Aplikacion
Fransçeka rrëfeu gjatë spektaklit të sotëm se ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj, për të cilin prindërit nuk janë në dijeni.
Ajo tregoi se për disa kohë ka vuajtur nga çrregullimi psikologjik për shkak të bullizimit që ka përjetuar në shkollë.
Françeska shtoi se këtë fazë të jetës e ka kaluar falë ndihmës së bashkëshortit.
“Ia kisha lejuar abuzuesve të më mbushnin mendjen që unë nuk kisha vlera. Familja nuk e dite. Kur u largova nga shkolla, aty kuptova që po abuzoja me veten time. I kam thënë vetes stop sepse mami dhe babi nuk e meritonin të kishin një vajzë të sëmurë. Bashkëshorti më ka dhënë një mbështetje të madhe. Mami dhe babai nuk e dinë, nuk kam dashur t’i rëndoj.
Nuk dua të më shohin në një mënyrë tjetër. Nuk e meritojnë tua shpërblej në këtë mënyrë, nuk mund ta mendoj sesa keq mund të ndihet mami. Do ketë gjithmonë njerëz që duan të na shtypin dhe nuk na duan, dashuria për mua ka shëruar shumë plagë”, rrëfeu Françeska.
“Më kërcënove me gishta” – Debat i ashpër mes Erjolës dhe HeiditHeidi dhe Erjola janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Shkak për këtë është bërë mënyra sesi Erjola i është drejtuar Heidit, duke e quajtur sekretare të Julit.
Debati mes tyre ka agravuar dhe më pas Heidi e akuzoi Erjolën se e ka kërcënuar.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Unë përballem me një realitet të ashpër jashtë dhe jam e vetme. Sot ne mes të spektaklit mu vunë grada dhe unë i thash je asistente.
Heidi: Jo, më kërcënove me gishta në fytyrë. Rri larg dhe qetësohu.
Erjola: Asistente, mos të të vij keq që do e vuash në fytyrë. Disa herë e kam thënë edhe në dhomë të rrëfimit që më prekin në moral dhe karakter. Unë e di se si ja dal jashtë dhe këtu brenda dhe nuk kam ardhur për të qenë sekretarja e askujt.
EMRI/ Ngjarje e rëndë në Lezhë, 45-vjeçarin e zë korrenti dhe vdes në vendNjë 45-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Vladimir Mukajn, sipas policisë, e zuri korrenti aksiendalisht teksa po ecte në autostradën Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi.
OSHEE reagoi pas ngjarjes së rëndë, duke sqaruar se bëhet fjalë për një përcjellës të zhveshur që ka shkaktuar vdekjen e 45-vjeçarit.
“Njësia e OSHEE Lezhë bën me dije se rasti në fjalë nuk ka lidhje me këtë institucion, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka linja të tensionit të lartë as të ulët. Por ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit, i cili siç duket ka qenë i zhveshur”, thuhet në reagimin e OSHEE.
Egla dëshiron një fëmijë: Do e bëj një kur të dal jashtë, kam frikë se mësohem dhe i bëj seriNë planet e afërta të Egla Cenos është të bëjë një fëmijë.
Gjatë një bisede me Erjolën dhe Julin, Egla tha se kur të dalë nga shtëpia, do të çojë përpara mendimet që kishte që para se të niste eksperiencën në Big Brother VIP.
Aktorja nënvizoi se kjo është dëshirë edhe e nënës së saj, e cila vazhdimisht i lutet për të bërë një fëmijë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë mi Erjolë… sepse kot ndenjta.
Erjola: Një Egla të vogël.
Egla: Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu… pse jo? Do ta bëj. Mami më lutet ‘Bëje se ta rris unë’, e unë i them më lër rehat mi gru se po vete sa ty. Por që le ta rrisë pse jo. Do ta mendoj
Erjola: Mos e mendo, bëje.
Egla: Po mi do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri.
Erjola: Një gocë e do nëna.
Egla: Do ta bëj, kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një, me projektim… Rezi bëhu gati, Rezi është shoqja ime
Juli: Egla duhet të gjejë njëherë lëndën e parë
Egla: E gjej kollaj lëndën e parë, më shqetëson robi që do dalë. Rezi bëhu gati, se e kam biseduar para se të futem këtu me shoqen time.
Babë e bir plagosen me thikë, 26-vjeçari arrestohet nga policiaBabë e bir u plagosën me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ata u goditën nga një 26-vjeçar, i cili pas ngjarjes u arrestua nga policia.
Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi edhe thikën me të cilën i riu kreu plagosjen.
Dy të plagosurit, babai 52 vjeç dhe djali 19 vjeç, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
VIDEO/ Parakalim i gabuar në Lushnje – “Audi” përplaset me barrierën anësore, 2 të plagosurNjë aksident u regjistrua pasditen e kësaj të marte në Lushnje.
Dy mjete u fërkuan në tentativë parakalimi dhe si rezultat makina tip “Audi” humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën anesore.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mespërmes.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer që po udhëtonte me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.
Rama vijon akuzat për Rai 3: I çova një mesazh drejtorit. Padi për gazetarin italianKryeministri Edi Rama i vijoi akuzat për gazetarin italian, Giorgio Mottola, Rai 3 dhe bashkëpunuesit shqiptarë që punuan për dokumentarin investigativ për paktin Shqipëri-Itali për emigrantët.
Në një intervistë për Top Channel, Rama tha se Engjëll Agaçi ka paraqitur pretendimet e tij për stafin e “Report” për marrëveshjen për emigrantët, por përgjigjet e tij nuk janë pjesë e dokumentarit.
Rama njoftoi padi penale për gazetarin italian Giorgio Mottola, ndërsa pranoi se k biseduar edhe me drejtorin e Rai 3.
Intervist e Edi Ramës:
Muhamed Veliu: Kryeministër cili ishte impresioni juaj i parë për dokumentarin e Rai3?
Nuk kam parë dokumentarin, por kam marrë një përmbledhje të shkruar dhe jetojmë fatkeqësisht në një kohë dhe një botë ku ajo shprehja e urtë e popullit që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat’, sot është në një proporcion krejt tjetër, sepse kur e vërteta vesh pantallonat janë 7 gënjeshtra të tjera që bëjnë xhiron e botës, pra ka humbur dhe tretet çdo ditë ekuilibri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës në mungesë të një fuqie që ka kapacitetin të përmbajë gjithë këtë lukuni gënjeshtrash që shpërndahen me një shpejtësi marramendëse në një pasqyrë të informimit të publikut përmes shumë burimesh, miliona dhe miliarda burimesh, të cilat nuk ka asnjë mundësi që të mendohet se mund ta filtrojnë informacionin, se mund t’i japim publikut në fund atë çka është e vërteta ose normalisht SPAK-u qëndrime mes atij që gënjen dhe atij që thotë të vërtetat dhe pastaj publiku të gjykojë.
Muhamed Veliu: Sipas jush cilat janë të pavërtetat në këtë dokumentar zoti kryeministër?
Edi Rama: Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigje pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim.
Muhamed Veliu: A ka pasur një përpjekje nga ana juaj për t’i telefonuar drejtorit të RAI 3 dhe për t’i shprehur shqetësimet tuaja për këtë dokumentar?
Edi Rama: E para ka pasur një tjetër gënjeshtër që ka marrë dhenë me shpejtësi të madhe sipas së cilës unë e kam telefonuar dhe i kam shfryrë tërbimin. Ndërkohë që unë nuk kam pasur telefonatë me të, në rastin konkret kur doli kjo gënjeshtër e radhës, por i kam dërguar një mesazh shumë normal për të pasur një komunikim, ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq.
Muhamed Veliu: Sipas jush cili ishte qëllimi final i prodhimit dhe transmetimit të këtij dokumentari?
