, Kremlini: S’kemi pasur asnjë propozim nga GjermaniaPresidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për mediat ruse.
“Ne kemi deklaruar vazhdimisht që jemi të hapur për kontakt”, ka thënë Peskov, por që, sipas tij, nuk ka pasur asnjë propozim nga pala gjermane për bisedë telefonike.
Peskov e ka bërë këtë deklaratë pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të premten se Putin as nuk ka më gatishmëri të flasë me kancelarin përmes telefonit.
Scholz ka folur së fundmi që duhet eksploruar mundësitë për paqe, dhe ka pasur raportime për planifikim të një bisede telefonike në mes të kancelarit dhe Putinit.
Në fillim të tetorit, Peskov ka thënë se Putin është i hapur për dialog, ndonëse, sipas tij, marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Berlinit janë në pikën më të ulët, dhe atë jo për fajin e Rusisë.
Scholz ka folur për herë të fundit me Putinin në telefon në dhjetor të vitit 2022.
Kancelari gjerman ka kërkuar atëherë zgjidhje diplomatike dhe tërheqje të trupave ushtarake ruse prej Ukrainës.
Në qershor, Scholz ka thënë se nuk e përjashton një bisedë me Putinin në të ardhmen, por vetëm nëse ekziston një temë specifike për ta diskutuar.
Liderët perëndimorë kanë ndërprerë kontaktin me presidentin rus, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./
Shkenca në zemër të qeverisë, apo qeveria në krye të shkencës?Nga Irena Beqiraj
Një ministri për Shkencën edhe Kërkimin Shkencor, në pamje të parë duket një ide shumë interesante po aq sa edhe e rrezikshme .
E konsideroj interesante sepse dy dekadat e fundit ka pasur një rritje të sistemeve të këshillimit shkencor për qeveritë, si dhe shtim të “ndërmjetësve të njohurive”, ose organeve që punojnë për të përmirësuar përdorimin e kërkimit shkencor në politik-bërje por edhe se eksperienca botërore tregon se, shkenca ka gjasa të lulëzojë më shpejt në një mjedis kërkimor të centralizuar, i cili nevojën për mbështetje publike, organizim efektiv dhe llogaridhënie politike e balancon me pavarësinë shkencore dhe diversitetin institucional.
E konsideroj të rrezikshme sepse mjedisi kërkimor i centralizuar mbart rrezikun e përafrimit të shkencës me objektivat politike , duke rrezikuar ta lidhë atë me qëllimet partiake të shumicës qeverisëse. Një rrezik tjetër i centralizimit të kërkimit shkencor mund të lidhet me përqendrimin e tij tek nevojat utilitare të qeverisë, duke gërryer kështu mbështetjen për investimet afatgjata në kërkimin bazë eksplorues i cili edhe pse nuk lidhet me nevoja utilitare të momentit është jashtëzakonisht të dobishëm për shkencën .
Edhe pse jo gjithmonë objektivat politike kanë rezultuar të këqija për shkencën, ato shpesh e kanë larguar shkencën dhe burimet publike të lidhura me të, nga cështjet jashtë fokusit të qeverive. Për shembull, programi hapësinor i cili në thelb ishte një program kërkimor dhe inxhinierik i aplikuar, u drejtua nga objektivat politike në SHBA-së edhe dinamika e Luftës së Ftohtë. Megjithatë ai mbështeti dhe stimuloi kërkimin shkencor të të gjitha llojeve duke frymëzuar një brez studiuesish të rinj për të bërë karrierë në fizikë, matematikë dhe inxhinieri. Sikurse duhet thënë se ndërthurja e thellë e shkencës me qëllimet teknologjike dhe ushtarake të qeverisë e largoi shkencën edhe burimet publike me të cilat ajo financohej të fokusoheshin në përmirësimin e kushteve sociale dhe mjedisore.
Ndërsa pavarësia shkencore, përpiqet ta mbajë shkencën larg nevojave politikëbërjes, sfidat të cilat kanë nevojë për njohuri kërkojnë angazhim më të madh të gjithë korpusit shkencor në proceset e politikë bërjes.
Ndaj qe martesa “shkencë- politikë ” te funksionojnë duhen te sigurohen mekaniza që shkenca të ruajë pavarësinë e mjaftueshme për të ruajtur integritetin e saj, duke demonstruar rëndësinë dhe reagimin e saj ndaj nevojave publike edhe politike.
