zoom

Day ArchiveLëkundje sizmike në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Ohër me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Pogradecit dhe rrethinat përreth.

Ky është tërmeti i dytë që goditi sot Ohrin, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Pogradec./ Zoom.al

Zgjedhjet në Francë/ E djathta ekstreme nuk arrin të fitojë shumicën, sondazhet tregojnë fitore për aleancën e majtë

Të gjitha kanalet kryesore televizive projektojnë fitoren për aleancën e majtë dhe jo për tubimin kombëtar të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.

Ky është rezultati i parashikuar nga televizioni shtetëror francez:

Ndërkohë raportohet se Tubimi Kombëtar (RN) nuk ka fituar shumicën në zgjedhjet e raundit të dytë.

Koalcioni i krahut të majtë dhe qendrës kishin prioritet bllokimin e RN dhe kjo strategji duket se ka funksionuar.

Mrgjithatë RN e ka rritur shumë përfaqësimin e saj në parlament, ndërsa numri i vendeve të mbajtura nga mbështetësit e Presidentit Macron është ulur.

Duket sikur fituesit kryesorë të natës mund të jenë të majtët.

Kushdo që fiton, Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Në një letër drejtuar popullit francez të publikuar një javë më parë, tha se do të qëndronte deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027.

Megjithatë, nëse partia e tij humbet dhe ose Tubimi Kombëtar ose Fronti i Ri Popullor fitojnë plotësisht, kjo lë pothuajse tre vjet “bashkëjetesë”, ose ndarje pushteti – që do të thotë se presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.

Ka ndodhur edhe më parë, me politikën e brendshme në duart e kryeministrit dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në duart e presidentit.

Nëse nuk ka shumicë absolute – një skenar i mundshëm – presidenti do të duhet të negociojë me lojtarë të tjerë për të krijuar një qeveri dhe për të zgjedhur një kryeministër. Kjo do ta linte qeverinë në një pozicion të lëkundur dhe mund të mos mbijetojë gjatë.

Protestuesit sulmojnë me pistoleta uji turistët në Barcelonë: Ikni në shtëpitë tuaja

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër turizmit masiv në Barcelonë.

Në pamjet e publikuara në qytetin spanjoll gjatë fundjavës, protestuesit u hedhin ujë turistëve.

Turmat e protestuesve sulmuan turistët me pistoleta uji në zonat e njohura turistike.

“Turistë shkoni në shtëpi”, dëgjoheshin ata duke brohoritur.

Kryebashkiaku i Barcelonës u zotua kohët e fundit të eliminojë lejet afatshkurtëra turistike në qytet brenda pesë viteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Momenti i frikshëm kur shpërthen cisterna, shmanget tragjedia

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil në rrugën për në Pará, ku një cisternë ka marrë flakë papritmas dhe më pas ka shpërthyer për shkak të një defekti ende të panjohur.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur cisterna shpërthen në flakë, ndërsa rruga është e mbushur me automjete.

Autoritetet rrethuan menjëherë zonën dhe larguan automjetet përreth për të shmangur tragjedinë.

Fatmirësisht nuk ka pasur automjete të tjera të përfshira dhe nuk ka të lënduar të rëndë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Il Messaggero (@ilmessaggero.it)

Producenti i “Titanic” dhe “Avatar” ndërron jetë në moshën 63-vjeçare

Jon Landau, producenti fitues i çmimit Oscar  dhe i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, përfshirë Titanic dhe Avatar, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Producenti i njohur raportohet se po luftonte me kancerin prej më shumë se 1 viti. Lajmi i trishtë u dha nga motra e tij Tina, e cila e konsideroi si “vëllain më të mirë që një vajzë mund të ëndërronte ndonjëherë”.

Landau është djali i producentëve të Hollivudit, Ely dhe Edie Landau. Për një kohë ishte ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të filmit 20th Century Fox, duke mbikëqyrur filmat duke përfshirë The Last Of The Mohicans dhe Die Hard 2.

Ai ndihmoi në krijimin e hitit të vitit 1997, Titanic, i cili ishte filmi i parë që e kaloi shifrën prej 1 miliard dollarësh në arkat botërore.

Filmat e mëvonshëm Avatar dhe vazhdimi i tij Avatar: The Way of Water, të cilët u publikuan në vitin 2009 dhe 2022 respektivisht, vazhduan të thyenin rekordin e Titanikut.

