Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të diel në Itali, në zonën Giugliano në Campania.
Sipas mediave të huaja, një makinë me 4 anëtarë të familjes u përmbys në rrugë për shkaqe ende të pazbardhura nga policia dhe për pasojë, ndërroi jetë vajza 8-vjeçare.
Vajza tjetër, 16-vjeçe, dhe nëna e saj ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kryefamiljari që po drejtonte makinën, ka marrë gërvishtje të lehta. Dyshohet se ai drejtonte mjetin pa patentë.
Italianët “pushtojnë” klinikat private shqiptare për operacione plastikeTregu i kirurgjisë plastike vijon të ketë rritje edhe për këtë vit, për shkak të kërkesës së lartë nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianë dhe emigrantët.
Të joshur nga çmimet gati tre herë më të lira sesa në vendet e tyre dhe rritja e cilësisë, drejtuesit e klinikave më të mëdha për ndërhyrjet kirurgjikale dhe trajtimet estetike pohojnë se kërkesa është shtuar krahasuar me vjet.
Edhe për këtë verë, kërkesa kryesohet nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianët dhe emigrantët.
Skerdilajd Faria, themeluesi dhe CEO i “KEIT Day Hospital”, një ndër më të mëdhatë për ndërhyrjet kirurgjikale në vend, pohoi se deri në 60% e kërkesës aktuale për operacione plastike kryesohet nga shtetas të huaj dhe emigrantë. Pjesën më të madhe të kërkesës nga shtetasit e huaj, sipas tij, e zënë italianët.
Z. Faria pohon se tendenca në rritje e shpërndarjes së markësKEIT është ndikuar edhe nga kronikat në mediat italiane rreth turizmit estetik të pacientëve italianëqë bëjnë ndërhyrje në Shqipëri.
Çmimet më të lira se në Itali dhe rritja e lartë e cilësisë së shërbimit, janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar pozitivisht te shtimi i kërkesës.
“Nëse vite më parë, shtetasit e huaj italianë apo emigrantët informoheshin për një ndërhyrje që bënin te ne nga njëri-tjetri, tashmë, mediat e huaja italiane, çdo vit bëjnë emisione apo kronika për rezultatet e ndërhyrjeve të realizuara nga stafi ynë, ku përfshihen me dhjetëra kirurgë estetikë e ORL italianë”.
Të ardhurat e kompanisë “Sombrero sh.p.k.” e njohur si klinika KEIT, ndër më të mëdhatë e tregut të kirurgjisë plastike në vend, në vitin 2023, sipas të dhënave të QKB, arritën në 974 mln lekë.
Krahasuar me 2022, të ardhurat e kompanisë u rritën me 8%. Fitimet e kompanisë janë rreth 360 mln lekë për 2023, apo rreth 17% më pak se në 2022.
Rritet kërkesa për operacione plastike nga të huajt, ulet nga vendasit
Doktoreshë Lida Hoxha, ish-CEO e klinikës “Dermolife”, tashmë themeluese prej mbi një viti e “Trita Hospital Albania”, një strukturë spitalore e mirëfilltë, me një gamë shërbimesh mjekësore dhe ndërhyrje kirurgjikale për një sërë patologjish, përfshirë edhe repartin e posaçëm të ndërhyrjeve estetike, tha se krahasuar me vjet, kërkesa është 30% me rritje, si nga pjesa e pacientëve shqiptarë, ashtu edhe të huaj.
“Nga pacientët e huaj, dominojnë ata italianë. Mbi 50% e tyre janë nga Italia. Krahasuar me vjet, kërkesa nga shtetasit italianë është dyfishuar, veçanërisht nga meshkujt.
Ndërhyrjet më të preferuara janë ato për trajtimin e obezitetit, si nëpërmjet vendosjes së banonit dhe operacionit për ngushtimin e stomakut.
