Aplikacion
Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova, i cili u rrëzua në vendin e quajtur “Maja e thatë” në Valbonë.
I riu për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.
Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e premte, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se;
Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Deputetët e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike bashkuan kartonët jeshilë më 26 korrik në favor të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u lënë kryetarëve monopolin e përcaktimit të listave fituese të kandidatëve për deputetë.
Pas një seance maratonë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 106 vota pro, asnjë abstenim dhe dy vota kundër.
Me formulën e dakordësuar pak ditë më parë në grupin e dialogut mes Damian Gjiknurit të Partisë Socialiste dhe Oerd Bylykbashit të Partisë Demokratike, 1/3 e listës shumëemërore të kandidatëve do të jetë e mbyllur dhe do të caktohet nga kryetari i partive, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi për votë parapëlqyese në 2/3 e mbetur të listave për çdo parti politike.
Sipas ndryshimeve ligjore, shumica dërrmuese e deputetëve në parlamentin e ardhshëm do të emërohen nga kryetarët e dy partive të mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha – një lëvizje që shënon një hap mbrapa krahasuar me zgjedhjet e shkuara parlamentare të vitit 2021.
Megjithatë, negociatori socialist, Damian Gjiknuri këmbëngul se mes Ramës dhe Berishës nuk ka pasur asnjë pazar.
“Për ata që thonë se është pazar “Rama-Berisha” si në 2008-ën, gaboheni shumë. U munduam dy vite për një reformë gjithëpërfshirëse,” tha Gjiknuri për BIRN.
Gjiknuri tha gjithashtu se Partia Socialiste ishte për një formulë tjetër, por varianti final erdhi si rezultat i kundërpropozimit nga Partia Demokratike me të cilin u gjet “kompromisi kushtetues”.
“Me këtë mënyrë janë në lojë 40 mandate. Po bëjmë një hap më shumë, duke rritur masën e ndikim në përzgjedhjen e deputetëve,” shtoi Gjiknuri.
Në kampin demokrat, negociatori Oerd Bylykbashi akuzon mazhorancën për bllokimin e një reforme të plotë zgjedhore, ndërsa e mbron formulën mikse që sipas tij, e hap më shumë garën.
Bylykbashi e mbështet këtë qëndrim me argumentin se për çdo listë partiake do të garojnë me njëri-tjetrin 75% e kandidatëve – edhe pse gara mes shumicës prej tyre do të përcaktojë se kush do të humbasë më shumë.
“Me këtë sistem janë 40 veta që së paku do të zgjidhen me votën drejtpërdrejt të qytetarëve. Do të ketë garë me 140 deputetë, në garën me lista të hapura. Tani thonë që 40 është më e vogël se 6. Po çfarë matematike është kjo?” tha Bylykbashi.
Kush fiton dhe kush humbet?
Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, kampet politike po bëjnë llogaritë se kush del i fituar nga marrëveshja e fundit mes PS dhe PD. Në kampin opozitar, nuk janë të paktë ata që mendojnë se marrëveshja dëmton opozitën dhe “i jep një mandat të katërt” të paprecedentë kryeministrit Edi Rama.
Ky shqetësim ndahet nga deputetë që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, mbështetës të Lulzim Bashës si dhe nga partitë aleate që drejtohen nga Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.
Deputeti i opozitës, Kreshnik Çollaku është i keqardhur që Partia Demokratike nuk e çoi deri në fund betejën për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.
“Kodi Zgjedhor në formën si është dhe me këtë konfliktualitet brenda opozitës, pa koalicionet parazgjedhore rrezikon t’i japë Ramës një prim të padeklaruar, pasi për shkak të ndarjes së opozitës përfiton minimumi nga një mandat në çdo qark,” thotë ai.
Sa i përket përfaqësuesve të ardhshëm, për Çollakun llogaritë janë të thjeshta.
“Parlamenti do të ndahet me 100 të punësuar dhe me 40 deputetë, sepse ata që do kalojnë nga listat e sigurta do të jenë të punësuar në Kuvend,” tha ai.
