Aplikacion
Kapiteni i Luton, Tom Lockyer tha se ai “vdiq” pasi zemra i ndaloi për dy minuta e 40 sekonda pasi i ra infarkt në fushë.
29-vjeçarari u rrëzua në minutën e 59-të gjatë ndeshjes së Premier League kundër Bournemouth në dhjetor.
Lockyer iu vendos defibrilator kardioverter të implantueshëm pasi u shtrua në spital për pesë ditë.
“Unë vdiqa, por kam qenë i mpirë nga e gjitha kjo që atëherë”, tha ai.
Ndesa shtoi: “Ishte vetëm një ditë normale dhe kjo ishte gjëja më shqetësuese sepse ndihesha mirë. Mendova se do të isha mirë në një sekondë, por nuk isha. U zgjova dhe mjekët ishin aty. E kuptova menjëherë se ishte ndryshe nga kolapsi im në maj. Herën e fundit u ndjeva sikur u zgjova nga një ëndërr dhe këtë herë u zgjova nga asgjëja. Isha pak i çorientuar. Nuk mund të flisja, nuk mund të lëvizja. Po përpiqesha të kuptoja se çfarë po ndodhte dhe mbaj mend që mendoja, “mund të kisha vdekur”. Më në fund u ktheva dhe munda të flisja dhe të përgjigjesha. Kur u ndjeva mirë, atëherë ishte një lehtësim isha gjallë.
Ishte më e vështirë për familjen time që ta shikonte këtë. Ata e kishin më keq se unë. Babai im ishte në ndeshje dhe e dashura ime ishte shtatë muajshe shtatzënë në atë kohë.
Mamaja ime ishte në shtëpi duke dëgjuar radio. Ajo shkoi për të bërë një filxhan çaj pasi Bournemouth shënoi, dhe kur u kthye vëllai im e kishte fikur radion. Kjo është tabloja më e madhe që njerëzit nuk e shohin dhe kjo është pjesa më e vështirë për t’u përballuar. Nuk do të gënjej, kanë qenë disa muaj të vështirë.”
Lockyer pati një ribashkim emocional me shokët e tij të skuadrës në terrenin stërvitor të klubit muajin e kaluar, vizita e tij e parë në Brache të Hatters që kur u rrëzua në fushë.
Mbrojtësi shpreson se do të jetë në gjendje t’i rikthehet futbollit, por tha se do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme përpara se të ketë një përgjigje.
Lockyer shtoi: “Nuk është në duart e mia. Do të vendose stafi mjekësor dhe specialistët. Nëse ka një shans që të luaj sërish – dhe nuk do të bëj asgjë kundër këshillave mjekësore – atëherë do të më pëlqente. Por është shumë herët.
Nëse nuk më lejohet të luaj përsëri, atëherë mund të them se kam qenë kapiten i Lutonit në Premier League dhe kam shënuar një gol në Premier League. Jam shumë me fat që kam pasur momente të larta në karrierën time dhe të shënoj një gol në Premier League është diçka qe e ëndërroni.
Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës që jam gjallë.”
Vaji i rigonit, vlerat dhe përfitimet e “armikut” të infeksioneve! Si ta përgatisniVaji esencial i rigonit është i larmishëm në vlera shëndetsore. Ai është efikas kundër virozave, baktereve, mykut dhe parazitëve.
Vaji është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin, përmirëson tretjen dhe zbut alergjitë.
Ky vaj shërben si disinfektant. Vlerat e tij u zbuluan për herë të parë në Greqinë e lashtë, banorët e të cilës e përdornin për të trajtuar infeksionet e plagëve ose lëkurës në përgjithësi apo edhe mbrojtur ushqimet nga bakteret.
Rigoni është një bimë që rritet nëpër shpatet e larta dhe emri i saj njihet ndryshe si Kënaqësia e Malit.
Vaji esencial i rigonit ofron vlera të tjera mjekësore. Vaji i rigonit përdoret në tre mënyra: në terapitë aromatike, në aplikimet në lëkurë ose nëpërmjet një vaji tjetër bartësi siç është vaji i arrës së kokosit dhe së fundmi si një suplement ushqimor duke e tretur në mjaltë ose një pije tjetër jo me bazë qumështi.
Vlerat dhe përfitimet
Rrugët e frymëmarrjes
Vaji esencial i rigonit ndihmon në eliminimin e mukusit të padëshiruar në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit.
