zoom

Day ArchiveAhmetaj: Rama si Kim Jong Un, i ka prodhuar dhe ngrënë vetë dardhat dhe pjeshkat

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Kim Jong Un.

Në intervistën e dhënë për “Syri TV” nga arratia, Ahmetaj tha se ka marrë mesazhe kërcënuese pas intervistës së parë që dha në shkurt.

Por ai shtoi se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë të denoncojë aferën e inceneratorëve duke përmendur emrat e përgjegjësve, sipas tij.

Ai e quajti Ramën Kim Jong Un që ka prodhuar e i ka ngrënë po vetë dardha e pjeshka.

“Pas intervistës në shkurt të thashë i pres të gjithë. Këta e trajtuan familjen time si familje çifute në Poloni në vitet 1939-40, pas okupimit nazist. Këta akuzuan ish-gruan dhe gruan, për pastrim parash. Çfarë më thanë mua këta. O të çojmë në të s’ëmës të lëmë fëmijët jetimë, ti marrim e ti fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas, po flas se unë e kam ndarë mendjen. O djalë, ka një njeri që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë. Boll u sollët si polici politike. Boll nuk ja kam borxh njeriu. Borxh ja kam vetëm drejtësisë të më trajtojë me prezumim pafajësie, me dinjitet si një ish-punonjës i shtetit dhe me letra jo se i dashka qejfi Kim Jongut, batutaxhiut të lagjes, me dardha, molla, pjeshka. Prodhuesi i dardhave, mollëve dhe pjeshkave. Prodhuesi dhe ngrënësi. Çfarë pres? Pres sulm, sajesa deri tek jeta. E kam ndarë mendjen. Ka njerëz që kanë pyetur miqtë e mi, çfarë bën, shiko se, në formë kërcënimi. Nuk funksionon. Nuk funksionon. Do ti shkoj deri në fund. Ed Rama të vazhdojë të tallë atë që quhet ashtu, me batuta”, deklaroi Arben Ahmetaj gjatë intervistës.

Ahmetaj: Top Channel nuk e kontrollon më Veliaj, por Belinda Balluku. Kam prova

Duke akuzuar drejtuesit e Top Channel se janë përfshirë në aferën e inceneratorëve, Arben Ahmetaj deklaroi se sot linja editoriale e këtij televizioni orientohet dhe kontrollohet nga Belinda Balluku.

Sipas tij, Balluku ka spostuar Erion Veliajn në këtë pozicion për shkak të ndryshimeve që po ndodhin brenda në Partinë Socialiste dhe klaneve që janë krijuar.

Ahmetaj akuzoi media të caktuara, duke përmendur edhe Top Channel, se kanë organizuar sulme të orkestruara ndaj tij për shkak të implikimit në aferë.

Pjesë nga biseda:

Peka: Më josh pak kjo çështja e medieve. Ju po thoni se Belinda Balluku është tashmë kryeredaktore e TCH? Nuk është më Veliaj?

Ahmetaj: E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë. Unë kam pasur konflikte me Erion Braçen, konflikte fiskale, ai mendonte për një gjë, unë mendoja ndryshe. Debate, njëherë fitonte ai, njëherë fitoja unë. Si nuk flasin për një gjë. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator. Po mirë, ti bëj unë një pyetje Erion Braçes. Të lutëm se nuk ka nevojë të më përgjigjesh se nuk dua të hyj në debat me ty. Dmth njohja e një njeriu është përgjegjësi. Sa ka njohur Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Edi Rama, që kanë dalë ashtu siç nuk ishin, që ka dashur ti çojë në të s’ëmës si puna ime. Dmth i bie që njohja ime me Mirel Mërtirin, nuk ka rëndësi pastaj se kush i bëri procedurat, kush ka vjedhur, ka incenerator apo jo, ku janë paratë, ca 5D-je ka, çfarë IPARD ka, nuk ka rëndësi çfarë AKSHI ka, çfarë tuneli ka. Apo të ja rrasim këtij, se njihte njërin. Kjo është PS. Jo nuk është kjo. PS është Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, është Ben Pëllumbi që nuk pati kurajo. Është Majko me gjithë të mirat e gjysëm të këqijat. Ka njerëz me dinjitet që nuk flasin. Pse nuk flasin.

