zoom

Day Archive“Lidhje mes trupit, shpirtit, jetës e vdekjes”/ Kush është nobelistja e letërsisë për këtë vit

Autorja koreano-jugore, Han Kang, fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë, më 2024-ën, për “prozën e fuqishme poetike që konfronton trauma historike dhe shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore”.

Në ditën e shpalljes së vendimit, juria theksoi:

Ajo ka një vetëdije unike për lidhjet mes trupit dhe shpirtit, jetës e vdekjes. Stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë inovator në prozën bashkëkohore.

Këto fjalë u theksuan nga Anders Olsson, drejtues i Komitetit të Nobelit, përmes një deklarate. Han Kang, koreano-jugorja e parë që fiton Nobelin për Letërsinë, e ka nisur karrierën më 1993-shin me publikimin e disa poemave ndërsa në prozë ka debutuar në vitin 1995, me krijimin me titull “Love of Yeosu”.

Famën ndërkombëtare e mori me novelën “The Vegetarian”. Vitin e kaluar me këtë çmim u nderua shkrimtari dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse. Nobeli ka vlerën e rreth 1.1 milion dollarëve. Ky vlerësim që ndahet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe u krijua me dëshirën e shpikësit të dinamitit, suedezit Alfred Nobel.

Çmimet ndahen prej vitit 1901

Nëse jeni një nga këto shenja do të keni surpriza financiare këtë tetor!

Tetori ka ardhur dhe sjell me vete jo vetëm shëtitje vjeshte, por edhe mundësi të reja në sektorin financiar. A jeni gati të zbuloni se cilat shenja të horoskopit do të kenë fatin në anën e tyre këtë muaj? Ja çfarë parashikojnë yjet:

Demi
Ky është muaji juaj! Çështjet financiare do të lulëzojnë, dhe investimet e kaluara do të fillojnë të japin fryte. Mund të pritet një ofertë ose ngritje e papritur. Përgatituni të shijoni fitimet!

Luani
Luani, ju pret një rilindje financiare! Ky është momenti ideal për të kthyer idetë tuaja krijuese në para. Një partneritet i ri mund të hapë mundësi të reja dhe të papritura. Shkëlqimi juaj do t’ju bëjë të dalloheni.

Peshorja
Situata juaj financiare po përmirësohet! Marrëveshjet dhe partneritetet do t’ju ndihmojnë të arrini suksese të mëdha. Mos ngurroni të kërkoni atë që meritoni.

Bricjapi
Bricjap, është koha për të realizuar ëndrrat tuaja! Tetori sjell mundësi për investime të zgjuara që do t’ju lejojnë të shihni paratë tuaja të rriten. Puna dhe durimi do të shpërblehen.

Peshqit
Ky muaj mund të jetë magjik për ju! Mundësitë financiare mund të dalin nga jeta juaj shoqërore. Shprehni idetë tuaja, pasi ato mund të tërheqin vëmendjen e dikujt që mund t’ju mbështesë financiarisht. Intuita juaj do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të mira.

Pra, nëse jeni nga këto shenja, përgatituni për një periudhë të mbushur me prosperitet financiar! Për ata që nuk përkasin në këto shenja, mos u dëshpëroni — çdo muaj sjell mundësi të reja.

Sa kushtoi ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës ka kushtuar rreth 35-milionë euro.

Shifrën e ka zbuluar imami Gazment Teqja për emisionin.

Teqja i është përgjigjur edhe një tjetër pyetje që ka ‘”pushtuar” rrjetin gjtë ditëve të fundit; pse nuk ishte i pranishëm në inagurimin e Xhamisë, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë?

“Sot kryetari i Komunitetit Mysliman nuk ka qenë në Shqipëri, ka qenë në udhëtim në dijeninë time. Më kanë caktuar mua si myftiu i Tiranës brenda të gjitha rregullave sepse myftiu i Tiranës është ai që menaxhon dhe kontrollon aktivitetin fetar dhe të gjithë kultet në rrethin e Tiranës. Nga ana e rregullores, mua më takon që ta menaxhoj.”- ka thënë Teqja.

