zoom

Day Archive“Montojmë bombën, t’i plasim ato pr*stituta” – Zbardhet plani i Martinajt për të eliminuar vajzat

Zbardhet plani i Ervis Martinajt për të eliminuar fizikisht disa vajza korriere, për të cilat kishte dyshime se e shisnin tek grupet rivale.

Emisioni “Inside Story” ka publikuar disa prej mesazheve të shkëmbyera mes Vis Martinajt dhe Kristos Teta, të cilët planifikojnë të vendosin bombë në një makinë për të vrarë vajzat.

Pjesë nga emisioni Inside Story:

Në krahun tjetër, grupi rival nuk qëndronte duarkryq. Pas eliminimit të Santiago Malkos, Ervis Martinaj ishte ndjerë i kërcënuar dhe kishte nisur ndjekjen e ish-shokut të tij për ta eliminuar.

Shtetasi Kristos Teta e njofton shtetasin Ervis Martinaj se Nardi ka ardhur në Tiranë dhe ka kontaktuar me një vajzë me qëllim që ajo ti nxjerrë në takim dy vajza të tjera. Shtetasi Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Kristos Teta dhe e pyet në lidhje me atë vajzën që komunikon me Leonard Dukën dhe i jep porosi të bëjë kujdes se mos e shet ajo”.

Në një prej takimeve, vajza komunikon me Spanchat me lidhjen e Ervis Martinajt dhe i konfirmon se është për darkë me Leonardin dhe nuk flet dot. Ajo që Martinaj i trembej rezultoi e vërtetë. Plani i tyre ishte zbuluar, dhe ishte Duka që po përpiqej ti vinte në kurth. Vajzat, të cilat nuk identifikohen, ishin në rrezik, pasi banda Duka, sipas transkripteve të prokurorisë kishte planifikuar edhe eliminimin e tyre.

“Po më shesin mua po unë kam e marrë vesh dhe këta nuk dinë gjë fare që unë e di dhe jemi super fare. Po organizoj një takim me një femër ku dua unë, po nuk duhet të merret vesh se na del personi që na tha ne. Mbasi t’ja plasim këtyre, do montojmë në makinë atë bombën, dhe kur të jenë duke ikur, do lëmë njeri t’i bjerë telefonit që t’i plasim dhe ato prostitutat”.

Në datat 11 dhe 12 Gusht 2020, Leonard Duka komunikonte me mikun e tij Altin Gega takimin me vajzat që do të përdoreshin si karrem. Ata përgatiten duke bërë gati armët, por takimet nuk u zhvilluan. Ishte e qartë se grupi rival hezitonte. Martinaj i trembej besueshmërisë së vajzave. Nëse plani do të ecte, mund të përfundonte në një kasaphanë edhe për vajzat të cilave do tu montohej bombë në makinë.

Maldivet e Ramës ngelin në klasë, Shqipëria e fundit për ujin e plazheve

Për bregdetin e Shqipërisë kryeministri Edi Rama shpesh mburret, duke i reklamuar si Maldivet e Shqipërisë.

Sipas Ramës, Shqipëria përshkruhet si “destinacioni i së ardhmes për pushimet në plazhet e bruzta dhe rërën e bardhë”.

Por, Agjencia Evropiane e Mjedisit rrëzon pretendimet e Ramës, për cilësinë e ujërave të bregdetit tonë.

Vetëm 30% e ujërave larës në vendin tonë, sipas raportit, janë me cilësi. Ndërsa pjesa tjetër janë pa investime në trajtimin e ujërave të zeza dhe largimin e ndotësve.

“Nga 22,081 ujërat e raportuara të banjës në Evropë në vitin 2023, rreth 85% ishin të cilësisë së shkëlqyer. Në katër vende – Qipro, Austri, Kroaci dhe Greqi – 95% ose më shumë e ujërave të banjës ishin të cilësisë së shkëlqyer. Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat larës përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023.

