zoom

Day ArchiveKy është babi që abuzonte seksualisht prej vitesh me të bijën 9-vjeçare

Ky është babai, i cili abuzonte seksualisht me vajzën e tij 9 vjeçare, prej shumë vitesh. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku sipas asaj që raportojnë mediat vendase, tashmë 40-vjeçari ka rënë në pranga, pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës.

Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare. Vogëlushja, sipas informacioneve të televizionit publik ERT, i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimi në polici.

Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit.

Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, ata të shokuar kanë gjetur një sërë fotosh dhe video me material pornografik me vetë fëmijën e tij.

Të gjitha sendet e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin e Kriminalistikës së Policisë për hetime të mëtejshme. Familja në fjalë jetonte vitet e kaluara në një zonë të Atikës Perëndimore dhe ishte shpërngulur në dy vitet e fundit në një fshat afër Spartës.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4 vjeçare e deri më sot. Sipas informacioneve në mediat greke çështja filloi të zbardhej kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte.

Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij para motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjua historinë ka shpërthyer në dënesa dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

40-vjeçari që punon vitet e fundit në një biznes privat në Lakoni, pritet të dalë para gjykatës në orët e ardhshme./ Zoom.al

Video/ Mirlind Daku shënon supergol për skuadrën e tij

Mirlind Daku po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari te Rubin Kazani. Sulmuesi 26-vjeçar e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bomberi kuqezi gjeti sërish rrugën e rrjetën në duelin e ditë së sotme ndaj Rostov. Shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 62-të.

Ky ishte goli i tretë në 4 javë kampionat për Dakun, që është shndërruar në një bomber të vërtetë te Rubin Kazani.

GOLI I DAKUT: VIDEO

(VIDEO) Rrëzohet aeroplani i pasagjerëve, dyshohet për 62 viktima

Një avion pasagjerësh është rrëzuar ditën e sotme në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa dyshohet se nuk ka të mbijetuar.

Avioni i modelit ATR-75-500, është parë të rrotullohet në ajër teksa është në rënie të lirë. Ky avion ka një kapacitet prej 68 pasagjerës, por është e paqartë se sa ndodheshin në bord.

Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, në bord kanë qenë 58 pasagjerë, dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni ishte nisur nga Cascavel në Sao Paulo nga Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos./ Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit.

Spiropali e thirri mbledhjen në fund të muajit Gusht duke shtyrë edhe më tej zgjidhjen e konfliktit mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, i cili zvarritet në korridoret e parlamentit prej më shumë se një viti. Njëlloj si në qëndrimet e mëparshme shumica parlamentare përmes kryetares Spiropali i kërkon Këshillit të Legjislacionit të “shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Një ditë më parë kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkoi mbledhje të “Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e sesionit ta caktojë brenda periudhës ‘3 ditë nga paraqitja e kërkesës’”. Bardhi tha se kjo e drejtë lindte nga Kushtetuta.

Por në përgjigje të kësaj kërkese Spiropali pretendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhej të kalonte më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe se ky i fundit duhej të prodhonte një raport për kryetare e kuvendit. Kjo skemë u përdor edhe një vit më parë nga socialistë që më pas e shtynë vendimmarrjen mbi vendimin e Kushtetueses për disa muaj dhe në fund votuan kundër në seancë plenare.

Megjithatë këtë herë shumica gjendet para një vendimi të qartë të gjykatës që i urdhëron ata të dërgojnë mandatin e Xhaçkës për shqyrtim para saj. Kushtetuesja, në vendimmarrjen e saj në fillim të korrikut të këtij viti, u shpreh se sjellja e socialistëve ndaj vendimeve të saj cënonte themelet e shtetit.

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet e bardhë në të zezë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Në fjalën e saj gjatë votimit në Kuvend në prill të këtij viti Xhaçka fajësoi mediat dhe pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte pushuar çështjen.

Por vendimi i ri i Gjykatës i ka përgënjeshtruar këto qëndrime, duke e cilësuar sjelljen e shumicës parlamentare si antikushtetuese dhe duke urdhëruar që çështja të shkojë para saj për shqyrtim në themel./ Reporter.al

U shtrua në reanimacion prej problemve me zemrën – Aktori Mehdi Malkaj del nga spitali

Gjendja shëndetësore e aktorit Mehdi Malkaj është përmirësuar.

Pasi u shtrua me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” prej problemeve me zemrën, aktori ka lënë këtë të premte spitalin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë stafi mjekësor i QSUT, që në rrjetet sociale ka postuar një foto me Mehdi Malkajn, pak para se të linte ambientet e spitalit.

Aktori Mehdi Malkaj u shtrua në reanimancion më 2 gusht Malkaj pas shqetësimeve që ndjeu në anën e majtë të kraharorit.

Dhimbjet aktorit iu shfaqën teksa ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë, duke vizituar një të afërm.

Shqipëria merr masa për të frenuar hyrjen nga Greqia të murtajës së bagëtive të imta

Autoritetet e shërbimit veterinar në zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë njoftuan masa të posaçme për të parandaluar hyrjen e murtajës së bagëtive të imta që ka prekur vendin fqinj.

Shërbimi veterinar shqiptar është në terren në Qarkun e Gjirokastrës me 7 grupe kontrolli i tha Zërit të Amerikës Krenar Veliu, në shërbimin veterinar rajonal.