Landau gjithashtu bashkëprodhoi filma të tjerë hit, duke përfshirë Honey, I Shrunk the Kids dhe Dick Tracy, dhe mbajti një pozicion drejtues në kompaninë e prodhimit të Cameron Lightstorm Entertainment.

Bruce Willis i paaftë për të folur! Aktori po kalon një krizë të rëndë shëndetësore

Bruce Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale në shkurt të vitit 2023, që pasoi një diagnozë afazie në 2022.

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për të dhe familjen e tij. Afazia ka ndikuar në aftësinë e tij për të komunikuar mirë.

Duket se gjendja është përkeqësuar gradualisht dhe sëmundja e ka bërë aktorin të paaftë për të folur. Është një simptomë e qartë e afazisë, e cila është një çrregullim që ndikon në aftësinë e një personi për të komunikuar për shkak të dëmtimit në qendrat gjuhësore të trurit.

Willis është në një betejë të vazhdueshme dhe të pafundme. Fatmirësisht, ai ka familjen që vazhdon të kujdeset për të. Të qenit së bashku me familjen e tij është ajo që do ta lejojë atë ta luftojë këtë betejë sa më gjatë.

Zgjedhjet franceze/ Pjesëmarrja në votime, më e larta në më shumë se katër dekada

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare franceze ishte 59.71% deri në orën lokale 17:00.

Shifra është një rritje drastike nga ajo prej 38.11% në zgjedhjet e fundit në 2022, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Shumë e pazakontë, pjesëmarrja ishte gjithashtu pak më e lartë në votimin e raundit të parë të dielën e kaluar, 59.39%, duke sugjeruar që shifra përfundimtare mund të jetë më e larta në 50 vjet.

Pjesëmarrja e lartë në votime vjen ndërsa kryeministri Gabriel Attal iu kërkoi qytetarëve francezë të votonin kundër Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë (RN) të Marine Le Pen .

“Sot rreziku është një shumicë e dominuar nga e djathta ekstreme dhe kjo do të ishte katastrofike,” tha Attal.

 

Helmohen mbi 50 persona në Bulqizë, uji i pijshëm u përzie me ujërat e zeza

Mbi 50 persona në Bulqizë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Fëmijë dhe të rritur, janë paraqitur në spitalin e qytetit me të njëjtat simptoma si dhimbje barku, të vjella apo dhimbje koke.

Ka dyshime se uji i pijshëm që kanë konsumuar, i cili është përzier me ujërat e zeza. Ndërkohë raportohet se në Qytetin e Ri në Bulqizë, po bëhen punime në rrjetin e ujërave të zeza.

Ekspertë kanë shkuar në terren për të bërë analizat e ujit, ndërsa banorët e helmuar janë nga zona të ndryshme.

U inaugurua me bujë, radhë kilometrike në tunelin e Llogarasë! Pushuesit në mjete, në temperatura të larta

Tuneli i Llogarasë u inaugura me bujë paraditen e së premtes (5 korrik). Hapja e tunelit supozohet se duhej t’u lehtësonte kalimin udhëtarëve dhe t’i shkurtonte distancën.

Por nuk ka rezultuar kështu, pas janë krijuar radhë kilometrike duke bërë që pushuesit të qëndrojnë me orë në automjete në temperatura të larta.

Qindra pushues janë bllokuar në dalje apo edhe brenda tunelit në tentativë për të shkuar apo për t’u kthyer nga plazhet.

“Xhaka, majtas”- Në shishen e ujit të portierit anglez ishin shkruar gjuajtjet e preferuara të lojtarëve zviceranë

Portieri Jordan Pickford ishte heroi i Anglisë, pasi pritja e penalltisë së Manuel Akanji ndihmoi Tre Luanët të mposhtin Zvicrën në çerekfinalen e Euro 2024.

Anglia i shënoi të pesë penalltitë, me Cole Palmer, Jude Bellingham, Bukayo Saka, Ivan Toney dhe Trent Alexander-Arnold që gjetën rrjetën nga 12 metra.

Dhe pritja nga Pickford e penalltisë së lojtarit zvicran Akanji ishte e mjaftueshme për të kaluar Anglinë në gjysmëfinale.

Në shishen e ujit të portierit anglez ishte shkruar një listë se në cfarë drejtimi parapëlqenin t’i gjuanin penalltitë lojtarët e Zvicrës, duke i shoqëruar me këshilla për secilin sulmues.