zoom

Day ArchiveDëmet që po i shkaktoni trupit duke pirë ujë të ftohtë

Sipas të dhënave, konsumi i ujit të ftohtë, sidomos pasi kemi ngrënë, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.

Tretja
Një nga problemet që mund të shkaktojë është vështirësia në tretje. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirësojnë tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë, tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja
Kur metabolizmi has vështirësi, trupi e ka të vështirë të përshtatet me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i trurit
Rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike. Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena. Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pip për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë. Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës. Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës
Disa studime shprehen se uji i ftohtë stimulon disa nerva, të cilat shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Më shumë etje
Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet. Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar./ Living

I ekzekutuan djalin me snajper në Vlorë – “Buzëderri” fiton lirinë në Itali

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe me nofkëm “Buzëderri”, do të shijojë lirinë në Italinë fqinje.

Autoritetet italiane kanë vendosur ta nxjerrin nga qelia Sinomatin për ta hetuar në gjendje të lirë.

“Buzëderri” u arrestua në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Italisë më 4 qershor, vetëm pak orë pasi kishte përfituar nga aministia penale në vendin tonë.

Në muajin prill të këtij viti, Sinomati u dënua me 12 vite burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.

Sokol Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në Vlorë.

Si rrallë herë, Meritoni ndan foto me djalin e tij autik: Dritë e diellit, mos harro që…

Pasi marrëdhënia e tij me djalin u vendos në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP, Meriton Mjekiqi ka ndarë me ndjekësit disa foto që tregojnë për momentet që ai ka kaluar me djalin e tij autik, Loar.

Meritoni i publikoi këto foto me rastin e ditëlindjes së djalit, duke e shoqëruar me një urim të ngrohtë për të.

“Shpirti i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do”.

Gjatë eksperiencës së tij në Big Brother VIP, Meritoni ndau historinë e djalit të tij, por u akuzua nga ish-partnerja e tij se po e përdorte gjendjen shëndetësore të Loarit për audiencë, duke shtuar se moderatori nuk është fare prezent në jetën e djalit.

Pas atentatit, Donald Trump zgjedh zëvendësin e tij në garën për zgjedhjet presidenciale

Ish Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senatorin J.D. Vance si zëvendës kandidatin e tij për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Partia Republikane hapi kuvendin kombëtar ku do të emërojë zyrtarisht zotin Trump si kandidatin e saj në zgjedhjet e nëntorit.

“Në postin e nënpresidentit, J.D. do të vazhdojë të luftojë për Kushtetutën tonë, do të mbështesë trupat dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar që ta BËJMË AMERIKËN MADHËSHTORE SËRISH”, shkroi zoti Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Zoti Trump e bëri njoftimin në fillim të kuvendit kombëtar republikan, dy ditë pasi i mbijetoi një atentati.

Më herët të hënën, zoti Trump shënoi një fitore të madhe ligjore, pasi një gjykatëse federale hodhi poshtë një nga çështjet e ngritura kundër tij.

Gjykatësja Aileen Cannon tha në vendimin e saj se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë. Në urdhrin prej 93 faqesh të gjykatëses Cannon thuhet se prokurori i posaçëm duhet të ishte emëruar me miratimin e Kongresit.

Zoti Trump do të pranojë zyrtarisht të enjten emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Pas sulmit me armë, përzgjedhja e zotit Trump mbart dukshëm më shumë peshë.

Zoti Trump ka pohuar vazhdimisht se do të përqëndrohej tek përzgjedhja e dikujt që ishte i kualifikuar për të marrë detyrën si komandant i përgjithshëm.

“Është e domosdoshme të përzgjedhësh dikë që mund të jetë i mirë për çdo rast, për çdo rast të tmerrshëm”, tha ai në muajin maj gjatë një interviste për programin radiofonik “The Clay Travis & Buck Sexton Show”.

Në një tjetër intervistë për gazetaren e rrjetit ‘Fox News’, Harris Faulkner e cila u regjistrua disa orë përpara tubimit të tij në Battlër të Pensilvanisë, zoti Trump u pyet se ku ndodhej me procesin e përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident e nëse vendimmarrja e tij do të ndryshonte nëse Presidenti Joe Biden, do të tërhiqej nga gara.

