zoom

Day ArchiveSa orë e largon gjumin kafeina

Kafeina mund të përshkruhet si një ilaç me efekt stimulues për sistemin nervor.

Kur ajo futet në organizëm, stimulon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Për më tepër, kafeina rrit nivelet e energjisë dhe përmirëson gjendjen e plogështisë.

Kafeina vepron shumë shpejt.

Efektet e saj ndihen në pak minuta dhe zgjasin deri sa trupi të tresë të gjithë përmbajtjen e saj.

Sipas të dhënave kohëzgjatja e metabolizimit varet nga një sërë faktorësh.

Efektet e kafeinës janë të ndryshme për çdo njeri.

Gratë shtatzëna dhe ata që kanë vështirësi në të fjetur duhet të tregojnë kujdes për kohën e pirjes së kafesë dhe ndoshta u duhet ta shmangin atë tërësisht.

Metabolizimi i Kafeinës

Nëse një njeri pi 40 mg kafeinë në ditë, gjysma e saj do të tretet nga organizmi në pesë orë.

Nivelet e kafeinës arrijnë pikun 15 deri në 45 minuta pas pirjes së kafesë dhe më pas metabolizohen nga mëlçia.

A Mund Të Kesh Tolerancë Ndaj Kafeinës?

Njerëzit që konsumojnë kafeinë rregullisht nuk i vënë më re efektet e kafeinës.

Te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj saj, efektet mund të zgjasin për orë të tëra madje edhe për një ditë.

Gjithësesi, kohëzgjatja e efekteve të kafeinës është në varësi të dozës, moshës, peshës dhe ndjeshmërisë trupore.

Ushqimet Dhe Pijet Që Përmbajnë Kafeinë

Kafeja dhe pijet me kafeinë

Çaji jeshil, çaji i zi dhe çaji i bardhë

Shumica e pijeve të gazuara dhe ato energjike.

Çokollata dhe kakaoja

Akulloret me kakao ose kafe.

Ëmbëlsirat me proteinë dhe ato energjike

Pijet dhe substancat pluhur për sportistët.

Kafeina gjendet edhe tek medikamentet për rënien në peshë apo ilaçet e kokës.

AgroWeb.org ju këshillon të lexoni mirë etiketat.

Sa Kafeinë Përmbajnë Produktet Më të Konsumuara

250 ml kafe përmban 95 mg kafeinë

Një filxhan kafe ekspres përmban 64 mgkafeinë.

250 ml çaj përmban 47 mg kafeinë

Një pije energjike përmban 158 mg kafeinë

Një kanaçe me pije të gazuar përmban 45 mgkafeinë

Një çokollatë me qumësht përmban 9 mgkafeinë.

Ndikimi i Kafeinës Tek Gjumi

Nëse vëreni që kafeina është fajtore për pagjumësinë tuaj, atëherë duhet të kufizoni sasinë e saj.

Përveç gjumit, kafeina shkakton nervozizëm, diare, rrahje të çrregullta të zemrës, dhimbje stomaku, djersitje, irritim dhe ankth.

Shumë njerëz pijnë kafe kur ndihen të lodhur, por kafeina e përkeqëson lodhjen.

Ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla, dremitja apo një teknikë tjetër qetësimi është më e dobishme.

Nga ana tjetër, rekomandon që njerëzit që kanë vështirësi të flenë ose të zgjohen duhet të marrin mendimin e një mjeku ekspert përpara se të konsumojnë kafenë rregullisht.

Falë këshillimit të mjekut, ju mund të eksploroni mënyra më natyrale për të rritur nivelet e energjisë./AgroWeb.org

Jessie J zbulon dy gjendjet me të cilat është diagnostikuar

Këngëtarja Jessie J ka zbuluar se tre muaj më parë u diagnostikua me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD).

Në një postim në Instagram, këngëtarja 36 vjeçare tha se e kishte bërë atë të “rimendonte” gjithë jetën e saj.