Ai është një balsam qetësues për mushkëritë dhe fytin dhe stimulon kollën pastruese.
Si rrjedhojë, ky vaj parandalon dhe trajton simptomat e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.
Lufton inflamacionin
Ky vaj bën mirë dhe ndihmon në trajtimin e inflamacionit të brendshëm dhe të jashtëm që shkaktohet për arsye të ndryshme.
Nëse e aplikoni në lëkurë, ky vaj pakëson skuqjet dhe irritimet, si dhe largon dhimbjet që shoqërojnë artritin ose të shkaktuara nga lëndime të ndryshme.
Kundër baktereve
Ky vaj ju mbron kundër virozave por edhe baktereve.
Ai ju pajis me një mburojë të mirëfilltë kundër disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si infeksionet në zorrën e trashë dhe në traktin urinar, por edhe tiroidet, kolera, infeksionet në lëkurë dhe helmimi nga ushqimi.
Kundër mykut
Viruset, bakteret, myku janë përgjegjës për sëmundjet infektive dhe të transmetueshme.
Myku është përgjegjës për disa sëmundje fatale që shkatërrojnë organizmin nga jashtë dhe brenda.
Kundër virozave
Vaji esencial i rigonit ofron mbrojtje kundër virozave, duke forcuar sistemin imunitar dhe kundërpërgjigjet e tij ndaj të ftohtit, shytave, fruthit dhe lisë.
Kundër alergjive
Ky është një aspekt tjetër i dobishëm i vajit esencial të rigonit.
Alergjitë janë një reagim i ndezur i organizmit ndaj stimujve të jashtëm.
Ky vaj që ka rol qetësues, zbut ndjeshmërinë e lartë dhe pakëson simptomat alergjike.
Përgatiteni vajin e rigonit në shtëpi
Ju nevojiten
Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni.
1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër.
Kavanoz qelqi me kapak.
Përgatitja
Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni.
Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini. Sugjerohet që vaji të jetë pak i ngrohtë.
Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë.
Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët.
Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë.
Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer.
Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar./AgroWeb.org
Berisha: Rama ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botëIsh-kryeministri Sali Berisha, nga arresti shtëpiak, ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ndan pasurinë me klanet e krimit.
Berisha deklaroi se kryeministri e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë.
“Droga është preokupimi kryesor i pushtetit, krimi është sundimtari i vërtetë i Shqipërisë”, tha lideri demokrat.
Ndërsa shtoi se: “Nuk ka qytet tjetër në të cilin, nuk gjindet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartamente bosh dhe çmimet vetëm të rriten”.
Sali Berisha: Sot shqiptarët janë një komb, nuk them në zhdukje, por pothuajse në zhdukje. Në 10 vite më shumë se 1/3 e tyre janë larguar nga Shqipëria. Dy janë largimet më të mëdha të shqiptarëve nga kjo tokë në kohërat e reja. Largimi i vitit 1990, kur ata u takuan me lirinë, por përjetonin dhimbjet e tmerrshme të tiranisë së mjerimit dhe u nisën e vërshuan për të lehtësuar ato dhimbje në dhera të tjera.
Kurse largimi i dytë vjen këto 10 vite si pasojë e instalimit gradual të një të keqe të madhe, të një diktature të re, në të cilën çdo ditë vritet shpresa e tyre. Në të cilën atyre u dëshmohet se vullnetin e tyre e kontrollon qeveria. Në të cilën atyre u dëshmohet se pasuritë publike janë pasuri e qeverisë për ti vjedhur dhe shpërdoruar. Në të cilën atyre u dëshmohet se droga është preokupimi kryesor i pushtetit. Në të cilën atyre u faktohet se krimi është sundimtari i vërtetë i Shqipërisë. Të gjitha këto janë një apel i madh për çdo shqiptar.
Janë një apel për ata që përmbysën një diktaturë. Ngrihuni se ju njihni më mirë se kushdo tjetër të zezat e diktaturave. Ngrihuni sepse ju përjetuar varfëri dhe mjerim, se në paranojën e tij Enver Hoxha shndërronte pasuritë në bunkerë dhe tunele. Kurse sot përsëri nuk begatoni, jeta juaj përkeqësohet sepse Edi Rama transporton me avionin e tij, me 140 fluturime në 18 muaj, shumat përrallore të parave tuaja.