Peka: Se janë me dinjitet…

Ahmetaj: Po pse nuk flasin.

Peka: Ku ka njeri me dinjitet aty.

Ahmetaj: Të lutem.

Peka: Ju po hetoheni se keni pasur shok njërin, ndërkohë që ky që është me dinjitet e ka vëllain të dënuar dhe e fsheh.

Ahmetaj: Mos e ngatërro. Emra si këta, nuk më kanë dashur mua, por e di se do të vijë dita që do të flasin. Një ditë, njëri nga këta emra do të marrë të lexojë dosjen. Erion Braçe thotë e urrej këtë njeri, se ku ka qenë në mendjen e tij, kundër subvencioneve të bujqësisë, për shkak të pozicionit. Por të ja lexoj njëherë dosjen maskarait. Do ta lexojë dhe do të llahtariset. Fatmir Xhafaj mbase e ka lexuar dhe është llahtarisur. E del aty e thotë një sekondë, në parlament. E jep një mesazh që SPAK ti flasë mendjes. Pse SPAK nuk merret me këto. Edhe punën në konsulencën e Eriolës, jashtë Shqipërisë, që ska lidhje me inceneratorët, investimet publike, nuk ka lidhje me mua, e quan fiktive, është pastrim parash. Po pse more djalë të do qejfi ty që çdo ditë të jetës time ta cilësosh fiktive dhe pastrim parash. Shitja e pronave të familjes time dhe të Albinës ta cilësosh pastrim parash. E di çfarë bën. Investigon 2004, çpunë ka ky me 2004. E çfarë bën. Kur unë ribëj pas divorcit deklarimin, deklarim i rremë se nuk ka qenë aty. E kam deklaruar që në 2004, në 2009 e kam deklaruar aty, është ndarje pasurie me ish-gruan. Ooo, si ka mundësi që ti, apo nuk i lexon, apo të ka zënë sytë dashuria për bosin. E para njëherë po ta jap si këshillë personale, kujdes me dashurinë për bosin.

Peka: E keni nga eksperienca personale …

Ahmetaj: Se pritat janë të pritshme, e dyta, mos e shkel ligjin për dashurinë për bosin. Zbatoje ligjin me rigorozitet për ti treguar dashurinë për bosin. Mos e bëj këtë. Mos e merr personale me askënd, as me atë doktorin që kur vjen në gjykatë, i thua, erdhi ky plehra. Se ka një doktor ai që ky ka dashur ta mbajë brenda, se ky do ti mbajë të gjithë brenda. Dhe kur vjen ky në gjykatë, që kanë seancat, erdhi ky plehra, thotë Altin Dumani. E kanë dëgjuar njerëz aty. Ka surpriza, të reja, kemi arrestuar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. Inceneratorët ta përsërita, e lexon dosjen ti, apo ta bën Millonaj me gjysëm llafet e saj, dhe Besmiri i Ulsiut. Të të sjell një fakt tjetër. Rasti Beleri. Beleri në kujtesën time të rinisë, është një burrë që ka cenuar integritetin e Shqipërisë. Dakord. Kështu është, dikur. Besoj i di thashethemet.

Peka: Nuk janë thashetheme, e di gjithë ngjarjen. Por në atë kohë PS, bënte protestë për ta mbrojtur në 1994. Po e kujtoj për publikun, ndjesë pastë i ndjeri Luan Hajdaraga, kurrë nuk e harroj që drejtonte një protestë në mbrojte të Belerit në atë kohë. Se mua më intereson shumë ky muhabeti i PS.

Ahmetaj: Në çfarë vend të botës ndodh ajo që ndodhi me Belerin. Që sot e kërcënon kryeministri, nesër arrestohet. E dyta, në cilën drejtësi të botës ndodh ajo që ka ndodhur me vendimin e një gjyqtareje që ka vënë në dyshim legjitimitetin e provave. E kam vendimin në kuti. Dhe SPAK e ka fshehur, ku ka ndodhur kjo. Kjo është drejtësia. Por çfarë ndodh në Shqipëri. Në ca vendi ndodh, do ta lejonin këtë në Amerikë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Francë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Gjermani, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Itali, çfarë do ti bënin prokurorit. Po pse në Shqipëri nuk i ndodhka asgjë, heroi të fëmijëve tanë. Cila është arsyeja?