ADHD është një gjendje që ndikon në sjelljen e njerëzve. Kjo mund t’i bëjë të sëmurët të duken të shqetësuar dhe ata mund të kenë probleme të përqendrohen dhe mund të veprojnë me impuls.

OCD është një gjendje e shëndetit mendor ku një person ka mendime obsesive dhe sjellje kompulsive.

Jessie J, emri i plotë i së cilës është Jessica Cornish, tha se lindja e fëmijës i kishte “ekspozuar” më shumë kushtet.

Djali i saj, Sky Safir Cornish Colman, erdhi në jetë  vitin e kaluar.

Në postimin e saj, ajo tha se kishte pasur momente kur ndjehej sikur nuk mund të diskutonte për kushtet e saj, por shtoi: “Ja ku po flas për këtë”.

Ajo shkroi: “Duke u thënë njerëzve shumë nga reagimi që mora ishte ‘Po, dua të them se ne e dinim këtë’ (gjë që jam i sigurt se disa prej jush po e bëjnë tani) dhe sigurisht e dija deri diku, por të pasurit një fëmijë e ekspozoi shumë më tepër, gjë që ishte ngushëlluese në një farë mënyre, pasi e bënte të ndihej më pak e rëndë dhe e frikshme.”

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

Kur Shqipëria doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte ndër shtetet më të varfra në botë. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të ardhurat për frymë ishin 408 dollarë në vit, duke na renditur të 23-tin nga fundi në botë.

Në Europë, në atë kohë, ia kalonim vetëm një shteti, që edhe ai dilte nga një regjim komunist, Bullgarisë (336 dollarë për frymë). Mesatarja e Europës në atë kohë ishte 13 mijë dollarë dhe e Europës Qendrore, 943 dollarë.

Shpresat ishin të mëdha në një vend të vogël, por me burime të pasura, që po shfaqte potenciale pa fund. Dikush e gjeti rrugën nëpërmjet emigracionit, me valën e parë të viteve 1990-2000 që pa largimin e 600-650 mijë personave (shifra e bazuar në të dhënat e shtesës natyrore dhe të Censeve 1989-2001.

Në një vend ku shtesa natyrore ishte 40-60 mijë persona në vit, kjo valë dha pak ndikim në popullsinë totale, që u zvogëlua me vetëm 100 mijë persona në dekadën e parë të pas tranzicionit.

Të tjerë filluan të merreshin me biznes, në një vend që kishte uri për gjithçka. Kishte nga ata që falimentuan, apo dhe të tjerë që ecën përpara, u rritën gradualisht dhe filluan të diversifikoheshin.

Të shumtë ishin investitorët e huaj që nxituan të shfrytëzonin krahun e lirë të fuqisë punëtore, duke sjellë njëkohësisht njohuri dhe kulturë të re pune. Zhvendosja nga zonat rurale drejt qendrës, që ofronte më shumë mundësi, ishte një tjetër tendencë e dukshme, që nxiti dhe një valë të fortë ndërtimesh.

Dekada e dytë shënoi rritje të shpejtë ciklike, por ende pre e një zhvillimi të paqëndrueshëm, pa një model të qartë ekonomik.

Emigracioni vijoi, me rreth 500 mijë të ikur në periudhën 2001-2011, por gjithsesi shtesa natyrore vijoi të ishte midis 15-20 mijë perona në vit, duke bërë që popullsia të reduktohej me rreth 300 mijë persona në dekadën e dytë të tranzicionit.

Të ardhurat për frymë u rritën në krahasim me vetveten, por Shqipëria sërish mbeti pas në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, ku vendet me të ardhura më të ulëta duhet të rriten më shpejt, që të kapin ato më të zhvilluara në një periudhë afatmesme e afatgjatë.

Të ardhurat për frymë në vitin 2011 arritën në 4400 dollarë, por ishim më të varfrit në Europë (përveç Kosovës) dhe sërish shumë më e ulët se mesatarja e Europës prej rreth 30 mijë dollarësh, po atë vit.

