Aplikacion
Seksi dhe ushqimi janë më shumë të lidhur seç mund të mendoni.
Arsyeja është e thjeshtë, një dietë e mirë, rrit performancën seksuale dhe sigurohet që trupi të punojë mirë. E kundërta ndodh nëse nuk ha mirë, ndaj më tej do të njohim me ato që duhet të kesh parasysh për të pasur një jetë seksuale më të mirë.
Seksologët dhe mjekët theksojnë se ushqimi duhet të fuqizojë trupin me energjinë e nevojshme, ndaj duhet të përmbushni nevojat e yndyrave, pa përfshirë sheqerna të shtuar, apo sodium.
Mirë është ta mbështesni dietën në perime, legume, fruta të thata, proteina dhe të gjitha ushqimet që e mundësojnë marrjen e këtyre suplementeve. Për të mos shtuar peshë, mos merrni më shumë kalori sesa harxhoni.
Disa nga ushqimet që do ta bëjnë seksin më të mirë janë: peshku, bajamet, frutat, perimet me gjethe, midhjet dhe mishi i zgjedhur me kujdes.
Alkooli është një “jo” e madhe kur vjen puna te seksi, pasi ul performancën dhe e bën të vështirë aktivitetin normal seksual.
Wall Street Journal: Putini dëshiron një luftë në Ballkan“Putini dëshiron një luftë në Ballkan”.
Kështu titullohet një opinion i publikuar në gazetën prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, në të cilin detajohen raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin që ka kjo aleancë në nxitjen e konflikteve në rajon.
Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë.
Sytë e Rusisë janë drejtuar nga Kosova, ndërsa Serbia po drejton zhvillimet në terren, në një kohë tensionesh tepër të larta. Hulumtuesit vënë në pah lëvizjet kërcënuese të Serbisë me vendosjen e ushtrisë në gatishmëri luftarake pas tensioneve të majit të kaluar dhe frikën amerikane se ishte bërë gati për të nisur një pushtim të Kosovës pas sulmit të armatosur të shtatorit.
“Shqetësimet për një krizë të re, shtynë Uashingtonin të publikonte informacione sekrete të inteligjencës për rreshtimin ushtarak të Serbisë dhe për sulmin ndaj policisë së Kosovës. Disa ditë më pas, Serbia u tërhoq nga kufiri, por është e dukshme që Beogradi dhe Moska po përgatisin një fushatë tjetër dhune dhe provokimesh për vitin 2024. Rusia po kryen operacione të ndikimit me mesazhe në favor të luftës në Serbi dhe po dërgon armë. Edhe Kina po dërgon armë.”
Më tej në opinionin e Wall Street Journal, thuhet se Serbia ka shtuar shpenzimet ushtarake këtë vit dhe vazhdon që të lejojë veprimtaritë e të ashtuquajturës qendër humanitare të menaxhuar nga Rusia, pranë bazës kryesore të NATO-s në Kosovë.
Kjo qendër ruse, sipas funksionarëve perëndimor, shërben si qendër spiunazhi e Putinit në Ballkan. Hulumtuesit theksojnë se Serbia dëshirojnë dhe presin çdo pretekst për të vepruar.
Lidhur me këto zhvillime shqetësuese, ata i bëjnë thirrje fuqive perëndimore dhe NATO-s që të riorientojnë burimet diplomatike dhe ushtarake, por edhe të përdorin forcën e sanksioneve. Opinioni përmbyllet me faktin që Rusia ka nevojë për të hapur një front të ri në Ballkan, për të hequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë.
DASH pas takimit në Bruksel: Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencëDiskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë, ka thënë të martën zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel.
Ai e ka bërë këtë deklaratë kur është pyetur në një konferencë për media lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të bërë një ditë më parë, se është arritur një pjesë e pajtueshmërisë për propozimin amerikan për punën e dinarit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e autoriteteve të Kosovës që të zbatojnë prej 1 shkurtit rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila përcakton euron si valutën e vetme për pagesa me para të gatshme.
Kështu, serbëve të Kosovës u është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.
