Aplikacion
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli nuk kanë më asnjë dilemë për emrin e vajzës së tyre, që pritet të vijë në jetë së shpejti.

E ftuar në “Cherry on Top”, Kiara Tito zbuloi se e kanë gjetur çfarë do t’i vendosin vajzës, duke treguar vetëm një detaj të vogël për ndjekësit: Emri do të nisë me shkronjën “L”, me kërkesë të Luizit.

“E kemi zgjedhur emrin. Pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrin, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L””, tha Kiara Tito.

Pesë persona u përfshinë në një konflikt me sende të forta dhe thika mbrëmjen e kësaj të premteje në Lushnjë.
Sipas policisë, sherri mes tyre nisi pas një debati për motive të dobëta.
Gjatë përleshjes, një prej tyre, një 29-vjeçar mbeti i plagosur.
Ai u dërgua në spital për mjekim dhe më pas u shoqërua në komisariat së bashku me dy persona të tjerë, që po ashtu ishin pjesë e konfliktit, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen.
Ndërkohë, policia është vënë në kërkim edhe dy të personave të tjerë, që gjithashtu u përfshinë në konflikt.
FOTO/ 7 muaj pasi doli nga spitali, Fatos Nano fotografohet për herë të parë në publikAfro shtatë muaj pasi la ambientet e spitalit, pas një beteje gati 30-ditore me sëmundjen SPOK, ish-kryeministri Fatos Nano është fotografuar për herë të parë në një ambient publik.

Nano duket në një gjendje të stabilizuar shëndetësore, teksa drekon me mjekun Pajtim Lutaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe personi që ka postuar fotot e ish-kryeministrit në rrjetet sociale.

Sipas mjekut, Fatos Nano është rikuperuar në mënyrë mbresëlënëse, pas periudhës së vështirë që kaloi në spital.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqipëtareve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë. 🙏🇦🇱🇪🇺🇽🇰🙏”, shkruan mjeku Pajtim Lutaj.
Fatos Nano u shtrua në spital në gusht të vitit 2023 sepse vuan nga sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK, e cila të jep probleme me frymëmarrjen.
Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i bënë hapje kirurgjikale të trakesë ku i vendosën një tub plastik në fyt.
VIDEO/ Rrugë të çara nga dridhjet e tokës – Pse ishte i pazakontë tërmeti në New York?Të tjera pamje që tregojnë momentin e tërmetit në New York janë postuar në rrjetet sociale.
Këtë herë, çasti kur i gjithë vendi dridhet është fiksuar nga Statuja e Lirisë, e cila po ashtu lëkundet.
EarthCam captured the moment a 4.8-magnitude earthquake recorded in New Jersey shook residents in surrounding states and New York City on Friday morning. The earthquake was the strongest in NJ since 1884. pic.twitter.com/cKXmXqmxtW
— EarthCam (@EarthCam) April 5, 2024
Prej tërmetit me magnitudë 4.8 nuk raportohet për njerzë të lënduar apo dëme të shumta materiale. Lëkundjet kanë shkaktuar disa të çara në disa akse rrugore.
🚨#BREAKING: Watch as a Ring Security Camera Captures the Exact Moment when a 4.8 Magnitude Earthquake Strikes
Watch new footage captured on a ring security camera showing the moment when a strong magnitude 4.8 earthquake struck northern parts of New… pic.twitter.com/UrQspJldux
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) April 5, 2024
Disa nga aeroportet në SHBA kanë ndërprerë funksionimin për shkak të tërmetit në mënyrë që ekuipazhet të vlerësojnë dëmet në aeroport dhe pista.
Por pse sizmiologët e konsiderojnë këtë një tërmet të pazakontë?
Si fillim, New York-u është një zonë që nuk njihet për aktivitet të lartë sizmik.
