zoom

Day ArchiveFoto/ Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamje

Një prej ish-banoreve më të komentuara të “BBV3” Ilnisa Agolli, ka bërë ndryshimin drastik në pamjen e saj.

Nga flokët tipike bjonde, Ilnisa është kthyer në brune.

Pamjet i ka publikuar vetë gazetarja në Instagramin e saj.

Basha i përgjigjet Metës: Mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, ndërsa ky i fundit akuzoi atë dhe Ramën për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Ilir Meta është simboli i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. “Meta është njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për të fuqizuar Edi Ramën, ndërsa vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista”-thuhet më tej në reagimin e Bashës.

E plotë:

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.
Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.

Detajet nga arrestimi i policit në Durrës/ U kap në flagrancë me pronarin e klubit të striptizmit

Mediat kanë zbuluar detaje të tjera nga arrestimi i shefit të sektorit kudër trafiqeve dhe narkotikëve në Durrës, Gazmir Preçi.

Top Chanel Raporton se duke ambjentit ndaj të cilit polici kishte vendosur “gjobë” një klub striptizmi.

Duke përdorur detyrën, polici i kishte kërkuar pronarit të këtij biznsi 20 mijë euro që ta linte të qetë të punonte.

Preçi fillimisht kishte organizuar disa kontrolle pa asnjë bazë dhe kur nuk gjeti asgjë të paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pasiguruar, jashtë kompetencave të tij.

Ishte pikërisht pronari i biznesit që denoncoi rastin, më pas AMP bëri arrestimin në flagrancë ndërsa kryekomisari dhe pronari u takuan për të bërë gjysmën e pagesës, shumën prej 10 mijë eurosh.

5 të akuzuar për vdekjen e aktorit të njohur/ Mesazhet “fundosin” asistentin dhe mjekët

5 persona janë akuzuar nga autoritetet amerikane për vdekjen e yllit të holliëood-it, Mathew Perry.

Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekët dhe asistetnti I aktorit. Prokurori I çështjes së ngritur prej disa muajsh tha se mjekët I dhanë Perry-t një sasi të madhe të etaminës, dhe madje gjatë një shkëmbimi të mesazheve, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i Friends.

“Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dinin se ajo që po bënin ishte gabim”, tha prokurori.

Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur ndërroi jetë.

Prokurori tha se të akuzuarit kishin këmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes.
Mjekët dhe asistenti tentuan të fshihnin përfshirjen e tyre në furnizimin e Perryt me ketaminë, e cila është një substancë e fuqishme që shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjen kronike dhe depresionin.
Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje.

Pamjet e arrestimit/ Ky është kryepolici i Durrësit që shantazhonte pronarin e biznesit në bregdet

Personi që po shihni në foto është Gazmir Preçi, shef sektori kundër trafiqeve dhe narkotivë në Policinë e Durrësit që u arrestua këtë të enjtë në mbrëmje.

Preçi i vu në pranga pas hetimeve të AMP dhe SPAK ndërsa kishte shantazhuar pronarin e një bizesi në qytetin bregdetar me 20 mijë euro, përndyshe do t’I mbyllte ambjentin në pronësi të tij.
Gazmir Preçi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Pamjet nga arrestimi:

https://streamable.com/ot04m9

 

E FUNDIT/ Arrstohet zyrtari i lartë i Policisë së Durrësit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore , pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me SPAK ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G.P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

ZYrtari I plocisë së Durrësit dyshohet se ka kryer shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.Hetimet kanë zbuluar se punonjësi I policisë i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Sarandë/ Pushuesi ndërron jetë në breg të detit

Arresti kardiak, i ka lënë në mes pushimet në Sarandë, një 87-vjeçari nga Memaliaj.

Policia ka bërë me dije se ngjajra ka ndodhur në breg të detit rreth në lagjen nr4 në Sarandë.

I moshuari është ndjerë keq gjatë kohës që qëndronte në plazh dhe është dërguar me urgjencë në spital ku edhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor mberriti në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në 1 tetor, “sy e vesh” nga Amerika

Dy kandidatët për zëvendës president të SHBA, demokrati Tim Waltz dhe republikani JD Vance kanë rënë dakord të përballen në një debat public në datën 1 tetor, më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve.

Debati do të zhvillohet në CBS News, ndërsa kjo do të jetë hera e parë për të dy kandidatët në një përballje të tillë.

Siç ka bërë me dije, senatori i Ohios, JD Vance, diskutimi do të zhvillohet në prani të publikut.

Debatet e kandidatëve për president apo zëvendësve të tyre janë një zhvillim tejet i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet në Amerikë për shkak të ndikimit në opinionin publik.

Ishte pikërisht debate i parë, mes Donald Trump dhe Joe Biden që e bëri këtë të fundit të tërhiqet nga gara, një lëvizje kjo e rrallë në historinë amerikane.

Biden hoqi dorë, duke i lënë vendin zëvendëses së tij, Kamala Harris e cila i është future “luftës” për tu future në Shtëpinë e Bardhë.

Nxehet Ilir Meta, përplas dorën në tavolinë: Tentuan të bllokojnë llogaritë bankare

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli me tone të ashpra nga mbledhja e kryesisë pasditen e kësaj të enjte teksa tregoi tentativa për bllokimin e llogarive bankare të Partisë së Lirisë.

Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

“Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat? Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”- u shpreh Meta.

Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.

“Kë njeh president kjo drejtoresha, këlyshët e Dumdumanit, Ramoviçit. Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës. Hë me Tedi, e fshehin dot po shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri.”- vijoi Ilir Meta më tej.

Kreu i Partisë së Lirisë nuk e përmedni emrin e bankës në fjalë por tha se mund ta falimentonte atë brenda 24 orëve.

Lëvizje në juglindje/ Ndryshohen drejtuesit e komisariateve

Disa ndryshime janë bërë mbrëmjen e kësaj të enjte në disa komisariate në juglindje të vendit.

Altin Gusho është larguar nga drejtimi të komisariatit të Kolonjës për të bërë të njëjtën detyrë nga dita e sotme në komisariatin e Devollit. Shefi i këtij komisariati Edvin Peci kalon në një detyrë tjetër në veri të vendit.

Eduard Liço është shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, aty ku mësohet se ka patur lëvizje të tjera brenda këtij komisariati. Arjan Boçi deri tani ka qenë i komanduar si shef komisariati ndërsa ditën e sotme është zyrtarizuar si numri një i komisariatit të Maliqit.

Ndërsa nga detyra nuk janë lëvizur drejtuesit e komisariateve Korçë dhe Pogradec, Genti Diko dhe Elton Halili.