Peka: Cila është arsyeja?

Ahmetaj: Arsyeja është se është kapur drejtësia. Nuk flet media, media komandohet, bjerini Ben Ahmetajt. Ma kanë pranuar vetë. TCH një televizion i dashur, i një burri mik i shtrenjtë i imi, ndjesë pastë, arrin e më godet mua me urdhër të kryeministrit për arsye, që do i themi tek e treta me data, me emra dhe persona. Shet dinjitetin TCH për çfarë.

Peka: Do të jetë i largët takimi i tretë…

Ahmetaj: Jo nuk do të jetë i largët. Do të ecim më shpejt se mund të ikim në të s’ëmës, meqë unë isha derr dhe duhet bërë një task forcë për gjueti të derrave. Derri pa atdhe, ky është, kanë sulmuar flamurin po sulmuan këtë. Tipik autokratik jo modern. Se ka autokrat modern që nuk e merr vesh. Autokrat komplet i vjetruar.

Ahmetaj sfidon Ramën ta vrasë dhe shton akuzat për Ballukun: Bujrum!

Arben Ahmetaj foli këtë të hënë për persona që e kanë paralajmëruar që të mos merret me kryeministrin Edi Rama sepse i rrezikohet jeta.

Por gjatë intervistës në “Syri TV”, Ahmetaj sfidoi Ramën që ta vrasë, duke shtuar se telashet e tij me drejtësinë janë hapur me urdhër të Edi Ramës sepse kështu kishte dëshirë ai.

Ndërkohë, sipas Ahmetajt, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj po amnistohen, pavarësisht tenderave mld euro që kanë bërë.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Ballukun për inceneratorin e Tiranës, duke deklaruar se ajo duhet të kishte monitoruar ecurinë e punimeve për djegësin, por ndërkohë nuk ekziston asnjë raport për diçka të tillë.

“Më thonë mos u merr me atë se të vret. Kë vret mo? Bujrum. Le të lëshojë. Ta çojmë këtë në të sëmës. 10 mld euro tendera ka bërë Balluku, 6 ka bërë ai tjetri.

A ka raport punimesh? A ka raport të ecjes së koncesionit. Akuzohet për shpërdorim detyre minimalisht. Ia hedhin ping-pongun Erion Veliajt. Jo mo. Veliaj është pronari faktik i inceneratorit. Kjo tjetra ka pasur detyrë të monitorojë. A ka raport? Pse nuk heton Dumani?”, u shpreh Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj përfshin edhe Belinda Ballukun në aferën e inceneratorëve

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli me emra konkretë kush janë përgjegjës për aferën e inceneratorëve.

Gjatë intervistës nga arratia për “Syri TV”, Ahmetaj drejtoi gishtin tek kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

Ai përmendi edhe emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e pyetur për dëmin ekonomik në Fier dhe Elbasan, ndërsa e akuzoi edhe për dhjetëra tendera të bërë që prej vitit 2019.

“Inceneratori i Tiranës, Edi Rama, Erion Veliaj e mundësuan. Ishte i bllokuar. Pyeteni mbase është i sinqertë dhe tregon se çfarë ka komunikuar me kë në 2017 dhe tregon çfarë garancie joformale ka kërkuar nga kush e ka kërkuar, etj., etj..

E di ça komunikimi kam pasur unë me Ramën që isha në spital? Kishte nevojë për akt normativ, jam ngritur nga shtrati. Këtë kam bërë unë. Jo nuk ka komunikuar me mua për inceneratorin e Tiranës. Unë kisha lënë shkresa, e zeza në të bardhë.
Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve. Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë.

Unë mendoj që përgjegjësi ka sot edhe Altin Dumani për inceneratorin e Tiranës.

Mirel Mërtiri dhe Kldiaj Zoto ishin kokat. Ore kush e kanë bërë Tiranën? Edi Rama, Erion Veliaj. Nuk kanë lidhje Mërtiri.

Infrastruktura me të gjitha institucioney evarësisë ka bërë 10 mld euro tendera. Erion Veliaj diku te 5-6 mld euro. Pa lejet e ndërtimit. Shëndetësia 2-3 mld euro, Arben Ahmetaj zero lekë.