Edi Rama: Në mënyrë të përsëritur po e quan dokumentar, kjo terminologji fyen të gjithë dokumentaristët e vërtetë dhe të gjithë zhanrin e dokumentarit, ai është një emision që të kujton kronika dhe emisione që bëheshin në kohën kur shqiptarët sa herë shfaqeshin në mediat italiane ishin ose kriminelë, ose trafikantë, ose prostituta dhe Shqipëria ishte vendi i vrasësve dhe të gjithë të këqijave të kësaj bote, prej kohësh nuk ishin përballur me këtë anë të errët të historisë së informacionit lidhur me shqiptarët dhe mesa unë pashë falë shqiptarëve këtu në Tiranë që kishin përgatitur të gjithë brumin e këtij emisioni kjo ndodhi përsëri. Më shumë se sa gazetari italian që ka thyer në mënyrë flagrante kodin etik të gazetarit dhe që do të përballet në Itali me procesin gjyqësor e kam me shqiptarët këtu, shqiptarët e njohur e ujërave të zeza, politikës dhe kanaleve të infektuara të informacionit. Nuk lë rast, nuk lë mundësi pa i nxjerrë këto ujëra të zeza të vetvetes kudo ku i jepet një hapësirë edhe mediat ndërkombëtare, kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë, ky është një mallkim që Shqipërinë e ka ndjekur qysh prej vitit 1912. E njëjta kategori ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur duke mos pasur ç’ti bëjë gomarit, i ra samarit, ndërkohë që Shqipëria është atdheu ynë që një qeveri e radhës, një kryeministër i radhës bën diferencën ta mbajë në kurriz për aq sa i takon.
Muhamed Veliu: Në dijeninë time përpara nënshkrimit të marrëveshjes me homologen tuaj Meloni, ka qenë i ngritur një grup pune në Shqipëri me disa zyrtarë të qeverisë suaj, por përse RAI 3 atakon kaq dhunshëm një prej njerëzve tuaj më të rëndësishëm siç është Engjëll Agaçi?
Edi Rama: Duhet të shtoj dhe diçka se është e rëndësishme, gazeta “La Repubblica”, e cila dy herë u bë përçuese në fillim i gënjeshtrës së parë pastaj gënjeshtrës së dytë në të dyja herët pasi u kontaktua nga zyra jonë menjëherë reagoi dhe i rektifikoi të dyja lajmet, të dyja herët se është e rëndësishme të thuhet edhe kjo. Nuk është gjithçka dhe çdo gjë kështu, Ndërsa për sa i përket arsyeve për të bërë këtë skifo duhet të pyesni ata që e kanë bërë dhe jo mua. Unë di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo.
Muhamed Veliu: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?
Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian.
“Të dielën” – Rai 3 njofton vazhdimin e investigimit për paktin Rama-Meloni: Agaçi pranoi se…Në mediat italiane ka bërë jehonë reagimi që pati kryeministri Edi Rama, pas investigimit të kryer nga Rai 3 për marrëveshjen Shqipëri-Itali për kampin e refugjatëve, duke zbuluar rolin që ka në këtë pakt Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Vetë autori i emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci, ka bërë një reagim në profilin e tij në “Facebook”, duke i kthyer përgjigje Edi Ramës për akuzat e tij se përgjigjet e Engjëll Agaçit nuk janë reflektuar në dokumentar.
Ranucci zbulon se Agaçi në përgjigjet e tij ka pranuar se ka qenë avokat i trafikantëve shqiptarë të drogës dhe se ka pasur rol aktiv në hartimin e marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit.
Ky do të jetë vazhdimi i dokumentarit, njofton autori i “Report” në Rai 3.
Reagimi i tij i plotë:
Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon Report. Është shpifja më e egër
për Shqipërinë: kështu e përkufizon kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin, i transmetuar të dielën në Rai 3, i kryer nga Giorgio Mottola, kushtuar marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes së emigrantëve.