Sepse Edi Rama sikur të mos ekzistoni kërkon të përvetësojë miliarda me portin e Durrësit. Sepse Edi Rama ndërton 1 kilometër rrugë me 20-24 mln euro, ndërkohë që të tjerët e ndërtojnë me 1-2 mln euro. Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit. E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine. Nuk ka qytet tjetër në të cilin, nuk gjindet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartamente bosh dhe çmimet vetëm të rriten.
Izraeli kundër “njohjes së njëanshme” të një shteti palestinezIzraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e asaj që e quan “njohje e njëanshme” e një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta. Një ditë më parë, kryeministri izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e njoftoi qëndrimin nëpërmjet një deklarate, të cilën e paraqiti për t’u votuar gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, që e miratoi atë unanimisht.
“Për shkak të ideve rishtazi të komunitetit ndërkombëtar për një përpjekje për t’i imponuar Izraelit në rrugë të njëanshme një shtet palestinez, sot po paraqes për miratim nga qeveria një deklaratë vendimmarrëse për këtë çështje. Jam i sigurt se do të pranohet gjerësisht”, njoftoi kryeministri Netanyahu.
Deklarata zyrtare reflekton qëndrimin e Izraelit ndaj atij që e quan imponim për një shtet palestinez.
“Kjo është deklarata: Izraeli refuzon kategorikisht diktatin ndërkombëtar në lidhje me një marrëveshje të përhershme me palestinezët. Një marrëveshje e tillë do të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me palët, pa parakushte. Izraeli do të vazhdojë ta kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë pas masakrës së 7 tetorit do t’i dhuronte terrorizmit një shpërblim të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë dhe do të pengonte një marrëveshje të ardhshme për paqen”, lexoi zoti Netanyahu nga deklarata zyrtare.
Kryeministri izraelit ishte shprehur më herët të shtunën se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve për armëpushim në Gazë dhe i quajti “haluçinacione” kërkesat e Hamasit.
Duke folur për gazetarët, kryeministri Netanyahu tha se, me kërkesë të presidentit amerikan Joe Biden, kishte dërguar negociatorë në bisedimet për armëpushimin në Kajro, por se bisedimet kanë ngecur.
Hamasi qarkulloi një deklaratë të shtunën duke fajësuar Izraelin për mungesën e progresin në arritjen e një armëpushimi në Gazë. Hamasi thotë se do të pranojë vetëm një ndalim të plotë të luftimeve, tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
Kryeministri i Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, tha se megjithëse ditët e fundit nuk qenë premtuese, ai vazhdon të jetë optimist.
Bisedimet ku ndërmjetësojnë Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani arritjen e një pauze në luftime./VOA
“Keni menduar për treshe?”- Pyetja intime e Meritonit shkakton përplasje mes banorëveNjë pyetje pikante e Meritonit ka shkaktuar përplasje mes banorëve të BBV, të cilët e kanë konsideruar si ofenduese dhe provokuese.
“Keni menduar për treshe?”, i pyeti ai, por nuk është pritur mirë nga konkurrentët e tjerë.
“Ti bërë namin për pyetjen për Ilnisën a do bëjë seks për të ik në finale”, iu drejtua Roza Lati.
Të njëtin qëndrim kanë mbajtur edhe banorët e tjerë, të cilët i kanë dalë kundër.
Pjesë nga diskutimi:
Graciano: S’mund t’i thuash dot për treshe
Meritoni: Pse?
Graciano: Të duket normale?
Meriton: Shumë normale është, pse ça ka që nuk është normale?
Roza: Është ofenduese.
Graciano: Nëse do ia thoshte dikush të afërmit tim nuk do të reagoja mirë.
Roza: Unë kam shumë respekt për veten dhe nuk i bëj këto gjëra Meriton.
Françeska: Kur pytetet Ilnisa për marrëdhënie në krevat është degraduese, por ti që të pyesësh për treshe është normale. A je në terezi, ti nuk e di se çfarë flet. Pse të djeg për Ilnisën dhe bën vet këto pyetje?
Roza: Pyetje provokative dhe seksuale nuk kam bërë ndonjëherë unë, kjo është shumë ofenduese.
Meritoni: Unë thash a ke mendu, jo a ke bërë.
Rike: Ik o Meriton më lër rehat. Po flet me Rozën, se të m’i thoshe mua treshet t’i tregoja unë. E ka kap me mua ky, sa ca i bën nominimi këtij.
Meritoni: Është normale, unë kam një shok është i martuar, ka marrë dy vajza jeton me to.
