Aplikacion
Kompania ajrore low coast Wizz Air la sërish qindra shqiptarë në rrugë. Sot, avioni i Wizz Air që duhej të fluturonte nga Aeroporti i Berlinit (Bradenburg), nuk u nis.
Fluturimi, sipas orarit, duhet të ishte në orën 21:30. Wizz Air i njoftoi fillimisht pasagjerët për një vonesë 1 orëshe. Më pas, për një vonesë tjetër 20 minutëshe. Në orën 23:40 minuta Wizz Air u tha mbi 200 shqiptarëve që ndodheshin në aeroportin e Berlinit se mund të hipnin në avion.
Por brenda pak minutash një njoftim i dytë u bëri të ditur se nuk ishte marrë leje për fluturim nga aeroporti i Berlinit. Kështu pasagjerët duhet ta kalojnë natën në kryeqytetin gjerman, nuk dihet se ku.
Wizz Air u premtoi se do t’u sigurojë hotel dhe se avioni do të niset nesër, por pasagjerët që kontaktuan Zoom.al thanë më pas kompania u tha që ta siguronin vetë hotelin dhe se nuk u dha asnjë detaj se kur do të nisej avioni.
Disa udhëtarë blenë bileta me çmime të larta nga kompani të tjera për t’u kthyer në Tiranë. Të tjerët që ngelën në Berlin se nuk i besojnë më Wizz Air, sepse ajo mund t’i gënjejë sërish siç i gënjeu se sot do t’i kthente në Tiranë, por do kërkojnë në çdo mënyrë prej saj që të nisë një avion për rrugën e kthimit që kanë paguar. /Zoom.al
Ish-futbollisti Blendi Memaj, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë ku hedh poshtë krejtësisht cilësitë e Jasir Asanit.
I ftuar në emisonin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës.
Memaj thotë se Asani nuk është aspak në cilësitë e Zhegrovës, duke theksuar se sulmuesi nga Shkupi nuk mundet t’i lidhë as këpucët futbollistit të Lilës. Gjithashtu, analisti shton se Kosova është më lart se Shqipëria përsa i përket individualitetit.
“Nëse sot bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani, i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën… as këpucët s’mund t’ja lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.
Dosja “5D”/ Klodiana Lala flet me emra: Ka drejtorë të tjerë të përfshirëGazetarja Klodiana Lala, ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dosjen në hetim nga SPAK, 5D.
E ftuar në studion e “Të paekspozuar” Lala tha se hetimet për këto çështje dhe inceneratorin e Tiranës, nuk kanë përfunduar.
“Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka analizuar cështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të 5D, por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të “5D”, Nestor Muhametllari. Gjyakta i lë detyrë prokurorirsë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka patur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!
Po ashtu, vëllai i Taulant Tushës, rezulton të ketë patur komunikime me pronarin në letra të “5D”, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, “ata të bashkisë do të na hedhi paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe”. Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.
Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë. Ajo që nuk dimë të qartë, është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa i përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjithë dokumentat, jo vetëm për atë por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra mbetet e paqartë aty sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.
Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar”, u shpreh Lala.
Pritjes i erdhi fundi. Apple prezantoi mbrëmjen e kësaj të hëne Iphone 16 në eventin madhështor vjetor.
Edhe pse telefoni i ri do të ketë disa ndryshime të vogla të jashtme, Apple pretendon se ndryshimet e brendshme të telefonit kanë për të qenë të padëgjuara më parë dhe kanë për të entuziazmuar klientët besnikë të Apple.
Kompania ka lënë të kuptohet tashmë për disa nga gjërat që “Apple Intelligence” do të jetë në gjendje të bëjë: do të mundësojë biseda më të natyrshme me Siri, do të ndihmojë në hartimin e emaile-ve, do ta bëjë më të lehtë gjetjen e momenteve specifike në albumet tuaja fotografike dhe do të përfshijë informacionin personal të përdoruesve në përgjigjet. Detyra e kompanisë në prezantimin e sotëm do të jetë t’u tregojë përdoruesve të iPhone se çfarë do të duket në jetën reale.
Prej kohësh një pjesë e klientëve kanë shprehur se kompania nuk po bën ndryshime apo përmirësime të dukshme për sa u përket risive. Që nga lançimi i iPhone 12 me lidhjen 5G në vitin 2020, kompania u ka dhënë klientëve të saj disa arsye për të blerë gjeneratat e fundit. iPhone-t njihet kryesisht për nxjerrjen e fotove të bukura, prandaj dhe kompania ka investuar më tepër në këtë sektor.
