zoom

Day ArchiveLedjona ngacmon Beniadën, e pyet kur ka bërë seks për herë të fundit. Si u përgjigj modelja

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani u vendos përballë një pyetjeje të sikletshme.

Gjatë emisionit “E Diell”, ajo kishte të ftuar Ledjonën, për të folur për dashurinë.

Por Ledjona nuk ngurroi ta ngacmonte Beniadën, duke e pyetur drejtëpërdrejt kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit, në përpjekje për të zbuluar nëse modelja ka nisur një romancë të re apo jo, pas ndarjes nga vëllai i Arbër Hajdarit.

Biseda mes tyre:

Ledjona: Kur ke kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit?

Beniada: Nuk ka shumë kohë.

Ledjona: Ke krijuar diçka të re?

Beniada: Nuk i dihet jetës kurrë. Nuk e di akoma për vete. Kur ta di do bëjmë një intervistë tjetër dhe do ta them.

Sistemi shqiptar i trajtimit të shëndetit mendor vuan nga probleme kronike

Numri i vogël i mjekëve, mungesa e qendrave alternative dhe kapacitetet e pamjaftueshme pengojnë trajtimin e duhur për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, ndërsa e gjithë barra u mbetet familjarëve.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë çdo ditë shtrohen dhe dalin nga spitali me qindra pacientë, por ndryshe ndodh në një qendër të veçuar brenda rrethimit, ku 18 burra qëndrojnë aty prej më shumë se një dekade.

Qendra përbëhet nga dy godina të lyera me ngjyrë të kuqe dhe me grilat e mbyllura plotësisht dhe funksionon si një institucion i vetëm – edhe pse Ministria e Shëndetësisë i konsideron ato si dy shtëpi mbështetëse rezidenciale për të sëmurët kronikë të shëndetit mendor në Tiranë.

Banorët e shtëpisë mbështetëse janë të diagnostikuar me skizofreni – një ndër sëmundjet e rënda të shëndetit mendor. Ata qarkullojnë dhe ndërveprojnë lirshëm brenda ambienteve komode, por të pamjaftueshme për të adresuar nevojat në rritje për trajtimin e pacientëve kronikë të shëndetit mendor në Tiranë. Sipas drejtuesve të qendrës, gratë dhe vajzat me probleme të ngjashme janë të detyruar që t’i adresojnë drejt qyteteve të tjera të vendit.

Me një traditë të centralizuar në trajtimin e shëndetit mendor, Shqipëria po përpiqet me vështirësi gjatë viteve të fundit që të ulë numrin e shtretërve në spitalet psikiatrike dhe të shtoje shërbime alternative si qendrat komunitare apo shtëpitë mbështetëse për pacientët e vet.

E megjithatë, qendrat e tilla janë të pakëta në numër dhe funksionojnë në kushtet e kapaciteteve të mangëta dhe mungesës së mjekëve specialistë. Një grup tjetër i pacientëve me probleme të shëndetit mendor vazhdon të përballet me diskriminim teksa mbyllet brenda burgjeve përkundër rekomandimeve të organizatave të të drejtave të njeriut dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mjekët psikiatër i thanë BIRN se shërbimi i shëndetit mendor vazhdon të mbetet një ndër sektorët më problematikë të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

“Zvogëlimi numrit të shtretërve dhe i ditëve në spitale psikiatrike duhet të shoqërohet me ngritjen e shërbimeve komunitare, me trajnimin e mjekëve të familjes,” thotë mjeku psikiatër Neli Demi duke nënkuptuar se kjo nuk është bërë. Në këto kushte, Neli mendon se shtohet “vetëm barra e familjarëve”.

Një mjek për 100 mijë banorë

Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka katër spitale psikiatrike të vendosura në Elbasan, Vlorë, QSUNT dhe Shkodër me 600 shtretër në total. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këto spitale patën së bashku 3056 shtrime gjatë vitit 2023 me një numër mesatar ditësh qëndrimi që varion nga 14 ditë në QSUT në 31 ditë në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Shërbimi i Psikiatrisë në QSUT mban peshën më të madhe të shtrimeve me gati 60% të totalit, ndonëse disponon një numër të kufizuar prej 90 shtretërish.

Anita përfundoi në Shërbimin e Psikiatrisë në QSUNT në vitin 2017 pas një çrregullimi ciklotimik, por qëndroi më shkurt nga sa e lajmëruan. Ajo i tha BIRN shtatë vjet më pas se u shtrua në spital për shkak të tendencave vetëvrasëse, por u detyrua që të dilte nga spitale përpara kohe.