Tërmetet janë të rrallë në Bregun Lindor të Amerikës dhe ky është më i fuqishmi i ndjerë në New York në 40 vjet
Po ashtu, ky tërmet cilësohet i rrallë për shkak të thellësisë së vogël të goditjes që shkaktoi lëkundje të forta në sipërfaqe.
Raportohet se lëkundja ndodhi në një thellësi vetëm 5 kilometra.
Ekspertët bëjnë me dije se sa më e cekët të jetë epiqendra e tërmetit, aq më tepër ndihen lëkundjet në sipërfaqe dhe aq më e madhe është fuqia shkatërruese e tij.
Angazhimi i qeverisë për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian mbetet në letërNë kuadër të javës rome, paraditen e së premtes u zhvillua pranë “Europe House” një takim mbi ecurinë e “Deklaratës së Poznanit” në Shqipëri, lidhur me mundësitë dhe përfshirjen e anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian në sektorin publik, si edhe të drejtat e tjera sociale dhe ekonomike që parashikon kjo deklaratë.
Sipas kësaj deklarate, vendet nëshkruese zotohen për rritjen e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik me të paktën me 25%.
Deklarata e Poznanit u nënshkrua në vitin 2019 nga qeveria shqiptare si edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ky dokument parashikon përpjekjet e vendeve nënshkruese për barazi dhe integrim të minoritetit rom dhe egjiptian në shoqëri, nëpërmjet rritjes së punësimit, legalizimit të vendbanimeve, mosdiskriminim dhe edukimin cilësor të tyre.
Pesë vite pas nënshkrimit të këtij dokumenti, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri shprehen se zotimet e deklaratës kanë mbetur në letër.
“Të paktën 10 prej aplikantëve që ne njohim që kanë aplikuar në DAP nuk janë pranuar apo kualifikuar për më tej”, tha Romina Sefa, drejtuese e Qëndrës për Advokim Social.
Keida Meta, nga Drejtoria e Administratës Publike u justifikua se ky institucion nuk mund të ketë statistika të sakta për punësimin e këtij komuniteti, për aq kohë sa vetëdeklarimi i përkatësisë etnike nuk është i detyrueshëm gjatë procesit të rekrutimit.
Aktivistë të shoqërisë civile të pranishëm në takim cilësuan si një hap të rëndësishëm diskriminimin pozitiv në ndihmë të këtij komuniteti drejt punësimit.
“Duhet të ketë diskriminim pozitiv në procesin e rekrutimit të këtyre individëve, pasi vetë ata ndodhen në kushte jo të njëjta socialo-ekonomike me të tjerët”, theksoi Vasilika Laçi nga Ambasada Britanike në Shqipëri.
Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda shtoi se diferencimi ndaj anëtarëve të këtij komuniteti është i dukshëm, edhe pse nuk pranohet nga institucionet.
“Edhe pse organet publike thonë se nuk kanë të dhëna lidhur me përkatësinë etnike të aplikantëve, ata sërish përdorin diferencimin, për shkak të njohjeve informale që kanë”, u shpreh Gajda.
“Sipas nesh ndjekja juridike e këtyre rasteve të diskriminimit ka rezultuar e sukessheme, pasi i vë institucionet përballë zbatimit të ligjit ose përndryshe pagimit të dëmshpërblimit me vendim gjykate, në rast diskriminimi”, shtoi ai mbi mjetet juridike të nevojshme që ndikojnë në ndërgjegjësim të institucioneve publike ndaj këtij fenomeni./ Reporter.al
Berisha paralajmëron Veliajn: Nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon!Pas protestës së paradites, që u zhvillua te Bashkia e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një paralajmërim për të.
Nga dritarja e shtëpisë së tij, të takimin e përnatshëm me demokratët, teksa renditi faktet që sipas tij e bëjnë Veliajn hajdut, Berisha deklaroi se ai nuk do të dalë nga kjo histori pa u ndëshkuar.