“Plas” mes Bardhit e Shabanit: 200 mijë euro e kishte atë Benz-in?Greu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe krei i Nismës Thurje Endri Sabani janë përplasur ashpër me njëri tjetrin gjatë një debati televizv mbrëmjen e kësaj të hëne.
Shabani akuzoi Bardhin se ka lëvizur nga një parti në tjetër për interesa personale duke i përmendur raportet e tij aktuale me Sali Berishën.
“Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës,” tha Shabani.
Bardhi u përgjigj duke theksuar se qëllimi i tij është largimi i Kryeministrit Edi Rama.
“Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës,” theksoi ai.
Më tej Shabani ngriti një akuzë më të rëndë, duke i përmendur një automjet të shtrenjtë që sipas tij Bardhi posedon, duke thënë se kishte një vlerë prej 200 mijë euro.
“Nëse është 200 mijë, do ta fal makinën”, iu përgjigj Bardhi.
Inceneratori i Tiranës/ Artan Hoxha: Çfarë ka ndodhur, pse nuk është më? Ku shkuan milionat..Çështja e inceneratorit të Tiranës është kthyer sërish në vëmendje.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar masën “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Tropojës, shtroi pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur nëse çëështja e inceneratorit do të kishte ndodhur në Tropojë dhe jo në Tiranë.
Hoxha ngriti pyetjen se çfarë ka ndodhur me inceneratorin që nuk është dhe pse s’ka incenerator në Tiranë dhe ku shkuan miliona e miliona dhe sa fushata janë bërë?
“Kur bëhen statistikat njëlloj shiten krtyetari i Tropojës dhe ai i Tiranës. Duket sikur plani realitezohet me rexhën, por, sipas censusit 40 për qind e popullsisë është në kryeqytet. Është një rrugë në Kinostudio dhe ka tre vjet ashtu dhe bëjnë sikur punojnë dhe vijnë sa bëhen 100 metra. Nuk ka incenerator fare. Po t’i kishte bërë vaki kjo Rexhës, nuk e dia ca do t’i kishte ndodhur. Vendi ndodhet sot në pragun e një krize të jashtëzakonshme mjedisore, sepse po të shikosh në çdo cep të vendit ka probleme me plehrat. Ne s’kemi incenerator, kur qytetarët kanë paguar që mbetjet të digjen. Nga lart, kur vjen me avion duket se çfarë katastrofe është dhe njerëzit shyqyr që nuk e shohin nga poshtë se është pamje apokaliptike. SPAK ka detyrimin të na tregojë pse s’ka incenerator në Tiranë dhe ku shkuan miliona e miliona dhe sa fushata janë bërë. Te incenertatorët janë vjedhur taksapaguesit më të varfër të Europës. Kjo është një hostori e cila do kohën e vet. Nuk është krim intelektual siç tha Dumani në parlament, por ka presion të madh te hetuesit dhe s’e kanë të lehtë. SPAK nuk u bë për të hetuar Rexhën, por peshqit e mëdhenj”- tha gazetari Hoxha.
Skandal në Elbasan/ Mësuesi i pezulluar i kërkon numrin nxënëses në FacebookNjë rast i parecedentë është shënuar në një shkollë në Elbasan. Një mësues edhe pse i pezulluar nga detyra i ka shkruar në Facebook një nxënëseje të klasës së 9-të duke i kërkuar numrin e telefonit që të flasin ndonjëherë.
Kjo situatë për këtë mësues është e përsëritur, gati 1 vit më parë ka bërë po të njëjtën gjë me një tjetër nxënëse, por situata ka kaluar në heshtje.
Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e kësaj të hëne dëshminë e një mësuesi të shkollës ,i cili tregoi se është bërë objekt sulmesh nga drejtoresha e shkollës vetëm sepse e denoncoi rastin, pasi edhe ky rast do kalonte në heshtje si rasti i parë.
