zoom

Day ArchiveEfektet e jashtëzonshme të patates së ëmbël në organizëm

Trupi i njeriut ka përfitime të jashtëzakonshme nga patatja e ëmbël.

Shëndeti më i mirë kardiovaskular

Rreth gjysma e fibrave në patatet e ëmbla është e tretshme, gjë që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Meqenëse kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ngrënia e mjaftueshme e fibrave të tretshme është një mënyrë e shkëlqyer për të mbrojtur zemrën tuaj.

Përveç fibrave, patatet e ëmbla janë gjithashtu të pasura me antioksidantë. Më konkretisht, ato janë jashtëzakonisht të larta në beta-karoten, një lloj provitamine A që shndërrohet në vitaminë A në trup dhe gjendet kryesisht në ushqimet bimore portokalli, të verdhë dhe jeshile si karotat, brokoli, domatet dhe patatet e ëmbla. Konsumimi më i lartë i antioksidantëve si beta karotina, që gjendet në patatet e ëmbla, lidhet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Kështu, patatet e ëmbla ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular duke siguruar fibra dhe antioksidantë.

Ju mund të përmirësoni shëndetin e zorrëve

Fibrat janë një nga lëndët ushqyese më të dobishme për shëndetin e zorrëve dhe një patate e ëmbël mesatare përmban rreth 15% të marrjes së rekomanduar ditore. Patatet e ëmbla përmbajnë gjithashtu niseshte rezistente, e cila fermentohet në zorrën e trashë. Dhe ky proces fermentimi prodhon acide yndyrore me zinxhir të shkurtër që ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit imunitar dhe gastrointestinal.

Fibrat gjithashtu janë treguar në studime se ndihmojnë në rritjen e mikroorganizmave të dobishëm në mikrobiomën tuaj të zorrëve, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar specifikat e kësaj marrëdhënieje./ Living

Aktori “ngacmon” në studio farmacisten e veshur me fustan të shkurtër: M’u futën ca të dridhura

Aktori i Portokallisë Akil Varfi i bëri një kompliment ngacmues farmacistes Sotira Jankulla.

Në studion e “Ftesë në 5”, ai komentoi veshjen e farmacistes, e cila kishte zgjedhur një fustan të shkurtër.

Duke e ngacmuar, Akil Varfi e pyeti me shaka si vishet në verë, kur tani që është pranverë e vesh fustanin kaq të shkurtër.

Farmacistja i ktheu përgjigje duke i thënë se duhet të takohen në verë për ta parë.

Biseda në studio:

Akil Varfi: Kam një pyetje për Sotirën. Pranvera është praktikisht një stinë pak më e ftohtë se vera. Temperaturat janë pak më të ulëta se në verë. Kur vishesh kështu në pranverë, jam kurioz të di se si vishesh në verë?

Sotira Jankulla: Unë e ndjeva që këtë drejtim do të kishte pyetja. Por duhet të më shohësh në verë, duhet të takohemi një herë në verë këtu në emision.

Bieta Sulo: Çfarë të shtyu për këtë pyetje, çfarë të ngacmoi?

Akil Varfi: Po e kam në krah moj. Po e shikoja dhe po më kapte si një gjendje të ftohti, po dridhesha. Po dridhesha, po thosha wow.

Bieta Sulo: Duket bukur?

Akil Varfi: Absolutisht, e mrekullueshme. Duket më e bukur se pranvera vetë.

Sotira Jankulla: Ky është thjesht kurioz, por nuk ka gjë se është i vogël, kështu që i falet, janë gjëra të moshës dhe këto pyetje i lejohen.

Vriten 3 djemtë e liderit të Hamasit, makina me të cilin udhëtonin u bombardua

Tre djemtë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vranë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës të mërkurën, thanë zyrtarë të grupit dhe familja Haniyeh.

Ushtria izraelite konfirmoi kryerjen e sulmit dhe tha se tre djemtë ishin operativë të krahut të armatosur të Hamasit.

Ismail Haniyeh, i cili vepron në Katar, ka qenë një nga përfaqësuesit e ashpër të Hamasit me të cilin është përballur diplomacia ndërkombëtare pas fillimit të luftës mes militantëve palestinezë dhe Izraelit në Gazë, ku shtëpia e familjes së tij u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në nëntor.

Tre djemtë – Hazemi, Amiri dhe Muhamedi – u vranë pasi makina me të cilën po udhëtonin u bombardua në kampin Al-Shati të Gazës, tha Hamasi. Tre nga nipërit e zotit Haniyeh u vranë gjithashtu në sulm, thanë mediat e kontrolluara nga Hamasi.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite nuk u përmendën viktima të tjera të sulmit ajror.

“Gjaku i djemve të mi nuk është më i shtrenjtë se gjaku i popullit tonë”, tha për televizionin Al Jazeera, 61 vjeçari Ismail Haniyeh, i cili ka 13 djem dhe vajza, sipas burimeve të Hamasit.

Tre djemtë dhe tre nipërit po bënin vizita familjare gjatë ditës së parë të festës së Fitër Bajramit në Shati, kampi i tyre i refugjatëve në qytetin e Gazës, thanë të afërmit e tyre.

Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim izraelit për arritjen e një armëpushimi në luftën më shumë se gjashtë mujore të Gazës, por theksoi se ai nuk plotësonte asnjë nga kërkesat palestineze.

“Kërkesat tona janë të qarta dhe konkrete dhe ne nuk do të bëjmë lëshime. Armiku është në iluzion nëse mendon se vënia në shënjestër e djemve të mi, në kulmin e negociatave dhe përpara se lëvizja jonë të japë përgjigjen e saj, do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij”, tha zoti Haniyeh.

Në muajin e shtatë të luftës, në të cilën ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkatërruar Gazën, Hamasi po kërkon që t’i jepet fund operacioneve ushtarake izraelite, tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe kthimin në shtëpitë e tyre të palestinezëve të zhvendosur./ Zëri i Amerikës

Erjola shpërthen në lot: Jeni të gjithë të shpifur

Pas një debati që pati me Gracianon, i cili e quajti fallco, Erjola u ndje e rënduar psikologjikisht dhe shpërtheu në lot.

Me tone të larta, ajo i akuzoi banorët e tjerë të shtëpisë se e detyruan të qajë në ditëlindjen e mamit, duke ia prishur këtë, njësoj siç bënë kur po festonte ditëlindjen e babait.

“Po më prekin shumë, ju turp t’ju vijë për ditëlindje të babit më bëni të qaj dhe ditëlindje të mamit. Ju pje*sha në situata. Një skizofrene më hodhi tortën dhe një tjetër vini më prekni, ikni me gjithë situata, ma shpifët, njerëz të shfazuar. Me ju nuk flas dot ndryshe, jeni të shpifur të gjithë. Për çdo gjë ma shpifën, më thonë zar se rri me një njeri që dua, ma shpifën”, u shpreh Erjola mes lotësh.

Detaje drithëruese nga aksidenti në Kurbin – Djali gjeti trupin e pajetë të babait mes baltës

Një dëshmitar i aksidentit tragjik në Fushë Kuqe të Kurbinit, me dy viktima, zbardhi detaje rrëqethëse për ngjarjen.

Para mediave, ai tregoi se trupat e pajetë të 20-vjeçarit Gjin Muhaj dhe 60-vjeçarit Ismajl Ismaili u gjetën nga djali i këtij të fundit.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe në momentin e aksidentit, kishte shkuar menjëherë pranë zetorit të përmbysur në kanal për të dhënë ndihmën e parë.

Por, ai i ka gjetur të dy të vdekur.

“Sapo morëm vesh që ka rënë një zetor, dolëm. Çuni u fut poshtë për të parë nëse ka viktima, në llucë preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys dhe i kishte zënë poshtë. Ata kishin dalë nga shtëpia dhe po shkonin nga toka. Ai çuni ishte punëtor, ishte nga Mirdita”, tha banori i zonës, që ishte dëshmitar.

Ismajl Ismaili po udhëtonte me zetor së bashku me Gjin Muhajn kur mjeti doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në kanal./ Zoom.al

Xhensila poston foto me fëmijët dhe “hedh kunjë” për Besin: Më shumë s’ka vend

Pasi festoi ditëlindjen e saj të 31-të, Xhensila Myrtezaj bëri një postim përmbyllës dhe me mesazhe në Instagram.

Duke ndarë disa foto nga festa, ajo ia dedikoi këtë postim dy fëmijëve të saj, Ajkës dhe Amen, të cilët i pati pranë vetes gjatë ditëlindjes.

Por, mes rreshtash, Xhensila “hedh kunj” edhe për ish-bashkëshortin e saj, Bes Kallakun, duke u shprehur se ata janë tre dhe se veç dy fëmijëve, nuk ka vend për më shumë.

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme. Më shumë s’ka vend”, shkruan Xhensila Myrtezaj.

Ndarjen mes tyre e konfirmoi pak ditë më parë Bes Kallaku, kur pranoi se me Xhensilën janë bërë si dy të huaj dhe se fëmijët jetojnë me të./ Zoom.al

EMRAT+VIDEO/ Kush janë dy personat që humbën jetën nga përmbysja e zetorit në Kurbin

Zbardhen emrat e dy personave që ndërruan jetë në një aksident tragjik pasditen e kësaj të mërkure në Fushë Kuqe të Kurbinit.

60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe Gjin Muhaj, 20 vjeç, humbën jetën kur traktori me të cilin ata po udhëtonin, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, duke u përmbysur.

Zetori po drejtohej nga Ismajl Ismaili, i cili po shkonte për të punuar tokën së bashku me të riun, që e kishte punëtorin e tij.

Të dy ata ndërruan jetë menjëherë në vend./ Zoom.al

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 17-vjeçari. Kush është autori (EMRI)

Një 17-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër.

Ai u qëllua nga Gent Dushku për motive ende të pazbardhura nga policia.

17-vjeçari u dërgua në spital pas ngjarjes, ku sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u arratis nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi me armë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij./ Zoom.al

Video/ 96 plumba në 42 sekonda, polici amerikan vret të riun pasi refuzoi të dalë nga mjeti

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një 26-vjeçar afrikano-amerikan, Dexter Reed, duke qëlluar 96 të shtëna me armë zjarri në 42 sekonda.

Pamjet, të marra nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Dexter Reed u ndalua sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Policia ka hapur zjarr, pasi 26-vjeçari sipas versionit zyrtar ka refuzuar të dalë nga automjeti dhe ka qëlluar i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, përfshirë atë të oficerëve që qëlluan.

Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të Reed duke hapur zjarr mes videove. Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed.

Restorante e kafene dhe në parkun e Bylisit? Qeveria propozon ta privatizojë si Butrinti

Parku Arkeologjik i Bylisit do të menaxhohet nga një fondacion i modelit “Butrint”.

Një draft i nxjerrë për konsultim nga ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, MEKI, thotë se ky është modeli më i përshtatshëm për parkun dhe rijetëzimin e tij, si në aspektin strukturor dhe atë turistik.

“Modeli i propozuar për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit, në planin dhe objektivat afatshkurtër dhe afatmesëm, është Administrimi indirekt me fondacion të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Institucion të Specializuar. Rekomandohet që fondacioni i ri ta shkëpusë Bylisin nga administrimi aktual me Apoloninë dhe t’i bashkëngjitë administrimit të ri rrënojat e Klosit”, thuhet në draftin qindra faqe të gjatë.

Fondacioni thotë MEKI do të ketë vetëm 13 të punësuar, që do të merren me administrimin e parkut dhe veprimtaritë edukuese e kërkimore aty.

“Fondacioni i sapoformuar ka mundësi të përfitojë financime nga shumë burime të ligjshme, përfshirë organizata të ndryshme, institucione akademike, ente private, dhe të ngjashme, duke kontribuar në mbështetjen financiare për menaxhimin dhe funksionimin e sitit”, thuhet në dokument ku theksohet se ay mund të ketë dhe aktivitete më ofrim produktesh dhe shërbimesh, ndonëse nuk qartësohet nëse bëhet fjalë për biznese argëtimi apo konsumi.

Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në krahinën e Mallakastrës në jug të Shqipërisë. Ky park ndodhet në krahun e majtë të Rrugës Nacionale Fier – Tepelenë, në afërsi të fshatit Hekal dhe Klos. Qyteti antik i Bylisit është rreth 1.5 km larg qendrës së fshatit Hekal dhe shtrihet në pllajën e një kodre me lartësi 547 metra mbi nivelin e detit, me një pozicion gjeografik mbizotërues dhe panoramik mbi Luginën e Lumit Vjosë.

Bylisi ka qenë qyteti ilir më i madh në Ilirinë e Jugut me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Në jug të Bylisit ndodhen rrënojat arkeologjike të qytetit Nikaia, themeluar në gjysmën e dytë të shek. V p.Kr.

Në perëndim të Bylisit ndodhen dy qendra të tjera, ajo e Gurëzezës në Cakran dhe Margellici në Patos. Në lindje të Bylisit ndodhen rrënojat e dy kështjellave, ajo e Rabijes dhe e Kalivaçit të Tepelenës, të cilat shënojnë kufijtë lindorë të Bylisit.