Aplikacion
Modelja Aurela Hoxha publikoi për herë të parë foto me partnerin e saj, me të cilin prej vitesh jeton në Spanjë dhe ka krijuar familje.

Ata së bashku po shijojnë dy fëmijët e tyre, ndërsa së fundmi me rastin e ditëlindjes së djalit, Aurela Hoxha surprizoi ndjekësit me foto familjare.

Këtë herë pjesë e shkrepjeve është bërë edhe partneri i saj, por sërish pa zbuluar fytyrën.

“Të dua! Edhe 100 vite fryma ime, kuptimi i jetes sime je ti”, është urimi i Aurelës pë djalin e saj, Alaron.

Meriton Mjekiqi iu drejtua fansave të tij me një mesazh falenderues në reagimin e parë pas përfundimit të garës në Big Brother VIP.
Me një video-mesazh, Meritoni tregoi orët e para jashtë shtëpisë i ka shfrytëzuar për të fjetur e pushuar.
Por ajo që bie në sy është se Meritoni ka në sfond një foto të tijën me Ilnisën, gjatë kohës që ishin bashkë në shtëpinë e Big Brother.
Kjo foto ka ngritur dyshime te fansat se Meritoni po qëndron në shtëpinë e Ilnisës.

“Përshëndetje prej meje Meritonit. Në fakt, sot po e shijoj ditën sepse kam pushuar, kam fjetur… Ju jam mirënjohës që keni besuar që unë të vij deri këtu ku arrita. I jam mirënjohës çdo familjeje shqiptare dhe çdo shqiptari kudo nëpër botë që më keni votuar”, tha moderatori Meriton Mjekiqi.
Artan Hoxha bën deklaratën e fortë, zbulon kush fshihet pas zhdukjes së Ervis MartinajtGazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha “zbërtheu” zhdukjen e shumëpërfolur të Ervis Martinajt.
Në një intervistë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, Artan Hoxha përshkroi mënyrën sesi, sipas tij, Martinaj punonte në botën e krimit.
Sipas gazetarit, Ervis Martinaj ose i zhdukte armiqtë e tij, ose i bënte aleanca.
Por kjo formë, shtoi Artan Hoxha, nuk zgjati dot pafundësisht dhe armiqtë e tij u bënë bashkë për ta zhdukur.
“Ti në Shqipëri mund t’i fshihesh policisë, SHIK-ut, prokurorisë, ama jo kundërshtarit. Dosja e Revanshit dëshmon që ata janë të aftë ta gjejnë njëri-tjetrin edhe në vrimë të miut. Ata i dinë njëri-tjetrit çfarë hanë, çfarë pinë. Durim Bamin tentuan ta vrasin shumë herë. Mesa duket nuk paska qenë e lehtë të shkoje tek ai.
Durim Bami është shumë i kujdesshëm. Ka lidhje të forta. Ai ka një areolë tjetër mbrojtëse. Gabimi më i madh që bëri Martinaj ishte që në kulmin e pushtetit të vet nuk e administroi dot dhe shkeli rregullat që ka bota e krimit të organizuar.
Ai bëri armiq gjithë ortakët e vet. Ai ka punuar 15 vjet me vëllezërit Duka dhe në fund arriti puna që ata vendosën deri në 10 milionë euro për Ervis Martinajn. Kjo fjalë e përhapur në territor bëri që gjithë vrasësit me pagesë të josheshin. Skuadrat e qitësve, dalin nga qarkullimi tani. Kjo tregon që kur hidhet llokma, hidhen të gjitha hienat për ta kapur. Gjithë vrasësit me pagesë janë joshur, kanë ardhur edhe nga Kosova, Bullgaria.
Natyra e Visit ishte përça dhe sundo. Ai ka bërë të njëjtën gjë edhe në Fushë Kuqe. Sa merrte vesh që një grup po fuqizohej, shkonte e godiste. Nëse nuk e godiste dot, bënte marrëveshje që ta kishte aleat. Por këto lloj idesh nuk mund të bëhen në këtë vend të vogël.
Ervis Martinaj mund t’i fshihej kujtdo, ama jo atyre që e kërkonin dhe e gjetën. Vis Martinaj u zhduk një vit e gjysmë pasi SKY kishte dalë nga qarkullimi. Por SKY të jep një indicie se kush është aleanca që po krijohet për ta goditur Ervis Martinajn. Ka arritur puna deri aty sa dhe vetë këta ustallarët e krimit të organizuar kuptuan që Vis Martinaj po i kthente kundër njëri-tjetrit.