Serbia deklaron se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për komunitetin serb në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Osmani ka thënë se edhe komuniteti ndërkombëtar pajtohet që ndihma e Serbisë duhet të arrijë në Kosovë në euro dhe jo në dinarë, ndërsa tani autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komunitetin serb në Kosovë të mos keqpërdoret.
Zyrtari amerikan Patel, e ka përsëritur sërish shqetësimin amerikan për situatën e krijuar dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet.
Sipas tij, dialogu Kosovë – Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel është kanali për zgjidhje të çështjeve sikurse dinari.
“Bisedimet [në Bruksel] i mirëpresim. Janë zhvilluar në kuadër të dialogut të lehtësuar prej BE-së, sot, dhe aty përfshihet diskutimi për rregulloren e re të BQK-së për valutën, dhe ne besojmë që këto bisedime duhet të zhvillohen me urgjencë”, ka thënë Patel.
Kryenegociatorët e dy vendeve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kanë diskutuar të martën në Bruksel për këtë çështje dhe është arritur pajtueshmëri që deri më 22 mars palët t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.
Komuniteti ndërkombëtar e ka përsëritur disa herë që nuk e kundërshton legjitimitetin e vendimit, mirëpo nuk është dakord me shpejtësinë e zbatimit të vendimit, pa ofruar alternativa për serbët në Kosovë.
Po të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së./REL
“Si mund t’i japësh tokë falas?” Parlamenti i Serbisë në kaos pas lajmit mbi projektin e KushnerPas lajmeve se Jared Kushner do të ndërtojë një hotel në një ndërtesë të bombarduar nga NATO në 1999 në Beograd, politika serbe nisi përplasjet. Presidenti i Serbisë, të hënën, shkrumboi çdo deklaratë se marrëveshja e bërë me Kushner, dhëndrin e Trump, ishte një formë ndikimi për tek ish-presidenti, në rast se kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
“Qesha shumë”, u shpreh lideri serb, Aleksandar Vuçiç, duke ironizuar kështu lajmin se Kushner do të investojë 500 mln dollarë në Beograd. “Lexova në disa media se unë po e përdor këtë për ndikim politik tek Trump. Kam korruptuar Amerikën apo dikë atje. Unë qenkam një mrekulli. E pabesueshme çfarë mund të bëkam”.
Kushner që dikur ishte këshilltar i lartë i Trump në presidencë, është bashkuar me ish-bashkëpunëtorin tjetër të Trump, Richard Grenell. Marrëveshja në tentativë midis ekipit Kushner dhe qeverisë serbe konsiston në një pakt që ndërtesa t’i jepet Kushner për 99 vite pa asnjë kosto dhe të ndërtojë aty një hotel lukoz, një kompleks vilash dhe një muze.

Partitë opozitare kundërshtuan planin duke thënë se ata janë të painformuar dhe e quajtën të pavend që një kompani e familjes Trump do të gjenerojë fitime nga një vend që vetë SHBA bombardoi para 25 vitesh.
“Ka mungesë dinjiteti, ndjeshmëria ndaj vendit”, tha Aleksandar Paviç, një anëtar i parlamentit serb. “Është si një shpullë në fytyrë. Turp!”.
Paviç tha se ai dhe partia e tij mund të mos mbështesin emërimin e një lideri të ri të rreshtuar me Vuçiç për të shërbyer si president i parlamentit serb, pjesërisht për të protestuar kundër propozimit të rizhvillimit.
Vuçiç tha se ishte i njohur pjesërisht me propozimim e Kushner, por tha se me detajet specifike po merret ministri i Financës, Sinisa Mali.
“Unë e di se ai kur bën diçka e bën me siguri, me zgjuarsi dhe përgjegjësi”, tha Vuçiç për Malin, që po ashtu ka miqësi të ngushtë me Grenell.
Një foto e të dyve u përdor për tallje nga një tjetër anëtar i parlamentit serb, Aleksandar Jovanoviç.
“Cili nga deputetët është dakord që t’i dhurojmë një kompanie amerikane offshore ndërtesën, të ngrejë dorën” tha Jovanoviç, por askush nuk e ngriti dorën.

