Aplikacion
Shtatzënia nxit ndryshime të forta në trupin e një gruaje – hormonale, kardiovaskulare, respiratore, gastrointestinale, urinare etj. një studim i ri tregon se edhe truri i një gruaje ndryshon gjatë shtatzënisë.
Studiuesit thanë se për herë të parë kanë gjurmuar ndryshimet që pëson truri si përgjigje ndaj shtatzënisë, nisur 3 javë para ngjizjes dhe duke vazhduar në 9 muajt e shtatzënisë dhe më pas 2 vite post lindje.
Studimi tregon për një rënie të fortë të masës gri të trurit, zonës së rrudhosur ku procesohen mendimet, emocionet etj dhe zgjerim të zonës së bardhë që ndodhet më thellë në tru dhe mundëson transmetimin e sinjaleve në tru.
Të dyja ndryshimet koincidojnë me rritjen e niveleve të hormoneve estradiolit dhe progesteronit.
Zona gri e trurit përfshin qelizat dhe nervat. Zona e bardhë përfshin aksonet e nervave që transmetojnë sinjalet.
“është shokuese që në 2024-n ne kemi shumë pak informacion se ccfarë ndodh në tru gjatë shtatzënisë. Ky studim ngre më shumë pyetje se sa jep përgjigje dhe ne po ngacmojmë vetëm sipërfaqen”, thotë Elizabeth Chrastil, bashkëpunëtore e studimit.
Skanerat tregohnë një reduktim me 4% të zonës gri në 80% të trurit. Pas lindjes, niveli nuk u rrit në normat para shtatzënisë. Skanerat treguan një rritje me 10% të mikrostrukturës së bardhë, matës i shëndetët dhe cilësisë së lidhjes midis rajoneve të trurit dhe rikthim në nivelet e para shtatzënisë, pas lindjes.
“Truri maternal pëson ndryshime dhe më parë ne nuk e kemi dëshmuar asnjëherë këtë” thotë Emily Jacobs, neurologe në universitetin e Kalifornisë.
Për studiuesit, nuk është ende e qartë nëse humbja e masës gri është një gjë e keqe.
“Ky ndryshim mund të tregojë një rregullim të mirë të qarqeve të trurit, jo ndryshe nga ajo që ndodh me të gjithë të rinjtë ndërsa kalojnë në pubertet dhe truri i tyre bëhet më i specializuar. Disa ndryshime që kemi vërejtur mund të jenë gjithashtu një përgjigje ndaj kërkesave të larta fiziologjike të vetë shtatzënisë duke treguar se sa i përshtatshëm mund të jetë truri”, tha studiuesja e Universitetit të Pensilvanisë dhe autorja kryesore e studimit, Laura Pritschet.
Studiuesit shpresojnë në të ardhmen të shqyrtojnë se si këto ndryshime mund të ndihmojë në parashikimin e fenomeneve të tilla si depresioni pas lindjes dhe sesi preeklampsia, një gjendje serioze e presionit të gjakut që mund të zhvillohet gjatë shtatzënisë, mund të ndikojë në tru.
Chrastil tha se nuk ishte në dijeni gjatë studimit të të dhënave që tregonin ndryshimet e trurit të saj dhe ajo nuk ndihej ndryshe.
“Disa njerëz flasin për “Trurin e mamit” dhe gjëra të tilla,” shtoi Chrastil, duke iu referuar mjegullës mendore që përjetojnë disa gra shtatzëna. “Dhe unë nuk kam përjetuar asgjë nga këto.”/Reuters
Oriola Marashi harron futbollistin Grezda. Shfaqet me të dashurin e riPas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë. Me anë të një “InstaStory,” modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re.
Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.
“Story-t” e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.
Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe patneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre.

Marashi dhe Grezda i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar më njëri-tjetrin. Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.
Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit.
Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Tentoi të godasë Spiropalin, Bardhi plagoset në këmbë dhe përfundon në spitalKreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar nga protesta e sotme në Kuvend.