“Qëndrova dy javë nga tre javë që më lajmëruan fillimisht. Për shkak të mbimbushjes së spitalit, u desh që të nxirrnin pacientët që ishin rikuperuar më së shumti dhe isha njëra ndër to. Dola pa përfunduar të gjithë ciklin e duhur të kurimit,“ tregon ajo.

Shërbimet multidisiplinare të shëndetit mendor janë gjithashtu të mbingarkuara. Ato janë të përqendruara kryesisht në qytetet ku ndodhen edhe shërbimet spitalore të psikiatrisë, duke lënë të zbuluar një pjesë të madhe të territorit të vendit.

Ministria e Shëndetësisë i tha BIRN se aktualisht janë ngritur 10 qendra komunitare të shëndetit mendor dhe 14 shtëpi mbështetëse, të vendosura kryesisht në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Shërbime të tilla ofrohen gjithashtu në Kavajë, Berat dhe Gramsh.

Në Poliklinikën Qendrore të Tiranës ndodhet një nga qendrat më të mëdha komunitare të shëndetit mendor dhe dera e zyrës së mjekes psikiatre, Arjana Rreli nuk pushon së rëni. Kjo qendër mbulon një popullsi prej 400 mijë banorësh dhe ka vetëm 4 mjekë psikiatër.

“Mesatarisht kryej 40 vizita në ditë. Një psikiatër për 100 mijë banorë,” thotë Rreli.

Mjekja psikiatre shtoi gjithashtu se Tirana është një qytet me problematika të rënda të shëndetit mendor dhe ka nevojë për më shumë mjekë specialistë dhe rritje të shërbimeve. Megjithatë, psikiatria nuk është një degë që preferohet nga mjekët specializantë.

“Është një degë që nuk preferohet nga specializantët për t’u marrë, edhe pse për fatin e mirë ne si mjekë- psikiatër, jemi krahasimisht ata që ikim më pak atdheut,“ shtoi ajo.
Situata është e ngjashme edhe në qytetin e Vlorës në jug të vendit, ku në qendrën komunitare të shëndetit mendor shërben vetëm një mjek psikiatër.

Mjeku psikiatër i kësaj qendre, Stiljano Lepuri i tha BIRN se kishte bërë i vetëm 9400 vizita gjatë vitit të kaluar ose mesatarisht rreth 26 vizita në ditë.

“Mungesë kapacitete mjekësore kemi, sepse për shembull unë jam një mjek psikiatër që mbuloj të gjithë rrethin e Vlorës, imagjino çfarë ngarkese,” shtoi ai.

Edhe mjeku psikiatër, Neli Demi thekson se ulja e shtretërve në spitalet psikiatrike nuk është shoqëruar me ngritjen e shërbimeve të tjera, përfshirë edhe spitalet rajonale në trajtimin e shëndetit mendor.

“Mund të bëheshin paralelisht, të uleshin shtretërit në spitalin psikiatrikë dhe të viheshin shtretërit në spitalet rajonale, ky është dhe rekomandimi prej shumë vitesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë,“ sugjeron Neli Demi për BIRN.

Probleme kronike

Legjislacioni shqiptar u garanton personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor trajtim të barabartë dhe pa diskriminim, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor. E megjithatë, qeveritë shqiptare kanë dështuar prej dekadash që të sigurojnë një institucion mjekësor të posaçëm për personat me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer një vepër penale dhe kanë një masë të mjekimit të detyruar nga gjykata.

Pas mbylljes së burgut famëkeq të Zaharisë në vitin 2021, personat me masën e mjekimit të detyruar janë shpërndarë mes burgut të Shën Kollit të Lezhë dhe atij të Drenovës në Korçë, por situata e tyre nuk ka ndryshuar.

“Problemi i institucionit të posaçëm është një problem kronik. Nuk ka pasur kurrë një institucion të posaçëm në terma teknikë, kryesisht kanë qenë institucione si i Zaharisë, që u mbyll, ose siç pretendohet që është burgu i Shën Kollit,“ thotë Demi për BIRN.

Mungesa e një institucioni të posaçëm lëndon dyfish familjarët e personave me probleme të shëndetit mendor, të cilët përfshihen në episode të dhunës në familje apo çështje të tjera penale.

Në vitin 2020 gjatë periudhës së pandemisë, nëna e Rominës përfundoi për një vit e gjysmë në institucionin e vuajtjes së dënimit “Ali Demi” në Tiranë për shkak se ushtroi dhunë ndaj familjarëve. Gruaja vuan prej 20 vitesh nga skizofrenia dhe vite më parë qëndronte me periudha të gjata në shërbimin e Psikiatrisë në QSUT.

