Aplikacion
Meritoni rrëfeu këtë të martë rrugëtimin e tij gjatë viteve të jetës, duke nisur që nga lindja dhe deri në momentin ku ndodhet sot.
Ai foli për sfidat e kaluara që në vegjëli, duke treguar për një ndërhyrje kirurgjikale që ka kryer kur ishte 6 muajsh, ndërsa shtoi se gabimet nisi t’i bëjë në adoleshencë.
Mes lotësh, Meritoni u ndal edhe te lidhja me Egesën, me të cilën ka një djalë, Loarin, i cili vuan nga autizmi dhe moderatori prej kohësh nuk e takon.
“Kjo është një copëz e linjës së jetës sime. Me 23 maj 1995, një familjes së madhe iu shtua Meriton Mjekiqi. Babi i rritur jetim, iku në Gjermani se u ndjek sepse mbante flamurin dhe plisin në kokë. La mamin, Albertin Agnesën në një fshat të vetëm sepse duhej të lëshonte Atdheun. Babai u kthye ilegalisht për të marrë të dashurit e tij për të ikur në Gjermani. Kalova një operacion në muajin e 6, e kam pi qumështin përmes hundës.
Në klasën e 11 jam përjashtuar nga shkolla, telefonohet babai im, më thotë është koha me ndryshu. Babi im kishte ëndërr të bëhesha pjesë e tv. Kur një adoleshent gabon, është mirë të dëgjojë familjen. Hyra në tv, 13 muaj pa pagesë. Kisha për qëllim të ndryshoja dhe të bëja krenar familjen. 18 vjeç u lidha me Egesën, vjen në jetë dashuria më e madhe. Dashuria ime më e madhe në jetë është Loari, që plotësoi familjen e madhe Mjekiqi”, tha Meriton Mjekiqi.
Adrola Dushi dhe Orinda Huta grabiten në Romë: Mos lini valixhet asnjë sekondë…Adrola Dushi dhe Orinda Huta u grabitën teksa ndodheshin në Romë.
Modelja dhe moderatorja nuk ishin bashkë, por të dyja përjetuan të njëjtat eksperienca.
Adrola Dushi tregoi përmes një fotoje se i kishin vjedhur pasaportën, duke publikuar mjetin e ri të identifikimit.

“Rome e bukura Romë. Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, tha modelja.
Ndërsa Orinda Hutës i kanë grabitur valixhen që kishte në makinë.

“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sec as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.
Metamorfoza e universitetit: Degët shoqërore braktisen, shtohen infermierët për GjermaniVetëm në vitin e fundit akademik, Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka kërkuar mbylljen e 5 programeve universitare bachelor dhe 6 programeve master. Ndërkohë, të njëjtin fat pritet të kenë edhe 5 programe master, tre profesionalë dhe 2 shkencorë, kryesisht në gazetari dhe studime gjeografike apo letrare.
Sipas informacionit që universiteti vuri në dispozicion pas një kërkese të BIRN, edhe 6 programet e studimit në degë të shpallura prioritet kombëtar nuk kanë arritur të joshin studentë.
Vitin e fundit akademik në këto degë u regjistruan 93 studentë nga 72 që ishin regjistruar një vit më parë. Një rritje prej vetëm 21 studentësh nuk duket se jep shumë shpresë, nëse merret në konsideratë se ndjekja e këtyre profileve u jep mundësinë të rinjve të përfitojnë pagesën sa një pagë minimale në muaj.
Po ashtu degët e cilësuara risi 10 vjet më parë nuk janë më të tilla. Kombinimet e gjuhëve dhe një profil interesant, gjuhë shqipe dhe rome, nuk kanë më studentë prej 3 vitesh dhe destinohen të mbyllen tashmë sipas ligjit të Arsimit të Lartë.
Ekspertët dhe njohës të fushës thonë se tkurrja është pasojë e dështimit të universitetit për të ofruar kurrikula cilësore si dhe dështim i politikave shtetërore të nxitjes edhe në ato degë ku ofrohet pagesë.
Të gjithë për infermieri
Universiteti i Elbasanit ka aktualisht rreth 7531 studentë, nga të cilët 4284 janë studentë të profilit universitar, 1160 janë programe profesionale 2 vjeçare, ndërsa pjesa tjetër janë niveli master.
