zoom

Day ArchiveArbëri i përmend boksierin – Sara: Jam shumë e ndarë!

Gjatë këtyre ditëve Sara tërhoqi vëmendjen me rrëfimin e saj për një histori që e kishte lënë jashtë, duke treguar se i mungonin fjalët e tij.

Fjala ishte për boksierin Jurgen Uldedaj, me të cilin Sara ishte në një romancë jashtë shtëpisë.

Kjo temë u hap sonte gjatë spektaklit nga Arbër Hajdari, që i kërkoi Sarës të japë një përgjigje nëse ka lënë dikë duke e pritur jashtë apo jo.

Arbëri: Pse nuk ishte Bardhi ai që t’i thoje për boksierin, por i the Erjolës. Gjatë kohës që je me Bardhin, ti mban varësen. Ti i ke thënë Erjolës që ke një lidhje jashtë.

Sara: E ku e di ti kush ma ka dhënë atë varësen?

Bardhi: Ato detaje s’ia kam kërkuar kurrë, se nuk më intereson e kaluara e kujt.

Arbëri: Unë solla një krahasim.

Sara: Duhet t’i specifikoja historinë.

Arbëri: Herën e parë ta kam dëgjuar me Erjolën.

Erjola: Edhe Bardhi është në dijeni.

Arbëri: Për ta ditur, je e ndarë apo jo?

Sara: Jam shumë e ndarë. Unë kam thënë që kam lënë një lidhje jashtë.

Arbëri: Unë s’jam kurrë i kënaqur.

Romeo shpërthen në lot për Lisin – Gazetari merr ofertë pune pas eliminimit

Heidi u kthye vetëm në shtëpi pas eliminimit të Lisit.

Kur Romeo e pa në derë Heidin dhe kuptoi që Lisi ishte larguar, shpërtheu në lot.

“Qaji vetes përpara se të më qash mua”, tha Graciano, ndërsa Romeo iu përgjigj: “Vetëm mos fol o plak, mos fol”.

Nga studioja, Elvisi i shprehu më të mirat dhe i uroi fat në lojë.

“Plako të përqafoj fort, faleminderit për të gjitha”, tha Romeo mes lotësh.

Nga ana tjetër, pas eliminimit, Ledioni i ofroi një mundësi punësimi Lisit në “Top Channel”. Ai i propozoi që Lisi të bëhet pjesë e skuadrës së gazetarëve. Propozimi u mirëprit nga Lisi, i cili me shaka tha: “Do më duroni edhe ca pra”.

Ledioni iu përgjigj me të qeshur: “Do na durosh ti neve”.

Ori ngacmon Heidin, i kujton romancën e lënë përgjysmë në Grande Fratello prej babait

Opinionistja Oriela Nebiaj komentoi marrëdhënien mes Romeos dhe Heidit.

Gjatë fjalës së saj, Ori i kujtoi Heidit romancën që la përgjysmë në spektaklin “Grande Fratello” në Itali pasi hyri babai i saj në shtëpi dhe e kritikoi për marrëdhënien e krijuar me dikë disa vite më të vjetër se ajo.

Ori e pyeti Heidin se ku dallon romanca me Romeon kur e krahason me atë që kishte në “Grande Fratello”, duke shtuar se ajo i frikësohet reagimit të babait të Heidit.

Ori: Mua më duket sikur këta të dy kanë lindur bashkë. Nuk e di nëse e ndjen edhe dikush tjetër njëlloj si unë dhe kur iu shikoj bashkë më bëni gjithë kohën të dashurohem dhe të përjetoj ndjenja.

Ku ndryshon kjo që po përjeton me Romeon nga ajo që ke përjetuar më parë?

Heidi: Unë i jetoj gjërat me shumë spontanitet dhe shumë natyralitet. Nuk kam një përgjigje. Po i jetoj kështu siç janë, por edhe i mendoj që të mos vritem. Me çdo situatë është ndryshe edhe me Romeon është ndryshe.

Ori: Heidi i vetmi hall që kam është babai jot.

Heidi mori famë kur la garën në mes në Itali, pasi u takua me babain e saj. Babai të saj nuk i pëlqyeu afërsia e së bijës me Massimiliano Varrese (një tjetër konkurent) dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

Lisi apo Heidi? Kush u eliminua nga shtëpia e Big Brother?

Mes Romeos, Heidit dhe Lisit, një nga banorët la shtëpinë e “Big Brother Vip” këtë të martë.

