zoom

Day ArchiveNjihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngyrë.

Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë. Me bazë selinonë që është një antiinflamator dhe stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban shumë ujë dhe një sërë përbërësish të tjerë plot vlera. Në veçanti, selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Po si ta përgatisni atë fare lehtë për ta konsumuar edhe ju në shtëpitë tuaja?

Ky lëng do ju ndihmojë të pastroni arteriet dhe të luftoni lehtë çdo inflamacion në organizëm.

Qëroni fillimisht të gjithë përbërësit.

Vendosini të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj dhe trazojini për disa minuta.
Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe përbërës të tjerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetëshëm./ Agroweb

U nda nga Xhensila për të fshehur pasurinë? Flet Bes Kallaku

Bes Kallaku dha përgjigje për të gjitha thashethemet dhe aludimet që qarkullojnë se ndarja mes tij dhe Xhensila Myrtezajt nuk ndodhi sepse dashuria mes tyre mbaroi, por për të fshehur pasurinë.

Besi i konsideroi këto lajme baltosje, duke shtuar se llogari i jep vetëm Zotit.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Pak kohë më parë ishte avokati Idajet Beqiri ai i cili hodhi dyshime se shkaku i ndarjes mes Besit dhe Xhensilës ishte pasuria dhe frika nga drejtësia.

“Xhensila dhe Bes Kallaku nuk po ndahen për shkak se shkojnë keq. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës. Sepse ata po vlerësojnë se po shkon SPAK-u edhe tek ata, dhe do të bëjë verifikimin e pasurive edhe të tyre. Dhe aty do të dalë edhe floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që dyqanin e kishte në Durrës dhe shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta”, deklaroi disa javë më parë avokati Beqiri.

Gjykatat “të mbytura” me dosje, një gjyqtar tek e Larta ka mesatarisht 2084 çështje

Raporti përmbledhës i sistemit gjyqësor në vend për vitin 2023 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor del në përfundim se gjykatat pavarësisht përpjekjeve për të shqyrtuar në kohë çështjet, janë të “mbytura” nga akumulimet e viteve të mëparshme.

Duke u ndalur në disa prej gjykatave në vend raporti nxjerr disa konstatime ku shihet qartë se do të duhet kohë e gjatë për të kapur ritmin. Konkretisht për Gjykatën e Lartë raporti vëren se e ka filluar vitin 2023 me një total prej 31,827 çështjesh në pritje të gjykimit.

Kjo e fundit ka funksionuar me 86% të gjyqtarëve dhe 81% të administratës gjyqësore të parashikuar në organikë.

“ Gjatë vitit 2023 në Gjykatën e Lartë janë regjistruar 2,145 çështje të reja. Çdo gjyqtar ka mesatarisht 2084 çështje në ngarkim dhe gjatë 2023 ka arritur të gjykojë 486 çështje secili.

Gjatë vitit raportues Gjykata e Lartë ka arritur të: evadojë 7914 çështje civile, administrative dhe penale; të vijojë me trendin rritës të normës së likuidimit të çështjeve civile dhe administrative dhe të kalojë pragun me 100% për të tria kategoritë. Të mbyll vitin 2023 me një stok të reduktuar me 18 %. Në 1 janar 2024, në Gjykatën e Lartë presin të shqyrtohen 26,058 çështje (backlog-u i vitit 2023)” thuhet në raport.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Raporti vlerëson se një tjetër institucion i marrë në analizë është Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO) që ka filluar vitin 2023 me një backlog (të akumuluara)prej 34 çështjesh në pritje të gjykimit.

“Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 297 çështje të reja, (17 çështje më pak, krahasuar me vitin 2022). Duke funksionuar me 91% të gjyqtarëve dhe me ngarkesë më të lartë të çështjeve në krahasim me vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO) ka arritur të përmirësojë performancën e saj, krahasuar me vitin paraardhës.