Edhe deputeti Dashnor Sula shprehu revoltën kundër mbylljes së listave. Sula i tha BIRN se lista me votë parapëlqyese “do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do t’ia arrijnë dot”.
“Mund të ndodhë që ata që janë jashtë listës së mbyllur të partisë mund të marrin qoftë dhe 10 mijë apo 20 mijë vota e përsëri nuk mund të bëhen deputetë,” tha ai, duke e konsideruar ndarjen e kandidatëve në dy lista të padrejtë dhe të pabarabartë.
Deputeti demokrat shtoi gjithashtu se listat e mbyllura do të çojnë në Kuvendin e ardhshëm ‘besnikët e Partisë”.
“[Ata]s’do kundërshtonin asnjëherë asgjë për vendimmarrjet e kryetarit, pasi i detyrohen kryetarit qenien deputet dhe që nuk votohen e vlerësohen në asnjë lloj mënyre nëse kanë apo s’kanë mbështetjen e elektoratit,” shtoi ai.
Aleati historik i PD, Fatmir Mediu e quajti me ironi marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike “një mrekulli”.
“Mbyllja e listave nuk është 25%, por është 80 – 90%,” tha Mediu.
Pavarësisht kundërshtimeve të shumta në kampin opozitar, drafti i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor mori vetëm dy vota kundër.
Betejë në Kushtetuese
Partitë e reja që nuk e kanë provuar ende shijen e Parlamentit i kundërshtojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe paralajmërojnë goditjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Argumenti i tyre është se ndarja e kandidatëve në dy lista krijon pabarazi vote dhe nuk garanton të drejtën për t’u zgjedhur.
Pano Soko nga Nisma Thurje i tha BIRN se pakti mes dy partive të mëdha krijon mungesë përfaqësimi në Parlament, duke e dëmtuar edhe më tej demokracinë në Shqipëri.
“Jemi duke studiuar të gjitha ndryshimet, për të argumentuar të gjitha çështjet për t’i dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Jemi duke duke punuar, kemi disa gjetje paraprake dhe po punojmë bashkë me ekspertët për t’i analizuar të gjitha dhe do t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese,” tha Soko.
“Problemi që kemi me konceptin ka të bëjë me përfaqësimin në demokraci. Shumicën e deputetëve do t’i caktojnë kryetarët e partive, konflikti jonë qëndron në themel të filozofisë të gjithë konceptit të demokracisë,” shtoi ai.
Edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj konfirmoi se do të bashkohej në këtë betejë në Gjykatën Kushtetuese.
“Kemi ngritur një grup pune dhe do ta godasim në Gjykatë Kushtetuese,” tha Lapaj përmes një deklarate publike.
Efekti i kuotave gjinore
Hartuesit e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke ndarë listën e deputetëve në ata që zgjidhen nga kryetarët dhe ata që zgjidhen nga qytetarët, garantuan se gara mes kandidatëve tek pjesa e hapur e listës do të ishte pa asnjë pengesë.
“Mjafton një votë më shumë dhe bëhesh deputet”, ishte deklarata njëzëri e Gjiknurit dhe Bylykbashit.
Megjithatë, hartuesit kishin harruar në këtë premtim kuotat gjinore, të cilat e kufizojnë edhe më tej garën në listat e hapura. Sipas amendamentit që u firmos nga 26 deputete gra dhe u mbështet nga kryetarët e grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazmend Bardhi, një në çdo tre të zgjedhur nga lista parapëlqyese duhet të jetë detyrimisht nga gjinia më pak e përfaqësuar.
Si Gjiknuri, ashtu edhe Bylykbashi konfirmuan për BIRN se me këtë ndryshim do të ngushtohet edhe më shumë gara mes kandidatëve që garojnë jashtë listës së kryetarëve.
Nëse gara do të ishte pa asnjë pengesë, maksimalisht në Kuvend do të zgjidheshin 40 deputetë nga votat preferenciale, ndërsa tashmë me këtë ndryshim vetëm 26 deputetë do të kenë mundësinë që të zgjidhen me votë direkte nga qytetarët.
Votimi i amendamentit për kuotat gjinore u përshëndet nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike,” tha OSBE përmes një deklarate./BIRN
Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjet e kokës, si ta shmangni dhe ta trajtoni
Ndryshimet hormonale janë një arsye madhore sa i përket shfaqjes së dhimbjeve të kokës dhe migenës.
Numri i njerëzve që vuajnë nga migrena arrin në miliona, dhe gratë janë tre herë më të predispozuara të preken nga këto dhimbje se burrat.
Studimet klinike të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se struktura e sëmundjes tek një grua mund të ndryshojë gjatë shtatzanisë apo pas menopauzës.
Rreziku i shfaqjes së migrenës tek burrat dhe gratë rritet edhe nga faktorë të tjerë.
Për shembull, migrena mund të jetë e trashëgueshme dhe rreziku është më i lartë tek fëmijët apo të afërmit e brezit të parë.
Mosha është një tjetër faktor rreziku.
Njerëzit mund të vuajnë nga migrena nga mosha 15 deri në moshën 55 vjeç.
Megjithatë, sulmi i parë i dhimbjeve vërehet përpara moshës 40 vjeçare.
Faktorë të tjerë rreziku të migrenës janë: tensioni i lartë i gjakut, ankthi, depresioni, ishemia dhe epilepsia.
Kafeja
Sipas të dhënave, njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena.
Ekspertët rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se 400-500 mg kafeinë në ditë që përkthehet në 3-4 filxhanë kafeje në ditë.
Njerëzit që duan të heqin dorë nga kafeja duhet ta bëjnë atë gradualisht dhe jo menjëherë.
Çokollata
Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.
Ëmbëlsuesit artificialë
Ëmbëlsuesit artificialë rrisin rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.
Këto ëmbëlsues gjenden në shumë prej pijeve dhe ushqimeve të përpunuara.
Mishi i përpunuar
Substancat artificiale që gjenden tek mishrat e përpunuar kanë lidhje me shfaqjen e migrenës tek disa njerëz.
Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak.
Ju sjellim një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).
Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.
Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme./AgroWeb.org
Rihapet pas më shumë se 12 vitesh “Rruga e Dashurisë” në ItaliNjë nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë – Via dell’Amore e Italisë (“Rruga e Dashurisë”) u rihap të shtunën, më 27 korrik.
Rruga u rihap pas një rinovimi të gjatë dhe një investimi prej më shumë se 24 milionë dollarë, tha Ministria Italiane e Turizmit.
Rruga panoramike 900 metra me pamje nga deti ndodhet midis komunave të Riomaggiore dhe Manarola. Ajo ndodhet në rajonin verior të Liguria, në zemër të parajsës natyrore të Cinque Terre, e cila u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1997.
Shtegu ishte mbyllur që nga shtatori 2012 pas një rrëshqitjeje dheu që plagosi katër turistë australianë.
Rihapja e shtegut ka qenë mjaft komplekse për shkak të vendndodhjes së saj të brishtë buzë shkëmbit dhe ka qenë një sfidë inxhinierike.
Dron për të spiunuar kundërshtarët, ndëshkohet Kanadaja në Lojërat Olimpike! Përjashtohet trajnerjaEkipit Olimpik të futbollit i Kanadasë për femra i janë hequr gjashtë pikë dhe trajnerja Bev Priestman është pezulluar për një vit pasi një dron u përdor për të spiunuar një ekip rival gjatë stërvitjes.
FIFA njoftoi sanksionet, të cilat përfshijnë një gjobë prej 175,720 paund.
Zyrtarët e Shoqatës Kanadeze të Futbollit (CSA) Joseph Lombardi dhe Jasmine Mander gjithashtu janë pezulluar për një vit.
Ata akuzohen se kishin përdorur drone për të spiunuar seancat e stërvitjes së kundërshtarëve të tyre të Zelandës së Re më 22 korrik, një ditë para se të luanin në Paris.
FIFA tha se ishin përgjegjës për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme.
Zbritja e pikëve nuk e eliminon Kanadanë nga turneu. Kjo mund të nënkuptojë se skuadra duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura në Grupin A dhe të shpresojë të avancojë me tre pikë. Pasi mposhtën Zelandën e Re 2-1 në ndeshjen e tyre hapëse, luajnë të dielën në Saint-Étienne me Francën kryesuese të grupit, pastaj me Kolumbinë të enjten në Nice.
Kërcënohen përmes postës elektronike deputetët e BDI-sëDisa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë pranuar mesazhe kërcënuese anonime përmes postës elektronike. Ndërkohë që dihet autorit, sot ka reaguar Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili e dënon ashpër këtë akt, teksa thekon në një komunikatë se e dënon çdo formë kërcënimi, përpjekje për dhunë apo nxitje të dhunës.
“Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe liria e fjalës është e pacenueshme. Anonimiteti në dërgimin e mesazheve të tilla ose në rrjetet sociale mund t’i japë kërcënuesit një ndjenjë mosndëshkimi, por duhet të pranojmë që institucionet tona janë aktive dhe të afta”, thekson zoti Gashi.
Autoritetet policore kanë konfirmuar njoftimin për kërcënimin ndaj ligjvënësve të BDI-së, por pa dhënë hollësi të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Njësia për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik është njoftuar me rastin dhe se po merren masa për zbardhjen e tij. Mësohet se kërcënimet janë bërë me datë 23 korrik.
Vetë BDI-ja i ka quajtur kërcënimet si sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe institucioneve në vend. “Këto incidente dëshmojnë nivelin e larë të mosdurimit dhe urrejtjes që po përhapet në shoqërinë tonë”, thuhet në një reagim të partisë shqiptare të opozitës në Maqedoninë e Veriut.
Partia shqiptare vlerëson se po bëhet një fushatë e paramenduar për të shantazhuar dhe kërcënuar BDI-në dhe se kjo fushatë, sipas saj, ka për qëllim fshehjen e gabimeve të qeverië së re.
“Me akuza të imagjinuara dhe veprime të dhunshme ato po përpiqen ta shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale dhe rezultatet katastrofike të politikave qeveritare”, thuhet më tej në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim./VOA
Meta kërkon rikthimin në Kuvend, do të kandidojë për deputet në qarkun TiranëPresidenti i PL-së, Ilir Meta kërkon të rikthehet në Kuvend si deputet.
Meta ka zbuluar se do të kandidojë në qarkun e Tiranës, ndërsa fushatën e ka nisur fushatë në Bashkinë Kamëz.
Postimi i Metës:
100 mijë duar🤝për 100 mijë zemra❤️(vota).
Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë. ✌️
Medaljet e para të fituara në Lojërat Olimpike të ParisitDitën e sotme janë dhënë medaljet e para të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Kina deri më tani mban kreun me 2 medalje ari.
Shikoni kush ka fituar më shumë medalje të arta deri më tani:

Aktori i prekur nga demenca, ish-gruaja e Bruce Willis zotohet se nuk do ta braktisë kurr
Demenca nuk është gjë e lehtë për t’u përballur familjet dhe ndonjëherë mund edhe t’i shkatërrojë ato, por kjo nuk do të ndodhë Bruce Willis.
Ish-gruaja e tij, Demi Moore, zotohet të qëndrojë në krah të Bruce deri në fund të jetës së tij teksa ai lufton me sëmundjen.
Ikona e filmit hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2022 pasi u diagnostikua me afazi përpara se të zbulohej më vonë se ishte demencë frontotemporale.
Gjendja shkakton rënie të aftësisë njohëse dhe përkeqësim të shëndetit dhe mund të jetë e frikshme për personin që jeton me këtë gjendje si dhe për familjen e tyre.
“Demi është zotuar të qëndrojë pranë tij. Zemra e saj dhemb ndërsa ai lufton me këtë sëmundje të tmerrshme”, tha një burim për RadarOnline.com. “Demi e di që koha po ikën”.
Burimi shtoi: “Ajo kurrë nuk do ta braktisë apo ta zhgënjejë”.
Dyshja u martuan në nëntor 1987 dhe kishin tre fëmijë së bashku, të cilët tani janë të gjithë të rritur. Rumer Willis, 35-vjeçe është më i madhi, i ndjekur nga Scout 33 dhe Tallulah 30-vjeçe dhe të gjithë mbështesin babanë e tyre.
Dhe pavarësisht se Moore u divorcua nga Willis në vitin 2000, ajo ka vazhduar të mbështesë gruan e aktorit, Emma Heming, dhe dy fëmijët e tyre, Mabel 12-vjeçe dhe Evelyn 10.
Planet e Gjermanisë për të ndërtuar bunkerë të rinj lufteNuk ka mënyrë më të mirë për të matur zemërimin e një vendi se sa mënyra e hedhjes së vështrimit tek kompanitë që merren me ndërtimin e dhomave ku shkohet për të shpëtuar, të ashtuquajturat dhoma paniku dhe bunkerëve privatë.
Biznesi nuk ka qenë shumë i mirë kohët e fundit për ndërmarrjen Mbrojtja BSSD, kompani private me seli në Berlin, e cila merret me ngritjen e “sistemeve të dhomave të mbrojtjes” për aplikues nga biznesi dhe ushtria.
Përveç pajisjeve të sigurisë së shtëpive, kompania ofron çdo gjë që nga “dhomat e shpëtimit” që kushtojnë rreth 20 000 euro ($21,400 dollarë) deri tek bunkerët e vërtetë që kushtojnë 200 000 euro.
Drejtori teknik i BSSD, Mario Piejde thotë se kompania ka pasur vitet e fundit më shumë kërkesa nga qytetarë privatë, shërbimi i zjarrfikseve, dhe këshillat lokalë, duke shënuar një rritje gjatë pandemisë së COVID-it dhe një kulm që u arrit kur Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.
“Kërkesat dhe interesimi janë në rritje sepse kompanitë që ofrojnë këtë shërbim nuk janë të shumta,” thotë Piejde për DW. “Askush nuk e priste që do të guxohej sërish të hapej një luftë konvencionale në Europë, por historia përsëritet, për fat të keq. Njerëzit që kanë menduar për këtë më parë, janë duke filluar aktualisht me zbatimin e planeve të tyre.”
Bunkerë jofunksionues
Kjo ndjenjë duket se ka kaluar kohët e fundit në rrethet politike: Në një konferencë të ministrave të Brendshëm të landeve, zhvilluar në Potsdam në fillim të qershorit, Ministria e Brendshme Federale prezantoi anën shtetërore me një “raport mbi gjendjen e zhvillimit të konceptit modern të mbrojtjes” për popullsinë gjermane.
Ky raport vjen tre muaj pasi Shoqata gjermane e qyteteve dhe komunave, e cila prezanton 14 mijë këshilla lokalë të vendit, i bëri thirrje qeverisë federale të investojë dhjetë vitet e ardhshme 10 miliardë dollarë për mbrojtjen civile dhe t’i përdorë paratë për të rivënë në punë 2000 bunkerët e periudhës së Luftës së Ftohtë.
Kjo nuk është ndërmarrje e vogël. Zyra Federale për mbrojtjen civile dhe ndihmën në raste katastrofash (BBK) i tha Deutsche Welles se vetëm 579 nga këta bunkerë janë ende të përcaktuar si vende publike mbrojtjeje, dhe ato kanë hapësirë për rreth 478 mijë vetë (ose 0,56 përqind të popullsisë gjermane). Dhe një numër i njëjtë bunkerësh janë “as funksionalë dhe as të gatshëm për t’u përdorur”, që kur sistemi i mëparshëm i mbrojtjes u la mënjanë në vitin 2007.
Një koncept i ri bunkerësh, thotë BBK, është duke u planifikuar të ndërtohet, por raporti i qeverisë federale, publikuar nga media të ndryshme gjermane, thotë se mbrojtja e gjithë popullsisë së vendit do të kërkonte ndërtimin e më shumë se 210 000 bunkerëve, gjë që do të kërkonte 25 vjet dhe do të kushtonte 140,02 miliardë euro.
“Ndërtimi i mbrojtjes së popullsisë është lënë pas dore në 35 vitet e fundit,” thotë Piejde, por rivënia në punë e bunkerëve është gjë e arritshme: “Në ndërtimin e bunkerëve nuk janë bërë ndryshime të mëdha 50 vitet e fundit. Ajo që kërkohet është fortësia e caktuar e mureve, trashësia e mureve dhe sistemet e filtrimit. Ajo që ka ndryshuar është furnizimi me energji dhe eficienca e baterive.”
Sa mund të mbrohesh nga një bunker?
Hans-Walter Borries, drejtor i Institutit për studimet ekonomike dhe të sigurisë, FIRMITAS në Universitetin e Witten-it në Gjermani, mendon po ashtu se çështja e mbrojtjes së popullsisë është lënë shumë pas dore.
Por ai shtron pyetjen se sa të nevojshme janë bunkerët aktualisht, duke pasur parasysh nivelin e fuqisë ushtarake që mund të përdoret në një luftë midis NATO-s dhe Rusisë (nëse ky është skenari për të cilin duhen bërë përgatitjet): Rusia, për shembull, ka tani raketa hipersonike që duke u hedhur nga Kaliningradi mund të arrijnë virtualisht çdo qytet europian brenda dy deri pesë minutash. “Nuk jemi si në Luftën e Dytë Botërore, kur alarmi i paralajmërimit të bombarduesve që fluturonin mbi Hanover në drejtim të Berlinit u jepte njerëzve 15 deri 20 minuta kohë të gjenin një bunker,” thotë Borries, një kolonel në rezervë i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, kur flet për Deutsche Wellen. “Koha e reagimit tani, nuk jep mundësi për të paralajmëruar popullsinë.”
Qeveria federale gjermane e njeh këtë problem. Në raste lufte, thotë raporti i qeverisë, bunkerët e mëdhenj qendrorë mund të jenë më pak të përdorshëm se sa sipërfaqet e decentralizuara mbrojtëse brenda për brenda ndërtesave të banimit. Për këtë arsye qeveria ka në plan t’i rekomandojë qytetarëve të marrin material ndërtimi të lirë dhe që mund të gjendet kollaj, për të ndërtuar dhoma sigurie në bodrumin e ndërtesave, në mënyrë që të mbrojnë veten.
Paratë ‘më mirë të shpenzohen për gjëra të tjera’
Borries nuk është i bindur, sidomos kur kihet parsysh se konflikte të tilla mund të kalojnë në luftë bërthamore, dhe sot armët bërthamore janë në mënyrë të pashpjegueshme më shkatërruese se ato të përdorura nga SHBA në fund të Luftës së Dytë Botërore.
“Ka kohë që efektet nuk janë më si ato të Hiroshimës dhe Nagasakit,” thotë ai. “Me armët moderne, e gjithë Republika Federale Gjermane mund të zhduket me 9 deri 12 raketa.”
Bunkerët që mund t’i rezistojnë sulmeve të tilla, thotë ai, duhen ndërtuar mijëra metra thellë në Alpet e Zvicrës. “Mbas sulmeve të tilla, ju nuk do të donit të dilnit më jashtë bunkerit,” thotë ai.
Në vend që të investohen miliarda në ndërtimin e rrjetit të bunkerëve për mbrojtje në raste lufte, Borries thotë se qeveria duhet të këshillohet që të investojë në atë që ai e quan mbrojtje “normale” të popullsisë. Kjo ka të bëjë, thotë ai, me sistemin e paralajmërimit të hershëm, sidomos për katastrofat natyrore si përmbytjet që ka përjetuar Gjermania kohët e fundit, dhe zhvillimin e trajnimeve më të mira për organizatat që ndihmojnë në raste katastrofash.
“Kjo do të thotë më shumë para për trajnime, ushtrime dhe pajisje moderne,” përfundon Borries. “E gjithë kjo ka më shumë kuptim se sa imagjinimi i skenarëve të fundit të botës, kur ju faktikisht nuk keni mundësi të bëni asgjë për të shpëtuar.”