Ermali thotë se pas kësaj situate drejtoresha e shkollës e ka vlerësuar dosjen e tij me “dobët”, ndërkohë që për 10 vite e njëjta dosje është vlerësuar me “shumë mirë”. Jo vetëm aq, por mësuesi i cili i shkruajti nxënëses dhe mori nga shkolla paralajmërim për heqje nga puna për shkelje etike, po ashtu u pezullua pas nisjes së procesit hetimor është vlerësuar me “mjaftueshëm” . Ermali thotë se e kanë mbështetur të gjithë mësuesit e shkollës të cilët kanë bërë dhe një peticion për drejtoreshën. Por nuk po merret asnjë masë, madje mësuesi në hetim dhe i pezulluar vjen në shkollë dhe është përfshirë edhe në përgatitjet për nisjen e vitit të ri akademik.
Drejtoresha e shkollës në takim me gazetarët i gënjeu këta të fundit duke thënë se mësuesi nuk ka marrë pjesë në mbledhje, madje ajo tha se për mësuesin që shkruajti në Facebook edhe herën e parë e ka paralajmëruar me heqje nga puna. Ndërkohë për vlerësimin e mësuesit në dosje “dobët” pranon se ka gabuar, duke u shfajësuar se ka qenë në momente tensioni dhe inati, duke anashkaluar profesionalizmin.
Mësuesi që i shkruajti në Facebook nxënëses pranon se e bëri këtë gjë në një moment dobësie dhe nuk e arsyeton dot veprimin e tij. Mësuesi pranon se ka shkuar në shkollë dhe është përfshirë në proces, ndërkohë që drejtoresha e mohon. Për herën e parë që i dha një numër një nxënëse me anë të Facebook-ut thotë se drejtoresha ka bërë një procesverbal. Ndërkohë që drejtoresha kërkon të shfajësohet dhe të thotë se gjithmonë ka vënë në dijeni zyrën vendore arsimore, kjo e fundit e mohon këtë gjë.
Zyra Vendore Arsimore Elbasan në një përgjigje për emisionin Fiks Fare thotë se nuk ka pasur asnjëherë dijeni më parë për situatë të njëjtë me mësuesin duke hedhur kështu poshtë atë që deklaroi drejtoresha. ZVA Elbasan po ashtu mohon të ketë dijeni që mësuesi ka shkuar në shkollë. Ky institucion sqaron se mësuesi nuk duhet të hyjë në ambientet e shkollës deri në vendimin e prokurorisë.
Universi po punon në favorin tuaj! Shenjat e zodiakut që tërheqin fat dhe bollëk këtë javëMe sezonin retrograd në lëvizje të plotë dhe sezonin e eklipsit, nëse gjërat kanë qenë pak kaotike kohët e fundit, dijeni se nuk jeni vetëm. Edhe pse nuk e kemi mbaruar ende, tre shenjat më me fat në javën 9-15 shtator 2024 do të shijojnë bollëkun dhe transformimin që do të vijë.
Mërkuri do të rihyjë në Virgjëreshë të hënën, më 9 shtator, tani që ka përfunduar udhëtimin e tij retrograd dhe është në rrugën e duhur. Kjo do të thotë që ngjarjet dhe mundësitë nga 25 korriku deri më 14 gusht do të rishfaqen tani, vetëm ju do të jeni më të ditur dhe të sigurt në zgjedhjet që bëni. Mësimet kanë mbaruar dhe tani është koha për të ndërmarrë veprime. Edhe pse pritja mund të ketë qenë torturuese, ju ia arritët dhe tani më në fund mund ta kuptoni pse gjithçka duhej të ndodhte ashtu siç ndodhi.
Ky pranim dhe shpresë do të intensifikohet me kalimin e hënës në tremujorin e parë në Shigjetar të mërkurën, 11 shtator, duke shënuar një pikë fillimesh të reja dhe që do të thotë se është koha për të investuar më shumë energji në qëllimet tuaja.
Përmes gjithë kësaj, ju ndiheni sikur universi po punon në favorin tuaj, veçanërisht pasi Venusi në Peshore rreshtohet me Jupiterin tek Binjakët të shtunën, 14 shtator, duke ju kujtuar se fati është gjithmonë aty – ndonjëherë ju vetëm duhet të jeni mjaft të durueshëm për të parë saj.
Dhe nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme , patjetër që do ta shihni në ditët në vijim.
Dashi
Tremujori i parë i Hënës në Shigjetar të mërkurën, më 11 shtator, do të thotë të filloni një rrugë të re që do t’ju çojë më thellë në udhëtimin tuaj dhe ka të ngjarë t’ju largojë nga çdo zonë rehatie ose rutinë në të cilën keni qenë. Ju po punoni për të çliruar veten nga disa çështje të së kaluarës që mund të kenë qenë dërrmuese. Por një pjesë e këtij procesi është realizimi kur është koha të filloni të shikoni drejt së ardhmes, të bëni plane të reja dhe ta lini veten të filloni të besoni në realizimin e ëndrrave tuaja.