Dragan Djilas, drejtuesi i partisë më të madhe opozitare në Serbi dhe ish-kryebashkiak i Beogradit, tha në një intervistë se “do të tentojë ta ndalë projektin”. “Si mund t’i japësh dikujt tokë falas?”, tha ai.
Kushner dhe Grenell thanë se projekti ishte një mënyrë dëmshpërblimi për Serbinë nga bombardimi i NATO-s, duke shtuar se fitimet do të ndahen midis dy vendeve.
“Mundësia që investitorët amerikanë të rizhvillojnë ish-selinë ushtarake të qeverisë së ish-Jugosllavisë simbolizon përparimin e jashtëzakonshëm që është bërë për të shëruar plagët nga e kaluara,” tha Grenell. “Ky projekt do ta kthejë një simbol të konfliktit të mëparshëm në një urë miqësie dhe rinovimi”.
Projekti në Serbi është një nga tre që Kushner dhe Grenell po përpiqen të zhvillojnë në rajon, me dy të tjerë të planifikuar në Shqipëri. Investimi i tyre total në rajon për hotele luksoze dhe zhvillime të ngjashme do të kapte vlerën e rreth 1 miliard dollarë, thanë zyrtarët e kompanisë./NewYorkTimes
Një imazh i jashtëzakonshëm i një topi të mbuluar me midhje deti është fituesi i këtij viti të çmimeve “British Wildlife Photography Awards”.
Fotografia u zgjodh nga më shumë se 14.000 aplikime nga fotografë amatorë dhe profesionistë. Fotografia, e cila fitoi gjithashtu kategorinë e bregdetit dhe detit, është realizuar nga Ryan Stalker.
“Mbi ujë është vetëm një top. Por poshtë vijës ujore është një koloni krijesash. Topi u shpërnda në Dorset pasi bëri një udhëtim të madh në oqean përtej Atlantikut”, thotë Stalker.
Max Wood fitoi çmimin ‘Young Wildlife Photographer of the Year’ për imazhin e tij të një shpendi fluturues që vrapon mbi një liqen të mjegullt në lindjen e diellit. Ky çmim mbështetet nga ‘Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve’ për të inkurajuar të rinjtë të përfshihen me natyrën. Fotografët konkurruan në kategori të ndryshme dhe disa prej tyre morën çmimet kryesore.
Mark Williams fitoi kategorinë “Portrete të kafshëve” me një foto të një ylli të zakonshëm (Sturnus vulgaris). Bukuria nënujore zbulohet në një foto nga Jason McCombe, i cili fitoi kategorinë ‘Botanical Britain’.
Kategoria ‘Habitat’ u fitua nga Daniel Valverde Fernandez, i cili e bëri një foto në Sherwood Pines Forest Park, Nottinghamshire dhe e titulloi “The Tightrope Walker”. Fotografia e Graham Niven e pemëve të ahut në East Lothian fitoi kategorinë ‘Wild Woods’.

Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset!
Nga Lutfi Dervishi
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si ‘Gjyqi i Shekullit’, ndodhi sot në Tiranë.
R.D, e njohur ndryshe si ‘Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit’, me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si ‘truri’ pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj.
Ky vendim ka shkaktuar një valë të shpejtë dhe të fortë reagimesh.
Ekspertë të drejtësisë dhe konsulentët antikorrupsion e quajnë vendimi një ‘fitore të madhe’ kundër korrupsionit dhe një shembull i qartë se kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.
‘Më në fund, sistemi ynë gjyqësor ka arritur të zbulojë dhe të dënojë aktorët e vërtetë të këtij tumori malinj për shoqërinë,’ tha një deputet i komisionit të sigurisë në Parlament.
‘Eshtë krejt e qartë që ajo kova që duhej mbushur me ujë për të larë dyshemenë është përdorur për ta mbushur me lekë dhe euro – çka tregon se korrupsioni ekziston, tha një analist pranë të cilit është qeveria, duke shtuar se deri më tani ne thjesht kemi hedhur vështrimin gabim. Nuk duhet të shohim lart, por duhet të ulim kokën dhe të pranojmë, pse jo me përunjësi, se korrupsioni i vërtetë bëhet poshtë, nën hundën tonë, në këmbët tona. Pra, e thënë në mënyrë metaforike, nuk është ariu, por miu’.