“Është një pozitë shumë e rëndësishme, veçanërisht nëse diçka e keqe ndodh”, tha zoti Trump. “Kjo është më e rëndësishmja, nëse mund të ndodhë diçka e keqe”.

Para sulmit me armë, zoti Trump e kishte bërë të qartë se donte ta shpallte emrin në mënyrë dramatike në kuvend, çka sipas tij do ta bënte më “interesant” dhe “më emocionues” procesin.

“Është si një veriant shumë i sofistikuar i ‘The Apprentice'”, tha ai në një intervistë radiofonike javën e kaluar, duke iu referuar një programi televiziv që ai ka drejtuar dikur, ku zoti Trump përzgjidhte mes kandidatësh ata që do të punonin për kompaninë e tij.

Zoti Trump dhe organizatorët e kuvendit kanë thënë se axhenda e tij nuk do të ndryshojë, por do të vazhdojë siç ishte planifikuar pavarësisht sulmit.

Në një postim në faqen e tij të mediave sociale zoti Trump shkruante se ai nuk mund të lejojë që “një person që sulmon me armë ose një vrasës i mundshëm, të imponojë ndryshimin e orarit, apo ndonjë gjë tjetër”.

“Në këtë moment është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”, shkruante ai.

Zoti Trump zhvilloi takime në ditët para sulmit me pretendentët kryesorë për të marrë pozitën e kandidatit për nënpresident. Një prej personave në dijeni të tyre tha se gjatë takimeve nuk ishte bërë asnjë premtim apo nuk ishte ofruar asgjë.

Pritja e zotit Trump deri tek kuvendi për të zgjedhur numrin dy të tij vjen më vonë se zakonisht sa i takon viteve të fundit, por vështirë se është e pashembullt.

Në vitin 1980, Ronald Reagan negocioi me ish Presidentin Gerald Ford për orë të tëra gjatë kuvendit republikan në Detroit, por vendosi që George H.W. Bush të ishte numri dy i tij, kur negociatat dështuan. Vendimi erdhi më pak se 24 orë para se të pranonte zyrtarisht emërimin nga partia.

Vetë zoti Bush priti deri në kuvendin republikan të vitit 1988 që u mbajt në Nju Orlins përpara se të ‘trondiste’ shumë prej pjesëmarrësve – si dhe disa prej këshilltarët kryesorë të tij, duke zgjedhur senatorin pak të njohur të Indianës, Dan Quayle, si numrin 2 të tij, në vend të një kandidati me të njohur e më të pranuar gjerësisht.

Që atëherë, megjithatë, ka qenë traditë që të zgjidhet një kandidat pak përpara hapjes së kuvendit së partisë.

Në vitin 2008, senatori i Arizonës, John McCain, në një përpjekje për t’i dhënë hov garës së tij kundër demokratit Barack Obama, zgjodhi guvernatoren pak të njohur të Alaskës, Sarah Palin, pak përpara se të hapej kuvendi republikan në Minesota. Ai pati një rritje në anketime, por që nuk zgjati shumë.

Joe Biden, emëroi senatoren e atëhershme të Kalifornisë, Kamala Harris si kandidate për nënpresidente, gjashtë ditë përpara se Partia Demokrate të çelte kuvendin që u mbajt kryesisht ‘online’ për shkak të pandemisë së koronavirusit./ Zëri i Amerikës

Shpërthen bombola në shtëpinë në Memaliaj, si është gjendja e të moshuarës

Një bombol gazi shpërtheu pasditen e kësaj të hëne në një shtëpi në Memaliaj.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në një apartament, ku jetonte e vetme 65-vjeçarja Bejaze V..

Ajo ka pësuar dëmtime të lehta në trup nga shpërthimi dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin, ndërsa dëmet materiale të shkaktuara në banesë janë të mëdha.

Makina përplaset me pemën në Greqi, shoferi shqiptar në luftë për jetën në spital

Një aksident rrugor ndodhi në Greqinë fqinje, duke lënë të plagosur rëndë një shqiptar.

42-vjeçari shqiptar, sipas mediave greke, po drejtonte një mjet bujqësor në Mesohor kur humbi drejtimin dhe u përplas me një pemë ulliri.

Nga përplasja, shqiptari mori plagë të rënda në trup dhe u dërgua me ambulancë në spital, ku po lufton për jetën.