A ofron projektligji I ri mbështetjen e qeverisë për shkencën duke e konsideruar atë një ” partner sokratik” në politikëberje , apo thjesht shtrin kontrollin e qeverisë edhe mbi kërkimin shkencor?
Po ndalem tek një fakt i thjeshtë por shumë domethënës:
Detyra të rëndësishme si: orientimi i politikave mbështetëse për shkencën dhe kërkimin shkencor; rekomandimet për përcaktimin e fushave prioritare shkencore dhe mekanizmat e financimit të tyre; rekomandimet për hartimin e strategjive dhe programeve afatmesme të shkencës dhe kërkimit, si dhe të monitorimi i sistemin kombëtar të shkencës dhe kërkimit, do të kryhen nga Këshilli Kombëtar për Shkencën edhe Kërkimin Shkencor. Këto detyra në vetvete kërkojnë që këshilli të drejtohet dhe të kishte në përbërje njerëz me mendje shkencore, në vend të të emëruarve politikë.
Paradoksalisht projektligji përcakton që Kryeministri që asnjë ditë të jetës së tij nuk është marrë me shkencë të jetë në krye të Këshillit për Shkencën dhe kërkimin Shkencor. Por jo vetëm kaq , 7 antarë të tjerë të Këshillit janë ministra të cilët rrallë ndonjëherë në historinë e qeverive shqiptare kanë lidhje qoftë edhe periferike më shkencën. Ndërkohë anëtarët e tjerë të komitetit ose caktohen nga ministrat ose zgjidhen nga stafet e agjencive në varësi të qeverisë.
E pra ai që duke pire verë, në Turqi, Dubai apo në vilën qeveritare në Dhërmi përcakton sa do të kushtojë tuneli, porti, rruga, apo kush do të marrë Sazanin apo Zvërnecin, po duke pirë verë do të përcaktojë synimet pse jo hipotezat dhe rezultatet atij pak kërkimi shkencor që kemi.
Edhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe shkenca nuk mund të ishte një ishull i pavarur në një autokraci personaliste, përkundrazi nga sot e tutje autokrati do të jetë zemra e shkencës.
Përndoqi për 5 muaj një vajzë, e dhunoi dhe kërcënoi/ Bie në pranga “maniaku” nga LaçiNjë 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi përndoqi për 5 muaj një vajzë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.
Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.
Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.
Thellohet skandali seksual i këngëtarit amerikan, vajza e tij pohon se i ati e ka abuzuar që 9 vjeçVajza e madhe e artistit R. Kelly dhe Drea Kelly, Buku Abi, ka thënë se i ati i saj e ka abuzuar seksualisht. Në dokumentarin e ri, “Karma: A Daughter’s Journey”, ajo ka treguar se R. Kelly e ka ngacmuar kur vajza ishte vetëm 9 vjeç.
“E mbaj mend që u zgjova dhe ndieja atë teksa më prekte”, tha 26-vjeçarja, e cila më parë mbante emrin Joann Kelly. Më tej, ajo shtoi:
“Nuk dija ç’të bëja, ndaj qëndrova atje dhe bëra sikur po flija”.
Abi tregoi se nuk e besonte se ç’po i bënte i ati.
“Nuk doja të besoja se ka ndodhur, sepse për mua, ai ishte gjithçka. Nuk e dija. Edhe nëse do të ishte person i keq, sërish nuk do e bënte atë me mua. Kisha shumë frikë t’ia tregoja dikujt. Kisha shumë frikë t’ia thoja mamit”, rrëfeu ajo.
Një avokat tha për R. Kelly, i cili është dënuar për trafik seksual në vitin 2022 dhe më pas, në vitin 2023, për porongrafi ku përfshiheshin fëmijë, mohoi akuzat e Abi-t, duke thënë:
“Ish-bashkëshortja e tij i ka bërë këto pretendime para disa vitesh dhe nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare në Illinois është bërë e qartë që akuzat janë të pabaza”, u shpreh ai.
Avokati shtoi se stafi që ka bërë dokumentarin nuk ka kontaktuar me z. Kelly dhe as me ekipin e tij, duke mos i dhënë as shansin që të mohojë këto akuza lënduese. Ndërkohë, R. Kelly është dënuar dhe mund të dalë nga burgu në vitin 2045, kur të jetë 80 vjeç. Abi, nga ana tjetër, këmbëngul se pretendimet e saj janë të vërteta dhe akuzat ndaj të atit janë bazuar në ngjarje të vërteta.