‘E kemi nisur vettingun së prapthi- tha një tjetër komentator, që mendon se në këtë vend nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon opozita.
‘Pastrueset duhet të futen në vetting dhe me radhë gjithë të tjerët, rojet, infermieret kamarierët…. Kemi shpenzuar kot shumë kohë dhe energji me vetingun e policisë, gjyqësorit dhe politikës. Pastrimi duhet të nisë nga pastrueset.
‘Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Nuk paska qenë çështje sistemi, por këndvështrimi’ – tha një polikan i shumicës. ‘Agjentët e policisë, hetuesit, BKH, SPAK dhe prokurorët e tjerë duhet të hapin sytë dhe të shohin se gjakderdhja e vërtetë financiare këtij vendi po i vjen nga një armatë e pangopur pastruesish.
Tashmë e kemi të qartë se pastrimin e parave e bëjnë pastrueset. Përndryshe do të quhej ‘ministrim parash’, ‘drejtim parash’, prandaj quhet pastrim parash, për shkak të pastrueseve.
OSBE nga ana e vet, në një komunikatë për shtyp, përshëndeti zhvillimin më të fundit dhe shtoi se vendimi i sotëm, megjithëse i pritshëm ka tronditur themelet e korrupsionit institucional në nivel global. Eshtë një vendim i ri shokues sepse ka hedhur dritë mbi aktorët e vërtetë të korrupsionit dhe Shqipëria edhe në këtë drejtim po tregon aftësi të larta lidershipi’.
Pas këtij vendimi pritet që renditja e Shqipërisë në indexin antikorrupsion të pësojë një ngjitje të menjëhershme dhe të lëre pas plot 192 vende e territore.
Marrë nga Fb i autorit
Shqipëri: Të gjitha zonat e mbrojtura në rrezikKur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffany Trump vizituan Shqipërinë me bashkëshortët e tyre, në dy vizita të ndara nga njëra-tjetra por brenda pak ditësh, lajmi u përhap me shpejtësi dhe ngjalli interesin e të gjithëve.
U mendua se dyndja e turistëve që zgjodhën si destinacion kryesisht jugun e vendit, tërhoqi dhe vëmendjen e motrave Trump, vajzave të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Por ajo që u pa me më shumë kërshëri ishte pushimi në bregdetin e Jonit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, themelues dhe drejtues i kompanisë amerikane “Affinity Partners”, firmë amerikane investimesh. Çifti e kishte vizitën e dytë në Shqipëri, pas të parës në vitin 2021, gjatë së cilës vizituan sërish jugun, vit që përkon me themelin e kompanisë.

Pak ditë më parë Kushner njoftoi në rrjetet e tij sociale se ishte entuziast që po ndante me ndjekësit disa imazhe paraprake të projekteve që ai ka në plan të zbatojë në bregdetin shqiptar. Zonat e përzgjedhura prej “Affinity Partners” janë ishulli i Sazanit dhe Zvërneci, vende që gjenden brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Sazani dhe Zvërneci – ‘shenjestra’ e parë
Lajmi ishte surprizë, por pasoi rrëmujën e ndryshimit të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që u paralajmërua si rrezik nga ekspertët mjedisorë vendas dhe të huaj. “Ligji 21/2024 lejon ndërtimin e mega-resorteve me 5 yje në Zonat e Mbrojtura.
Përveç kësaj me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejohet ndërtimi i pothuajse çdo investimi tjetër dhe nuk ka më vija të kuqe, sikundër u tha nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit. Tashmë vendimet nuk merren në bazë të planeve të menaxhimit që hartohen nga ekspertët, por nga KKT, i cili është organ politik.

Është hequr nënzonimi në Zonat e Mbrojtura të kategorisë V – “Peizazh i Mbrojtur”. Pra, me ligjin e ri, tanimë mund të ndërtohet në ish-nënzonat qëndrore të këtyre zonave të mbrojtura, që me ligjin 81/2017 ishte e ndaluar. Ligji i ri nuk e mbron më natyrën dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri, por është ligji më shkatërrimtar kundrejt ruajtjes së natyrës që është miratuar ndonjëherë nga parlamenti pluralist i Shqipërisë” – analizon për Deutsche Welle Mirjan Topi, inxhinier mjedisi.