Sulmoi paqeruajtësit e OKB-së në Liban/ Bota dënon Izraelin

Paqeruajtësit e OKB-së në Liban kanë akuzuar forcat izraelite se kanë qëlluar në disa nga pozicionet e tyre, ndërsa ushtria izraelite zgjeron sulmet e tij në të gjithë Libanin.

Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban, UNIFIL tha këtë të enjte se dy nga paqeruajtësit e tyre u plagosën kur një tank izraelit qëlloi në një kullë vrojtimi në selinë e forcës në Ras an-Naqoura, duke shkaktuar rënien e tyre.
UNIFIL tha gjithashtu se çdo sulm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Reagimet ndaj veprimeve të fundit të Izraelit:

Shtetet e Bashkuara
Shtëpia e Bardhë është thellësisht e shqetësuar nga raportet që Izraeli ka qëlluar mbi selinë e paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Ne e kuptojmë se Izraeli po kryen operacione të synuara pranë Vijës Blu për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut që mund të përdoret për të kërcënuar qytetarët izraelitë”, tha zëdhënësi, duke iu referuar vijës së demarkacionit midis Izraelit dhe Libanit. “Ndërsa ata ndërmarrin këto operacione, është kritike që ato të mos kërcënojnë sigurinë dhe sigurinë e paqeruajtësve të OKB-së.”

Italia
Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto e quajti sulmin ndaj bazave të UNIFIL-it krejtësisht të papranueshëm.
“Ky nuk ishte një gabim dhe as një aksident,” tha Crosetto në një konferencë për shtyp. “Kjo mund të përbëjë një krim lufte dhe përfaqëson një shkelje shumë të rëndë të ligjit ndërkombëtar ushtarak,” tha ai.
Ai shtoi se kishte thirrur ambasadorin izraelit për të kërkuar një shpjegim për sulmin.

Franca
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e dënoi sulmin dhe tha se ishte në pritje të një shpjegimi nga Izraeli se pse ndodhi sulmi. “Franca shpreh shqetësimin e saj të thellë pas të shtënave izraelite që goditën Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) dhe dënon çdo sulm ndaj sigurisë së UNIFIL-it”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. “Mbrojtja e paqeruajtësve është një detyrim që vlen për të gjitha palët në konflikt”, shtohet në deklaratë.

Spanja
Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës e quajti sulmin një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”. “Qeveria spanjolle dënon fuqishëm zjarrin izraelit që goditi selinë e UNIFIL në Naqoura,” tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se siguria e paqeruajtësve është “e garantuar”.

Irlanda
Kryeministri Simon Harris dënoi sulmin dhe tha, “çdo gjuajtje në afërsi të trupave ose objekteve të UNIFIL është e pamatur dhe duhet të ndalet”. Irlanda ka rreth 370 trupa në misionin paqeruajtës.

Bashkimi Evropian
Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell tha se sulmi ndaj paqeruajtësve, pozicionet e të cilëve dihen mirë, është një “akt i papranueshëm, për të cilin nuk ka asnjë justifikim”. “Dy helmeta blu janë plagosur dhe kjo është e papranueshme. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe e Rezolutës 1701 të KS të OKB-së [Këshilli i Sigurimit të OKB-së]: Izraeli ka detyrimin t’i respektojë të dyja. Nevojitet përgjegjësi e plotë,” shkroi Borrell në X.

Ai përsëriti “mbështetjen e plotë” të BE-së për UNIFIL.

“Gjobaxhinj dhe aleanca krimi”/ Si nisi përplasja Fatmir Xhafaj-Top Channel

Një përplasje deklaratash ka nisur mes ish-ministrit socialist Fatmir Xhafaj dhe televizionit kombëtar Top Channel.

Një natë më parë, në një dalje televizive në emisionin “Opinion”, ish-ministri ndër të tjera, foli për gjobëvënie dhe media të kriminalizuar, pa përmendur se cilës media i referohej. Megjithatë, sipas Top Channel bëhet fjalë për këtë televizion dhe emisionin investigativ “Inside Story”.