Fillimisht, Ledioni lexoi emrin e Romeos si më të votuarin për t’u shpëtuar dhe më pas në rrezik ngelën Heidi dhe Lisi.

Të dy ata shkuan në studio për të mësuar emrin që do të dilte mga shtëpia.

Pas votave të publikut, Lisi ishte më pak i votuari si i preferuar dhe për pasojë, ai u eliminua.

Lisi nuk kishte biletë kthimi në shtëpi, duke përfunduar këtu rrugëtimi i tij.

Romeo dhe Heidi shkëmbejnë puthjen e parë

Romeo dhe Heidi shkëmbyen puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother.

Banorët realizuan shfaqjen teatrale të Shekspirit, kryeveprës së dashurisë “Romeo dhe Zhuljet”.

Romeo dhe Heidi ishin në rolet kryesore.

Romeo “përfitoi” nga ky rol dhe i dha një puthje Heidit.

Kur marrëdhënia mes tyre u komentua gjatë spektaklit, Heidi u shpreh se po e merr këtë marrëdhënie seriozisht.

“Për mua po, sepse i marr gjërat seriozisht. Unë kam jetën në Itali dhe Romeo dhe është këtu. Nuk kam qejf të luaj me dikë. Nëse bëhet vërtetë serioze, duhen parë gjërat”, tha Heidi.

Diell, por termometri zbret në minus – Njihuni me parashikimin e motit për nesër

Për ditën e mërkurë mbi vendin tonë pritet përmirësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpjetësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi e cila arrinë deri në 14-18m/sek. Deri i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 10°C
në zonat e ulëta -1 deri 16°C
në zonat bregdetare 3 deri 16°C

“Nga shiu në breshër”: Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura

Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimeve strategjike brenda tyre.

Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektligjin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedurial ky që duket se tenton të shmangë konsultimin publik. [Lexo draftin e plotë të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura]

Megjithatë, drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administrim e zonave të mbrojtura, por rithekson synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime që vijnë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera.

Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtaritë brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që projektet strategjike brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktiviteteve të lejuara.

Sipas draftit, kjo ministri propozon që “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjike, të cilat konsiderohen nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, ”si organi më i lartë vendimmarrës i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”.

“I njëjti rregull duhet të vendoset edhe për Kurorën e Gjelbër (e parashikuar në nenin 23) apo edhe nëse kufijtë e zonave të mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoftë me zmadhimin apo zvogëlimin e zonës së mbrojtur, miratimi duhet të kryhet nga KKT-ja, me propozim të institucioneve përgjegjëse për zonat e mbrojtura,” thuhet në propozim.

Ndërkohë lidhur me veprimtaritë e lejuara në zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato të përcaktohen me vendim të KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur apo me miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit me rregullore të veçantë.

Në ligjin e 2017-ës në fuqi këto veprimtari duhej të përcaktoheshin qartësisht në planet e menaxhimit të ZM-ve.

Paraprakisht qeveria kërkon që të quhen veprimtari të lejuara; “investimet strategjike dhe veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur”.

Po ashtu të lejohen “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur.”

Aktivistët mjedisorë, të cilët e kanë kundërshtuar draftin e parë të propozuar nga deputetët socialistë, i thanë BIRN se drafti i qeverisë ishte edhe më i rrezikshëm.

“Mendimi i Këshillit të Ministrave na çon nga shiu në breshër,” tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologjisë. “Tani ligji i Zonave të Mbrojtura kthehet në ligj legalizimi dhe investimi strategjik. Çdo gjë që ndalohej mund të lejohet nga KKT,” shtoi ai.

Bino shpjegoi më tej se drafti e kthen KKT-në në “Zot të Zonave të Mbrojtura”, pasi i jep kompetenca për të miratuar rregullore, për të vendosur për objektet e paligjshme, investime të ashtuquajtura strategjike e çdo gjë tjetër.

Edhe Nihat Dragoti, ekspert i Zonave të Mbrojtura pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA, i tha BIRN se qëllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimeve strategjike në Zonat e Mbrojtura.

“Që kur thua investime strategjike bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato cënojnë rëndë bregdetin dhe lagunat,” tha ai duke e quajtur propozimin më “skandaloz” të draftit.

Dragoti theksoi gjithashtu se propozimet e reja janë shumë kontradiktore dhe vetëm sa shtojnë artifica mbi ligjin ekzistues, me qëllimin për t’i dhënë të drejtën ekskluzive KKT-së në vendimmarrje duke eleminuar planet e menaxhimit që janë baza e Zonave të Mbrojtura.

