zoom

Day ArchiveMjaltë dhe limon jeshil – Shurupi natyral kundër kollës

Mjalti është një nga produktet më të përdorshëm dhe më efikasë kundër kollës.Por ai ka një konkurent të fortë.

Bëhet fjalë për limonin jeshil, agrumen kokërr vogël e cila është e mrekullueshme kundër kollës. Limoni jeshil dhe lëngu i tij janë efikasë kundër kollës që në përdorimin e parë. Në bashkëpunim me mjaltin, ai transformohet në aleatin tuaj më të fuqishëm.

Përse të duhet limoni jeshil në stinën e gripit

Limoni jeshil është një agrume e pasur me vitaminë C, beta karoten, flavonoidë, limonoidë dhe acid folik.Limoni jeshil ka më shumë acid citrik se ccdo agrume tjetër. Ky acid shpërbën sekrecionet e kollës dhe rrjedhimisht nevoja për t’i nxjerrë ato zbutet.

Mjalti ka aciditet gjithashtu por edhe lagështi që e zbusin fytin e acaruar nga kolla.

Kombinimi i fortë kundër mikrobeve

Mjalti me limonin jeshil janë një kombinim fitimprurës kundër kollës por edhe mikrobeve.

Një studim i vitit 2006 zbuloi se lëngu dhe lëkura e frutit janë magjikë në parandalimin e përhapjes së baktereve dhe mykut.

Një studim tjetër i vitit 2011 zbuloi se vetëm limoni jeshil arriti të parandalonte rritjen e baktereve të rrezikshme tek ekstraktet e testuara bimore.

Mjalti, xhenxhefili dhe hudhra nuk ishin po aq efikasë sa kjo agrume.

Limoni jeshil dhe mjalti kundër kollës

Autoritetet mjekësore britanike publikuan disa udhëzues në vitin 2006 duke këshilluar përdorimin e limonit jeshil dhe mjaltit si një kurë natyrale kundër kollës akute tek të rriturit.

Kujdes

Kolla është një simptomë shoqëruese e disa sëmundjeve përfshirë problemet me zemrën.

Mos u përpiqni të shëroni kollën kronike me kura natyrale.

Nëse kolla shoqërohet me sekrecione të verdha, jeshile, ose me njolla gjaku, konsultohuni menjëherë me një mjek.

Nëse me kollën ju nxirrni gjak ose substanca të madhësisë së një kokrre kafeje, keni vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë./ Agroweb

Parlamenti grek shqyrton projektligjin për martesat e së njëjtës gjini

Deputetët grekë filluan të mërkurën diskutimin e planifikuar të zgjasë dy ditë në parlament për një projektligj që synon të legalizojë martesat e së njëjtës gjini. Nëse projektligji kalon, Greqia do të bëhej vendi i parë i krishterë ortodoks që miraton një masë të tillë.

Seanca e filluar në ditën e Shën Valentinit është shoqëruar me kundërshti të mëdha dhe protesta nga kisha, por edhe me një zhvendosje të opinionit publik që tashmë e mbështet me një diferencë të ngushtë këtë ndryshim.

Deputetja Maria Syrengela, e partisë në pushtet Demokracia e Re, e quajti projektligjin gjatë debatit të së mërkurës “një kontribut i vogël drejt krijimit të një shoqërie pa diskriminim”.

Nëse miratohet, projektligji do t’u jepte të drejta të plota prindërore çifteve të së njëjtës gjini, por nuk do të lejojë lindjen e “porositur” të foshnjave nga gratë në Greqi për llogari të çifteve meshkuj.

Votimi pritet të bëhet të enjten. Por, çfarë përmban më konkretisht projektligji?

site logosite logo
DITARI
Kërkoni
kërko…

EVROPË
Parlamenti grek shqyrton projektligjin për martesat e së njëjtës gjini
4 hours ago
Marrë nga Associated Press
Një pjesëmarrëse mban në dorë një ikonë gjatë protestave në Greqi kundër projektligjit për martesat e së njëjtës gjini
Një pjesëmarrëse mban në dorë një ikonë gjatë protestave në Greqi kundër projektligjit për martesat e së njëjtës gjini

ATHINË – Deputetët grekë filluan të mërkurën diskutimin e planifikuar të zgjasë dy ditë në parlament për një projektligj që synon të legalizojë martesat e së njëjtës gjini. Nëse projektligji kalon, Greqia do të bëhej vendi i parë i krishterë ortodoks që miraton një masë të tillë.