Belinda Balluku që nga 2019 gati 10 mld euro tendera. Pra, unë qenkam te thembra e Akilit?”, tha Arben Ahmetaj.

“Mua nuk më mbyllet goja” – Ahmetaj kërcënon Edi Ramën?

Duke folur për aferën e inceneratorëve, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zbuloi çfarë ndodhi, sipas tij, me djegësin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Ahmetaj mohoi në “Syri TV” që të ketë rol në inceneratorin e Elbasanit. Për atë të Fierit, ai shpjegoi se ka pasur një bisedë me kryeministrin Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, Ahmetaj ngriti pyetjen: Çfarë ndodhi në verën e vitit 2017?

Gjatë intervistës, Arben Ahmetaj përsëriti disa herë se nuk i mbyllet goja, duke përmendur emrin e kryeministrit Edi Rama.

“Me atë shkelje ligjore që ka bërë, Dumani nuk ka kurajon të vijë tek unë të kërkojë dëshmi. Del e thotë nëpër televizione kemi kërkuar ekstradimin për të bërë drejtësi. Nuk ka kurajo Altin Dumani. Do të kishte kurajo po të ishte njeri i pastër në raport me integritetin e prokurorit.

E dyta, letrat janë atje. Por ai nuk do t’i shohë. Ku janë 80 mln dollarët e inceneratorit të Tiranës dhe nuk ka incenerator. Pyeteni Ed Ramën. A ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Ahmetajn? Pyetja e dytë: a e mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj për investimin në Fier? Çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në gusht u firmos Tirana? Çfarë ka ndodhur? Pyeteni. Zero me Elbasanin. Për Fierin investim publik kam biseduar me të në korridor. Për Tiranën kam refuzuar. Ai e di shumë mirë që mua nuk më mbyllet goja”, deklaroi Arben Ahmetaj.

Ahmetaj sulmon Dumanin: Ke bos kryeministrin. Zbulon çfarë ndodhi me inceneratorin e Tiranës

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj sulmoi ashpër kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar se po e heton dhe se ka ngritur akuza personale ndaj tij.

Sipas Ahmetajt, në dosjen e tij nuk ka fakte për akuzat e ngritura për aferën e inceneratorëve, por shtoi se ai vepron nën urdhrat e Edi Ramës.

Në intervistën e tij të dytë të dhënë nga arratia për “Syri TV”, Ahmetaj deklaroi se duke iu nënshtruar urdhrave të pushtetit, Dumani shfryu aferën e inceneratorit të Tiranës, duke hequr emra nga lista e atyre që duhet të arrestoheshin.

“Si ka mundësi që KLP nuk bëri asnjë koment, autoriteti që duhet të kontrollonte këta të pahetueshmit. KLGJ asnjë koment. Dhoma e Avokatëve asnjë koment. Rënie e sistemit. Unë di shumë fakte dhe di si është ushtruar presion mbi prokurorë e gjyqtarë aty ku statistikusht duan të arrijnë këta apo edhe emocionalisht në disa raste.

20 veta i kanë shkuar kunatës së Erjolës në kontroll për t’i marrë telefonin. Është një çështje që unë nuk kam firmosur, nuk kam marrë pjesë në procedurë. Si ka mundësi që ky vrapon me të gjitha mënyrat për të marrë dosjen time pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama dhe nuk ka marrë dosjen e inceneratorit të Tiranës?

Shiko ça po ndodh te inceneratori i Tiranës. E dinin të gjithë qytetarët kush do të arrestohej. U katandis kokoshi një thelë. E morën ustallarët dhe pastruan listën. Si ka mundësi që u gjendën vetëm 2 mijë euro te inceneratori i Tiranës? Se u pastrua lista.

Ky djalë e ka personale me mua, unë nuk e di arsyen. Unë i kam bërë karshillëk bosit të tij, kryeministrit, ish-shefit tim. Sa herë pyetet nga mediat, ai thotë ka surpriza për Ahmetajn sepse kërkon të tregojë “Bos, unë po e bëj detyrën, po e shkrij këtë maskarain””, tha Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj tregon si është kërcënuar në Zvicër: Te dera e pallatit tre persona…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfeu këtë të hënë episode kërcënimesh që ai ka përjetuar gjatë qëndrimit të tij në Zvivër, si i arratisur.