GJPAKKO gjatë vitit 2023 ka:

– Mundësuar një nivel stoku të ulët të çështjeve të mbartura (11 % e ngarkesës totale);

– ulur me 22% rendimentin mesatar për gjyqtar si pasojë e rritjes së numrit të gjyqtarëve;

– realizuar një normë pozitive të likuidimit të çështjeve në masën 103.3%;

– mbajtur një kohëzgjatje mesatare për likuidimin e çështjeve në masën 30.7 ditë.

GJPAKKO do të fillojë vitin 2024 me 25 çështje të mbartura nga viti

Paraardhës” zbardh raporti.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Kjo gjykatë e ka nisur punën në janar 2023 me 152 çështje në pritje të gjykimit (backlog), 29 çështje më pak krahasuar me backlog-un në fillim të vitit 2022. Në gjykatë janë regjistruar 2059 çështje të reja, 716 ose 25% çështje më shumë krahasuar me vitin paraardhës. Rritja e numrit efektiv të gjyqtarëve në vitin 2023, në krahasim me vitin paraardhës ka sjellë rritjen e tërësisë së treguesve të efiçencës në gjykatë:

– ngarkesa mesatare për gjyqtar (WR) është 325 çështje;

– rendimenti mesatar për gjyqtar (ER) është 311 çështje;

– norma e likuidimit të çështjeve (CR) është 100.9 %;

– koha mesatare e nevojshme deri në zgjidhjen e një çështjeje (DT) e

përgjithshme është 16 ditë.

 Në fund të vitit raportues, në këtë gjykatë mbeten në pritje për t’u shqyrtuar 126 çështje”

Gjykata e Apelit

“Backlog-u total në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka arritur vlerën 37,662 çështje, 20.1 % më tepër krahasuar me vitin 2022. Gjatë vitit raportues, janë regjistruar 14,507 çështje të reja (331 çështje më shumë se në vitin 2022). Ngarkesa mesatare për gjyqtar (treguesi ËR) krahasuar me një vit më parë është rritur me 56%. Treguesit e efiçencës gjatë vitit 2023: Rendimenti i gjyqtarëve të apelit është rritur me 8.2 %. Në vitin 2023 mbeten për t’u shqyrtuar 37,662 çështje në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm” vlerëson raporti./ Monitor

Çarmatimi i Serbisë – fushata e (pa)suksesshme

Pas fushatës së çarmatimit në Serbi, numri i armëve legale u zvogëlua me 190.000 copë. Por në qarkullim kanë mbetur edhe shumë armë të tjera ilegale.

“Ne të gjithë e dimë se të gjithë kemi armë, por askush nuk do t’jua pranojë këtë”, thotë për DW Ivan M.* (38) nga Novi Sadi. Familja e tij nuk dëshiron të flasë se çfarë lloj arme posedon.

Ivona R.* (40), një grua nga Novi Sadi, gjithashtu pranon se ka një armë që e ka trashëguar nga babai i saj i ndjerë. Edhe Goran P.* (59), nga një qytet i vogël në Vojvodina, ka pasur një armë, siç thotë ai, pothuajse gjithë jetën. Ata të gjithë bëjnë jetë të qetë. Siguria e tyre nuk është në rrezik. Por posedimi i armëve në Serbi nuk është rezultat i një kërcënimi real të sigurisë, është një çështje e traditës.
Vlerësohet se civilët tanë janë shumë më mirë të armatosur se policia,” tha për DW ekspertja e sigurisë Branislava Kostiq, që shihet në dasmat tona, festimet dhe të ngjashme.

Këtë e vërtetojnë vlerësimet e projektit hulumtues zviceran “Small Arms Survey” nga viti 2018, sipas të cilit, Serbiaështë e treta në botë për sa i përket armatimit civil – pak pas Jemenit dhe SHBA-së me mbi 39 armë të lehta për çdo njëqind banorë, që është tre herë e gjysmë më shumë se të dhënat zyrtare të shtetit.

Me bombë në treg

Mirëpo, kur në majin e kaluar ndodhën dy vrasje masive, ku mbetën të vrarë 17 persona dhe u plagosën 21 të tjerë, u duk se për një moment ndryshoi disponimi ndaj armëve. Shteti miratoi një sërë masash që shpallnin çarmatimin në shkallë të gjerë të Serbisë.