Numrin më të madh të studentëve e ka fakulteti i Shkencave Mjekësore Infermieri, një fakultet i hapur më vonë se të tjerët, por që është kthyer në më të kërkuarin për shkak të emigrimit të profesioneve shëndetësore kryesisht drejt Gjermanisë.
Antoni, një student që vjen nga Fieri, thotë se është duke vazhduar infermierinë si program të dytë studimi, pasi fakulteti i parë për gjeografi nuk i ofron asnjë hapësirë punësimi.
“E kam mbaruar një program studimi në vitin 2020 dhe nuk më bëri punë, por qëndrova gati tre vite duke punuar si kamarier. Kur e pashë që nuk mund të zgjidhja gjë me arsimimin tim vendosa të vazhdoj infermierinë”, thotë Antoni.
Ai tregon se po paguan tarifa shtesë, pasi ka fakultet të dytë, por nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër. “E di që ka kosto, por kjo është një punë e sigurt për mua. Jam duke mësuar edhe gjermanishten për të arritur nivelin që kërkohet e të emigroj,” thotë ai.
Edhe Doriana, e cila mbaroi gjimnazin në Elbasan me rezultate shumë të mira dhe mund të arrinte edhe degë të tjera, vendosi të vazhdojë infermierinë. “Është një profesion që e ka punën e sigurt, qoftë këtu edhe qoftë jashtë. Kam dashur edhe degë të tjera, por në familje vendosëm që kjo është zgjedhja më e mirë për të ardhmen time,” thotë ajo.
Ajo nuk e ka vendosur ende nëse do të ikë nga Shqipëria, por infermieria sipas saj, do ta ndihmojë që kudo që të shkojë të ketë mundësi punësimi. “Jam duke e menduar largimin për shkak të të ardhurave që të ofron ky profesion diku tjetër. Ende nuk kam nisur gjë. Ndoshta në verë filloi kursin e gjermanishtes,” thotë ajo ndërsa shton se të gjithë shokët apo shoqet e saj ose e kanë filluar ose do ta fillojnë një kurs gjermanishteje.
Ndërkohë, në degët e tjera studentët kanë filluar të ndjehen të vetmuar. Degë që rrezikonin mbylljen kanë deri në 10 studentë, gjë që nuk krijon një konkurrencë apo as ofron cilësi të rëndësishme në universitet për të sjellë më pas një produkt të kualifikuar mësuesish.
Edja Feçanji, e cila ka zgjedhur gjuhë-letërsinë, një degë e shpallur prioritet kombëtar, merr për shkak të mesatares së mirë dhe notave një pagesë prej 40 mijë lekësh që ofrohet nga shteti për studentët që ruajnë mesataren mbi 7.5 dhe nënshkruajnë një marrëveshje që do të punojnë të paktën 3 vjet në profesion në Shqipëri.
“E zgjodha degën se më pëlqen, por edhe sepse është një prioritet kombëtar,” thotë ajo.
Si ajo ka edhe studentë të tjerë që kanë fituar bursën, por edhe shumë që nuk plotësojnë kriteret dhe viti i ardhshëm mund të reflektojë edhe një numër më të ulët regjistrimesh për shkak të mungesës së informacionit.
Degë që çalojnë në numrin e studentëve janë të shumta, por që të mbyllen do t’u duhet tre vite akademike pa studentë. Kështu gazetaria dhe gazetari-anglisht nuk kanë më studentë prej dy vitesh, ndërkohë që histori-gjeografia, disa gjuhë të huaja dhe matematikë- fizika po përpëliten për studentë.
Politika të dështuara
Ndërsa universiteti ka pësuar ndryshime për shkak të tregut të punës, drejtues të tij thonë se si strategji për të shtuar studentët kanë përmirësimin e infrastrukturës.
“…Planfikojmë përmirësimin e infrastrukturës për të garantuar siguri dhe vijueshmëri akademike, ofrimin e këshillimit të karrierës dhe marrjen pjesë në panaire, për të rritur numrin e studentëve,” tha në përgjigjen me shkrim zv.rektori Peçi Naqellari.
Ai shtoi gjithashtu se “do të vazhdohet në përmirësimin e cilësisë, duke shtuar këtu investime në infrastrukturë, hapjen e programeve të reja që janë trend dhe përmirësimin e shërbimeve për studentët”.
Por Erjon Muça, një ekspert i çështjeve të punësimit, thotë se zgjidhja e krizës së universiteteve është tek profilizimi, studimi i shpejtë i tregut të punës dhe përshtatja e kurrikulave për të nxjerrë profesionistë që punësohen.
“Në Shqipëri ka ardhur koha që universitetet të profilizohen dhe të mos mbajnë të hapura degë, profesionistët e të cilave nuk e gjejnë veten në degën e tyre por shkojnë në diçka të përafërt apo të ndryshme. Universitetet duhet të kthehen në institucione që përditësohen shpejt, janë fleksibël dhe të mos përpiqen të mbajnë hapur ato degë që tregu nuk i përqafon”, thotë ai.
Muça thekson edhe disa problematika që kanë sjellë këtë situatë, ku universitetet janë në prag të dështimit, është arroganca e treguar herë pas here dhe vonesat në vlerësime, kurrikulat e ngurta dhe mungesa e meritës së punësimit të pedagogëve dhe stafit. Muça thotë se është emergjente që universiteti të investojë “në kërkimin shkencor, pikërisht për të gjetur zgjidhje në kushtet e kërkesave të tregut dhe kohës ku jetojmë”.
Ndërkohë, Ervis Çota, drejtues i organizatës Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome thotë se mbyllja e disa programeve të studimit do të krijojë pasoja të rënda në arsim vitet e ardhshme.
“Situata me degët e gjuhës, historisë apo matematikës do i tregojë efektet disa vite më vonë tek fëmijët tanë, që nuk do të kenë më mësues të aftë për t’i mësuar. Do kemi breza që nuk do dinë të shkruajnë saktë shqip, nuk do mësojnë historinë e vendit amtar dhe nuk do kenë marrëdhënie të mirë me shifrat,” thotë Çota.
Ai thekson se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë sa më shpejt me politika për të ndalur eksodin dhe për të mundësuar rigjallërimin e universiteteve.
“Politikat shtetërore duhet të balancojnë interesat e studentëve duke vënë rëndësinë në degë që ka nevojë tregu i punës. Nuk mjafton që të vendoset një pagesë, që mund ta shtojë numrin, por jo të jetë zgjedhje e të rinjve. Duhet të ndryshojë tërësisht politika për profesionin e mësuesit, që duhet të jetë i vlerësuar dhe i lakmuar nga të rinjtë në bazë të meritave dhe jo në baza partiake,” përfundoi ai./ Reporter.al
Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Spanjë, arrestohen 2 bashkëkombasit që e qëlluan 10 herëZbardhet atentati ndaj 33-vjeçarit shqiptar në një qendër tregtare mbrëmjen e 13 prillit në Marbella të Malagës.
Pas një muaji, policia spanjolle vuri në pranga dy shqiptarët, të akuzuar se kanë qëlluar 10 herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.
Autorët e kishin ftuar në një takim shqiptarin, ku aty i kishin bërë gati edhe kurthin për ta eliminuar fizikisht, por pa mundur të realizojnë qëllimin sepse 36-vjeçari u shpëtoi plumbave.
Njëri prej shqiptarëve ishte organizator i takimit, ndërsa ata janë ndihmuar nga një kolumbian për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit të 3 banesave, policia spanjolle ka sekuestruar 12 mijë euro dhe disa celularë.
Sot kishte vranësira dhe reshje shiu, po nesër si do të jetë moti?Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.
Në orët e mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit. Në intervale të shkurtëra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 22 °C
në zonat e ulëta 9 deri 28°C
në zonat bregdetare 13 deri 27°C
Një aksident i frikshëm u shënua pasditen e kësaj të marte në Rrugën e Kombit, në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.

Drejtuesi i një mjeti tip “Range Rover” humbi drejtimin dhe për pasojë, makina u përplas disa herë në rrugë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ai udhëtonte së bashku me familjen e tij, përfshirë edhe vajzën e mitur, por për fat të mirë ata morën vetëm dëmtime të lehta në krahë dhe kokë, duke shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i frikshëm.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
“XIBRAKA”/ SPAK thërret Gazmend Bardhin për akuzat ndaj Olsi RamësPas denoncimeve publike për lidhje të Olsi Ramës me organizatën kriminale të trafikut të drogës në Xibrakë, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi duhet të paraqitet në SPAK për të dhënë më shumë sqarime.