Ligji më shkatërrimtar ndaj natyrës
Gabriel Schwaderer, drejtues i shoqatës mjedisore ndërkombëtare ‘EuroNatur’, e cila lobon prej vitesh për mbrojtjen e zonave me biodiversitet të pasur në Shqipëri, thotë se është i shokuar nga ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura. “Laguna e Nartës, së bashku me deltën e lumit Vjosa, është një ndër ligatinat me të rëndësishme të migrimit botëror të shpendëve në Mesdhe. Nëse projekti i prezantuar dhe shkatërrimtar do të zbatohej, kjo do të zhbënte në mënyrë të plotë vlerat e zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe do të jetë një tradhti ndaj natyrës. Kjo zonë e mbrojtur pret 5 specie zogjsh që përbëjnë të paktën 1% të totalit të tyre biogjeografik.

Sipas Konventës së Ramsarit, zona të tilla kërkojnë mbrojtje. Duke qenë se Shqipëria e ka firmosur këtë Konventë, atëherë kjo kërkesë është ende në fuqi. Për më tepër, autoritetet shqiptare e kanë përcaktuar ekosistemin e Vjosë-Nartës si zonë ‘Emerald’ nën Konventën e Bernës. Si rrjedhojë, edhe nëse Shqipëria e ndryshon ligjin, kjo zonë mbetet ende nën mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar” – thotë për DW kreu i ‘EuroNatur’.
A duhet ta vazhdojë BE-ja agjendën e anëtarësimit me Shqipërinë?
Një tjetër pikëpyetje që ‘EuroNatur’ ngre lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Pyetja jonë për politikëbërësit e BE-së është: a duhet të vijojë BE agjendën e saj të anëtarësimit, nëse një vend kandidat dukshëm nuk përafrohet me ligjet e BE-së por përkundrazi ndryshon ligjet e vendit, duke i përkeqësuar ato? Nga këndvështrimi ynë, kjo është një situatë tepër serioze dhe kërkon një mesazh shumë të qartë nga institucionet e BE-së për autoritetet shqiptare” – thekson Schwaderer.
Deutsche Welle kontaktoi edhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, për një koment në lidhje me situatën. ‘Komisioni Evropian ka rekomanduar në raportin e tij të vitit 2023 për Shqipërinë se vendi duhet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe strategjik në projekte, si dhe të zbatojë dhe monitorojë rekomandimet që rrjedhin nga këto vlerësime. Për më tepër, në të njëjtin raport, Komisioni Evropian theksoi se legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura’ – thuhet në përgjigjen e BE-së në Tiranë.
Në reagim, BE nënvizon se ‘Siç u kemi përcjellë autoriteteve shqiptare, Bashkimi Evropian u kushton vëmendje të madhe çështjeve mjedisore në kuadër të negociatave të anëtarësimit dhe do të vazhdojë të diskutojë me autoritetet shqiptare mbi përafrimin e duhur të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së, si dhe të monitorojë zbatimin e tij’.
Të tjera zona të mbrojtura në rrezik?
Sipas inxhinierit mjedisor Mirjan Topi, ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura është ndryshuar në funksion të këtyre investimeve. “Tashmë duket qartë që ligji ka qenë i porositur, sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe nxitimi i mazhorancës për ta miratuar dhe akoma pa u dekretuar ligji nga Presidenti, dolën projektet konkrete.”
Por në ndryshim nga alarmi dhe analizat e ekspertëve mjedisorë, kryeministri Rama dy ditë më parë nga Asambleja e Partisë Socialiste, përmendi dhe gjeopolitikën, përveç turizmit, dhe theksoi se kompania që planifikon të ndërtojë në Sazan dhe Zvërnec, ka ndërtuar dhe në zona të tjera të mbrojtura nga UNESCO. ‘Por e vërteta që ka rëndësi në këtë mes, nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme, për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zona përrallore të UNESCO-s në Azi e në Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2030, nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërmeje të ndritur, po një projekt gjeopolitik dhe ekonomik, që po formësohet me plane e masa konkrete, të cilat krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik.”

Pyetjes nëse ky ligj do të ‘hapë lojën’ për zona të tjera të mbrojtura, Topi thekson se “tani janë të rrezikuara të gjitha, kryesisht Peizazhet e Mbrojtura.
Ndërsa Schwaderer nga ‘EuroNatur” i druhet projektit të dikurshëm në Parkun Kombëtar të Karavastasë, që u anulua vite më parë, pas kundërshtimit të organizatave mjedisore. “Dihet tashmë që projekti ‘Kingcoast Divjaka’ i cili planifikon të ndërtojë që resort gjigant turistik brenda Parkut Kombëtar të Karavastasë është sërish në agjendë. Ai u promovua 7 vite më parë dhe më pas u zhduk, por tashmë rikthehet sërish në skenë me potencialin për të shkatërruar një nga zonat më të rëndësishme të vendpushimit të shpendëve migratorë përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut. Me ligjin e ri, nuk do të ketë më zona të mbrojtura në Shqipëri, përfshirë të gjithë parqet kombëtare që nuk do t’i shpëtojnë shkatërrimit dhe shitjes”./DW
U arrestua pasi hyri në BBVA, Liam Mandaro rikthehet sonte në shtëpinë VIP?I arrestuar Liam Mandaro do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother Vip?
Është ky dyshimi që ka ngritur vetë produksioni i BBVA, pas lajmit se Mandaro ka fituar tashmë lirinë.
Në rubrikën me spoilers, të publikuar në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP Albania”, është publikuar pikërisht një foto e Liamit dhe pyetje nëse do të rikthehet ai në shtëpinë e famshme.

I arrestuar vetëm pak orë pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother, policia e akuzonte atë se kishtepërvetësuar para disa vitesh 17 bileta turistike për në Gjermani, të cilat nuk i ka paguar. Sipas policisë ai është dënuar më 23 shkurt 2022 me 2 vjet e 6 muaj për akuzën e mashtrimit.
Londra nis gjyqin ndaj shpalljes së Berishës “non grata”, i pari i këtij lloji/ Anglia e mbështetNë Londër ka nisur punën Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit, që do të shqyrtojë apelimin e Sali Berishës ndaj vendimit të vitit 2022 të Home Office që e shpalli atë “non-grata”.
Ky është apelimi i parë publik dhe i njohur i këtij lloji. Berisha pretendon se akuzat për lidhje me krimin dhe për korrupsion, të cituara në dosjen që është shpallur non grata janë të pavërteta.
Berisha pretendon gjithashtu në padinë e ngritur në Britaninë e Madhe, se Edi Rama kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe madje e kishte shpallur atë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm.
Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga Fergus Randolph KC, i cili u udhëzua nga Kartik Mittal, partner në firmën ligjore me bazë në Londër Zaiëalla and Co. Seanca pritet të zgjasë katër ditë.
Duke komentuar rastin, avokati i tij, Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.
Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit tonë dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën. Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit”.
Sali Berisha u shpall fillimisht non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në korrupsion madhor dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Pak muaj më vonë të njëjtën gjë bëri edhe Britania e Madhe, por duke cituar edhe lidhje me krimin.
Ekipi mbrojtës i Berishës në Londër pretendon se vendimi i shpalljes së tij non grata është bazuar te artikuj të mediave dhe akuzave të kundërshtarëve të tij politikë.
Më herët i akuzuar për drogë, vdes tragjikisht i riu shqiptar në ItaliNjë aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars i ka marrë jetën një të riu shqiptar.
Aksidenti ndodhi në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçari shqiptar Dhurim Shini, u përplas me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë.
Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin e të riut shqiptar, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Të plagosurit e makinës tjetër janë po ashtu në gjendje të rëndë.
Mediat italiane shkruajnë se përveç punonjësve të shëndetësisë, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe policia lokale, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Rruga u mbyll përkohësisht për qarkullimin për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.
Kush ishte Dhurim Shini?
Në vitin 2016 Shini u arrestua (në atë kohë ishte 22 vjeç) së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.