Të gjithë armiqtë e Ervis Martinajt u bënë bashkë për ta zhdukur. Pasi kjo aleancë nxori nga qarkullimi Ervis Martinajn, Shqipëria ra në qetësi. Kjo lloj qetësie vjen nga këta faktorë. Në vitin 2023-shin ka vetëm 34 të vrarë. Aleanca që u krijua nuk do zgjaste pafundësisht.
Pasi vranë Martinajn, synuan të marrin bizneset dhe pasuritë e Visit. I morën. Pasi ndanë plaçkat, filluan të godasin njëri-tjetrin.
Unë kur kam dalë për herë të parë pas rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt kam thënë: Edhe shteti ka qenë i interesuar që ai të zhdukej. Por më shqetëson se përse Sali Berisha nuk flet, sepse e ka mik familjar”. Kur foli Berisha pastaj, ai tha: Ky është zhdukur nga shteti”, tha Artan Hoxha.
BE dhe Izraeli, luftë fjalësh në prag të njohjes së shtetit palestinez nga Spanja dhe IrlandaMarrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit u përkeqësuan të hënën, në prag të njohjes së shtetit palestinez nga vendet anëtare të BE-së, Irlanda dhe Spanja dhe këmbënguljes të Madridit që ndaj Izraelit të vendosen sanksione pas sulmit të përgjakshëm në Rafah.
Si kundërpërgjigje ndaj këtij propozimi, ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz njoftoi autoritetet spanjolle se nuk do të lejojë më ofrimin e shërbimeve për palestinezët në konsullatën spanjolle në Jerusalem.
Ndërkohë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell përkrahu plotësisht Gjykatën Ndërkombëtare Penale, prokurori i së cilës kërkon lëshimin e një urdhër-arresti për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe persona të tjerë, përfshirë udhëheqësit e grupit militant Hamas.
“Prokurori i gjykatës është shantazhuar dhe akuzuar për anti-semitizëm – si gjithnjë kur dikush ndërmerr ndonjë veprim që nuk i pëlqen qeverisë së Netanyahut,” deklaroi zoti Borrell. “Fjala antisemitizëm është shumë e rëndë. Është shumë e rëndësishme”.
Fjalë të rënda u shkëmbyen të hënën. Ministri izraelit Katz akuzoi Spanjën se “po shpërblen terrorizmin” duke njohur shtetin palestinez dhe duke thënë se “ditët e Inkuizicionit kanë marrë fund”. Ai iu referua një politike famëkeqe spanjolle të shekullit 15 që i detyroi hebrenjtë dhe myslimanët të largoheshin nga Spanja, të konvertoheshin në katolicizëm, apo në disa raste të përballeshin me vdekjen.
“Askush nuk do të na detyrojë të konvertojmë fenë tonë apo të kërcënojë ekzistencën tonë – ata që na dëmtojmë, do t’i dëmtojmë”, tha zoti Katz.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares i kritikoi këto komente dhe tha se homologët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia, që nuk është anëtare e BE-së, “ishin pre e provokimeve plotësisht të pajustifikuara dhe të papranueshme nga kolegët izraelitë” për shkak të planeve të tyre për ta njohur shtetin palestinez.
“Uniteti i evropianëve është thelbësor për të dërguar një mesazh shumë të fuqishëm përballë atyre që duan të na përçajnë përmes propagandës shantazhuese”, tha ai.
Ndonëse BE-ja dhe shtetet anëtare të saj e kanë dënuar fuqishëm sulmin e Hamasit më 7 tetor kur u vranë 1,200 njerëz dhe u morën peng 250 persona, blloku po ashtu ka kritikuar njësoj edhe ofensivën e Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmit, që ka lënë mbi 35,000 palestinezë të vrarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, që nuk bën dallimin midis civilëve dhe personave të armatosur.
Ministri spanjoll Albares tha se Spanja dhe shtetet e tjera kanë kërkuar nga zoti Borrell “listën e masave që BE-ja mund t’i zbatojë” për ta shtyrë Izraelin që të respektojë vendimin e GJND-së dhe të shpjegojë se çfarë ka bërë në situata të ngjashme në të kaluarën “kur kishte shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia planifikojnë ta bëjnë zyrtar vendimin e tyre për ta njohur shtetin palestinez të martën. Vendimi i tyre i përbashkët për një hap të tillë nxiti një kundërpërgjigje të ashpër nga Izraeli, duke thirrur ambasadorët e këtyre vendeve në Ministrinë izraelite të Punëve të Jashtme në Tel Aviv, ku ata u filmuan ndërkohë që po shikonin pamjet e sulmit të Hamasit me 7 tetor dhe rrëmbimin e pengjeve.
