zoom

Day ArchiveTronditëse/ E reja goditet me gotë në fytyrë dhe pëson çarje: Antonela Berisha porositi dhunuesin

Një vajzë e identifikuar me emrin Klea Prenga denoncon publikisht se është sulmuar teksa po darkonte në një restorant.

Në një postim në rrjete sociale ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak, ajo pretendon se Antonela Berisha, ish-banorja e BBV1 dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe motra e saj, kanë porositur një person ta sulmojë teksa ndodhej në restortant ku siç tregon dikush i afrohet dhe e godet me gotë xhami.

E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës. Ngjarja do të ndiqet në mënyrë ligjore.

Postimi i plotë:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.

Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time.

Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Do jua çjerr maskën shumë shpejt.

Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend.

Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

 

Shembet Tirana Bank tek Garda/ Do të ndërtohet kullë 40 kate

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi një ditë më parë lejen e zhvillmit për ndërtimin e një kulle të quajtur “Grand Park Skyline”, me vendndodhje në Rrugën “Adem Jashari”. Kulla do të ngrihet ngjitur me derën e Gardës së Republikës, ne vendin ku sot gjendet ndërtesa katër katëshe e Tirana Bank, ndërsa kompania përfituese e lejes quhet X One shpk.

Edhe pse në njoftimin e rendit të ditës të KKT nuk saktësohen përmesat e objektit, Kapitali ka mësuar se bëhet fjalë për një kullë rreth 35 deri në 40 kate e lartë, e cila do të ngrihet ngjitur me hyrjen kryesore të Parkut të Liqenit Artificial.

Kullat e larta që mbijnë në seri në qendrën e Tiranës, tashmë kanë nisur të gufosin dhe hapësirën e vetme të gjelbërt të kryeqytetit, Parkut të Madh të Liqenit.

X One shpk është një kompani, e cila zotërohet nga tre pronarë. Ata janë Çesk Ivanaj dhe Ylli Ujka, të cilët zotërojnë nga 37 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa e mbetur prej 26 për qindësh zotërohet nga biznesmeni Ilir Trebicka.

Ylli Ujka është një biznesmen shqiptar nga Lezha, i cili që nga viti 1997 e deri para pak kohësh ka jetuar në provincën e Vareses në Itali, ku zotëron grupin industrial IDA.

Se fundmi Ujka është kthyer në Atdhe dhe vetëm një muaj më parë ra pre e një mashtrimi, teksa disa persona i morën para në emër të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ilir Trebicka është një tjetër biznesmen i madh i ndërtimit, i njohur edhe për miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama, që nga koha kur të dy kanë qenë të angazhuar me basketbollin.

Zoti Trebicka ka përfituar edhe statusin e investitorit strategjik për një hotel brenda kompleksiy turistik të quajtur “Thymus”, që po ndërton në Dhërmi./ Kapitali.al

Noizy në paraburgim për sherrin me Medi Isenin, reagon avokati i tij

Noizy dhe DJ Crax ndodhen në paraburgim në Tiranë, në pritje për t’u ekstraduar në Kosovë.

Ata u lanë sot në burg nga Gjykata e Tiranës, ndërsa në Kosovë do të përballen me akuzën “Lëndime të rënda trupore”.

Por avokati i Noizyt, Besnik Berisha, thotë se akuzat e ngritur ndaj këngëtarit është e kundërligjshme sepse dëmtimet Medi Isenit gjatë sherrit nuk ia shkaktoi ai.

Reagimi i avokatit të Noizyt në rrjetet sociale:

Dy fjalë për Noizyn meqë urën e “hapëm” . Noizy kundërligjshëm pandehet për lëndim të rëndë trupor dhe kjo do të provohet në të ardhmen e afërt.

I dëmtuari në këtë rast ka pësuar vetëm dëmtime të lehta trupore, ndonëse jo për fajin e Noizyt e as për shkak të përfshirjes se tij në këtë incident.

Lëndimi i lehtë trupor nuk justifikon urdhërarrestin dhe as paraburgimin. Pikë!

Siç duket Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësore t’i sigurojë aktekspertim.

Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kanë me çka .

P.S. Tash ju ftoj me çu pyetje edhe andej, se unë si avokat i Noizyt u përgjigjem kur të doni.

EMRAT/ Kush janë dy infermieret që u arrestuan për vrasjen në azil. Fshinë njollat e gjakut

Dalin në pah detaje të reja për vrasjen në azilin privat në Tiranë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dy infermieret që u arrestuan nga policia pas ngjarjes janë Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç. Njëra prej tyre mbante postin e kryeinfermieres.