Seanca e filluar në ditën e Shën Valentinit është shoqëruar me kundërshti të mëdha dhe protesta nga kisha, por edhe me një zhvendosje të opinionit publik që tashmë e mbështet me një diferencë të ngushtë këtë ndryshim.

Deputetja Maria Syrengela, e partisë në pushtet Demokracia e Re, e quajti projektligjin gjatë debatit të së mërkurës “një kontribut i vogël drejt krijimit të një shoqërie pa diskriminim”.

Nëse miratohet, projektligji do t’u jepte të drejta të plota prindërore çifteve të së njëjtës gjini, por nuk do të lejojë lindjen e “porositur” të foshnjave nga gratë në Greqi për llogari të çifteve meshkuj.

Votimi pritet të bëhet të enjten. Por, çfarë përmban më konkretisht projektligji?

NJË RRUGËTIM I NGADALTË DREJT NDRYSHIMIT

Përpjekjet për legalizimin e martesave të së njëjtës gjini në Greqi kanë qenë të zgjatura dhe kanë ngjallur debat. Qeveritë e mëparshme e kanë shmangur përplasjen me Kishën Ortodokse për këtë çështje.

Bashkëjetesa civile për çiftet homoseksuale u bë e ligjshme në vitin 2015 dhe konservatorët e kundërshtuan këtë iniciativë. Zotimet e dhëna për këto të drejta u lanë vazhdimisht pas dore për shkak se vendi kaloi një krizë financiare të pasuar nga pandemia.

Shumë çifte të së njëjtës gjini patën zgjedhur të martoheshin në rreth dymbëdhjetë vende të tjera të Bashkimit Evropian, të cilat kishin në fuqi të drejtën për martesa të tilla, duke anashkaluar kështu kufizimet e vendit të tyre.

Në fillim të mandatit të tij të dytë, kryeministri i qendrës së djathtë Kyriakos Mitsotakis filloi disa reforma të vështira, si përballjen me problemin e dhunës së tifozëve në sporte dhe dhënien fund të monopolit të shtetit mbi arsimin e lartë.

PËRSE KISHA KUNDËRSHTON ME FORCË?

Kundërshtitë e kishës greke ndaj projektligjit për martesat kanë qenë të fuqishme.

Sinodi i Shenjtë, i përbërë nga peshkopët drejtues, u dërgoi letra të gjithë deputetëve, duke paraqitur kundërshtitë e tij. Një mesazh i ngjashëm u lexua gjatë shërbesave të dielën në të gjitha kishat ortodokse të vendit dhe grupet fetare kanë organizuar protesta kundër këtij projektligji.

Kisha i konsideron martesat e së njëjtës gjini si një rrezik për modelin tradicional të familjes, duke argumentuar se mbështetja për modelin tradicional do të zgjidhte problemin e rënies së lindjeve në shumë vende evropiane.

Ky qëndrim është mbështetur nga vende të tjera ortodokse, si dhe nga Patriarkana Ekumenike, me seli në Stamboll, të Turqisë.

Vendet me shumicë ortodokse gjenden në Evropën lindore dhe jugore, ku pranimi publikisht i të drejtave të homoseksualëve ka qenë më i druajtur se në vendet e tjera të Evropës perëndimore.

PËRPJEKJE PËR NDRYSHIME TË MËTEJSHME

Aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ e konsiderojnë projektligjin një reformë të rëndësishme, pasi për herë të parë do të njiheshin si njësi familjare çiftet e së njëjtës gjini.

Partnerët që nuk janë prindër biologjikë të fëmijëve të këtyre çifteve, do të duhet të ndjekin procesin e adoptimit, që është më i zgjatur se në vendet e tjera evropiane.

Aktivistët për të drejtat e transgjinorëve thonë se ata do të vazhdojnë të jenë në një situatë të paqartë ligjore dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshime të mëtejshme ndaj projektligjit për martesën.

NJË MARRËVESHJE E RRALLË POLITIKE

Kuadri politik për martesat e së njëjtës gjini është i komplikuar, por ofron një moment të rrallë konsensusi në një moment kur politikanët në mbarë Bashkimin Evropian janë të prirur të theksojnë dallimet mes tyre ndërsa afrojnë zgjedhjet që do të mbahen në mbarë unionin në qershor.

Kryeministri Mitsotakis përballet me kundërshti nga brenda partisë së tij Demokracia e Re dhe i nevojiten votat e opozitës për ta miratuar projektligjin.