Për arsye shëndetësore, kjo lloj ndërhyrje në Itali rimbursohet nga shteti, por për shmangien e listë-pritjes, shumë italianë zgjedhin që këtë lloj ndërhyrje posaçërisht ta kryejnë pranë spitalit tonë”, thotë zonja Hoxha.
Kostandin Balloma, CEO i klinikës “Luis Medical Center”, tha se kërkesa sivjet është në rritje për shtetasit e huaj dhe në rënie me 30% nga vendasit, veçanërisht për muajin korrik.
“Aktualisht po punojnë më tepër me shtetas të huaj nga SHBA, Kopenhagën, Gjermani apo Zvicër.
Rritje të kërkesës ka veçanërisht nga shtetasit italianë. Teksa kërkesa nga vendasit në muajin korrik është me rënie, një tendencë që ndodh çdo vit për shkak të periudhës së pushimeve.
Mbështetur nga prenotimet për muajin gusht, kërkesa është në rritje si nga të huajt, emigrantët dhe vendasit”, pohon z. Balloma.
Ndërsa Lida Hoxha, CEO e “Trita Hospital Albania”, thotë se kërkesa e vendasve këtë vit është në rritje, e ndikuar nga gama më e gjerë e shërbimeve të ofruara, por edhe pasi vendasit janë gjithnjë e më të informuar për llojet e ndërhyrjeve që mund të përmirësojnë pamjen e tyre estetike.
“Nëse në fillim, dikush shikonte komshiun që kishte bërë një operacion plastik apo dëgjonte nga dikush tjetër apo e lexonte në internet, tashmë të gjitha grupmoshat e popullsisë vendase janë shumë të mirinformuara për ndërhyrjet estetike.
Një zonjë nga provinca tashmë e di shumë mirë se çfarë do të bëjë me trupin e vet. Njohuritë e saj për këtë fushë janë po aq të avancuara sa të një zonje që jeton në Tiranë apo në cilindo kryeqytet të Europës”.
Pse të huajt zgjedhin klinikat private shqiptare
Çmimet gati tre herë më të ulëta sesa në vendet europiane, rritja e cilësisë së shërbimit prej investimit në aparatura, punësimi në rritje i mjekëve të huaj, si dhe klinika me kushte moderne mbeten ndër arsyet kryesore pse Shqipëria është kthyer në oaz të të huajve për ndërhyrje estetike.
“Në Itali, ndërhyrja kirurgjikale për rimodelimin e hundës kushton 6 mijë euro, ndërsa në Shqipëri arrin në maksimumi 2 mijë euro.
Përveç kësaj, pacientëve u ofrohet akomodimi në hotele, transporti nga aeroporti.
Pra një model i mirëfilltë gjithëpërfshirës me akomodim, transport për pacientët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale estetike. Për këtë arsye, në Shqipëri është rritur kërkesa nga të huajt, veçanërisht nga italianët”, thotë z. Balloma.
Të njëjtat arsye pohon edhe Lida Hoxha, CEO e “Trita Hospital Albania”. “Edhe unë po të isha në vendin e italianëve apo shtetasve të tjerë të huaj, do të preferoja ta zgjidhja Shqipërinë për ndërhyrje kirurgjikale.
Strukturat janë moderne dhe aparaturat janë të fjalës së fundit. Teksa çmimet janë shumë herë më të ulëta dhe më se të favorshme krahasuar me Italinë apo vende të tjera të Europës.
Ndërsa marketingu në rrjetet sociale nuk na ka ndihmuar aq sa ne pretendojmë për rritjen e fluksit të pacientëve të huaj”, nënvizon ajo.
Përveç çmimeve më të lira, faktorë të tjerë që po ndikojnë te revolucioni i tregut janë reklamat në rrjetet sociale, veçanërisht nga blogerët e huaj që iu nënshtrohen vetë operacioneve estetike në Shqipëri, ofrimi i shërbimit sipas modelit “all incluzive” dhe rritja e cilësisë dhe profesionalizimit, me punësime të mjekëve të huaj.