Ato u ndaluan nga policia e Tiranës disa orë pas ngjarjes, të akuzuara se u përpoqën të fshehin vrasjen e të moshuarit Virxhil Vesho.

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, pasi kanë parë trupin e pajetë të të moshuarit, kanë pastruar njollat e gjakut dhe më pas kanë telefonuar agjencinë funerale për të kryer ceremoninë e varrimit. Por, ato nuk kanë marrë në telefon policinë.

Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.

Virxhil Vesho u vra pasi u godit disa herë me bastun hekuri nga shoku i tij i dhomës në azil, Zyhdi Shehi.

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për nesër? Ja sa do të regjistrojë termometri

Për ditën e nesërme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta, si shkak i ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Këto vranësira në relievet e larta malore (male) do të shoqërohen me reshje shiu (pika) dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit), lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në relievet malore 14 deri në 35°C
Në zonat e ulta 17 deri në 39°C
Në zonat bregdetare 19 deri në 37°C

Burokracia i mban larg fermerët shqiptarë nga fondet e BE-së

Fondet e ndihmës për bujqësinë – si programi IPARD i Bashkimit Evropian, mbeten të paarritshme për fermerët dhe blegtorët në Dibër, për shkak të burokracisë dhe mungesës së informacionit.

Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet.

“Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t’i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar.

Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate.

Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së.

Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD.

“Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti.

Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua.

Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro.

“Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti.

Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t’i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet.

“Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti. “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte i komplikuar.

“Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai.

Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare.

Skandali u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR.

Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre.

“Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë.

Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar.

“Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai./ Reporter.al

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Vret veten italiani, hidhet nga kati i nëntë (PAMJE)

Një shtetas italian i dha fund jetës në Vlorë pasditen e kësaj të enjteje.

87-vjeçari u hodh nga kati i nëntë i pallati ku banonte,në zonën e ish- kombinatit të peshkut, në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë, i moshuari, që ishte paraplegjik, e ndërmori aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vrasja në azil/ Arrestohen dy infermieret. Telefonuan agjencinë funerale, deklaruan se…

Dy infermiere të azilit privat në Tiranë, ku u vra 82-vjeçari Virxhil Vesho, u arrestuan nga policia.

Ato akuzohen se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë, por kanë telefonuar një agjenci funerale pas ngjarjes.

Në polici ato kanë deklaruar se nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon.

Sipas dëshmisë së tyre, infermieret kanë menduar se Virxhil Vesho kishte vdekur për shkak të rrëzimit dhe jo nga dhuna e ushtruar me bastun nga shoku i tij i dhomës.

Stresi kërcënon autoritetet nga arratia: Mos u afroni se do bëhet nami

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, reagoi ashpër pasi u shpall në kërkim nga autoritetet në Kosovë për sherrin me Medi Isenin, ngjarje për të cilën janë prangosur Noizy dhe DJ Crax.

Në Instagram, Stresi, nga arratia, nuk kurseu kërcënimet për autoritetet, të cilët i paralajmëroi se nëse do t’i afrohen për ta arrestuar, “do të bëhet nami”.

Stresi mohon që të ketë faj në këtë ngjarje dhe akuzon ministren e Drejtësisë në Kosovë se nuk po merret me problemet dhe ngjarjet e vërteta në vend.

Reagimi i Stresit:

Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi.

Kujdes, mos i hipni kalit mbraspht ju sugjeroj mos u afroni se do bëhet nami kaq po ju them…Ju keni punën tuaj respekt, por të vini dhe të më kapni veç pse i teket ministres jo, s’do ta lejoj. S’kam fjetur që dy vjet gjumë rehat prej sharjeve e kërcënimeve, çohet kjo zdralica thotë ekstradim, a thua kemi vra njerëz. Në Shqipëri më njeh e gjithë Policia e Shtetit (gëzoj respekt edhe për ata) por s’do t’i lejoj veç pse i teket ministres. Shko bëj biznes me serbët, pastaj lija gjykatës këto punë e bashkëpunonim e Gjykatën e Tiranës, zgjidhni problemin.

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 38-vjeçari u godit 3 herë në gjoks. Shkak, borxhi 5 mijë euro

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku u vra një shqiptar dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Sipas mediave italiane, shqiptari Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit në gjoks 3 herë me thikë, gjatë një përleshjeje me bashkëfshatarë në Via San Giovanni.

38-vjeçari, i shoqëruar nga tre persona të tjerë, kishte shkuar në zonë për të larë hesapet për një borxh prej 5 mijë eurosh që familja tjetër i kishte atij.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte i armatosur me shkopinj.

Pas goditjeve në gjoks, Dritan Idrizi humbi jetën, ndërsa të plagosurit e tjerë u dërguan në spital.