“Me kalimin e kohës, po bëhej një luftë e madhe, sepse vetë shërbimi i Psikiatrisë në QSUNT refuzonte ta kuronte,” tregon e bija.

Romina shtoi gjithashtu se e kanë pasur të pamundur që të gjejnë një qendër rezidenciale për nënën e saj, e cila pas daljes nga burgu u rikthye në familje.

“Personat me probleme të shëndetit mendor që ushtrojnë dhunë në familje shkojnë kryesisht në burg, ndërkohë që duhet të shkojnë në qendra rezidenciale hospitalizuese, që mungojnë,“ shtoi ajo.

Episodet e përfshirjes së personave me probleme të shëndetit mendor në raste dhune në familje janë të shpeshta dhe një nga problemet kryesore me të cilat përballen strukturat e parandalimit të dhunës pranë pushtetit vendor. Mungesa e qendrave të specializuara për trajtimin e tyre rëndon gjithashtu mbi familjarët.

Ines Leskaj nga “Rrjeti Shqiptar i Fuqizimit të Grave” ngre shqetësimin se viktimat e dhunës me bazë gjinore, që vuajnë njëherazi nga probleme të shëndetit mendor nuk pranohen në strehëzat e zakonshme. Leskaj thotë se ato trajtohen si ajo shprehja e famshme “kujt t’ia lëmë topin”.

“Strehëza nuk mund ta mbajë absolutisht, pasi vë në rrezik jetën e grave të tjera. Gjoja e merr policia në dorëzim, por policia nuk ka ku ta mbajë dhe përfundon në rrugë,“ tha ajo.

Leskaj thekson se edhe qendrat komunitare të shëndetit mendor nuk ofrojnë zgjidhje afatgjata dhe të denja për sigurinë dhe cilësinë e jetës së këtyre personave.

“Vazhdojmë të mbetemi në të njëjtin problem, që nuk është problem i vogël, çështja e mbështetjes me buxhetin e nevojshëm përkatës për të ndjekur në afatgjatë shërbimet riintegruese që këta persona kanë nevojë,“ përfundoi ajo./ Reporter.al

Parashikimi javor i motit, ja kur do të rikthehen reshjet e shiut

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike, edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell dhe temperatura të larta.

Në këtë mënyrë, për ditën e hënë dhe atë të Martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare, sipas Shërbimeve Meteorologjike Ushtarake.

Këto të fundit do të jenë më të theksuara në relievet malore, ku do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Duke filluar nga dita e mërkurë, por kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti për këto ditë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

“Jam munduar sërish…” – Ledjona flet për raportin me ish-bashkëshortin pas daljes nga shtëpia

Ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj ka treguar nëse marrëdhënia mes saj dhe ish-bashkëshortit është përmirësuar pas daljes nga shtëpia.

Në një intervistë në “E Diell”, Ledjona tha se ata së bashku nuk kanë pasur fare komunikim, por shtoi se është përpjekur të sheshojë hatërmbetjet e vajzës së saj me babanë.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj.

Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë… Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq.

Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien”,tha Ledjona.

Gruaja dhe fëmijët të zhdukur – Ergys Arrazi pinte kafe i qetë. Si reagoi për vajzën e mbytur

Ergys Arrazi ka shfaqur një sjellje të çuditshme dhe dyshuese, që prej shpalljes të zhdukur të bashkëshortes me tre fëmijët dhe deri në momentin që vajza e tij u gjet e mbytur.

Pasi i denoncoi të zhdukur pa lënë gjurmë, Ergys Arrazi është parë i qetë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke pirë kafe në lokal si zakonisht, së bashku me miqtë e tij.

Ndërsa në momentin që iu njoftua se vajza e tij 9-vjeçare ishte gjetur e mbytur në lumin Buna, Arrazi ishte i ftohtë dhe nuk shfaqi shenja dhimbjeje apo dëshpërimi.

Ai u arrestua pas akuzave të motrës së gruas së tij se ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe fëmijëve, duke i shtyrë drejt vetëvrasjes.

Po ashtu, dyshohet se Ergys Arrazi e tradhtonte gruan, Alma Bushati.

Ai i ka mohuar këto akuza, duke pretenduar se me Almën kishin marrëdhënie normale.

Flet peshkatari që gjeti të mbytur 9-vjeçaren: Ishte në fund të pyllit…

Peshkatari Safet Hasani është ai që gjeti të mbytur në lumin Buna 9-vjeçaren.

Ai tregoi se ishte duke peshkuar si zakonisht dhe më pas u trondit kur pa trupin e të miturës në ujë, në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.

9-vjeçarja prej 3 ditësh rezultonte e zhdukur së bashku me nënën, Alma Bushati, dhe motrën e vëllanë e saj.