Dekada e tretë e tranzicionit e gjeti vendin në një pozicion më të favorshëm. Vendi nuk ishte më ai i fillimviteve ’90, bizneset vendase ishin forcuar, sipërmarrjet e huaja po shfaqnin interes, pagat po rriteshin, për procesin e integrimit në Bashkimin Europian po flitej gjithnjë e më shumë.

Por, sërish modeli i zhvillimit të vendit frymëzoi shumë pak.

Korrupsioni i lartë, shpërdorimi i fondeve publike, sistemi arsimor i dobët, shërbimi shëndetësor që detyronte pagesat më të larta në Europë nga xhepi, pagat e ulëta që reflektonin një ekonomi të dobët jokonkurruese, bënë që nga vendi të ikte një forcë vitale si ajo e të rinjve.

U larguan dhe familje të tëra e shtresa e mesme, pritshmëritë e të cilëve për jetën ishin shumë të ndryshme nga ajo që u ofronte realiteti.

Në periudhën 2012-2023 rezulton që ikën nga vendi rreth 500 mijë persona. Por, me shtesën natyrore që vitet e fundit ka shkuar pothuajse drejt zeros, rënia e popullsisë ishte në nivele rekord me 400 mijë persona më pak, duke mbetur në 2.4 milionë shqiptarë.

Rreth 1.6 milionë të ikur në tre dekada, për një popullsi që në vitin 1989 numëronte 3.2 milionë banorë janë një protestë e heshtur për një qeverisje që nuk arriti të ngjallte shpresë, duke nxitur një emigracion me përmasa jonormale.

Deri në fund të vitit 2023, Shqipëria renditej nga FMN-ja sërish ndër të fundit në Europë (duke lënë pas Kosovën), me të ardhura për frymë prej 8 mijë dollarësh, nga 35 mijë euro mesatarja europiane dhe sa gjysma e Europës Qendrore.

Bullgaria, që ishte më e varfër se ne në 1991, tashmë pjesë e Bashkimit Europian, i ka çuar të ardhurat e qytetarëve të saj në 15.8 mijë euro/banor, dyfishi i Shqipërisë.

Censi i fundit duket se e shpëtoi qeverisjen nga halli i etiketimit si më i varfri në Europë. Të rishpërndara në më pak banorë, të ardhurat për frymë kanë arritur tashmë në 9.2 mijë dollarë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën. Madje, ende një pjesë të konsiderueshme të kontributit në ekonomi e japin emigrantët, me rreth 10% të PBB-së.

Sot qeveria mund të “mburret” me një fitore si ajo e Pirros, që vërtet i bëri qytetarët e saj më të pasur (në letra), por e arriti këtë duke i përzënë ata nga vendi.

Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që u ofrohet, veçanërisht nga shuarja e shpresës te të rinjtë, që i dhuroi qeverisë aktuale statistikën e zbukuruar të ikjes nga vendi i fundit si më i varfri në Europë, por që në fakt rrezikon të jetë një “colpo di grazia” (goditje fatale) për vendin dhe të ardhmen e kombit, që nuk mund të imagjinohet pa një rritje të popullatës./Monitor

Përplaset autobusi me turistë shqiptarë në Itali, raportohet për 16 të plagosur

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali pasditen e sotme rreth orës 16:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, por se askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Microsoft: Ndërprerja e CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje Windows

8.5 milionë pajisjet Windows të prekura nga ndërprerja e TI-së përbëjnë më pak se 1% të të gjitha makinerive në mbarë botën.

Microsoft tha se ndikimet  ekonomike dhe shoqërore tregojnë përdorimin e CrowdStrike “nga ndërmarrjet që kanë shumë shërbime kritike”.

Microsoft mund të jetë shumë i saktë se sa pajisje Windows u çaktivizuan nga ndërprerja pasi ka telemetrinë e performancës për shumë nga lidhjet e tyre të internetit.

