Aplikacion
Tri makina u përfshinë në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë.
Aksidenti u regjistrua në rrugën “Ali Demi”, pranë spitalit të Vlorës.
Një prej automjeteve po shkonte me urgjencë drejt spitalit me shpejtësi dhe për pasojë, drejtuesi humbi kontrollin e makinës dhe goditi dy të tjerat.
Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmi material i shkaktuar te mjetet duket i madh.
Në videot nga vendngjarja, makinat dy prej makinave janë dëmtuar në pjesën e përparme, ndërsa mjeti i tretë në pjesën anësore.
“Nuk ke parë Big Brother” – Ori përplaset ashpër me Eglën: Kur të mbroja ty…Egla dhe Ori Nebiaj u përplasën me njëra-tjetrën gjatë spektaklit të kësaj të marte për shoqërinë që aktorja ka me Heidin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Opinionistja Ori Nebiaj vuri në dukje se gjatë këtyre ditëve ka pasur një krisje të marrëdhënies mes Eglës dhe Heidit për hir të lojës.
Por Egla e akuzoi Orin se nuk ka parë dhe nuk ka kuptuar lojën e Big Brother.
Pjesë nga debati mes tyre:
Ori: Shoh ndryshimin e të gjitha relatave për hir të lojës. Nuk më bën farë çudi nëse ka debate mes aleatësh apo më shumë se kaq. Dua të nënvizoj një pyetje për Eglën, e ke konsideruar ndonjëherë shoqe reale Heidin?
Egla: Gjithmonë!
Ori: Të ka ndodhur njëherë ti kërkoje llogari të dashurit të shoqesh.
Egla: Çuni Çipit baba Çapit, nuk e kuptova.
Ori: E ke konsideruar shoqe.
Egla: Nuk ke parë Big Brother!
Ori: E kuptoj që të vë në siklet, por nuk është ky qëllimi. Nëse do të më thuash, nëse unë shoh BB kuptoj që marrëdhënia është si lojtare, jo si shoqe, duhet të thoje jo.
Egla: Ti nuk e ke kuptuar Big Brotherin. Nuk arrijmë dot në shoqëri…
Ori: BB është i bukur sepse është i pakuptueshëm.
Egla: Vazhdo fol por nuk po të kuptoj,,, Ori nuk po të kuptoj pyetjen
Ori: Heidin jashtë do e kishe konsideruar shoqe? Kur ajo të thotë ty Egël e dashur, ta ka thënë copë. Ti zgjedh të shkosh në sulm.
Egla: Shtëllunga e fjalëve të tua…
Ori: Kur të mbroja ty, nuk ishin shtëllunga fjalët.
Veliaj e shpalli armik – Baton Haxhiu e krahason me mafiozin italianAnalisti Baton Haxhiu ishte mes emrave të gazetarëve, të cilët kryebashkiaku Erion Veliaj i shpalli armiq.
Pasi në grupin e Bashkisë së Tiranës në WhatsApp u shpërnda citimi i Ruzveltit, që kërkon të gjykohet nga armiqtë që ka bërë, e shoqëruar me fotot e gazetarëve kritikë ndaj Veliajt, ky i fundit sulmoi Baton Haxhiun edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
“E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak”, tha Veliaj për analistin
Baton Haxhiu iu përgjigj nga studioja e “Opinion”, duke e krahasuar me mafiozin italian, Tommaso Buscetta, i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe pushoi së qeni mafioz.
Sipas Haxhiut, edhe Veliaj bëri të njëjtën gjë ditën e sotme, duke thënë se shkoi të bashkëpunonte me prokurorin.
“Është shumë primitive. Bota është vend i lirë, mendimet dhe veprimet e njerëzve bëhen në secilin vend ku ata mendojnë se duhet të shkruajnë. A e dini historinë e Flakones, Tommaso Buscetta, i cili filloi të bashkëpunonte me Flakonen, kur ka filluar të bashkëpunojë, e di çfarë ndodhi me Buscetta? Ka pushuar se qeni mafioz.
Sot Erion Veliaj ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin. E kam këtë reagim se ka një fjali që një krybashkiak nuk flet për mediat. Nuk flet për mënyrën se si ata i qasen një krybashkiaku që bën punë publike.
Veliaj ka dy çështje para vetes, morale dhe politike. Nëse nuk zgjedh çështjen morale, pra të japë dorëheqjen, atë herë i bie ajo politike. Unë tre herë e kam takuar Veliajn dhe marrëdhëniet e mia janë krejt sipërfaqësore”, tha Baton Haxhiu.