Ndonëse dhjetëra vende e kanë njohur shtetin palestinez, asnjëra nga fuqitë perëndimore nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe mbetet e paqartë se sa do të ndikojë në praktikë vendimi i tre shteteve. Njohja, megjithatë, është një arritje e rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se ky veprim i jep legjitimitet ndërkombëtar betejës së tyre.
Ministri Albares kritikoi trajtimin e ambasadorëve evropianë nga ana e Izraelit. “Kundërshtojmë diçka që nuk është pjesë e kortezisë diplomatike dhe rregullave të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”, tha ai.
“Por njëkohësisht duhet të pajtohemi që nuk do të biem pre e provokimeve që na largojnë nga qëllimi ynë”, shtoi ai. “Qëllimi ynë është të njohim shtetin e Palestinës nesër, të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të përhershëm sa më shpejt që është e mundur dhe që gjithashtu, në fund, të arrijmë paqen e plotë”./ Zëri i Amerikës
EMRI/ I riu në Vlorë kapet me armë në makinëNjë i ri ra në prangat e Policisë së Vlorës gjatë një aksioni blic.
25-vjeçari Maringlen Hamzo u arrestua si i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Në momentin që u ndalua për kontroll, të riut ju gjet në makinë një armë zjarri pa leje.
Forcat Shqiponja dhe ato Operacionale në Vlorë po kryejnë kontrolle të befasishme, me qëllim ndalimin dhe arrestimin epersonave me rrezikshëmri të lartë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë kontrollit ëhstë vënë në prnjga 35-vjeçari Maringlen Hamzo, i cili është kapur me armë pa leje në makinë.
“Do të ketë shtrëngata shiu” – Njihuni me parashikimin e motit për nesërDita e martë parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.
Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.
VIDEO/ Xhensila, tjetër mesazh për Besin: Sa janë shtuar mashtruesitPërplasjet në distancë mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt pas ndarjes vijojnë.
Edhe pse nuk përmendin drejtpërdrejt emrat e njëri-tjetrit, fansat janë të bindur se reagimet e tyre të fundit janë kunja.
Pas këngës së Bes Kallakut dhe postimit të Xhensila Myrtezajt “Në mundsh”, kjo e fundit ka bërë një tjetër reagim, që kudo në rrjet komentohet si dedikim për Besin.
“Ah sa janë shtuar mashtruesit këto kohë sa janë shtuar”, thotë Xhensila ndërkohë që këndon në skenë “Ah mashtruse”.
Tmerr në Gaza/ Babë e bir rrëfejnë p*rdhunimin e grave izraelite: Para se t’i vrisnim…Dy palestinezë, babë e bir, kanë pranuar aktet makabre që kanë kryer ndaj grave izraelite gjatë luftës në Gaza.
Jamal Hussein Ahmad Radi, 47 vjeç, dhe djali i tij Abdallah, 18 vjeç, kanë treguar se në sulmin e tyre në Nir Oz, një pjesë të njerëzve i vranë, ndërsa të tjerë i rrëmbyen.
Për gratë, shtoi Jamal Hussein Ahmad Radi, vuajtjet ishin më të mëdha sepse përpara se të vriteshin, u përdhunuan.
“Ne hymë në një shtëpi, ku vramë një çift. Ne dhunuam gruan nën kërcënimin e armës. Gruaja u përdhunua në grup nga shumë persona, duke përfshirë mua, babanë tim dhe të tjerë, derisa babai e vrau”, tha djali Abdallah.
Rrëfimet e tyre u bënë publike nga media britanike “Daily Mail”.
Juli reagon për herë pasi humbi përballë Eglës: Zemrat e mia…Julian Deda bëri reagimin e parë në rrjetet sociale pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP.
Mesazhi i tij ishte falenderues për ndjekësit që e kanë mbështetur e votuar, ndërsa fitues shtoi ai, duhet të ishte vetëm një.
“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.
Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.
Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.
Juli ishte ndër pesë finalistët e Big Brother VIP dhe në minutat e fundit të kësaj eksperience ai u përball me Egla Cenon, e cila rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh.
Loja perverse e emocioneve për një lavdi të munguarNga Armand Shkullaku
I rrënuar nga skandalet e panumërta dhe i mundur përfundimisht nga dështimi se në 12 vite rresht nuk arriti të regjistrojë një sukses të vetëm në krye të vendit, Edi Rama po tenton një fabul të re, sa të shëmtuar po aq edhe pa vlerë: lojën me ndjenjat patriotike dhe emocionale të shqiptarëve që jetojnë larg vendit të tyre.