Firma thotë se “punon gjatë gjithë orës” për të ofruar “përditësime dhe mbështetje të vazhdueshme”, me ndihmën e CrowdStrike.

Gjigandi i teknologjisë, i cili thekson se ky nuk ishte një problem i shkaktuar nga softueri i tij, thotë se incidenti tregon se sa e rëndësishme është që kompanitë “të kenë prioritet operimin me vendosje të sigurt dhe rikuperim nga fatkeqësitë duke përdorur mekanizmat që ekzistojnë”.

UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit

UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë Kulturore në Rrezik por u kërkon autoriteteve shqiptare të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës.

Projektvendimi që do të shqyrtohet në asamblenë e UNESCO-s që mbahet në Indi u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare pa miratimin e UNESCO-s.

Një analizë e thelluar e Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe një projktvendim i Komitetit të UNESCOS që do të mblidhet në Indi këtë muaj nuk parashikojnë që të listojnë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë në Rrezik, por u kërkohet autoriteteve shqiptare” të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës”.

UNESCO thotë në analizën e zhvillimeve të fundit lidhur me Butrintin se Plani i Menaxhimit përfshin themelimin e Fondacionit për menaxhimin e ardhshëm të zonës A3, që njihet si qyteti antik për një periudhë kalimtare.

“ Është për të ardhur keq thuhet në analizën e UNESCOS , që ky proces mund të rezultojë në një mjedis menaxhimi të fragmentuar, pasi seksionet A3 nuk mbulojnë të gjithë pronën. Kjo duhet të shmanget me çdo kusht”, vlerëson UNESCO.

UNESCO thotë se duke marrë parasysh që Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe se periudha e tranzicionit ka përfunduar, Komiteti mund të ftojë Shqipërinë të ndërmarrë një rishikim afatmesëm të zbatimit të tij bazuar në kuadrin monitorues”.

Një tjetër qëndrim në analizën e fundit të UNESCO-s shprehet ndaj kufijve të Butrintit ku kërkohen sqarime urgjente.

“Kërkohen sqarime urgjente sesi do të menaxhohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga përcaktimi A3 dhe administrohen nga Fondacioni Menaxhimit të Butrintit dhe se si do të sigurohet ruajta në këto zona”, thuhet në analizën e UNESCO-s.

“Kjo është veçanërisht urgjente në kontekstin aktual, duke qenë se misioni UNESCO-s konfirmoi se në janar 2022, rreth 600 ha u tërhoqën nga Parku Kombëtar pranë Ksamilit, ku në atë kohë ishte në ndërtim e sipër një kompleks rezidencial turistik.Kjo sipërfaqe shtrihet brenda zonës tampon të pronës siç është miratuar në 2007 nga UNESCO dhe një pjesë e vogël e pronës gjithashtu mund të jetë shkelur nga ndryshimi kufijve , thotë UNESCO.

“Është për të ardhur keq që është ende në pritje sqarimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon, që pritet që prej datës 15 shkurt 2023″, thotë UNESCO në analizën për Butrintin.

Edhe projekt- vendimi që do ti paraqitet Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 46 që mbahet në Indi këtë muaj bazohet mbi analizën e Qendrës Botërore të Trashëgimisë.

Në projekt vendim thuhet se “po punohet për të siguruar që Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës të ketë mbikëqyrjen e të gjithë pronës së Trashëgimisë Botërore pasi menaxhimi i Zonës A3, t’i transferohet Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit deri në tetor 2024”.

Në projekt vendim UNESCO thotë se “ mirëpret punën e vazhdueshme për të siguruar që Ministria e sapo krijuar e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të mbajë mbikëqyrjen e të gjithë Pronës së Trashëgimisë Botërore”.

Projekt vendimi thekson “se për të arritur një menaxhim dhe llogaridhënie efektive, prona e Trashëgimisë Botërore dhe zona e saj tampon duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe në tërësi.”