Lajmi është pohuar nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që njoftoi se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
“Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejtë”, tha Lela.
Kujtojmë që seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.
Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku Bardhi ishte protagonist kryesor duke shkulur këmbë karrigesh për të goditur Spiropalin.
Në tre muaj, vendet e BE-së “përzunë” 7.700 shqiptarëSipas të dhënave nga Eurostat përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit rreth 7,700 shqiptarë që ndodheshin në vendet e Bashkimit Europian janë urdhëruar të largohen drejt vendeve të treta. Ky numër përbën një përqindje të konsiderueshme, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë pas Gjeorgjisë, e cila përbënte 10% të totalit.
Në total, rreth 96 mijë qytetarë janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së gjatë këtij tremujori. Duke parë të dhënat kombëtare, numri më i lartë i qytetarëve jo-bashkimi europian të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së u regjistrua në Francë me 31 mijë, Gjermania me rreth 13 mijë.
Nga ana tjetër Franca, Gjermania dhe Suedia regjistruan numrin më të lartë të njerëzve të rikthyer në vendet e treta. Mes qytetarëve jo-europianë të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së gjatë kësaj periudhe, qytetarët algjerianë dhe marokenë kishin pjesën më të madhe (nga 7% secili), të ndjekur nga turqit dhe sirianët (nga 6% secili).
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i largimeve nga vendi vazhdon të regjistrojë një rritje të qëndrueshme krahasuar me periudhat e kaluara. Kjo rritje sjell me vete problematika të ndryshme, si plakja e popullsisë dhe mungesa e profesionistëve në tregun e punës.
Forcat izraelite nisin sulmin në Liban, tërhiqet ushtria libanezeKa nisur operacioni i futjes së trupave ushtarake dhe tankeve brenda territorit të Libanit.
Opperacioni ka nisur dhe forcat ushtarake kanë hyrë në territor, duke gjuajtur bomba fosforike, me shumë gjasa për të krijuar një perde tymi për forcat tokësore.
Përdorimi i fosforit është 100% i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar për sa kohë që përdoret në situata të caktuara dhe jo rreth civilëve.
Forcat izraelite aktualisht po kryejnë operacione tokësore që synojnë Hezbollahun brenda Libanit, thanë SHBA të hënën vonë, mes bombardimeve të rënda dhe tankesh përgjatë kufirit midis dy vendeve.
Ndërkohë ushtria libaneze po tërhiqet nga zona kufitare afër Izraelit.
Mediat libaneze raportuan bombardime dhe zjarr tankesh që synonin fshatrat kufitare ngjitur me zonat e Metula, Misgav Am dhe Kfar Giladi në Izraelin verior, të cilat u shpallën sot zonë e mbyllur ushtarake.
Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, ndërkohë paralajmëroi Teheranin se mund të godasë kudo në rajon sipas dëshirës. “Nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund ta arrijë,” tha ai në një video drejtuar popullit iranian.
Kreu i Kombeve të Bashkuara është shprehur kundër një pushtimi tokësor izraelit në Liban, tha të hënën zëdhënësi i tij.
“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor,” tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, gjatë një konference për shtyp.
Lista me emrat/ Kaosi në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 24 deputetët demokratëGrupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar të ndërmerren masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët krijuan kaos gjatë seancës së sotme në Kuvend, në shenjë proteste kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg.
PS ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Deputetët e opozitës nisën aksionin duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.
Pasi hoqën nga vendi foltoren, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.
Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë, por seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës.
Efi dhe Mikela janë zënë për Kiara Titon? Të pathënat e sherrit midis dy ish-shoqeve të ngushtaMiqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës duket se ka përfunduar për shkak të ish-shoqes së Efit, Kiara Tito.
Edhe pse dikur Mikela kritikonte Kiarën, kur ajo dhe Efi debatonin brenda shtëpisë së Big Brother Vip, gjërat kanë ndryshuar.
Që pas krisjes së Efit dhe Mikelës, kjo e fundit po shoqërohet shpesh me moderatoren Tito dhe nuk harron asnjëherë të publikojë daljet në rrjetet sociale.
Së fundmi, Mikela ka postuar një foto duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:
“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaq një ‘sticker’ me gishtin e mesit.
Gjithashtu hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë bashkë ka qenë në festën ‘gender reval’ që Pupa kishte përgatitur për beben e saj
Pak ditë para kësaj 2 ish-banoret e BBV, Kiara dhe Mikela kanë pasur një takim së bashku të cilin e kanë ndarë dhe me fansat. Vetë Mikela ndau një foto në Instagam ku u shfaq duke puthur Kiarën në faqe dhe shkruante: “Kë takova unë sot?”.

Efi dhe Kiara e nisën lojën e “Big Brother” si dy mikesha, por e mbyllën këtë kapitull më të distancuara se kurrë.
Debatet e përsëritura mes tyre, konfirmuan se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia që kishin. Ato kanë diskutuar sërish në spektaklin e fundit në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.
Euro e mbyll shtatorin në nivelin më të ulët në histori. Këmbehet me 98.77 lekëKursi euro-lekë ka mbyllur shtatorin në nivelin më të ulët në histori.
Në ditën e fundit të muajit, një euro këmbehet me 98.77 lekë, vlerë e paregjistruar më parë. Edhe dollari vazhdon rënien dhe këmbehet me 88.25 lekë, ndërsa paundi britanik me 118.34 lekë.
Euro është zhvlerësuar fort në fund të sezonit turistike, pas një “ngrirje” në vlerën e 100 lekëve, përgjatë sezonit.
Për autoritetet, flukset e turistëve dhe investimeve të huaja vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi monedhën europiane. Për ekspertët financiarë fluksi formal i euros nuk ka në ekonomi aq peshë sa për të shkaktuar një goditje të tillë, duke sugjeruar se janë flukset informale ato qe e ndikojnë.
Një aktivitet të tillë e konfirmoi dhe vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke thënë se paraja e pistë ka ndikim në kursin e këmbimit dhe se është e vështirë për t’u matur.
Si arriti Izraeli të vrasë Hezbollahun?Bombardimi izraelit që vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut të premten, është rezultati kryesor i një operacioni të jashtëzakonshëm dhe të detajuar të inteligjencës, i mundësuar nga mbikëqyrja dhe spiunazhi hebre pothuajse 20-vjeçar.
Brenda pak ditësh, Izraeli arriti të vriste liderin e Hezbollahut dhe para tij, udhëheqës të tjerë dhe militantë të tjerë të grupit, të goditur nga bombardimet shkatërruese të ditëve të fundit.
Në përgjithësi, Izraeli ka shkatërruar udhëheqjen ushtarake dhe politike të Hezbollahut, ka dobësuar arsenalin e tij dhe efektivisht ka paralizuar grupin.
Kjo u bë duke shkaktuar shkatërrim të madh në Liban, i cili preku civilët pa dallim dhe duke bllokuar Libanin: forcat ajrore izraelite bombarduan zonat e banuara me popullsi të dendur dhe vranë më shumë se 700 njerëz, shumë prej tyre civilë.
Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, ditët e fundit rreth një milion civilë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar bombardimeve.
Bomba që vrau Nasrallahun ndodhi në një lagje me popullsi të dendur në periferinë jugore të Bejrutit, kryeqyteti libanez.
Nasrallah, sipas “Financial Times”, ishte në një bunker të ndërtuar nën një godinë banimi të gërmuar për më pak se 20 metra nën tokë. Për të qenë të sigurt për vrasjen e tij, forcat ajrore izraelite hodhën rreth 80 bomba në godinë.
Ky bombardim është rezultat i përgatitjes prej vitesh të inteligjencës izraelite, e cila filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut, ajo e vitit 2006, dhe e mundësuar nga disa raste në të cilat Hezbollahu, duke u zgjeruar dhe forcuar, u kthye në vulnerabël ndaj mbikëqyrjes së jashtme: veçanërisht lufta civile në Siri, e cila filloi në vitin 2011.
Gjatë asaj lufte, e cila zgjati rreth 34 ditë dhe në të cilën Izraeli pushtoi për një kohë të shkurtër Libanin jugor nga toka, ushtria izraelite arriti të dobësonte Hezbollahun, por pa marrë asnjë goditje vendimtare.
Në vitin 2006, Izraeli u përpoq të vriste Nasrallahun tri herë, duke dështuar gjithmonë: herën e parë që humbi objektivin e tij – Nasrallah arriti të shpëtonte – dhe dy herët e tjera bombat izraelite nuk arritën të depërtonin aq thellë sa të shkatërronin bunkerin ku ai ndodhej.
Pas dështimeve të inteligjencës të vitit 2006, Izraeli filloi të përqendrojë pjesën më të madhe të aftësive të tij të mbikëqyrjes dhe kontrollit drejt Hezbollahut, i konsideruar deri tani kundërshtari i tij më i frikshëm dhe i rrezikshëm.
Kjo çoi në gabime që shumë njerëz sot i konsiderojnë strategjike: duke u fokusuar te Hezbollahu, inteligjenca izraelite nënvlerësoi rrezikun nga Hamasi, reduktoi ushtarët e tij në Rripin e Gazës dhe u kap e papërgatitur më 7 tetor 2023, kur mijëra militantë të Hamasit hynë në territorin izraelit duke vrarë më shumë se 1200 civilë dhe duke marrë qindra pengje.
Këto ditë, përballë sukseseve të Izraelit kundër Hezbollahut, disa media izraelite po vënë re këtë ndryshim të madh në përgatitjen e Izraelit mes kërcënimit të Hamasit dhe atij të Hezbollahut.
Mbikëqyrja e Hezbollahut nga Izraeli ka qenë e plotë dhe ka qenë e vazhdueshme prej vitesh. Operacionet kryhen nga inteligjenca ushtarake, e cila njihet si “Aman” (shkurtim i emrit hebraik Agaf ha-Modi’in, që do të thotë “seksioni i inteligjencës”).
“Aman” është një nga tre agjencitë kryesore të inteligjencës izraelite, së bashku me Mossad-in (inteligjencën e jashtme) dhe Shin Bet (inteligjencën e brendshme) dhe merret me operacionet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të objektivave ushtarake, identifikimin e tyre dhe operacionet e luftës digjitale, duke përfshirë gjëra të tjera.
“Aman”, me kalimin e viteve, krijoi një rrjet dronësh dhe satelitësh spiunë falë të cilëve kishte marrë kontroll të gjerë të asaj që po ndodhte në zonat e Libanit të kontrolluara nga Hezbollahu.
Duke fotografuar vazhdimisht ndryshimet në terren, “Aman” ishte potencialisht në gjendje të dallonte kur ndërtoheshin depo të reja armësh, ose kur një ndërtesë përforcohej me beton të armuar, një shenjë se ndoshta po ndërtohej një bunker nën atë ndërtesë.
Siç raportohet nga “Financial Times”, inteligjenca izraelite e kishte përsosur më pas spiunazhin e saj ndaj udhëheqësve të Hezbollahut dhe ishte në gjendje të mblidhte informacion nga burimet më të ndryshme: telefonat e anëtarëve të familjes, kamerat e vëzhgimit (të hakuara në mënyrë të përshtatshme), sensorët e makinave.
Në këtë mënyrë “Aman” ishte në gjendje të monitoronte sjelljen dhe zakonet e udhëheqësve të Hezbollahut: kur një nga njerëzit nën vëzhgim devijonte nga sjellja e tyre e zakonshme, inteligjenca izraelite dërgonte një “alarm”, sepse kjo do të thoshte se diçka ishte duke u përgatitur.
Hezbollahu ishte i vetëdijshëm për aftësitë e vëzhgimit dhe depërtimit të izraelitëve, deri në atë pikë sa i kishte urdhëruar anëtarët e tij të përdornin “pager-at dhe telekomandat për të komunikuar, duke reduktuar shanset për t’u përgjuar.
Si përgjigje, komuniteti i inteligjencës zbatoi një operacion që shpërtheu mijëra nga këto pajisje pak ditë më parë.
Nadav Shoshani, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha të shtunën se Izraeli kishte arritur të merrte informacion “në kohë reale” mbi vendndodhjen e Nasrallah dhe vendosi të bombardonte.
Bombardimet ishin të fuqishme dhe pa dallim, si pothuajse të gjitha ato të kryera nga Izraeli për të goditur një objektiv të rëndësishëm.
Ky është një ndryshim i madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat edhe kur kanë goditur një objektiv me rëndësi maksimale, shpesh e kanë bërë këtë duke u përpjekur të minimizojnë vrasjen e civilëve.
Ndodhi, për shembull, në vitin 2011, kur u identifikua streha e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden, i cili ndodhej në Pakistan: në vend të bombardimeve, Shtetet e Bashkuara dërguan një grup të “Navy Seals”.
Burgosja e Salianjit si një pikë kthese për PDNga Andi Bushati
Burgosja e Salianjit ndonëse është një lajm i trishtueshëm për këdo që shpreson se krimi dhe trafiqet janë ende të denoncueshme në këtë vend, paradoksalisht hap për opozitën një parantezë të mirë. Këtej e tujtje PD dhe aleatët e saj, duhet të spastrojnë radhët e tyre nga idiotët e dobishëm që vazhdojnë të thonë: “besojmë tek drejtësia e re”.
Pasi SPAK-u dhe GJKKO-ja tjetërsuan rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe burgosën kandidatin fitues, vetëm përmes provave të fallcifikuara nga policia politike e regjimit dhe tani kur gjykata e shkallës parë dhe apeli përdorën të njëjtën teknologji me dëshmitarë të paguar, nuk ka më asnjë iluzion për reformën e mbështetur nga euro- atlantikët.
Këto dy raste kanë njollosur si prokurorinë speciale, po ashtu edhe atë të zakonshme, si GJKKO, po ashtu edhe tre shkallët e gjykimit së bashku me Kushtetuesen.
Ato dëshmuan se sajesa banale policësh të rëndomtë si Ermal Hajdini, Berti Nushi apo Andon Marko shndërohen në urdhra për drejtësinë, duke rënë aq poshtë sa pianecë të degraduar si Arsen Rama apo Alfred Alizoti, të shërbejnë për të shfuqizuar mandatet e dala nga zgjedhjet.
Tashmë nuk ka mbetur asnjë iluzion se ashtu sikurse çdo gjë që mban etiketën e “pavarur” në këtë vend edhe institucionet e dala nga reforma në drejtësi, janë shndërruarr thjeshtë në leva të regjimit.
Pranimi i kësaj të vërtete të hidhur duhet të jetë një pikë kthese edhe për opozitën. Fillimisht duke e pohuar me gojën plot këtë fakt dhe mbi të gjitha duke ndërruar qasjen e deritanishme ndaj tyre. Për këtë mund të niset me disa hapa…
Së pari, në listat e reja të PD-së dhe aleatëve nuk mund të ketë më kandidatë për deputetë që nxjerrin nga goja idiotësira në mbështetje të SPAK-ut, GJKKO-së, Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese. Kështu ashtu, PD-ja do të dalaë e dërrmuar nga sfida zgjedhore e 2025, jo vetëm se opozita ka degraduar, por mbi të gjitha sepse regjimi është ashpërsuar dhe në këto kushte, ajo nuk e ka luksin të mbajë mercenarë brenda vetes. Shumë kush që vuan kompleksin se si do ta shohin ambasadori i ardhshëm amerikan apo ai aktual i BE dhe për këtë arsye vazhdon të broçkullisë të pavërteta, nuk mund të jetë këtej e tutje përfaqësues i zërit opozitar. Të qenit i tillë, pra kundërshtar i këtij regjimi, nuk çertifikohet thjeshtë nga kritika ndaj Ramës, por mbi të gjitha nga vija e qartë ndarëse me këtë drejtësi të kapur dhe ndërkombëtarëve që vazhdojnë të tregojnë përrallën e rilindjes së saj.