Ajo dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna së bashku me 3 anëtarët e tjerë të familjes, për shkak të dhunës së babait, Ergys Arrazi.

Ky i fundit është arrestuar, i akuzuar se i ka shtyrë bashkëshorten dhe tre fëmijët drejt vetëvrasjes.

“Mungon ti” – Flutura Açka përlot me mesazhin për djalin e saj: Lutem që jeta të jetë e shkurtër

Gjashtë vite pas ndarjes nga jeta të djalit të saj, shkrimtarja Flutura Açka tregon se dhimbja për të nuk ka ndryshuar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Flutura Açka rrëfen se me ikjen e djalit, iku edhe dëshira e saj për të jetuar jetën, qoftë edhe në një ditë të diel me diell.

Ajo shkruan se lutja e saj është që kjo jetë për të të jetë sa më e shkurtër.

Mesazhi i Flutura Açkës:

Biri, i gjashti 5 maj i ikjes! Asgjë nuk ka ndryshuar në rrugicën tonë. Në jetën tonë tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më pak.

Librat dhe fletët e kanë pushtuar shtëpinë, një pjesë e mirë politike. Ka një kohë të ditës kur dhimbja merr trajtë heshte dhe cembis kujtimet. Aty ku ti ke të vetmen ekzistencë. Sot është e diel. Nuk jam ngritur ende. Kam përtesën e njerëzve me puls të ulët, që kanë vështirësi të zgjaten të shohin ditën, të gjejnë dollapin e veshjeve, të dallojnë krehërin, të nuhasin kafenë, të sillen si humanë të gjallë. Dhe do të jetë é diel gjithë ditën, e nuk do të ma shënojë kush për çarmatosje etike, as morale, as politike sjelljen time. Do të ngrihem, dhe për fat byrektorja jonë rri hapur gjithë ditën.

Do ta njeh byrekun tënd sepse e di që dita ka shijen që pëlqeje ti, ka qetësinë që ndaje ti, ka mirësinë qe falje ti. Dhe lutem të jetë e gjatë e gjatë dita dhe e shkurtër e shkurtër jeta. Imja.

DETAJE nga vrasja e të moshuarve në Dropull – Si u fundos 69-vjeçari nga gota e rakisë mbi tavolinë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur tri ditë më parë në Dropull, ku çifti i të moshuarve u dhunuan deri në vdekje në banesën e tyre.

Për ngjarjen, policia prangosi këtë të diel 69-vjeçarin Thoma Mastora, i akuzuar si autor i vrasjes.

Për arrestimin e tij, grupi hetimor u ndihmua nga gota e rakisë që 69-vjeçari kishte lënë mbi tavolinë, kur kishte vizituar çiftin Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Bashkëfshatari i tyre kishte shkuar si zakonisht në shtëpinë e tyre për të pirë kafe dhe më pas i ka goditur me një sëpatë të vogël, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë dhe trup.

Në gotën e rakisë që kishte harruar mbi tavolinë, grupi hetimor gjeti gjurmë të 69-vjeçarit, duke faktuar se ai ishte i fundit që e kishte vizituar çiftin e të moshuarve.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat.

EMRI/ Kush është 39-vjeçarja e zhdukur prej 3 ditësh së bashku me fëmijët në Shkodër

Zbardhet identiteti i 39-vjeçares, që prej 3 ditësh rezulton e zhdukur së bashku me dy fëmijët e saj, 8 dhe 3 vjeç, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur në lumin Drin.

Alma Bushati dyshohet se ka kryer vetëvrasje së bashku me tre fëmijët e saj, duke u hedhur në lumin Drin, për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore.

Ergys Arrazi është akuzuar nga motra e bashkëshortes se ka dhunuar vazhdimisht Almën dhe fëmijët.

Por 31-vjeçari, i arrestuar nën akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”, ka mohuar para hetuesve që të ketë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Ndërkohë, edhe eksperti mjeko-ligjor në ekzaminimin fillestar të kryer në trupin e 9-vjeçares që u nxor e mbytur nga lumi Drin, nuk ka konstatuar shenja dhune.

Ngjarje e rëndë në Përmet/ Turistja gjermane bie nga ujëvara. Në luftë për jetën te Trauma

Një turiste gjermane pësoi lëndime serioze teksa po vizitonte ujëvarën në zonën e Çarçovës në Përmet.

Ajo ra nga ujëvara dhe për pasojë, mori plagë të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Fillimisht, turisja u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes kritike për jetën, ajo u transportua më pas me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja ishte pjesë e një grupi gjermanësh, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë.