Aplikacion
Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi për dy dosje të rëndësishme që po heton SPAK dhe që, sipas tij, do të dalin shumë shpejt.
Në studion e “Opinion”, Vangjeli deklaroi se një nga këto dosje do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjet politike.
Duke analizuar punën vjetore të SPAK, për të cilën raportoi këtë të enjte Altin Dumani para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Lorenc Vangjeli tha dhe prokurorët e posaçëm po hetojnë edhe një zyrtar të lartë.
Lorenc Vangjeli: Sot ne kemi ndezur një projektor në këto skutat e errëta të pushtetit dhe ne shikojmë dritë. Ndërkohë që po të paralajmëroj se kam përshtypjen se shumë shpejtë do të kemi edhe dy dosje të tjera.
Njëra që do të jetë klasike që nesër kur të dalë në publik do të themi që është rasti gjithashtu klasik i lidhjes mes politikës, biznesit dhe krimit. Është një dosje shumë e rëndësishme e cila në një mënyrë apo në një tjetër ndikon edhe vendimet politike që pritet të merren së shpejti, ndoshta deri në faktin që Shqipëria…
Blendi Fevziu: Pyetja e thjeshtë që përdorim në Shqipëri, kë do të fusin brenda Lorenc?
Lorenc Vangjeli: Po të shohim. Dhe një dosje tjetër për një zyrtar shumë të lartë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për individ, por themi që këtu ka rënë sistemi.
Depresioni pranveror, ndryshimet e temperaturës që shkaktojnë luhatje mendoreKur vijnë ditët më të ngrohta, kryesisht ne të gjithë presim një përmirësim në humor, por shumë përballen me mungesë energjie, lodhje dhe nervozizëm. Depresioni sezonal ndodh për shkak të ndryshimeve të papritura të temperaturës dhe gjendja mendore mund të shfaqet sepse trupi ka nevojë për vitamina.
Mungesa e vitaminave, pagjumësia, lodhja kronike, përgjumja, humori i keq, trishtimi – të gjitha këto janë gjendje që nuk duhen lënë pas dore në pranverë. Nëse për shkak të kësaj rrezikohet jeta e përditshme, është e nevojshme t’i drejtoheni një psikologu dhe psikoterapisti.
Gjithashtu, në pranverë mund të shfaqet një alergji ndaj lulëzimit, e cila përkeqëson gjendjen fizike, e rrjedhimisht edhe humorin. Nëse vëreni simptoma të alergjisë në veten tuaj, duhet të konsultoheni me një mjek i cili do t’ju japë terapinë adekuate.
Simptomat kryesore të depresionit pranveror:
– lodhje, përgjumje
– letargji, mungesë motivimi dhe mungesë ritmi në jetën e përditshme
– mendimet pesimiste
-ankthi
– problemi i oreksit/ Living
Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Rama dhe Berisha janë takuar para 2 ditësh, bënë marrëveshjeAnalisti Arjan Curri zbuloi marrëveshjen, që sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë arritur me njëri-tjetrin dy ditë më parë.
Në studion e “Top Story”, Arjan Curri deklaroi se Rama dhe Berisha janë takuar dy ditë më parë përmes të dërguarve të tyre për t’u dakordësuar për amnistinë penale që u miratua sot nga Parlamenti.
Sipas tij, Rama dhe Berisha kanë rënë dakord që përmes amnistisë të përfitojnë të dyja palët. Arjan Curri shtoi edhe dyshimin që ata të kenë rënë dakord edhe që vula e PD të jepet me pazar.
“Çelësin e dha Balla kur tha shijoje postin i tha Gazit se është me përgjegjësi. Në hyrje të parlamentit ishte një ish kafe në bodrum, tani para dy ditësh janë takuar dy eksponentët e rëndësishëm PS-PD dhe përmes emisarëve të tyre… Rama dhe Berisha janë takuar përmes emisarëve. Është bërë marrëveshje, kjo amnisti të kalojë në skuta, është shkelur çdo rregull.
Nuk është sekret se ka kanale të nëndheshme. Fitojnë disa njerëz konkretë të të dyja krahëve që janë burgosur dhe duhen falur. Përfiton Gaz Bardhi dhe gjithë Foltorja dhe së treti është shkelur syri që përmes marrëveshjes mund tu jepet edhe vula. Nuk e di nëse pikën e tretë do e realizojë Rama”-tha Curri.
“Këto janë deklarata për hir të klikimeve. Sa bukur e the”, ishte përgjigjja e deputetit demokrat, Luçiano Boçi, që po ashtu ishte pjesë e diskutimeve në studio.
Vuçiç paralajmëron luftë: Pengojmë me çdo kusht pranimin e Kosovës në Këshillin e EvropësPresidenti serb Aleksandar Vuçiç, i kërkoi të enjten qeverisë së tij të themelojë një grup punues që do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe të angazhohet për të penguar miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.
Ai tha se do të diskutojë me udhëheqës botëror për këto çështje përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, më të cilin pritet të takohet të hënën, për të biseduar mes tjerash forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Presidenti Vuçiç, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe për të diskutuar siç tha, “sfidat e rënda” që ndodhen para Serbisë, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës me 16 prill, dhe më pas çështja kalon në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi.
Javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i dha dritën jeshile kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia votoi kundër, ndonëse në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër, të dyja palët janë zotuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.
Ndonëse theksoi se “shanset e Serbisë” janë të pakta, ai kërkoi që të luftohet për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës dhe që argumenti kryesor të jetë “mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Presidenti serb tha se do të shkojë në Nju Jork, ku me 22 prill mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për të vazhduar me përpjekjet për të siguruar mbështetje kundër miratimit të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.
Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, nga forcat serbe.
Presidenti serb tha se pret të zhvillojë takime me udhëheqës të rëndësishëm botëror përfshirë një takim me presidentin francez të hënën në Paris.
Ai tha se nga tema do të jetë industria e mbrojtjes.
Serbia, një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian që ka një nga ushtritë më të mëdha në Ballkan, ende mbështetet në avionët sovjetik si avionët MiG-29 dhe helikopterët MI-35, së bashku me raketat dhe tanket ruse. Ajo ka blerë gjithashtu raketa kineze kundërajrore dhe dronë ushtarak.
Vendi ballkanik pa dalje në det, mbetet ushtarakisht neutral, por ai iu bashkua programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, i përshtatur për vendet që nuk aspirojnë të anëtarësohen në këtë aleancë.
Në janar, presidenti Vuçiq tha se Serbia do të shpenzojë rreth 740 milionë euro për pajisje të reja ushtarake në vitin 2024. Beogradi po zhvillon bisedime për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca, tha ai.
Beogradi kufizoi bashkëpunimin ushtarak me Moskën pasi Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë dhe e ka dënuar agresionin. Por, ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, ajo nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe mbi Kosovën, e cila shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore./ Zëri i Amerikës
I ngrohtë “afrikan” – Sa shkojnë temperaturat nesër?Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente, referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 6 deri 21°C
në zonat e ulëta 5 deri 24°C
në zonat bregdetare 8 deri 23°C
Gjatë muajit prill pritet që SPAK të kryejë disa operacione të bujshme.
Paralajmërimin e dha gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, në studion e “Top Story”.
Duke komentuar raportimin vjetor që kreu i SPAK, Altin Dumani bëri sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Anila Hoxha tha se SPAK ka në dorë disa çështje që po i heton dhe për të cilat priten rezultate shumë shpejt.
Sipas saj, këto çështje lidhen me ish-ministra, dosjen “Metamorfoza” dhe me goditjen e eksponentëve të krimit, veçanërisht në Durrës.
“Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja, me 20 kuota SPAK cilësohet i plotësuar. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve.
Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje. Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi. Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK është përgjigjur 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emrat në dispozicion.
Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate. Edhe në fushën e ish-ministrave do të ketë rezultate. Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë.
Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar.
Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit. Një vend që përdoret si vend tranzit, që e pranoi edhe zyrtari i lartë amerikan”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sulmi në Banjskë/ Konfiskohen pronat e Radoiçiç. Vila buzë liqeni, restorant dhe banesaMë 4 prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.
Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut. Ai tha se policia ndihmoi këtë agjenci, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovë.
“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tre pronave, vilës së Millan Radoiçiçit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”, tha Elshani.
Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.
Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.
Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.
Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjskë, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.
Lista Serbe, partia që gëzon mbështetjen e Beogradit, deklaroi se konfiskimi i pasurisë së Millan Radoiçit është i paligjshëm dhe i pabazuar dhe se synon “përshkallëzimin” dhe “largimin e serbëve nga Kosova”.
Ky është reagimi i parë i Listës Serbe për ngjarjet në lidhje me Millan Radoiçiçin pas sulmit në Banjskë.
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, paraprakisht deklaroi se i bashkohet thirrjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se rasti duhet të trajtohet urgjentisht nga institucionet kompetente të Banjskës.
Në Kosovë ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj Radoiçiçit, ndonëse është paralajmëruar se do të ngrihet deri në fund të marsit të këtij viti.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) kishte lëshuar një fletarrestim për Radoiçiçin me kërkesë të Kosovës, i cili iu dërgua përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Supozohet se Radoiçiç ndodhet në Serbi.
Radoiçiç u paraqit para Gjykata e Lartë në Beograd tetorin e vitit të kaluar, por gjykata poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit. Atij i është shqiptuar masa e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Serbisë, si dhe e ndalimit për të shkuar në Kosovë.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë./ Radio Evropa e Lirë
Një nga banorët e Big Brother VIP, pjesë e filmit të Drilon Hoxhës: Ka një lloj drame brendaNjë nga banorët e Big Brother VIP do të jetë pjesë e filmit të radhës të Drilon Hoxhës.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Pardon my french”, duke folur për filmin e tij të fundit “Guxim”, që do të shfaqet nga 5 prilli në kinema, Drilon Hoxha e përshkroi Eglën si një personazh shumë interesant.
Sipas tij, Egla ka dramë në sjelljen e saj dhe do ishte interesante për një rol në filmin e tij të ardhshëm.
“Po unë mendoj që Eglën. Nuk e di, por po ta vini re që kur qëndron Egla ka një lloj drame brenda”, tha Drilon Hoxha.
Ai u shpreh se filmi i tij i fundit do të jetë komedi.
Shqiptari arratiset nga komisariati në Gjermani, policët e kërkojnë me qen dhe helikopterNjë 19-vjeçar shqiptar në Gjermani është arratisur nga komisariati i policisë, ku ai u dërgua pasi u arrestua për t’u deportuar.
Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari ishte treguar bashkëpunues me autoritetet në momentin e arrestimit.
Ai nuk kishte kundërshtuar efektivët, por në momentin e parë që ju krijua, sipas mediave në Gjermani, 19-vjeçari u arratis nga rajoni i policië në Arnstadt.
Pasi konstatuan arratisjen e tij, policët u vunë në ndjekje të shqiptarit me qen dhe helikopter. Por, pavarësisht operacionit të madh policor, ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Miratohet Amnistia Penale, kush është deputeti që votoi kundërKuvendi ka miratuar këtë të enjte Amnistinë Penale.
Me 116 vota pro, Amnistia Penale pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim.
Mazhorancës iu desh të bindte opozitën për Amnistinë dhe për herë të parë të dy kampet e PD-së bashkëpuan për këtë qëllim. Deputeti Agron Shehaj ishte e vetmja votë kundër në Kuvend.
Më shumë se 3000 të dënuar preken nga ky vendim, ndër të cilët 700 janë në qelitë e burgut.