Klodiana Lala i nxjerr gënjeshtrën Veliajt, publikon dokumentin e SPAKKur shkoi mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj “e shiti” sikur kishte shkuar me dëshirën e tij për të dhënë kontributin e tij në hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Veliaj tha se prej kohësh kishte kërkuar takim me prokurorët e SPAK.
“Pas këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. Them se e vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet, mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë.
Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 09 me 10 se kishte dhe një seancë përpara” tha Veliaj pasi u mor për orë të tëra në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Por në të vërtetë prezenca e sotme e Veliajt në SPAK nuk ishte ftesë për të, por urdhër i lëshuar nga prokurori Dritan Prençi që të merrej në pyetje për aferën e inceneratorëve.
Urdhrin e prokurorit e publikoi gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala në studion e “Open”.
“Unë, Dritan Prençi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në zbatim të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale për marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të procedimit penal numër 255 viti 2020.
Urdhëroj: Shtetasi Erion Luan Veliaj, i ditëlindjes 17.12.1979, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 30 prill 2024, ditën e martë, në orën 10:00, tek hetuesi A. S., për marrjen e të dhënave për rrethana të dobishme në funksion të hetimit procedurial penal numër 255, viti 2020 (me vete të ketë dokument identifikimi).
Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni lidhur me rrethanat e hetimit, lidhur me hetimet paraprake procedimi penal 255, viti 2020.
Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.
Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar në adresën e punës Bashkia Tiranë.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi”, thuhet në dokumentin e SPAK.
Parashikimi i motit/ Vranësirat mbulojnë qiellin nesër, pas drekës do të…Vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira, të cilat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobta shiu kryesisht në relievet malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 25°C
në zonat e ulëta 12 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C
Ilnisa Agolli do të rikthehet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP.
Por rikthimi i saj do të jetë vetëm për pak minuta sepse do të futet në shtëpi për të surprizuar Meritonin.
Ata së bashku nisën një romancë brenda shtëpisë së Big Brother, duke shprehur dashurinë për njëri-tjetrin.
Më pas, për Ilnisën përfundoi eksperienca e saj pasi ishte në rrezik skualifikimi së bashku me Meritonin dhe Eglën për thyerje të rregullave.
Kur u mbushën 100 ditë dhe banorët bënë një performancë të shkurtër në studio për të festuar, Meritoni pati mundësinë të takonte për pak sekonda Ilnisën dhe më pas shprehu mallin për të.
SPAK: Amnistia penale shkurtoi dënimin e dhjetëra zyrtarëve të korruptuarEkspertët thonë se dakordësia me palëve politike në ligjin për amnistinë cenoi reformën në drejtësi dhe përbën një mesazh negativ ndaj institucioneve që duhet të luftojnë korrupsionin.
Në një përgjigje zyrtare për BIRN të martën, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës më 4 prill në Kuvend.
Mes tyre, 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm përfituan falje, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës përfituan ulje dënimi.
Sipas të dhënave që SPAK vuri në dispozicion, ulje dënimi përfituan 16 funksionarë publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit. Dy prej përfituesve ishin të dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Për ekspertët e politikës dhe legjislacionit, ligji “Për amnistinë” dhe pasojat e tij janë një mesazh i gabuar dhe një përpjekje e koordinuar e palëve politike në vend për të sabotuar institucionet e posaçme dhe luftën kundër korrupsionit.
“Amnistia e kohëve të fundit është hapi i tretë në morinë e përpjekjeve për ta minuar Reformën në Drejtësi,” tha Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike shkon më tej, ndërsa ngre dyshime mbi mënyrën se si u soll në jetë ky ligj dhe kërkon që SPAK të hetojë nëse pas formulimit ka apo jo konflikt interes.
Duke iu referuar mungesës së konsultimit publik dhe mënyrës se si u negociua ligji, Krasniqi thekson se krijohen “dyshime të arsyeshme që kemi të bëjmë me një proces me ndikime personale dhe shpesh edhe korruptive”.
I pyetur nga BIRN mbi lirimin e zyrtarëve dhe magjistratëve të korruptuar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk komentoi.
Zotimet e Manjës dhe Bardhit
Projektligji i qeverisë u mbajt peng për mungesë votash për disa muaj dhe u ndryshua në komisionin e Ligjeve nga deputetët e shumicës, duke futur në kategoritë e përfituesve edhe subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme.
Pas një dakordësie mes mazhorancës dhe një pjese të opozitës, Kuvendi arriti të miratojë me 4 prill ligjin “Për amnistinë penale” me 116 vota pro në parim dhe 110 vota në votimin final.
Të vënë nën presion publik se përmes ligjit “Për Amnistinë” po falnin të dënuarit për korrupsion duke cenuar punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, premtuan disa herë se kjo nuk do të ndodhte.
“…Hapini sytë dhe lexojeni ligjin, se jeni jurist! Asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, as nuk përfiton nga kjo amnisti dhe as nuk i zbritet dënimi,” tha në seancën parlamentare të 4 prillit ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Edhe Gazment Bardhi mbajti një qëndrim të ngjashëm, një ngjarje e rrallë për demokracinë e brishtë parlamentare shqiptare.
“Me amendamentin tonë dhe analizën e plotë të kryer nga ekspertët, asnjë person, zyrtar i lartë, i dënuar për korrupsion, i dënuar për abuzim me tenderë, i dënuar për shpërdorime me koncesionet apo partneritetet publike-private, i përfshirë në akte korrupsioni aktiv apo pasiv, nuk përfiton nga amnistia,” premtoi Bardhi.
Të dënuarit nga GJKKO përfitojnë nga amnistia
Premtimet e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe përfaqësuesve të opozitës se ligji “Për amnistinë” nuk prekte funksionarët e korruptuar, u përgënjeshtruan sapo ligji hyri në fuqi.
Prokuroria e Posaçme tha në një përgjigje zyrtare për BIRN se pas miratimit të ligjit, ajo bëri një analizë të detajuar të dhënash në bashkëpunim edhe me institucione të tjera të përfshira. SPAK bëri me dije se sipas analizës, 100 persona ishin përfitues sipas ligjit.
“Nga ky përditësim i analizës, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji,” shkruhet në përgjigjen e SPAK.
SPAK sqaron se 40 janë përfitues të amnistisë që u falet tërësisht dënimi. Këta janë të dënuar nga Gjykata e Posaçme në vitet 2023 dhe 2024 për akuzën “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në këtë kategori përfshihen kryesisht ryshfet-dhënësit.
Përveç tyre, 60 të dënuar për vepra të lidhura kryesisht me korrupsionin në vitet 2023 dhe 2024 përfitojnë ulje të dënimit. SPAK bën me dije se nga këta, 16 janë të dënuar me burg dhe pjesa tjetër kanë dënime të formave alternative.
“Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona,” tha SPAK. “Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1 vit e 6 muaj burgim, por vazhdon dënimin për pjesën tjetër të pavuajtur të dënimit”, shtoi SPAK.
Mes personave që përfitojnë nga amnistia janë dhe 7 anëtarë të sistemit të drejtësisë të dënuar për akuzën e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Sipas të dhënave nga SPAK, në listën me 60 përfitues vetëm 8 janë për vepra penale që nuk përfshijnë korrupsionin apo funksionet publike. Këtu janë 5 të dënuar për kultivim e prodhim droge, 1 i dënuar për dhënie ndihme në kalimin e kufirit dhe 2 të dënuar të tjerë për thirrje dhe propagandë që nxit terrorizmin.
Mesazh kundër SPAK
Në vitin 2016, Shqipëria ndërmori një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, me qëllim krijimin e një sistemi të pavarur që mund të luftonte korrupsionin, një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve.
Në paketën e Reformës u përfshi krijimi i Gjykatë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i Prokurorisë së Posaçme dhe një strukture speciale policie të njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit. Detyra e tyre kryesore ishte hetimi dhe dënimin i të korruptuarve administratën publike dhe në nivele të larta të shtetit. Pas zvarritjeve për disa vite, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve politike, institucionet e posaçme për luftën ndaj korrupsionit filluan të funksiononin me krijimin e SPAK në dhjetor 2019.
Katër vjet më vonë, kur strukturat e posaçme filluan të japin rezultatet e para në këtë proces, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë dhe me mbështetje thuajse unanime të deputetëve të Kuvendit – përfshi opozitën, u miratua ligji për amnistinë. Ky i fundit në mënyrë të debatueshme, pavarësisht kundërshtimeve publike, përfshiu veprat penale që hetohen dhe gjykohen nga strukturat anti-korrupsion.
Për ekspertë të politikës dhe ligjvënies, kjo është një përpjekje për t’i dekurajuar këto institucione dhe minim i Reformës në Drejtësi.
“Në momentin që pritet kaq shumë prej tij [SPAK], të amnistosh individë që janë subjekt hetimi apo janë gjykuar, mendoj që është mesazh krejt i gabuar dhe e dëmton imazhin dhe vetë atë që quhet integriteti i Reformës në Drejtësi,” thotë Afrim Krasniqi.
Krasniqi arsyeton se qëndrimet e palëve në këto proces janë të dyshimta dhe se SPAK duhet të hetojë për këtë vendimmarrje, për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një procedurë normale apo “me allishverish”.