Ndërsa shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet greke.

Vendimi për Xhaçkën rrezikon të përfundojë në “kalendat greke” të Kuvendit

Afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve parlamentare për këtë sesion dhe afati i zbardhjes së këtij vendimi nga vetë gjykata po krijojnë mundësinë që mazhoranca të fitojë akoma kohë për zbatimin e këtij vendimi.

Për të mbrojtur deputeten Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria, mazhoranca socialiste votoi dy herë kundër dërgimit të këtij mocioni në gjykatë dhe vendimet e saj u gjetën në të dyja rastet në shkelje të Kushtetutës.

Në vendimmarrjen e datës 10 korrik kjo gjykatë konstatoi se Kuvendi kishte shkelur Kushtetutën duke mos zbatuar një vendim të janarit 2023 të kësaj gjykate, vendimet e së cilës janë të detyrueshme.

“Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, thuhet në vendim, por mesa duket terminologjia e përdorur nga Gjykata Kushtetuese nuk do të ndikojë në hapat procedurialë të Kuvendit.

“Vendimi për znj.Xhaçka nuk ka ardhur akoma i zbardhur. Ndërkohë duhet të botohet që të marrë formë të prerë si vendim, që më pas Kuvendi te bëj proceset e veta”, iu përgjigj BIRN-it të hënën kabineti i kryetares së Kuvendit i pyetur se kur do të zbatohej vendimi i Kushtetueses.

Duke pasur parasysh afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 30 ditë dhe Kuvendi ka caktuar në kalendar si seancë të fundit datën 25 korrik, duket se edhe një herë çështja “Xhaçka” do të kalojë në kalendat greke, pasi u zvarrit për më shumë se 2 vite me procedurë në Kuvend.

Gjatë votimit në prill ku rrëzua vendimi i parë i Kushtetueses, socialistët pretenduan se gjykata nuk mund të detyronte deputetët si të votonin sepse ata ishin të pavarur në vendimmarrjen e tyre.

Por sipas vendimit të fundit të Kushtetueses ata janë të detyruar të zbatojnë vendimin e saj pasi ky vendim ka forcën e ligjit dhe “asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë”.

Që nga qershori i vitit 2022 mazhoranca ka përdorur afate dhe procedura parlamentare për të zvarritur në kohë shqyrtimin e saj në organet parlamentare dhe me vendim politik ka mbrojtur deputeten e saj.

Gjatë seancën plenare për mocionin ndaj saj vetë Xhaçka foli për sulm politik nga opozita dhe sulmoi mediat e gazetarët si; “inkuizitorë”, “gjobaxhinj” dhe “snajperistë”.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, duke shmangur praktikën e mëparshme parlamentare, kur Kuvendi ka vendosur që të dërgojë për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve në rastet kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që i ndalon ata të përfitojnë nga të mirat publike./ Reporter.al

Si është marrëdhënia mes Heidit dhe Borës? Publikohen fotot nga pushimet në jug

Donald dhe Romeo Veshaj po pushojnë në bregdetin e jugut, të shoqëruar nga partneret e tyre.

Bora dhe Heidi janë fotografuar së bashku me vëllezërit, duke pushuar të gjithë si grup dhe duke dhënë një përgjigje për të gjithë ata që në rrjet vënë në pikëpyetje marrëdhënien mes tyre.

Ata kanë ndarë me ndjekësit momente nga ditët e tyre të pushimeve dhe Heidi e Bora shihen duke shëtitur së bashku.

Tritoli në Elbasan/ Burri iu bë “pentito”, Xhovana kërcënonte Nuredin Dumanin në TikTok (video)

Një atentat që shënjestronte banesën e lezhjanes Xhovana Nikolli u bë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Ndonëse nuk është zbardhur ende nëse tritoli i vënë nën derë synonte Nikollin apo pronarin e banesës (Nikolli banonte me qira), për vajzën, bota e krimit nuk ishte e huaj.

Xhovana tërhoqi vëmendje në media pak muaj më parë, kur i shkoi me fustan nusërie, të dashurit të saj në burgun 313 në kryeqytet, për të festuar 2 vjetorin e lidhjes së tyre, që siç ka treguar vetë e reja, ka nisur gjatë kohës kur ai ka qenë i martuar me një tjetër vajzë.