Në shumë prej klinikave, pas një vëzhgimi të “Monitor”, konstatuam se ofronin ambiente luksoze për qëndrimin e pacientëve dhe aparatura të fjalës së fundit për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Dhomat janë të mobiluara me stil dhe kushte shumë të mira higjieno-sanitare për të përjashtuar marrjen e infeksioneve deri te thirrja e infermierëve për shërbim nëpërmjet orëve inteligjente që iu vendoseshin pacientëve.
Madje për akomodimin e pacientëve, përveç ofrimit të hotelit kundrejt pagesës deri në 60 euro nata, shumë klinika vinin në dispozicion të tyre si investim shtesë edhe apartamente për rastet kur pacientët shoqërohen nga familjarët./ Monitor
Çfarë do të ndodhë me shenjën tuaj të horoskopit në javën e fundit të gushtit?Dashi: Sipas horoskopit të Brankos java e re 26 gusht deri 1 shtator do të nisë shumë mirë. Të hënën, në fakt, Hëna e favorshme do t’ju mbushë me energji dhe vitalitet. Të enjten, Afërdita do të kalojë në kah të kundërt: në dashuri do të nevojitet më shumë maturi. Të shtunën për t’ia dedikuar njerëzve tuaj më të dashur. Do të favorizohen takime të reja.
Demi: Të hënën yjet do të favorizojnë veçanërisht projektet e biznesit dhe të punës. Të martën, Demi i përfshirë në një tregti do të mbështetet. Ditën e enjte, Afërdita do të kalojë në shenjën e Peshores dhe do të fillojë të mbrojë sferën profesionale.
Binjakët: Të hënën mund të vendosni t’i jepni fund një lidhjeje që nuk po funksionon. Të mërkurën disa Binjakë do ta gjejnë veten papritur të dashuruar. Të enjten, Afërdita do të jetë sërish aktive dhe do t’i japë një avantazh jetës tuaj në marrëdhënie dhe takimeve të reja.
Gaforrja: Të martën dikush mund të kapet nga disa mendime të dyta në dashuri. Megjithatë e marta është dita ideale për t’u fokusuar në marrëdhëniet. Yjet mund t’ju ndihmojnë të përjetoni momente shumë emocionale. Të mërkurën, Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë ëndrra të frymëzuara, intuitë të mira që nuk duhen nënvlerësuar. E premtja do të jetë një ditë që do të nxjerrë në pah disa çështje praktike, negociata për pasuri të paluajtshme dhe investime në para.
Luani: Siç përshkruan horoskopi i Brankos, java do të nisë me këmbën e djathtë. Të hënën, në fakt, mund të mbështeteni në një Hënë të bukur: nuk do t’ju mungojë energjia dhe dëshira për t’u përfshirë. Të martën, një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. E shtuna pritet të jetë një ditë kushtuar dashurisë dhe romancës. Dhe e diela është një ditë e mirë për të trajtuar çdo problem me partnerin/en.
Virgjëresha: Të hënën, Hëna në shesh mund të shkaktojë disa shqetësime të vogla në dashuri ose në familje. Do të duhet kujdes dhe gjakftohtësi. Të martën yjet do të lehtësojnë negociatat, veçanërisht ato tregtare dhe të pasurive të paluajtshme. Të mërkurën, dashuria mund t’ju japë emocione të veçanta. Të shtunën yjet do ju ftojnë të ndaloni dhe të reflektoni me qetësi për punën. Mos merrni vendime të nxituara.
Peshorja: Të hënën do të ketë një hënë të bukur për t’ju dhënë mbështetje. Një mundësi e re studimi ose pune mund të vijë të martën. E mërkura do të jetë një ditë plot romancë në sajë të Hënës së mrekullueshme. Të enjten do të mirëprisni Venusin në shenjën tuaj: jeta dashurore do të kthehet në plan të parë. Të premten mendoni të investoni paratë tuaja.