UNESCO në projekt vendimin e saj thotë se “kërkon për më tepër që Shqipëria të japë sqarime për Qendrën e Trashëgimisë Botërore mbi rregulloret aktuale mbrojtëse dhe përdorimet e përcaktuara për të gjitha zonat e Parkut Kombëtar në lidhje me mbrojtjen e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe funksionin e zonës tampon, dhe mbi mënyrën se si regjimet e ndryshme të menaxhimit do të harmonizohen për të shmangur fragmentimin”.

Në projekt vendim Komiteti i Trashëgimisë Botërore “shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është ende në pritje dhe i kërkon Shqipërisë që të paraqesë, si çështje prioritare, një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe kufirin e zonës tampon që Qendra e Trashëgimisë Botërore ta marrë në shqyrtim”.

Lidhur me dokumentet e UNESCO-s, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tha përmes një deklarate se e gjen projekt-vendimin dhe raportin analitik si shumë objektiv dhe tërësisht korrekt.

Por MEK nuk dha sqarime përse autoritete shqiptare nuk po e dorëzojnë hartën e kufijve të rinj të Butrintit në UNESCO dhe si do të arrihet ligjërisht autoriteti i kësaj Ministrie në gjithë Parkun Kombëtar të Butritnit, kur një pjesë e tij që njihet si qyteti antik do të jetë nën administrim të një organizate joftimprurëse për dhjetë vite.

Autoritetet qeveritare shqiptare ndërmorën kohët e fundit takime intensive me drejtues të Unescos të cilat shihen nga analistët e pavarur si një përpjekje për të zbutur qëndrimet e ashpra të UNESCO-s që u refletuan në një raport të një misioni monitorimi tetorin e vitit të shkuar lidhur me Butrintin.

Raporti u bë publik nga Zëri i Amerikës pasi autoritetet shqiptare nuk dhanë miratimin që UNESCO ta publikonte raportin në faqen zyrtare.

Gjykata Kushtetuese vendosi në prill me një rezultat të ngushtë 5 me 4 të anëtarëve të saj për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes për administrimin në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Sipas marrëveshjes zona A3 e Parkut Kombëtar të Butrintit që njihet si qyteti antik do të administrohet për dhjetë vite nga një organizatë jofitimprurëse në formë Fondacioni krijuar nga ministria shqiptare e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillimin (AADF).

Autorizohet greva, 14.000 punëtorë të Disney mund të largohen nga puna

Mijëra punëtorë të Disneyland kanë votuar për të autorizuar një grevë.

Nëse greva vazhdon, 14,000 punonjës të Disney mund të largohen nga puna.

Do të ishte greva e parë e Disneyland në 40 vjet, duke prekur Disneyland, Disney California Adventure, rrethin e shitjes me pakicë në Downtown Disney dhe hotelet në pronësi të Disney në Kaliforni.

Votimi u mbajt nga një koalicion prej katër sindikatash. Nga anëtarët që votuan, 99% mbështetën autorizimin e një greve, sipas sindikatave.

Autorizimi nuk do të thotë se protesta do të ndodhë menjëherë dhe të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje që shmang një largimet nga puna.

Udhëheqësit e sindikatave do të kenë tani mundësinë për të thirrur një grevë nëse nuk janë në gjendje të negociojnë një marrëveshje të re kontrate me Disney.

Ata kanë qenë në bisedime me Disney për rritjen e pagave, masat e sigurisë, politikat e pjesëmarrjes dhe përfitimet e tjera që nga prilli.

Një studim i brendshëm i anëtarëve të sindikatave në fillim të këtij viti zbuloi se 28% e anëtarëve të kastit të Disneyland raportuan se kishin përjetuar pasiguri ushqimore, 33% raportuan pasiguri strehimi dhe 42% thanë se duhej të humbnin punën për trajtim mjekësor.

