Aplikacion
Princ Leka ndodhet në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga Elia Zaharia dhe nisjes së një romance të re me fotografen e tij, Blerta Celibashin.
Ata nuk fshihen më dhe shpesh janë fotografuar në vende publike bashkë, ndërsa së fundmi kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushimi bashkë.
Ata kanë udhëtuar drejt Brezovicës, nga ku kanë ndarë disa foto ku duket se po shijojnë dëborën.

Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë për mediat, çifti nuk i kanë mohuar asnjëherë lajmet për këtë romancë.
EMRAT+FOTOT/ Kush janë dy viktimat në Korçë. U vranë për një shtëpiIdentifikohet edhe autori, i cili vrau Emiliano Pinen në Korçë.



Bëhet fjalë për shtetasin Ilia Andrea Lluka, nga qyteti i Korçës, i cili mësohet se jetonte në Greqi.

Pasi qëlloi për vdekje Emiliano Pinen, që ndryshe njihej edhe me emrin Jorgo Prifti, Ilia Lluka vrau veten me të njëjtën armë.
Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie.
Babai i Ilia Llukës bashkëjetonte me të ëmën e Emiliano Pines.
Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesues, Emiliano Pines.
Kjo duket se nuk është pranuar nga i biri, i cili vendosi të përdorë armën.
DETAJE nga ngjarja në Krujë/ Kush është autori që plagosi tregtarin e makinave në kokëZbardhen më shumë detaje nga ngjarja e shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Krujë, ku mbeti i plagosur një person i identifikuar si Artan Goga.
Nga burimet mësohet se ai u qëllua me armë zjarri nga Perlat Merlika dhe si pasojë e të shtënave, mori plagë në kokë.
Artan Goga, tregtar makinash, po lëviste me motor në momentin që u plagos.
I plagosuri, Artan Goga dhe Perlat Merlika janë komshinj dhe kanë qenë shokë me njëri tjetrin.
Pas Korçës, tronditet edhe Kruja/ Qëllohet me armë ndaj tregtarit të makinave (EMRI)Pas krimit të rëndë që u regjistrua në Korçë, ku dy persona mbetën të vrarë, të shtëna me armë zjarri u shënuan edhe në Krujë.
Policia raportoi se në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., plagosi me armë shtetasin Artan Goga, 57 vjeç.
Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
I plagosuri Artan Goga është banor i qytetit dhe punon si tregtar makinash.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
EMRI/ Kush është një prej viktimave në Korçë. Video nga vendi i krimitIdentifikohet një nga personat që humbi jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Korçë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Nga burimet konfirmohet se Emiliano Pine u qëllua me armë nga një person ende i paidentifikuar.
Ai ndërroi jetë në spitalin e Korçës prej plagëve të rënda në trup, ndërsa autori vrau veten pas krimit.
Emiliano Pine, 40 vjeç, njihej ndryshe edhe me emrin Jorgo Prifti.
Qëlloi drejt 40-vjeçarit dhe më pas vrau veten – Si ndodhi vrasja në Korçë. Identifikohet 1 viktimë
Zbardhet dinamika e vrasjes që tronditi Korçën mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Zyrtarisht, policia njoftoi se një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njoftoi policia.
Rëndohet bilanci në Korçë, 2 të vdekur nga të shtënat me armë zjarriShkon në dy numri i të vdekurve në Korçë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri të regjistruara vetëm pak minuta më parë.
Identiteti i viktimave nuk është zbardhur ende, ndërsa të paqarta mbeten edhe rrethanat e ngjarjes.
Fillimisht u raportua për një vdekur, trupi i të cilit është ende në rrugë i mbukuar me çaraçaf, dhe një të plagosur rëndë.
Pak minuta më vonë burimet konfirmuan se ndërroi jetë edhe i plagosuri, duke shkuar në dy numri i viktimave.
Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Tronditet Korça, vritet një person pranë një hoteliKorça u trondit nga një ngjarje kriminale e ndodhur pak minuta më parë.
Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i vrarë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.
Ai është gjetur i vdekur pranë një hoteli peanë shkollës “Raqi Qirinxhi”.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe do të ketë edhe një njoftim për mediat për më shumë detaje.
Ngjarje e rëndë në Lezhë/ 30-vjeçarja hidhet nga pallati, në luftë për jetën te TraumaNjë ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësa të mërkure në lagjen “Besëlidhja” nēmë Lezhë.
Një 30-vjeçare me inicialet E. L. tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ajo mori plagë të rënda dhe u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po lufton për jetën.
Sipas policisë, e reja përdor medikamente për depresionin, që dyshohet se është motivi që e ka shtyrë drejt aktit të rëndë.
Sipërfaqja e lejeve në Tiranë ra në 2023; Që nga 2017-a janë dhënë leje për 9 milionë m² ndërtimeNë vitin 2023, Bashkia e Tiranës dha gjithsej leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katrorë, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë, sipas tabelave të publikuara nga INSTAT.
Në krahasim me një vit më parë, kur u arrit rekordi i lejeve për nga sipërfaqja e lejeve, në 1.8 milionë metra katrorë, në 2023 ky tregues shënoi një rënie me bazë vjetore prej 22%.
Megjithatë, në tremujorin e katërt u shënua sërish rritje e lejeve të ndërtimit, që arritën në 430 mijë metra katrorë, me zgjerim prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që nga viti 2017, bashkia e kryeqytetit e ka rritur ndjeshëm sipërfaqen për të cilën ajo ka dhënë leje për t’u ndërtuar.
Nga 2019-a është dhënë mesatarisht midis 1.2-1.8 milionë metra katrorë leje në vit, duke kulmuar në 2021-2022.
Në total, për gjithë periudhën 2017-2023, janë dhënë një rekord prej 8.9 milionë metra katrorë sipërfaqe e lejeve të ndërtimit.
Lejet në Shqipëri
Sipas INSTAT, në tremujorin e katër 2023 janë miratuar gjithsej 303 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 415 leje të miratuara në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 27,0%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katër 2023, është 592.660 m², nga 555.779 m² miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një rritje prej 6,6% (tab.3).
Në tremujorin e katër 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,3 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 4,7%.
Gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.
Gjatë vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.115.819 m², nga 2.667.497 m² miratuar në vitin 2022, duke shënuar një ulje prej 20,7%.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 89,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 113 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2022, duke shënuar një ulje prej 20,8%.