Megjithatë, në pesë vende — Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni — më pak se 70% e ujërave të banjës ishin me cilësi të shkëlqyer. Një nga kërkesat kryesore të BWD ishte që të sigurohej që të gjitha ujërat larës të ishin të cilësisë të paktën ‘të mjaftueshme’ deri në vitin 2015. Në sezonin e banjës 2023, kjo kërkesë u plotësua nga 96% e të gjithë ujërave të banjës së BE-së”, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit.

“Ka thyer kafkën dhe ka dëmtuar trurin” – Si është gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit?

Avokati Sokol Mëngjesi është në luftë për jetën në spitalin e Traumës.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në “Top Story” se këto janë orë kritike për avokatin, referuar mjekëve.

“Është në orë kritike për jetën, një natë e vështirë që shpresoj t’ja hedhim. Është në koma i intubuar, mjekët shpresojnë që ta mundi të keqen. Ka qenë në gjendje të flasë, pastaj ka pasur irritim dhe në mesditë gjendja është rënduar”, tha Ervin Karamuço.

Ndërsa gazetari Ferdinand Dervishi tregoi se Sokol Mëngjesi është dëmtuar në kafkë dhe në tru gjatë goditjeve.

“Ka thyer kafkën dhe ka dëmtuar trurin. Ata shpresojnë të përmirësohet situata dhe të kalojë në normalitet, është një ngjarje që ka tronditur një opinion të tërë, është goditur një personazh që futet në nivelin e njerëzve korrekt, e njerëzve që besonte te instrumentet e shtetit të vet, kishte një konflikt dhe filloi ta zgjidhte duke besuar shtetin e vet”, u shpreh Ferdinand Dervishi.

VIDEO/ Momenti kur dhunohet avokati Sokol Mëngjesi në mes të Tiranës

Dalin pamjet e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur agresorët dhunojnë Sokol Mëngjesin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë sapo ai lë djalin në kopshtin nr. 31.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Autorët janë identifikuar si Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve pak orë pas ngjarjes, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim nga policia.

Ata ishin porositur nga 58-vjeçari Dritan Nano, i cili ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet si organizator i ngjarjes.

Sokol Mëngjesi është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Burime spitalore shprehen se ai ka fraktura në kokë si pasojë e goditjeve me sende të forta dhe po i nënshtrohet kontrolleve mjeksore, ndërkohë që pritet të merret në pyejte nga hetuesit.

Ish-banorët zbulojnë pse Romeo Veshaj mungoi në takimin post Big Brother

Mungesa e Romeo Veshajt në takimin post Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme tërhoqi vëmendje dhe nxiti aludime se ai ishte qejfmbetur me produksionin pse nuk u shpall fitues.

Dy ish-banorët e Big Brother, Olta Sheta dhe Toros Shahnaia kanë komentuar mungesën e Romeos, duke zbuluar se ai ka vendosur t’i qëndrojë pranë mentorit të tij, aktorit Agron Llakaj pas humbjes së bashkëshortes.

“Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë dhe mund ta ketë bërë këtë dhe në qoftë se e ka bërë këtë ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për Big Brotherin dhe është larguar të Agroni kjo mund të jetë, këtë besoj unë…”, tha Toros Shahnaian.

Berisha bën me faj Ramën për dhunën ndaj avokatit të tij: Inkurajon krimin

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë si inkurajuese të sulmit mbi avokatin e tij Sokol Mëngjesi.

Para demokratëve, që u mblodhën në mbrëmje poshtë shtëpisë së tij, ish-kryeministri Berisha deklaroi se avokati Sokol Mëngjesi u godit nga krimi me mbështetjen e qeverisë.

“Është një goditje e mirëfilltë politike.
Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.
Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi për sulmet ndaj opozitës.

“I deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur! Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha”, shtoi ish-kryeministri.

VIDEO/ Zjarri përfshin spitalin e Shkodrës, hera e dytë brenda vitit

Spitali i Shkodrës u përfshi sërish nga flakët pasditen e kësaj të mërkure.