Gjatë intervistës në “Syri TV”, Ahmetaj tha se publikimi i fotos së shtëpisë ku ai jeton në Zvicër ishte kërcënim për jetën e tij, duke treguar për raste të personave të dyshimtë që janë parë pranë apartamentit të tij dhe në lokalin që ai frekuenton.

“Ishte kërcënim i drejtëpërdrejt dhe pas atij publikimi kam pasur dy episode. Një episod ku 3 qytetarë shqiptarë, një prej tyre me qëndrim në Zvicër, që i njihja. Nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, kanë ardhur kanë bërë foto te dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi.

Së dyti, një person, duke zbritur nga një ashensor, një bashkëqytetar që shprehte egërsi dhe sharje dhe i njëjti person. Ditë më pas në kafen ku unë pi kafen e paradites, sërish aty përballë. E kam fotografuar dhe e kam dërguar tek autoritetet.

Unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Aty unë jam rritur. Del Ed Rama dhe thotë ankohen këta për PS. unë unë ankohem për PS. Po si ka mundësi këta socialidtë muk lexojnë dosjen që solli Dumani atjem edi Rama iu referua dosje volumino,e, po ta lexonin Manja, Bushka, e kush të duash ti, të thoshte shiko si shprehen. Është shprehur Rama pas heqjes së imunitetit tim dhe tha mirë ja bënë maskarait. Pas intervistës, lufta e tyre me supozime, me sajesa, kaloi në një nivel të ri. U akuzua ish-bashkëshortja ime dhe bashkëshortja ime sot”, tha Arben Ahmetaj.

Sulm me thikë në Britani, plagosen fëmijë e të rritur. Ka viktima

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Southport në Britani, ku një person plagosi me thikë disa qytetarë gjatë një sulmi.

Sipas mediave britanike, nga sulmi me thikë mbetën të plagosur tetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë.

Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa deri tani raportohet për një person që ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Autori i sulmit u arrestua nga policia disa minuta pas ngjarjes dhe u dërgua në komisariat.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende, ndërsa thika me të cilën ndodhi krimi u sekuestrua.

Aksident i rëndë në Korçë/ Përplasen 3 makina, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në aksin Korçë-Bilisht.

Në aksident u përfshinë tre automjete dhe si pasojë e përplasjes, një prej makinave përfundoi në kanal.

Sipas informacioneve, nga aksidenti i trefishtë mbetën të plagosur tetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Ata u dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Dy prej të plagosurve, sipas policisë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një manovër e gabuar e një prej makinave, që ka kërkuar të hyjë nga rruga kryesore në atë dytësore që të dërgon në fshatin Tren.

Minuta ankthi për qeverinë, Arben Ahmetaj flet pas pak për aferat e Ramës

Minuta ankthi në kampin socialist.
Ish -zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pritet “të zbërthejë thesin” sonte në intervistën që do të transmetohet në Syri TV, në 20:45.

Në spotin që ka disa ditë në ekranin e këtij televizioni Ahmetaj paralajmëron se do të flasë për çështje ku është përfshirë vetë kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se ekzistojnë përgjime ambientale, të cilat sipas tij “po lënë pa gjumë familjen e kryeministrit Rama”.

Çështja që ai përmend është “Eco Park” në Durrës, ku sipas opozitës është përfshirë familja e kreut të qeverisë, ndërsa sipas Ahmetajt Rama ka zhdukur dokumenta kompromentues.

Sipas Ahmetajt, ekzistojnë edhe video të McGonigal me zyrtarë të qeverisë në Dubai.

Ish- zv.kryeministri thotë gjithashtu se është kërcënuar me jetë që të mos flasë.

“Ça më thanë mua këta? Do të çojmë në të sëmës… Do të fusim në burg. Do të lënë fëmijët jetimë! T’i marrim gruan dhe ish-gruan e t’i fusim në burg…”, rrëfen Ahmetaj kërcënimet e marra, por pa përmendur emra personash, të paktën në spotin e emisionit.

Intervista e Ahmetajt pritet të prodhojë sërish zhurmë në politikë, ndërsa në kampin socialist ekziston frika se deklaratat e tij mund të vënë në lëvizje SPAK për të goditur kreun e qeverisë. /Zoom.al