Ajo theksoi se nuk ka pasur kurajën t’ia thotë së ëmës deri kur shkoi 10 vjeç. Kur ajo ishte gati ta dëshmonte diçka të tillë, e ëma e akuzoi në polici, nën pseudonimin “Jane Doe”. Kelly nuk u akuzua për këtë çështje, pasi padia ndodhi “shumë vonë”. Abi u shpreh se në atë pikë të jetës së saj, mendoi se tha diçka të tillë dhe nuk u ndërmor asnjë hap. Abi u shpreh se abuzimi që kishte përjetuar nga i ati ka ndikuar shumë në shëndetin e saj mendor, për vite më radhë.
“Pasi ia thashë mamit, nuk shkova më kurrë atje (në shtëpi). Im vëlla, Robert dhe motra, Jaah, nuk shkuan gjithashtu. Edhe tani, vuaj shumë nga kjo ngjarje”.
Abi vijoi, duke thënë se arriti në një periudhë në jetën e saj ku thjesht nuk interesohej nëse jetonte apo vdiste dhe se nisi të priste damarët. Kur e ëma e pa, ajo pësoi një thyerje emocionale dhe i tregoi se nuk ishte aspak mirë. Abi ka ardhur në jetë nga martesa e R. Kelly dhe Drea Kelly, të cilët kanë qenë bashkë që nga viti 1996 deri në 2009. Pas rrëfimit, Drea i mbështeti fëmijët në “Instagram”, duke u shprehur se i do ata.
Emrat/ Dhunoi barbarisht çiftin e të moshuarve në Fier, arrestohet 47-vjeçari, një në intubimNjë 47-vjeçar nga fshati Povelvcë në Fier është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar barbarisht një çift të moshuarish.
Sipas informacioneve Ilir Nukaj, 47 vjeç, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, ka goditur me grushta në pjesën e kokës, këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.
80-vjeçari ndodhet në gjendje kritike ëpr jetën, ndërsa bashkëshortja pasi ka marrë ndihmë mjekësore ëhstë alrgaur nga spitali.
Njoftimi:
Dhunoi fizikisht 80 vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga autori.
80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.
Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit N.R, shtetasi I.N, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.
Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.
A po bëhen më të fortë uraganët?Autoritetet në Florida njoftuan se uragani Milton ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe se mbi 2 milionë persona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike. Shkencëtarët thonë se era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
“Nuk kam përjetuar kurrë asgjë të tillë në jetën time. Më dukej sikur isha në një film”.
Crystal Coleman është një prej banoreve të Floridës që po përpiqet të shpëtojë çfarë të mundet pas goditjes nga uragani Milton. Shumë vetë thonë se forca e uraganit ishte shumë e madhe dhe se nuk kishin përjetuar kurrë më parë diçka të ngjashme.
“Ky uragan ishte shumë i fuqishëm”, tregon një tjetër banor.
Tashmë ekspertët ngrenë pyetjen: A po bëhen më të fortë uraganët?
Era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Ky është përfundimi i një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë të njohur si “World Weather Attribution”.
Analiza e tyre tregon se ngrohja globale e ka bërë shpejtësinë e erës rreth 10% më të fortë dhe reshjet nga 20% deri 30% më të dendura. Në më pak se 24 orë, Milton u intensifikua nga një stuhi e kategorisë 1 në një stuhi të kategorisë 5. Qendra Kombëtare e Uraganëve e konsideroi Miltonin si uraganin e tretë më të shpejtë të Atlantikut.
“Në të ardhmen do të ketë ujëra më të ngrohta për shkak të ndryshimeve klimatike dhe kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të stuhive. Mendojmë se ndryshimi i klimës do të ndikojë në llojet e uraganeve. Ka disa prova që tregojnë se ata do të jenë më të fortë dhe ndoshta do të shkaktojnë më shumë tornado. Dhe sigurisht, reshje më të forta gjithashtu, për shkak të ndryshimeve klimatike. Pra, këto lloj dukurish mund të përkeqësohen në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë shkencëtarja Hannah Cloke.
Milton është uragani i dytë i kategorisë 5 këtë sezon.
Autoritetet thonë se në vetëm pesë vite të tjera që nga 1950-ta është regjistruar më shumë se një uragan i kategorisë 5 në një sezon.
Sipas ekspertëve, mes temperaturash jashtëzakonisht të ngrohta të ujërave sipërfaqësore që lagin Floridën dhe Karaibet, mund të pritet një sezon i superngarkuar me stuhi në Atlantik, nga katër deri në shtatë të tilla./VOA