Xhafaj, i pyetur nga moderatori Blendi Fevziu për investigimin e vitit 2017-2018, u përgjigj:

“Është makabre e gjitha kjo. Është e turpshme. Në 2017- 2018 është bërë një emision në një televizion kombëtar, gjobvënës, që njihet dhe është akuzuar publikisht për gjobvënie, dhe është bërë emision për mua pasi kam ikur nga Ministër i Brendshëm, produkt i aleancës së plerave, midis krimit, biznesit, grupeve të biznesit në këtë fushë dhe medias së kriminalizuar, dhe është ndërtuar një fabul. Kjo është si puna e asaj, pse nuk bie këmbana në fshat? Sepse nuk ka fare këmbanë. Unë dhe ky person që është folur kaq shumë, që më kanë akuzuar, ky personi që i thonë kunati im, , ky njeriu ka dy gjëra të përbashkëta me mua, është shqiptar dhe ngrohemi nën një diell, zero njohje. Hodhe gjithë këtë baltë, ta pastrova, bëj një emision tjetër, të vij prap unë dhe më thuaj që i verifikove. Nuk e di kush është ky njeri, di vetëm emrin dhe kompaninë, nuk e kam idenë, i kam pyetur të gjithë familjarët e mi, nuk kanë asnjë lidhje.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Sipas reagimit përgënjeshtrues të Top Channel, këto deklarata ish-ministri Xhafaj i  ka bërë me qëllim pastrimin e figurës dhe ambicieve politike./ Zoom.al

Aksidenti në Lushnjë-Berat/ Kush ishte 25-vjeçari që ndërroi jetë

I riu që shihni në foto është 25-vjeçari që ndërroi jetë nga aksidenti në aksin Lushnjë-Fier, mbrëmjen e kësaj të enjte.

Petro Piti, banues në Urën Vajgurore, Berat ishte shofer dhe pronar i një pike karburanti në zonën ku jetonte.

Ai po transportonte karburant me një autobot kur ndodhi përplasja fatale me një mjet bujqësor, zetor. Pas përplasjet, autoboti me karburant u përmbys, ndërsa i riu mbeti i bllokuar për më shumë se një orë.

Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, 25-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda./ Zoom.al

Top Channel sulmon Fatmir Xhafajn: Ambicia politike dhe përpjekja për të pastruar figurën

“Midis krimit, biznesit, grupeve të biznesit në këtë fushë dhe medias të kriminalizuar…”

Ky reagim i ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt ndaj televizionit kombëtar Top Channel, pas 6 vitesh transmetimi të dokumentarit Inside Story, nuk është aq i rastësishëm.

Dalja publike përkon me ambicien e re politike të cilën Xhafaj e ka shpalosur kohët e fundit nëpërmjet një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, që brenda radhëve të socialistëve shihet si një rikthim I ish Ministrit të Brendshëm.

E për të arritur këtë, Xhafaj duhet të pastroj të shkuarën e tij, ku Inside Story ka një rol të pashmangshëm. Dokumentari, për të cilën Xhafaj i referohet me zhargonin e gjobëvënies, reflekton një mllef të mbartur, një argument shterp, një akuzë penale, përballë dhjetra fakteve të publikuara në dokumentarin e vitit 2018.

Top Channel mund të anashkalonte një përgjigje për Fatmir Xhafajn, nëse do të fliste me etikë, pa fyerje, njësoj siç i shpjegonte publikut me brishtësi pafajësinë e të vëllait, për akuzën e trafikut të drogës.

E meqënëse vitet kanë kaluar nga transmetimi i Inside Story, Top Channel ka vendosur të rikthejë edhe njëherë vëmendjen tek pikat kyçe, për të vlerësuar vetë opinioni mbi profesionalizmin gazetaresk.

Për dokumentarin që Xhafaj e akuzon, do të ishte e udhës që të shpjegonte sesi është dhunuar Valbona Duka, kur ai ishte hetues në vitin 1985.