“Po monitorohen fermat e mëdha të bagëtive të imta dhe sidomos transporti i bagëtive, po kryhen kontrolle për raste të dyshuara dhe deri tani nuk është evidentuar në Shqipëri asnjë rast me murtajën e bagëtive të imta”, tha zoti Veliu.
Ai tha se murtaja e bagëtive të imta (deleve dhe dhive) që është shfaqur në Greqi, së fundmi, është një sëmundje që nuk transmetohet nga bagëtitë tek njerëzit, por dëmton rëndë ekonominë blegtorale.

Sëmundja ka aftësi përhapëse të mëdha dhe bagëtitë e prekura duhet të asgjësohen, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve, tha zoti Veliu.

Sipas burimeve zyrtare grupe monitorimi janë ngritur edhe shërbimet veterinare rajonale në disa qarqe të tjera të vendit si atë të Korçës, Beratit dhe Elbasanit.

Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre.

Më parë në disa zona kufitare janë kryer transporte të paligjshme të bagëtive nga Greqia në Shqipëri dhe nëse ky fenomen vazhdon në brezin kufitar, mund të sjellë, sipas veterinerëve, transferimin e sëmundjes edhe në Shqipëri.

Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qëndrore dhe disa mijë bageti të prekura janë asgjësuar nga autoritetet veterinare në disa zona të Greqisë.

Sipas udhëzimit të Bashkimit Europian, kafshët që rezultojnë të prekura duhet të theren.

Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras vendosi këto ditë si në masë parandalimi për të frenuar përhapjen e sëmundjes ndalimin e transportit të dhive dhe deleve në të gjithë Greqinë.

Sëmundja e murtajës së deleve dhe dhive ka qenë endemike për shumë vite në shumë vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë ku zbatohen programe vaksinimi për ta kontrolluar atë.

Në Evropë, të dhënat zyrtare i referohen rasteve në Gjeorgji në vitin 2016 dhe në Bullgari 2018 ndërsa këtë verë murtaja e bagëtive të imta u shfaq në Rumani dhe më pas edhe në Greqi./ Zëri i Amerikës

Stresi poston video me Noizyn: Plasni!

Reperi Stresi vazhdon fushatën e tij mbështetëse ndaj Noizyt, pas arrestimit të këtij të fundit për sherrin me Medi Isenin.

Pas thirrjeve publike për lirimin e tij, Stresi ka postuar në “Instastory” një video të tjetër, ku është bashkë me Noizyn.

Ata janë të dy duke performuar në skenë këngën e tyre “Medaljoni”.

Për të përcjellë mesazhin e tij, Stresi ka zgjedhur në video vargjet: “Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni”.

Videon ai e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Dueti më i mirë! Plasni”.

Vetë Stresi është në kërkim nga autoritetet në Kosovë pas konfliktit të dhunshëm ku akuzohet se është përfshirë së bashku me Noizyn përballë grupit të Medi Isenit, personazh i njohur në TikTok.

Rikthehet i nxehti përvëlues – Meteorologët tregojnë sa ditë do të zgjasë: Ata që janë në plazh…

Këtë fundjavë do të rikthehet i nxehti përvëlues.

Sipas meteorologëve, duke filluar nga dita e shtunë, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë nxehtësie që vjen nga Saharaja dhe termometri do të regjistrojë deri në 41 gradë.

Këto temperatura do të jenë prezente të paktën deri të martën.

“Temperaturat kryesisht ato në vlerat e mesditës duke filluar nga dita e shtunë edhe javën që vjen, pritet të jenë në vlerat nga 39 deri në 41 gradë Celcius. Pra, do të jetë një tjetër javë ferri për shkak të masave të nxehta e përvëluese me origjinë nga shkretëtira e Saharasë në Afrikë. Me depërtimin e këtyre masave mbi Mesdhe, ato ngopen me lagështi dhe njeriu ato do t’I ndjejë disa gradë më shumë, për shkak të lagështirës që ato mbartin. Pra nëse në kafazin meteorologjik do të jenë 39-41 gradë, trupi i njeriut ato do t-I ndjejë 45-47 gradë Celecius”, tha meteorologu Elvin Jahaj.

Ai shpjegoi se kujdes duhet të bëjnë edhe pushuesit në plazhe sepse do të përballen me erë intensive gjatë këtyre ditëve.

“Një element i rëndësishëm kryesisht për pushuesit në plazhe është edhe era, që do të fryjë intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, me shpejtësi mesatare 1-10 metra për sekondë, por hera herës do të fitojë shpejtësi deri në 16 metra për sekondë duke u intensifikuar dhe duke u bërë e bezdisshme për pushuesit.

Kjo nxehtësi nuk është normale, dhe nga të dhënat që ne disponojmë nuk ka ndodhur ky fenomen që të zgjasin më shumë se 40 ditë temperaturat në vlerat e mesditës që nuk zbresin poshtë 37 gradë Celcius”, deklaroi meteorologu.

EMRI/ Mbytet një i moshuar në plazhin e Pishporos

Një i moshuar u mbyt në det pasditen e kësaj të premteje në plazhin e Pishporos në Fier.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 69-vjeçari Kamber Kamberi u nxor i pajetë nga uji.

Dyshohet se ai ka pësuar infarkt, por policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Pogradec, makina përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zvirinë.

Në aksident u përfshinë dy mjete, një furgon mallrash e një mjet tip “Opel”.

Nga përplasja e fortë, mjeti “Opel” doli nga rruga, duke u përmbysur jashtë saj.

Dy persona u plagosën gjatë aksidentit. Ata u dërguan për ndihmë mjekesore në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.