Vatra e zjarrit ishte në farmacinë brenda spitalit, në katin e parë.

Nga flakët nuk pati njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarri u vu nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, ndërsa shkaqet janë ende të pazbardhura nga autoritetet.

Kjo është hera e dytë që spitali i Shkodrës përfshihet nga flakët. Mbrëmjen e 13 janarit zjarri ra në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

DETAJE/ Si u planifikua dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi. Porositësi refuzoi t’i jepte lekët

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut, ku u dhunua brutalisht avokati Sokol Mëngjesi.

Shkak për ngjarjen u bë një çështje gjyqësore për një pronë, e ndjekur nga Sokol Mëngjesi.

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.

Pasi kanë fituar pronën, Dritan Nano, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën, duke refuzuar të paguajë studion ligjore ka qënë Dritan Nano.

Për këtë arsye, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon.

Sokol Mëngjesi bllokoi pronën e Nanos me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.

Dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se ai ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Avokati dhe Dritan Nano janë takuar para një muaji, por nuk kanë rënë dakord për detajet e zbatimit të kontratës.

Rama njofton pagën 900 euro brenda qershorit: Martesat do të bëhen edhe online!

Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e planit për motivimit për administratën publike, teksa u shpreh se muaji qershor do të jetë muaji i fundit me pagën aktuale, dhe prej korrikut administrata do të marrë pagat e reja. Paga mesatare nga korriku do të jetë 900 euro, sipas Ramës.

Kryeministri Rama tha se duhet të rriten edhe pensionet pasi një pjesë e madhe e pensionistëve marrin nën 150 euro në muaj, duke shtuar se është një hap që do shumë kujdes, por se qeveria do ta ndërmarrë.

“Paga mesatare 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni, dhe paga e radhës do jetë ajo e rritur dhe është shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, rreth 400 mln në total për burimet njerëzore.

Është një rritje domethënëse për një periudhë, dhe sigurisht na duhet të shikojmë pak më shumë si të bëjmë dhe pjesën më të vështirë, që është pensionet e ulëta…

Të rrisim mbështetjen për pensionistët, sepse marrin nën 150 euro një numër i konsiderueshëm. E kam thënë dhe na e thonë dhe ekspertët te pensionet bëni kujdes sepse është një peshë shumë e rëndë. Do hedhim një hap edhe në atë drejtim”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, kryeministri la të hapur mundësinë që edhe procesi i martesës të kryhet në një të ardhme online.

“95% e shërbimeve sot janë online. Masivisht shërbimet jepen online. Ne nuk kemi më sportele përveç atyre pak sporteleve që janë të pamundur të mbyllen, për shembull kur do marrësh pasaportën e do vësh shenjat e gishtërinjve, apo kur martohesh, nuk është realizuar akoma një skemë martese online, do vijë me siguri dhe disa pak procese tjera. Faktikisht sot nuk ka më adresa fizike që të presësh në radhë. Fleksibiliteti i orareve në punë, rritja e pagave brenda vitit 2024, vlerësimi i performancës dhe trajnimet e stafit ishin disa nga pikat që u prezantuan sot në kuadër të Planit për Motivimin e Administratës Publike, nga Adea Pirdeni ministre për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin” përfundoi kreu i qeverisë.

Me kapele dhe duke vrapuar, dalin pamjet e largimit të autorëve pas sulmit të avokatit Mëngjesi

Zoom.al publikon fotografinë e dy djemve që dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi.

Pamjet tregojnë momentin e largimit të tyre pasi kanë godituar Mëngjesin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Policia njofton se janë 4 persona që kanë marrë pjesë në sulmin e avokatit në zonën e Bllokut, Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj.

Dy persona janë shoqëruar në Polici dhe nuk dihet nëse janë autorët apo persona në dijeni. Ndërkohë njëri nga ata, Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Avokati i cili përfaqëson edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndodhet në gjendje të kritike dhe po trajtohet në spitalin e Traumës, ku mësohet se është intubuar.