“Më mori Fatmir Xhafa në pyetje, ishte hetues i vëllait tim. Kur vdiq Enver Hoxha në ’85-ën, ky me shokët kishin ngrit dolli gjoja se ka vdekur Enver Hoxha, kanë pirë raki. Dikush i spiunoi dhe e arrestuan, e dënuan 19 vite. Ditën që do martohej e arrestuan

Si në kohën e Enverit, edhe presion kishte. Ma ka bërë këtë krah Fatmir Xhafaj..duke më pickuar, kallëzo se ku i ke lënë florinjtë e kallëzo se ku do shkoje me vëllain”, tha Valbona Duka asokohe për Inside Story.

Publiku kërkon transparencë nga Xhafaj, sesi ai është pronari faktik i një pallati 10-katësh në Pogradec, që ligjërisht është në emër të vëllait të bashkëshortes së tij notere. Ai është ndërtuar në vitin 2003, në të njëjtën kohë kur Xhafaj ishte deputet i këtij qyteti dhe bashkia drejtohej nga socialistët, një konfikt të hapur interesi.

“Thonë pallat i Xhafës”.

“I Xhafës, kështu thonë”

“Xhafa e ka ndërtuar”

“Pallati i Fatmir Xhafaj, kaq di unë”- u shprehën banorët për Inside Story.

Fatmir Xhafaj nuk u pyet dhe as nuk foli në intervistën e Opinion, për tre kallëzimet ndaj tij, gjatë kohës kur ishte ministër në vitet 2004-2005, për abuzimin me fondet publike për ndërtimin e zyrave dhe një shkolle për riedukimin e të rinjve të burgosur. Dosjet e tij u mbyllën nga prokurori Vexhi Muçmata, që më vonë u shpërblye me postin e deputetit në Partinë Socialiste. Për akuza më të vogla se kaq, në kohën e sotme të SPAK, kolegët e Xhafajt janë pas hekurave.

Në vitin 2005, kur ai ishte ministër, merret vendimi për ngritjen e burgut për të mitur në zonën elektorale të Xhafajt. Fondi ishte 47 milionë lekë por pas nënshkrimit të kontratës, firma paraqit një preventiv të ri ku merreshin përsipër vetëm 1/3 e punimeve me ato para.

Përpara përbaltjes së Top Channel, Xhafaj duhet të sqaroj opinionin publik se cilat kanë qënë interesat e vëllait të tij në lojërat e fatit me dy vëllezërit Gramoz dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit dalin dhe në dosjen e trafikut të drogës, ku është i përfshirë dhe Agron Xhafaj.

Pjesë nga debati i Xhafaj me Luneda Sufalin

Xhafaj: Nuk e di çfarë pune bën aty ti…?

Sufali: Pastruese

Xhafaj: Atëherë dil nga salla

Sufali: Kam për të referuar në komision

Xhafaj: Atë e vendos unë. Tërhiqu, do të ndërpres komisionin po të them.

Sufali: Nuk dal jashtë.

Si një nga hartuesit e reformës në drejtësi, Xhafaj mund të kursente sulmin ndaj Top Channel, dhe të shpjegonte sesi kishte shtuar një nen në Kodin e Procedurës Penale për të penguar ekstradimin e vëllait në Itali, një akuzë kjo e ngritur dhe nga zyrtarët e Partisë Demokratike.

Fatmir Xhafaj thekson se Inside Story kishte lidhje me krimin, por e vërteta është që ky dokumentar është i vetmi në Shqipëri që ka bërë investigime për bandat më të rrezikshme, përfshirë dhe atyre që bënin biznes me familjarët e Xhafajt.

Ky editioral nuk është për të pastruar veten Top Channel, por për të ndihmuar Fatmir Xhafajn që të harrojë të shkuarën e tij, që siç thotë ai, e ka përndjekur në 22 vitet e fundit./ Top Channel

Skandali i P.Diddy-t/ Pse po heshtin Beyonce dhe Jay-Z?