Hetimet e SPAK për dosjen “5D”, për Berishën, treguan se Bashkia e Tiranës funksionon si bandë dhe për këtë arsye kërkoi nga Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Erion, ti meriton çdo epitet, çdo cilësor, por unë po e ruaj gojën time. Po çfarë mund t’u thuash ti qytetarëve që vendose skemën e vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike o faqezi? Shqiptarët kishin dëgjuar Edi Ramën kryetar bashkie, mister 20 përqindëshi.
Shqiptarët kanë dëgjuar të tjerë, sot Edi Rama merr 30 përqindëshin, por nuk kishin dëgjuar kurrë që prokurimet t’i vjedhësh ti me bandën e kolegëve tu. I quan edhe kolegë, po ç’kolegë jeni ju mo, ju jeni hajna të pështirosur, turpi i njerëzimit.
Po ke fytyrë ti mo të dalësh nga shtëpia jote, kur vodhe paratë me Mollën, me Tivarin, me djallin dhe të birin dhe i shndërrove në hotele me 5 yje? I shndërrove në pallate me qindra e qindra apartamente për t’u bërë milioner dhe miliarder me bandën tënde.
Dhe kërkon që të mos ngutemi se nuk kanë dalë në gjykatë. O faqezi, gjykatës për ty është populli i Tiranës. Sa do të vjedhësh ti prapë, folu pak qytetarëve. Pallatet me qindra apartamente në Kinostudio, sa i shitët? Pallatet në Tiranë në katër anët, sa i shitët, sa fituat? Po thuaju pak edhe tjetrën, sa shpenzuat për ndërtimin e tyre?
Apo ua ndërtuan pallatet si pallatin e Linda Ramës pa asnjë faturë doganore, tatimore, ndërtimore, bankare, etj.
Erion, nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon! Jep dorëheqjen një minutë e më parë, o turpi i Tiranës, o turp i Shqipërisë. Të mbron sot Edi Rama, se mbron krimet e tij, mbron vëllain e tij, mbron vjedhjet e tij. Por është fjala e nderit se në këtë betejë të ndalur nuk ka. Se Edi Rama do ketë fatin tënd. Dhe se të dy do merrni atë që meritoni.
Pamjet me dron tregojnë një “varrezë” makinash, e cila është zgjeruar vit pas viti në hyrje të qytetit turistik të Gjirokastrës, vetëm pak metra larg rrugës kombëtare.
Makinat e shkatërruara i përkasin rasteve të kundravajtjeve ligjore apo aksidenteve dhe janë në ruajtje nga Policia e Shtetit deri në përfundimin e proceseve gjyqësore.
13 vite më parë qeveria shqiptare vendosi me një Akt Normativ, heqjen e mjeteve motorike, që ndodheshin pranë rrugëve kombëtare, por në shumë zona duket se ligji nuk është zbatuar.
Për më tepër në Gjirokastër vetë policia i zhvendosi disa vite më parë dhjetëra makina nga një zonë ushtarake në Dragot të Tepelenës në hyrje të Gjirokastrës, duke ngritur vetë një varrezë të re makinash.
Këto ditë ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla nxorri një urdhër të ri me efekt të menjëhershëm për heqjen e këtyre “varrezave” të makinave dhe në shumë qytete kanë nisur veprimet nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe vetë policia.
Zëri i Amerikës i kërkoi policisë së Gjirokastrës nëse do të ndërhynte për ta zhvendosur këtë varrezë makinash të ngritur nga vetë ajo në hyrje të qytetit që mbrohet nga UNESCO, por deri në përgatitjen e këtij materiali nuk mori një përgjigje./ Zëri i Amerikës
“Kam shumë nevojë për ty” – Ilnisa përlotet, Meritoni i premton dashuri të përjetshmeIlnisa dhe Meritoni shprehën ndjenjat për njëri-tjetrin, teksa ndodhe në dhomën e bardhë dhe rrezikojnë eliminimin.
Duke biseduar me Meritonin, Ilnisa i tregoi se ka nevojë për të.