“SPAK-u të kishte nisur hetime për të parë nëse vendimmarrja e parlamentit është vendimmarrje procedurale parlamentare apo janë fshehur konflikte interesi dhe nevoja personale të deputetëve të caktuar lobues,” tha ai.
Nga ana e tij, Zef Preçi nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike thotë se amnistia është një hipokrizi e tërë klasës politike. Ai thotë me ironi se sa herë bëhet fjalë për të ngritur pengesa për SPAK-un, ka një mirëkuptim mes shumicës dhe pakicës parlamentare.
“Ka një mirëkuptim të çuditshëm mes mazhorancës dhe opozitës kur vjen puna te kontrollimi i këtyre institucioneve të pavarura, një mirëkuptim që nuk shihet sa i përket institucioneve inaktive si ILDKPKI e të ngjashme,” tha ai.
Preçi thotë se kjo është e disata përpjekje e politikës, kryesisht prej shumicës, për të sabotuar SPAK. Sipas tij, hapi i parë ishte mbushja e SPAK me dosje nga i ashtuquajturi Operacioni Forca e Ligjit, i cili “shpenzoi burimet njerëzore dhe financiare, por nuk solli asnjë të mirë publike”. Së dyti, ai vë në dukje parashikimet ligjore për shpërdorim detyre dhe uljen e dënimit, që u mundëson zyrtarëve të mbyllin procedurialisht çështjet në këtë kategori.
Ngjashëm edhe Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i sheh palët politike të bashkuara në një marrëveshje të dyshimtë kundër SPAK.
“Amnistinë e shoh si shpallje lufte ndaj drejtësisë së re nga klasa e vjetër politike. I vetmi bashkim që pati politika, në kulmin e ndasive ishte beteja ndaj SPAK-ut,” thotë ai.
Xhemollari e cilëson si një akt të rëndë amnistinë apo uljen e dënimit për të korruptuarit.
“Nuk ka rëndësi se çfarë statusi kanë funksionarët publikë, apo cila gjykatë i ka gjykuar. Në një vend ku korrupsioni dhe pandëshkueshmëria ka qenë problemi kryesor i vendit, zhbërja e vendimeve të institucioneve që filluan të ndëshkojnë korrupsionin dhe fituan besimin e publikut konsiderohet si tradhti ndaj bashkëqytetarëve,” përfundoi ai./ Reporter.al
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur ish-Missi qëllohet me breshëri në restorantDel videoja që tregon momentin kur ish-missi i Ekuadorit, Landy Parraga ekzekutohet nga dy persona ende të paidentifikuar.
Në pamje, që janë marrë nga kamerat e sigurisë së restorantit ku ndodhi ngjarja, duken dy autorët.
Njëri prej tyre afrohet drejt Parragas dhe partnerit të saj, të cilët ishin bërë gati për të dalë nga restoranti, dhe qëllon ndaj të dyve.
Teksa ish-missi bie në tokë, ai largohet dhe së bashku me sulmuesin tjetër, që po e priste te dera e restorantit, arratisen nga vendi i ngjarjes.
Ish-modelja shihet e shtrirë në dysheme mes një pellg gjaku.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
I kërkon vajzave të tregojnë pjesët intime LIVE, policia kërkon të arrestojë TikTok-erin shqiptarPolicia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një Tik-Tokeri nga Puka të njohur me nofkën “Fire”.
I riu nga Puka akuzohet për “Shtyrje në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Raportohet se ai ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe shpesh bën dhurata brenda aplikacionit sa herë fiton.
Ndërkohë në rastet kur ai humbet “betejat” në Tik-Tok, ai detyron kundërshtarët të zhvishen. Në dy raste ai ju ka kërkuar vajzave të tregojnë pjesët intime gjatë një “dueli” LIVE.
Njoftimi i policisë së Pejës:
Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e personit të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale është siguruar fotografi e personit të dyshuar mirëpo deri më tani nuk është bërë identifikimi i tij”.
Kërkuojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Protestuesit heqin gardhin metalik para Bashkisë, policia i hedh gaz lotsjellësProtestuesit kanë mundur që me forcë të zhvendosin dhe të heqin kordonin metalik para bashkisë, pasi policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë.
Për të parandaluar hyrjen me forcë në bashki, policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur ata, duke u bërë thirrje që të ruajnë qetësinë.
Ndërkohë që protestuesit hoqën gardhin metalik, u mbyll mbledhja online e Këshillit Bashkiak.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi.
Ai theksoi se policia po vepron në paligjshmëri dhe po mbron paligjshmërinë.
“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët”, tha ai