Një aksion dy mujor gjatë të cilit qytetarët u ftuan të dorëzojnë armët pa pasoja dhe pa përgjegjësi penale, ka rezultuar në dorëzimin e 82.398 armëve të zjarrit, 4.243.139 copë municion dhe 26.485 mjete shpërthyese. Ministria deklaroi se ishte aksioni më i suksesshëm i kryer ndonjëherë.

“Ajo që nuk ishte mirë, ishte mënyra se si janë sjellë ato armë, sepse kemi informacione se njerëzit kanë bartur bomba në transportin publik. Duhej organizuar në një mënyrë më të sigurt, që ekspertët të merrnin armët”, shpjegon për DW, Marina Kostiq Shulejiq nga Shoqata Profesionale e Sektorit të Sigurisë.

Gjatë fushatës, qytetarët paraqitën një sërë situatash absurde në rrjetet sociale, duke treguar se si mbanin pistoleta në çantat e tyre, më pas rrugës për në punë apo pasi bënin pazar në treg, ndaloheshin në polici për të lënë armët. Ata dëshmuan gjithashtu se kanë pritur në radhë para sportelit të policisë për një orë e gjysmë së bashku me shtetas të tjerë të “armatosur”.

“Problemi i dytë është se ato armë nuk ruhen në mënyrë të sigurtë pasi janë pranuar në stacionet e policisë”, shton Branislava Kostiq për armët që nuk janë përditësuar, të renditura, të regjistruara.

Polici vodhi 272 pistoleta

Një nga shembujt e neglizhencës është rasti i një polici nga Nishi, i cili vodhi 272 pistoleta të cilat ishin dorëzuar në stacion gjatë operacionit. Siç shkruan mediat vendase, informacionet fillestare ishin se mungonin 63 pistoleta, ndaj për shkak të të dhënave të dobëta, ka pasur një proces të gjatë tenderimi se sa pistoleta janë vjedhur në të vërtetë.

Abuzimet janë të mundshme, sepse aksioni është kryer papritur dhe pa procedura të hollësishme se çfarë të bëhet me armët e grumbulluara, beson Marina Kostiq Shulejiq. Prandaj shoqata e saj i bën thirrje MPB-së: “Nuk kemi informacione nëse ato armatime janë shkatërruar apo janë ruajtur diku apo ndoshta janë shitur dhe shpërndarë diku tjetër. Ne thjesht nuk e dimë se çfarë ndodhi me kaq shumë armë të mbledhura”.

Nuk ia vlen

Bashkëbiseduesit tanë nuk ia dorëzuan armët policisë, por për këtë arsye policia iu foli në procesin e rishikimit të lejeve për mbajtjen e armëve. Goran P.* thotë se përvojat e tij me policinë kanë qenë shumë të këndshme.

“Ata erdhën, shpjeguan gjithçka bukur dhe më doli që do të duhej të paguaja rreth 200 euro për ta mbajtur armën”, thotë Gorani. “Prandaj ua kam dorëzuar armën dhe do ta blej lehtësisht një tjetër ilegalisht”. Çfarë rëndësie ka”.

Ekspertet femra me të cilat biseduam nuk habiten nga një qëndrim i tillë. Branislava Kostiq thotë se përllogaritjet janë se numri i rasteve të tilla mund të shkojë deri në 80.000, sepse njerëzit nuk duan të paguajnë taksa, por duan të kenë armë.

Rezultatet e masave të qeverisë, të cilat tregojnë se nga 766.665 armë të regjistruara menjëherë pas vrasjes, ky numër ka rënë në 575.695 sot, pra mund të jenë vetëm maja e ajsbergut, sepse të gjitha argumentet e tjera mbështesin tezën se numri i armëve pa leje po rritet në të njëjtën kohë.

“Ne shohim edhe rritjen e numrit të armëve në rrugë, që do të thotë se ka më shumë të tilla në tregun ilegal”, thotë Kostiq Shuleji. Shumë armë po shkojnë në Ukrainë, kështu që mund të ndodhë që disa nga këto armë të kthehen prapë ilegalisht.”