Akrepi: Të martën dikush mund të përfundojë një marrëveshje fitimprurëse, një negociatë e rëndësishme. Të mërkurën, Hëna në Gaforre mund të rezervojë një surprizë, siç është mundësia për të bërë një udhëtim krejtësisht të papritur. Të enjten, Afërdita do të bëhet neutrale dhe do të fillojë të merret më shumë me jetën praktike. Të premten, lini mënjanë krenarinë tuaj dhe bëni një diskutim të sinqertë.
Shigjetari: Sipas horoskopit të Brankos java juaj do të fillojë me një hënë të keqe. Të hënën, në fakt, Hëna tek Binjakët mund të shkaktojë disa momente tensioni. Jini të kujdesshëm. Të mërkurën yjet do të favorizojnë punët, aktivitetet e vetëpunësimit. Të enjten, Afërdita do të bëhet sërish aktive.
Bricjapi: E marta do të jetë një ditë në të cilën jeta praktike do të ketë përparësi mbi pjesën tjetër. Të martën, nëse e gjeni veten në një situatë të vështirë, dora e një miku të besuar do t’ju shtrijë për t’ju ndihmuar. Të mërkurën, Hëna në opozitë mund të nxjerrë në pah lodhjen e akumuluar ditët e fundit. Më mirë mos e teproni. Një takim veçanërisht i vlefshëm mund të ndodhë të enjten. Të premten, bëni një përpjekje për të eliminuar dyshimet, frikën dhe pasiguritë që mund t’ju pengojnë në një përpjekje të re. Të shtunën yjet do të rezervojnë një takim të veçantë për ju. Ndaluni pak të dielën dhe bëni një bilanc të situatës përpara se të merrni vendime të reja.
Ujori: E marta do të jetë një ditë plot dashuri, pasion, takime të veçanta. Puna do të kërkojë vëmendjen tuaj të mërkurën. Lajme janë në horizont. Të enjten do të zhvilloni një ndjenjë të thellë hakmarrjeje. Të shtunën yjet do ju inkurajojnë të lidheni me të tjerët. Përfitoni nga kjo mundësi për të krijuar lidhje të forta që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen. Të dielën mund ta konsideroni si ditë në rrezik të lartë polemikash dhe diskutimesh. Do të duhet të bëni kujdes të veçantë, nëse nuk doni të debatoni me dikë.
Peshqit: Të hënën do t’ju duhet të përballeni me një Hënë të pafavorshme: përgatituni të përballeni me një ngjarje të vogël të papritur, një shqetësim, një moment tensioni. Të mërkurën Hëna në Gaforre do ju dhurojë momente plot romancë. Të enjten do të shpëtoni nga kundërshtimi i Venusit. Të dielën, nëse nuk i kushtoni vëmendje të veçantë formës tuaj fizike, rrezikoni të vuani nga dhimbje stomaku, lëngje të tepërta gastrike, hernie hiatale të ezofagut dhe probleme të tjera fizike.
Vrasja në azil/ Vdes në spital Zyhdi Shehi, goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës78-vjeçari Zyhdi Shehi, që u akuzua se vrau shokun e dhomës në një shtëpi të moshuarish në Tiranë, u nda nga jeta këtë të diel.
Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pas ngjarjes së rëndë në azil, Shehi u arrestua, por më pas me vendim të trupës gjykuese, ai u shtrua në një spital psikiatrik.
Zyhdi Shehi u akuzua se goditi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës në azil, Virxhil Vesho, pas një konflikti banal mes dy të moshuarëve për krevatin.
Për ngjarjen u arrestuan dy infermieret e azilit, Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, të akuzuara se tentuan të fshihnin krimin sepse pas vrasjes, kanë telefonuar agjencinë funerale dhe jo policinë.
Kush është gazetarja që rikthehet në “Top Channel”? Zëvendëson Erjona Rusin dhe Arjon MuçënNë sezonin e ri televiziv, Erjona Rusi dhe Arjon Muça nuk do të jenë moderatorët e emisionit “Shqipëria Live” në “Top Channel”.

Dyshja njoftoi largimin pak javë më parë, në puntatën e fundit të emisionit, para nisjes së pushimeve verore.
“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, Erjona Rusi.
Vendin e tyre, sipas Revistës “Who” do ta zërë Sidorela Gjoni.

Ky do të ishte një rikthim për të në “Top Channel”, pas eksperiencës që pati fillimisht si gazetare terreni për departamentin e informacionit dhe më vonë si moderatore e “Breaking” në “Top News”.
Breshër dhe vetëtima, meteorologët tregojnë ditët kur do të ketë reshje gjatë javësJavën që vjen vendi ynë pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë.
Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra.
Ditën e enjte dhe të premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Përsa i përket fushës termike, pritet të kemi një rënie graduale të temperaturave deri ditën e enjte, ndërsa ditën e premte pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.
Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
2 vite “i zhdukur”/ Rikthehet Flori Mumajesi?Këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi festoi ditëlindjen të premten dhe ajo që ra në sy mes gjithë urimeve që mori ishte dëshira e miqve të tij për t’u rikthyer sa më parë në tregun muzikor.
Thuajse në çdo urim Florit iu kujtua se i mungon tregut dhe se fansat mezi e presin rikthimin e tij.

Dhe duket se planet e këngëtarit janë për një surprizë të madhe, që po e përgatit.
Njerëzit e afërt të Florit bëjnë me dije se kantautori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital.

Prej vitesh Flori Mumajesi është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Por së fundmi, ai është parë shpesh në Tiranë, ndërsa edhe ditëlindjen ai e festoi këtu me miqtë.

Disa muaj më parë, të gjithë dyshuan se Flori po paralajmëronte rikthimin e tij në muzikë kur ndryshoi foton e tij të profilit dhe mbi të shkruante “Pak Flor”. Të jetë ky emri i koncertit recital që përflitet se ai po përgatit?
VIDEO/ Makina “fluturon” në kanal në BeratNjë aksident rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të diele në aksin Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një mjet tip “Toyota” përfundoi në kanal pas një manovre që bëri në rrugë, për të shmangur një makinë tjetër tip “Benz”.
Drejtuesi i mjetit “Benz” dështoi të bënte një parakalim dhe shoferi i “Toyotës” shmangu përplasjen me të duke rënë në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit “Toyota” doli nga mjeti pa lëndime të rënda, ndërsa shoferi i “Benz-it” htë shoqëruar në polici.
Vrasja në Astir/ Policia arreston edhe shokun e viktimës. Për çfarë akuzohetPas vrasjes me thikë të 34-vjeçarit Amarildo Hoxhallari në Astir, policia ka vënë pranga edhe shokun e tij, që e shoqëronte në momentin e ngjarjes së rëndë.
Sipas policisë, 33-vjeçari me inicialet A. M. ndodhej së bashku me Hoxhallarin kur ky i fundit u godit katër herë me thikë nga Darmend Keli.
Shoku i Hoxhallarit u arrestua sepse u kap i dehur duke drejtuar motorin e tij.
Ai është ndaluar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, kurse hetimet për krimin e rëndë vijojnë.
Sipas dëshmisë së Darmend Kelit, ai e qëlloi Amarildo Hoxhallarin sepse i ngacmoi të fejuarën.
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Roja i parkingut gjuan 30-vjeçarin. I riu bie pa ndjenja (EMRAT)Një sherr për motive banale u regjistrua këtë të diel në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.
Një 35-vjeçar, i identifikuar si Gledian Daullçiu, që punonte si roje në një parkin në zonë, u konfliktua me 30-vjeçarin Endri Mera.
Gjatë debatit, roja e goditi të riun me bërryl në fytyrë dhe për pasojë, 30-vjeçari ra pa ndjenja në tokë.
Endri Mera u dërgua në spital, ku ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa Gledian Daulliu u arrestua.
Konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për një vend parkimi.