Emrat e Jay-Z dhe Beyonce janë më të përfolurit rreth skandalit të reperit amerikan P Diddy.

Dyshja janë bërë objekt diskutimesh të shumta në rrjetet sociale, me pretendime se ata mund të jenë të përfshirë në skandalin që shpëertheu së fundmi.

Megjithatë, çifti i njohur ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të mbrojtur veten e tyre, duke zgjedhur të qëndrojnë të heshtur.

Burimet për InTouch Ëeekly thonë se vendimi i tyre për të mos reaguar vjen pas një rritjeje të akuzave ndaj Diddy-t.

Ata kanë qëndruar dukshëm të heshtur pas lajmeve për aktakuzat e Diddy-t – tha një burim, duke theksuar se çdo informacion që mund të dilte mund të ishte i dëmshëm për imazhin e tyre. Për të mbrojtur veten, Beyonce dhe Jay-Z thuhet se kanë angazhuar avokatin Alex Spiro, duke e bërë të qartë se ata duan të distancohen nga situata dhe të shmangin çdo implikim të mundshëm.

Shtyhet sërish ndryshimi i rregullave për t’u futur në BE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian – i paraparë të hynte në fuqi nga 10 nëntori i këtij viti – është shtyrë për një kohë të papërcaktuar, për shkak se një pjesë e vendeve anëtare të bllokut nuk janë ende të gatshme për përdorimin e tij.

EES, i cili u krijua në nëntor të vitit 2017, është sistem i paraparë për udhëtarët nga vendet joanëtare të bllokut.

Komisionarja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johanson, e bëri të ditur lajmin të enjten, por nuk tregoi se kur mund të hyjë ai në fuqi.

Me sistemin EES, të gjithë qytetarët nga vendet jo anëtare që udhëtojnë për në BE, duhet t’i regjistrojnë në një sistem të veçantë digjital hyrjet dhe daljet e tyre në dhe nga territori i vendeve të BE-së. Në vendkalimet kufitare, ata duhet të lënë edhe të dhënat personale, përfshirë edhe gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e tjera biometrike.

Ky sistem është konsideruar si i nevojshëm për ta rritur sigurinë e Bashkimit Evropian, për të pasur një kontroll se kush hyn në BE, si edhe për t’i luftuar dhe sanksionuar keqpërdorimet nga ata që mund të hyjnë pa viza, por pastaj nuk i respektojnë rregullat.

Por, disa ekspertë të vendeve anëtare kanë paralajmëruar se ky sistem ka mundësi t’i rrisë pritjet edhe ashtu të gjata në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ndër vendet të cilat nuk janë gati për të nisur me 10 nëntor zbatimin e këtij sistemi, janë përmendur Gjermania, Franca dhe Holanda.

Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të punojnë për të përgatitur zbatimin e këtij sistemi, por data se kur do të nisë kjo nuk është përmendur.

Ky sistem nuk është njëlloj sikur sistemi ETIAS, i cili do të duhej të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
ETIAS është një sistem i cili u kërkon shtetasve të vendeve të treta të regjistrohen në sistemin e saj para se të udhëtojnë drejt BE-së dhe të presin konfirmimin. Konfirmimin e marrin për një periudhë trivjeçare.REL/

Pas Tiranës/ Erdogan mbërrin në Serbi, pritet me nderime nga Vuçiç

President ii turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan ka mbërritr mbrëmjen e kësja të enjte në Serbi.

Kreu i shteti turk u prit në aeroport nga homologu serb, Aleksandqër Vuçiç me ceremoni dhe nderime të larta.

“Mirë se erdhe në Serbi, i dashur mik. Vizita juaj është një mundësi tjetër për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë miqësor. Besoj se gjatë qëndrimit tuaj në Beograd do të punojmë së bashku për të përmirësuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe politike midis vendeve tona,” – ka shkruar Vuçiç.

Gjatë ditës, Erdogan qëndroi në Tiranë ku inaguroi edhe Xhaminë e Namazgjasë ndërsa u takua me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.