Meritoni i përgjigjet duke i shprehur dashurinë dhe duke e siguruar se do ta dojë gjithmonë, pavarësisht rreghanave të jetës.
Biseda mes tyre:
Meritoni: Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë. Ok, për njeriun që je.
Ilnisa: Sot kam pasur shumë nevojë për ty.
Meritoni: Këtu jam shpirt. Pse s’më zgjove nga gjumi.
Ilnisa: Më vinte keq se po flije.
Meritoni: Për mua të vjen keq? Duhet të më zgjosh dhe të më thuash zemrush kam nevojë për ty.
Ilnisa: Po flije dhe me erdhi keq.
Meritoni: Duhet të më zgjosh, Meriton kam nevojë për ty.
Ilnisa: Te koka jote më mori gjumi mua.
Meritoni: E di.
VIDEO/ Momenti kur godina e OKB në New York shkundet nga tërmetiNew York-u u lëkund këtë të premte nga një tërmet i pazakontë i magnitudës 4.8.
Momenti kur dridhet toka është fiksuar gjatë mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, teksa po diskutohej për situatën në Gaza.
Asnjë nga të pranishmit në mbledhje nuk lëviz nga vendi, ndërkohë që lëkundjet vazhdojnë.
“E bëtë tokën të dridhet”, tha një prej tyre me shaka, drejtuar një prej përfaqësuesve të OKB-së, që në atë moment po mbante një fjalim.
#BREAKING: “You’re making the ground shake!” UN Security Council hears as mid-morning #earthquake interrupts briefing on the situation in the Middle East. pic.twitter.com/1F8TZBHKKu
— UN News (@UN_News_Centre) April 5, 2024
Raporti: Koncesionet dhe PPP-të në Shqipëri si organizata korrupsioni
Korrupsioni në administratën publike është mjaft i përhapur në prokurime dhe koncesione PPP, evidenton SPAK në raportin vjetor për vitin 2023.
Skema e pastrimit të parave të Korrupsionit, sipas raportit të SPAK, është mjaft komplekse, pasi, në rastin e shkeljes së barazisë së tenderave publikë, ka si qëllim, jo vetëm të krijojë një skemë fiktive midis funksionarëve të lartë publik për fshehjen e akteve korruptive, por, mbi të gjitha, ajo shërben edhe si një skemë pastrimi e produkteve të veprave penale.
Funksionari publik fillimisht bie dakord me personat juridikë të ndryshëm, të cilët do të përfshihen në skemë për të realizuar anën formale dhe për të përfituar fondet publike në kundërshtim me ligjin. Më pas, këto fonde kalojnë në formë pagesash te shoqëritë tregtare, të cilat kanë lidhje me funksionarin e lartë publik dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive.
Këto fonde, nga llogaritë e kompanive, më pas transferohen në llogari të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u investuar në pasuri të tundshme ose të patundshme. Tendenca është që, paraqitja e skemës së pastrimit të parave të organizohet e atillë që, shumësia e veprimeve ligjore dhe transaksioneve financiare që kryejnë personat juridik përfitues të këtyre fondeve, të duken si veprime të ligjshme.
Këto veprime financiare copëzohen në dhjetëra transaksione në formë kryerjesh pagesash te kompanitë, të cilat nënkontraktohen për të kryer punime të ndryshme sipas specialitetit të tyre.
Në fakt, në disa raste, kompanitë e nënkontraktuara janë pjesë e të njëjtës skemë dhe kontrollohen nga të njëjtët individ, që kanë organizuar këtë skemë korruptive. Kompanitë nënkontraktuese themelohen dhe drejtohen nga persona, që janë të afërm ose persona të besuar të atyre që i drejtojnë këto skema korruptive.
Pasi fondet kalojnë në kompanitë nënkontraktore, ato transferohen jashtë vendit ose investohen në pasuri të tjera nën emra fiktivë, por, të cilat shfrytëzohen nga zyrtarët e korruptuar, ose të afërm të tyre.