Në një koment për Shqiptarja.com, një nga portalet më të rëndësishme të lajmeve në Shqipëri, Rama thekson se një transmetues i paguar me taksat italiane u dorëzua
duke luajtur në një episod të turpshëm shpifjeje në krahasimet me Shqipërinë, ashtu si ndodhi në vitet kur shqiptarët dolën në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë dhe Shqipëria u njoh vetëm si djepi i krimit në Europë…
Ka nisur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Agaçi, i cili deri në vitin 2013, kur mori detyrën në qeveri, ishte pronar i një
firma të njohur ligjore në Romë, është etiketuar si avokati i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, për të marrë dënime më të ulëta se ato që do të kryenin në Itali.
Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është është marrë në konsideratë nga autorët e programit.
Edi Rama shpjegon se disa pyetje janë dërguar nga gazetarja e Report, por nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet.
“Report” përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për të dërguarin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e “Report”, konfirmoi se ishte mbrojtësi ligjor për disa trafikantë droge dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
E kisha detyrim këtë në emër të së vërtetës. Ne do t’i rikthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20.55.
Delegacioni i OKB, i shqetësuar për gjendjen e burgjeve në Shqipëri: Të mbipopulluarGjendja e burgjeve në Shqipëri lë për të dëshiruar për shkak të mbipopullimit me të burgosur.
Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një delegacion i OKB-së, pas një vizite disaditore që zhvilloi në burgjet e vendeve tona, për të parë nga afër kushtet.
Vasiliki Artinopoulou, kryetare e delegacionit të Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës (SPT), kërkoi nga autoritetet shqiptare të reflektojnë dhe të përmirësojnë gjendjen e burgjeve dhe të luftojnë mbipopullimin duke reduktuar paraburgimin.
“Numri i lartë i të paraburgosurve është shqetësues. Duhet të ndërmerren hapa pa vonesë për të reduktuar numrin e të burgosurve në Shqipëri, si një mjet për të parandaluar trajtimin mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.
Ne mirëpresim masat ekzistuese për të adresuar mbipopullimin, siç është Ligji për Amnistinë dhe ndërtimi i burgjeve të reja. Megjithatë, objektet e reja do të mbushen shpejt nëse qeveria nuk arrin të trajtojë shkaqet kryesore të mbipopullimit. Shteti palë duhet të përshpejtojë reformat në drejtësinë penale duke siguruar një zbatim efektiv të alternativave ndaj paraburgimit”, tha ajo.
SPT vizitoi Shqipërinë nga data 14 deri më 20 prill dhe pa nga afër vende të ndryshme të privimit të lirisë, duke përfshirë burgjet, stacionet e policisë dhe institucionet psikiatrike.
Milano do të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnateMilano po propozon një ligj të ri për të ndaluar akulloren dhe picën pas mesnate në një përpjekje për të mbrojtur “qetësinë” e banorëve.
Për shumë njerëz, një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo është në rrezik sipas një ligji të ri që po futet në qytet.
Një dokument fillestar legjislativ është depozituar nga qeveria lokale e qytetit dhe nëse miratohet, ai mund të ndalojë akulloret e natës vonë që në muajin e ardhshëm.
Duke mbuluar 12 rrethe, propozimi do të ndalonte të gjitha ushqimet e shpejta, duke përfshirë picën dhe pijet pas mesnate në një përpjekje për të ndaluar grupet e zhurmshme që grumbullohen në rrugët e qytetit italian, duke mbajtur të zgjuar banorët vendas.
Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë, tha se “qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis shoqërimit dhe argëtimit, dhe paqes e qetësisë së banorëve”.
Propozimi do të hyjë në fuqi nga “mesi i majit” dhe do të zgjasë deri në nëntor.
Do të fillojë në orën 12:30 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe në orën 1:30 të mëngjesit gjatë fundjavave dhe festave kombëtare.
Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Milano tenton të ndalojë akulloren pas mesnate.
Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të zbatonte masa të ngjashme, por pas një reagimi të ashpër nga qytetarët, ai hoqi dorë.