Roza: Ti bërë namin për pyetjen për Ilnisën a do bëjë seks për të ik në finale, pse bie ndesh me qëndrimet e tua. Nuk po dukesh serioz!
Protesta e fermerëve, policia greke: Bllokohet rruga nacionale Kallpaq-JaninëPolicia greke ka njoftuar se për shkak të protestës së fermerëve rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të jetë e bllokuar nga ora 19:00 deri në 22:00.
Gjatë këtij orari lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla, ndërsa kamionët e autobusët s’do të lejohen.
“Kakavijë; Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor. Ju faleminderit!“-njofton policia e Gjirokastrës.
“E bëra të qante, po dridhej”- Meritoni për Ledjonën, Ilnisa: Pse nuk e vazhdove?Meritoni ka vazhduar sulmin ndaj Ledonjën pasi gazetarja e dërgoi në nominim.
Teksa bisedonte me Ilnisën, moderatori i tregoi që e kishte bërë të qante, madje shtoi se Ledjona ishte dridhur.
Por shtoi se “e lashë të marrë frymë”, ndërsa Ilnisa iu drejtua duke i thënë “pse nuk e vazhdon, s’do falim njeri”.
Meritoni: Ke tu kajt, të betohna u dridhke dy herë, e prap jam i mirë e lash
Ilnisa: Pse e le, pse nuk e vazhdon?
Meritoni: E lash të marrë frynë
Ilnisa: Kur e hap një gje pse dridhesh pastaj? A e lam që nuk do falim njeri me kë tallet kjo
Meritoni: U kry, ja qita realitetin. Iku!
Trondit Meri Shehu: Një grup burrash më kapën, më çuan në pyll dhe më futën…Astrologia Meri Shehu ka rrëfyer se e kanë rrëmbyer në vitet e tranzicionit, teksa shoqëroi një shoqe të saj të kalonte kufirin në Gjirokastër.
Ajo ka treguar mes lotësh se kur po kthehej për në Elbasan një grup burrash e morën me zor nga një taksi dhe e futën me forcë në një makinë tjetër.
Meri Shehu tha se e dërguan në pyll ku e goditën me grushte, por e shpëtuan disa ushtarë.
“Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan në universitet.
Aty po kërkoja një autobus, pash disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor.
Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarak që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë”, tregoi Meri Shehu.
“I kemi dhënë fund”- Bardhi ndahet nga Sara: Më tha që jam djalë i keqBardhi ka folur për ndarjen nga Sara Gjordeni duke u shprehur se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Gjatë një bisede me banorët, këngëtari sqaroi arsyet pse i dha fund lidhjes duke u shprehur se Sara i tha që ishte djalë i keq, ndërsa shtoi se Sara nuk ka siguri.
Bardhi shtoi i kërkoi modeles hapësirë dhe distancë.
“I kemi dhënë fund. Më tha ti je djalë i keq, i thashë bravo ti je lojtare, do të shkosh në finale. Nuk ka siguri, dua ta shoh atë siguri. Në fakt nuk e di. Unë i thashë, po dua pak hapësirë, distancë.
Me pa edhe unë diçka, me pa edhe ti diçka. Besoj se kam të drejtë, se kjo më ka kërkuar shtatë, tetë herë. E kam kaluar. Gjithmonë e kam bërë. Edhe kjo e ka bërë me raste”, tha Bardhi.
Çfarë duhet të hani që zorra juaj të funksionojë siç duhet, ushqimet e ndaluaraSi mund ta ndihmojmë zorrën tonë të funksionojë siç duhet, duke shmangur ushqimet e rrezikshme që e bëjnë të vështirë dhe duke bërë zgjedhje ushqyese që mund ta ndihmojnë atë të funksionojë siç duhet.
Instituti Kombëtar i Diabetit, Digjestiv dhe Sëmundjeve të Veshkave në SHBA shpjegon zakonet e të ushqyerit “të mira” dhe “të këqija” për funksionimin e zorrëve dhe shmangien e kapsllëkut.
Shumë shpesh, zgjedhjet tona ushqimore dëmtojnë zorrët, një nga organet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit dhe shëndetin mendor.
Ekspertët ofrojnë këshilla të vlefshme se si mund të mbrojmë zorrët përmes dietës, e cila përfundon në nxitjen e njerëzve që të hanë shumë fibra dhe lëngje për të ndihmuar funksionimin e fibrave.