Shumë nga deputetët e opozitës dëshirojnë ta mbështesin. Stefanos Kasselakis, drejtues i opozitës, u bë vitin e kaluar drejtuesi i parë homoseksual i vetëdeklaruar publikisht i një partie kryesore greke. Deputetët e krahut të majtë dhe të qendrës pritet të ofrojnë një shumicë të qartë.

Politikat partiake në kahun e djathtë ekstrem mbështesin protestat fetare. Ata nuk ka gjasa ta rrëzojnë projektligjin, por po vazhdojnë përpjekjet për të pakësuar mbështetjen për projektligjin nga radhët e bazës konservatore të partisë së zotit Mitsotakis./ Zëri i Amerikës

Parashikimi i motit për nesër: Temperaturat vazhdojnë rënien

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjate të orëve me dielll, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 11°C
në zonat e ulëta -3 deri 16°C
në zonat bregdetare 2 deri 16°C.

Qeveria paralajmëron masa për “TikTok”: I kemi lajmëruar, së shpejti…

Qeveria paralajmëroi se do të ndërmarrë masa kufizuese ndaj “TikTok”.

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari deklaroi në “Top Story” se qeveria ka reaguar pas rasteve shqetësuese të njëpasnjëshme dhe ka vendosur komunikim me “TikTok”.

Së shpejti, sipas tij, do të ketë edhe takime nga afër për të diskutuar për masat që do të vendosen, por pa shpjeguar më tej nëse masat do të përfshijnë ndalimin e përdorimit të aplikacionit në Shqipëri.

“Nga këto të dhëna, është ulëritëse që kemi një jetë të humbur dhe ne si shoqëri, Ministra e Brendshme, çdo institucion dhe media po reagojnë, sepse nuk duhet të presim viktimin e radhës, duke përfshirë masat me karakter legjislativ apo bashkëpunim me organizata. Ky alarm është ngritur nga këto statistika, kemi pasur kontakte me këto organizma si Meta TikTok për të ndarë me ta shqetësimet që ne kemi dhe masat që duhen marrë. I kemi lajmëruar dhe kanë reaguar, shumë shpejt do të kemi dhe takime për të diskutuar për masat”, tha ai.

Banorët e Big Brother humbasin 20 mijë euro, “plas” sherri në shtëpi

Nga 100 mijë euro, çmimi i madh në “Big Brother Vip” zbriti në 80 mijë euro.

Banorët ishin vënë në sfidën e fermës nga Vëllai i Madh, që nëse do ta fitonin, çmimit të madh do t’i shtoheshin 20 mijë euro, por nëse do të humbisnin, kjo shumë do të zbritej.

Dhe kjo ndodhi pas dorëzimit të Eglës përballë sfidës. Egla argumentoi se nuk e përballonte dot fizikisht, por banorët e tjerë nuk e pritën mirë uljen e çmimit të madh dhe u përfshinë në debat.

Pjesë nga debati:

Egla: Jam jashtë limiteve fizike të mia

Juli: Ti kërkove me shku vet, ti e bën këtë për faktorizim dhe për atë nominim. Të rrish atje dy orë dhe të ulësh 20 mijë euro moj Egla nuk janë pak.

Egla: Nuk e dija aq të rëndë more burrë dhe e dyta nuk më pëlqeu ajo që pash. Nuk e dija.

Juli: Pak respekt more njeri.

Franceska: Ti prishe lojën e gjithë njerëzve për veten tënde, je shumë kot. Lute me shku dhe bën budallallëqe.

Flet babai i Altin Çokut: Është i sëmurë mendor, ka shumë kohë që nuk flas

Zbardhet dëshmia e babait të Altin Çokut, i arrestuar për vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz.

Para grupit hetimor, ai ka deklaruar se Altin Çoku vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Babai ka treguar për bisedën që ka bërë me mjekun, që Altin Çoku e kishte kërcënuar.

Sipas tij, ai nuk flet me Altin Çokun prej kohësh.

“Unë jam vënë në dijeni lidhur me këtë problem nga vetë mjeku G.Sinani. Kjo ka rreth dy tre muaj. G. më ka marrë në telefon dhe unë kam shkuar dhe e kam takuar tek zyra e tij tek spitali. Kur unë kam shkuar tek spitali, kam gjetur doktor G. të cilit i kishin dalë djersët dhe më tha se më ka kërcënuar Altini. Unë i thashë se përse të ka kërcënuar. Ai më tha se më ka kërcënuar për punë lekësh, pra, se Altini i kishte kërkuar lekë atij.

