zoom

Day ArchivePërbërësit e fuqishëm të qepës së kuqe që nuk ngjajnë me asnjë perime tjetër

Konsumimi i qepës së kuqe ndihmon në luftimin e kancerit, thotë një studim i ri. Kjo perime është e pasur me përbërës të fuqishëm që ndihmojnë në zhdukjen e tumoreve.

Një prej tyre, i njohur ai antocianina, që është përgjegjës për ngjyrën e kuqe të qepës, mendohet se parandalon përhapjen e sëmundjes. Një flavonoid tjetër, i quajtur kuercetinë, ka të njëjtat efekte në tkurrjen e masës tumorale.

Pavarësisht ngjyrës, çdo lloj qepe mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave kancerogjene, thonë shkencëtarët kanadezë. Autori kryesor i studimit, Abdulmonem Murayyan, nga Universiteti Guelf në Kanada, tregon: Kemi zbuluar që qepët janë të jashtëzakonshme në zhdukjen e qelizave kancerogjene. Qepët aktivizojnë teknikat që nxisin qelizat kancerogjene të shkojnë drejt vdekjes. Ato krijojnë një ambient të pafavorshëm për qelizat kancerogjene dhe pengojnë komunikimin mes tyre, duke penguar kështu shtimin e tyre. Ka kuptim që qepët e kuqe, që kanë ngjyrë më të errët, të kenë fuqinë më të madhe në luftimin e kancerit.

Gjatë këtij studimi të ri, hulumtuesit shkencorë vendosën qelizat e kancerit të zorrës së trashë në kontakt të drejtpërdrejtë me ekstraktet e kuercetinës nga pesë lloje të ndryshme të qepës. Vetëm qepa e kuqe rezultoi të kishte më shumë fuqi në luftimin e këtyre qelizave kancerogjene.

Ato rezultuan pozitive edhe në luftimin e qelizave kancerogjene të gjirit. Shkencëtarët shpresojnë që shumë shpejtë të testojnë këto përbërës edhe tek njerëzit. Qepët janë perimet që përmbajnë më shumë kuercetinë, përbërësi që mendohet se luan rolin kryesor në zhdukjen e qelizave kancerogjene./ Living.al

Çmenduri në Bernabeu – Reali përmbys rezultatin ndaj Bayern dhe prek finalen

Një sfidë e mbushur me emocione dhe e denjë për një finale.

E tillë ishte përballja mes Realit të Madridit dhe Bayernit në stadiumin Bernabeu, për të përcaktuar skuadrën e dytë finaliste për trofeun e Champions League.

Vërshëllima e fundit e arbitrit çoi madrilenët në festë, pas një ndeshjeje gjithë ankth dhe surpriza për 90 minuta.

Sfida u zhbllokua në minutën e 69 nga Bayern, që shtangu Bernabeun duke shënuar golin e parë me Alfonso Dejvis.

Në minutën e 88 madrilenët tundën rrjetën duke vendosur baraspeshën me Joselu, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi dopietën, duke i prerë biletën e finales Realit.

Madrilenët tashmë do të shkojnë në finalen e Uemblit për të gjetur sërish një tjetër skuadër gjermane në fushë, Borusia Dortmund.

A i ka kërkuar Romeo lidhje Erjolës? Reagon Donald Veshaj

Donald Veshaj reagoi pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo i ka shkruar dhe i ka kërkuar lidhje Erjolës.

Deklarata e Gracianos nuk u prit aspak mirë nga Erjola, e cila kërkoi edhe të dalë nga shtëpia, ndërsa diçka të tillë e ka mohuar edhe Romeo Veshaj.

Ndërkohë, vëllai i tij, Donald Veshaj e akuzon Gracianon se po krijon histori për të prekur finalen.

“Kanë maçin në bark. I ka dalë maçi ia ka ngrënë bluzën. Po ta shikoni gjysma e tyre e kanë bluzën e grisur. Për të qëndruar dy ditë më shumë, ose për të kapur finalen, se për fitore s’besoj”, tha Donald Veshaj në “Instagram”.

“Ma ke thënë me gojën tënde” – Vazhdon debati mes Gracianos dhe Erjolës për Romeon

Graciano dhe Erjola vijuan përplasjen verbale mes njëri-tjetrit për ngacmimin e Romeos ndaj moderatores.

Gjatë spektaklit të martën Graciano tha se Romeo i ka shkruar mesazh Erjolës kur ishin jashtë, duke i shprehur pëlqimin dhe duke i kërkuar të lidhen bashkë.

Këtë gjë e mohuan të dy, si Erjola, edhe Romeo, por Graciano vijoi edhe gjatë ditës së sotme me këtë temë duke këmbëngulur te moderatorja se diçka të tillë ia ka rrëfyer ajo vetë.

Debati mes Erjolës dhe Gracianos:

Graciano: Ma ke thënë me gojën tënde nuk kam nevojë të vërtetoj gjë.

Erjola: A më thua mashtruese?

Graciano: Ashtu je.

Erjola: Më lërë pra…

Graciano: Ma ka thënë mo lali.

Momentet e fundit të Alma Arrazit – Çfarë kapën kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët, pak para se ajo të ndërmerrte aktin ekstrem.

Pamjet filmike, të sekuestruara nga grupi hetimor, tregojnë Almën pasi është ngritur nga kafja me kunatën e saj, që ecën drejt Urës së Bunës.