@giovanna_nikolli #fy #😈 @holtaramadani ♬ Martesa jonë – Remastered 2023 – Irma Libohova

Në një tjetër video, Giovanna mundësoi ngritjen e një droni pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar partnerin në ambientet e ajrimit. E ndoshta për shkak të një komunikimi të pandërprerë, ai e dinte që personi që priste ta shihte nga ana tjetër e kamerës ishte e dashura e tij, ndaj dhe buzëqesh dhe e përshëndet me dorë

I dashuri i Xhovanës, njohur dhe si “shkodrani”, është tashmë një i penduar i drejtësisë, por dikur ishte vrasës me pagesë.

Amarildo Nikolli u arrestua në Vlorë verën e shkuar, teksa lëvizte me armë me silenciator dhe gati për qitje. Ende pa u konfirmuar, dyshohej se Nikolli do të ekzekutonte Inez Hajrullën për llogari të Sokol Sinamatajt.

Amarildo dhe Xhovana

Por Amarildo nuk është i vetmi “pentito” që njeh Xhovana. Pak ditë më parë, në një video-live në TikTok lezhjanja i “bëri thirrje” Nuredin Dumanit “të mbante dashnoren”, teksa e kërcënonte se mund t’i shkaktonte dëme që Nuredini dhe e dashura e tij nuk ia kishin idenë.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash dashnoren tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj….”, thotë Xhovana në video.

Nuk vonoi shumë dhe Xhovanës i shpërtheu dera e shtëpisë në 4 të mëngjesit.

 

@histori.legjenda joqnews Xhovana Nikolli ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm. Nikolli, së bashku me nënën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan. Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video ditën e djeshme, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thënë se kishte probleme serioze me të. Por kush është Xhovana? Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen për jetën e saj luksoze. Ndërsa Amarildo Nikolli, është një personazh i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2023 në Vlorë, ku kishte shkuar për të ekzekutuar “të fortin” e qytetit bregdetar, Inez Hajrullën. Pas arrestimit Amarildo Nikolli u bë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë dhe po vuan dënimin në burgun “313”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Xhovanës dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka përmendur ditën e djeshme. Ajo që dimë është se e reja është shënjestra e atentatit dhe fatkeqësisht ka mbetur i plagosur një person i pafajshëm. #historidhelegjenda ♬ original sound – HISTORI DHE LEGJENDA 🪶

Gjykatësja pushon çështjen e Trump për dokumentet e klasifikuara

Gjykatësja Aileen Cannon në Florida ka pushuar çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Drejtësisë kundër Donald Trump.

Gjyqtarja e mori vendimin pas një seance dëgjimore në të cilën ekipi ligjor i ish-presidentit i kërkoi asaj të hiqte akuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm Jack Smith, dhe veçanërisht pasi gjykata supreme tha se presidenti ka imunitet për aktet zyrtare.

Ekipi i Trump kishte argumentuar se ai është viktimë e ndjekjes penale selektive dhe është duke u shënjestruar nga demokratët teksa kërkon të rimarrë presidencën.

Vendimi erdhi në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane dhe pas një atentati ndaj ish-presidentit amerikan gjatë fundjavës.

Trump është deklaruar i pafajshëm  për disa akuza në lidhje me trajtimin e tij të dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë fshehjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

“Gjykata është e bindur se ndjekja penale e këtij veprimi nga Këshilltari Special Smith shkel dy gurë themelorë strukturorë të skemës sonë kushtetuese – rolin e Kongresit në emërimin e zyrtarëve kushtetues dhe rolin e Kongresit në autorizimin e shpenzimeve me ligj,” tha Cannon.

Smith ngriti akuza kundër Trump në Florida, vendi i rezidencës private të Trump në Mar-a-Lago, duke pretenduar se ai kishte keqpërdorur dokumente të klasifikuara kur u largua nga detyra. Gjykatësja Cannon e dyshoi faktin që Smith mblodhi një juri të madhe në Uashington, D.C. – një juridiksion famëkeq anti-Trump – dhe jo në Florida.

Nuk është e qartë nëse vendimi i Cannon ndikon në ndjekjen penale të veçantë të Smith ndaj Trump për akuzat e lidhura me 6 janarin në Uashington.