Takimi në Milano, ashtu si ai në Athinë e të tjerë që presin në radhë, janë shfaqja më e ulët dhe më e pamëshirshme për të shpëlarë një regjim të korruptuar e të kriminalizuar, me djersën dhe gjakun e qindra mijëra emigrantëve. Përdorimi i simbolikave patriotike e folklorike, i flamujve kuqezi, i këngëve të tipit “fol shqip se je shqiptar” apo i imazheve prekëse të eksodit biblik të viteve ’90, nuk është gjë tjetër veçse vjedhja e paskrupullt e emocioneve, nostalgjisë, lotëve dhe shpirtit të atyre që u mungon atdheu i tyre, për të mbushur gropën e lavdisë boshe të një lideri të dështuar.
Përvetësimi i shpërthimeve emocionale të emigrantëve, të provokuara nga ballafaqimi me sakrificën për mbijetesë, si një mirënjohje për lidershipin e tij, është një perversitet politik i tepërt edhe për një politikan si Edi Rama. Përzgjedhja e imazheve tronditëse, renditja me një stil prekës i vuajtjeve të tyre 30 vjeçare për të shkuar tek pika kulmore se më në fund ata ia dolën, është ky filli i oratorisë së Ramës për të prekur zemrat e emigrantëve që, në thelb, ngrihen në këmbë në nderim të sakrificës së tyre dhe jo të atij që ua evokon atë. Mirëpo loja e Edi Ramës është pikërisht leximi mbrapsht i kësaj paradigme: lavdia është e atij që e rrëfen dhe jo e atyre që e kanë jetuar.
Dhe, pasi emocionet bien dhe zemrat rifitojnë ritmin e përditshmërisë, pyetja mbetet e njëjta. Për çfarë duhen t’i jenë mirënjohës qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në mërgim kryeministrit shqiptar? Çfarë ka bërë ai për ta gjatë 25 viteve që ka qenë pandërprerë në majën e pushtetit në Shqipëri? Pse duhen të ndihen ata krenarë me lidershipin e tij?
Lavdisë së kryeministrit do t’i shkonin ato ovacione nëse ai do ta ndërmerrte atë tur për të dhënë kumtin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në shenjë falenderimi për ata shqiptarë që kontribuan me sakrificën e tyre. Do të kishte kuptim, qoftë edhe si ndjenjë krenarie, nëse vendi i tyre, nga më i varfëri dhe më i korruptuari në Europë, falë lidershipit të tij sot do të renditej disa shkallë më lart. Do të ishte legjitime po ashtu, nëse Shqipëria vërtetë një vend i varfër dhe me mundësi të kufizuara, por nën drejtimin e tij do të veçohej si model demokracie dhe shteti ligjor në rajon.
Edi Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë nga këto rekorde imagjinare. Ato realet janë pasojat e degradimit të vendit në udhëheqjen e tij, nga qeverisja e korruptuar deri tek kriminelët me pushtet, nga skandalet me miliona euro të vjedhura e deri tek ndarja e Shqipërisë si plaçkë elektorale për banditët që kontrollojnë çdo gjë. A vlejnë këto më pak se fjalimet e kryeministrit në OKB, samitet me pompë në Tiranë apo flamujt e nostalgjisë së emigracionit, për t’u ndjerë krenarë si shqiptarë?
Edi Rama numëroi në Milano, bizneset e shqiptarëve në Itali por nuk tha sa emigrantë nga Italia kanë investuar në Shqipëri dhe çfarë lehtësish ofron qeveria e tij për ata. Pse në Shqipëri nuk vjen ndonjë nga shqiptarët e suksesshëm, por gjendet një “murator” me një të punësuar për t’i dhënë koncensionin 100 milion euro të sterilizimit, që është një aferë nën hetim nga SPAK? Pse gjendet italianë që projektojnë kullat dhe resortet qindra milionëshe dhe nuk thirren arkitektë shqiptarë që shkëlqejnë edhe në perëndim? Pse nuk arrijnë emigrantët e ndërshëm, vuajtjen e të cilëve evokon kryeministri, të marrin leje e troje për investime strategjike, por këto i gëzojnë ose banditët ose njerëzit e oborrit të pushtetit?
Nëse do kishte bërë sadopak në këtë drejtim, Edi Ramës edhe mund t’i lejohej kalërimi i fundit i ndjenjave patriotike dhe emocionale të shqiptarëve. Por ai nuk ka asnjë rekord për të cilin një shqiptar mund të ndihet krenar, veç reklamës së kushtueshme që paguan vazhdimisht për vete. Në Shqipëri, përballë realitetit të skandaleve dhe kriminilazimit të thellë që ka prodhuar, kjo reklamë nuk i bën më punë. Ndaj, për t’i ikur pikërisht këtij realiteti, po provon të manipulojë me ndjenjat e atyre që gjenden larg tij. Përballë të cilëve nuk është i detyruar të japë llogari, por vetëm t’u shesë reklamën e emocioneve me kolonën zanore të Noyzit.