Nuk ka ulje të dhunës në një shoqëri

Megjithatë, disa nga masat e shpallura nga qeveria pas vrasjeve masive nuk janë zbatuar. Hulumtimi i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP) tregon se shteti ka hequr dorë nga shtrëngimi i kushteve për marrjen e armëve, si dhe nga futja e një kontrolli të detyrueshëm gjashtëmujor shëndetësor për personat e armatosur, pasi këto dy masa do të kërkojnë një ndryshim në Ligjin për Armë dhe Municion. Nga ana tjetër, ashpërsimi i paralajmëruar i dënimeve për armëmbajtje pa leje dhe futja e një vepre penale që do të dënonte këdo që lejon fëmijët të posedojnë armë, do të kërkonte ndryshime në Kodin Penal.

Pra, a ka lëvizur ndonjë gjë nga pozicioni fillestar? “Për pyetjen kulturore, evropiane nëse luftërat, por edhe këto vuajtje e tmerre që ndodhën, na kanë mësuar se sa probleme lidhen me armëmbajtjen, përgjigja është: Jo, sigurisht që jo. Grumbullimi i armëve tregoi se armët më së shpeshti i kthenin të moshuarit, jo të rinjtë, sepse kishin frikë për fëmijët dhe nipërit e tyre. Megjithatë, të rinjtë nuk kishin nevojë të kthenin armët”, thotë Branislava Kostiq.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk është përgjigjur për pyetjen, nëse të dhënat statistikore tregojnë ulje të dhunës në shoqëri. Edhe një rishikim sipërfaqësor i faqeve të para të mediave tregon se dhuna e bashkëmoshatarëve nuk ndalet, se shkalla e lartë e femicideve vazhdon të regjistrohet, se kronika e zezë është përplot.

“Nuk mund të zgjidhet një formë e dhunës, derisa nuk zgjidhet problemi i një shoqërie që mbijeton me dhunë”, vlerëson Branislava Kostiq, “Njerëzit tashmë janë mësuar me faktin se kushdo që ka pushtet ka mundësi të shkelë të gjitha të drejtat tuaja. një nga karakteristikat e një shoqërie të dhunës. Padyshim që ne po bëhemi shoqëri e dhunës me shumë karakteristika, e një nga ato është se me kalimin e kohës njerëzit e pranojnë dhunën si normale”, përfundon Kostiq./ DW

Einxhel Shkira i zë vendin Arbër Hajdarit si opinioniste në BB VIP?

Një ofertë që Einxhel Shkira nuk do të refuzonte është ai i opinionistes në Big Brother VIP.

Pas fjalëve që qarkulluan para nisjes së edicionit të tretë të Big Brother VIP, Einxhel zbuloi se ka pasur ofertë që në sezonin e dytë të spektaklit për të zënë kolltukun e opinionistes, por nuk pranoi sepse sapo ishte bërë nënë.

Megjithatë, Einxhel tha se nëse do të kishte një ofertë të dytë, do ta bënte me dëshirë këtë rol në edicionin e radhës.

Pjesë nga intervista e Einxhel Shkira në “Cherry on Top”:

Einxhel: Po, por kisha shumë pak ditë që kisha sjellë Trevin ne jetë dhe nuk doja tja hiqja vetes mundësinë të përjetoja ditët e para të mëmësisë. Mu desh të zgjidhja lumturinë para karrierës

Bora: Do ta konsiderojë për BBV4?

Einxhel: Po, do më kishte pëlqyer, më shkon si format

Bora: Kë mund të zëvendësosh?

Einxhel: Arbrin… Bëj shaka, ka tre vjet, të bëjë pak pushim.

Si do të jetë moti këtë fundjavë?

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e pasdites pritët që reshjet e shiut të ndërpriten në të gjithë vendin.

Dita e diel do të ketë mot me altrenime kthjellimesh dhe varënsira të cilat hera-herës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu me intensite të ulët.