Së dyti, PD duhet të shqyrtojë alternativën e shkëputjes së marëdhënieve me SPAK dhe të ndërpresë sfilatat me dosje denoncuese përpara kangjellave të tij. Ky ushtrim i pafrytshëm ka shërbyer vetëm për të përkundur iluzionin se një pjesë e shoqërisë sonë vijon të besojë tek heronjtë e një gruaje që nuk pati dot fëmijë. A kanë pasur kuptim të gjitha paditë e opozitës, kur për inceneratorët që nuk ekzistojnë, janë në burg ca pak vetë që kanë çuar në shtëpi qindarka? A kanë pasur fryt ato për koncesionet në shëndetësi, kur ish ministri akuzohet për abuzim me fatura restoranti? A kanë pasur impakt ato për 5D, kur kryebashkiaku pretendon se 30 milionët e tenderave publikë i’a kanë ngrënë si kumblla dhe dardha pas shpine?
Më tepër sesa për “fundin e pandëshkueshmërisë” ruajtja e mërdhënies së PD-së me drejtësinë e re, ka shërbyer për të mashtruar ata qytetarë të zhgënjyer dhe të nëpërkëmbur nga një regjim që i mbyt dhe i vjedh, se dikush përtej opozitës do të hakmerret për këto padrejtësi. Edhe për këtë arsye PD-ja duhet ti japë fund kësaj loje që nuk dëmton vetëm atë, por e kyç shoqërinë në një gjumë letragjik.
Nëse vërtet Berisha dhe nxënësit e tij të denjë i kanë shtrëmbrim karakterial denoncimet, ata le ti bëjnë ato në rrjete sociale, le të dalin ta përballin SPAK-unë me fakte nga foltorja e PD-së, por sfilatës së deputetëve me mikrofonë nga mbrapa, tek dera e një pallati ëndrash të ngritur vetëm për të mbajtur gjallë iluzionin goditjes së peshqve të mëdhej i duhet dhënë fund.
Së treti, që mos krijohet ndonjë keqkuptim, ndërprerja e marëdhënies me SPAK-un dhe drejtësinë e re, nuk do të thotë që ato të sfidohen apo kundërshtohen kur marrin vendime kundër opozitës. Rasti i Salianjit që zgjodhi të shkojë me këmbët e veta drejt burgut të padrejtë është simbolik për këtë. Kjo politikë distancimi nuk duhet të shfrytëzohet për t’u rrëfyer nga regjimi si një sjellje e nisur nga frika apo interesi personal. Ajo duhet të shërbejë si një vijë e qartë ndarëse për të dëshmuar se reforma Lu-Vlahutin, e votuar në kuvend me 140 vota, tashmë kundërshtohet nga një masë prej qindra mijra shqiptarësh.
Vetëm duke u përcaktuar për këtë linjë të qartë ndarëse, opozita mund t’a nxisë shoqërinë të reflektojë për fabulën mashtruese të drejtësisë së re, që fatkeqësisht, falë propagandës intensive në linjën Tiranë-Bruksel- Uashington, ka ende që vazhdojnë ta besojnë. Askush nuk mund të imagjinojë ndonjë përmirsim dhe ndryshim pa u rrëzuar fillimisht kjo përrallë. Pa fituar betejën ideore nuk mund të ketë asnjë arritje konkrete. Dhe ky është rasti ideal për nisjen e këtij aksioni. Me vendimin e formës së prerë, për të shfajësuar një trafikant droge duke burgosur denoncuesin e tij, ushtarët e rilindjes në sistem e kaluan rubikonin. Ata servirën kazusin perfekt për të mos pasur më kthim pas