Ka qenë një rrugëtim i gjatë për të arritur në këtë pikë, por tani që ia keni dalë, është koha të festoni sa larg keni arritur dhe të filloni të shihni gjithçka me një sy më pozitiv. Pjesë e këtij udhëtimi është të kuptosh se mund t’ju duhet të thyeni disa modele sjelljeje në të kaluarën në mënyrë që të përfitoni nga bollëku dhe fillimet e reja që ju presin. Kjo do të thotë që ju duhet ta lini veten të ndërmarrë veprime, edhe nëse ndihet më e rrezikshme. Çdo gjë që bëni është e rrethuar nga fati, por duhet të siguroheni që t’i lejoni vetes të filloni të ecni përpara.
Peshorja
Afërdita, planeti i dashurisë dhe pasurisë, kohët e fundit është zhvendosur në Peshore, duke ju ndihmuar të vërtetoni brendësinë tuaj, të rrezatoni energji pozitive dhe të keni më shumë besim në idetë tuaja. Kur Afërdita në Peshore rreshtohet me Jupiterin te Binjakët të Shtunën, 14 Shtator, ju jepet një moment magjik për të filluar përparimin në ëndrrat tuaja. Kjo mundësi mund të përfshijë një kombinim të punës dhe udhëtimit.
Ju prezantohet një mënyrë e re e shikimit të jetës. Por nuk mund të lejoni që disa çështje t’ju ndalojnë të ndiqni mundësi të reja. Duket sikur e dini se jeni në prag të transformimit të jetës suaj, vetëm se keni frikë të humbni disa aspekte me të cilat jeni bërë rehat, duke përfshirë një marrëdhënie. Kuptoni se nëse ndonjëherë duhet të zgjidhni midis ëndrrave tuaja dhe asaj me të cilën jeni të kënaqur, ka në të vërtetë vetëm një zgjedhje.
Lëreni këtë energji t’ju shtyjë në një drejtim të ri emocionues, në mënyrë që të filloni të ndiheni më mirë me veten tuaj. Në vend që të shqetësoheni për të tjerët ose për atë që mund të hiqet nga jeta juaj gjatë kësaj kohe, filloni të emocionoheni për të ndjekur një plan që do t’i japë jetës tuaj më shumë kuptim. Ju keni gjithçka për të fituar për sa kohë që vendosni të rrezikoni.
Bricjapi
Ndërsa Mërkuri hyn sërish te Virgjëresha të hënën, më 9 shtator, prisni që bujaria e tij të kthehet tek ju. Ndoshta disa plane thjesht kërkojnë kohë për t’u realizuar, por ju e kuptoni se gjërat po shkojnë më mirë nga sa i kishit parashikuar. Pavarësisht nga procesi juaj i të menduarit gjatë retrogradit të Mërkurit në gusht, tani jeni gati t’i thoni po universit dhe të kërkoni gjithçka që keni dashur ndonjëherë.
Lini vend për oferta të reja dhe jetë që do të duket se do të ndryshojë brenda natës. Jeni në një fazë të pabesueshme të jetës suaj ku jo vetëm ka rritje në karrierën tuaj, por gjithashtu ndiheni sikur po krijoni më shumë nga ajo shtëpi që keni dashur gjithmonë. Me realizimin e kaq shumë prej aspiratave tuaja, është e rëndësishme të mbani hapësirë për më shumë.
Ndërsa ju tentoni t’i arrini qëllimet tuaja vetëm, shumë herë universi ka plane edhe më të mëdha për ju. Kohët e fundit mund t’i keni rritur shpresat për një mundësi të re që në një moment dukej shumë e largët për t’u marrë në konsideratë. Edhe pse ju është dashur të jeni shumë të durueshëm, gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi.
Foto/ Ledri Vula me të dashur të re?Reperi Ledri Vula mund të jetë në një lidhje të re, pasi është kapur mat gjatë pushimeve në jug të shqipërisë me të një vajzë, e cila quhet Rina Zaiti.
Fotoja e fundit e siguruar nga Anabel, tregon dyshen duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore. Burime për Anabel tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër, duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.

Ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë.
Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 31 °C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 .