Për veprimin e fundit të Alma Arrazit grupi hetimor nuk ka material filmik sepse zona nuk është e mbuluar me kamera.

Gjithçka, sipas prokurorisë, ka ndodhur rreth orës 20.00.

“Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.

Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi, bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.

Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej.

Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroria.

Qeveria zëvendëson shqiptarët me të huajt. Zbardhen negociatat për të punësuar 40 mijë persona

Për t’i dhënë zgjidhje krizës për fuqi punëtore që po përjeton biznesi vendas, qeveria ka vendosur të ndërhyjë duke sjellë punonjës të huaj në Shqipëri.

Pa shpjeguar se me cilin shtet po negocion Shqipëria, Albin Gega, drejtor i punësimit në Ministrinë e Ekonomisë, sqaroi se te huajt kërkohen kryesisht për sektorin e turizmit dhe për fasonerinë.

Mësohet se negociatat po bëhen për një numër prej 40 mijë punonjësish.

“Jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punëtorë shumë të kuaklifikuar në sektorin e turizmit dhe manifakturën. Shumë shpejt do të bëhet lidhja e kësaj kontrate dhe shumë shpejt do të kemi punonjës të kualifikuatr në Shqipëri, që veç punonjësve tanë, do të plotësojnë kërkesat e biznesit për krah të kualifikuar pune”, tha Albin Gega, drejtor i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Veç punëtorëve të huaj, biznesi fason shprehet se po bashkëpunon me shkollat profesionale për të plotësuar vendet vakante.

“Në fokus kemi trajnimin dhe aftësimin profesional të punonjësve që kemi, por edhe bashkëpunim me shkollat profesionale. Është një zinxhir prodhues”, tha Edvin Prençe, nga shoqata “Pro-Eksport”.

Në vitet e fundit, biznesi vendas ka eksperimentuar duke punësuar punonjës nga vende si Bangladeshi, Nepali, etj. por kjo nuk rezultoi zgjidhje sepse ata e përdornin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE.

“Zbardhet” Korça – Reshje të pazakonta breshëri. Dëmtohen pemët dhe të mbjellat

Në Korçë u regjistruan reshje të pazakonta shiu, të shoqëruara me breshër pasditen e kësaj të mërkure.

Intensiteti më i madh i reshjeve ishte në fshatrat Gërmenj dhe Shelegur.

Breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutorë dhe kultura bujqësore.

Dëmet me të mëdha kanë qenë në qershi dhe kumbull si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë Celcius.

Si ndahet pasuria pas divorcit mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës? Aktorja merr…

Tashmë edhe me vendim gjykate, Elia Zaharia dhe Princ Leka Zogu janë zyrtarisht të ndarë.

Të martuar në vitin 2016, zgjidhja e martesës u bë në gjykatë me miratimin e të dyve.

Pas ndarjes, në vendimin e trupës gjyqësore është shpjeguar edhe si do të bëhet ndarja e pasurisë mes Elias dhe Princ Lekës.

Aktorja do të marrë një apartament 257 metër katrorë, i cili është në emrin e të bijës, një dyqan 134 metër katrorë si dhe një parking rreth 47 metër katrorë. Sipas kësaj marrëveshjeje të hartuar në janar të këtij viti, kur Geraldina të jetë në moshë madhore Elia do të humbasë të drejtat mbi pronat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.

Po ashtu, Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, Geraldinës.

Në vendimin e gjykatës është përcaktuar edhe si do të takohet Princ Leka me vajzën.

Ai do të ketë mundësinë të kalojë 2 orë çdo ditë me të, si edhe ta marrë në shtëpi në fundjavë.

Mitsotakis nuk do e presë në Greqi, Rama: I befasuar, por e kuptoj!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së homologut grek, Mitsotakis i cili nuk ishte aspak entuziast për vizitën e Ramës në Athinë.

Vizita ime nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, shkruan kryeministri Rama duke treguar mirëkuptim për reagimin e kryeminsitrit grek.

Postimi i Ramës:

Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre. Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë.”

 

Ekspertët shpjegojnë lidhjen e alkoolit me s*ksin

Nëse ka një gjë të mirë që vjen pas një nate i/e dehur, është ndjesia e eksitimit. Mund të jesh shtrirë në krevat dhe të të vijë dëshira të masturbohesh ose të bësh seks. Edhe pse mund të kesh gjithë ndjesitë e këqija, nga dhimbja e kokës, te dëshira për të vjellë apo ankthi, prapë dëshira për seks është aty.

Por pse vjen kjo ndjesi?

Seksologët shpjegojnë se pas një nate me alkool të tepruar dhe dehjes, trupi ka nevojë për të nxitur hurmonet e mirëqenies

Seksi dhe orgazma janë mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Shkencërisht, gjatë konsumit të alkoolit, pija luan rolin e depresantit. Që trupi të balancojë hormonet, nxitet ndjesia e shtuar seksuale si efekt korrigjues.

Këshillat që duhet të kesh parasysh para se të bësh seks në këtë situatë janë të thjeshta:

Mos i shkruaj ish-it!

Provo masturbimin!

Merr pozicionin më dembel të seksit që njeh!

Mendohu dy herë para se të bësh seks anal! Nëse e bën, mos harro prezervativin dhe lubrifikantin.