Kryesisht, si ndërmjetës është një funksionar tjetër publik, i cili ka të dhëna mbi kriteret e fondit publik të çelur. Ky i fundit ndërmjetëson me personin juridik fitues të tenderit publik. Të gjithë personat e përfshirë si ndërmjetës veprojnë së pari, për të mbuluar natyrën e vërtetë të veprimit të paligjshëm, dhe së dyti, për përftim material, por dhe përfitim në formë dhënie aksesi të paligjshëm në fonde të tjera publike.
Korrupsioni, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Vihet re se, në skemën e kësaj vepre penale, kryesisht në ato fonde që lidhen me pushtetin lokal, fituesi është i paracaktuar.
Përfituesi kryesisht është një person juridik, administratori i së cilit mund të jetë i afërm i një prej anëtarëve të strukturave të cilat kanë role vendimmarrës në shpalljen e fituesit, duke filluar nga Autoriteti Kontraktor, Ndërmarrja e Pasurisë Publike, Njësia e Prokurimit Publik apo Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.
Funksionari i lartë publik, si organizator të skemës korruptive, cakton një të besuar, të cilin e ka emëruar në një post të lartë drejtues në institucionin publik që ai drejton, p.sh., në rolin e “Drejtorit të Ndërmarrjes Publike”. Ky i fundit, për aq sa e lejon kompetenca dhe funksioni, ndan detyrat, ndjek të gjitha veprimet formale dhe jo formale në emër, dhe për llogari të drejtuesit të lartë.
Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor, qoftë në ndryshime plani dhe limiti në buxhetin e institucionit publik, apo në ndikimin e emërimeve të anëtarëve të Njësisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Një veçori tjetër që evidentohet gjithashtu, është edhe falsifikimi i dokumentacioneve shoqëruese të të gjithë procesit, që nga çelja deri në ndjekjen e zbatimit të tij.
Korrupsioni me veprimet e sofistikuara sipas modelit konçensionar me PPP
Raporti referon se vihet re, një sofistikim i kësaj vepre penale kryesisht kur kemi të bëjmë më projekte të rëndësishme publike, të kontraktuara sipas modelit konçensionar/partneritet publik privat.
Veprimet karakterizohen nga shkelje të rënda ligjore të detyrimeve, që organet shtetërore kanë për veprimet përgatitore për dhënien e koncesionit, ku përfshihen mospërgatitja në përputhje me ligjin e studimit të plotë të fizibilitetit të koncesionit, mospërllogaritja e vlerës së kontratës së koncesionit, mospërgatitja e dokumenteve të tenderit lidhur me zhvillimin e procedurës, moskryerja e veprimeve plotësuese të kërkuara nga ministritë e tjera sipas ligjit, moszbatimi i llojit të duhur të procedurës sipas ligjit, etj.
Vihen re, ndërhyrje të drejtpërdrejta të funksionarëve të lartë publik, të cilët negociojnë paraprakisht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/koncesionit me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues. Këto ndërhyrje vijojnë edhe në hapat kyç të procedurave të tenderit, si dhe në ndikimin tek institucionet e tjera zyrtare, në kapërcim të kompetencave që i jep ligji, duke e kthyer garën për fitimin e tenderit në një konkurrim fiktiv.
Nga ana tjetër, shihet se shoqëritë koncesionare janë ato të cilat në “hije” dirigjojnë të gjithë procesin duke përgatitur, jo vetëm dokumentet që ju takojnë atyre sipas ligjit, por dhe ato të cilat duhet të përgatiten nga institucionet zyrtare. Skema fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, kryhet duke përdorur shoqëritë tregtare, të cilat kontrollohen në mënyrë të tërthortë nga funksionarë të lartë shtetëror, për të mbuluar natyrën e vërtetë të skemës korruptive të përftimeve të këtyre fondeve publike në mënyrë të paligjshme.