Në draftin e dorëzuar në Kuvend, qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve për administrimin e 20% të zonave të mbrojtura nga bashkitë, por u ka lejuar atyre që të shfrytëzojnë kullotat. Qeveria parashikon gjithashtu krijimin e një strukture paralele me Administratën e Zonave të Mbrojtura, të quajtur Zyra e Administrimit të Parqeve Kombëtare (ZAPK), një institucion tekniko-administrativ në varësi të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura, i organizuar në nivel qendror dhe rajonal.

Të gjitha vendimet e qeverisë për shpalljen e Zonave të Mbrojtura do të rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjëse do të miratojnë aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura.

Drafti i ri i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktorët civilë, pasi dëgjesat publike me organizatat mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputetëve./ Reporter.al

Ngjarje e rëndë në Itali – Motra gjen vëllanë 13-vjeçar të vdekur në shtrat (Familja shqiptare)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Itali, në provincën e Parmës.

Një familje me origjinë shqiptare përjetoi një moment tragjik kur motra 17-vjeçare gjeti të vdekur në shtrat vëllanë 13 vjeç.

Ajo pa trupin e pajetë të vëllait të vogël kur shkoi në mëngjes në dhomën e tij të gjumit.

Familja kërkoi menjëherë ndihmë, por i mituri kishte ndërruar jetë.

Sipas autoriteteve, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një goditje kardiake që e ka pësuar 13-vjeçarin në gjumë.

Pasi SPAK mbylli hetimet, reagon Edvin Prifti: Persekutim i porosituar, duan të mbajnë fondet e mia

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti reagoi pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet për të dhe dërgoi dosjen për gjykim.

SPAK ngriti akuza për pastrim parash, fshehje të të ardhurave, korrupsion pasiv dhe vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën.

Por këto akuza i hedh poshtë mjeku, duke argumentuar pse sipas tij, bëhet fjalë për një persekutim të urdhëruar nga politika, me qëllim që të marrin fondet e tij.

Reagimi i plotë i tij:

Te nderuar miq,
Pas mese 4 vjet hetimesh/pergjimesh nga SPAK dhe 3 vjet pas burgosjes sime, ky institucion me se fundmi ka ngritur 4 akuza njera me e rende se tjetra ndaj meje, duke me perndjekur me eger nga te gjithe nder vite. Gjithesesi ne asnje rast nuk provuan qe une kam abuzuar me fondet publike, tendera dhe te tjera qe eshte edhe detyra e tyre. Keto akuza arbitrare jane ne vazhden e persekutimit te porositur me synim final denimin tim te padrejte dhe mbajtjen e fondeve te ligjshme te sekuestruara. Sqaroj se:
1.Sigurisht qe cdo njeri do te kuptonte se te me akuzosh mua per pastrim parash kur skam bere asnje investim eshte nje makinacion i ulet. Pra akuzohem per pastrim parash po nderkohe ku i kam pastruar kur skam asnje pasuri te paluajtshme, aksione apo biznese pervec nje apartamenti sikurse e konfirmon edhe Spak. Auditimi financiar (nje ekspertize kontabel) nga Auditues Ligjor i licensuar nga shteti Shqiptar, nje dosje prej mese 650 faqesh i dorezuar fillimisht ne gjykate dhe me pas ne Spak ne dhjetor 2021 dhe ku justifikohej e tere shuma qe Spak ngre dyshime, jo vetem qe nuk eshte studjuar apo rivleresuar por cuditerisht “nuk gjendet me” ne Spak pra me nje fjale ka “flutuar”. Ne asnje rast Spak nuk verteton se nga cili “aktivitet i dyshuar” vjne keto fonde detyre e padiskutueshme e tyre dhe nuk mjafton kjo, por mesazhe ne telefon dhe dokumente ne excel ne kompjuterin tim ku vertetohet pagesa cash nga spitale private, keto as merren ne konsiderate fare. Kjo ka vetem nje emer akuze e pavertete dhe vjedhje ne emer te shtetit!
2. ⁠Ne lidhje me 7 raste korrupsioni qesharakja kthehet ne absurd. une kam operuar mese 7300 shqiptare nga zemra dhe kam vizituar me dhjetra mijera te tjere. Spak ka 4 vjet pergjime te miat dhe nuk evidenton asnje rast te tille, gjithshka cfare sipas kesaj organizate quhet “prova” jane mesazhe, deklarata apo thenie midis njerezve te tjere qe shpesh here jane fare te panjohur per mua. Nuk ka asnje filmim, pergjim ambiental apo evidence pervec se cfare i ka thene njeri dikujt tjeter. o tempo o mores! Korrupsioni ka dy ane por ne rastin tim nuk ka asnje te akuzuar per korrupsion aktiv. Pra secili prej ketyre 7 rasteve ku ne 4 prej tyre fatkeqesisht ka ndodhur vdekja e pacientit dhe eshte e kuptueshme qe dhimbja kthehet ne hakmarrje dhe me pas ne manipulim, asnje prej tyre nuk eshte i akuzuar per korrupsion aktiv. I vetmi mesazh i imi (dhe jo i te treteve) ne nje nga rastet eshte ai ku them qe pacientja duhet te vije ne qsut se ska pse paguan, ky mesazh nuk ndodhet sot e kesaj dite ne dosjen e spak. E gjithe akuza bazohet ne trillime dhe bisesa midis te dyteve dhe te treteve.