Ai është ftuar nga prokurorët e posaçëm të premten në orën 10:00, duke shtyrë kështu takimin e planifikuar për nesër për shkak të një vizite zyrtare të Bardhit në Bundestag.
“Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë”, njoftoi SPAK.
Denoncimi i Bardhit për Olsi Ramën:
Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.
2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.
3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.
4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.
5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).
7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.
Aksident i rëndë në Itali/ 36-vjeçari shqiptar përplas gruan shtatzënë dhe arratisetNjë aksident i rëndë u shënua në Italinë fqinje, ku një 36-vjeçar shqiptar përplasi një grua shtatzënë.
Ai po udhëtonte me makinë në Via Roma, kur për shkaqe ende të pazbardhura, aksidentoi një 26-vjeçare shtatzënë.
Pas aksidentit, shqiptari u arratis nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të plagosur të renë.
Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të 36-vjeçarit.
Kërkoni të rivlerësoni pasurinë? Qeveria hap fushatë të re me normë tatimi shumë të ulëtNë Kuvendin e Shqipërisë është depozituar për shqyrtim nisma e deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3%, si për individët edhe për personat juridikë.
Referuar relacionit, propozimi i deputetes Gjylameti ka për qëllim t’u ofrojë edhe një herë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nga data e hyrjes në fuqi deri më 31 qershor 2025.
Në draft propozohet që subjekt i këtij ligji të jetë edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të individëve që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, që kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuara.
“Kjo dispozitë synon të trajtojë raste të atyre individëve që janë në proces legalizimi të pasurive të paluajtshme apo edhe raste të individëve që kanë apartamente me kontratë porosie apo sipërmarrje, por për shkak të problemeve që ka shoqëria ndërtuese me mosrespektimin e lejes së ndërtimit, hipotekimi i pallatit nuk kryhet. Parashikimi bën të mundur që edhe ky individ të ketë të drejtë të rivlerësojë pasurinë e tij”, thuhet në relacion.
Në draft rregullat e përgjithshme për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për individët, si dhe llogaritja e tatimit lidhur me këtë proces parashikojnë se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme.
Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.
Sakaq për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga muaji gushti i vitit të kaluar kanë hyrë në fuqi çmimet e reja fiskale që shënuan rritje nga 5 deri 67% krahasuar me 2018.
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3% u zbatua edhe në vitin 2020. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid -19 afati i zbatimit të tij u shty dy herë dhe përfundoi më 31 dhjetor 2021, ndërsa parashikohej të mbyllej më 30 shtator 2020.
Ndryshe nga drafti i propozuar nga deputetja Gjylameti, në ligjin e mëparshme u vendos rivlerësim të pasurive të paluajtshme me tatim 3% për individët dhe 5% për subjektet tregtare.
Me ligjin e mëparshëm sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës Shtetërore u kryen 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive./ Monitor
Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe për 2024-n. Më shumë vdekje dhe më pak lindjeTë dhënat demografike vijojnë të konfirmojnë tkurrje të popullsisë edhe për tremujorin e parë të vitit 2024.
Numri i lindjeve përgjatë kësaj periudhe është regjistruar në rënie, por lajmi më negativ qëndron te rikthimi i shtesës natyrore negative.
Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2024 është 5,056, duke shënuar një rënie me 6.8%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, ndërsa numri i vdekjeve është 5,537, duke shënuar një rënie prej 5.2%. Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2024 regjistron 481 vdekje më shumë se sa lindje.
Në tremujorin e parë 2024, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e parë 2024, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje.
Nëse flasim për lindjet, në tremujorin e parë 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1,929 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 74 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Elbasanit me 2.0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 21.1%.
Nga ana tjetër, përgjatë tre muajve të parë të vitit, vetëm një qark i vendit shënoi rritje të numrit të vdekjeve, në një qark nuk kishte ndryshim, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2023. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1,454 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 139 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Gjirokastrës me 21.4%, ndërsa rënien më të vogël e ka qarku i Tiranës me 2.6%.