-Unë i thashë, G. a i keni marrë lekë Altinit? G. më tha se nuk i kam marrë lekë. Unë e kam marrë Gëzimin dhe bashkë me atë kemi shkuar tek drejtori i spitalit dhe e kemi vënë në dijeni. Pas disa ditësh nga ky rast, më ka marrë ne telefon Gëzim Sinani dhe më ka thënë se unë do shkoj të bëj kallëzim në Komisariat, unë i kam thënë se vazhdo se nuk kam çfarë bëj.

– Pas pak kohësh, më kanë marrë në telefon nga policia dhe unë kam shkuar atje, kur kam gjetur G.S duke bërë kallëzim. Ai më tha se përsëri Altini më ka kërcënuar për lekë. Unë i thashë se, nëse nuk i kë asgjë borxh, vazhdo e bëj kallëzim. …Unë nuk jam fare në dijeni të kësaj. Djali im nuk ka pas ku të marrë lekë për t’i dhënë askujt për këtë problem. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë Altinit.

– …Unë për vete nuk kam paguar asnjë lekë për mjekimin e tij, as tek G.S dhe as tek ndonjë mjek apo spital tjetër. …Kam për të thënë se djali im është i sëmurë mendor dhe kurohet rregullisht për sëmundjen e tij. Për atë janë paguar vetëm lekët e ilaçeve që merr rregullisht. …Nuk e kam pyetur nëse, ai kishte marrë lekë apo jo. Nuk e kam pyetur fare, pasi ka shumë kohë që unë nuk flas me djalin tim Altin Çokun. Mua djali im nuk më ka thënë asgjë. …Kam për të shpjeguar se djali im nuk ka pas ku të marrë lekë, për t’i dhënë doktor Gëzimi Sinanit, pasi ai merr vetëm 95 000 lekë pension invaliditet. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë për t’i dhënë kujt“, thuhet në dosje.

VIDEO/ Ulsi Manja surprizohet për Shën Valentin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori një surprizë të pazakontë këtë Shën Valentin.

Manja ndodhet në Hagë, ku këtë të mërkurë nënshkroi Konventën Lubjanë-Hagë, për të luftuar krimet ndërkombëtare dhe forcimin e drejtësisë penale.

Por ndërsa ministri vijonte me takimet e planifikuara në agjendë, një djemsh gjysmënudo, të veshur me pantallona rozë i “propozuan” për Shën Valentin.

“Ulsi, a do të bëhesh Shën Valentini im”, shkruhet në pankartën që mban në dorë njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër ka në dorë foton e Ulsi Manjës dhe e puth disa herë.

Më pas, grupi i djemve kërcejnë…

Vrasja në Durrës/ Këta janë autori dhe viktima (FOTOT)

Ky që shikoni në foton më poshtë është 46-vjeçari Halil Koka, që mbeti i vrarë këtë të mërkurë në Durrës.

Ai u vra me thikë nga Ilir Koçilja (në foton më poshtë).

Konflikti mes tyre nisi për parkimin e makinës dhe agravoi deri në përdorimin e thikës.

Halil Koka, kushëriri i ish-ministrit Lefter Koka, ndërroi jetë në ambulancë, rrugës për në spital.

Ndërsa autori, Ilir Koçilja u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Sipas banorëve, Koçilja ishte një njeri problematik sepse për të njëjtën çështje ishte konfliktuar edhe me banorë të tjerë.

EMRI/ Kush është 37-vjeçari që vdiq, e përplasi trajleri kur i kishte rënë të fikët

Zbardhet emri i 37-vjeçarit që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në një pikë të përpunimit të inerteve në Krujë.

Ai është identifikuar si Lulzim Balla dhe mësohet se ishte punonjës në pikën e përpunimit të inerteve.

Gjatë orarit të punës, 37-vjeçarit i kishte rënë të fikët dhe në këtë moment është përplasur nga trajleri që ishte në lëvizje.

Përplasja rezultoi fatale për të. Edhe pse u dërgua në spitalin e Krujës për ndihmë mjekësore, ai ndërroi jetë.

Drejtuesi i trajlerit u shoqërua nga policia për t’u pyetur për rrethanat e ngjarjes.

Aksident i rëndë në Krujë, trajleri përplas për vdekje 37-vjeçarin

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Krujë.

Në një pikë të përpunimit të inerteve, një 37-vjeçar u përplas për vdekje nga një trajler.

Drejtuesi i trajlerit u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje nga policia, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe për shkaqet e aksidentit të rëndë.