Era do të jetë nga veriperërëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Bes Kallaku flet për jetën pas ndarjes nga Xhensila: Shkoj marr fëmijët dhe…

Bes Kallaku foli për jetën që po bën pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj dhe ndjesitë që po përjeton.

Ai tregoi në studion e emisionit “Vizioni i Pasdites” se pavarësisht fundit të martesës, ndihet i lumtur dhe se po gëzon dy fëmijët e tij, duke shtuar se sa herë ka kohë, shkon e merr fëmijët dhe kalojnë momente së bashku.

Besi foli për marrëdhënien e veçantë që ka me Ajkën, duke rrëfyer se një pjesë të mirë të kohës gjatë verës e kalojnë në fshat.

“Jam shumë i lumtur. Kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë.

Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët.

Unë mundohem t’i induktoj Ajkës sa më shumë dhe sa më tepër jetën e fshatit. Sa herë është me mua mbjellim lule bashkë. I pëlqen jeta e fshatit, e marr te kafshët. Gjatë verës ne mbarojmë të shkojmë në fshat. Shkojmë te Ija, rrimë aty. Fëmijët e sotëm, brezin e sotëm, teknologjia i ka nxjerrë nga natyrshmëria”, tha Bes Kallaku.

Aksident në Prishtinë/ Polici i kërkon të ndalojë, shoferja e përplas dhe arratiset

Një efektiv policie u përplas mbrëmjen e kësaj të premteje në krye të detyrës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ai i bëri me shenjë një makine, që drejtohej nga një vajzë me inicialet A. A., të ndalonte për kontroll dhe i kërkoi asaj të dilte nga mjeti.

Por shoferja nuk iu bind urdhrit dhe përplasi policin, duke u arratisur më pas nga vendi i ngjarjes.

Policia në Kosovë po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të arrestuar autoren, ndërsa efektivi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

VIDEO/ Zjarr i madh në Berlin, digjet fabrika që prodhon raketa për Ukrainën. Rrezik nga tymi

Fabrika në Berlin, që prodhon raketa ajrore “IRIS-T” për Ukrainën, u përfshi nga një zjarr i madh këtë të premte.

E gjithë ndërtesa me një sipërfaqe prej 2.000 metër katrorë u mbulua nga flakët, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi u përhapën me shpejtësi dhe mbuluan të gjithë zonën.

Brand in Berlin. Angeblich ist das Unternehmen Diehl betroffen, das unter anderem sich an der Produktion von Rüstung beteiligt. Russische Medien haben den Brand bereits aufgegriffen. Video: Feuerwehrkreise. Mehr Info unter https://t.co/HShYV4r2TB pic.twitter.com/iPZAfsEbiu

— Tomasz Kurianowicz (@tomasz_kurian) May 3, 2024

Katër prej kateve të godinës u dogjën plotësisht dhe u shembën, sipas mediave gjermane, ndërsa për vënien nën kontroll të zjarrit u angazhuan 170 zjarrfikës.

Deri tani, nuk raportohet për punonjës apo persona të tjerë të lënduar.

Shqetësim për banorët e zonës është tymi që u përhap me shpejtësi për shkak të erës.

Tymi, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Adrian Wanzel, mund të përmbajë acid sulfurik dhe cianid hidrogjeni, që konsiderohen të rrezikshme. Për këtë arsye, njerëzit u njoftuan të mbyllen brenda deri në një njoftim të dytë.

Aksident tragjik në Durrës/ Makina “fluturon” mbi trafikndarëse, vdes 50-vjeçari (VIDEO)

Një 50-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të shënuar pasditen e kësaj të premteje në Durrës, në rrugën e ish-Kënetës.

50-vjeçari me inicialet F. Gj. po lëvizte me biçikletë në momentin kur një mjet tip “Benz”, që po lëvizte me shpejtësi të madhe, humbi drejtimin dhe kaloi trafikndarësen duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës.

Në këtë çast, makina u përplas me 50-vjeçarin, që po udhëtonte me biçikletë, me një motomjet si edhe një automjet të parkuar, për të përfunduar më pas në një servis mjetesh.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.