Sindikatat thanë se 64% e anëtarëve të kastit po shpenzojnë më shumë se gjysmën e pagës së tyre mujore për qiranë.

Në romancë me Drini Zeqon? Dea Vieri zbulon të vërtetën

Dea Vieri është përfolur për një romancë me spikerin e lajmeve Drini Zeqo.

Ajo ka treguar që është single, duke nënkuptuar se nuk është në një marrëdhënie me ish-banorin e BBV.

Blogerja u shpreh se për momentin nuk është në një lidhje, por shtoi se nëse dashuria del e pret krahë hapur.

“Për momentin nuk kam asnjë raport dashurie. Ndoshta ky është momenti të fokusohem te vetja ime. Nëse dashuria më del përpara, unë do e pres krahë-hapur. Por kam vënë re që jam bërë shumë tekanjoze. Sa vinë e më shtohen më shumë tekat”, u shpreh Dea.

Tradhtoi Bruna Biancardi, Neymar bëhet baba për herë të tretë! Vjen në jetë Helena

Neymar është baba i tre fëmijëve! Ylli i futbollit prezantoi vajzën e tij të porsalindur Helena në një postim në Instagram.

Vogëlushja erdhi në jetë më 3 korrik, por futbollisi shpërndau foto të Helena-s në spital vetëm 1 ditë më parë.

“Helena ❤️👧🏻 03/07/202”, ka shkruar Neymar, duke iu referuar datëlindjes së vajzës së tij.

Helena erdhi në jetë gati nëntë muaj pasi ai njoftoi se kishte mirëpritur vajzën e tij Mavie me ish partneren Bruna Biancardi.

Neymar ndan vajzën e tij të dytë Helena me modelen Amanda Kimberlly.

32-vjeçari mirëpriti vajzën e tij të parë, Mavie, me Biancardi në tetor 2023.

Biancardi më pas njoftoi në Instagram një muaj më vonë se dyshja, të cilët filluan të takoheshin në fillim të vitit 2022, ishin ndarë pas zbulimit të tradhtisë.

Neymar ka edhe djalin Davi Lucca, 12-vjeç, nga një marrëdhënie e mëparshme!

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt publikon në gazetë kërkesën për heqjen e mbiemrit të aktorit

Shiloh, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt Shiloh, ka publikuar një artikull në gazetë ku kërkon të ndryshojë mbiemrin.

Peticioni i 18-vjeçares për të hequr “Pitt” nga mbiemri i saj u botua së fundmi në The Los Angeles Times dhe ndjek rregulloret ligjore që dosje të tilla duhet të publikohen në një gazetë, përpara se procesi zyrtar i ndryshimit të mbiemrit të mund të ecë përpara në hapat e tij të ardhshëm.

“… Ajo duhet të bëjë një kërkesë zyrtare në gjykatë për të ndryshuar mbiemrin e saj. Dhe duhet të bëjë një publikim 4 javë rresht përpara se të caktohet seanca, përveç njoftimit me shkrim të dy prindërve të saj.”

“Këto peticione për ndryshimin e mbiemrit zakonisht shkojnë shumë mirë dhe pranohen, përveç rastit kur personi ka një histori kriminale dhe përpiqet të largohet nga dënimi ose detyrimet,” tha një ekspert.

Glass shtoi: “Unë kurrë nuk kam parë një që të dalë kundër në gjykatë. Brad mund të shkojë në gjykatë dhe të thotë, për shembull, se Shiloh është nxitur nga nëna e saj. Por për shkak se ajo nuk është më e mitur, mund ta quajë veten si të dojë.”

Shiloh bëri kërkesë për ndryshimin e emrit – për t’u bërë Shiloh Jolie – në ditëlindjen e saj të 18-të më 27 maj.

Sipas ligjit të Kalifornisë, formularët ligjorë duhet të publikohen në një gazetë për një muaj përpara se një gjykatës të miratojë kërkesën.