3.Me akuzojne per fatura fiktive?! Po asnje spo kupton clidhje kane faturat me justifikimin dhe qarkullimin e te ardhurave, fjale qe perdoren ne deklarate per te krijuar disinformim, pra une per te justifikuar te ardhurat e mia marr fatura nga te there? Dhe ne cdo rast cdo kompani ka bere deklaraten perkatese sipas te vertetes qe ketu ska asnje fiktivitet.
4. ⁠Akuza per vjedhje. Ketu inkuizicioni takon fundin. Cdo element ne lidhje me kete projekt ka fatura dhe justifikime. I vetmi element eshte qe ky projekt duhet te fillonte ne mars 2020 dhe u bllokua pjeserisht per shkak te pandemise COVID19 dhe mbylljes se universitetit.

Ne konkluzion te nderuar miq. I gjithe objektivi i cpo ndodh eshte denimi perfundimtar ne furren e druve te Torquemades se Inkuizicionit. Kulmi arriti javen e kaluar kur na u konfirmua qe dosja e auditimit dhe ekspertizes kontabel nuk gjendej me ne Spak, edhe pse gjykata kishte urdheruar qe ne nentor 2021 administrimin e saj nga Spak! Me kujtohet ceshtja e Enzo Tortora ne Itali ku u fol per here te pare per “orrore giudiciale” ose “Tmerri i gjykimit” apo per “prosecutor misconduct” dhe “supression of evidence” ne USA per rastet e ceshtjeve te sajuara ne te cilat prokuroret fshehin provat! Mbase nuk kane faj se ky mund te kete qene pjese e trejnimit ne Spak!
Me kujtohet nje meme nga Lufta e dyte boterore kur nje oficer SS duke ecur ne nje rrugice e cila kishte tela me gjemba ne te dyja anet dhe pertej telave ishin njerezit qe coheshin ne turren e druve, perballe kishte nje tabele e cila shkruante: EDHE PSE SBENI POLITIKE, ESHTE POLITIKA QE KA NEVOJE PER JU! Pra ishte politika qe kishte nevoje per krematoriumet dhe holokaustin. Une fola i pari per pandemine dhe po marr shperblimin, por edhe nese nje jete eshte shpetuar nga kontributi im i vogel, do te isha i lumtur! Pertej cdo gjeje kjo eshte detyra ime! Une bera per vendin dhe popullin tim aq sa munda! Te pakten shqiptaret nuk marrin me rrugen per tu operuar ne Stamboll apo gjetiu por e bejne ne vendin e tyre. Gjykimin jua le juve!

FOTO/ Kiara zbulon emrin e vajzës?

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli presin që brenda pak javësh të bëhen prindër.

Ata kanë zbuluar për ndjekësit gjininë e bebit, vajzë, por ende nuk ka dhënë asnjë detaj për emrin e saj. Të paktën deri sot…

Këtë mëngjes Kiara e nisi duke postuar në “Instagram” një foto që tregon sesa është zhvilluar bebi dhe se cilit frut apo cilës perime i ngjan në përmasa në këtë fazë zhvillimi.

Mirëpo në foto Kiara shkruante “Mirëmëngjes bebi E”.

Mesa duket, vajza e Kiarës dhe Luizit do të mbajë një emër që nis me shkronjën E. Por emrin e plotë, dyshja e mbajnë ende sekret…